Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Sherbimi mjeksor ne Shqiperi
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

konceptin e kam te qarte por spo i boja dot lidhjen asaj pjese brenda mesazhit tend!
Dializa eshte nje terapi qe zgjat jeten si dhe behet nje ure lidhese per ate qe futet ne liste per te kryer nje trapiant veshke!
Mund te mos jete nje forme terapie perfundimtare por ben ate qe bejne shume ilaçe sot...mundohen te zgjasin jeten sa te mundin!
Si cdo ilaç ka indikacione dhe kunderindikacione! Pacientet kandidate zgjidhen sipas disa kritereve ashtu si edhe kryerja e dializes ka monitorimin e vet (koha, presioni, sasia e bikarbonatit qe jepet, sasia e lengut qe hiqet nga qarkullimi....deri tek integrimi i dozave te antibiotikeve qe pacienti po kryen dhe qe hiqen nga dializa)!
Si cdo procedure ka rreziqet e veta por cdo gje kryhet me idene e rrezikut/dobise!

kosto eshte e larte dhe me ate qe di, xhiron diku tek 1200 euro per cdo dite dialize (ky eshte cmimi ne itali te pakten) kosto qe paguhet nga sherbimi shendetsor kombetar!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2012 22:26
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Kostoja shtohet sidomos nga mjekimet shtese, kjo per hemodializen.
Dihet qe veshka pervec funksioneve sekretore dhe eksretore ka edhe te tjera funksione te rendesishme per jeten.
Ne veshke prodhohet eritropoetina nje hormonesencil per prodhimin e rruazave te kuqe. Ne te semuret me ESRD (semundje renale te stadit tte fundit) veshka nuk prodhon eritropoetine. KJo duhet marre si medikament shtese ne vartesi te nivelit te hemoglobines. Ne USA nje flakon EPO 10 000 UI kushton 110 dollare.

Nje funksion tjeter eshte edhe shnderrimi i Vit D ne formen aktive 1,25 dihydrocaliferol ose calcitriol, e cila eshte pergjegjes per rritjen e calciumit ne gjak.
Kostoja zevendesuese eshte teper e larte, nuk po ve shifra se nuk kane vlere.

Puna eshte qe doza zevendesuese duhet llgaritur nepermjet analizave perkatese dhe keto duhen kryer nje here ne jave. ose te pakten njehere ne dy jave.

NS ti sigurisht qe i di keto, por ue doja thjesht te thoja dicka ne lidhje me artikullin e Enigmes, qe me ngacmoi ne sensin e aftesise realizuese ne Shqiperi te kesaj procedure jetike per te semuret me insuficience renale.

Transplanti eshte edhe ky nje menyre trajtimi, tej me e mire, por ai kerkon nej sistem te sakte te ndritur ne detaje.
Transplanti ngre edhe mjaft probleme sociale ne te semuret qe kane indikacion per te
Psh Kush do ta marre veshken?
Kemi dy te semure. Njeri 80 vjecar qe ka disa vjet qe pret, dhe tjetri 40 vjecar i cili sapo hyri ne kete semundje.
Po t'ja japesh veshken e gjetur 80 vjecarit, ai mund te vdese qe te nesermen nga pleqeria. Por, 80 vjecari ka disa vjet qe pret dhe eshte ne krye te listes e mjeku nuk ka te drejte te diskriminoje, aq pe pak shoqeria.
Ne anen financiare, dhenja e veshkes per transplant nje 80 vjecari i cili mund te vdese shpejt nga shkaqe te tjera hedh ne plehrat mijra euro.
A ja vlen financiarisht ky transplant? etj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2012 23:12
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Mqs 2013 po afron...

Ju falenderoj per kohen dhe mendimet...shume te vlefshme hollesite. Cudira te ngjashme do te shohim edhe ne vitin 2013 me buxhetin qe eshte miratuar...

