Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Kush jane menyrat e "marrjes" se pushtetit ne demokraci

Eshte legjitime qe nje opozite ne demokraci te kerkoje te vije ne pushtet. Si arrihet kjo:

1) Me ane te votes.

Ne demokraci te konsoliduara eshte vota ajo qe "vendos" nese nje opozite duhet te veje ne pushtet apo jo. Zakonisht votat jane te ndara ne a) votat e militanteve/fanatikeve te majte/djathte dhe keto nuk ndryshojne (jane faktor kostant)  b) votat e ashtuquajtura trasversale te personave te ndryshem qe me intelektin e tyre vendosin t'ja japin voten njeres apo tjetres pale ne baze te nje analize te meperpareshme duke gjykuar mire/keq per punen e qeverise qe bie dhe per premtimet e atyre qe perpiqen te vene ne qeverisje.

Jane keta te fundit qe "vendosin" fatin politik te nje vendi demokrat, sepse po t'ju lesh fatin e vendit militanteve/fanatikeve nuk mund te kete asnjehere objektivitet ne ecurine e nje qeverisje (gjithmone per keta te fundit ana tjeter gabon dhe e veta punon/vepron mire).

Shembuj: Gjithe shtetet me demokraci te konsoliduar, te ashtuquajturit Perendimore 

2) Me ane te protestave.

Kur nje qeveri shkakton, jo vetem nje qeverisje jo te mire, por skandale te permasave te medha, eshte e natyrshme qe popullata te protestoje dhe gjithmone protestat jane te proporcionuara me demin e shkaktuar. Ne kete rast eshte me se normale qe c'do lloj proteste duhet "drejtuar" (do ishte katastrofike nqs keto protesta do i liheshin vete popullit ne dore sepse sic e dime populli i nxehur behet "turme" dhe nje turme eshte shume e veshtire ta ndalosh). Ketu gjithmone hyn ne "loje" opozita e cila (eshte politikisht normale) drejton keto protesta me qellimin qe te marre qeverine. Ka dy faktore te rendesishem ne kete rast a) Qeveria e perbere nga politikane te ndergjegjshem duhet ta kuptoje "sinjalin" e "sheshit" dhe te reagoje, OSE duke u reformuar teresish (reformimi duhet te jete i proporcionuar me demin, dem i madh heqje qeverie dhe berje e nje tjetre nga i njejti krah politik, dem i vogel ndryshim kabinetesh) OSE doreheqje dhe shkuarje e menjehershme ne zgjedhje te parakoheshme ne menyre qe ti jape te drejten atij populli te "nxehur" te ndryshje qeverisjen jo me me protesta por me vote e tij. Ky eshte i ashtuquajturi "istitucionalizim" i krizes.

Shembuj: Ukraina, Argjentina etj.

3) Me ane te revolucionit.

Pika 2) eshte shume e rendesishme sepse tregon edhe pjekurine e klases politike te nje vendi. Nqs nuk funksionon mire pika 2) Rreziku eshte qe, duke mos reaguar ne menyrat istitucionale (qeveri e re ose zgjedhje te reja) qe thashe Qeveria e deshtuar, i jepet "e drejta" opozites (sepse po te leri gjerat sic jane nuk jemi me ne demokraci por qeveria e deshtuar tenton te kaloje ne mbajtjen e pushtetit "me force") qe ta drejtoje popullin dhe ta marri pushtetin me "revolucion".

Ne 92 pika 2) funksionoi ne nje fare menyre per te vetmen arsye sepse Shqiperia (por ky eshte mendimi im vetem personal) pati fatin qe ne krye ishte R.Alia i cili (natyrisht me veshtiresi) "kuptoi" momentin dhe ja la pushtetin pjeses tjeter. Natyrisht mund te objektohet, e la shpejt e la ngadale krijoi pengesa etj etj, por fakti eshte se ai e la shtetin pa e rrenuar ate (kush nga ju me sfidon duke menduar se po ta mbante me zor Ramizi nuk do ndodhte ne 92 ajo qe ndodhi ne 97?). Respektoi limitet (imagjinoni po te ishte p.sh. Simon Stefani ne vend te Ramizit?). Kete gje nuk e beri Sala ne 96. Them ne '96 sepse dikush nga simpatizantet e Sales thote "por Sala beri zgjedhje, ja la pushtetin te majteve etj". JO te dashur, Sala nuk respektoi limitet, duhet te bente ato qe beri me pas (kur i erdhi veza tek b..) qe ne momentin kur u mbyll Sudja (fund te 96), atehere po, do respektohej pika 2) dhe nuk do ndodhte ajo qe ndodhi.

