Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Bruk, fėmija qė mban misterin e pėrjetėsisė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Bruk, fėmija qė mban misterin e pėrjetėsisė

Bruk Grinberg është thuajse 18 vjeçe, por fizikisht dhe mendërisht ka mbetur në moshën e fëmijërisë. Një mjek amerikan po përpiqet të zbulojë sekretin që mban brenda vetes kjo qenie njerëzore. Arsyeja? Dëshira për t’i dhënë njerëzimit dhuratën e jetës së përjetshme

Ka mundësi që çelësi për të hapur “derën” e përjetësisë të fshihet te një vajzë e brishtë, e cila është vetëm 76 centimetra e gjatë dhe peshon vetëm 7 kilogramë. Krahët dhe këmbët e saj janë shumë të brishta, si të ishin degë pemësh në vjeshtë. E qeshura e kësaj vajze tingëllon si një e qeshur qenushi, por sytë i ka të bukur dhe shpesh shprehës. Dhe kur Bruk Grinberg kërkon të ëmën, e bën duke i shtrirë lart krahët e saj të brishtë, duke tundur kokën dhe duke zgjatur qafën.

“Eja këtu e dashur Bruk, vajza ime e vogël”, i thotë e ëma, Melani Grinberg, 49 vjeçe, që e merr fëmijën e saj në krahë dhe e rrethon me dashurinë që vetëm një nënë di ta japë. “Brukut i pëlqen që ta mbajnë në krahë dhe ta përkëdhelin”, thotë mamaja e saj, që ndërkohë ka sjellë në jetë edhe tre fëmijë të tjerë. Motrat e Bruk quhen Emily, Caitlin dhe Carly. Bruk është fëmija i dytë dhe në janar do të mbushë 18 vjeçe. Vajzat e tjera bëjnë një jetë aktive, duke qenë normale. Kërcejnë, shkojnë në kurse noti dhe kanë nisur të dalin me të dashurit e tyre të parë. Ndërsa motra e tyre Bruk jeton në një realitet krejt tjetër. Koha rrotull saj rrjedh pa reshtur, ndërsa për të ka ndaluar në vend. Mendërisht dhe fizikisht ajo nuk e njeh zhvillimin, rritjen, ndryshimin. Ajo për vite e vite me radhë qëndron me atë pamjen dhe logjikën e një foshnje 11-muajshe. “Bruk është një mrekulli”, thotë i ati i saj, Harvard Grinberg. “Bruk është një mister”, thotë ndërkohë mjekja e saj, që ka vite që e ndjek si rast. “Bruk është një thesar”, thotë një gjenetist i Universitetit të Floridës. Ata të tre shprehen se vajza nga qyteti i vogël i Merilandit mund të mbajë brenda vetes dhe trupit të saj të brishtë përgjigjen për njërën nga pyetjet më të mëdha të njerëzimit: A është e mundur pavdekësia?

Dhe kjo për një arsye sa të thjeshtë aq edhe misterioze: Bruk nuk plaket. Bruk nuk ndryshon. Ajo nuk ka asnjë lloj problemi hormonal dhe kromozomet e ADN-së së saj janë normale, por zhvillimi i saj fizik, mendor, si dhe emocional është jashtëzakonisht i ngadaltë. Nëse shkencëtarët do të arrinin që të zbërthenin misterin që ndodhet brenda saj, ndoshta do të kishin më shumë të dhëna në lidhje me vetë misteret e plakjes dhe atëherë kjo do të vlente për të gjithë njerëzimin.