Postuar te shtune ne 7 Dhjetor nga Aleksander Sallabanda

Buxheti për shëndetësinë për vitin 2013 është dukshëm i pamjaftueshëm për përmbushjen e detyrimeve ndaj shtetasve, është ndërtuar pa përgjegjësi teknike dhe pa oponencë profesionale. Në shifra, buxheti i shëndetësisë për vitin 2013 (rreth 37 miliardë lekë), duket që është pak më i lartë se ai i vitit 2012 (rreth 36 miliardë lekë). Në fakt, nga analiza e zërave të buxhetit për 2013-n rezulton se të ardhurat e pritshme të ISKSH nga kontributet e të siguruarve në vitin 2013 mendohet të jetë 9 miliardë lekë kundrejt 7 miliardë të parashikuar në vitin 2012. Kjo diferencë e bën në total buxhetin e 2013-s pak më të lartë se ai i 2012-s, ndërkohë që kontributi i shtetit në skemën e sigurimeve për 2013-n rezulton më i vogël se ai i 2012-s. Duke i uruar ISKSH suksese në mbledhjen e kontributeve me 2 miliardë lekë më shumë në 2013-n, ngelet akoma për t’u kuptuar se ku bazohet kjo iniciativë që ka çuar në zvogëlimin e kontributit të shteti në skemën e sigurimeve.
Nëse do bënim një analizë fare të thjeshtë, sistemi shëndetësor publik gjatë vitit 2012 ka vuajtur shumë nga buxheti i pamjaftueshëm i vitit që po mbyllet. Meqenëse diferenca ndërmjet buxhetit të dy viteve është shumë e vogël, për të kuptuar se çfarë na pret gjatë 2013-s mjafton të kujtojmë vështirësitë e hasura gjatë vitit 2012.
Mjaft të sëmurë dhe familjarët e tyre gjatë këtij viti u përballën me situata të vështira për të siguruar një trajtim të përshtatshëm për sëmundjet e tyre. Kanë shumë për të folur për këtë çështje të gjithë ata që fati i keq i çoi të ballafaqohen me sëmundje onkologjike, ose të gjithë ata që, nga mungesa e respektimit të normave, hyjnë për t’u shëruar nga një sëmundje dhe vuajnë sëmundje të tjera. Shumë të tjerë u detyruan të përballen me mungesën e vazhdueshme të medikamenteve spitalore, ndonjëherë edhe të atyre më të zakonshme. Cilësia e shërbimit vazhdon akoma të mbetet një privilegj, ndërsa pagesat nga xhepi për ilaçet, analizat mjekësore dhe shërbimet e tjera të detyrueshme nuk i bëjnë më përshtypje askujt. Aktivitete korruptive dhe konfliktet e interesit vazhdojnë të ekzistojnë dhe janë gjerësisht të pranuara. Spitalet çdo ditë të vitit kanë buçitur nga zhurmat, mbipopullimi, numri i madh i makinave, nga bizneset e shumta me dhe pa leje, që bllokojnë çdo hapësirë të lirë. Kush e ka merak një pamje të tillë, mjafton që të vizitojë, qoftë edhe për pak kohë, spitalin më të rëndësishëm të vendit, QSUT, dhe do të bindet se asnjë fjalë në këto rreshta nuk është jashtë vendit.
Por ka edhe më tepër. Shumë spitale janë të gjunjëzuara prej borxhit të lartë për sigurimin e ilaçeve dhe materialeve mjekësore. Borxhi ka kohë që është kthyer në një barrë e rëndë që po frenon fuqishëm administrimin cilësor të këtyre institucioneve. QSUT është në krye, me një borxh rekord dhe të pashembullt në gjithë historinë e mjekësisë shqiptare. Ky borxh nuk duket të ketë gjasa të shlyhet gjatë 2012-s dhe s’ka dyshim se do të transferohet në vitin 2013 me të gjitha pasojat serioze si ndaj cilësisë së përkujdesjes mjekësore, ashtu dhe ndaj bizneseve huadhënëse.
Sikur të mos mjaftonte, është fakt publik se në vitet e fundit ka një rritje të numrit të sëmundjeve dhe të sëmurëve në të gjithë vendin. Kjo situatë, e dukshme për të gjithë ata që duan të shohin, flet për një peshë të rëndë mbi gjithë sistemin. Kjo peshë nuk mund të lehtësohet pa interesimin serioz dhe përgjegjësinë e organeve qeverisëse. Ky seriozitet fillon së pari me miratimin e një buxheti real dhe të efektshëm. Ky është realiteti që po përjetojmë dhe dielli nuk mbulohet dot me shoshë.
Por si ka reaguar qeveria për të mbështetur financiarisht shërbimin spitalor dhe atë ambulator për vitin 2013? Faktikisht kjo pjesë e buxhetit rezulton të jetë edhe pak më e ulët se në vitin 2012. Çdokush nuk e ka të vështirë të kuptojë se nëse ky buxhet i mangët do të miratohet, zhvillimet e pritshme në kujdesin mjekësor do jenë po ato të vitit që po lamë pas ose edhe më keq. Kjo do të thotë se edhe gjatë vitit 2013 të sëmurët (në rritje) do marrin shërbime më pak cilësore ose të pamjaftueshme, se spitalet do jenë përsëri pa ilaçe, se një pjesë e të sëmurëve, sidomos ata në gjendje më të rëndë (të sëmurët onkologjikë, me sëmundje kronike, kirurgjikalë) do vazhdojnë të trajtohen me mangësi dhe do vuajnë konsekuencat, si dhe se qytetarët do vazhdojnë akoma të paguajnë nga xhepi i tyre për detyrimet e spitaleve publike.

