IQVLORA
me pushime
Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Kush eshte Krenar Ahmeti
Kam degjuar se eshte shefi i qarkullimit rrugor per qytetin e Tiranes. E kam ndjekur ne nje rast tek emisioni Zone e Lire i Chanit tek Vizion Plus.Eshte nje djale i ri,i cili ka studiuar ne nje akedemi policie ne Turqi.Ai eshte specializuar per qarkullimin rrugor te automjeteve.
Eshte i shkathet dhe teper rigoroz ne zbatimin e ligjit per sektorin ku punon.Thuhet se ai ka vendosur rregull ne gjithe ate trafik te renduar e kaotik ne kryeqytet.Ky polic,zoterues i 4-5 gjuheve te huaja, inteligjent e miqesor me qytetaret,por i rrepte me shkelsit e ligjit nuk ju pelqen disa VIP-ave ne Tirane,te cilet jane mesuar te mos zbatojne asnje rregull e ligj te shtetit tone.Nje prokurore ne Tirane e cila udhetonte me te shoqin dhe te vellain ne nje makine ishte ndalur nga nje polic i qarkullimit per shkelje te rregullave te levizjes me automjet.Pa pike turpi kjo prokurore e ka ofenduar policin e sherbimit ne menyre te ulet e te padrejte.Krenari ka nderhyre qe te zbatohet ligji dhe te vendoste autoritetin e kolegut,i cili nuk kish kerkuar asgje teper,por vetem zbatimin e ligjit.Keta prokurore e gjykates harbute e te korruptuar na jane bere si burrat e nenes thote nje fjale e urte popullore.Keta maskarenj,qe po rjepin popullin duke dhene padrejtesi kerkojne qe atyreve vete mos t'ju hyje gjemb ne kembe kur shkelin ligjin.Sa te pafytyre e te urryer jane per ne shqiptaret e thjeshte!Policet shqiptare jane hajvane,por djaloshi K Ahmeti eshte nje djale i perkryer e shume puntor.Ai ka fituar respektin e popullit te Tiranes me devotshmerin, perkushtimin dhe ndershmerine e tij ne te mire te qytetarve.Nje gjykates ne Tirane mbasi kjo rruspi prokurore e ka paditur,ka bere pezullimin e tij nga detyra.Kjo anarshiste kerkon qe ta shkel ligjin se eshte prokurore dhe te tjeret te ndeshkohen edhe kur nuk e kane shkelur ate.
Parlamenti duhet te beje ligje ne menyre qe keta arrogante te pushtetit gjyqesor te mos kene imunitet,por si gjithe qytetaret e tjere te pergjigjen para ligjit.Edhe dikujt qe do te vendoset rregull e disipline , te zbatohet ligji,te funksionoje shteti ,ne ja mbyllim gojen duke e c'kurajuar e ndoshta duke e burgosur.Cfare maskaralleku.Edhe kur keta maskarenj,prokuror apo gjykates jane kapur me presh ne dore duke ju marre pare qytetareve, shoket e tyre qe kane nje fytyre hajduti,jane mjaftuar vetem me nje largim nga puna.Per ta duhen pranga e te qendrojne behind bars.Mendoj se shtypi,shoqeria civile,por edhe politikanet tane te menderosur duhet ta ngrejne zerin per kete skandal,por sidomos Edvini.Edhe njerzit e thjeshte ne Tirane,ata qe udhetojne ne kembe e me autobuse duhet ta ngrejne zerin,sepse ai ju mbron jeten nga keta zyrtar arrogant qe udhetojne ne krahe te kundert,te shtypin dhe pastaj te bejne fajtor.
Sikur t'i kisha ne dore vetem 3 muaj keta maskarenj do tu beja autopsine.Do t'ju konfiskoja vilat e makinat e shtrenta,do t'ju konfiskoja paret e fituara me korrupsion dhe se fundi do ti coja me pranga ne duar para drejtesise.Keta jane si shushunja per ne!
Po ju tregoj nje histori te ndodhur para rreth 30 viteve.Dy komshinj ne fshatin Pilur te Himares(fshati i poetit Lefter Cipa) grineshin.Njeri prej tyre nje injrante i thosh fqinjit tjeter sa here e shihte me ha mu..n.Ky e duroi shume ,por me ne fund i dha nje te rrahur te mire sa e beri per ne spital.I rrahuri e paditi ne prokurori dhe nje dite u be gjyqi ne Vlore dhe ai u muar si i pandehur.Kur shkuan para gjykates,i pandehuri nxorri kutine e duhanit dhe po e dridhte i pa shqetsuar e ndezi.Fike duhanin i tha gjyqtari.Ky hic.Kish kthyer koken nga ana tjeter dhe nuk ja varte gjyqtarit.Kur gjyqtari i tha nja 4-5 here i pandehuri ngriti doren dhe i tha:''Ik o mos na ha mu..n!''I vini prangat urdheroi gjykatsi!Avash ,avash i tha fshatari nga Piluri.Une vetem nje here te thashe ty i tha ky e ti dashke te me arrestosh,po me kete, dhe drejtoi gishtin nga fqinji qe me thoshte dite per dite nje vit te tere te ma hash,cfare duhet te beja u?(keshtu e perdorin piluriotet,jo une por u).Gjyqi pezullohet tha gjykatsi.
Pra keta maskarenj prokuror e gjykates arrogant e te korruptuar,kur ju preken interesat e tyre hidhen perpjete sikur i pickon arrza.
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Modifikuar nga IQVLORA datė 13/06/2008 ora 12:58
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|