Tulipani
< ArtHolic >
Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717
|
PJESA E PESTË: KËSHILLI I MINISTRAVE
====================================
Neni 95:
--------
1. Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri,
zëvendëskryeministri dhe ministrat. 2. Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk
u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të
qeverisjes vendore.
Neni 96:
--------
1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur
vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me
propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e
vendeve në Kuvend.
2. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga
Kuvendi,Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10
ditëve.
3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga
Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër.
Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i
Republikës shpërndan Kuvendin.
Neni 97:
--------
Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i
paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik
të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.
Neni 98:
--------
1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me
propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.
Neni 99:
--------
Para fillimit të detyrës. Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe
ministrat betohen para Presidentit të Republikës.
Neni 100:
---------
1. Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës
së përgjithshme shtetërore.
2. Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit
ose të ministrit përkatës.
3. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura.
4. Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen
nga Kryeministri dhe ministri propozues.
5. Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime.
Neni 101:
---------
Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën
përgjegjësinë e tij, mund të rixjerrë akte normative që kanë
fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte
normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5
ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që
nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45
ditëve.
Neni 102:
---------
1. Kryeministri:
a) përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e
tij;
b) koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së
përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to;
c) siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të
miratuara nga Këshilli i Ministrave;
ç) bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit
të Ministrave dhe të institucioneve të tjera të
administratës qëndrore të shtetit;
d) kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në
ligje.
2. Kryeministri zgjidh mosmarrëveshjet ndermjet ministrave.
3. Kryeministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhra.
4. Ministri, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme
shtetërore, drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në
kompetencë. Ministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr
urdhra dhe udhëzime.
Neni 103:
---------
1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore
dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive
fitimprurëse.
3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e
deputetit.
Neni 104:
---------
1. Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri
refuzohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi,
brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast
Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i
Republikës shpërndan Kuvendin.
3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga
paraqitja e tij.
Neni 105:
---------
1. Në rast se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga një e pesta e
deputetëve miratohet nga shumica e të gjithë anëtarëve e të
Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër
tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgiedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i
Republikës shpërndan Kuvendin.
3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga
paraqitja e tij.
Neni 106:
---------
Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në
detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës.
Neni 107:
---------
1. Nëpunësit publikë zbatojnë ligjin edhe janë në shërbim të
popullit.
2. Nëpunësit në administratën publike caktohen me konkurs, me
përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji.
3. Garancitë e qëndrimit në detyrë dhe trajtimi ligjor i nëpunësve
publikë rregullohen me ligj.
PJESA E GJASHTË: QEVERISJA VENDORE
==================================
Neni 108:
---------
1. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat ose bashkitë dhe
qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj.
2. Ndarjet administrative-territoriale të njësive të qeverisjes
vendore caktohen me ligj mbi bazën e nevojave e të interesave të
përbashkët ekonomikë dhe të traditës historike. Kufijtë e tyre
nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që
banon në to.
3. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Ato
kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisese, me përjashtim të atyre
që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore.
4. Vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të
tyre përfaqësuese dhe referendumeve vendore. Parimet dhe
procedurat për zhvillimin e referendumit vendor parashikohen me
ligj në përputhje edhe me nenin 151 paragrafi 2.
Neni 109:
---------
1. Organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë
këshillat, të cilët zgjidhen çdo tre vjet me zgjedhje të
përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë.
2. Organi ekzekutiv i bashkisë ose i komunës është kryetari, i cili
zgjidhet drejtpërdrejt nga populli në mënyrën e parashikuar në
paragrafin 1 të këtij neni.
3. Të drejtën e zgjedhjes në këshillat vendorë dhe si kryetar
bashkie ose komune e kanë vetëm shtetasit që janë me banim të
përhershëm në territorin e njësisë vendore përkatëse.
4. Organet e njësive të qeverisjes vendore kanë të drejtë të
formojnë bashkime dhe institucione të përbashkëta me
njëri-tjetrin për përfaqësimin e interesave të tyre të
bashkëpunojnë me njësitë vendore të vendeve të tjera, si dhe të
përfaqësohen në organizatat ndërkombëtare të pushteteve vendore.
