Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale
Gjithsej 31 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Hajde analize hajde dhe ne themi qe skemi kuadro te pregatitur......shaka


Komplimenti...

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2007 10:24
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Shpjegime mbi dhunen elektorale

Pershendetje Shejtori

Nuk ndajme te njejtin formim, bindje politike e vlera shpirterore,
por ky nuk eshte nje motiv per te cilin une duhet te te kunderpergjigjem ashper apo te te quaj rendom simpatizant
te RD apo te ZP. Une do te te rreshtoj disa argumente te mia dhe disa versione te ngjarjeve me menyren time te leximit.

Eshte e drejta jote te replikosh por do te te lutesha ne te njejten menyre sepse ndryshe nuk do te te benim
gje tjeter pervecse dhunen qe si une e si juve e denuat do ta percillnim nga rruget ne kanalet virtuale.

Nisemi nga e drejta ime per te informuar ashtu si e marr te mireqene edhe te drejten tuaj.
Meqe te dyve na pelqen te rreshtojme faktet e per me teper ju i paskeni te dokumentuara ju ftoj sinqerisht qe te beni publike
disa prej tyre edhe pse ne Shqiperi keto gjera i kane bere publike disa prej mediave.
Megjithate duhen bere filtrimet qytetare ndaj tendencave politike qe karakterizojne disa prej mediave te cilat
kane interesa te caktuara.

E fillojme me CV-ne e Gerti Bogdanit ku ju ashtu si une e vleresoni pa kushte dhe ne fund te fundit ai eshte vleresuar nga
institucionet me serioze te vleresimit madje me merite e MEDALJE TE ARTE. Ky vleresim akademik ka vazhduar t'i njihet me
kthimin e tij ne Shqiperi duke e punesuar si Pedagog ne Universitetin e New York-ut ne Tirane Ju falenderoj qe jeni i
vetedijshem qe pervec formimit i njihni Gertit edhe vlera te tjera qytetare, shoqerore dhe angazhime te tjera ne shoqata
e forume shoqerore madje une do t'i shtoja edhe Debatet ku ka marre pjese Gerti e ku me ne te shumten e rasteve ka qene
fitues bashke me te vellane madje ndaj personave qe sot jane nder figurat me te shquara te MJAFT-it te famshem.

Ju tregoheni skeptik mbi perfshirjen e parakohshme te Gertit ne politike e ne kandidimin per te drejtuar minibashkine
Nr10 ne Tirane. Une nuk mendoj qe kjo perfshirje eshte e parakohsme apo e paragjykueshme sepse keto jane zgjedhje qe nuk
kane qene te imponuara por te propozuara nga nje force politike. Po te sjell disa shembuj te majte qe une nuk i paragjykoj
por qe as juve nuk duhet ti mbivleresoni ne krahasim me Gertin. Nisemi nga menyra e vetme e vleresimit qe eshte arsimi
apo vlerat qytetare. Nuk besoj qe Gerti duke kandiduar per drejtimin e Minibashkise Nr. 10 eshte me pak i denje se sa
Pandeli Majko, Ilir Meta, Erjon Brace, Blendi Klosi, Ben Blushi apo ndonje tjeter te cilet kane qene te perfshire jo ne
drejtimin e nje njesie lokale por ne moshen e Gertit jane bere kryeministra e deputete. Pra nese ne nivelin qendror kemi
shembuj te tille mendoj se ne nivelin lokal do te jene me mijera per te mos permendur administraten ku shume drejtore kane
moshe edhe me te re se aq. Pra keta njerez kane bere karriere politike shume me te larte se sa ajo ku po kandidon Gerti pa
patur aresimin dhe prejardhje qytetare si ajo e Gertit. Une nuk i paragjykoj edhe pse mund te kem rezervat e mia ne
vleresimin e personave te siperpermendur ndaj nuk me duket me vend pretendimi juaj se Gerti po perfshihet shume heret e shume
larg aftesive te veta ne kete kandidim. Dhe per ta çdramatizuar situaten po permend nje shembull shume banal. Klajdi
Musabelliu ai qe ka kenduar ate kengen per puthjen e pare me komplekset e paraadoleshentit eshte perfshire ne propozimet e LSI
per keshilltar ne nje Minibashki pra duke e krahasuar me formimin e Gertit nuk mendoj se ka nevoje per komente.

