Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Organizatat nderkombetare
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Organizatat nderkombetare

Mendoj qe do ishte me interes te dinim me shume rreth organizatave te ndryshme nderkombetare ne te cilat duam te integrohemi apo jemi pjese e tyre, historise, pse linden dhe cilat jane vlerat qe Shqiperia si anetare apo si aspirante per anetaresi duhet te perqafoje.

Mendoj ta filloj me NATO-n

Shumë institucione përpiqen që ideja fillestare, e cila frymëzoi dhe çoi në krijimin e tyre, të mbijetojë gjatë viteve. Disa prej tyre evoluojnë dhe adaptohen me sukses ndaj ndryshimeve të kohës. Ndërsa disa të tjera transformohen kaq shumë, saqë i përmbahen shumë pak strukturës së tyre fillestare.

NATO është një ndër të paktat organizata që ka pësuar transformime kaq thelbësore. Në Samitin e Pragës u duk sikur la pas shekullin e 20-të, duke pësuar një transformim të thellë për t’ju përshtatur sfidave të shekullit të 21.
Ashtu siç e cilësoi dhe presidenti çek Vaclav Havel, zgjerimi më i madh i NATO-s pas Luftës së Ftohtë me shtatë vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore, është “një shenjë e qartë, e dhënë jo vetëm për të gjithë europianët, por për të gjithë botën, që epokës, kur vendet ishin të ndara me forcë në sfera influence, apo kur të fortët ishin mësuar të nënshtronin të dobtit, i ka ardhur fundi një herë e përgjithmonë”. Kjo thënie është mëse e vërtetë për vendet, të cilat u ftuan të bëheshin anëtare të NATO-s, sepse për to anëtarësimi është një simbol i pranimit nga perëndimi, një garanci për sigurinë e tyre dhe një vlerësim i reformave në rrugën drejt integrimit të plotë në strukturat Euro-Atllantike.


Po si lindi NATO?

Ideja e krijimit të Organizatës së Atllantikut Verior i atribuohet ish-ministrit britanik të punëve të jashtme, Ernest Bevin.
Në një Evropë Perëndimore akoma të rrënuar nga lufta, dhe me një Bashkim Sovjetik që po konsolidonte triumfalisht fitoret e veta, Bevin i sugjeroi Uashingtonit, se përparimi sovjetik do të ishte i mundur të pengohej, vetëm duke organizuar dhe konsoliduar forcat etike dhe shpirtërore të civilizimit perëndimor. “Paqja the siguria mund të ruhen nëpërmjet mobilizimit të një force të atillë materiale dhe morale, që do të krijonte besim dhe energji në njërën anë dhe do të frymëzonte respekt dhe kujdes nga ana tjetër,” është shprehur Bevin.
Në fillim rreziku kryesor nga Bashkimi Sovjetik nuk perceptohej në terma ushtarake, por ai qëndronte në lodhjen morale dhe materiale të Evropës Perëndimore, që pavarësisht nga ndihma në kuadrin e planit Marshall, ishte një zonë shumë e lehtë për infiltrimin dhe propagandën komuniste.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk mund të pranonte një ndarje të Gjermanisë, që mund të përfundonte me një ndarje të Evropës, prandaj ishte i pari që e mbështeti këtë ide.
Francezët nga ana tjetër, duke kujtuar dezertimin nga ana e aleatëve të tyre në fillim të Luftës së Parë Botërore, kërkonin ndihmë të menjëhershme ushtarake që do t’i mbronte si nga një ringjallje e mundshme e Gjermanisë, ashtu dhe nga kërcënimi sovjetik.
Kanadaja, populli i të cilës nuk ishte më i gatshëm të përzihej në ndonjë konflikt të huaj, parafrazonte vazhdimisht qëllimet ekonomike dhe sociale të traktatit të NATOS. Me mungesën e gadishmërisë amerikane dhe kanadeze për t’u angazhuar ushtarakisht, teksti final i marrëveshjes, ndoshta nuk do të kishte patur fare theks ushtarak. Por sovjetikët ndihmuan shumë në ndryshimin e këtij këndvështrimi, sidomos pas organizimit të grushtit komunist të shtetit në Pragë, në 1948, si dhe vendosjen e bllokadës së Berlinit, në qershor të 1948. Impakti i këtyre ngjarjeve mjaftoi për të siguruar përfshirjen e paragrafit të famshëm nr. 5, ku nënshkruesit ranë dakort që “çdo sulm ushtarak kundër njërit, apo më shumë prej tyre në Evropë, ose në Amerikën Veriore, do të konsiderohej si një sulm kundër të gjithëve.” Ky paragraf u dha evropiano perëndimorëve sigurinë që donin, por për Uashingtonin dhe Otavën, rezonancën më të madhe e kishte paragrafi i dytë, ku shtetet anëtare u zotuan të kontribuonin në një zhvillim paqësor dhe miqësor të marrëdhënieve ndërkombëtare, nëpërmjet forcimit të institucioneve të tyre të lira, nëpërmjet një kuptimi më të plotë të principeve mbi të cilat këto institucione ishin themeluar dhe duke promovuar kushtet e stabilitetit dhe të mirëqënies. Megjithatë paragrafi 5 bënte thirrje për krijimin e një strukture ushtarake, që do mundësonte një mbrojtje të besueshme të Evropës perëndimore nga çdo armik. Kjo shënoi rikrijimin e “Aleancës së madhe” të periudhës së luftës, por kësaj here pa pjesëmarrjen e Bashkimit Sovjetik.

