Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Isa Boletini dhe vuajtjet e familjes se tij
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Isa Boletini dhe vuajtjet e familjes se tij

Isa Boletini renditet dhe vlerësohet si një ndër figurat më të njohura të lëvizjes për liri e pavarësi kombëtare dhe si një personalitet i lartë i të gjitha kohërave.

Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në vitin 1864. Duke u lindur dhe rritur në një familje me tradita të larta patriotike e atdhetare, që gëzonte autoritet në të gjithë rrethinat e Kosovës, që në moshë të re merr pjesë si luftëtar i Lidhjes së Prizrenit në betejën e Slivovës. Isa Boletini më 28 Nëntor 1912 së bashku me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin ngritën në Vlorë flamurin Shqiptar të pavaresisë. Në kryengritjen e Carrlevës dhe në kryengritjet kundra turqve ka udhëhequr forcat duke qenë komandat i tyre, në vitin 1913 ka qenë anëtar i delegacionit shqiptar në Londër, ku dhe ka protestuar me forcë kundra grabitjes së tokave etnike të Shqipërisë. Në janar te vitit 1916 vritet pabesisht vetë i tetë nga forcat terroriste serbo-malazeze në Podgoricë.

Për familjen e Boletinëve nuk do të mjaftonin vetëm mizoritë e masakrat serbe por ato do të pasoheshin edhe nga persekutimi komunist në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht ne vitin 1943 grupi gueril komunist i Shkodrës i bën atentat të birit te Isës, Adem Boletinit. Ademi kishte kryer akademinë ushtarake dhe kishte qenë Komandant i Njësive që mbrojtën Kongresin e Lushnjes dhe ishte fanolist. Vrasja u bë me urdhër nga jashte në bashkëpunim me komunistët shqiptar.

Në vitin 1946 sigurimi i shtetit arreston të shoqen e Ademit, Adile Boletini (Bekteshi) me akuzën për veprimtari armiqësore kundra pushtetit popullor. Mbas tre muaj në hetuesi ku u torturua çnjerëzisht nga Nesti Kopali e Zoi Themeli, dënohet me 5 vjet heqje lirie, vite këto që i kreu plotësisht. Në vitin 1947 Ismet Boletini, nip i Isës, mbasi ngre flamurin shqiptar në trenin Mitrovicë-Beograd, arratiset për Shqipëri, por këtu dënohet me 8 vjet burgim dhe vuan dënimin në burgun e Spaçit. Tafil Boletini, i nipi, bashkëluftëtar i Isës, megjithëse i moshuar, lidhet me tela dhe u dorëzohet jugosllavëve.

Në Kosovë, i biri i Isës, Asllani var veten në burgjet titiste, ndërsa djemtë e tjerë duke luftuar me armë në dorë kundër serbo-malazezëve, vriten dhe ekspozohen për terror në mes të Mitrovicës, kurse Skënderi pushkatohet në Tivar. Në vitin 1943 pushkatohet pa gjyq në Prizren i riu Rasim Dajçi, nip i Isës, nga forcat sllavo-komuniste me në krye Shefqet Peçin. edhe ky ushtarak i lartë, akademist. Një tjeter nip i Isa Boletinit, që dënohet nga diktatura komuniste në Shqipëri, është edhe shkollari akademist Enver Dajçi, zotërues i gjashtë gjuhëve të huaja dhe si një ndër firmëtaret e parë që nënshkruan Rezolucionin për Pavarësinë e Kosovës në dhjetor të vitit 1943.

Dhe tragjedia vazhdon, Ismeti një nip tjetër i Isës, dënohet me vdekje, Muja dhe Kapllani arrestohen dhe dënohen me nga 20 vjet në burgjet serbe. Nje nip tjetër vritet gjoja aksidentalisht tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Ali Boletini, nip i Isës, dënohet me 20 vjet burgim dhe më pas arratiset për Shqiperi.

Këto vrasje e persekutime ndër breza me rradhe mbi familjen e Heroit Isa Boletini dhe të qindra e mijra shqiptarëve nga dora makabër e sllavo-komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav deri në ditët e sotme janë fakte e dokumenta rrënqethëse të popullit tonë, që përveç vuajtjes dhe dhimbjes që kanë brenda, kanë lënë gjurmë të thella në historinë e saj. Në çdo përvjetor të shpalljes së pavarësisë krahas patriotëve të tjerë përkujtohet edhe figura burrërore e luftëtarit të madh kombëtar Isa Boletini.

Përgatitur nga Mimoza Dajçi
Mbesë e Familjes së Boletinëve

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2003 15:53
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

ANALISTE......

tregoji pak ALBANIAN se cfare i beri komunizmi familjes se ISA BOLETINIT ...ate qe nuk ja beri as serbi

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Dhjetor 2003 22:29
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SUNBELOVED Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SUNBELOVED nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

ciao fidel

Per ty te gjithe genjejne, vetem Xhaxhi Dulla tregonte te verteten.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2004 17:23
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

epo fidel kastro keshtu e kishte metoden xhaxhi dulla

edhe omaret i vrau te gjithe, me sakte burrin e motres se vet dhe e la vetem me nje djale dhe djalin e beri jurist

vriste priste dhe pastaj u ngrinte nderin.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2004 17:58
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

sikur ti te shpalosje idealet e atdheut edhe mund te diskutohej. por kur ti shpreh vrerin tend ndaj te gjithe shqiptareve qe nuk i perkasin gjakpiresve c'te diskutosh me ty.

ti je antishqiptar antihuman dhe adhuron te perbuzesh dhe te vjellesh vrer mbi cdo lloj njeriu qe ka vuajtur gjate diktatures.

anyway ka kush te merret me ty. nuk jam me une

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2004 12:06
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

ciao fidel

Duket qe i ke lexu mire mesimet e xhaxhit. Parrulla e tij ishte "o me ne o kunder nesh, rruge te mesme s`ka"

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2004 12:18
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Isa Boletini dhe vuajtjet e familjes se tij

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.