Le te kthehemi tek Incidenti i permendur nga une aq me teper qe kam theksuar qe ndodhin ne kete zone te Tiranes te vleresuar
per qytetari. Eshte e vertete qe posterat e Bogdanit shkelqejne neper muret e Tiranes por duke qene i perfshire ne kete
fushate mund te them se posterat ringjiteshin cdo dite sepse griseshin sistematikisht. Por edhe posterat e se ARDHURES Mira
jane te pranishme ne cdo cep te zones sone. Por keto jane rregullat e lojes dhe askush nuk proteston per kete ceshtje.
Problemi lind kur fillon te perdoret dhuna ne keto procese shume banale te fushates.

Ju presupozoni qe ka qene e kunderta e asaj qe kam pershkruar une. Une natyrisht mendoj te kunderten dhe po shtroj argumentet
e mia. Ju thoni se kane qene "te fortet e rruges se kavajes" qe kane sulmuar dhe nuk percaktoni fare se ke kane sulmuar.
Atehere une po mundohet te mendoj si ju. E marim te mireqene qe TE FORTET e djathte kane sulmuar le te themi ngjitesit
e posterave te Mires, po te ishte keshtu ngjitesit e posterave te majte do te kishin demtime fizike, sepse kur nje i forte
vendos te sulmoje nuk e ben kete me nje pupel pellumbi. Le ta anashkalojme kete fakt e te marrim faktin se pse erdhi ne ate
vend Mira dhe Paulin Sterkaj me banden e tij.
1- kane kaluar andej rastesisht pas nje vizite kulturore
2- Ngjitesit e Posterave te Mires i kane lajmeruar me Celular
3- Paulini dhe Mira me nje telepati te cuditshme e kane parashikuar kete ngjarje

Besoj pika 1 dhe 3 nuk kane ndonje shpjegim argumentues. E zeme se ngjitesit e Mires kane perdorur Celularin per te lajmeruar
te fortet e tyre. Sipas teje TE FORTET e djathte do te ishin aq naive sa te lejonin qe kerthite e Mires te lajmeronin
mbrojtesit e te prisnin duarkryq qe te rriheshin.

Mendoj qe keto pika bien mbi baza llogjike. Te pregatiturit per kete ndeshje kane qene TE FORTET e majte. Le te mendojme per nje
cast se kemi dy grupe qe rastesisht konfrontohen me njeri-tjetrin, e ju thoni se kane qene te DJATHTET qe kane nisur te perdorin
dhunen. Jo vetem ne boten e njerezve por edhe ne ate te kafsheve individet perpara se te ndeshen bejne nje analize forcash
dhe duke pare qe TE FORTET e djathte kane mbetur te demtuar atehere ose kane qene inferiore ne numer e forca ose kane qene aq
te krisur sa kane sulmuar duke qene te bindur se do rriheshin. Ose mund te kete nje shpjegim tjeter qe TE FORTET e djathte
kane sulmuar dhe Paulin Sterkaj, Mira Veizi dhe truperojat qe i shoqeronin u jane shmangur dhe te djathtet ne vend te qellonin
keta persona kane qelluar muret me grushta e me koke dhe kane thyer dhembet dhe kane nxire syte apo enjtur mollezat.

Pra sic mund ta provosh edhe ti me pamje filmike te demtuarit kane qene aktivistet e P.D. qe kane dale perpara kamerave me
fytyrat e fryra dhe dhembet e thyer dhe personat qe jane shoqeruar ne polici kane qene truperojat e Paulin Sterkaj.

Perderisa te demtuarit jane vetem te nje ane atehere edhe dhuna eshte e njeanshme dhe e perdorur jo nga te forte, por nga
punonjes te rregullt te shtetit apo partiake te rreshtuar majtas.