Diçka tjetër që influencoi krijimin e Aleancës, ishte fakti se, nën presionin e krijuar nga qëllimet e deklaruara ideologjike të Partisë Komuniste Sovjetike, u bë evidente që vetëm thirrja për respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare të arritura në fund të luftës nuk ishte e mjaftueshme për garantimin e sovranitetit kombëtar dhe pavarësisë së shteteve demokratike, të ballafaquara me rrezikun e agresionit të jashtëm. Kundërshtimi i formave demokratike të qeverisjes, represioni i forcave opozitare si dhe shkelja e lirive dhe të drejtave bazë të njeriut në shumë vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore, e shtuan më shumë këtë shqetësim.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit në vitin 1948, pesë vendet e Evropës Perëndimore: Belgjika, Franca, Luksemburgu, Hollanda dhe Britania e Madhe, demonstruan vendosmërinë për të krijuar një sistem të përbashkët mbrojtjeje dhe për të forcuar lidhjet midis tyre, në mënyrë që të mund t’i rezistonin kërcënimeve ideologjike, politike dhe ushtarake të sigurisë së tyre. Pas negociatave me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, pasoi krijimi i një aleance të vetme Atllantiko-Veriore, të bazuar në garantimin e sigurisë dhe në zotimet e përbashkëta të Evropës dhe Amerikës Veriore. Danimarka, Italia, Islanda, Norvegjia dhe Portugalia u ftuan gjithashtu që të marrin pjesë në këtë proces.
Si përfundim në prill të vitit 1949 u nënshkrua Marrëveshja e Uashingtonit, e cila hodhi themelet e sistemit të përbashkët të sigurisë, të bazuar në partneritetin e këtyre 12 vendeve.
Republika federale e Gjermanisë e krijuar nga bashkimi i tre zonave të pushtuara Britanike, franceze dhe amerikane u anëtarësua në Aleancë në vitin 1955. Ndërsa Bashkimi Sovjetik si kundërvënie ndaj krijimit të NATO-s në vitin 1955 krijon Traktatin e Varshavës.
Para republikës federale të Gjermanisë, rradhët e Aleancës ishin zgjeruar me Greqinë dhe Turqinë në vitin 1952. Ndërsa në vitin 1982 Spanja u anëtarësua gjithashtu në NATO.
Me ndryshimin e ballancës ushtarake në fund të viteve 80, shpërbërjen e Traktatit të Varshavës dhe të Bashkimit Sovjetik, bashkimin e Gjermanisë dhe anëtarësimin e të gjithë vendit në NATO, si dhe tërheqjen e trupave sovjetike, Moska nuk ishte më në gjendje të inicionte një sulm të papritur ndaj Evropës Perëndimore, prandaj ishte evidente që ndryshimi i NATO-s në përputhje me këto ndryshime do të ishte i natyrshëm dhe i paevitueshëm.
Kështu Aleanca Atllantiko-Veriore ndryshoi jo vetëm strukturën e forcave por edhe misionin e saj, duke u transformuar në një organizatë politiko-ushtarake nëpërmjet një koncepti të ri strategjik: krijimin e një mjedisi të sigurt në të gjithë Evropën, duke hapur rrugën për promovimin e stabilitetit në Evropën Qëndrore dhe Lindore nëpërmjet krijimit të marrëdhënieve institucionale me shtetet në këtë rajon. Këto do shërbenin gjithashu në promovimin e vlerave të demokracisë perëndimore në këto shtete.


