Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
freespirit
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 16/12/2004
Vendbanimi: ne boten time
Mesazhe: 525

Re: histori

Citim:
Po citoj ato që tha historiani
Pershendetje!!

Me duhet ne radhe te pare te shpreh konsideraten time per librin e Eqerem bej Vlores. Eshte nje nga librat qe ka sjelle nje ndryshim te papare ne librat e rinj qe dolen pas 90 me nje vlere te rralle ku dallohet qarte kritika dhe autokritika e tij per veprime apo per mos veprime . Nje personaliitet nje erudit nje poliglot nje person i rralle qe une diku tjeter e kam thene se ngjan me nje Faik konica per nga intelekti dhe menyra e sjelljes .

Per Avni Rustemin mund te them se bashkohem ne pjesen me te madhe me mendimin e Eqerem bej Vloren . Une mund te them se Avniu kreu nje akt patriotik me vrasjen e figures negative te esat toptanit , por gaboi me perseritjen e nje vrasje tjeter sic qe ajo ndaj Ahmet Zogut. Nuk mund te kete nje jete politike me vrasje , prandaj dhe e pagoi me jeten e tij .
Me duhet te them se sot ka ndryshuar dhe koncepti per revolucionin e qershorit pasi eshte nje kryengritje e armatosur ndaj nje pushteti te ligjshem . Nuk ka rendesi si ishte ky pushtet por vinte sipas nje votimi te nje shumice ne paralament . Me duhet te theksoj se ne leterkembimin e nolit me konicen ky i fundit i kerkonte ne cdo leter shpalljen e zgjedhjeve per te legjtimuar pushtetin e tij . Nuk po flasim per Nolin dhe idete etij ai padyshim eshte nje personalitet ne historine shqiptare por i dobet si politikan .

Eqerem bej vloren duhet qe historigrafia shqiptare ta nderoj per kete kontribut te madh me kete liber te rralle .



Pershendetje Historiani !
Jam dakort me ty kur thua se s'ka jete politike me vrasje, por dua edhe the shtoj qe arsimi ne shqiperi ishte shume i ulet ne ate kohe, ne ate kohe per shipetaret koncepti i negociatave apo diplomacise mund te ishte i perhapur ndoshta vetem te kokat e politikes bile s'ka qene edhe ne bote shume i perhapur. Nuk mendoj se Eqerem bej Vlora eshte ndonje personalitet i madh ne historine e Shqiperise, per mua bile as mund te krahasohet me Fan Nolin dhe do te them pse? Ne librin e tij ai duket sikur e perbuz popullin shqipetar dhe te le te kuptosh se ne ne ate kohe duhet te konsideronim veten me fat qe ishim nen sundimin osman, gjithashtu ai thote se gabimi qe shqiperia beri eshte qe nuk pranoi te behej koloni e Austrise pasi duke bere keshtu mund te arrinte zhvillim gje qe mund te jete shume e vertet po kjo gje ne te njejten kohe do te sillte edhe asimilimin e kombit apo te identitetit shqipetar dhe per te ndaluar kete jane munduar shume figura te shquara shqipetare. Se ve ne dyshim qe eshte nje njeri erudite po vete fakti qe nuk eshte perpjekur dhe nuk ka marre pjese ne jeten politike shqipetare, me nje fjale nuk ka kontribuar tregon qe nuk ka qene patriot dhe vertet ne liber ai del si njeri aventurier qe i pelqen te shetisi boten. Esat Pashen ai vete e pershkruan si njeri te pashkolluar po me shume ambicje gje qe e beri ate te rrezikshem per te ardhmen e shqiperise. Persa i perket arsimit te tij Eqerem Bej Vlora nuk e dallon as veten e tij per nxenes shembulor.
Mire u lexofshim

__________________
Don't be afraid to show your true colors.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2006 02:35
freespirit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė freespirit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me freespirit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: freespirit Shto freespirit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto freespirit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

E Vlora ka qene pinjoll i familjes se shquar Vlora,por ne memorjen e popullit vlonjat nuk mbahet mend si ndonje personalitet.Veprimtaria e tij politike ne sherbim te kombit ka qene nje hic.Sot e kesaj dite jetojne burra pleq te cilet e kane njohur nga afer kete pinjoll te llastuar.Une kam biseduar me disa nga keta,bile edhe me tim ate dhe pothuajse mendimi i tyre eshte pak a shume i njejte per Eqerem beun.Nje njeri me vese dhe qibar i madh karshi popullit edhe karshi seres se vet.Megjithate ka qene nje intelektual i vogel ne Shqiperine analfabete te asj kohe.Cdo gje e ka pare e konceptuar sipas mendesise se tij te manget intelektuale.
Vrasjet politike ne Europen e asj kohe nuk kane qene ndonje gje e jashtzakoneshme.Ato kane ndodhur edhe ne shtete me njefare gjoja demokracie ne ato vite e jo me ne Shqiperine e dale nga nje sundim i gjate turkoshak.
Mund te jem gabim ne ato qe them,por ne Vlore ata qe i kane jetuar ato kohe,me shume kane respekt per Osman Haxhiun se sa per njerez si Qerem beu.Pse? Sepse O Haxhiu ka patur nje aktivitet te shquar patriotik,si prefekt i Vlores dhe udheheqes dhe drejtues i Luftes se Vlores me 1920,ndersa Qerem beu asgje.
Fguren e Avniut apo te O Haxhiut populli shqiptar(dhe s'mund te jete nje popull i tere injorant) e ka vleresuar dhe e ka perjetesuar ate ne kenge.Ai nuk ka patur asnje aktivitet antikombetar.Ai nuk kishte krijuar ndonje qeveri si ajo e Toptanit.
Vrasja e A Rustemit ishte nje hakmarrje e nipit per dajen e tij kolaboracionist e tradhetar.
A Zogu ky lolo qesharak, i cili e shpalli veten mbret sigurisht duhet konsideruar me te mirat, te cilat ishin shume pak dhe me mendesite e tij feudale per te qeverisur nje vend si Shqiperia.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 12:31
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.