Sa per perfshirjen e Andi Bogdanit ne kete mesele nuk besoj se eshte e drejte te instrumentalizohet pasi jo cdo gje e padrejte
apo groteske qe ndodh ne rrugen e kavajes eshte e lidhur me Andin meqe qenka i fundit qe ka mbetur nga ajo bande. Spekullimet
mediatike nuk eshte mire te ushqehen sepse nje njeri perderisa eshte i lire dhe nuk eshte i hetuar as per vrasje as per pjesmarrje
ne banda te armatosura, pasi ka kryer ndeshkimet qe i ka dhene ligji shqiptar ne kohen e qeverisjes socialiste nuk mund te
vuaje tere jeten borxhin ndaj shoqerise te cilen e ka shlyer ne menyren qe ka percaktuar ligji (disa mujore). Sepse po te ndiqnim
parabola te tilla edhe une qe po shkruaj mund te quhem pjesetar i kesaj bande sepse kame qene shok femijerie me tere ata persona
qe quhen Bande e nga te cilet nuk ka mbetur gjalle pothujase asnje. Madje mund te te them edhe me shume qe me kete llogjike
kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili ka puthur per shume vite ate qe puthte nje nga pjestaret e kesaj Bande, qe ka
ledhatuar po te njeten lekure qe ledhatonte Denis Gina e qe ka penetruar po ne te njetin vend ku penetronte Denisi mund te
quhet pjestar i asaj bande sepse te dy kane sfryre epshet per vite te tera tek Rudina Magjistari. Nje parabole e tille nuk me
duket serioz sepse ndryshe do te thoja qe Edi Rama urdheroi vrasjen e Denis Gines per te perfituar Rudinen. Pra krahasime te
tilla nuk me duken thelbesore ne kete histori perkunderazi me duken justifikime te papershtatshme sepse une dhunen nuk e
justifikoj edhe kur ajo perdoret mbi shkeles te ligjit e me sa di une eshte e ndaluar edhe me ligje nderkombetare.

Vijme tek pika juaj e fundit qe nderon formimin e trupes se mbrojtjes se votave, e cila ishte nje force e perbere nga 800 apo
1000 e ca ish-ushtarake e cila kryesohej nga deputeti Paulin Sterkaj. Pyetja ime eshte e thjeshte a duhet te ekzistojne
struktura paralele te shtetit? Si do do ta mbronin kete vote? A nuk eshte presion nje veprim i tille? a nuk eshte kjo nje
pregatje dhune? a eshte e drejte qe vota te mbrohet me dhune e me vetegjyqesi? Mua nje mendim i tille me duket pervers.

A mund te manipulonte voten P.D.?
Nuk e di se si mund te manipulohej vota kur ne komisionet zgjedhore numri dhe kryesimi i anetareve ishte i ndare ndermjet dy
partive me te medha. Ne qendrat me numer tek kryetaret dhe shumica e anetareve ishin te socialisteve, ndersa ne qendrat me
numer cift te partise demokratike. Pra si mund te manipulohen votat kur shancet jane te barabarta? Madje mund t'ju them me
teper edhe ne qendrat ku shumica e anetareve duhet te ishin me koalicionin e djathte PBDNJ eshte rreshtuar me PS sepse ishin
trajnuar dhe paguar nga PS. Kjo qe bej nuk eshte nje akuze por nje realitet te cilin nuk e paragjykoj sepse cdo subjekt politik
ka te drejte te rreshtohet ku te deshiroje. Por fakti eshte qe shumicen e anetareve (te pakten ne zonen time) te komisioneve
te qendrave te votimit dhe numerimit e kishte ne krahun e saj P.S. Duke qene se kishin shumicen dhe te njejtin numer vezguesish
nga nje parti dhe tjetra e per me teper ne qendrat e numerimit gjendeshin edhe vezhguesit vendore dhe OSBE cfare vote do te
ruanin grupet e policise paralele te PS?

Ju thoni qe kjo eshte vota reale e shqiptareve dhe po ta shohim me qartesi ne te gjithe Shqiperine kjo vote sipas burimeve
zyrtare eshte ne favor te koalicionit te djathte. Ne 2005 socialistet ia faturuan humbjen shkeputjes dhe carjes me LSI, por
qartesisht mund te shohim se edhe te bashkuar jane perseri ne minorance dhe kjo eshte padiskutim nje rritje e te djathtes.