Data të tjera të rëndësishme në historinë e NATO-s

· Dhjetor 1989: Eduard Shevarnaze është Ministri i parë sovjetik i Punëve të Jashtme që viziton selinë e NATO-s.
· Korrik 1990: Samiti i NATO-s në Londër u ofron bashkëpunim politik dhe ushtarak demokracive të reja të Evropës Lindore.
· Korrik 1991: Shpërbëhet Traktati i Varshavës.
· Janar 1994: NATO shpall fillimin e programit “Partneriteti për Paqe” për vendet e Evropës Lindore
· Gusht 1995: Nato fillon serinë e sulmeve ajrore kundër serbëve të Bosnjës që kishin rrethuar Sarajevën.
· Dhjetor 1995: NATO vendos 60 000 trupa paqeruajtëse në Bosnje.
· Mars 1999: Polonia, Hungaria, Çekia anëtarësohen në NATO.
· Mars 1999: NATO fillon fushatën ajrore kundër Jugosllavisë si pasojë e operacioneve ushtarake të kësaj të fundit në Kosovë. Rusia kundërshton dhe ftoh marrëdhëniet me NATO-n.
· Qershor 1999: NATO ndërpret sulmet ajrore pas 78 ditësh kur Jugosllavia bie dakort me tërheqjen e trupave të saj nga Kosova. NATO udhëheq misionin paqeruajtës në Kosovë.
· Gusht 2001: NATO dërgon trupat paqeruajtëse në Maqedoni për të mbikqyrur çarmatosjen e kryengritësve shqiptarë dhe për të mbrojtur monitoruesit e paqes.
· Shtator 2001: Për herë të parë NATO vë në përdorim paragrafin nr. 5, të kartës së saj themelore, duke i deklaruar sulmet në Nju Jork dhe Uashington si një sulm ndaj gjithë Aleancës.
· Maj 2002: NATO dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit kundër terrorizmit dhe armëve të shkatërrimit në masë.
· Nëntor 2002: NATO i bën ftesë për anëtarësimin në rradhët e saj Bullgarisë, Rumanisë, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2003 08:19
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

diskutimet e fundit ne Keshillin e Sigurimit per Irakun

Shefi i inspektorëve të armëve të Kombeve të Bashkuara Hans Bliks tha në Këshillin e Sigurimit se përpjekjet e Irakut për çarmatim janë të përziera, pasi ka sinjale të reja bashkëpunimi, por çështje shqetësuese që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

Në raportin e të premtes Bliks tha se nuk ka prova që Iraku disponon apo prodhon armë bërthamore, kimike apo biologjike. Megjithatë Iraku nuk ka paraqitur prova të besueshme për stoqet e mëparshme:
" Siç e kam paraqitur në raportin tim të 27 Janarit, Iraku në përgjithësi ka ofruar bashkëpunim në procesin e inspektimeve dhe ajo që është më e rëndësishme, ka lejuar aksesin në çdo ndërtesë dhe ka mundësuar krijimin e infrastrukturës së nevojshme për këto inspektime."
" Por sa kanë mbetur nga armët e shkatërrimit në masë dhe programet apo lëndët që lidhen me to, ( nëse ka mbetur ndonjë gjë)? Deri tani UNMOVIC nuk ka gjetur armë të tilla, vetëm një numër municionesh kimike të zbrazura, të cilat duhet të ishin deklaruar ose shkatërruar. Një çështje tjetër me rëndësi të veçantë mbetet fakti se shumë është folur për armët por lëndët nga të cilat mund të prodhohen ato nuk janë marrë parasysh"
" Sot tre muaj pas miratimit të rezolutës 1441, periudha e çarmatimit përmes inspektimeve mund të jetë e shkurtër nëse një bashkëpunim pa kushte, aktiv dhe i menjëhershëm i Irakut me UNMOVIC dhe IAEA do të ishte i disponueshëm" ka thënë shefi i inspektorëve Hans Bliks.
Mohamed ElBaradei, Shefi i agjencisë që mbikqyr programet bërthamore në Kombet e Bashkuara tha se ekspertët e tij nuk kanë gjetur prova që Iraku të ketë rifilluar programet e armëve bërthamore. Por mbeten akoma çështje të pasqaruara lidhur me mundësinë e programeve të pasurimit të uraniumit.
" Deri tani nuk kemi gjetur prova të ndonje aktiviteti të ndaluar bërthamor ose të lidhur me të në Irak. Megjithatë ka akoma një numër çështjesh të cilat janë akoma nën hetim dhe nuk jemi në gjendje të arrijmë një përfundim lidhur me to."
" Një bashkëpunim i menjëhershëm , i tërësishëm dhe aktiv nga ana e Irakut, ashtu siç kërkohet në rezolutën 1441, do të përhspejtojë procesin dhe do të na mundësojë të arrjmë nivelin e lartë të sigursë që kërkohet nga Këshilli i Sigurimit në çështjen e Irakut, lidhur me programet e mëparshme ilegale të armëve të shkatërrimit në masë dhe bashkëpunimin e mëparshëm"

