Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Lexojeni Esht Shum E Bukur:)
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Amelie
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/09/2011
Vendbanimi: France
Mesazhe: 94

Lexojeni Esht Shum E Bukur:)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 195720_93865837951_7749577_s.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 10 herė.

Nëse njeriu nuk ka ëndrra dhe ambicie në jetë, vjen duke u zvogëluar dhe sfilitet.Mos je krijuar thjesht për të ngrënë, për të pirë, martuar, lindur dhe në fund për të vdekur? Njerëzit që jetojnë një jetë të tillë janë me qindra miliona. Është e pamundur të jetosh i lumtur, nëse nuk ke një ëndërr për ta realizuar dhe nuk ke ambicie.Kur njeriu ka sukses dhe e realizon një ëndërr të tij, ai pajiset me energji dhe fuqi të reja, të cilat sikur i injektohen me anë të një vaksine, që quhet “vaksina e ambicieve”.
Caktoji vetes një ëndërr – pasi ëndrrat janë falas – dhe përpiqu ta realizosh atë. Por mos harro sinqeritetin dhe nijetin.Sado të mëdha të jenë vështirësitë dhe problemet e tua, mos jeto kurrë pa një ëndërr dhe ambicie. Në të kundërt do të jetosh një jetë plot vuajtje dhe trishtim.Caktoji vetes një ëndërr – pasi ëndrrat janë falas – dhe përpiqu ta realizosh atë. Por mos harro sinqeritetin dhe nijetin.Kristina Onasis, ka qenë vajza e vetme e një miliarderi grek. I ati i vdiq dhe ajo trashëgoi një pasuri të pallogaritshme, kompani ajrore, flota detare, ishuj etj… Megjithatë, e bija pohonte se ishte njeriu më i palumtur në botë. Kjo, pasi babai i saj i kishte siguruar gjithçka dhe nuk i kishte lënë ëndrra për t’i realizuar. Në fund, ajo vetëvritet.Nëse e mbyllim mendjen në një qyp të vogël, ajo shndërrohet në diçka të pavlerë. Nëse mendjen tonë e izolojmë, nuk e përdorim dhe nuk ëndërrojmë, ajo ndryshket dhe fishket. Një poet thotë në disa vargje:
Në një enë më hodhën dhe më thanë: Ambientohu!
Po unë nuk jam ujë! Unë jam nga balta e qiellit.
Nëse ena ngushtohet nga zhvillimi im, do të thyhet ena, ose do të thyhem unë.
Mos e izolo veten dhe kapacitetet e tua në një vorbë të vogël dhe të thuash që nuk ia vlen.Njeriu është qenia e vetme, e cila planifikon dhe e parashikon të ardhmen pas njëzet vitesh. Ne njerëzit e dimë se çfarë do të na ndodhë pas njëzet apo tridhjetë vitesh, pra i kuptojmë ciklet e jetës, madje kemi aftësi që edhe të planifikojmë. Ne e kemi aftësinë që ta imagjinojnë të ardhmen dhe të planifikojmë për të. Është pikërisht ky tipar ai që të dallon ty o njeri nga një mace, apo çdo gjallesë tjetër. Ti e ke aftësinë të ëndërrosh për ditën e nesërme, ndërsa ajo nuk e ka këtë aftësi. Ti ke aftësi të mendosh si ta rritësh cilësinë e jetës, ndërsa ajo nuk e gëzon këtë cilësi. Macja do të vazhdojë thjesht të hajë dhe të pijë, pa menduar më shumë. Ka shumë njerëz që u ngjajnë gjallesave të tilla, thjesht hanë, pinë, martohen dhe riprodhohen. Mos prano të jesh nga kjo kategori njerëzish, o vëlla dhe oj motër!Mos lejo ta humbasësh tiparin më të vyer me të cilin Zoti e dalloi njeriun nga kafshët e tjera! Mos lejo të zbresësh nga një qenie humane në diçka tjetër! Njeriu ka ëndërruar të banojë në pallate shumëkatëshe, të udhëtojë me makina etj… dhe sot i gëzon këto privilegje. Kurse kafshët, sado të jetojnë në luks e të mira, nuk janë si njerëzit, pasi nuk mund të ëndërrojnë dhe të kenë ambicie. Ato do të vazhdojnë të mbeten kafshë.
Përderisa njeriu ka një ëndërr, të cilën kërkon ta bëjë realitet, ai ndihet i angazhuar pozitivisht, nuk e humbet kohën kot. Historia e njeriut mbi tokë nuk është gjë tjetër, veçse një seri ëndrrash. Po të lexojmë librin e shpikjeve, do të shohim që gjithçka ka zënë fill nga një ëndërr dhe ambicie.
Nëse nuk ke një ëndërr, për të cilën ia vlen të sakrifikosh, do të jetosh i trishtuar dhe i dëshpëruar. Nëse nuk e ke akoma një ëndërr, ulu dhe gjeje një të tillë, ulu dhe hidhe në letër se çfarë dëshiron të bëhesh në të ardhmen dhe si e sheh veten pas njëzet vjetësh.Ëndrra e Maradonës ishte të mbante kupën e botës në duart e tij. Me ta realizuar këtë ëndërr, ai u dha pas lëndëve narkotike, pasi tashmë nuk kishte ëndërr.
1 – Ulu me veten për një javë, duke menduar mbi dhuntitë e tua. Këtë mund ta bësh duke ecur përgjatë bregut të detit apo kudo tjetër. Ndryshoje ritmin e jetës për një javë, mjaft me facebook dhe chat çdo ditë, bëj diçka ndryshe.
2 – Mendo për diçka të bukur dhe të dobishme që do të doje ta realizoje, shkruaje dhe rrëfejua të tjerëve pa të ardhur turp. Kurrë mos të të vijë zor nga ëndrrat e tua, edhe pse mund të qeshin të tjerët.
3 – Lexo shumë mbi subjektin e ëndrrës që dëshiron të realizosh. Lexo dhe konsultohu me ekspertë të asaj fushe.
4 – Bëj një plan pune njëvjeçar, mbi mënyrën dhe format si mund ta realizosh ëndrrën tënde.
5 – Lute shumë Zotin që kjo ëndërr të bëhet realitet.
”Kënaqësia e fitores së kupës në çfarëdo lloj kampionati nuk zgjat më shumë se gjysmë minute. Ëmbëlsia dhe kënaqësia më e madhe gjendet përgjatë rrugës gjer tek kupa, gjatë ndeshjeve, stërvitjes, lodhjes dhe mundit. Një kupë që fitohet pa mund dhe djersë nuk përmban kënaqësi dhe gëzim

__________________
Mos u mbaj se je, mos u mbaj se
ke.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2011 18:39
Amelie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amelie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Amelie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Amelie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amelie Shto Amelie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amelie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 17/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

vertet shum ,dhe shum e vertet besoj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2011 18:45
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dylan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dylan Shto dylan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dylan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amelie
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/09/2011
Vendbanimi: France
Mesazhe: 94

Citim:
Po citoj ato që tha dylan
vertet shum ,dhe shum e vertet besoj




flm yllo.

__________________
Mos u mbaj se je, mos u mbaj se
ke.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2011 18:51
Amelie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amelie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Amelie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Amelie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amelie Shto Amelie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amelie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Lexojeni Esht Shum E Bukur:)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.