Dhe po e mbyll me manipulimet. Pa bere akuza une mund te shtroj vetem supozime llogjike. Nga zgjedhjet e 2005, pra pas nje
viti e gjysem ne listat e zgjedhjeve te 2007 numri i votueseve te zones 10 qe ka qene ne dore te socialiste e Mira Veizit nga
18.000 e ca ka shkuar ne 21.000 e ca dhe kete mund ta konsultosh nga faqja e internetit e KQZ pra nuk eshte shtuar ne menyre
harmonike dhe besoj se askush nuk e perjashton si mundesi qe me mire se gjendja civile nuk mund te fallsifikoje askush certifikata

dhe e fundit fare pa te jap disa shifra te tabeles se rezultateve te njesise nr 10 ne zgjedhjet vendore 2003 ku kandidonte per
here te dyte Mira Veizi

Nr. i votueseve qe kane votuar: 07836
Flete votimi te gjetura ne kuti: 06562
Flete votimi te vlefshme: 09472

Keto jane disa shifra nga tabela te cilen nese keni dyshime mund ta skanoj

Kjo tabele jashte cdo llogjike matematikore eshte pranuar nga KQZ dhe Gjykata kuptohet se ne cilin krah kane qene te
pozicionuara perderisa fituesja ka qene Mira Veizi.

Pra kopilin e dikujt tjeter nuk kemi pse ta mbajme ne dere ne qe edhe kur nuk na pelqen vendimi e nuk na e pranon llogjika
ulim koken perpara ligjit e nuk ngreme banda per "te mbrojtur voten"...

Megjithate ne menyre shoqerore meqe je kaq prane ne Tirane do te ftoja per nje kafe e te bisedonim miqesisht keshtu sic po bejme
ne forum. Pershendetje e me falni per shpjegimet e hollesishme e te zgjatura.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2007 13:27
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Pyetje Ami-t

Sapo vajta ne faqen e internetit te KQZ dhe nuk gjeta asnje rezultat zyrtar per njesine nr.10 ne Tirane (sot 04/03/2007).

Ku e mbeshtet faktin qe KQZ dhe gjykata (natyrisht duhet ta dish me mire se mua qe pa u prononcuar kqz nuk mund te shkohet ne gjykate) kane pranuar keto tabela qe po na sjell per njesine 10 perderisa paskan shpallur fituese Veizin?

Te kuptohemi, pyetja eshte sqaruese dhe jo tendencioze duke qene se, pervec faktit qe KQZ eshte me shumice te djathte (per fat te keq u arrit qe ne kundershtim me kushtetuten te politizohej ky istitucion) dmth duhet te jete si minimum objektive ndaj Bogdanit perkundrejt Veizit, disa anetare te KQZ i njof mjaftueshem personalisht per te dyshuar qe e "qelbin" deri ne kete pike.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2007 13:42
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Pershendetje

Artum

Me duket se nuk e keni lexuar mire ate qe kam shkruar, ajo tabele i perket zgjedhjeve te vitit 2003.

Une kam ne dore kete tabele te cilen ma ka dhene njeri prej kandidateve te atehershem. Ate tabele, e cila eshte jashte cdo llogjike matematikore do ta skanoj qe ta shihni te gjithe se kush jane manipuluesit ne kete rast. KQZ ne ate kohe ishte ne nje raport 5 me 2 ne favor te se majtes dhe me pas ceshtja eshte ankimuar ne gjykate e cila ka lene ne fuqi ate vendim skandaloz. Kuptohet qe gjykata nuk eshte e paanshme ne veprime te tilla. Celibashi qe ofronte kete vit rezultate paraprake "te paanshme" ka qene kryetar ne ate KQZ te turpshme, te pakten per kete rast qe kam patur fatin te njihem me faktet dhe dokumentet. Gjithsesi derisa te mos paraqis ate tabele te skanuan keni te drejte te dyshoni.

Une rreshtova faktet e versionit tim te ndodhise se dhunshme qe ndodhi ne lagjen time dhe permenda pak presionin e fuqishem te policise paralele qe PS kishte vendosur ne "mbrojtje" te votes duke iu mbivendosur strukturave te shtetit.

Rezultati perfundimtar i njesise numer 10 nuk eshte shpallur akoma sepse nuk eshte plotesuar tabela perfundimtare e rezultateve nga te majtet sepse nga llogaritjet qe beme sipas procesverbaleve dilte fitues Gerti Bogdani me 18 vota. Procesi eshte bllokuar pasi Mira Veizi ka bere nje ankese ne KQZ sepse eshte eleminuar nga numerimi nje kuti e cila u hap pa procesverbal dhe pa numerues te krahut te djathte madje pa autorizimin e KZQV.