Buxheti i shëndetësisë për vitin 2013 nuk është debatuar mes grupeve të interesit dhe nuk është fryt i një debati konstruktiv. Ky buxhet është projektuar vetëm në zyrat e mbyllura të burokracisë dhe hidhet i imponuar për zbatim, pa marrë në konsideratë nevojat reale të shëndetit që ka vendi. Ky është një qëndrim i imponuar, jo i denjë për një vend demokratik, që vë në dukje se qeveria nuk e ka prioritet shëndetin e shtetasve të vet.
Parlamenti ka miratuar dje një buxhet që nuk garanton nevojat shëndetësore të shtetasve të vet, duke u bërë kështu përgjegjësi kryesor i performancës së dobët të institucioneve shëndetësore dhe i konsekuencave mbi shendetin e popullatës. Nuk ka drejtor spitali ose menaxher që mund t’ia dalë me ballin lart nëse nuk i vihen në dispozicion mjete financiare të mjaftueshme. Nuk mund t’i kërkohet llogari mjekut dhe personelit mjekësor për rezultatet e pamjaftueshme në praktikën mjekësore, kur medikamentet ose mjetet e tjera të punës nuk janë të garantuara dhe cilësore.
Opinioni publik e ka kuptuar mirë se nëse Parlamenti i zgjedhur prej tij ka miratuar një buxhet të mangët për mbrojtjen e shëndetit të shtetasve të vet, do të thotë se ky Parlament nuk është më përfaqësues i denjë i tij dhe ka humbur të drejtën morale të përfaqësimit.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2012 21:16
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E paska shkruar me profesionalitet ky lart. Sikur te hiqte fjaline e fundit do ishte akoma me serioz shkrimi. Nuk mund te deligjitmosh parlamentin se miraton nje buxhet shendetsor pak me te ulet. Ka shume faktore qe influencojne ne nje buxhet.

Sidoqofte, ajo qe me la keq nga buxheti i Saliut eshte se investimet ne arsim po ulen. Nderkohe shkollat vazhdojne te punojne me dy turne per shkak se popullsia eshte perqendruar ne Tirane e Durres. Ne kohen tone ishte e paimagjinushme te behej gjithmnazi pasdite, tani eshte e natyrshme. Arsimi eshte investimi i pare qe duhet pare, duke filluar nga buxheti ekonomik e deri tek stimulimi i mendimit te lire e kritik, nderkohe qe nxenesit shikojne mesues te politizuar dhe profesore qe korruptohen si legena.

Jo me larg se pardje nje kushuri ne gjimnaz tha se nuk do bente mesim te nesermen, sepse ishte regjistruar ne nje forum dhe shkolla e lejonte te ikte. Forumi ishte ai i PD-se dhe nxenesit regjistroheshin per te ikur nga mesimi. Perkoi fiks me 8 Dhjetorin kur Saliu mbajti fjalim ne qytetin studenti. Dhe sheshi permbante vetem nje pjese te nxenesve qe iknin nga shkolla per event politik, sepse pjesa me e madhe kishin shkuar ne kafe me lejen e forumit rinor demokratik. Keto gjera meson arsimi sot.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2012 02:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Cilesia e sherbimit do te rrited dukshem atehere kur sherbimi shteteror te ballancohen ne nivelin shkencor dhe teknik me ate privat.
Akoma kjo eshte e paarritshme dhe duket si nje rruge pa krye.
Zgjidhja e vetme eshte forcimi i ekonomise dhe rritja e buxhetit shteteror.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2012 13:45
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Prandaj mburet Sala me projekt-buxhetin... si duket do te shtoje turnet ndersa te rinjte jane ne drejtimin te gares politike!

Kur mesoj se shteti meret me investime si ai lajmi qe solla para pak kohesh ketu trishtohem me keqmenaxhimin per sistemin shendetesor. Dmth Shelg, perfundimisht, 2013 do vazhdoje me zbrasien e xhepave te hallexhinjve qe te funksionoje sistemi. Me kete reth reth vicios u mbull edhe tema me duket .

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga ~Enigme~ datė 11/12/2012 ora 22:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2012 22:19
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

Cuditerisht mjeksia ne te gjithe boten ka probleme. Ne shqiperi te vrasin e ste paguajne, ne pjesen tjeter te botes se perparuar, vdes se ske te paguash.

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2012 22:35
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petter Shto Petter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Prandaj mburet Sala me projekt-buxhetin... si duket do te shtoje turnet ndersa te rinjte jane ne drejtimin te gares politike!

