IQVLORA
me pushime
Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Opozita E Sotme
Ne momentet qe E Rama u be kryetar i PS dhe i opozites ndoqi politiken e konfrontimit,pra vazhdoi rrugen e te parve te tij.Politika shqiptare filloi konfliktualitetin e saj te zakonshem si ne parlament,ashtu edhe ne media.Nano u vu ne lufte te hapur me Ramen.Ilir Meta i mesuar me karrige te madhe u nda nga Nano,por edhe nga Rama.Muaji i mjaltit midis tyre mori fund dhe nje rivalitet me akuza e kunder akuza ka shperthyer ne gjirin e opozites.Dikur une kam shkruar tek ky nenforum se Rama ka vetem nje rruge shpetimi nga skifteret Nano dhe Meta;ajo eshte bashkpunimi me poziten per ceshtje me interes kombetar.Menjehere mbas zgjedhjeve te pushtetit lokal opozita ose me mire PS e lidershipi i saj e zbuti klimen politike ne vend.U be progres ne zbatimin e reformave dhe Shqiperia mori ftesen per ne NATO.Investimet nga te huajt u shtuan,por edhe investimet ne infrastrukture te bera nga qeveria po njohin rritje.Lidershipi i PS ka filluar te ndjeke nje politke te pergjegjeshme e cila eshte ne dobi te gjithe shqiptarve.Kjo lloj menyre e te berit opozite po ja rrit kredencialet E Rames.Po cfare opozite kerkon te beje liliputi Meta?Ai thote te largohemi nga parlamenti dhe me demonstrata neper rruget e Shqiperise te kerkojme rrezimin e Berishes.Ja ra Berisha,por do te vije nje tjeter Berish.Kjo do te shkaktoje nje anomali e ngecje te punes normale te shtetit.Te futesh ne zgjedhje te reja te parakoheshme eshte ne favor te Berishes.Pa karta identiteti,me nje reforme zgjedhore te paperfunduar votat do te vidheshin.Keshtu pra Shqeperia do te merrte edhe njehere note negative per zgjedhje te parregullta.Kjo do ta ishte nje ngecje ne vend.Mendoj se Rama eshte ne rregull kur thote se Saliun do ta rrezojme nga pushteti kur te vije dita e zgjedhjeve e jo duke bere rremujra e veprime te pastudiuora para kohe.Zbardhja e Gerdecit do te jete nje arme e forte ne duart e Rames dhe e gjithe opozites ne fushaten e elektorale te veres se vitit 2009.Shpresoj qe opozita te bashkohet,ne menyre qe doktori kesaj here te dale ne pension ose te jape llogari per gerdecin e te tjera pislleqe.
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|