i_pafajshem
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383
|
Pershendetje.
Duke pare se disa tema mbi besimin fetar (perfshire dhe kete teme) jane bere shkak grindjesh dhe mosmarrveshjesh, desha te sqaroja disa gjera.
Te gjithe anetaret e ketij forumi , kur jane regjistruar nuk kane vene re ne rregullore te forumit te pyeten se cilit besim fetar i perkasin, pra jane te lire te regjistrohen te gjithe, besimtare apo te pafe. Rrjedhimisht , do te kete dhe mosmarrveshje, keqkuptime e te tjera gjera te ketij lloji. Por nuk mund te arrij te kuptoj se ku eshte fyerja per ne myslimanet ( dhe vete jam mysliman) kur titulli i temes eshte : "Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve??" , pra pyetet nese kjo gje eshte e vertete apo jo. Ajo qe duhet te arrijme te dallojme eshte se , jo titulli i temes, por vete jotoleranca e disa anetareve e kane shkaktuar kete keqkuptim, me apo pa dashje.
Valle nuk jemi ne gjendje te pergjigjemi me gjakftohtesi provokimeve te disa personave qe ndoshta dhe nuk jane te vetedijshem per ate qe shprehin? Qofte ne Bibel, qofte ne Kur'an, tolerimi i te tjereve theksohet, edhe i atyre qe nuk besojne fare ne Zot. Nuk jemi ne gjyqtare, Ai eshte nje dhe i vetem, le t'ja leme Atij ne dore. Ndoshta nje ateist do dale te me thote qe Ai nuk ekziston, nje tjeter beson ne shume zota njeheresh, detyra ime eshte qe ti shpjegoj me aq sa mundem dhe aq sa di ç'fare kam mesuar mbi Te. Nese nuk ja arrij qellimit , kjo nuk do te thote se duhet ti nxjerr syte tjetrit pse nuk beson ate qe dhe une besoj. Vendoseni pak veten ne krah te kundert.
Gjithashtu duhet te dime te dallojme ate qe vertete debaton mbi besimin dhe ate qe debaton mbi "levozhga". Te me fale ndokush neqofte se ndihet i fyer, por me kete dua te them se s'ka perse ti ngelet qejfi nje besimtari apo jobesimtari sepse tjetri nuk beson te njejten gje me ne.
Nese debatuesi eshte me te vertete nje besimtar, duke pare disa pretendime mbi besimin e sejcilit, mbi disa arsyetime, do te ndihej vertete i turbulluar. Mendojeni pak, jemi qe te gjithe te nje gjaku, dikush ka kryq, dikush falet ne xhami, por flasim shqip njelloj, Zoti na ka falur nje vend te perbashket. Jam shume i sigurt, nqs nuk do ta njihnit dike realisht dhe fati t'ju perplase bashke, do te ndiheshit te kenaqur qe u njohet.
Sa per epitete te ndryshem qe dikush nxjerr ne dukje, te na fale dikush qe nuk na pelqen mjekrren apo veshjen, por askujt nuk i morem leje te lindim, askujt nuk i morem leje kur zgjodhem besimin, askujt nuk i prishim pune me kryq ne qafe, askujt nuk i hapim telashe kur shkojme ne kishe apo xhami. Kete rruge ne tregoi Zoti, kete rruge morem. Kur te pengojme dike ne rrugen e vet, atehere po , atehere ka te drejte dikush te flase.
Per moderimin e ketij nen-forumi, jemi te vetedijshem qe do te kete probleme te ketij lloji dhe ne te ardhmen. Si ta zgjidhim? Kemi biseduar dhe here tjeter si staf per kete gje, kemi miratuar dhe disa persona per moderatore, por mbas pak kohe shumica nuk ka duruar dhe ka ngritur tonin. Gje qe nuk duhet te arrije. Propozimi i erzeni_be eshte diskutuar dhe me pare, eshte mese i drejte.
Sa per mbylljen e temave provokuese, gjithashtu i drejte, por duhet pare ku eshte provokues titulli i kesaj teme per shembull.--O zoteri, a eshte islamizmi fatkeqesi kombetare jona - do pyes dike. Duhet te marre armen ne dore ai tjetri per aresye se e pyeta per diçka?
Jo, me mire dhe më me aresye eshte qe te pergjigjemi po apo jo dhe perse mendojme keshtu. Pa fyer dike, pa i permendur tjetrit paganizmin krishterimin apo islamizmin. Feja zgjidhet, nuk eshte trashegimi. Nese dikush ka familje te nje besimi tjeter, vete beson diku tjetet apo nuk beson fare, nuk do te thote se eshte armiku yne.
Nje sqarim te fundit persa i perket moderatorit.
Shume nga ju nuk e njohin, dikush dhe ndoshta e akuzon pa te drejte, por ju siguroj se perpiqet te jete sa me i drejte dhe i paanshem.
Gjithashtu shume here kam nderhyre dhe une ( e theksova me lart qe jam i nje besimi tjeter me te) me fshirje temash dhe mesazhesh te padenje per forumin dhe per ne si shqiptare. Pra nuk ka pse te mendoje dikush se nje besim apo nje tjeter persekutohet.
Nese dikush tjeter ka besim, kohe dhe qejf te moderoje ne kete nen-forum, stafi eshte i hapur ndaj propozimeve.Te zbatoje rregulloren e forumit dhe te jete i paanshem, eshte i vetmi kusht per nje moderator. Forumi perpiqet te lere te lire ne maksimum fjalen dhe mendimin e gjithkujt , pavaresisht nga besimi, idete apo kombesia qe ka.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|