Këto raporte shkaktuan reagime të ndryshme në rradhët e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Ministri i jashtëm Francez Dominique de Villepin u shpreh si më poshtë:
" Ka nga ata që mendojnë se në thelb inspektimet nuk mund të jenë efiçente. Por do doja të rikujtoja se inspektimet qëndrojnë në thelb të rezolutës 1441 dhe deri tani ata po tregojnë se kanë rezultate."
" ... Po përballemi me dy mundësi. Në vështrim të parë opcioni i luftës duket si zgjidhja më e shpejtë. Por le të mos harrojmë se pasi të fitojmë luftën duhet të ndërtojmë paqen, dhe le të kemi parasysh që do të jetë një proces i gjatë i vështirë, sepse duhet të ruajmë unitetin e Irakut, dhe të sjellim një stabilitet afatgjatë në vend dhe një rajon që do të jetë mjaft i goditur nga imponimi i forcës"
" Në të kundërt të përdorimit të forcës, inspektimet ofrojnë një alternativë që do të na ndihmojë t'i afrohemi dita ditës një çarmatimi efikas dhe paqësor të Irakut. Duhet të pyesim vetveten nëse ky opcion është zgjidhja më e shpejtë dhe më e sigurt"
" Pasi sot asnjë nuk mund të thotë me sigur që rruga e luftës do të jetë më e shkurtër se ajo e inspektimeve. Askush nuk do thotë me siguri që rruga e luftës do të ketë si përfudnim një botë më stabël, më të drejtë dhe më të sigurt, pasi lufta gjithmonë është rezultati i një dështimi"
" Prandaj le t'u japim inspektorëve të Kombeve të Bashkuara kohë të mjaftueshme në dispozicion për të plotësuar qëllimin e tyre, por le të mbetemi gjithsesi vigjilentë të gjithë së bashku dhe le të kërkojmë nga shefat e inspektorëve të raportojnë rregullisht para Këshillit të Sigurimit. Franca sugjeron që të takohemi sërisht në 14 mars për të rishikuar situatën, deri atëhere do të jemi në gjendje të vlerësojmë progresin e arritur dhe atë që mbetet për t'u arritur"
Edhe ministri i jashtëm rus së bashku me atë francez sugjeroi se kërcënimi i luftës, i theksuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania është nxitur më shumë nga emocionet sesa nga faktet. Dhe se përdorimi i luftës mund të jetë vetëm mundësia e fundit. Anëtarja e përhershme e Këshillit Kina si dhe të paktën 5 anëtarë të tjerë mbështetën propozimin francez për mbështetjen e inspektimeve si e vetmja mënyrë për çarmatimin e Irakut.

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit Kolin Powell dhe sekretari për marrëdhëniet me jashtë i Britanisë Jack Straw thanë se sjellja e Irakut nuk ka qenë serioze për bashkëpunim dhe se Këshilli duhet të konsdierojë kërcënimin për përdorimin e forcës në mënyrë që të mbajë presionin mbi Irakun.
" Nëse vendosim t'u japim inspektorëve një kohë të pakufizuar, por pa bashkëpunim në substancë atëhere çarmatimi i Iraku dhe paqja dhe siguria e komunitetit ndërkombëtar për të cilat jemi të përgjegjshëm nuk do të lehtësohen por do jenë gjithnjë e më të vështira për t'u arritur. Shpresoj që një zgjidhje paqësore për këtë krizë të jetë e mundur akoma, por kjo kërkon një ndryshim thelbësor dhe të menjëhershëm nga ana e Sadam Huseinit. Zgjidhja paqësore e krizës Irakene mund të arrihet vetëm nëse ne, Këshilli i Sigurimit do të ruajmë presionin ndaj këtij tirani, t'u japim një kuptim fjalëve tona dhe vendimeve të cilat i kemi marrë kolektivisht dhe të jemi gati që të sigurojmë Irakun se do të përballet me konsekuenca serioze të cilat ne të gjithë vendosëm se do të realizohen nëse dredhitë e tij nuk do të marrin fund."
Ndërsa Powell tha " ajo që kemi nevojë nuk janë më inspektimet, apo aksesi në objekte të ndryshme, por një bashkëpunim të menjëhershëm, aktiv, të pakushtëzuar, dhe të plotë nga ana e Irakut. Ajo që kemi nevojë është çarmatimi i Irakut."
" Shumë prej jush nuk do donin të përballeshin me këtë çështje, por është një temë që duhet trajtuar dhe kjo është diskutimi nëse ka ardhur koha apo jo që të marrim ne konsideratë konsekuencat e parashikuara në rezolutën 1441 kundër Irakut"

Megjithatë si përfundim inspektorëve u është dhënë më shumë kohë ndërsa amerikanët planifikojnë të paraqesin prova të reja kundër Irakut.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2003 14:26
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ja shtetet qe perdorin veton ne ONU

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re vetot.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 97 herė.

Vetem 5 shtete kane te drejte vetoje ne keshillin e sigurimit te OKB (15 pjestare):
Kina, Franca, Rusia, Anglia dhe SHBA.

Nga viti 1990 deri ne 2002 vetoja eshte perdorur 11 here.
7 here e ka perdoru SHBA, 2 here Rusia dhe 2 here Kina.

Nga 7 heret qe e ka perdorur SHBA 5 vetot e fundit kane qene te gjitha per te mbrojutur Izraelin nga rezolutat e ONU-t.
Te gjitha projekt-rezolutat denonin thyerjen e ligjeve nderkombetare dhe thyerjen e te drejtave te njeriut nga ana e Izraelit. Me poshte gjendet tabela e vetove te vena.

Eshte interesant fakti se shteti qe e zhvleresoi kete menyre votimi, e ka perdorur me shume nga te gjithe...