Neni 110:
---------
1. Qarku përbëhet nga disa njësi bazë të qeverisjes vendore me
lidhje tradicionale, ekonomike e sociale dhe të interesave të
përbashkët.
2. Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat rajonale dhe
ku ato harmonizohen me politikën shtetërore.
3. Organi përfaqësues i qarkut është këshilli i qarkut. Bashkitë dhe
komunat delegojnë anëtarë në këshillin e qarkut në përpjesëtim me
popullsinë e tyre, por për çdo rast të paktën një anëtar.
Kryetarët e komunave dhe të bashkive janë kurdoherë anëtarë të
këshillit të qarkut. Anëtarët e tjerë të tij zgjidhen me lista
përpjesëtimore ndër këshilltarët bashkiakë ose komunalë nga
këshillat përkatës.
4. Këshilli i qarkut ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime
me fuqi detyruese të përgjithshme për qarkun
Neni 111:
---------
1. Njësitë e qeverisjes vendore janë persona juridikë.
2. Njësitë e qeverisjes vendore kanë buxhet të pavarur, i cili
krijohet në mënyrën e parashikuar me ligj.
Neni 112:
---------
1. Njësive të qeverisjes vendore mund t'u delegohen me ligj
kompetenca të administratës shtetërore. Shpenzimet që kryhen për
ushtrimin e delegimit, përballohen nga shteti.
2. Organeve të qeverisjes vendore mund t'u vihen detyrime vetëm në
përputhje me ligjin ose sipas marrëveshjeve që ato lidhin.
Shpenzimet që lidhen me detyrimet që u vihen me ligj organeve të
qeverisjes vendore përballohen nga buxheti i shtetit.
Neni 113:
---------
1. Këshillat komunalë, bashkiakë dhe të qarkut:
a) rregullojnë dke administrojnë në mënyrë të pavarur çështjet
vendore brenda juridiksionit të tyre;
b) ushtrojnë të drejtat e proflës, administrojnë në mënyrë të
pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të
ushtrojnë veprimtari ekonomike;
c) kanë të drejtë të vendosin, në përputhje me ligjin, taksa
vendore, si dhe nivelin e tyre;
d) caktojnë rregullat për organizimin dhe funksionimin e tyre
në pajtim me ligjin;
dh) krijojnë simbolet e qeverisjes vendore, si dhe titujt
vendorë të nderit;
e) ndërmarrin nisma për çështje vendore përpara organeve të
caktuara me ligj.
2. Organet e njësive të qeverisjes vendore nxjerrin urdhëresa,
vendime dhe urdhra.
3. Të drejtat për vetëqeverisje të njësive të qeverisjes vendore
mbrohen në gjykatë.
Neni 114:
---------
Këshilli i Ministrave cakton prefektin si përfaqësues të tij në
çdo qark.Kompetencat e prefektit caktohen me ligj.
Neni 115:
---------
1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund
të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për
shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.
2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën
Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i
Këshillit të Ministrave pezullohet.
3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15
ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit
të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës
cakton datën e zgiedhjeve në njësinë vendore përkatëse.
PJESA E SHTATË:AKTET NORMATIVE DHE MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE
==================================================
===========
KREU I: AKTET NORMATIVE
=======================
Neni 116:
---------
1. Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës
së Shqipërisë janë:
a) Kushtetuta;
b) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara;
e) ligjet;
ç) aktet nonnative të Këshillit të Ministrave.
2. Aktet që nxirren nga organet e pushtetit vendor kanë fuqi vetëm
brenda juridiksionit territorial që ushtrojnë këto organe.
3. Aktet normative të ministrave dhe të organeve drejtuese të
institucioneve të tjera qëndrore kanë fuqi në të gjithë
territorin e Republikës së Shqipërisë brenda sferës së
juridiksionit të tyre.
Neni 117:
---------
1. Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të
ministrave, të institucioneve të tjera qëndrore marrin fuqi
juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare.
