Rrebesh
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 21/07/2005
Vendbanimi: In a Cell
Mesazhe: 122
|
Terrorism islamik hezbollahet dhe talebanet.
Mja u shprehet si te ishit dele te CNNit aman.
Lereni fene atje ku duhet, terrorizmi eshte terrorizem, si te jete cifut, kristjan, apo myslyman.
E dyta ne nuk dime asgje per kete ceshtje, pervec cna eshte komunikuar nga CNN FOX BBC etj etj, te njejtat media qe kapen me preshe ne dore duke genjyer here pas here dhe gjemb ne kembe nuk u futet.
Persa i perket ketyre 6 individeve.
1) U deklarua qe keta ishin terrorsita "Islamik"
dhe Jersey jihadists. Sipas New york times investigatoret e FBIse kane pranuar qe keta individe nuk jane te devotuar fetar apo dhe praktikant, si shumica e shqiptareve jane me emer myslyman.
2) Sipas FBIse dy anetare nga keta te 6 jane agjent informativ te FBIse.
Keta te dy kane nxitur te tjeret duke bere deklarata anti amerikane, duke i ofruar te blejne arme, dhe duke i dhene nje liste per te blere RPG dhe arme automatike tek nje dealer armesh qe ishte po ashtu agjent i FBIse, dhe duke i ofruar cash.
Pyetja eshte sa peshe ka "Plani per Jihad" i ketyre individeve nqs FBI vete te mos i kishte nxitur.
3) Ne fakt ne nendor njeri nga keta individe i quajtur Tatar, ka kontaktuar me nje sergant dhe me FBIne dhe ju ka kallzuar qe dy individe i jane afruar duke i dhene leke te thata dhe duke e nxitur per te blere arme, dhe ka rraportuar qe ka frike se keta individe duan te bejne ndonje akt terrorist. keta dy individe qe e nxitnin ishin dy agjentet e FBIse.
4) Ne fillim u rraportua nga mediat dhe FBIja qe keta individe kane patur trainim per lufte.
FBIja po ashtu thote vete qe te vetmin trajnim qe kane patur ka qene ajo loja paintball.
Me plumba boje, loje qe e kam qef dhe vete personalisht por sdo te thote qe po stervitem te vrase amerikan.
5) FBI ka histori te gjate me BlackOps te tilla, me "The Miami 7" psh. te akuzuar se donin te hidhnin ne ere Kullen "Chicago Sears"!
E vetmja gje qe kishin bere keta individe ishte se ne mes tyre ishte nje agjent i FBIse qe shtirrej si terrorist dhe keta i kishin dhene numrin e kembes ketij agjentit per te marre disa cizme ushtarake.
Duke marre parasysh se keta individe nga Haiti ishin te varfer pertoke, jo vetem qe nuk kishin mendesine per akte te tilla por dhe kohen e duhur, pasi me shume shpenzonin kohe te siguronin buken e dites.
Dhe me ne fund FBIja vete pohoji se plani ishte me shume aspirim i tyre se sa plan konkret.
Ose me disa arab te arrestuar ne Ohio me akuza terrorizmi. I vetmi faj i tyre ishte se kishin blere shume celular dhe kishin nxjere ne fotografi nje ure. Ne fund FBIja i liroji por vetem pasi medjat i shkaterruan keta individe si terrorista islamik, duke i shtire friken miletit.
Ne fund i gjithe "Komploti" duket si dicka boshe. keta individe kane pranuar te blejne arme per dy agjentet e FBIse qe shtireshin si militant, ne shkembim te disa lekeve.
FBIja vete pranon se nuk jane as fetar e as praktikant. Dhe nuk jane as terrorista.
Prandaj mos u hidhni kote perpjete. Me kujtohen parrullat qe Bin ladeni ( ish agjent i Cias, i vdekur qe ne 2000, dhe qe dergon mesazhe me video dhe audio nga bota tjeter.) qe vizitonte shqiperine. ne shqiptaret ja bejme gropen vetes me duart tona. Bejme propaganden serbe ne dem te vetes.
__________________
Beloved corpses, you that once
Were the hope of my Homeland,
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|