Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Kushtomeni nje minut!! Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 3.67.
A jeni dakort me mua?
Ky sondazh ėshtė i mbyllur.
Po! 20 76.92%
Jo! 6 23.08%
Gjithsej: 26 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 15 Mars 2005, ora 12:34  (15 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetėm moderatorėt)]

Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Kushtomeni nje minut!!

Kam kohe qe e mendoj ta hap kete teme, kam kohe qe ne mendjen time perpiqem te formuloj dicka qe te jete sa e barabarte per te gjithe, por edhe e drejte. Ne fakt une gjithmone shkruaj kur jam teper i merzitur, kjo me ben nje letrar te dobet... diku kam lexuar, qe te quash veten letrar duhet te kesh frymezimin dhe ndjenjen ne cdo kohe gezim dhe trishtim. Ndersa trishtimi tani flet ne mua, merzitem kur shoh qe me gjuhen e bukur Shqipe mund te behen kaq shume bastardime, si keto postime qe shoh ne kete nen-forum... shqiptare qe ofendohen, shahen, zihen... ne me te shtrenjten gje qe nje njeri ka te tijen - Fene/Zotin! Duhet te kuptojme drejte e te vleresojme, si edhe te respektojme punen e bukur e aq te gjate te Fajtorit per te hapur hapesira te tilla neper internet ku shqiptaret te bashkohen e te komunikojne me njeri tjetrin per te qene sa me prane e te bashkuar. Personalisht them qe Fajtori ka bere punen me te mrekullueshme dhe koha qe ka kushtuar ore e ore e ore te tera neper keto faqe i duhet bekuar (kjo nga kushdo fe qofte ajo), por deshira e tij e mire dhe dashuria per te bere dicka te tille eshte aq e bukur dhe besomeni nuk ka asnje fitim tjeter pervec nje kenaqesie shpirterore. Shpeshhere perpiqem te ve veten time ne pozicionin e tij dhe jam shume i sigurte qe me jeten qe bej s'do kisha kurre mundesi t'i kushtohesha nje dashurie te tille sic i kushtohet Fajtori faqeve qe ka krijuar e qe ne gjithmone vime te argetohemi. Mirepo, vertete ne, ne anetaret, ne shqiptaret, ne te emigruarit qe kemi kaq shume nevoje per ca fjale te ngrohta ne gjuhen tone te embel... sa shume po e vleresojme kete? Sa shume po e kuptojme ne punen e Fajtorit e dhjetra te tjereve qe i kane qendruar ne krah per te arritur ketu ku shqiptaret ne pamundesi per te patur atdheun e tyre mund te vine ketu e te heqin nje dore mall. Sa? E une atehere trishtohem, nervozohem, marr inat rracen time, edhe mendoj qe s'do behemi kurre njerez ku ne nje forum s'merremi dot vesh, ku as ne me te madherishmen gje qe ka bere luftra te pushojne per respekt te feve te njeri tjetrit - te mos biem dakort, edhe pse kemi shekuj qe themi se FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA ne prap tregojme nivelet tona, edhe besomi qe leme per te deshiruar kaq shume!!! Me thoni nje vend tjeter ne bote qe ka kete shprehje kaq kuptimeplote?? Me permendi diku tjeter ku myslimane e katolike e ortodoks kane jetuar ne harmoni me njeri tjetrin si ne Shqiperi??? Une e kuptoj qe per disa dekata na u mohua Zoti, na u mohua besimi ne dicka me te fuqishme se ne, na u injektuan ide qe njerezit e humben besimin ne shume gjera, por ne... ne qe quhemi BREZI I RI, brezi i ndryshimit, brezi i diferences, ne cfare po bejme??? Besomeni, po sillemi me keq se ne ate kohera kur vertete FEJA ne Shqiperi bente ligjin dhe ne s'kemi te