2. Shpallja dhe botimi i akteve të tjera normative bëhet sipas
mënyrës së parashikuar me ligj.
3. Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen me ligj, shpallen dhe
botohen sipas procedurave që parashikohen për ligjet. Shpallja
dhe botimi i marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare bëhet sipas
ligjit.
Neni 118:
---------
1. Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga
organet e parashikuara në Kushtetutë.
2. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të
përcaktojë organin kompetent, çëshjet që duhen rregulluar, si dhe
parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte.
3. Organi i autorizuar me ligj për të nxjerrë akte nënligjore, siç
specifikohet në paragrafin 2 të këtij neni, nuk mund t'ia
delegojë kompetencën e tij një organi tjetër
Neni 119:
---------
1. Rregulloret e Këshillit të Ministrave, të ministrive e të
institucioneve të tjera qëndrore, si dhe urdhrat e Kryeministrit,
të ministrave e të drejtuesve të institucioneve qëndrore kanë
karakter të brendshëm dhe janë të detyrueshme vetëm për njësitë
adininistrative që varen prej tyre.
2. Këto akte nxirren në bazë të ligjit dhe nuk mund të shërbejnë si
bazë për të marrë vendime në lidhje me individët dhe subjektet e
tjera.
3. Rregulloret dhe urdhrat nxirren në bazë dbe për zbatim të akteve
që kanë fuqi juridike të përgjithshme.
Neni 120:
---------
Parimet dhe procedurat për nxjerrjen e akteve juridike vendore
parashikohen me ligj
KREU II: MARREVESHJET NDËRKOMBËTARE
===================================
Neni 121:
---------
1. Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga
Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të
bëjnë me:
a) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe
ushtarake;
b) të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet e
shtetasve, siç parashikohen në Kushtetutë;
c) anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në organizatat
ndërkombëtare;
ç) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e
Shqipërisë;
d) miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve.
2. Kuvendi, me shumicën e të gjithë anëtarëve, mund të ratifikojë
edhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare që nuk parashikohen në
paragrafin 1 të këtij neni.
3. Kryeministri e njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Ministrave
nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet me
ligj.
4. Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe denoncimin e
marrëveshjeve ndërkombëtare parashikohen me ligj.
Neni 122:
---------
1. Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të
sistemit të brendshëm juridik pasi botohet në Fletoren Zyrtare të
Republikës së Shqipërisë. Ajo zbatohet në mënyrë të
drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk është e vetëzbatueshrne
dhe zbatimi i saj kërkon nxjerrjen e një ligji. Ndryshimi,
plotësimi dhe shfuqizimi i ligjeve të miratuara me shumicën e të
gjithë anëtarëve të Kuvendit për efekt të ratifikimit të
marrëveshjeve ndërkombëtare bëhet me të njëjtën shumicë.
2. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi
ligjet e vendit që nuk pajtohen me të.
3. Normat e nxjerra prej një organizate ndërkombëtare kanë epërsi,
në rast konflikti, mbi të drejtën e vendit, kur në marrëveshjen e
ratifikuar nga Republika e Shqipërisë për pjesëmarrjen në atë
organizatë, parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtpërdrejtë i
normave të nxjerra prej asaj.
Neni 123:
---------
1. Republika e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, u
delegon organizatave ndërkombëtare kompetenca shtetërore për
çështje të caktuara.
2. Ligji me të cilin ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, siç
parashikohet në paragrafin 1 të këtij neni, miratohet me shumicën
e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
3. Kuvendi mund të vendosë që ratifikimi i një marrëveshjeje të
tillë të bëhet me referendum.
PJESA E TETE: GJYKATA KUSHTETUESE
=================================
Neni 124:
---------
1. Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën
interpretimin përfundimtar të saj.
2. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.
Neni 125:
---------
I. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen
nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
2. Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejte riemerimi, nga radhët
e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak
se 15 vjet në profesion.
3. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtëriliet çdo tre vjet në një
të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj.
4. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtareve
te saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për
një periudhë prej 3 vjetësh.
5. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në
emërimin e pasardhësit të tij.
Neni 126:
---------
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndiqet penalisht pa
pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese
mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në
kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij.
Organi kompetent njofton menjëherë Gjykatën Kushtetuese. Kur
Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin
në giykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i
detyruar ta lirojë atë.
Neni 127:
---------
1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron kur:
a) dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një
krimi;
b) nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se 6 muaj;
c) mbush moshën 70 vjeç;
ç) jep dorëheqjen;
d) me vendim gjyqësor të formës së prerë deklarohet i paaftë
për të vepruar.
2. Mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës
Kushtetuese.
3. Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Presidenti i
Republikës emëron, me pëlqimin e Kuvendit, një gjyqtar të ri, i
cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të
gjyqtarit të larguar.
Neni 128:
---------
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet nga, Kuvendi
me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të
Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a
fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe
figurën e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata
Kushtetuese, e cila, kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e
mësipërme, deklaron shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës
Kushtetuese.
Neni 129:
---------
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin
para Presidentit të Republikës.
Neni 130:
---------
Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë
veprimtari tjetër shtetërore, politike ose private.
Neni 131:
---------
1. Gjykata Kushtetuese vendos për:
a) pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet
ndërkombëtare,sic parashikohet në nenin 122;
b) pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën
para ratifikimit të tyre;
c) pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe
vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare;
ç) mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe
ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore;
d) kushtetutshmërinë e partive dbe të organizatave të tjera
politike, si dhe të veprimtarisë së tyre, sipas nenit 9 të
kësaj Kushtetute;
dh) shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe
vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij;
e) çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në
ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës dhe të
deputetëve, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre;
ë) kushtetutshmerinë e referendumit dhe verifikimin e
rezultateve të tij;
f) gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve për shkeljen
e të drejtave të tyre kushtetuese për një proces të rregullt
ligjor, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për
mbrojtjen e këtyre të drejtave.
Neni 132:
---------
1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të
përgjithshme dhe janë përfundimtare. Gjykata Kushtetuese ka vetëm
të drejtën e shfuqizimit të akteve që shqyrton.
2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në
Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ligji
ose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër.
Mendimi i pakicës botohet bashkë me vendimin.
Neni 133:
---------
1. Pranimi i ankesave për gjykim vendoset nga një numër gjyqtarësh,
siç përcaktohet me ligj.
2. Gjykata Kushtetuese vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të
saj.
Neni 134:
---------
1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të:
a) Presidentit të Republikës;
b) Kryeministrit;
c) jo më pak se një së pestës së deputetëve;
ç) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;
d) çdo gjykate sipas rastit të nenit 145 pika 2 të kësaj
Kushtetute;
dh) Avokatit të Popullit;
e) organeve të qeverisjes vendore;
ë) organeve të bashkësive fetare;
f) partive politike dhe organizatave të tjera;
g) individëve.
2. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët dh, e, ë, f dhe g të
paragrafit 1 të këtij neni mund të bëj në kërkesë vetëm për
çështje që lidhen me interesat e tyre.
PJESA E NËNTË: GJYKATAT
=======================
Neni 135:
---------
1. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga
gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat
krijohen me ligj.
2. Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata për fusha të vecanta, por
në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme.
Neni 136:
---------
1. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës
me pëlqimin e Kuvendit.
2. Njëri nga anëtarët emërohet Kryetar sipas procedurës së
parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.
3. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detvrë për
9 vjet pa të drejtë riemërimi.
4. Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me
propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
5. Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit me arsim të lartë juridik.
Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.
Neni 137:
---------
1. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndiqet penalisht vetëm me
miratimin e Kuvendit.
2. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndalohet ose të arrestohet
vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi ose
menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë
Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin
brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të
arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.
3. Gjyqtarët e tjerë mund të ndiqen penalisht vetëm me miratim të
Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
4. Gjyqtari mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm në qoftë se
kapet në kryerje e siper te një krimi ose menjëherë pas kryerjes
së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Këshillin e Lartë të
Drejtësisë. Në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk jep
pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të
arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.
