Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Qeveria greke stervite kanibale
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Trojani

Faleminderit per sqarimet tuaja dhe une i besoj ato qe me thoni.
Une jam shqiptar dhe ju po ashtu.Nqse une do te kisha ty te punesuar dhe te te paguaja shume pak te te diskriminoja pra,te te ofendoja cdo dite,te te shaja per nene e per familjen,si do te vepronit ju me mua?
Do ulnit kurrizin dhe do te hiqeshit zvarre?
Me e keqja miku im eshte se kete diskriminim shqiptareve nuk ua bejne disa privat greke,por ua bene shteti dhe feja e lidhur me shtetin.
Disa persona apo nje grup te till ksenofobesh shteti i bene zap me ligj,por atje shteti eshte ksenofob.Populli shqiptar nuk ka ndonje meri me popullin grek,por me sjelljen shoviniste te organizatorit te ketij diskriminimi,shtetit ultranacionalist grek.A mund te veproje nje ushtri ose polici e nje shteti pa miratimin dhe perkrahjen e shtetit.Une kam folur me greke dhe ka persona per se mbari,por e keqja eshte politika skllaveruese e diskriminuese e shtetit grek karshi Shqiperise dhe shqiptareve.Si thoni ju Trojani t'i hedhim mbas kurrizit te gjitha keto.Ne nuk jetojme ne kohen e sistemit skllavopronar qe duhet te sillemi si skllever karshi grekeve skllavopronar.Jane shume probleme per te cilat shteti grek eshte borxheli karshi shtetit tone.Neser me teket mua e vij te ve pushken ty e te them lere shtepine e katandine e mbathja se jane te miat.Cfare do beni ju?
do me thoni Yes sir!Jo miku im prona dhe dinjteti jane te shenjta.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2007 15:28
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

pershendetje Vlora

Nga kendveshtrimi tend ka shume mundesi qe ti te kesh te drejte.
Megjithate nuk duhen te behen pergjithesime ose me sakte vendosur shenja barazie mes nje shoqerie te tere dhe nje grupi te vogel apo te madh individesh.
- Nqs te gjithe greket do te ishin sic i pershkruan ti apo ndonje tjeter neper postime te ndryshme, atehere ne Greqi nuk do kishte kembe shqiptari, dhe per kete duhet te me japesh te drejte. Mos te harrojme se eshte nje shtet sovran, dhe brenda kufijve te tij ka dhe pjeprin ka dhe thiken.
Apo mos valle do ti ndalonim ti dhe une me ushtrine tone moderne te 97-es??
- Parafytyro sa keq me vjen mua apo ti, kur ndonje driteshkurteri apo disave te tille kendej nga oksidenti iu eshte fiksuar ideja se gjithe femrat shqiptare jane prostituta dhe gjithe meshkujt merren me tregti droge.
Keshtu mund ti mbetet qejfi kujdo tjeter i cili sheh qe shoqerise se tij po i vihet shenje barazimi me nivelin e nje pakice te vogel apo te madhe.
Apo parafytyro se skuqet ne fytyre nje italian krejt i pafaje, kur ate e quajne mafioz, qofte edhe me shaka.
- Te kuptohemi, nuk jam avokati i askujt, por nuk dua ti shkaktoj dikujt dicka te cilen nuk dua te ma shkaktoje mua dikush tjeter.
- Videon qe pame te gjithe bashke e kritikoj edhe une sic e kritikon edhe ti edhe cdokush banor i logjikshem i ketij planeti, megjithate ma ka deshira dhe shpresa se keta injorante jane e kaluara e hidhur i Ballkanit.
"Nje jete e re lulezon germadhash"

pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2007 22:13
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Greku dinak dhe i pa bese

O trojan i vogel , qe greku eshte dinak dhe i pabese kete e verteton dhe historia e vjeter dhe ti mbase e di me mire se une..

Si e dogjen trojen ...me dinakeri ?

Si i dogjen camerit.. me dinakeri? etj etj..

Nje gje me ben pershtypje se pse Amerika i denoi dy ushtaret e saj ne nato , kur nxoren ne fotografi irakian lakuriq.Kurse  grekerit heshten, dhe kjo eshte diskriminimi qe na bejne ne si popull shiptar. Nuk zgjatem me shume se fjalet e shumta thote populli jane fukarallek.

Pershenetje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2007 22:31
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Mediat greke, spekulim me videon e UCC-se

Ekstremistët shtojnë tensionet

Stina e provokimeve nacionaliste duket se po vazhdon të nxehet, po ashtu siç pritet të ndodhë edhe me stinën natyrale, që meteorologët e parashikojnë se do të jetë nga më të pazakontat e dhjetëvjeçarëve të fundit. Tashmë, në lojën e spekulimeve është futur fuqishëm elektronika dhe bota virtuale, nëpërmjet videove dhe materialeve të tjera propagandistike, që përhapen me shpejtësi dhe lehtësi.