njejtin besim sic kishin ato ne Zot, te njejtin respekt per Fene... Feja per to ishte gjithcka. Per shumicen nga ne (per shumicen kuptojeni) nuk falen te gjithe 5 here ne dite, nuk shkojne te gjithe cdo te djele ne kishe, nuk e dine te gjithe permendesh kuranin, nuk e mbajne biblen ne cdo vend te gjithe me vete... atehere pse TE OFENDOJME tjetrin? Pse ta shajme e ta prekim dhe ne ate gje qe e ka te tijen me vetedijen e tije te plote?? Pse te merzisesh tjetrin?? Pse mos te tregohesh i edukuar mjaftueshem te kuptosh qe cdo fe duhet respektuar, cdo fe sidoqofte ajo fe ne koken tende e mire e keqe, perpiqet te t'mesoj te jesh njeri me i mire ne jete... Atehere mos ofendo, mos shaj, mos ver gishtin ne plage qe njerezit s'durojne te preken, por ne te kundert KUPTO... meso te respektosh!! Une tani po degjoj nje kenge moderne, por qe titullohet "Bismilah", edhe trishtohem kur lexoj teme si "Cfare ka Bibla te keqe"... pse trishtohem??? Se e kam bere veten te respektoje, te kuptoje besimin e tjetrit, si edhe urrej ndjenjen kur dikush me ofendon ne besimin tim... atehere pse ta bej tjetrin te kete ate ndjenje? MOS I BEJ TJETRIT ATE QE S'DO TE BEHET TY!! Eshte kaq e thjeshte, merreni ne konsiderim ta beni moton tuaj. Kur u hap ky nen-forum une isha kundrra, jo se nuk besoj ne Zot (Zoti para e une mbrapa), por jam realist dhe di qe ne Shqiptaret nuk e kemi edukaten e fese akoma per te arritur aq sa te kemi nje nen-forum te lire mbi fene. Tema neper kete nen-forum qe sapo lartpermnda e tema si "Islamizmi fatkeqsi kombetare" (cfaredo qofte "ideja" e temes) jane teper provokuese, intriguese, ofenduese, e te merzisin, te prekin ne nje pjese te shpirtit qe s'di te ju a shpjegoj... e shume tema te tjera qe kam lexuar marrina jane per te t'ardhur keq njerezit qe mendojne ashtu, por edhe qe i kemi te pranishme ketu ne kete nen forum. Prandaj une po e hap kete teme, qe secili te jap mendimin e tij per nje riformulim te ketij nen-forumi nen drejtimin e anetarit me te respektuar nga une personalisht Keni. Dua qe ju te jepni mendimin tuaj ne nje menyre paqesore, edukative dhe sigurisht jo ofenduese nqse jeni dakort qe shume tema te hiqen prej ketij forumi dhe te behet nje rimodelim i cili do lejoj hapesiren per te dhene njohuri mbi fete e ndryshme, por jo me mesazhe si feja jote keshtu, te befsha kete me fene tende... etj, etj, etj...!! Gjithe ky frymezim i imi, trishtim i imi ka ardhur prej temes se hapur nga Eniss, qe e kuptoj fare mire qe e ka bere per nje kuriozitet e per te ditur mendime te pergjitheshme, duke harruar qe ka myslimane te devotshem, qe s'jane as arab, as turq por shqiptare, qe ne menyren e vet besojne ne ate fe, qe me cfaredo synimi ta kete postuar Eniss prap eshte teper teper acaruese. E me lini t'ju them dhe nje te vertete, qe me dhembin syte sa here e shoh ketu ne nen forum te besimit fetar, sic me dhembin syte kur shoh shqiptare qe duan te gjejne te keqijat te bibla e te kurani!! TURP O NJEREZ TURP!! Une u zgjata shume, por s'keni pse zgjateni shume... thjesht jepni pone ose jone tuaj ndaj nje riformulimi te nen-forumit dhe fshirjeve te mesazheve acaruese-ofenduese ketu e cfaredo feje qofshin keto mesazhe dhe per tu fshire ne menyre kategorige cdo mesazh ne te ardhmen qe do sjell kete degjenerim te gjuhes Shqipe!!