Kjo kuti u numerua jashte cdo norme ligjore e jashte cdo procedure sepse duke qene se fletet ishin te tera te firmosura madje nga persona te ndryshem dhe sipas ligjit fletet duhet te kene ne pjesen e pasme vetem VULA e jo firma, KZQV e kishte lene menjane pasi i kishte kerkuar mendim KQZ. Nje turme njerezish e udhehequr nga MIRA VEIZI hyne ne seline e KZQV moren kutine ne fjale e cila ishte e mbyllur me vula sigurie dhe e hapen pa prezencen e anetareve te KZQV madje as te kryetarit nenkryetarit apo sekretarit, qe jane te vetmit persona qe bashkarisht autorizojne hapjen e kutise, dhe mos harrojme qe dy prej tyre jane te koalicionit te majte. Kutia u mor nga kjo turme e u numerua sipas versionit te tyre jashte cdo norme sigurie per voten dhe u dorezua pa procesverbal e pa qene pjesmarres ne prioces askush nga anetaret e KZQV. Pra numeruesit tone nuk moren pjese ne proces sepse nuk ndodheshin aty. Paligjshmeria e kesaj kutie u pranua nga anetaret e KZQV me raportin e votave 8 me 4 madje edhe LSI dhe PDS votuan per kete paligjshmeri.

MIRA ka ankimuar per kete gje ne KZQV dhe sot ne oren 12 e 30 shqyrtohet si ceshtje. Kjo eshte arsyeja perse kjo tabele nuk eshte shpallur akoma. Ne presim qe zyrtarisht te dalin rezultatet ndryshe nga MIRA qe ka nje muaj qe ka deklaruar se ka fituar, kete lajm te rreme e kane percjelle edhe mediat qe e mbeshtesin pa u bazuar ne asnje dokument zyrtar.

Personat qe hapen ate kuti kane kryer nje krim te natyres penale dhe shpresoj qe te dalin perpara gjykates.

Sa per objektivitetin e KZQV shpresoj shume edhe une pasi sic e shpjegova edhe me lart eshte votuar me diferencen 8 me 4 per kete paligjshmeri madje kane votuar pro Gertit edhe LSI dhe PDS, madje besoj se keshtu sic e pershkrova qe kutia u hap dhe u numerua jashte cdo procedure, cdo gjykate ne bote do ta pranonte si vendim. Theksoj te pakten per anen proceduriale, sepse me sa di edhe kur policia kap nje vrases dhe gabon ne procedura atehere gjykata e kthen mbrapsht pretendimin per ceshtjen, pra nuk e pranon si padi.

Megjithate do te doja te dija mendimin tuaj per incidentin qe kam pershkruar se cili version qendron me teper, i imi apo i shenjtorit qe me sa shoh nuk po pergjigjet akoma.

P.S. Air Force ONe ti si i perndjekur politik me babane qe te ka bere 20 vjet burg nuk besoj se te shkon pozicionimi krah atyre qe te internuan, torturuan e dhunuan. Megjithate kam nje lajm te mire per ty. Kane dale listat me emrat e atyre qe perfitojne shperblim per vitet e burgut politik. Sa maskarenj qe ka kjo qeveri qe kemi sot, te japin lek me zorr....

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2007 09:20
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Ami

Une per sa kohe kam jetuar ne shqiperi pothuajse te gjithe 99.9% te te forteve ( ose tu jap emrin e demokracise .....rrave)ishin simpatizant te PD-se ,biles mund te te them me bindje se nuk kam njohur kurre ndonje gangster te pakten ne qytetin tim te mos kete qene militant i pd-se.
Nijeshin mire edhe hapur lidhjet e tyre me Pd-ne dhe dhuna qe ushtronin ne gjendra votimi.Kur shikon nje te ps-se te ushtroje dhune te jesh i bindur qe eshte sepse i ka ardhur ne maje te hundes.Prandaj mor AMI nuk te besoj une ty,biles shkoj edhe nje hap me larg te te quaj genjeshtar,ose edhe mashtrues.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2007 15:19
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nuk eshte e vertete qe s'ka te forte PS-ja. Te dyja partite kane te fortet e vet. Madje eshte per te vene duart ne koke se zgjedhjet shqiptare behen me te forte ne krah. Jemi shume larg qytetarise dhe per kete jane pergjegjes ata "qytetare" qe bejne fushate me ndihmen e te forteve. Nese Gerti Bogdani eshte nje prej tyre atehere turp ti vije. Do me vinte keq po ta kishte filluar politiken alla-shqiptarce. Mira Veizin se njoh dhe as qe kam ndonje pelqim. Perderisa ka kohe ne politike dhe ka thirrur te fortet dmth qe e njeh mire sistemin e mos-qytetarise.