Ndryshimi i kesaj menyre votimi ka filluar qe ne vitin 1979 por sigurisht qe pese shtetet e privilegjuara kane treguar disi rezistence. Ndryshimi i struktures se OKB-se eshte nje nevoje qe nenvizohet dhe ne raportin e UNDP (Development Program) te vitit 2002. Ajo qe habit eshte fakti sesi shteti qe ben pjese ne pesçe, dhe ka perdorur veton shpesh kohet e fundit ta quaje kete menyre votimi nje mbeturine politike te luftes se dyte boterore. Kete ne fakt e thone shume shtete, por nuk pritej ta thonte vete SHBA.

Mbase rruga per nje strukture te re te ONU-t duhet te kaloje ne fillim nga respekti per demokracine, dhe do ish mire qe shtetet qe e konsiderojne veton te tejkaluar te mos e kishin perdorur per qellime personale kunder votes se shumices. Vetoja nuk eshte loje!

Modifikuar nga déją-vu datė 08/10/2003 ora 14:12

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2003 03:44
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re armet.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 88 herė.

Materialet jane marre nga

HUMAN
DEVELOPMENT
REPORT 2002
Deepening democracy in
a fragmented world

Shikoni sesi SHBA ka eksportuar gati 50% te armeve neper bote.

Interesant fakti se 4 shtetet qe eksportojne me shume arme jane edhe pjestare ne ONU me te drejte vetoje. Duket sikur shesin armet e pastaj ndeshkojne bleresit. Me ngjan me rastin amerikan qe ne fillim e armatosi Saddamin, e tani po e lufton.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2003 04:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Thumbs up

Injorimi i OKB, rrezik per demokracite eurolindore

Artikulli i meposhtem eshte marre nga gazeta Korrieri, date 13/04/2003 dhe botohet i sakte pa asnje ndryshim



"Filloi lufta?! Urra! O burra ta shfrytezojme kete dhurate te pacmuar te diktatorit irakian Sadam Husein (zoti e bekofte gjakesorin!) per t'i deshmuar me vepra perkrahjen tone pa kufi mikes sone te madhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. "Vellezerit" amerikane me kot kane kujtuar se ne i duam ata vetem kur ua kemi nevojen apo per banknotat e tyre jeshile. Ja ku erdhi momenti qe t'i tregojme Amerikes se madhe se zemrat tona te vogla rrahin me ritmin e zemres se saj gjigande." - Ky eshte pak a shume refreni zyrtar i politikes se jashtme te Kroacise, Rumanise, Cekise, Polonise, Letonise dhe ne pergjithesi i te gjitha shteteve te tjera eurolindore qe akoma jane ne pelenat e demokracise.

S'kemi perse te cuditemi shume nga sjellja prej servilesh te demokrateve hipokrite eurolindore; nuk themi kot ne shqiptaret se jo gjithmone huqi del me shpirtin. Me gjithe ndryshimet dhe arritjet pozitive qe jane shenuar ne dy dekadat e fundit ne Evropen Lindore, ne thelb shume gjera ne kete rajon te botes kane mbetur ashtu si para shembjes se murit berlinez. I vetmi ndryshim per shume nga keta sejmene te perjetshem te fuqive te medha eshte zevendesimi i padronit te dikurshem sovjetik me padronin e ri amerikan. Mbreti i vjeter vdiq! Rrofte e qofte mbreti i ri!

Ne qofte se mendoni se politika e jashtme shqiptare nuk eshte ne nivelin e duhur ne keto caste historike, e keni shume gabim. Politikanet shqiptare nuk kane ngelur kurresesi mbrapa kolegeve te tyre eurolindore ne shpalljen boterisht te mbeshtetjes se tyre te plote per Ameriken e madhe dhe Bushin e vogel, pikerisht ne nje moment kyc kur amerikanet e ngrate nuk bejne dot pa perkrahjen e botes, vendeve eurolindore dhe vecanerisht te nje vendi me kaq peshe te madhe ne arenen nderkombetare, si Shqiperia. Dhe nuk e kam fjalen ketu vetem per politikanet e lindur te Tiranes, por edhe per profesionistet e regjur ne lemin e politikes boterore, shefat e diplomacise shqiptare ne Prishtine.

Politika e jashtme e kombit shqiptar ka qene gjithmone e suksesshme (nje korrigjim i vogel - shume e suksesshme) keshtu qe eshte me se normale qe politikanet e sotem te Shqiperise dhe Kosoves te ecin ne gjurmet e ndritura te te pareve. Beme baba te te ngjaj. Dikush mund te pyes me shpoti se, po qe se ne shqiptaret paskemi qene pelivane te pashoqe dhe me nuhatje kaq te mprehte persa u perket ceshtjeve te koklavitura te politikes rajonale dhe boterore, si shpjegohet qe vazhdojme te ngelemi nje komb me territor (dhe jo vetem me territor) te sakatuar si asnje komb tjeter ne Evrope, ne mos ne bote. Pergjigja eshte shume e thjeshte: miqte na kane dalur shpesh here te pabese. E perse? Sepse ne shqiptaret jemi ngutur gjithmone kur ka qene puna ne zgjedhjen e miqve. Jo rralle ne kemi zene me teper yxhym dhe zell "miq", "vellezer" dhe "motra" vetem per te na u hapur syte kur ka qene teper vone.

