Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale
Gjithsej 31 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Dhuna Elektorale

Socialistët përgjakin Tiranën

Disa ditë më parë shkrova në forum për atmosferën e zgjedhjeve lokale në lagjen ku unë banoj në Tiranë. U mundova të bëj një krahasim mbi pavërtetësinë dhe bombasticitetin e pabazë të një prej sloganeve të Partisë Socialiste, sipas të cilit Sokol Olldashi është i padenjë që të konkurojë për Bashkinë e Tiranës.

Përshkrova në shkrimin tim luftën e bërrylave që bënin me njëri-tjetrin posterat e kandidatëve të partive të ndryshme e për pasojë militantët e shkretë mundoheshin shumëfish për të vendosur posterat sa më lart që të ishte e mundur. Solla si shembuj dy kandidatët e lagjes sime, së ARDHURËS Mira Veizi dhe djalin e rrugicave tona Gerti Bogdani. E përmenda faktin e posterave pasi dukej qartë agresiviteti me të cilin griseshin posterat e Olldashit dhe Bogdanit sapo vendoseshin në vendet e dukshme apo sipër tyre mbivendoseshin posterat e kundërshtarëve. Gjithsesi nuk më shkonte mendja që këto konflikte virtuale mes posterash do të gjeneronin një turp të tillë si ai që ndodhi mbrëmë në darkë rreth orës 23.30 të natës, përpara Xhamisë së rrugës së Kavajës.

Kishte ditë që më binte në sy një teknikë që përdornin militantët e shkretë socialistë për të vendosur posterat e së ARDHURËS (e tashmë të padëshiruarës) Mira Veizi. Natyrisht të urdhëruar me kujdes sipas një strategjie të caktuar më parë, griseshin posterat e Partisë Demokratike, ndërsa ato të së ARDHURËS Mira Veizi vendoseshin aq lart saqë militantët u hynin thuajse në dritare e ballkone banorëve të kateve të dyta e të treta në lagjen tonë duke u shqetësuar gjumin. Por që udhëzimet të kishin kaq karakter guerril dhe bashkëveprim terrorist nuk më shkonte mendja pasi gjithçka duhet të ketë masën e teprisë.

Djemtë që ngjisnin posterat e Bogdanit, (të cilët besoj se e bëjnë këtë punë për të marrë ndonjë lek, pasi kjo është e ardhmja passhkollore që u garantojnë politikat sociale të punësimit të Edi Ramës, ashtu si djemtë që ngjisin posterat e kundërshtarëve), po rivendosnin posterat e Gerti Bogdanit në vendet ku i vendosin përditë pasi socialistët ua shqyejnë sistematikisht. Kjo gjë me sa duket është njoftuar nga militantët socialistë në instancat e larta të P.S. Menjëherë në këtë vend mbërrijnë truprojat (sejmenët) e P.S.-së të shoqëruar prej deputetit Paulin Stërkaj dhe të prirë prej kandidates së lagjes sonë Mira Veizit.

Trupërojat e socialistëve, njerëz të përgatitur për t’u ndeshur e ndoshta edhe me armë në brez, konfrontohen me djemtë adoleshentë të armatosur me postera e me furça për të ngjitur fletët. Natyrisht ndeshja ishte e pabarabartë e ashpër dhe e njëanshme, agresiviteti tipik socialist u materializua në pak minuta. Djemtë e posterave u gjendën të rrëzuar nën shkelmat e grushtat e sejmenëve dhe deputetit Paulin Stërkaj të shoqëruar edhe nga Mira Veizi e cila siç dukej gjeti shfryrjen e një gruaje në moshen e menopauzës. Djemve të posterave iu deformuan fytyrat iu shkaktuan trauma të brendëshme e ndonjërit madje iu thyen edhe dhëmbët e parmë. Menjëherë në vendngjarje mbërriti Gerti Bogdani me disa persona të stafit të tij të cilët ndërkohë kishin lajmëruar policinë. Policia shoqëroi në komisariat personat e përfshirë në këtë ngjarje të turpshme e cila as nuk është komentuar nga zyrtarët e P.S.