Respekte,
i_lire

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Modifikuar nga i_lire datė 28/02/2005 ora 18:35

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2005 17:33
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

I_lire!
Jame shume dakort me ty dhe e respektoj mendimin tend. Nuk dua te zgjatem dhe te persris ato qe ti ke then me larte, por dua te shtoj se vertet ka shume tema te cilat duheshin hequr por nuk u hoqen ateher kur duhej dhe kur une ngula kembe te hiqeshin dhe tani eshte teper von per tu hequr. Ato tema kan shume postime dhe nuk e di se si do e presin anetaret qe kan mar pjese ne keto tema me postimet e tyre.
Deshira ime eshte qe temat qe provokiojne dhe cenojne ne njefarmenyre kedo besim, panvarsisht se jan pyetje apo fakte (sic mund ti quajme) duhen hequr.
Nuk di cte them tjeter por do ti ftoja te gjith anetaret qe do marin pjese ne kete votim qe te japin shkurtimisht menimet e tyre si dhe votat. Do ti lutesha te gjitheve qe krahas votes te jepnin dhe mendimin, mbasi ne kete menyre do te shohim me mire se cfar mendimesh keni dhe te marim nje vendim qe mos te merzisim asnje.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2005 21:56
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Per mua zgjidhja nuk eshte fshirja totale e temave acaruese etj etj etj pse ato do te rishfaqen preseri biles edhe me shume.....e cfare u arrit me keto fshirje??!!
Ai nenforum kerkon moderator,dmth shume moderatore te cilet te bashkpunojne me njeri tjetrin dhe jo nje,vetem KENI i cili po e ben shume mire punen e tij.Per momentin ai nenforum do edhe nje staff qe te punoje ne nje drejtim unik (te pakten per sa i peket nenforumit te besime fetare)
Nuk mund te kontrollohen sa e sa postime ne dite vetem nga nje person i vetem.
Kur kerkova disa here nderhyrje te rrepta per postime acaruese nervash u dol me tezen e lirise se shprehjes se mendimit te Forumihorizont.
Edhe une jam me kete teze por te pakten te kontrollohen e te kene pergjigje adeguate si nga moderatoret pergjegjes ashtu edhe nga staff ne menyre qe te mos nenkuptohet se kjo eshte linja qe ndjek FH.Heshtja mosnderhyrja do te thote se pranohen postime te tilla si linje ''zyrtare'' e Fh-se.
Kuptohet qe kemi mendime te ndryshme te cilat duhen respektuar po staffi duhet te dale me nje ze te vetem e te shprehet te distancohet e te flase kur duhet.
Me pak fjale me fshirje te perkohshme (pse ato do rishfaqen) e me mbyllje temash nuk arrihet asgje.
Me me shume moderatore mund te punohet shume bukur dhe ata anetare qe na acarojne nervat nqs marrin pergjigje si duhet nga moderatoret si dhe nga pjesa tjeter e Staffit nuk do te mund te postojne me sipas qejfit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2005 22:42
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Mendoj se duhet vënë dorë në ato tema. Se si do bëhet u takon të tjerëve ta caktojnë.
Mundohesh të lexosh për të ditur diçka më tepër e thjesht acarohesh.
Më duken tema (ose shtjellime temash) që i shërbejnë vetëm përçarjes dhe rast tipik ku abuzohet me "lirinë e fjalës e të mendimit". Dhe ata që abuzojnë më tepër me këto liri, janë ata që rrallë dinë se ç'thonë e rrallë mendojnë (jo vetëm në rastin konkret). Çdo gjë ka kufi dhe sidomos liria.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2005 23:55
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Mos haroni se ne ato tema ka persona qe qellimisht shkruajn gjera acaruse dhe me vone rine e tallen, pra eshte detyra e moderatoreve qe ti kapin keto provokime qe ne fillim duke mos lejuar grindjet e metejshme , sic edhe ka ndodhur ne disa raste.......................une per vete u largohem kur shoh qe dicka s'shkon !
Per mua disa kane haruar te respektojn veteveten ne radhe te pare dhe pastaj te tjeret..............me paster se kaq sbehet !

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2005 00:09
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

pershendetje I_lire..
Tema juaj eshte me se e nevojshme per te sqaruar keqkuptimet qe vijne nga te dyja besimet...
Pikerisht se vime nga nje 50 vjecar i pafe qendron dhe mostoleranca fetare ne Shqiperi....vetem ne shqiperi.
E theksova Shqiperi, sepse ne askend vend te botes rrymat fetare nuk shihen me kaq provokime dhe urrejtje,..madje as ne Amerike....

