Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Shenjtori
Still Angel

Regjistruar: 14/09/2003
Vendbanimi: FREE
Mesazhe: 765

Pershendetje,

Po e filloj kete replike nga fundi i replikes suaj:-
Mund te ulemi e te pime kafe ne menyre shoqerore sa here te duam, madje mund te ftojme edhe mikun tone te perbashket Gertin e te diskutojme pa fund per çeshtje politike.

Do te me falesh qe do e zgjas pak por me duhet te te pergjigjem edhe une gjate e ne menyre te hollesishme pasi nuk kam kohe te shkruaj shkurt (Lenin :p)
Ne radhe te pare dua te sqaroj bindjet e mia politike. Ato jane vertet te majta por kjo nuk do te thote qe une e perkrah kete te majte qe ekziston ne shqiperi e perfaqesohet sot ne parlament. Fakti qe keto dy legjislacionet e fundit kam votuar per to eshte pasi kam votuar per te mallkuaren "te keqe me te vogel". Gjithashtu kam punuar keto dy zgjedhie per kandidatet e majte, por kam punuar per individin e jo per partine e sidomos keto zgjedhiet e fundit dhe per me teper pa ndonje perfitim material. I vetmi perfitim ka qene eksperienca dhe kureshtja ime per te pare se si funksionojne keto gjera. Gjate kohes kur kam punuar me to, kam shprehur hapur bindjen time kundra drejtuesve te korruptuar te partise socialiste dhe ne vecanti te kryetarit te asokohe, KOMUNISTIT te evropianizuar Shokut F. Nano dhe aktualisht, diktatorit te moderuar Shokut E. Rama.

Tani le ti kthehemi bisedes tone.

Isha dhe jam kundra perfshirjes se Gertit ne politike jo vetem pse eshte heret per shkak te moshes, por edhe sepse eshte akoma nen "tutelen" e nje figure super te konsumuar, shume negative e per me teper te nje KOMUNISTI Ekstremist siç eshte Shoku S. Berisha. Doktori e perdori dhe siç tregojne faktet ai e çoi drejt humbjes se bashku me disa figura te tjera te PD. Gerti nuk duhet ta fillonte karieren e tij me humbje pasi siç eshte shprehur kohe me pare "ai perfaqesonte brezin e ri me vizion europian" te politikes shqiptare dhe per me teper nuk duhet ta fillonte karieren e tij me humbje. Nuk dua ta bej krahasimin e tij me figura te tjera te PS qe ke permendur pasi edhe ata nuk qiten gje ne drite. Nuk dua ta bej krahasimin as me klajdin apo me pjestare te MJAFT pasi Gerti eshte larg, shume larg nga ana e shkollimit dhe intelektit. Persa i perket anes se te berit politike, nuk mund ta krahasoj me keta mesiper pasi Gerti nuk u provua dhe ne momentin qe do provohej, u "dogj" nga Kryekomunisti qe ka per kryetar partie.

Sa per incidentin, nuk dua ti hyj ne te thella pasi as une e as ti nuk jemi as investigues qe te hamendesojme se si kane shkuar ngjarjet aq me teper qe te dy e kemi me te thene ngjarjen. Une di kete tjetren ama, qe urdhri i prere per P. Sterkaj dhe çdo antar te shtabeve politike te kandidateve te se majtes ka qene per mos te krijuar incident te asnje forme dhe ne veçanti per P. Sterkaj, urdhri ka qene qe te nderhynte VETEM NE RAST TE KRIJIMI TE NDONJE INCIDENTI NGA "KUNDERSHTARI".

Sa per A. Bogdanin dhe çunat e rrugices se rruges se kavajes, çunat e M. Shyrit, çunat e kishes dhe te B. Sorres, mos mi trajto si djem lagjeje e cunak adoleshente. Nje pjese e mire adoleshente jane, por adoleshente qe jane me dosje ne polici. Nqs do ta vertetosh mund te shkosh tek drejtoria e policise, tek rajoni nr. 3 dhe sidomos tek rajoni nr. 2. Gjithashtu mos thuaj se A. Bogdani ka qene thjesht çunak lagjeje qe rrinte me Tan Oqen pasi çdo Tirans(flas per ata qe jane lind e rrit qe para 90) e di mire historine e asaj zone dhe "djemve" te tij. Mqs jemi akoma ketu, nuk me fole per B. Sorren dhe per Drejtorin e Burgjeve. Nuk me sqarove se çare detyre kishin gjate zgjedhieve ne njesine nr. 10. Ndersa sa per banalitetin se ku ka penetruar Edi Rama nuk me hyn ne xhep fare. Mos ma trajto si muhabet grash. Tek Rudina mund te kene penetruar shume, por kjo nuk i lidh me Ginen. Me kete qe thua ti i bie qe ata qe kane penetruar tek e dashura ime para meje apo tek e dashura jote para teje te kete lidhje me ne. Mos i bej keto krahasime tendecioze per te denigruar figuren e tjetrit pasi ti je djale i ri dhe perfaqeson mentalitetin europian e te ri te te berit politike e jo ate te vjeter e komunist i cili merrej vetem me jeten personale e thashetheme nga me te ndryshmet.