Me ngjethen mishtë kur mendoj se këto ndodhi barbare realizohen në rrugicat e qeta të lagjes së vjetër ku unë banoj e aq më tepër kur në të përfshihen deputetë dhe kandidatja që ofrohet të qeverisë këto lagje. Me çfarë morali Mira Veizi kërkon votën e besimin tonë kur merr pjesë në rrahjen barbare të djemve të rrugicave tona? Përse Partia Socialiste është e prirur të gjenerojë sistematikisht vampire të tipit të Luiza Hoxha (nëse nuk ju kujtohet është ajo mostër që llangoste fytyrën me gjakun e punonjësve të policisë në grusht-shtetin e vitit 1997 në Vlorë, e që më pas u bë deputete e drejtoreshë e përgjithshme e postave, e që tani falë zotit nderon burgun e Tiranës për të shlyer vjedhjen disa milionëshe që i shkaktoi institucionit që drejtonte), mos ndoshta ky është një nga kriteret për të bërë karierë me gjithfarë mënyre?

Mira Veizi si Ledi Makbeth e njollosur me gjurme gjaku, na kërkon votat e na sjell në shtëpi fletëpalosjen e saj ku veç gënjeshtrave mbi të mirat që i ka sjellë komunitetit tonë na shkruan “Më lejoni të prezantohem….” Jo shoqja Veizi ne nuk të lejojmë të prezantohesh, një kryetare e komunitetit prej gjashtë vjetësh duhet t’a kishte prezantuar veten me punën e bërë. Nuk e pranojmë të na qeverisë një e ARDHUR e pashpirtë që sjell me vete gjak e dhëmbë të thyer. Ne tiranasit jemi popull i butë por jo i metë, e nëse ju keni fituar edhe herë të tjera është se ne, poshtërsive e manipulimeve tuaja u përgjigjemi me indiferencë, por kësaj here keni kaluar cakun që e ndan njeriu nga kafsha. Në fakt po të shohësh posterat e Mirës krahas atyre të Gerti Bogdanit të vjen ndër mendje përralla “ e bukura dhe bisha” por si çdo gjë tjetër komunistët edhe përrallat i kthejnë mbrapsht, në këtë rast kemi si përrallë “i Bukuri dhe BISHA” për të provuar vërtetësinë e kësaj, ju ftoj të shihni posterat e të dy kandidatëve.

Ju dje përuruat një urë të rikonstruktuar mbi lumin Lanë. E ndoshta gjaku dhe dhëmbët e thyer të djemve adoleshëntë ju duheshin si kurban, falë zotit nuk patët pretendime vdekjeje për këtë kurban. Pasi e keni bllokuar prej gjysëm viti këtë urë na e sillni si dhuratë, sikur e keni financuar nga xhepi juaj, nuk mendoni se na keni rropatur kaq kohë vetëm e vetëm që t’a inauguroni në pragzgjedhje.

Letrën e prezantimit e ARDHURA Mira e mbyll me fjalët “Mikja dhe Mjekja juaj… Mira Veizi”. Ju shoqja Mira nuk e meritoni statusin e Mikut në shtëpitë tiranase sepse jo vetëm i keni shkelur besën dhe e keni vjedhur e i keni rrënuar shtëpitë karakteristike duke ngritur pallate betoni, por tani i rrihni dhe i kërcënoni djemtë që guxojnë të mbështesin shokun e tyre që ka nderuar veten dhe komunitetin ku jeton duke mbaruar me medalje ari një nga universitetet me prestigjoze në Sh.B.A. Ju nuk e meritoni statusin e Mikut sepse ju jeni bashkëpunëtore në manipulime çertifikatash (sipas deklarimeve të shefit tuaj Edi Rama, i cili pretendonte se të gjitha zgjedhjet e mëparshme karakterizoheshin nga manipulime, dhe ju keni gjashtë vjet që kryeni këto funksione). Pra shoqja Veizi ju nuk mund të jeni as Mjeke pasi një mjeke në rradhë të parë duhet të jetë humane e me gjestin e mbrëmshëm ju provuat të kundërtën, ju provokuat dhunë e nuk ma merr mendja që si mjeke që jeni u dhatë ndihmën e parë të dëmtuarve. Madje më lejoni t’ju them se ju nuk mund të jeni as një nënë e denjë pasi një nënë nuk sillet kështu siç u sollët ju.

Ju nuk mund të jeni as nënë, as mike, as mjeke për komunitetin tonë, ju mund të jeni thjeshtë një femër, por edhe si femër nuk vleni më as aq sa të tërhiqni votat e qejflinjve…

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 19:31
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Sa shpejt e harrove Shaban Memine me shoke?