Lartmadheria e tij Zogu gjeti miq per koke mes serbeve per te evituar rrezikun katastrofik qe mund t'i vinte Shqiperise nga qeveria e saj e pare demokratike! Ne qofte se ju te nderuar lexues, ashtu si une, nuk patet lindur ne ato kohe per te deshmuar me syte tuaj bemat e mbretit tone diplomat, disa nga ju sigurisht qe nuk i keni harruar "vellezerit" komuniste te ish-shtetit frankenshtain te Jugosllavise dhe "mikun per koke" te Shqiperise dhe shqiptareve, Josif Broz Titon.

Disa nga ju qe kane lindur pak me vone, patjeter qe e keni te gjalle kujtimin e Baba Stalinit, i cili se bashku me milionat e ruseve na adaptuan ne shqiptareve thjesht se u hyme ne zemer per virtytet tona te rralla. Tani vertet qe Shqiperia, ashtu si Gjermania Lindore, perbente nje rast ideal per caret komuniste te Moskes per te kercenuar Bllokun Perendimor, duke qene te pranishem ushtarakisht ne Detin Jon dhe Mesdhe, po kjo ishte nje ceshtje sekondare para qellimit te tyre fisnik per te mbrojtur Shqiperine nga kapitalistet dhe imperialistet, si dhe kusherinjte e tyre sllave ne Ballkan.

Ndersa ju lexues qe, jo per fajin tuaj, nuk patet mundesi te derdhni lote kur mbylli syte Stalini, meqe akoma nuk kishit ardhur ne kete bote, besoj se i keni te gjalla vitet e miqesise se pashoqe te Enver Hoxhes me Mao Ce Dunin dhe popullin vella kinez, qe ishte i gatshem te nisej ne kembe per te na ardhur ne ndihme ne shqiptareve po qe se kercenoheshim ushtarakisht nga Perendimi dekadent kapitalist. Po te mos kishte qene diplomacia e sterholluar shqiptare, trumbetonin diplomatet profesioniste te Enverit gjate muajit te mjaltit me kinezet dhe sidomos kur arritem t'u deshifronim buzeqeshjen hipokrite, askush nuk do ta pranonte Kinen e Madhe ne Kombet e Bashkuara. Dhe kishin te drejte: fundja kush e cante koken ne bote per nje vend kaq te parendesishem nga numri i popullesise, siperfaqja territoriale dhe potenciali ekonomik si Kina? Askush, pervec ne shqiptareve!

Ndersa per ju lexuesit me te rinj ne moshe se une, nuk ka nevoje t'ju kujtoje momentin hisorik te mberritjes se sekretarit amerikan, Xheims Bejkerit, ne fillim te proceseve demokratike ne Shqiperi. Edhe Krishtin e Muhametin nuk do ta kishim mirepritur me kaq dashuri dhe shprese sa Bejkerin e shkrete i cili, si Edith Durham ne fillim te shekullit te njezete, u tromaks nga mikpritja jone epike dhe torturuese. Po fundja ne qofte se miqte tane nuk jane te pergatitur per te tilla shprehje miqesore publike, vete e kane fajin. Ne Shqiperi, ashtu si ne te gjithe Ballkanin, mikpritja, si gjithcka tjeter, eshte e permasave marramendese! Ka shume mundesi qe Bejkeri te kete paralajmeruar bosin e tij, themeluesin e Dinastise se Busheve, si dhe presidentet e tjere amerikane per rreziqet qe vijne nga mikpritja e frikshme shqiptare. Kjo eshte arsyeja kryesore qe presidentet amerikane nuk kane guximin te vene kemben ne Shqiperi edhe sot e kesaj dite.

Por fundja Bejkeri e meritonte ta prisnim si shenjtor i gjalle. E kush na ka dhuruar ne shqiptareve te varfer 6 milione dollare ndonjehere pa iu dridhur dora! Ëall Street akoma nuk e ka marre veten qe kur Amerika i akordoi cdo shqiptari nga 3 dollare!

Duke pasur parasysh investimin marramendes te Amerikes ne Shqiperi, nuk eshte per t'u habitur qe politikanet shqiptare po cirren kush e kush me teper se njeri-tjetri dhe sigurisht me shume se lideret demokratike te Evropes Lindore per te mbeshtetur agresionin amerikan ndaj nje shteti sovran si Iraku. Po fundja baballaret e politikes shqiptare kane te drejte t'ua kalojne eurolindoreve ne kete "gare" te shprehjes se solidaritetit sepse Amerika ka bere per ne shume me teper se per ata. Tani, eshte e vertete qe disa vende eurolindore jane pranuar ne NATO para nesh, dhe ne vitin 2004, po para nesh, do te futen ne Komunitetin Evropian, po se mos u be kiameti! Evropa perendimore aty eshte, dhe nuk po e mbulon deti nga ngrohja e planetit! Nuk na pranoi ne gjirin e saj ne vitin 2004 do te na pranoje ne vitin 3004. Se mos u sosen vitet! Te gjithe e dine se Shqiperia gjeografikisht (dhe me thene te drejten, vetem gjeografikisht) eshte ne Evrope. E ce pastaj, qe per amerikanet dhe fuqite evropiane kufijte e Evropes Lindore fillojne jo nga Shqiperia, por nga Letonia! Nuk e kuptoj se perse duhet ta prishim zemren edhe sikur, fjala vjen, Tajvani te pranohet ne Komunitetin Evropian para Shqiperise. Kinezet kane plotesisht te drejte ta konsiderojne veten si evropiane po qe se duan!