Sa per te dhene nje shembull te fortet e PS-se ne Tirane kane qene cunat e Bales. Ishin nja 12 vellezer njeri me harrakat se tjetri, qe besonin tek PS dhe rrinin para prapa politikaneve. Shumica jane vrare, ca i fuste dhe i nxirrte Sala nga burgu sa here kishte zgjedhje.

Se kush ka thene te drejten me siper kete nuk e di. Me thene te drejten nuk di kujt ti besoj. Sidoqofte me shume sesa gjetja e te vertetes me ben pershtypje sesi jetojme brenda nje kodi thasethemesh dhe heshtje. Me duhet te mesoj nga forumi qe Paulin Sterkaj paskesh qene me PD-ne dhe eshte bere me PS-ne. Qenka pjestar i rrahjeve te 27 Majit (ku isha vete prezent) se bashku me zevendesministrat. Ajo qe nuk kuptoj eshte si ka mundesi qe keto gjera nuk i thote askush ne TV, si nuk ka nje dokumentar mbi te shkuaren, pse nuk intervistohen keta njerez qe te kuptojme te kaluaren. Me cfare mendsh ndertojme nje shtet pa histori. Mungon historia e 50 vjeteve te komunizmit (me gjithe cardaket qe shajne retorikisht cdo aspekt), ashtu sic mungon historia e ketyre 16 vjeteve. Jetojme ne nje atmosfere ku te gjithe dine gjithcka dhe asgje. Hipoteza te cmendura te tipit Petrit Kola, aluzione nga me te ndryshmet. Nje dite im'ate me tha se Erion Veliaj paska interesa ekonomike se eshte i biri i Vehbi Velias (firma VEVE). Vajta pyeta dhe nuk kishte pike vertetesie ai thashethem, por si zakonisht shqiptaret gjejne variante per te krijuar boten e cudirave. Secili rreket te kuptoje boten nga niveli i ulet popullor. E verteta nuk qendron me tek institucionet, por aty poshte, tek njerezit, te cilet njesoj si ne Sicili ruajne muret e heshtjes, nuk i besojne te vertetes institucionale. Madje vete instutucionet merren dhe jepen me te vertetat e rruges, sic u be me fushaten e PD-se ne 3 Korrik. Ku jane pra te korruptuarit, ku jane te fortet, ku jane kriminelet. Per cfare duhen televizionet private kur nuk merren me keto te verteta.

Avash avash rikthehem tek justifikimi klasik se eshte e kote te pretendohen keto gjera, sepse kriminelet nuk jane aty jashte, por brenda secilit prej jush (ose nesh) qe mbartim mentalitetin e tolerances kriminale. Per hir te partise dhe te bindjeve personale drejtesia lihet ne dore te politikes. Njeri thote mire ja bene qe dogjen Koha Jone. Tjetri rrihet dhe i thyhen dhembet. Ne kohe te PD-se njihja personalisht nje djale qe e futen ne biruce dhe e rrahen 3 dite me rradhe para zgjedhjeve. Kur doli e kishte gjithe trupin te mbuluar me hematoma. Familiaret i bene fotografi dhe ja cuan Amnisty International e cila e integroi ne raportin e atij viti. Raport qe juve nuk e dini ku bie, sepse rrojme me te verteten e brendshme dhe me siguri OSBE dhe Amnisty kerkojne qiqra ne hell. Ne jemi ata qe jemi dhe nuk do na ndryshoje Evropa. Keshtu qe rrahjet dhe thyerjet e dhembeve kthehen ne prestigj per militantet qe do marrin favoret e partise, ne vend qe te krijojne materiale per aplikimin e ligjit.

