arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Shpifja nuk do të jetë më vepër penale
Kryeministri, Sali Berisha, deklaroi dje se qeveria do të dërgojë në Kuvend një ligj, i cili ka si qëllim heqjen e ndjekjes penale ndaj gazetarëve dhe cilësimin e shpifjes vetëm si çështje civile. Berisha u shpreh se kjo ka qenë nismë e disa kohëve më parë, me qëllim që jo vetëm administrata, por askush të mos ketë mundësi të bëjë kallëzim penal për gazetarët. Këto deklarata kryeministri i bëri pas një takimi me biznesmenë që prodhojnë kryesisht mallra eksporti. Së shpejti do të dërgojmë në parlament dy ligje. I pari ka të bëjë me heqjen nga Kodi Penal i shpifjes për gazetarët. Mendoj se mund mbetet çështje civile. Kjo ka qenë një nismë e disa kohëve më parë, të cilën tani do ta dërgojmë në parlament, në mënyrë që jo vetëm administrata, por edhe të tjerë të mund mos të mendojnë të ndjekin penalisht gazetarin për shpifje, me kushtin e vetëm që ti përgjigjen nëpërmjet përgënjeshtrimit, siç është etika botërore profesionale e medias, - tha kryeministri.
Pronarët
Por, kryeministri u shpreh se veç këtij ligji, parlamentit do i dërgohet dhe një tjetër ligj, i cili ka si synim garantimin e më shumë hapësirave për gazetarët. Sipas Berishës, ligji në thelb ka si synim të reduktojë ndikimin e pronarëve të mediave te gazetarët. Berisha u shpreh se ligji do të bëjë të mundur që ndëshkime civile të ketë dhe ndaj atyre zyrtarëve të administratës apo pronarë që direkt apo indirekt ndikojnë te gazetari për interpretimin e informacionit. Edhe pse lavdërojnë universalisht qëndrimin e qeverisë ndaj medias dhe lirisë së shtypit, siç keni lexuar në të gjitha raportet, sërish mediave shqiptare nuk i vënë notën që meriton. Dhe këtë notë nuk ia vënë, sepse pronarët, të cilët në tërësinë e tyre nuk kanë asnjë kulturë publicistike apo mediatike, iu diktojnë gazetarëve atë çka nuk duhet tiu diktojnë dhe iu cenojnë shenjtërinë e fjalës së lirë. Në këtë rast, do të ndjekim shembullin e disa vendeve dhe do të bëjmë një ligj tjetër që të përcaktojë ndëshkime, natyrisht jo ndjekje penale, por disa masa të tjera shumë të forta për ata zyrtarë apo jozyrtarë, pronarë apo jo, të cilët iu diktojnë gazetarëve cenimin e standardeve të pavarësisë së mediave dhe lirinë e fjalës. Nisma e dytë është në shqyrtim e sipër, sepse kërkon një ligj të veçantë. Ndërkohë që e para do të jetë një nismë shumë e shpejtë, - tha kryeministri.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|