Sa per punen e forces prej 800 apo 1000 vetash je i gabuar. Kjo force ka ekzistuar vertet por jo me ato permasa. Kane qene rreth 80-100 vete te drejtuar nga P. Sterkaj. Eshte vertet turp qe ka ekzistuar por kjo force lindi pasi nuk dihej nqs do perdorte edhe Shoku Sali nje force te tille. Kjo force lindi si nevoje per tiu kunderpergjigjur nje force qe ekzistoi ne 2005 e mbeshetur nga PD. Kjo force ne 2005 qe e perbere nga 3 divizione. Dy ishin te dislokuar ne Kavaje dhe 1 operonte ne Tirane. Çdo divizion perbehej nga rreth 80 veta. Ne perberje te saj ishin kryesisht Tropojane dhe Kosovare. Per kete mund te te informoje akoma me mire shoku yne i perbashket. Madje ai mund te te informoje edhe per skemat e manipulimit qe te 2005 qe do te perdoreshin edhe ne 2007 pasi ato skema qe jane perdorur ne 2005 vete ai mi ka shpjeguar mua. Kete mund edhe te ta vertetoj kur te ulemi me te per kafe.

Sa peer tabelat e njesise 10 mos u lodh fare te ngrish zerin qe ka parregullsi. Une jam i bindur qe ke 1000 % te drejte.
Ti akoma nuk e ke te qarte ose te pakten nuk do ta pranosh qe gjithcka eshte e paravendosur. Merri te gjitha tabelat ne vite (duke perjashtuar ato te vitit 92 te cilat qene te vetmet zgjedhie te rregullta), e shihi me rradhe e do te gjesh parregullsi pa fund.
Ceshtja eshte se ketu gjithcka vendoset paraprakisht me ane te marveshjeve politike se kush duhet te fitoje e kush duhet te humbase. Vendoset paraprakisht nga ata te huaj qe kane interesa te ngushta ne shqiperi por mbi te gjitha vendoset nga ata (ish)KOMUNISTE qe kane pushtetin ekonomik dhe ate politik ne shqiperi. Ne vazhdojme te jemi pre e ketyre felliqesirave, prandaj dhe per Gertin nuk isha dakort, pasi partia qe perfaqeson ai eshte akoma nene tutelen e ketyre mbeturinave, e nuk do ta linin te bente ate politike evropiane qe ai ka ne karakter........

Sot po e mbyll me kaq, por kam akoma shume gjera per te tu pergjigjur apo per te diskutuar me ty apo me kedo tjeter ne forum....

P.So e mbyll me kaq pasi kam frike se po te vazhdoj keshtu, do bllokoj serverat e Fajtorit :p:p

Pershendetje, Shenjtori....

__________________
Budallenjte thone, une mesoj nga gabimet e mia, une preferoj te mesoj nga gabimet e te tjerve.- Bismark

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2007 13:23
Shenjtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shenjtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shenjtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Shenjtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shenjtori Shto Shenjtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shenjtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Air Force One

Jam shume dakord me ato qe ke shkruar dhe pikerisht keshtu je personi qe une njoh me te vertete. Interesat tona nuk shprehen as nga nje pari e as nga tjetra qe kane ndare pushtetin tere keta vite. Nga ana tjeter shtresat tona jane ndare neper organizata dhe nuk kane qene te zote qe ti bashkangjiten ndonje partie duke gelltitur ndonjehere edhe efektet elektorale sepse ne duhet te perfaqesohemi ne nivele me te larta se sa organizatat per te mbrojtur interesat tona.


Megjithate te dy e kemi te qarte qe ne asnje rast PS nuk perdfaqeson interesat dhe dinjitetin tone ndersa PD te pakten ne parim i pranon keto interesa. Per efekte elktorale PD ben ndonjehere politika populiste qe mund ti kthehen edhe kunder sic ishte rasti i Tiranes ku askush nuk e kupton se perse nuk u votua me gjithe premtimin jo te vogel te legalizimeve. Kur flas per legalizimet nuk e kam fjalen vetem tek mbivendosja ne token e tjetrit por e kam fjalen edhe per legalizimin edhe e atyre mijera apartameneteve qe Edi Rama nuk u ka dhene lejen e hipotekimit, e qe PD u premtoi se do i legalizonte. Keta per nga shperndarja e votave kuptohet qe nuk kane votuar per PD. Pra askush nuk mund te shpjegoje se perse keta persona qe jane te interesuar per kete legalizim votojne Edi Ramen qe i ka lene me shtepi te pahipotekuara. Eshte paradoks te mendosh qe ky veprim i PD nuk do te kishte perfitime te perkthyera ne vote pro saj. Megjithate ndodhi keshtu na pelqen apo nuk na pelqen neve.