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 19:38
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Edhe dicka tjeter

Dje eshte rrahur nje aktivist i PD ne mamurras gjate nje mitingu te PS, dhe sot ne mbremje mesova qe i eshte hedhur ne ere makina kandidatit te PD per bashkine e Elbasanit z. Luciano Boci.

Me shqeteson pershkallezimi i dhunes dhe i trembem ndonje konfrontimi serioz.

Nuk e di cka bere Shaban Memia, por cfaredo qe te kete bere nuk me duket me vend qe te barazohen llogarite e lena pergjysem apo te merren haqe duke perdorur dhune. Ndryshe do te rikthehemi gjithmone ne vitin zero e do te permendim kujtoni se cfare ka bere Enveri, Mehmeti, Kadri Azbiu e Ali Pasha.

Uroj qe ditet ne vazhdim te kthjellojne mendjen e cartur te dashakeqesve.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 20:00
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Ami sbesoj se tiransit do te votojne me per mira veizin.Populli eshte i ngopur me keta lloj politikanesh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 20:37
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrebesh
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/07/2005
Vendbanimi: In a Cell
Mesazhe: 122

Lexova sote ne gazete qe, sipas Doktor Sali Berishes, Socjalistet jane bere kaps.

kam degjuar nga kolegu i Berishes, Arqile Boti, qe bari i majasillit i zjere ne ibrik me presjon mund ti liroj.

__________________
Beloved corpses, you that once
Were the hope of my Homeland,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 20:49
Rrebesh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrebesh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrebesh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrebesh Shto Rrebesh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrebesh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Citim:
Po citoj ato që tha Rrebesh
Lexova sote ne gazete qe, sipas Doktor Sali Berishes, Socjalistet jane bere kaps.

kam degjuar nga kolegu i Berishes, Arqile Boti, qe bari i majasillit i zjere ne ibrik me presjon mund ti liroj.



Harrove te shtosh borzilokun.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 21:35
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrebesh
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/07/2005
Vendbanimi: In a Cell
Mesazhe: 122

Ah...... po

Gjethe borziloku to njoma te mbahen ne hunde gjate dites. Po si jo.

__________________
Beloved corpses, you that once
Were the hope of my Homeland,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 21:54
Rrebesh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrebesh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrebesh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrebesh Shto Rrebesh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrebesh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Te pash ne disa televizione ,ti nuk ishe me gjak Ami..............

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2007 15:35
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Thon qe gjethja e fikut eshte me e mire :p

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2007 15:49
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Shenjtori
Still Angel

Regjistruar: 14/09/2003
Vendbanimi: FREE
Mesazhe: 765

Re: Dhuna Elektorale

Ami-, Ami-, Ami-

Je tragji-komiku me fantastike nder te gjallet . Menyra jote e te shkruarit eshte shume tragjike per ata qe ty te lexojne si nje djale i shkolluar jashe shqiperise e qe drejtesia eshte e vetmja gje qe kerkon. Ndersa per mua, menyra jote e te shkruarit eshte komike, biles me komike se shkrimet e gazetareve te RD-se apo te ZP-se.

Ti mund te tallesh me ata qe jetojne jashte e gjithcka qe dine sec ndodh ne shqiperi e marrin nepermjet emisioneve te lajmeve, gazetave online apo nepermjet forumeve te ndryshme, por nuk mund te tallesh me mua qe jetoj ne Tiranen tone te dashur, e perjetoj gjithcka qe ndodh ketu.
Per paranteze, une jam nje mik i mire i Gertit dhe mund te te bej historine e Gertit qe nga shkolla e mesme, nga shkollimi i tij per informatike ne USA ku ka mbaruar me te vertete me medalje ari. Mund te te flas per kthimin e tija nga USA dhe aktivizimin e tij me ASAN, e me pas me afrimin e tij tek Albanian Dream Team ku tani ka marr emrin Forumi i Lire Shqipetar te cilet jane personat qe e afruan Gertin me politiken. Mund te te flas per kongresmene amerikane apo lord te dhomes se deputeteve ne parlamentin anglez qe mbeshtesin Grupin e ADT ku Gerti aderon. Mund te te flas se si ishte keshilltar prane Lul Bashes gjate zgjedhieve te 2005 e si u be me pas zedhendesi i Ministrise se Transporteve. Gjithashtu mund te te flas edhe se si arriti Gerti te kandidoje per minibashkine nr. 10. Gerti eshte vertete djale i zgjuar, eshte vertet djal tirane e me kulture, eshte vertet djal i respektueshem, por ishte heret angazhimi i tij kaq larg ne politike. (kete te fundit, fatkeqesisht nuk pata mundesi tia them miqesisht)....