Persa i perket temave,une jam e mendimit te fshihen ato tema qe provokojne me te vertet...
Ajo qe nuk arrij te kuptoj se , perderisa eshte lejuar te hapet nje nenforum i besimit kristian dhe mysliman, atehere ne keto dy nenforume pse duhet te fshihen tema vetem se diskutohet per besimet perkatese.
Kam mendimin se te besimi fetar, pervec Kenit, (i cili edhe une mendoj se deri tani e ka bere me se miri punen e moderatorit dhe mjaft i durueshem madje), duhet te zgjidhen 1 ose 2 moderatore te tjere te besimit mysliman e te krishter, ne menyre qe ata te bashkepunojne midis tyre per vazhdimesin dhe llojin e temave...
Shpresoj per mirekuptim.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2005 09:45
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

Pershendetje te gjitheve!

Cte te them I_lire.
fillimisht me lejoni ti edhe te tjeret qe te them se eshte nje teme mjaft e qelluar dhe madje ne kohe, dhe nuk ka se si te mos jemi me ty.
Te them te drejten kam mbetur i zhgenjyer ketu nga shume anetare ti cilet duke mos e vene veten ne pozocjonin e te "vrarit" nuk i thirrin llogjikes fare por me shume per te ardhur keq eshte se edhe pjesa tjeter qe nuk provokon as qe nderhyn te rregulloje dicka, qe deri diku do te thote qe nuk i behet vone.
te nderuar nuk duhen lejuar qe dy apo tre persona te shkaterojne tolerancen e brishte fetare te ndertuar qe ne shekuj nga gjysherit e stegjysherit tane.
Nese na ndan besimi fetar mios harroni se ka shume gjera qe na bashkojne ndersa me e rendesishmja eshte qe kemi edhe llogjike qe duhet ta perdorim me doze te duhur ne kohen e vendin e duhur.
Me keqardhje po ju them se ketu ka shume tema qe nuk i shkon per shtat nje forumi dhe mendimi im eshte qe keto tema te hiqen pasi nuk bejne tjeter gje pervecse prishin imazhin e bukur te ketij forumi po ashtu tregojne edhe intolerancen tone si popull dhe paaftesine per te respektuar fene e dikujt tjeter me te cilin edhe mund te jemi rritur.

Tema eshte perkufizuar shume shkurt te nderuar, pasi me keto gjeste nuk hidhet poshte vetem puna e kontributi i Fajtorit por kontributi i shume anetareve te tjere te cilet kane shkruar aq shume ketu pa marre parasysh se ne cfare temash.
Jo vetem kaq por po hidhet poshte nje pune e tere e rilindasve shqiptare, si Naimi e samiu, fishta mjeda, cajupi e shume te tjereve qe na treguan se na lidh nje interes i madh me njeri tjetrin ai i te qenurit Shqiptar.
Mendoj se nuk kane shume vlere fjalet, por duhet te marrim masa konkrete dhe te hyjme menjehere ne veprim, dhe gjithesecili duhet te ofroje nje zgjidhje.
Une mendoj se duhet te vihen 4 moderatore pasi eshte vertete e veshtire ti kontrolloje vetem nje, dhe mundesisht te vihen nga vende te ndrsyhme psh ne ne shqiperi e nje ne amerike, me qellim qe kur te jete nate ne shqiperi te moderoje Ai qe eshte ne amerike dhe anasjelltas.
Pra dy tek feja Islame e dy tek e krishtera.
Detyra e tyre do te jete fshirja pa kompromis e cdo sharje e provokimi nga cilido anetar qe te behet, madje edhe nese eshte vete administratori qe i ben keto.
shpresoj qe te jem i qarte.
Roni.

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2005 10:58
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roneo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roneo Shto Roneo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roneo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

I_lire,jam plotesisht dakort me ty.Nen-forumi besimi fetar ka nevoje per nje “pastrim” te pergjithshem.Eshte kthyer ne nje nen- forum lufte.Ajo qe me acaron mua me teper nuk eshte ofendimi I anetareve mes njeri-tjetrit,keto po I shohim kudo (pa dashur te ofendoj asnje me kete).Ajo qe me revolton eshte kur shajne Zotin e tjetrit.Te gjithe besimtaret duhet te kene parasysh qe secili prej nesh ka fene e tij,dhe E DO Atin e tij.
Pra respekto tjetrin qe te te respektoje.Kemi fe te ndryshme prandaj keto kontradita s`kane per te ndaluar.Ajo qe besoj eshte vendim I mire per tu marre eshte te zgjidhen edhe moderatore te tjere per kete nen-forum te madh,te te dyja feve,ne menyre qe te ndihmojne Kenin.(rreth nje tryeze te rrumbullaket)Pershendetjet e mia dhe urime per temen.