Pra mendimi im nuk eshte te jemi kunder PD sepse nese veprojme keshtu atehere nuk kemi nje force politike mbeshtetese. Mendimi im eshte qe PD duhet te pozicionohet me shume djathtas jo per te perfituar votat tona dhe per te nxjerre ne drite interesat tona personale, por sepse ajo duhet te beje nje politike te djathte qe vendi te zhvillohet. Pa realizimin e ketyre politikave ajo nuk mund te kete nje identitet te ndryshem nga PS dhe vete vendi nuk mund te marre zhvillim e te ece akoma perpara. Nuk mund te ece Shqiperia perpara me politika populiste apo me nje pol te vetem orientimi te politikes.

Une kam qene nje mbeshtetes i avokat Ngjeles dhe tani jam akoma me mbeshtetes, mos harrojme qe edhe Bamir Topi eshte shprehur se ishte kunder legalizimeve por qe nuk mund te kundershtonte politiken e partise se vet. Pra sinjalet per nje levizje djathtas jane gjithmone e me jetike tek PD sic eshte e natyrshme te jete. Syhpresojme qe edhe vota negative ne qytetet kryesore te kete patur nje ndikim dhe reflektim tek PD.

Air Force One, neve nuk do na ndryshoje jeta nga keto gjera, ndryshe nga te majtet ne kemi ideale qe i mbikalojne interesat personale dhe kjo eshte karakteristike e te djathtes shqiptare, ne duam drejtesi, ligj dhe rregull qe jane elementet baze te zhvillimit te nje shoqerie. Kjo eshte e keqja jone me e madhe por edhe e mira jone me e madhe, dhe jo vetem sot, ka qene keshtu qe kur e djathta shqiptare ka lindur. Qe ne kohen e luftes e me pare kur jane shkrire pasurite per te edukuar popullin shqiptar qe nese sot ka nje gjuhe ka heronj e ka histori ia detyron bejlereve me te medhej te vendit e jo barinjve qe na qeverisin tash e 60 vjet e qe llogjikojne akoma me mendjengushtesine e pagdhendshmerine e injorances dhe varferise shpirterore.

Nuk ka vend ne bote qe te zhvillohet duke burgosur tere inteligjencen. Universiteti me i mire ne Shqiperi ne kohen e diktatures ka qene burgu dhe jo per faktin se aty mesoheshin mashtrimet por sepse mesohej e verteta historike (qe edhe sot i mungon ketij vendi), letersia e gjuhet e huaja.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2007 19:14
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

o shoku ami- per ideal te partis kam respekt per ty..

i nderuar shok.. mund te me thuash.. pasi po thua premtime per legalizime etc etc dmth veprat e pd-s..


te lutem me thuaj nje veper konkrete , nje rruge.. nje ndertim.. nje tutje nje tu.. se premtime dal dhe un ne mest te vlores edhe u them.. ketu do bejm nje ure vlore - brindizi.. edhe hajd voto per mua o vlla se do me kesh mbeshteje me shum se nga pd-ja..

pd-ja po te kish bamir topin kryetar.. do ishte ndryshe... po se ka nje idjot ne krye.. eshte gjynaf.. se kjo pune vete si pune deles.. hidhet nje dele ne gremine.. dhe o burra po ashtu dhe te tjerat...



per sa i perket PS's.. vjedhje e mashtrime ka pas plot... e shum gjera te tjera.. po ne 8 vjet ben te pakten dicka.. i ndertuan 5 rruge, i ben 2 kanalizime.. i mbollen tre peme.. i ndertuan 5 shkolla.. u ben dy farmaci neper fshatra me shume.. hapen me shum qendra biznesi.. e shum gjera te tjera na pak qe kan bere... dhe shpresoj te gjith jan te ndergjegjshem..

nejse.. tja kalosh mire

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2007 19:24
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Kota
PS mund te kete bere farmacite, rruget, apo shkolla e kanalizime, por interesat e mia personale dhe te klases sime nuk jane te perfshira ne keto gjera te bera.

Une nuk pretendoj qe te mbush mendjen ty apo dike tjeter qe PD qeveris mire por shpreh mendimet e mia per kete qeverisje.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2007 20:13
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

X Ami-n

Citim:

Sa per ate qe shtron arturm kjo tabele eshte e vertete qe eshte vetem nje por eshte tabela permbledhese dhe nuk ka asnje justifikim qe kjo te shpallet si tabele zyrtare. Nuk ma merr mendja qe te kete patur gabime matematikore pasi partite te nxjerrin syte per nje vote dhe nuk do te linin nje diference 3000 votash te levizte.