Tani po i kthehem  incidentit per te cilin ke shkruar e qe  eshte i pavertet

I dashur Ami, nuk eshte aspak e vertete se posterat e G. Bogdanit jane grisur e ato te te ardhures Mira jane vene siper ato te G.Bogdanit. Mund te te sjell pamje nga rruga e Kavajes, ajo e Durrsit, apo te gjitha rrugicave te asaj zone ku posterat e Gertit shkelqejne gjithandej, ndersa ato te Mires me thene te drejten nuk kam pare.(me kete nuk dua te them qe jane grisur) dhe te jap te drejte kur thua "I BUKRI dhe BISHA". Gjithesesi te siguroj qe i njejti fenomen qe thua ti ndodhi dhe ne njesine 7 ne te cilen une u aktivizova, por qe e kunderta, posterat e Pandeli Sares jane te gjitha te grisura dhe ishin vetem 1500 postera nderkohe qe posterat e Zak Topuzit dhe Olldashit kane mbuluar pallatet e lagjes time. Gjithesesi une nuk marr guximin te akuzoj askend se kush i ka hequr keto postera pasi nuk kam fakte.
Ti kthehem incidentit qe ti ke pershkruar me nota melankolike. Ka qene e kunderta. Kane qene djemte e rruges se kavajes, me ne krye Andi Bogdanin (djali i xhaxhait te gertit dhe ne rrethin shoqeror eshte bere shpesh nje krahasim midis Gerti e Albi Bogdanit dhe Andi Bogdanin e vllait te vete duke i krahasuar me dy anet e medaljes, njera pozitive e tjetra negative ku pozitive natyrish eshte Gerti e Albi) dhe kur flas per djemte e rruges se kavajes, nuk flas per ato adoleshente qe flet ti, por per te "fortet e rruges se kavajes" e mund te te permend pafundesisht emrat e tyre te cilet mund ti gjesh edhe ne dosjet e rajonit nr. 2 dhe nr. 3. Andi ka qene nga te fundit qe ka mbetur gjalle nga grupi i Tan Oqes, i forti i rruges se kavajes. Mund te te flas gjate per ta pasi kam patur fatin e mire apo te keq (quaje si te duash) qe ti njoh vertet keta adoleshent te pafajshem sic i quan ti. Mund te te flas per Bashkim Sorren dhe djemt e tjere te rruges se kavajes, qe merren me fallcifikime dhe qe punuan per Gertin. Mund te te flas per drejtorin e burgjeve se bashku me dy tre te burgosur qe i rrine nga pas, te cilet edhe diten e zgjedhjeve qene ne qendren e numerimit te votave duke shkelur dukshem ligjin. Kjo eshte e verteta, e jo ajo melankolikja qe pershkruan ti

Paulin Sterkaj eshte e vertete qe ka perdorur grushtat por ka qene nje kunderpergjigje ndaj te forteve te rruges se kavajes.
Paulini ka qene "i forti" i te majtes, por qe nje "i forte" i domosdoshem pasi ndryshe nuk i dilej "te forteve" te se djathtes dhe te siguroj qe qene me shume ne numer se sa grupi i Paulinint. Eshte fatkeqesi qe grupi i Paulinit operoi ate dite, pasi tregon se ne akoma nuk kemi kuluren e duhur per te krijuar nje shtet demokratik, gjithesesi Paulini sherbehu si rrufepritese ndaj sulmeve manipulative te se djathes.
Te jesh i sigurte vella, qe kjo qe vota reale e shqipetareve pasi nuk jane lejuar te votojne vetem njerez me certifikata fallco. Prandaj humbi e djathta, humbi se nuk arriti te manipuloje dot, dhe ndryshe nga ty, une mund te ti vertetoj me fotografi, filmime e emra njerezish e manipulatoresh......

__________________
Budallenjte thone, une mesoj nga gabimet e mia, une preferoj te mesoj nga gabimet e te tjerve.- Bismark

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2007 23:55
Shenjtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shenjtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shenjtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Shenjtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shenjtori Shto Shenjtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shenjtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 31 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.