Kur mesoj se shteti meret me investime si ai lajmi qe solla para pak kohesh ketu trishtohem me keqmenaxhimin per sistemin shendetesor. Dmth Shelg, perfundimisht, 2013 do vazhdoje me zbrasien e xhepave te hallexhinjve qe te funksionoje sistemi. Me kete reth reth vicios u mbull edhe tema me duket .


Ke shume te drejte Enigme. Ne Shqiperi buxheti i mjeksise eshte i pasakte dhe i pasigurt. Megjithate funksionon duke cuditur te gjithe ekonomistet skrupuloze.

Nje sistem i tille buxhetor duket jofunksional, eshte nje shartim midis elementesh qe nuk kane kemiotaksis midis tyre.
Nuk mund te kete mjeksi cilesore pa shpenzime ne ate fushe, kjo nuk eshte nje gje e panjohur. Megjithate rrethi vicioz ku eshte ngerthyer mjeksia jone ka dhume faktore rendues dhe e ardhmja e afert duket e pashprese.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2012 16:37
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Sistemi mjekesor ne Shqiperi ka shume probleme qe vijne kryesisht nga mungesa e reformave te duhura! Te gjitha keto gjithsesi cojne drejte per drejte ne sferen politike sepse jane ata qe duhet ti kryejne keto reforma. Por si mund te kryhen keto reforma kur ne Ministri te Shendetsise eshte me bere feste kur vjen nje minister qe eshte i fushes?
Nuk ka dyshim qe pesha e shendetsise me kalimin e kohes do te rritet derisa te behet edhe me pak i perballueshem dhe kjo sepse po rriten dita dites semundjet kronike, menaxhimi i te cilave kushton jo pak!
Per secilen nga keto semundje duhet te ndertohen protokolle qe me aq fonde sa ka, te mund te ofrojne nje sherbim sa me te mire te jete e mundur...ne nje fare menyre me optimizuar ato fonde qe jepen. Udhezuesit per cdo semundje kane kete si synim. Te udhezojne ne menyren sa me te mire, me aq sa eshte e mundur nje sherbim sa me te mire! Gjithashtu duhet ti jepet nje shtyse sa me e madhe kerkimeve te brendshme dhe sidomos fushes se epidemiologjise ne menyre qe te kuptohet se cilat jane fushat qe po shkaktojne shpenzimet me te medha dhe te shihet se si mund te menaxhohen.
Nuk them qe do arrijme te kemi nje sherbim si e kane shtetet e tjera te Europes (megjithse dikush mund te thote "pse jo" dhe do ti jepja te drejte) sepse shpenzimet qe behen ne fushen e mjekesise arrijne shifra rreth 1/10 e prodhimit te brendshem, por mendoj qe mund te permiresohen shume gjera nese personat e duhur do donin ta benin kete gje! Ka shume hallka ne sherbimin shendetsor qe mund te permiresohen.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2012 16:17
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Sistemi mjekesor ne Shqiperi ka shume probleme qe vijne kryesisht nga mungesa e reformave te duhura! Te gjitha keto gjithsesi cojne drejte per drejte ne sferen politike sepse jane ata qe duhet ti kryejne keto reforma. Por si mund te kryhen keto reforma kur ne Ministri te Shendetsise eshte me bere feste kur vjen nje minister qe eshte i fushes?
Nuk ka dyshim qe pesha e shendetsise me kalimin e kohes do te rritet derisa te behet edhe me pak i perballueshem dhe kjo sepse po rriten dita dites semundjet kronike, menaxhimi i te cilave kushton jo pak!
Per secilen nga keto semundje duhet te ndertohen protokolle qe me aq fonde sa ka, te mund te ofrojne nje sherbim sa me te mire te jete e mundur...ne nje fare menyre me optimizuar ato fonde qe jepen. Udhezuesit per cdo semundje kane kete si synim. Te udhezojne ne menyren sa me te mire, me aq sa eshte e mundur nje sherbim sa me te mire! Gjithashtu duhet ti jepet nje shtyse sa me e madhe kerkimeve te brendshme dhe sidomos fushes se epidemiologjise ne menyre qe te kuptohet se cilat jane fushat qe po shkaktojne shpenzimet me te medha dhe te shihet se si mund te menaxhohen.
Nuk them qe do arrijme te kemi nje sherbim si e kane shtetet e tjera te Europes (megjithse dikush mund te thote "pse jo" dhe do ti jepja te drejte) sepse shpenzimet qe behen ne fushen e mjekesise arrijne shifra rreth 1/10 e prodhimit te brendshem, por mendoj qe mund te permiresohen shume gjera nese personat e duhur do donin ta benin kete gje! Ka shume hallka ne sherbimin shendetsor qe mund te permiresohen.



NS
Lum si ti qe je kaq me shpirt te paster.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2012 18:50
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Sherbimi mjeksor ne Shqiperi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.