E ke gabim Ami, nuk eshte ajo tabele qe e deklaron fituese Veizin, do ishte keshtu po te mos kish pasur asnje ankim. Duke anashkaluar vendimin e KQZ qe eshte nje hallke e ndermjetme,  i fundit fare eshte VENDIMI I KOLEGJIT ZGJEDHOR qe e shpall fituese ne kete rast Mira Veizin. Ky vendim i ketij kolegji eshte “tabela zyrtare” (me fal lojen e fjaleve) qe percakton mandatin e Veizit ne kete rast, per te vetmen arsye sepse, ti duhet ta dish shume mire, eshte i paapelueshem. Duke qene se aktivizohesh ne fushate elektorale keto gjera duhet ti dish ma merr mendja.
Citim:

Vec kesaj ky proces ka zgjatur 2 muaj dhe minoranca ne cdo rast ka kundershtuar gje qe paraqitet edhe ne tabele. Pra une nuk e di edhe nuk bej aluzione mbi vendimet e gjykates edhe pse kam dyshimet e mia mbi drejtesine e vendimeve, sepse jo vetem ne kendveshtrimin tim por sipas nje sondazhi te bere nga te huajt 93% e shqiptareve mendon se eshte e korruptuar. Por duhet te pranojme nje fakt.

Kjo qe ka paraqitur Tonia eshte nje tabele zyrtare te cilen edhe une e kam ne dore, eshte marre nga burime te ndryshme. Te gjithe qe me veshtrimin e pare e kuptojme se ka parregullsi te trasha. Kjo tabele eshte kundershtuar dhe ankimuar me force si nga kandidatet humbes ashtu edhe nga forcat politike qe i mbeshtesnin. Ne tabele dallohen qarte firmat e kundershtareve dhe motivi i kontestimit. Pra nuk mund te pranojme qe eshte bere nje gabim matematikor sepse kjo parregullsi eshte kundershtuar.


Ami, ti je cun inteligjent dhe nuk duhet te besh sikur nuk kupton sqarimin tim (qe, te kuptohemi, eshte vetem teknik). Une e banalizova ceshtjen me “gabim matematikor” per ta thjeshtuar shpjegimin por arsyet mund te jene 1000 te tjera, dhe mbi te gjitha, nuk duhen pare tek ajo tabele qe ti jep si prove.
Citim:

Nuk di te jap shpjegime se perse KQZ dhe gjykata nuk e ka marre parasysh ankimin, por di te them se tendenca ka qene qe te favorizohet Veizi.


Ah me ne fund, kjo eshte e folur ndryshe nga “Celibashi me KQZ e mepareshme VODHI votat”.
Citim:

Madje mund te shtoj edhe nje detaj tjeter qe edhe ne vitin 2000 kur kjo kandidonte per here te pare ne Njesine nr 10 jane perseritur zgjedhjet.


Kete nuk e di, bile po me ben kurioz te di kush na qenka kjo Mira Veizi qe qenka kaq “potente”
Citim:

Dhe e fundit fare eshte se a mund te jene socialitet moralisht te pergjegjshem te kerkojne standartet qe ata vete nuk i plotesuan asnjehere gjate 8 vjet qeverisje dhe nuk po i plotesojne as tani duke qene se kane pushtetin vendor dhe kane pregatitjen e listave te zgjedhesve.


Pak me poshte thua qe nuk je militant por kjo eshte gjuhe militanti. Po i drejtohesh PS kur e di mire qe jane te dyja partite qe nuk kane dashur asnjehere ta zgjidhin ceshtjen e zgjedhjeve dhe po bere deklarata te tilla kunder njeres sesa kunder tjetres ose je militant ose nuk je i informuar (une mendoj se kjo e dyta nuk eshte rasti jot).
Cdo militant i PS mund te te pergjigjej, « por mire ne qe si arritem standartet (dhe ndoshta edhe per kete nuk na dhane me votat) por ju i morret ato vota qe nuk na dhane ne duke premtuar qe do ti arrinit ju standartet, pse si bete ? » Kjo eshte njelloj sikur te thuash « duke qene se problemin e dritave se zgjidhi dot PS mos na e kerkoni neve ». Por ju per ate u votuat, per te bere ate qe nuk beri PS, apo jo ?
Prandaj Ami, duke lene menjane militantizmin duhet te jemi dakord qe vete politikes shqiptare NE MENYRE TRASVERSALE nuk i ka interesuar asnjehere te arrije standarte zgjedhore per te vetmen arsye se vetem keshtu Sala dhe Tosi nuk jane humbes por “viktima manipulimesh” gje qe ka justifikuar deri tani qenien e tyre ne “maje”.
Kemi nderruar 3 here pashaportat per jashte shtetit deri tani o Ami, nuk paska leke per te bere 3 milion karta identiteti?
Ne 2005 u be Kodi Zgjedhor BIPARTIZAN. A e di ti Ami qe ASNJE ANETAR I KQZ pavaresisht nga eksperienca (thjesht teknike) qe mund te kishte, nuk eshte degjuar nga ai komision bipartizan? Pse? Dikush nga ata mund te propozonte, nga eksperienca teknike, qe ne tabelen qe solli ketu Tonia te shtohej dicitura:
 7.c. shuma X = shumen Y + shumen Z + shumen V - “NE RAST TE KUNDERT AUTOMATIKISHT TABELA BEHET E PAVLEFSHME”
Jam i bindur qe kjo do „trembte“ te pandershmit e te dyja paleve, apo s’eshte keshtu?
 