Neni 138:
---------
Koha e qëndrimit të gjyqtarëve në detyrë nuk mund të kufizohet;
paga dhe përfitimet e tjera të tyre nuk mund të ulen.
Neni 139:
---------
1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë mbaron kur:
a) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e
një krimi;
b) nuk paraqitet në detyrë pa arsye për më shumë se 6 muaj;
c) mbush moshën 65 vjeç;
ç) jep dorëheqjen;
d) deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të
formës së prerë.
2. Mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës
së Lartë.
Neni 140:
---------
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy
të tretat e të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të
Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a
fizike dhe për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe
figurën e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata
Kushtetuese, e cila, kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e
mësipërme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
Neni 141:
---------
1. Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka
juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër Presidentit
të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të
Ministrave, deputetëve, giyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe
gjyqtarëve. të Gjykatës Kushtetuese.
2. Për njësimin ose ndryshimin e praktikës giyqësore, Gjykata e
Lartë ka të drejtë të tërheqë për shqyrtim në kolegjet e
bashkuara çështje të caktuara gjyqësore.
Neni 142:
---------
1. Vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara.
2. Gjykata e Lartë duhet t'i botojë vendimet e saj, si dhe mendimet
e pakicës.
3. Organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet
gjyqësore.
Neni 143:
---------
Qënia gjyqtar nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore,
politike ose private.
Neni 144:
---------
Gjykatat kanë buxhet të veçantë, të cilin e administrojnë vetë.
Ato e propozojnë buxhetin e tyre sipas ligjit.
Neni 145:
---------
1. Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe
ligjeve.
2. Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me
Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato. Në këtë rast, ata pezullojnë
gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet
e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha
gjykatat.
3. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve pa sjell
përgjegjësi sipas ligjit.
Neni 146:
---------
1. Gjykatat i japin vendimet në emër të Republikës.
2. Vendimet gjyqësore shpallen publikisht në çdo rast.
Neni 147:
---------
1. Këshilli i .Lartë i Drejtësisë përbëbet nga Presidenti i
Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, ministri i Drejtesise,
3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9 gjyqtarë të të gjitha
niveleve, të cilët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare.
Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për 5 vjet pa të drejtë
rizgjedhjeje të menjëhershme.
2. Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit të Lartë të
Drejtësisë.
3. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh
nga radhët e tij një zëvendëskryetar. Zëvendëskryetari organizon
veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe kryeson
mbledhjet e tij në mungesë të Presidentit të Republikës.
4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos për transferimin e
gjyqtarëve, si dhe për përgjegjësinë e tyre disiplinore sipas
ligjit.
5. Transferimi i gjyqtarëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre,
përveçse kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit
gjyqësor.
6. Gjyqtari mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për
kuyerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike, për akte e
sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit
ose për pamjaftueshmëri profesionale. Kundër këtij vendimi
gjyqtari ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë, e cila në
këtë rast, vendos me kolegje të bashkuara.
PJESA E DHJETË: PROKURORIA
==========================
Neni 148:
---------
1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në
gjyq në emër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të
caktuara me ligj.
2. Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit
giyqësor si një organ i centralizuar.
3. Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët u nënshtrohen
Kushtetutës dhe ligjeve.
Neni 149:
---------
1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me
pëlqimin e Kuvendit.
2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i
Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës
ose për shkelje të rëndatë ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve
të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që
diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.
4. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i
Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.
4. Prokurori i Përgjithshëm informon herë pas here Kuvendin për
gjendjen e kriminalitetit.
PJESA E NJËMBËDHJETË: REFERENDUMI
=================================
Neni 150:
---------
1. Populli, nëpënnjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të
drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t'i
kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për
çështje të një rëndësie të veçantë.
2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve
ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që
një çëshje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të
shtrohet në referendum.
3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe
vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.
Neni 151:
---------
1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i
Republikës.
2. Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së
Shqipërisë,me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të
njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit,
me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me
deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të
shtrohen në asnjë referendum.
3. Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara
se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.
Neni 152:
---------
1. Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e
çëshjeve të shtruara për referendum sipas nenit 150 paragrafet 1
e 2, nenit 151 paragrafët 2 e 3, edhe sipas nenit 177 paragrafët
4 e 5 brenda 60 ditëve.
2. Rëndësia e çështjeve të veçanta, të parashikuara në nenin 150
paragrafet 1 e 2 nuk është objekt giykimi në Gjykatën
Kushtetuese.
3. Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda
45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës
Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata
Kushtetuese duhet të shprehej. Gjatë vitit referendumet
zhvillohen vetëm në një ditë.
PJESA E DYMBËDHJETË: KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE
==================================================
=
Neni 153:
---------
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një organ i përhershëm që
përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që
kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall
rezultatet e tyre.
Neni 154:
---------
1. Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët zgjidhen për një
mandat 7 vjeçar. Dy anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga
Presidenti i Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i
Lartë i Drejtësisë.
2. Përbërja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve përtërihet çdo tre
vjet sipas procedurës së përcaktuar me ligj.
3. Anëtarësia në Komision nuk pajtohet me asnjë veprimtari
tjetër shtetërore dhe politike.
4. Subjektet elektorale caktojnë përfaqësuesit e tyre pranë
Komisionit. Ata nuk kanë të drejtë vote.
5. Anëtari i Komisionit gëzon imunitetin e anëtarit të Gjykatës së
Lartë.
6. Komisioni ka buxhetin e vet.
PJESA E TREMBËDHJETË: FINANCAT PUBLIKE
======================================
Neni 155:
---------
Taksat, tatimet due detyrimet financiare kombëtare e vendore,
lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të
paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në
këto raste ligjit nuk mund t'i jepet fuqi prapavepruese.
Neni 156:
---------
Shteti mund të marrë e të garantojë hua dhe kredi financiare, kur
autorizohet me ligj.
Neni 157:
---------
1. Sistemi buxhetor përbëhet nga buxheti i shtetit dhe nga buxhetet
vendore.
2. Buxheti i shtetit krijohet nga të ardhurat e mbledhura prej
taksave,tatimeve dhe detyrimeve të tjera financiare, si dhe nga
të ardhura të tjera të ligjshme. Ai përfshin të gjitha shpenzimet
e shtetit.
3. Organet vendore caktojnë dhe mbledhin taksa dhe detyrime të tjera
siç përcaktohet me ligj.
4. Organet shtetërore dhe ato vendore janë të detyruara t'i bëjnë
publike të ardhurat dhe shpenzimet.
Neni 158:
---------
1. Kryeministri, në emër të Këshillit të Ministrave, i paraqet
Kuvendit projektligjin për buxhetin e shtetit gjatë sesionit të
vjeshtës, i cili nuk mund të mbyllet pa e miratuar atë. .
2. Në qoftë se projektligji nuk arrin të miratohet deri në fillim të
vitit të ardhshëm financiar, Këshilli i Ministrave zbaton çdo
muaj një të dymbëdhjetën e buxhetit të vitit paraardhës, derisa
të miratohet buxheti i ri.
3. Kuvendi miraton buxhetin e ri brenda 3 muajve nga dita e mbarimit
të vitit të kaluar financiar, përveçse në rastet e vendosjes së
masave të jashtëzakonshme
4. Këshilli i Ministrave është i detyruar t'i paraqesë raport
Kuvendit lidhur me zbatimin e buxhetit dhe me borxhin shtetëror
për vitin e kaluar.
5. Kuvendi vendos përfundimisht pasi dëgjon edhe raportin e
Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Neni 159:
---------
Parimet dhe procedurat për hartimin e projektbuxhetit, si dhe për
zbatimin e buxhetit përcaktohen me ligj.
Neni 160:
---------
1. Gjatë vitit financiar Kuvendi mund të bëjë ndryshime në buxhet.
2. Ndryshimet në buxhet bëhen sipas procedurës së parashikuar
për hartimin dhe miratimin e vetë buxhetit.