Mjeku gjenetist, që merret me studimin e vajzës, shpreson shumë që t’ia dalë mbanë. Ai shpreson që të eliminojë të gjitha sëmundjet që lidhen me moshën, të tilla si kanceri, demencia dhe diabeti. Njerëzit që nuk plaken, nuk sëmuren. Por gjenetisti mendon edhe se jeta e përjetshme është e paimagjinueshme. “Biologjiksht pavdekësia është e pamundur. Nëse nuk goditesh nga një makinë i takon që të jetosh edhe deri në 1000 vjet”, thotë shkencëtari. Bruk Grinberg erdhi në jetë përmes një lindjeje të parakohshme, më 8 janar të vitit 1983 në Meriland. Ajo peshonte vetëm 1800 gramë në momentin e lindjes. Që në fillim u duk se ajo nuk ishte normale. Edhe pozicioni i lindjes së saj ishte tërësisht i zhvendosur dhe për më tepër ishte e paaftë që të kryente vetë disa funksione jetike, ndaj u vendos për shumë kohë në një inkubator. Vitet e para të jetës kanë qenë një torturë për prindërit e Brukut, por edhe për vetë vajzën. Në një rast duheshin mbyllur tetë të çara në stomakun e saj përmes disa operacioneve. Për 14 ditë rresht ajo ra në koma, kur ishte vetëm 4 vjeçe. Madje familja e saj përgatiti gjithçka për varrimin e së bijës, duke qenë se mjekët ia hoqën tërësisht shpresën. Më pas mjekët i diagnostikuan një tumor në tru, çka më vonë doli se nuk ishte i vërtetë. Dhe kështu nga njëra sfidë mjekësore te tjetra, jeta e Brukut vazhdonte nga viti në vit. Gjëja më befasuese në lidhje me Brukun është fakti se vitet nuk kanë asnjë lloj ndikimi ndaj saj. Trupi ka reshtur së rrituri që kur ajo ishte 2 vjeçe dhe që nga ajo kohë nuk ka shtuar asnjë centimetër dhe për sa i takon peshës nuk ka shtuar asnjë gram. Mjekët vendosën që t’i bënin vajzës disa injeksione me hormone që ndikojnë në rritjen e organizmit, duke menduar se problemi i saj ishin pikërisht hormonet, por edhe pas kësaj asgjë nuk ndodhi. Atëherë gjenetisti nisi që të studionte të gjithë literaturën e mundshme për t’i dhënë shpjegim rastit dhe u konsultua me të gjithë ekspertët më të mirë të fushës. Rasti i Brukut u prezantua në të gjithë botën mjekësore, por askush nuk kishte hasur më parë në një çështje të tillë. Ndërkohë, prindërit e vajzës prisnin dhe shpresonin: një vit, dy vjet... dhjetë vjet, por asgjë nuk ndodhi. Përmasat dhe tiparet e fytyrës së vajzës së tyre nuk ndryshuan dhe në to nuk ka as shenja puberteti dhe madje as fotot që i janë bërë gjatë viteve të ndryshme të jetës së saj nuk dallojnë dot nga njëra-tjetra. Të vetmet pjesë të trupit të vajzës që rriten në mënyrë të vazhdueshme dhe normale janë thonjtë dhe flokët. Prindërit nuk ngopen së kundruari fotot e njëjta të së bijës ndër vite dhe të pohojnë se ajo është me të vërtetë “një mrekulli”. Ajo duket gjithmonë e njëjta, me buzët shpesh të shtrënguara fort. Bruk nuk nxiton për asgjë. Nuk nxiton për t’u rritur, nuk mërzitet kurrë, nuk ka asnjë moment të keq. Nëse e sheh situatën e saj në këtë këndvështrim mund të duket madje edhe pozitive. Fillimisht e ëma e Brukut nisi që të kujdesej vetë personalisht për të bijën, por më pas kërkoi ndihmë, sepse të rrije me të nuk ishte tërësisht e lehtë. Ajo shkon në shkollën për fëmijët me kufizime dhe paaftësi mendore e fizike. Në këtë shkollë qëndron nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën katër. Pjesën më të madhe të kohës kur kthehet në shtëpi e kalon në dhomën e ndenjjes. Qëndron e shtrirë në shtrat, para ekranit të televizorit. “Ajo mund të qëndrojë e fiksuar pas ekranit për shumë orë. Nuk është aspak e lehtë, por Bruk ia del mbanë. Jam e sigurt që ajo mban brenda vetes një sekret, që nëse do të zbërthehej mund të ndihmonte në ndryshimin e jetës së miliona njerëzve”, thotë e ëma e Brukut.