Ajo qe eshte vertete e papranueshme eshte qendrimi hipokrit i disa lidereve te demokracive eurolindore, te cilet publikisht shpallin perkrahjen e tyre pa rezerva ndaj SHBA-se, ndersa pas shpine, si puna e kroateve apo e turqve te gjore (qe Evropa Perendimore i konsideron si aplikante te papranueshem per anetaresim, meqe nuk kane fene e duhur!) thone se jane te detyruar te shkojne pas Amerikes vetem per favoret qe presin nga ajo. Hipokritet!

Me ne shqiptaret punet jane komplet ndryshe. Jemi apo nuk jemi ne NATO, pranohemi apo nuk pranohemi ne Komunitetin Evropian, per Ameriken ne mbetemi miq per koke, aleate te patundur, kolege te pazevendesueshem.

Me te drejte shumekush, edhe une ne mes tyre, mund te thote se Amerika na doli perkrah ne shqiptareve gjate luftes se Kosoves, dhe eshte me se e natyrshme qe tani se superfuqia e vetme e botes ndihet kaq e vetmuar dhe ne pike te hallit, ne duhet ti dalim per krah. Plotesisht e vertete. Ne shqiptaret gjithmone kemi qene te moralshem ne politiken tone nderkombetare dhe nuk ka kuptim qe qendrimi yne parimor te ndryshoje tani. Duan apo nuk duan ta pranojne ca cinike ne mesin tone, nuk perjashtohet mundesia se po te ishte per Evropen, kete "kurve plake" sic na pelqen ta quajme shpesh kete rajon te botes te cilin mundohemi me mish e me shpirt qe t'i ngjitemi, ne mos me zamke te pakten me uje, racistet e terbuar serbe do te kishin arritur ta spastronin Kosoven etnikisht nga shqiptaret ne vitin 1999.

Por dashuria jone per Ameriken as nuk lindi dhe as nuk lulezoi ne vitin 1999. Rreth nje dekade me pare se te fillonte lufta e Kosoves, Amerika na ishte ulur kembekryq ne zemer ne shqiptareve sa qe nuk do te kete perendi qe te na e shkuli qe andej. Qe nga vendosja e marredhenieve diplomatike me Ameriken, jo rralle ne shqiptaret kemi pasur pershtypjen se kemi, jo nje, por dy presidente: ambasadorin amerikan ne Tirane si dhe nje partiak shqiptar. Dhe kjo eshte vertet shume domethenese, sepse nuk ndjehemi kurre se na mungon kujdesja presidenciale: kur njeri President fle apo qofte larg eshte me grip, tjetri qendron zgjuar dhe i shendetshem, e keshtu me radhe.

Amerika eshte dhe duhet trajtuar me vemendje te vecante si aleate, por te mos harrojme se Shqiperia ndodhet ne Evrope dhe jo diku ne nje arqipelag ishujsh ne Oqeanin Atlantik. Komuniteti Evropian do te na pranoje ne gjirin e tij dikur po te duan fuqite europerendimore dhe jo po qe se kemi bekimin apo rekomandimin e ketij apo atij Presidenti apo administrate amerikane per sjellje te mire dhe besnikeri pa kufi ndaj Shteteve te Bashkuara. Fuqite evropiane si Franca dhe Gjermani mund te mos jene "miqte" tane te preferuar sot per sot, po ata mbeten, duam apo nuk duam ne, lojtare me peshe ne pelivanlleqet e politikes boterore, evropiane dhe ballkanike. Te dalesh hapur si tellall ne mbrojtje pa rezerva te politikes agresive amerikane sot do te thote t'i prishesh pune vetes. Amerika, tha para disa ditesh ne nje manifestim kunder luftes dramaturgu i mirenjohur anglez Harold Pinter eshte nje monster i terbuar qe komuniteti nderkombetar duhet te perpiqet ta mbaje nen kontroll. Ne shqiptaret nuk e mbajme dot Ameriken nen kontroll, sic po perpiqet me kot Toni Bler, prandaj le te mos harrojme se kusuret e te madhit shpesh here i paguajne te vegjelit, (nuk na falet po qe se akoma nuk kemi nxjerre mesime nga pasojat qe patem dhe vazhdojme te kemi si komb, kur dha shpirt perandoria turke) edhe sidomos ata te vegjel qe jargaviten ose ngaqe nuk e kane haberin se si luhen kartat ne politike dhe diplomaci ose ngaqe zhgaraviten pa pike turpi per ca perfitime mjerane. Lufta e tanishme kunder Irakut eshte fillimi i nje lufte per rindarjen e re te botes, dhe ne shqiptaret nuk duhet te mashtrohemi nga retorika e propogandes amerikane se misioni i tyre eshte thjesht humanitar!