Citim:

Une them se duhet ti kerkojne standartet edhe me pare i kane shkelur me te dyja kembet, por jo ti kerkojne ato ne mbrojtje te manipulimeve qe mund te beje PD por ti kerkojne si kushte themelore per shprehjen e votes se lire.


Ketu ke 1000% te drejte por ma lejo batuten, qe pas zgjedhjeve te vitit 96 i ka ngelur pak nami PD-se apo jo? Dhe nga anet e mia thuhet „me mire syri se nami“
Citim:

Une nuk jam militant por urrej hipokrizite dhe padrejtesite dhe nese e shtroj nje problem e shtroj me qellim qe te gjithe ti denojme dhunen dhe parregullsite. Se kush na e ve veshin eshte tjeter ceshtje, por te pakten ne e kemi bere tonen duke kundershtuar padrejtesite.


Nuk je militant por ndonjehere te shket ndonje shprehje militanti (bej shaka).Jam plotesisht dakord.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2007 21:54
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

X Tonia-n

Citim:

Arturm, me sa kuptoj unë qëllimi i kësaj teme është të denoncohej dhuna, dhe me sa pashë unë asnjë nuk reagoi ndaj dhunës në vetvete por u personalizua duke denoncuar personat e veçantë si "të fortë" etj, etj. Përderisa u personalizua hajde të japim raste konkrete, dhe për këtë arsye unë dhashë një rast konkret.


Nuk kuptoj pse mi thua mua keto. Une nuk personalizova, vetem u perpoqa te sjell disa argumente sqaruese (duke shpresuar qe kush ka veshe per te degjuar ti degjoje) mbi ceshtjen qe sollet ti me Amin (sa per dhunen me duket se jam shprehur duke denuar cdo lloj dhune)
Citim:

Për mendimin tim problemi qëndron tek imazhi. PD gjithmonë është personifikuar me partinë e dhunës, kriminelëve dhe rrëmujaxhinjve. I vetmi moment në të cilin kjo parti është parë ndryshe ka qënë 2005 për shumë arsye. Ky imazh nuk më duket i drejtë pasi është një parti e cila ka një elektorat të konsiderueshëm (të paktën deri tani) dhe nuk mund të emërtohet apo ti bashkëngjitet ky imazh të një elektorati kaq të gjërë pasi nuk duhet të harrohet që grupet që votojnë më tepër këtë parti janë ish- pronarët ,të cilëve po iu merret prona dhe nuk kam parë ndonjë reagim agresiv, vetëm reagim nëpërmjet votës (si i ka hije të civilizuarve). Një grup tjetër që voton PD janë ish- të përndjekurit politikë, që pa frikë mund të themi kanë qënë inetelektualët e kohës, dhe ndoshta më të civilzuar se vetë ish- kryesia e PPSH. Prandaj të flasim për parti kriminelësh nuk më duket e drejtë mua dhe i kundërvihem HERO. Viti 1997 nuk mund të analizohet si tregues për mbështetësit e PD, pasi ishte normale që me atë kaos që u krijua të përfirtonin kriminelët. Ishte i vetmi moment kur ato mund të ndjeheshin të gjithëpushtetshëm. Pastaj kriminelët nuk kanë ideologji, ato kanë thjesht interesa.


