Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Globalizimi dhe tė ardhurat
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Globalizimi dhe tė ardhurat

Shumë slogane dhe protesta mbi globalizimin bazohen mbi pretendimin, më shumë një ide fikse se sa i argumentuar, se ai (globalizimi ), nxit rritjen ekonomike vetëm për të pasurit. Edhe nëse këto janë vendet e pasura apo grupet e pasura sociale brenda të njëjtit vend, vizioni i përgjithshëm i antiglobalistëve është se ky proces përkeqëson raportin e shpërndarjes së të ardhurave në dobi të të pasurve, apo në versionet më radikale, dëmton të varfrit ndërsa shton me të njëjtën masë pasurinë e grupeve të pasura sociale. Shumë liderë të lëvizjeve antiglobalizëm i qëndrojnë me këmbëngulje idesë se “ekonomia globale ka nxitur në mënyrë dramatike pabarazinë midis vendeve dhe brenda vendeve në të dy kategoritë e mësipërme”. Por përgjithësisht, ekonomistët shprehen për një të vërtetë ndryshe. Në radhë të parë, për të hedhur poshtë këtë tezë, shërben fakti se (bazuar mbi prova empirike) rritja ekonomike e vendeve të ndryshme tregon, në mënyrë të vazhdueshme dhe pa asnjë mëdyshje se hapja e ekonomisë dhe e shkëmbimeve tregtare është një vektor i rëndësisë së parë për rritjen ekonomike të një vendi. Vendet më pak të pasura të cilat adoptojnë hapjen ekonomike (me fjalë të tjera globalizimin) kanë tendencën e qartë për të konverguar në nivelet e mirëqenies së vendeve të tjera të zhvilluara. Ato vende të cilat nuk hapen, ruajnë nivelet e tyre të varfërisë, madje në disa raste i thellojnë ato. Në radhë të dytë, sipas të dhënave të reja mbi shpërndarjen e të ardhurave brenda një vendi tregohet se grupet sociale të ndryshme përfitojnë në të njëjtën masë nga një ekonomi e hapur. Në një kërkim të fundit të Bankës Botërore, dy kërkues dhe ekonomistë të njohur, David Dollar dhe Aart Kraay, në studimin e tyre (Growth is good for the poor; viti 2002), tregojnë me një mjaftueshmëri të madhe të të dhënave empirike se rritja e të ardhurave mesatare për frymë e një vendi përkon me të njëjtën rritje të të ardhurave të qytetarëve më të varfër. Duke përdorur të dhënat zyrtare nga 80 vende të ndryshme në 40 vjetët e fundit, autorët konsiderojnë si të ardhura të “qytetarëve më të varfër” në çdo vend 20 % të qytetarëve më të ardhurat më të pakta për frymë.
Për ta shprehur më thjesht këtë koncept me anë të fjalëve, kjo do të thotë se nëse një vend është rritur në 40 vjetët e fundit me 35 %, edhe të ardhurat e qytetarëve më të varfër janë rritur me 35%. Një rezultat i tillë, i cili konfirmohet duke marrë për bazë edhe normat e rritjes, jo vetëm rritjen e të ardhurave për frymë, tregon se një ritje e të ardhurave, e cila i dedikohet rritjes ekonomike të vendit, shkon drejtpërsëdrejti në rritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të saj, të grupeve të varfra ashtu edhe të grupeve të pasura me të njëjtën madhësi. Duke i ndarë vendet në dy grupe, grupin e vendeve të zhvilluara dhe grupin e vendeve më pak të zhvilluara, Dollar dhe Kraay, hodhën poshtë teorinë e Kuznets, duke demonstruar se rritja e të ardhurave mesatare jep të njëjtin ndikim mbi rritjen e të ardhurave të qytetarëve më të varfër, në të dyja grupet e vendeve të mësipërme. Për më tepër, duke e ndarë periudhën historike në dy pjesë, (përpara 1980 dhe pas 1980), autorët kanë demonstruar se efekti mbi rritjen e të ardhurave të qytetarëve më të varfër është thuajse identik edhe në këto dy nënperiudha, duke hedhur poshtë një “ide fikse” e cila shprehte se rritja ekonomike në periudhën pas vitit 1980 është më e pabarabartë ndërmjet vendeve të ndryshme.
Një aspekt i dyte i punës së Dollar dhe Kraay ishte tema e recesionit ekonomik. Thuajse njësoj siç ngjet me zhvillimin ekonomik, autorët demonstrojnë se periudhat e rënies ekonomike (periudha me rritje negative ekonomike) dëmtojnë grupin e qytetarëve të varfër, ekzaktësisht sa dëmtojnë mesatarisht edhe grupet e tjera sociale. Koefiçienti i regresit, i vlerësuar vetëm për periudhat e rënies ekonomike, konfirmon që një pakësim i të ardhurave mesatare përkthehet në raportin 1 me 1 mbi të ardhurat e grupit të qytetarëve më të varfër. Sigurisht mund të debatohet mbi idenë se një pakësim i të ardhurave në këto peiudha do të dëmtojë atë që ka më pak të ardhura, por nuk ka asnjë provë që tregon se ndikimi i periudhave të recesionit ekonomik mbi grupet sociale është asimetrik dhe prek më shumë grupin e të varfërve. Pjesa më befasuese e këtij kërkimi shkencor ishte efekti i evidentuar i disa lloj politikash në nivelin makro dhe karakteristikash institucionale të vendeve të ndryshme. Studiuesit konsiderojnë si të një rëndësie të dorës së parë përqasjen ndaj faktorëve si: rreptësia e ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të pronës private. Ata gjetën një ndikim të fortë pozitiv të këtyre faktorëve në rritjen e të ardhurave të grupeve të ndryshme sociale të këtyre vendeve, të grupit të qytetarëve të varfër, i cili përfitonte nga këto lloj politikash në mënyrë identike si dhe grupet e tjera të shoqërisë.
Dy politikat e vetme të cilat studiuesit gjetën se kanë ndikuar dukshëm në të mirë të klasës së qytetarëve të varfër kundrejt pjesës tjetër të shoqërisë janë, ironikisht, reduktimi i inflacionit dhe reduktimi i shpenzimeve publike. Inflacioni duket se vërtet ka dëmtuar më shumë qytetarët e varfër dhe një ulje e tij krijon kushtet optimale për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e të ardhurave për frymë. Të ardhurat mesatare të shtresës së varfër, të influencuara nga një efekt i tillë janë rritur më shumë se të ardhurat respektive të grupeve të tjera të shoqërisë. Në mënyrë të ngjashme, ulja e shpenzimeve publike për konsum ndihmon në rritjen e të ardhurave mesatare për frymë dhe ka një efekt të mëtejshëm pozitiv mbi të ardhurat e klasave me më pak të ardhura. Rezultatet e studimit të Dollar dhe Kraay tregojnë edhe një herë rëndësinë e dorës së parë që ka rritja ekonomike në uljen e varfërisë, na shtyjnë që të analizojmë me kujdes dhe zgjuarsi të dhënat e reja mbi problemet e mosbarazisë së shpërndarjes dhe efektet që ajo krijon. Globalizimi nuk është dhe nuk duhet konsideruar si “koka e turkut” në problemet që lidhen me shpërndarjen e të ardhurave, varfërinë apo politikat makroekonomike të vendeve ne zhvillim.


ENO BOZDO

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2003 17:06
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Globalizimi dhe tė ardhurat

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.