Riçard Ualket, një profesor mjekësie tashmë në pension dhe specialist i biologjisë së plakjes, jeton në një shtëpi në Florida. Ai ra në kontakt me rastin e Brukut në vitin 2005. “Menjëherë mendova se ajo kishte një mutacion shumë unik në gjenet e saj kyçe, pra në ato që kontrollojnë plakjen”, thotë mjeku. Ualket kontaktoi me familjarët e Bruk dhe e bindi të atin që t’i merrte Brukut një mostër gjaku, në mënyrë që ta studionte në përbërësit e tij. Materialit të marrë nga Bruku i bëri të gjitha analizat e mundshme gjenetike dhe përfundimi ishte me të vërtetë befasues. Nuk u gjet asgjë që të fliste për ndonjë anomali gjenetike të vajzës. Gjithçka ishte në rregull, si të bëhej falë për një njeri me një zhvillim trupor dhe mendor shumë normal. Për mjekun ky nuk ishte një zhgënjim, por një arsye më shumë për të vazhduar kërkimet e tij. Veçantia dhe uniciteti i vajzës qëndron në faktin se materiali i saj gjenetik është normal, ndërkohë që ajo vetë nuk është normale, madje i gjithë trupi i saj është në një situatë kaosi të plotë. Truri i saj është i zhvilluar sa ai i një foshnje, por kockat kanë një formim që i takon një vajze në moshën 10-vjeçare. Ndërsa dhëmbët i ka të një fëmije 8 vjeç. Edhe sistemet e tjera të trupit janë të pazhvilluara, ose të zhvilluara në mënyra të ndryshme, sikur të mos ishin pjesë e të njëjtit organizëm. Sipas mjekut, ka vetëm një shpjegim për një situatë të tillë kaosi: mosfunksionim të kontrollit gjenetik. Gjenetisti beson se plakja është thjesht një pjesë e zhvillimit të trupit. Për të ilustruar këtë, ai përdor idenë e shtëpisë. Fillimisht ndërtohet shtëpia. Kur ajo përfundon, ose në rastin e trupit kur arrihet pjekuria seksuale e trupit, skuadra e ndërtimit largohet nga vendi i punës, sepse puna ka përfunduar. Por në personat normalë punëtorët vazhdojnë të qëndrojnë dhe vazhdojnë të ndërtojnë sipas një plani që është përcaktuar nga inxhinieri i ndërtimit, i cili jo gjithmonë ka të drejtë dhe me kalimin e kohës shfaqen probleme me dyert, dritaret, derisa godina shembet, pra trupi vdes. Sipas tij, përgjegjëse për rritjen janë gjenet e zhvillimit. Nëse këto gjene manipulohen, atëherë ndalon edhe procesi i plakjes. Nëse gjenetisti ka të drejtë, atëherë pasojat do të ishin dramatike. Një trup i manipuluar në këtë mënyrë nuk do të ndryshonte më dhe atëherë ndoshta përjetësia do të ishte e mundur. Po vetë profesori a dëshiron që të jetë i pavdekshëm?

“Sigurisht që unë dua të jetoj përgjithmonë. Do të studioja matematikë dhe do të mësoja shumë gjëra të tjera interesante”, qesh gjenetisti. Po cilat do të ishin pasojat sociale të një jete të pafund? Kush do të lejohej të jetonte përgjithmonë dhe kush jo? Këto janë të gjitha çështje që, sipas gjenetistit, u përkasin sferave të priftërinjve dhe të filozofëve. Ajo çka është e rëndësishme, është se sipas këtij gjenetisti dhe të tjerëve që janë marrë me “mrekullinë” e Brukut, ajo është kyçi i një enigme të madhe.

Ndërkohë Bruk qëndron me prindërit e saj në shtëpinë e vogël me tulla të kuqe. “Kam menduar gjithmonë se ime bijë do të vdiste para meje, për shkak të problemeve shëndetësore, por nuk jam i këtij mendimi më”, thotë babai i saj, 53 vjeç. “Bruk mund të jetojë përgjithmonë. Ajo do të jetë këtu për shumë e shumë kohë”.(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2010 22:46
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Bruk, fėmija qė mban misterin e pėrjetėsisė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.