Per mendimin tim, qofsha i gabuar, nuk eshte i drejte ky arsyetim. Nuk mund te barazosh PD-ne (sic eshte aktualisht) me elektoratin e saj. PD-ja e sotme NUK ESHTE SHPREHJE e elektoratit qe e voton. Kjo deshmohet ne cdo politike qe ka ndjekur Sala (qe eshte praktikisht pronari) deri tani per 17 vjet. Ata „te forte“ „kriminele“ „rremujaxhinj“ jane njerezit qe, per nje arsye ose per nje tjeter, jane perdorur nga Sala thjesht per qellime personale „pushteti“. Keta nuk kane te bejne aspak me te perndjekurit apo ish-pronaret (marrim nje shembull te thjeshte, nuk ishin ish te perndjekurit apo ish pronaret ata qe cdo jave thyenin xhamat e ministrive/kryeministrise disa kohe me pare).
Ti Tonia gabon duke kujtuar se vota e te perndjekurve apo ish pronareve eshte vote pro-Sales. JO e dashur Tonia. Ajo nuk eshte vote PRO Sales (si mund te votoje nje ish pronar Salen me kete ligj tokash, ose nje i perndjekur duke kujtuar sa u demshperblye me 92-97, ose nje cam duke pare sjelljen e Sales ndaj grekeve kete vit e gjysem ku i harroi ata), por eshte vote KUNDER te majtes. Ka nje diference te madhe ne kete rast, po flasim per zgjedhjen e TE KEQES ME TE VOGEL.
Shqiptaret kane votuar gjithmone KUNDER dhe asnjehere PRO. Me 92 votuan kunder Alise dhe jo pro Sales, me 94 votuan kunder Sales dhe jo pro kushtetutes, (kapercejme 96 ) , ne 97 votuan kunder Sales dhe jo pro Tosit, me 2000 prape kunder Sales dhe jo pro Tosit, me 2005 kunder Tosit dhe jo pro Sales. Te kuptohemi po flas per elektorat dhe jo militante apo interesaxhinj.
Mendoj/shpresoj qe vota e 18 shkurtit eshte pro Rames dhe jo kunder Sales. Ky do ishte nje faktor pozitiv.
 
Citim:

Të kthehemi tek imazhi i PD. PD-ja ka një difekt të madh. Ajo nuk di të bëjë reklamë. Për këtë nga ana tjetër është shumë e mirë PS-ja. Dhe prandaj po të shohësh shumicën e televizoneve private të Shqipërisë janë të majtë, pasi PS-ja investon në imazh. Me sa kam dijeni unë, në kohën e Ilir Metës kryeminsitër një përqindje jo e vogël e buxhetit të shtetit shkonte për median. Duke patur një armë kaq të fortë nga vetja është shumë e lehtë për PS që jo vetëm të krijojë një imazh pozitiv për veten, por nga ana tjetër dhe të krijojë një imazh negativ për PD.


Edhe ketu Tonia mendoj se e ke gabim. Natyrisht imazhi duhet “kuruar” por mendoj se ka nje ndryshim konceptimi ne dy partite. Ky ndryshim ka qene ne mentalitetin e leader-ve te dy partive. Tosi ka qene nga ata tipa qe, vertet, te vinte ne nje post/detyre sipas deshirave/tarafeve te tij POR TE LINTE TE PUNOJE. Ishte liberal nga kjo ane dhe kjo bente qe ndonjerit nga “te emeruarit” e Tosit ti dilte ne pah puna e tij.
E kunderta eshte me Salen. Ai te ve ne nje post por duhet ti japesh gjithmone llogari dhe duhet te besh ato qe thote ai. Kjo edhe ne gjerat me te vogla te nje posti. Shife ne mbledhjete K/Ministrave, shef ndonje minister te japi ndonje mendim ose thjesht te flasi? Marrin vetem detyrat e shkojne ne shtepi. Tosi nuk donte t’ja dinte nga ajo ane, te punoje si te duash mjafton te mos “i bije ne qafe” dhe mos ti prishje “qejf o qejf-in” e tij.
Po marr nje shembull. Mendoj se Andi Beli nuk eshte as me i mire as me i keq se Andis Harasani. Te parit nuk i doli puna ne pah se nuk mund/duhej te bente sic mendonte vete por si mendonin te tjeret, ndersa i dyti punoi sic mendonte vete, duhej kufizuar, kufizonte, nuk duhej, nuk kufizonte.
Per ta thene si dikush ketu brenda, Tosi te ha rrushin, Sala te ha rrushin te prish edhe vreshtin
 
Citim:

Unë nuk kam e kam për turp të jem e djathtë dhe këtë e kam nga bindje personale, dhe jo se jam anëtare apo militante e ndonjë partie të veçantë. Por problemi qëndron në faktin se shoh që ata që janë me bindje të majta vetëm e sulmojnë PD-në dhe nuk bëjnë një herë analizë kritike për problemet e PS. Kjo nga ana tjetër më bën mua që për balancë të mbroj PD-në nga sulmet duke mos patur rast që të mbaj një qëndrim kritik ndaj saj, në rastet kur kjo është e nevojshme, sepse jam e sigurtë që mbrojtësit e PS do të fërkonin barkun, dhe ky nuk është qëllimi im. Socialistët shqipatarë ende e drejtojnë Tregun e mendimit dhe kjo është gjëja më negative dhe e rrezikshme për mua.