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2005 13:09
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė eliz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė eliz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: eliz Shto eliz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto eliz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Pershendetje te gjitheve

Jam dakort me te gjitha opinionet qe kane ardhur ne kete teme.
Ai nen forum ka nevoje per moderatore te tjere dhe stafi po ben te pa munduren, qe kjo te regullohet ne nje te ardhme te shpejte..

Jam e vetedishme qe nen forumi i besim fetare eshte nje nen forum ku dikutohet e debatohet me pasjon, por kjo nuk ndodh vetem ne ate nen forum. ka nen forume te tjera qe kane po thuaj te njejten ashpersi debatesh, si psh nen forumi politika shqiptare.
E pare sepse ne shqipetaret debatojme ne nje menyre pak sa vulgare..
dhe e dyta sepse jane tema per te cilin, ka opinione te ndryshme, nga te cilat lindin kundershtime (ne cilin do vend te botes)
Le te behemi pak realiste, e te gjykojme me gjakftotesi.
ky forum perfaqeson nje pjese te mentalitetit shqiptare, e cdo person ka te drejte te adhuroj cdo lloj feje, ate Muslimane, Katolike, Budiste e cila do qofte, por ne te njejten kohe cdo person ka te drejte te jete gjithashtu ateiste.
E Nen forumi i fese besimtare nuk i perket vetem anetareve besimtare por te gjithe anetareve qe frekuentojne kete forum. cdo pyetje e cdo ide e lindur mund te hidhet ne faqet e ketij forumi, nga momenti qe secili respekton mendimin dhe opinionin e tjetrin duke diskutuar pa u ofenduar.

se fundi per sa i perket disa temave ne nen forumin e fese, qe kane tashme 1 vit qe jane hapur, e shume anetare kane kaluar ore te tera per te dhene mendimein e tyre. nuk e shikoj te drejte te fshihen..
Disa persona qe kane folur ne kete teme kane qene pjestare te stafit kur ato tema jane hapur dhe shume mire mund te jepnin kotributin e tyre ne ate kohe, mendoj sinqerisht qe do ishte me e drejte..atehere se sa sot mbas nje viti,( per respektin e atyre qe kan shkruajtur, dhe besomeni qe nuk jane pak) ky eshte opinioni im.. e nuk jam ketu per te treguar shpirtin e kundershtimit, por ate te tolerimit

me respekt sabina

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2005 17:34
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Citim:
Po citoj ato që tha isra
Pikerisht se vime nga nje 50 vjecar i pafe qendron dhe mostoleranca fetare ne Shqiperi....vetem ne shqiperi.
E theksova Shqiperi, sepse ne askend vend te botes rrymat fetare nuk shihen me kaq provokime dhe urrejtje,..madje as ne Amerike....




jam plotesisht kunder kesaj qe the isra. shqiptari toleron fene e tjetit dhe ke familje te tera qe jane te bashkuara ku i festojne festat bashke dhe nuk ka patur asnje problem. por qe kur kane filluar ndikimet e huaja qe t'u tregojne te pafeve shqiptare si te besojne atehere kane lindur problemet.

per mua feja eshte dashuri nese nuk jeni ne gjendje te dashuroni jeni pseudofetare. dhe njerezit qe dashurojne e pranojne tjetrin me t emirat e te keqijat e veta dhe e respektojne pavaresisht se nuk mund te jene dakort me te. te besosh ne zot do te thote te duash te gjithe

devocioni eshte ne radhe te pare ndaj nejrezve dhe besimi duhet te sjelle harmoni sepse zoti nje eshte dhe te gjithe njerezit jane lulet e nje kopshti gjethet e nje peme dhe kopshti ka lezet kur ka lule me shume ngjyra e me shume aroma e secila me vecantine e vet.

ne radhe te pare mesoni te pranoni nejrezit pastaj ecni diskutoni per fete.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2005 17:42
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Kushtomeni nje minut!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.