Gazeta nacionaliste greke, "Stohos", është bërë protagoniste e provokimit të radhës, duke publikuar një video të cilën ia atribuon të ashtuquajturës "Ushtria Çlirimtare e Çamërisë". Në këtë video shfaqen në dy ambiente të ndryshme persona të veshur me veshje ushtarake, të maskuar dhe të armatosur me automatikë tip "kallashnikov". Në sfond të njërit prej ambienteve ndodhet një flamur i madh shqiptar dhe një hartë e Ballkanit, ndërsa mbi tavolinën ku është ulur personi që flet, ndodhen flamujt e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Personi që flet në videon e publikuar nga "Stohos", jep mesazhe nacionaliste në gjuhën shqipe, duke kërcënuar shtetin grek, por për shkak të fytyrës së mbuluar dhe cilësisë jo fort të mirë të videos, nuk mund të dallohet qartë. "Djemtë dhe vajzat e Çamërisë martire, me armë në dorë do t‘i thonë shtetit helen se këtu një çam nuk është i barabartë me një grek", thuhet në video, të cilën "Stohos" e ka publikuar së bashku me një koment të gazetës. Në këtë koment, i cili për nga mënyra e trajtimit të problemit i shton dyshimet se bëhet fjalë për një spekulim të pastër, gazeta radikale i kërkon policisë dhe shërbimit sekret grek që të zbulojnë autorët e videos dhe të mos e marrin atë si një sajim, apo si një lojë adoleshentësh. Gjithashtu, gazeta ka tentuar ta popullarizojë sa më shumë çështjen, duke kërkuar edhe ndihmën e përdoruesve të internetit për të bërë identifikimin e personave që shfaqen në video.

 "Stohos

 Gazeta e njohur për qëndrimet e saj shumë radikale dhe që ka publikuar shpesh deklarata të forta pro bashkimit të Vorio-Epirit me Greqinë, edhe kësaj radhe nuk i është shmangur protagonizmit antishqiptar. "Stohos" ka qenë e vetmja media që ka përshëndetur strukturat paraushtarake të MAVI-t (Ushtria Çlirimtare e Epirit të Veriut), të cilat në vitin 1994 pasi kaluan kufirin me Shqipërinë sulmuan një repart ushtarak në Peshkëpi të Gjirokastrës, duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe duke plagosur tre të tjerë. Po ashtu, gjatë ngjarjeve të vitit 1997, kjo gazetë ka kërkuar mobilizimin e të rinjve të Vorio-Epirit, për të luftuar për çlirimin e pjesës jugore të Shqipërisë dhe bashkimin e saj me Greqinë. Edhe në rastin e videos së propaganduar prej "Stohos", si vepër e "UÇÇ"-së, botuesit e kësaj gazete tentojnë të krijojnë idenë e një rreziku eminent ndaj shtetit të tyre, duke i bërë madje thirrje shtetit grek që të mos e konsiderojë atë si një lojë adoleshentësh. Në këtë mënyrë, gazeta radikale duket sikur i mëshon edhe më shumë stinës së nxehtë të provokimeve antishqiptare, që janë dendësuar dukshëm muajt e fundit.

Videoja e ushtarëve grekë

Provokimet virtuale nisën dy muaj më parë, kur shqiptarë me banim jashtë atdheut sinjalizuan ekzistencën e një videoje në internet, në të cilën paraqiteshin trupa ushtarake greke gjatë një seance stërvitore. Ushtarakët helenë këndonin këngë me nota të theksuara antishqiptare e antiturke, duke folur për vrasje dhe therje të këtyre popujve. Publikimi i kësaj videoje u pasua nga një valë reagimesh ekstremiste në disa qytete të Shqipërisë, ku të rinj të irrituar i vunë zjarrin flamurit grek në qendër të qyteteve të tyre. Më pas, vetë shteti grek hapi një hetim lidhur me faktet që paraqiteshin në atë material dhe zyrtarisht u deklarua se do të merreshin masa të rënda ndaj protagonistëve të kësaj ngjarjeje, por deri tani ende asnjë lajm për dënime nuk është bërë publik.

 
GAZETA SHQIP
---------------------------------------------
Le ti mpref dhembet greku ,por kur ska per tja arritur te shohe jugun Shqiptar te bashkohet me Greqine
Pershendetje sarandae bukur  

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2007 19:48
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Qeveria greke stervite kanibale

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.