Dr. Gezim I. Alpion

Doktor ne Filozofi

UNIVERSITETI I BIRMINGHAMIT, ANGLI

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2003 23:15
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

1) Eshte e veshtire qe mes "ironise aq te holle" dhe ligjerates se gjate te zotit profesor te kapesh idene e tij: Politika e jashteme Shqiptare beri gabim qe mbeshteti kaq haptas Sh.B.A. Pak veta besoj se nuk jane dakort me kete ide.

2) Profesori e ka gabim kur mendon qe vetem ne Shqiptaret jemi aq te pazote sa te na cungohet territori, aq me teper ne gadishullin Ballkanik s'besoj te kete ndonje shtet qe s'mendon si ne duke filluar qe nga Greqia ne Jug e deri tek Rumania ne veri.

3) Matematika dhe filozofia si duket jane lende qe nuk shkojne bashke, 6 milione dollare pjestuar per 3 milione Shqiptare jane 2 dollare per person dhe jo 3 .

4) Nuk ka perse te nxije popullin zoti profesor kur politika e jashtme behet nga politikanet; te tallesh me pritjen qe Shqiptaret i bene James Baker pas renies te diktatures eshte si te tallesh me nje person qe ka qene duke vdekur per uje dhe pasi dikush i zgjati nje gote uje tani e falenderon perzemersisht.

5) Profesori flet kundra propagandes amerikane, por nuk harron te fusi ca rrjeshta nga propaganda e tij europiane/pacifisite/anti-amerikane per luften e dominimit te globit pa permendur perse keto ide jane te sakta dhe ato qe ne duhet ti marrim te sinqerta dhe te ndershme, ndryshe nga ato idete mashtruese amerikane.

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2003 03:20
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Reforma nė NATO

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s në një takim në Bruksel kanë rënë dakord për të bërë ndryshime të mëdha në komandën ushtarake të aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm, Lordi Robertson, tha se ndryshimet përbëjnë reformën më radikale të historisë 54 vjeçare të NATO-s dhe do të rrisin aftësitë e saj ushtarake.

Zyrtarët thonë se në fokus tani do të jetë në dislokimin në terren të forcave më fleksible që duhet të përballen me kërcënimet e sigurisë jashtë kufijve të NATO-s.

Në takimin dy ditor në Bruksel pritet të diskutohet dhe ristrukturimi i aleancës, e cila vitin e ardhshëm do të ketë jo më 19, por 26 anëtarë.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Qershor 2003 20:08
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

US-EU qendrme te ndryshme per rolin e OKB ne Irak

Pse Administrata Bush ka refuzuar nje rol me te madh te OKB-se ne Irak????

Presidenti Bush është zotuar që t'u lejojë Kombeve të Bashkuara një rol " jetësor" në Irakun e pasluftës, por e përcaktoi këtë rol kryesisht për shpërndarjen e ndihmave, ushqimeve dhe ilaçeve.

Franca dhe Gjermania si dhe vende të tjera kanë kërkuar një rol qëndror për Kombet e Bashkuara në Irak.
Tensioni lidhur me rolin e OKB-së përqëndrohet në vendosjen e të ashtuquajturit autoritet i përkohshëm iraken, i cili do të merrte përsipër shumë nga administrimi ditor i vendit nga ushtria amerikane dhe britanike si dhe mbikqyrësit civilë. Autoriteti i përkohshëm do t'ia kalonte më pas kompetencat një qeverie plotësisht të ligjshme irakene.
Presidenti Bush duket se ka ruajtur të drejtën për të caktuar apo miratuar udhëheqësit e qeverisë së përkohshme duke i kufizuar Kombet e Bashkuara vetëm në sugjerimin e emrave të irakenëve që do të marrin pjesë në këtë qeveri si dhe në dhënien e legjitimitetit këtij autoriteti të përkohshëm.

Keshilli Qeveritar i Irakut u be publik nga Administratori civil amerikan i Irakut PAul Bremer me 13 Korrik.
Këshillit Qeveritar të Irakut, eshte një organ egzekutiv që u jep irakianëve fjalën në qeverisjen me vendin e tyre dhe përfaqëson të gjitha grupet e ndryshme të shoqërisë irakiane.
Këshilli është organi i parë egzekutiv që formohet që kur forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara dëbuan Saddam Husseinin para tre muajve.
Këshilli do të ketë kompetenca të emërojë ministra, të shqyrtojë ligje, të nënshkruaj marrëveshje dhe të miratoj buxhetin e vendit, por administratori Paul Bremer do të ketë kompetenca që të zhvlerësojë çfarëdo vendimi.

Ky pushtet i administratorit civil amerikan do te thote drejtim i vendint nga Amerikanet apo nga Irakenet????????

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2003 19:28
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Organizatat nderkombetare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.