3. Shpenzimet e parashikuara me ligje të tjera nuk mund të ulen sa
kohë që këto ligje janë në fuqi
Neni 161:
---------
1. Banka Qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë. Ajo ka të
drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës
shqiptare, të zbatimit të pavarur të politikës monetare dhe të
mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore të Republikës
së Shqipërisë.
2. Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet
nga Guvematori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të
Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
PJESA E KATËRMBËDHJETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
==================================================
=
Neni 162:
---------
1. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i
kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm
Kushtetutës dhe ligjeve.
2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet
nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron
në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
Neni 163:
---------
Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon:
.
Neni 164:
---------
1. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit:
a) raport për zbatimin e buxhetit të shtetit;
b) mendim për raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet
e vitit të kaluar financiar para se të miratohet nga
Kuvendi;
c) informacion për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohet
nga Kuvendi;
2. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor të
veprimtarisë së tij.
Neni 165:
---------
1. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të ftohet të marrë
pjesë dhe të flasë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, kur
shqyrtohen çështje që lidhen me funksionet e tij.
2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka imunitetin e
gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
PJESA E PESËMBËDHJETË: FORCAT E ARMATOSURA
==========================================
Neni 166:
---------
1. Shtetasit shqiptarë kanë për detyrë të marrin pjesë në mbrojtjen
e Republikës së Shqipërisë, siç parashikohet në ligj.
2. Shtetasi që, për arsye ndërgjegjeje, nuk pranon shërbimin me armë
në forcat e armatosura, është i detyruar të kryejë një shërbim
alternativ, siç parashikohet në ligj.
Neni 167:
---------
1. U shtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të
emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në
parti ose në veprimtari politike.
2. Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë
shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë
kushtetuese, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.
Neni 168:
---------
1. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përbëhen nga
forcat tokësore, detare dhe ajrore.
2. Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave
të Armatosura.
3. Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i
Presidentit të Republikës.
Neni 169:
---------
1. Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e
Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të
Mbrojtjes.
2. Presidenti i Republikës, në kohe lufte, emëron dhe shkarkon
Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit.
3. Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit, emëron dhe
shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të
ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave
tokësore, detare dhe ajrore.
4. Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i
Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të
Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese,
caktohen me ligj.
PJESA E GJASHTËMBËDHJETË: MASAT E JASHTËZAKONSHME
=================================================
Neni 170:
---------
1. Masat e jashtëzakonshme mund të vendosen për shkak të gjendjes së
luftës, gjendjes së jashtëzakonsbme ose gjendjes së fatkeqësisë
natyrore dhe zgjatin për aq kohë sa vazhdojnë këto gjendje.
2. Parimet e veprimtarisë së organeve publike dhe shkalla e
kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë gjithë
periudhës së ekzistencës së gjendjeve që kërkojnë marrjen e
masave të jashtëzakonshme, përcaktohen me ligj.
3. Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e
kompensimit të humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të
drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme.
4. Aktet që ndërmerren si pasojë e marrjes së masave të
jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjestim me shkallën e
rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të
kushteve për funksionimin normal të shtetit.
5. Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme,
nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta,
ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit
vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme.
6. Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund
të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet
referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një Presidenti ri i
Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk
zbatohen masat e jashtëzakonshme.
Neni 171:
---------
1. Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë,
Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave,
shpall gjendjen e luftës.
2. Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të
përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me
propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës,
vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm
ose të pjesshëm.
Neni 172:
---------
1. Në rastin e nenit 171 paragrafi 1, Presidenti i Republikës i
paraqet Kuvendit dekretin për vendosjen e gjendjes së luftës
brenda 48 orëve nga nënshkrimi i tij, duke specifikuar të drejtat
që kufizohen.
2. Kuvendi merr në shqyrtim menjëherë dhe vendos me shumicën e të
gjithë anëtarëve për dekretin e Presidentit.
Neni 173:
---------
1. Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike,
Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë
në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e
jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por
jo më shumë se 60 ditë.
2. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të
armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e
policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin.
