Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Parlamenti shqiptar mbush 85 vjeē
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Parlamenti shqiptar mbush 85 vjeē

Kur flitet për historinë e parlamentarizmit në Shqipëri, edhe pse ajo nis në 1920, llogaritet që nga 1945. Këtë e dëshmon edhe baza e re e të dhënave retrospektive ligjore që ka krijuar biblioteka e Kuvendit e cila e ka filluar punën me automatizimin e legjislacionit të vitit 1945 e në vazhdim. Në historikun e parlamentarizmit të faqes zyrtare në internet të Kuvendit mungon madje data 27 mars 1920 si fillimi i historisë parlamentare.

Që nga 27 marsi i vitit 1920 deri në 27 mars 2005 kanë kaluar ekzaktësisht 85 vjet. Ndërsa historianët shqiptarë deri tani e kanë injoruar shkrimin e historisë së parlamentarizmit shqiptar, gabimet dhe harresat nuk kanë vonuar të shfaqen. Aq sa është neglizhuar ajo pjesë e historisë parlamentare që është zhvilluar që nga 1920, duke marrë në konsideratë si zanafillë legjislaturën e Asamblesë Kushtetuese të vitit 1946.
Legjislaturat dhe ligjet numërtohen që nga viti 1944 e këtej dhe nuk mbahen në konsideratë që ka patur legjislatura edhe para vitit 1944.

Ndërkohë që sipas dokumenteve historike formimi i Këshillit Kombëtar, siç u quajt Parlamenti fillimisht, u miratua nga qeveria e Lushnjes më 31 janar 1920. Ndërsa senati i parë shqiptar e ka pikënisjen historike që nga 27 marsi 1920. Sipas dokumenteve arkivore kryetari i parë i parlamentit shqiptar ishte Xhemal Naipi. Parlamenti i parë kishte 37 deputetë dhe vetëm një dhomë. Jetëgjatësia e senatit të parë është nga 27 marsi 1920 deri në 20 dhjetor 1920.
Megjithatë Parlamenti i Parë Shqiptar sipas dokumenteve është mbledhur në Tiranë më 21 prill 1921. Ai kishte dalë nga zgjedhjet parlamentare të zhvilluara gjatë muajve shkurt-mars 1921. Parlamenti përbëhej nga 78 deputetë të dy grupeve kryesore politike: Partisë Popullore dhe Partisë Përparimtare. Legjislatura e dytë nisi më 1 qershor 1925 dhe kishte dalë nga zgjedhjet parlamentare të zhvilluara gjatë muajve prill-maj. Në vitet 1925-1928 Parlamenti i Republikës së Shqipërisë përbëhej nga dy dhoma: Dhoma e deputetëve me 57 vetë dhe Senati me 18 vetë. Sipas dokumenteve gjatë periudhës së monarkisë, 1928-1939 Parlamenti përbëhej nga një Dhomë e vetme me 57 deputetë.
Asambleja Kushtetuese që nisi punimet në 10 janar 1946 kishte si detyrë miratimin e Kushtetutës së vendit. Në 16 mars 1946 ajo e miratoi Kushtetutën dhe vendosi të kthehet në Kuvend Popullor. Kësisoj Kuvendi Popullor sipas emërtimit të ri i filloi punimet në 16 mars 1946.
Historia parlamentare njeh 31 marsin e vitit 1991 si një datë kthesë, kur zhvillohen zgjedhjet e para pluraliste dhe në 15 prill 1991 mblidhet Kuvendi Popullor i parë pluralist i pasluftës, i cili përbëhej nga 250 deputetë, nga Partia e Punës (mazhoranca) dhe nga Partia Demokratike (opozita).
Por vetëm pas një viti do të ripërsëriteshin zgjedhjet parlamentare dhe për herë të parë pas një sundimi të gjatë totalitar komunist, zgjedhjet fitohen nga Partia Demokratike. Seanca e parë e legjislaturës së 13-të Kuvendit Popullor (me 140 deputetë) u hap në 5.4.1992. Historia vazhdon me zgjedhjet e 26 majit 1996 kur Partia Demokratike i fitoi ato sërish deri në 1997 kur u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partia Socialiste fiton në këto zgjedhje. Partia Socialiste fiton edhe një legjislacion të dytë me zgjedhjet e 24 qershor 2001. Kuvendi i ri përbëhet nga 140 deputetë. Tanimë jemi në prag të legjislaturës tjetër, pasi seanca e parë e legjislaturës XVI është hapur në 3.09.2001.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2005 17:30
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Parlamenti shqiptar mbush 85 vjeē

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.