Nuk shikoj pse duhet te kesh turp se je e djathte (ketu kthehemi tek ajo qe thosha me lart, ndoshta eshte partia qe momentalisht „te perfaqeson/nuk te perfaqeson“ qe ta krijon kete problem). Ne respekt te demokracise duhet/dhe do te kete te djathte dhe te majte.
Persa i perket PS nuk mendoj se nuk bejne analize kritike, eshte fale te majteve qe iku (e nuk rrezikoi te kthehej) Tosi. Jane ata qe nuk ja dhane me voten, nuk eshte se u shtuan votat e te djathtes. Shumica jane te kenaqur per „heqjen qafe“ te Tosit, dhe kjo jo pse Rama eshte engjell, por te pakten kur ti vije rradha per te ikur nuk do kete „rrenjet“ qe kish Tosi ne Parti si themelues i saj.
Citim:

Ju keni një provë konkrete dhe akoma flitet për Interin me shokë, krejt pa lidhje. Ajo tabelë është raportuar nga ndërkombëtarët si një rast flagrant dhe nuk ka lidhje shuma kaq e aq. Shkelja ligjore është shkelje ligjore dhe nuk ka vend për shumë apo pak, apo interpretime.


Mos harro qe edhe nderkombetareve u intereson (sidomos te akredituarve ne Shqiperi) qe te mos rregullohet nje here e mire kjo pune, ndryshe do tu duhej te trasferoheshin ne ndonje Irak apo tjeterkund. Ci gjeti ne Shqiperi, apo se po i ze e mira?Persa i perket tabeles u sqarova me Ami-n, por ajo nuk eshte e vetmja tabele flagrante ne zgjedhjet tona. Ne fund te fundit zgjidh nje militant njera zgjidh nje tjetra rezultati eshte ky qe eshte. Te kujtohet kush ishte kryetar i KZZQV se Tiranes ato zgjedhje? Nje ish futbollist, nqs s’gaboj, qe ne kohen e Enverit (perseris, ne kohen e Enverit) me nder u nxorri menderen ne mes te fushes tifozeve vlonjate qe e ngacmonin. Cfare profesionaliteti pret nga keta njerez (e njejta vlen edhe per krahun tjeter)?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2007 21:58
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

me sa pash un... ata te pd-s ne ndroq.. qelluan ate te ps=s e ben per ne koma mavrine.. edhe keta flasin per dhune elektorale..


un po them sala po prish vreshtin e po thahen hardhite, ju shikoni per laraska



ehhh shqypni e mjera shqypni.. kush te ka hyp ty ne kri



p.s hidhni syt nga rama o te shkret.. se ai coku e prashit , e coku e vadit ndonje her vreshtin...

ciao

arturm pershendetje.. kishe then pergjigje shum konkrete dhe me fakte, tja kalosh mire.

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2007 07:37
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Persa i perket asajt qe kam shkruar Ami,thjeshte te pashe ne disa televizione dhe thashe qe ste pash duke u perleshur ,thjesht ishe atje,por me ket qe shkruaj nuk dua te dobesoj pozicionin tend perse ti ishe atje...

E dyta jam shume dakort jo me ty por dhe me ate qe e mednojne si mua qe nuk ka PD ne Shqiperi.....un e kam shkuajtur dhe me siper dhe nuk lodhem ta perserise qe cdo parti e krijuar.....mjafton te shikojme se kush e drejton dalin te gjithe komunsita ,o babai i tyre i ka duart me gjak ose vet ju e dini se si kan ardhur ne pushtet......

Ju do thoni jane njerez te ndershem ,ju do thoni ckerkon ti Air-Force-te bejme luften e klasave ne Shqiperi ashtu sic e beri E.Hoxha............. ju pergjigjem qe jo nuk jam per ate lufte ,por ama kur Gjermania humbi luften un e di historine nuk hypen ne pushtet niprit e Partise naziste nuk ju dha ndo nje shans te krijonin partit kjo me rezulton,sepse mjafton te shkojme se kush ka qene Gjinushi ,Ceka ,Meta, Ilir Meta as ne Kine nuk behet ajo fushate eletorale "ne do fitojme " cjan keto ne Kore e Veriut as ne Kube sbehen me keto fushata ,zoteri ju e dini qe nuk ka te djathe ne Shqiperi ,ju e dini se kush i komando televizionet ,si nuk paska nje program per keta ish te perndjekur ,e thjeshte se televizionet i kan keta njerez mjafton te shikoni Topin Klanin .....prandaj Fajtor nuk din gje ti per te kaluaren sepse ti nuk i beson keto gjera dhe e bukura njefemi shume mire dhe skam pasur ndo nje interes te te genjej ty personalisht ose ndonje njeri tjeter ketu ne forum per cfare ka ndodhur ne te shkuaren........

Mor forumista mund te me thoni ku i gjeten leket kata njerez qe bejne fushata elektoarale si KERRY o BUSH,keta njerez me pislliqet qe bejne pagojne sherbimet sekrete dhe mbajne pushtetin ne Tirane, behini analize i kujt eshte TOPI KlANI,VODAFONI,dhe cdo gje ,ku i gjeti vajza Berishes nje milion $, po degjoja nje dite vetem Spartak Poci minister i transportit ka 21 milone $ loooool.....Tha ne nje interviste Ambasadori U.S. krimi dominon ne Shqiperi ju si popull nuk ben dot gje, te shpresojme qe nje dite kur te beheni shtet ti arrestoni dhe te kerkoni llogari ku i gjete ju keto??sic beme ne ne Florida me mafiozet tane i lam shume vite ndertuan dhe pastaj ja sekuestruam ,nuk do ta gezoj njeri Shqiperine te jeni te bindur ....