Te rroje partia desh me thane, por ai kish marue.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 05/03/2007 ora 16:53

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2007 16:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipėri
Mesazhe: 190

Mua më duket paragjykim kjo qe po thua ti HERO dhe shumë e tepëruar që të flasësh kështu për ata që rradhiten dhe besojnë në PD, pasi në këtë rast fut duket se ata që përkrahin idetë e PD- së janë duke mbështetur partinë e kriminelëve gjë që nuk është aspak e vërtetë. Të fortët nuk kanë ide politike, përkundrazi janë ata që përftojnë më shumë nga korrupsioni dhe institucionet pa autoritet, i cili edhe sipas raporteve të ndërkombëtarëve lulëzoi në qeverisjen socialiste. Ne jemi një popull i vogël dhe kam përshtypjen që këta "të fortë" i gjen nga të gjitha kahet politike (po ndoshta PS di ti fshehë më mirë). Mua nuk më duken më pak të fortë parlamentarët të cilët nuk kanë kursyer grushtet dhe fjalorin plot kolorit në raste kur interesat e tyre janë shkelur (rasti më i fundit Ilir Meta që si shqiponjë iu hodh Jozefina Topallit).

Ka një gjë që është akoma më negative dhe që e dëmton më shumë popullin. Kjo ndodh kur të fortët, veprojnë institucionalisht dhe luajnë më ligjin hapur dhe pa turp. Ajo që thotë Ami- për Zj. Veizi është e vërtetë dhe kjo më duket kaq e trashë dhe flagrante sa dhe unë që nuk kam bërë shkollë për juridik e kuptoj.

Unë për shkak të punës time në 2003 kam patur rastin të kem në dorë Tabelën e Rezultateve të Njësisë nr.10 të cilën po jua bashkëlidh më poshtë.
Vini re që asnjë shifër nuk përputhet. Unë po ju bashkëngjis si të gjithë tabelën e zvogëluar ashtu edhe të zmadhuar pjesën që pasqyron atë që ka parshtruar Ami- me lart në mesazh.
Gjithë të mirat

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2007 16:30
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tonia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tonia Shto Tonia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tonia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipėri
Mesazhe: 190

Me falni se nuk funksionoi ky opsion keshtu qe nese eshte e mundur te me thone tekniket si i behet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2007 16:48
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tonia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tonia Shto Tonia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tonia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ca formati e ke? Dergoje me email po qe se e postoj une. webmaster at fajtori [dot] com.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2007 16:56
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

pershendetje

Pershendes ne rradhe te pare ish mikun tim Fajtorin qe ka patur miresine te shkruaje me pergjegjshmeri ne nje teme delikate si kjo. Edhe pse nuk e beson versionin tim te fakteve pranon qe ka mungese qytetarie ne kete rast.

Po e shpjegoj edhe nje here
Dhuna ka qene e njeanshme dhe te demtuarit jane djemte e Posterave me dhembe te thyer dhe fytyra te nxira. Kjo gje vertetohet nga pamjet filmike dhe kete e pranon edhe Shenjtori. Une flas per kete rast specifik sepse kam patur rastin ta shoh nga afer. Cunat qe u rrahen i njoh dhe meqe Shenjtori eshte afer mund ta ftoj per kafe dhe ti njohe edhe ai.

Mund te kete edhe raste te tjera per te cilat une nuk kam informacion aq te faktuar dhe per te cilat une nuk mund te shprehem, gjithsesi apriori une e denoj dhunen nga cilado force politike sepse tregon lidhjen e politikes me krimin ordiner.

Falenderoj Tonien per publikimin e tabeles dhe Fajtorin qe do ta pasqyroje ate.

Madje mbreme ne darke takova personin qe ma ka dhene kete tabele z. Kreshnik Hrashova dhe me tregoi me detaje se si kishte shkuar procesi ne vitin 2003. Vete Ilir Celibashi i kishte thene ti ke te drejte por duhet ta kuptosh pozicionin tone.

Nuk e pertyp dot se me cfare morali i thote Celibashi keto fjale kur po shkel me te dyja kembet voten e popullit ose me sakte po pranon manipulime kaq te trasha. Per mua keta persona duhen futur ne burg, por prokurori ka te tjera halle dhe gjykata gjithashtu.

Me vjen keq se njerezit flasin me militantizem e duke bere tifozllek pa kuptuar se nese ne krye vjen nje njeri i pamoralshem qe vjedh kaq dukshem vota do vjedhe patjeter edhe para qe te paguaje gjykates, komisionere, e njerezit qe i vene nga pas. Pa e kuptuar qe keta njerez do na vjedhin e demtojne te gjitheve si socilistet edhe demokratet.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2007 08:00
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:43 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 31 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.