3. Zgjatja e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet
vetëm me pëlqim të Kuvendit çdo 30 ditë, për një periudhë jo më
shumë se 90 ditë.
Neni 174:
---------
1. Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie
natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të
vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e
fatkeqësisë natyrore ne nje pjesë ose në të gjithë territorin e
shtetit.
2. Zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të bëhet vetëm me
pëlqimin e Kuvendit.
Neni 175:
---------
1. Gjatë gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund
të kufizohen të drejtat dhe liritë e parashikuara nga nenet: 15,
18, 19, 20, 21, 24, 25, 29, 30, 31, 32, 34, 39 paragrafi 1, 41
paragrafët 1, 2, 3 dhe 5, 42, 43, 48, 54, 55.
2. Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të kufizohen të
drejtat dhe liritë e parashikuara nga nenet: 37, 38, 41 paragrafi
4, 49, 51.
3. Aktet për shpalljen e gjendjes së luftës, gjendjes së
jashtëzakonshme ose të gjendjes së fatkeqësisë natyrore duhet të
cilësojnë të drejtat dhe liritë që kufizohen sipas paragrafëve 1
dhe 2 të këtij neni.
Neni 176:
---------
Kur Kuvendi nuk mund të mblidhet gjatë gjendjes së luftës,
Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Ministrave,
ka të drejtë të nxjerrë akte që kanë fuqinë e ligjit, të cilat
duhet të miratohen nga Kuvendi në mbledhjen e tij më të parë.
PJESA E SHTATËMBËDHJETË: RISHIKIMI I KUSHTETUTËS
================================================
Neni 177:
---------
1. Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më
pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit.
2. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës
kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme.
3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë
anëtarëve të Kuvendit.
4. Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të
tij që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum.
Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas
ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga
miratimi i tij në Kuvend.
5. Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur
këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
6. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim
ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.
7. Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i
Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.
8. Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet
përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit
tëprojektligjit në Kuvend dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3
vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum
PJESA E TETËMBËDHJETË: DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
==================================================
======
Neni 178:
---------
1. Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së
hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë
shfuqizuar.
2. Këshilli i Ministrave i paraqet Kuvendit projektligjet e
nevojshme për vënien në zbatim të kësaj Kushtetute.
Neni 179:
---------
1. Mandati i organeve kushtetuese që do të ekzistojnë me hyrjen në
fuqi të kësaj Kushtetute mbaron me afatet e parashikuara në
ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me ndryshimet dhe plotësimet përkatëse.
2. Anëtarët e Gjykatës së Kasacionit vazhdojnë veprimtarinë e tyre
si anëtarë të Gjykatës së Lartë, sipas mandatit të mëparshëm.
3. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga
radhët e prokurorëve zëvendësohen me anëtarë të rinj të zgjedhur
nga mbledihja e përgjithshme e gjyqtarëve.
4. Organet e pushtetit vendor vazhdojnë veprimtarinë deri në mbarim
të mandatit të tyre
Neni 180:
---------
1. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e
Shqipërisë para hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute konsiderohen
të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute.
2. Këshilli i Ministrave i paraqet Gjykatës Kushtetuese marrëveshjet
ndërkombëtare, të cilat përmbajnë dispozita që vijnë në
kundërshtim me këtë Kushtetutë.
Neni 181:
---------
1. Kuvendi, brenda dy deri tre vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj
Kushtetute, nxjerr ligje për rregullimin e drejtë të çështjeve të
ndryshme që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para
miratimit të kësaj Kushtetute, duke u udhëhequr nga kriteret e
nenit 41.
2. Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së
hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute dhe që kanë të bëjnë me
shpronësimet dhe konfiskimet, do të zbatohen kur nuk vijnë në
kundërshtim me të.
Neni 182:
---------
Ligji nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", si dhe ligjet e tjera kushtetuese shfuqizohen ditën
e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute.
Neni 183:
---------
Kjo Kushtetutë hyn në fuqi me shpalljen nga Presidenti i
Republikës.
__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Modifikuar nga Tulipani datė 30/05/2007 ora 19:21
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|