Prokuroria e pergjithsme ,Gjykatat instuticionet ne Shqiperi ,cdo gje komandohet nga njerzit e te majtes,kudo jane nerzit e tyre ,si ka mundesi qe ne asnje komune te Shqiperise nuk mund te fitoje per kryebashkiak nje ish-perndjekur .mor nji program dedikuar atyre ,nje monumet atyre ,ska e ju me thoni je Shqiperi ka demokraci ,ku ne te gjithe Europen i kan dedikuar muzeume ndarja e lekeve shtepia ,ku Genc Polo nuk i jep femijeve bursa per tu shkolluar kesajt shtrese e ju me thoni qe ka demokraci ,ku Europa ju shikon dhe thot shqiptari don te vras shqipatrin ...e stregon me interes per nje vend si ju ,ju vrane mes Athines ,ju dogjen flamurin ,ca nuk ju ben dhe nuk u ngrite nje her te kuptojme me cilin jeni ,te ndare ne shekuj ne mysliman ne te krishter ,tashti ne majte ne te majte me i fjale komunsita











Persa i perket ty Ami qe me fole per ket qeveri me zor.... 4 miliarede $ kan kushtuar ato qe kan ndertuar ajo shterese,po te them dicka nuk eshte Saliu qe jep leket por eshte Europa qe i ka bere presion,jo me shume dje ishte raporti BE mbi Shqiperin ,vendi tha qe mirtaon ligje dhe nuk i mban ,Departamenti U.S. dje tha Shqiperia vendi qe shkelen te drejtat e njeriut ,ja shume bukur nuk ka NATO pa bashkepunim me partit e tjera .....

U fliste sot ne ca gazeta qe Saliu do ti ler postin E.Selamit do jet koha qe voten time do ta jap me gjith zemer PD te drejtuar nga Selami sepse kam pershtypjen qe mund te bej dicka ,tashti nje plak anglez me tha nje dite ....djale ce din voten ?? vota demokracia jote eshte ajo vote po gabove prit 4 vjecarin tjeter .............

E kam then ju njef Amerika se sa e doni ju Ameriken .........

E mer PINOCET pse nuk linde ne Shqiperi...........




te te them ballist.. edhe mundem pasi shof qe shkruan te perndjekurit, te perndjekurit e me radhe keto fjal.... po prap.. spo te them se nga fundi sikur e rregullove...

nuk e di nq se e ke pare ate fikes fare.. po ja po e shkruaj ketu...te kuptosh punen e te perndjekurve..

pas luftes II .. ballistet e shkruajten biografine: kam pas nje vlla partizan.. dhe pothuajse shumice tyre u futen ne pune..

(dhe e kan ne gjak ballistet kete pune.. se ja e ben procken me te ndjerin akile rama, mendja per ters u ndjell)

kurse partizanet qe dhan gjak per clirimin e shqiperise.. e shkruajten:

kam pas nje vlla ballist.... dhe te gjith pa pune... dhe zhvendosur komplet ne zonat me malore te shqiperise.
dhe kjo eshte shum e vertet..

dhe duhet te kuptosh pse ne shqiperi keto dy forca qe jane.. kan dal nga nje nene te dyja.. pse do thuash ti??

sepse nq se ne pushtet vinin te perndjekurit , ne shqiperi do behej kasapane... se inatet e mellefet do i hante dhe pinte populli.. se keta qe jan sot e kan pas jeten te siguruar qe athere.. kshu qe ti shoku dashur.. bota keto dy filiza i nxori kshu per kete pune..se ndryshe kish plas ndonje luft civile.. se pulaxhinjte.. pulaxhinj ngelen

sorry qe dola nga tema.. ciao

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2007 07:54
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Jo ne nje thes te gjithe

O Kota c'mund te me thuash per Hysni Lepenicen?
Po pres pergjigjen tende.
Bye

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2007 15:27
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

AMI

Nqs ti po na tregon se gjoja je klas i larte se ke te kane lene dy hapa shkemb trashegimni,te pakten mos na u hiq sikur mendon per gjith popullin,por thuaje cop,qe ke mize nen qylaf.Te intereson materialisht te mbrosh kete apo ate parti dhe kaq.E the vete kete gje mos ma fut mua me vone se te citoj.nqs je aq i njeanshe dhe qenka e kote te debatosh me ty atehere une personalisht nuk shkruaj me ne tema qe hap ti,se je militant.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2007 15:32
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.