Natyrisht edhe opozita shqiptare e la situaten ti shpetonte nga dora (fut ketu edhe sherbime sekrete te huaja, qe ne fund te fundit bejne punen e tyre) por duke qene se nuk u "respektua limiti" nga  Sala, per te mos i lene "masat e popullit" te ktheheshin ne "turma popullore", ajo (opozita) u gjend e papregatitur per te perballuar situate. Ne ate moment nqs nuk do ishte PS-ja te jeni te sigurte qe do dilte nje tjeter force e re "politike" qe do udhehiqte/drejtonte keto turma. Eshte e pamundur te ndodhte ndryshe.
Morra si shembuj 92 dhe 97 per te vetmen arsye se ishin tamam "kriza" ekonomike te permasave te tilla qe do s'do do shkaktonin reagime popullore te permasave tilla dhe si konseguence ndryshime politike. Krizat e tjera (vrasja e Hajdarit, "Nano ik" etj) nuk mund te kishin te njejtin efekt sepse nuk ishin ekonomike, prandaj nuk funksionuan. Eshte vetem ekonomia faktori lidhes i gjithe popullit pa dallim feje/politike/seksi/etj. 


Me falni qe dola prape nga tema por ishte vetem per sqarim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2007 08:17
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Fajtor do me duhet te dale pak nga tema,po do shkruaj dhe une 2 rrjeshta po ashtu fshiji sme ngel hatri ......

E para jam shume dakort me ato qe kishte shkruar Fajtori persa i perket rolit te Shqiperise ne te kaluaren..

Kota:kishe shkruar qe E.H. ka dredhur B.S. un po ta garantoj qe me emer komandanti i nendeceve shqiptare merrte urdher direkt nga E.H. dhe urdhri ishte dhe po na goditen Ruset ne nuk duhet ti pergjigjemi,mos u genje zotni me pallavrat e filmit "Ball per Ballle" se nuk jane te verteta,gjethet nuk levizin pa pasur ndo nje cik ere dhe fjalet e popullit nuk dalin kot, nje aeroplanmbajtese kalonte ne kanalin e Korfuzit qe ndahet me Ksamilin dhe ishte nje mobilizim i madhe i ushterise dhe fshatarsise...

Persa i perket C.I.A.flasin dokumentat qe i ra shorti per te liruar nje vend komunsit dhe ai ishte SHqiperia ,mblodhi pseudo( patriotet ) ne Amerike dhe i tha formoni nje qeveri dhe tja u njohim,dhe atje filloi sherri se ksuh do u bente minister,president si e ka shqipoooo,dhe Amerikanet thane ashtu po ju arkivojme dhe e bene ...c te te them Kota vlla ....

Persa i perket partizanve qe liruan dhe nje pjese te Jugosllavise ,TiTo me ndershmerin me te madhe ja tha E.H. merre Kosoven eshte derdh gjak shqiptari...joooooooooo shoku TiTo un kam reaksionin e brendshem te marr dhe ate te jashmin un shkaterrohem,sdu te te kujtoj ato qe ti mund ti qush diversante neper malesi ata ishin shqipetaret e ndershem se ju Vlonjatet bashke me Gjirokastritet e keni marre ne qafe historine e Shqiperise,dhe persa i perket Enveri...... Stalinit i ulte ne gjunje dhe i puthte dore duke i them karasho tavarish Stalin jane njerzit gjalle i dashur mik se skishte B...e njeri ti jepte pergjigje negative atij njeriu...

Tashti ti thua i ka linde nje nene...sipas teje ta mendojme ashtu sic tha nje dite Eduart Shevarnace qe un Stalinin e denoj per krimet e tij por ne tekstet e shkolles e kam futur qe ky popull te mesoj nga dredhite e tije......

Nje dite i humbi cibuku se ai lexonte shume dhe e harroi mori ne telefon BEREN dhe i tha me ka humbur cibuku ,dhe mabs 30 minutash e gjeti dhe e i ra telefonit dhe ae din se c iu pergjigj BERJA deri tani 30 vet e pranuan qe kan marur ate,ne Kremlin kjo gje ne te me te besuarit,ashtu sic bente E.. vrau preu Kadriu dhe pastaj i tha ke bo faj dhe partia do te denoje.....

Me permende te majtet kan shtruar rruge,kan bere farmaci dhe un jap voten atyre,cjane keto more Kota atehere Durresin e kan ndertuar Italia fashiste dhe una jam fashist .....

Thonte nje plak te pakten gjermani na e digjte kullen or bir ,por kto muniste ta sekuestroine ja kush jeni ,prandaj sistemi yn perendimor prodhon demokraci i juaji shtyp vret burgos njerez,mos harro se ne Kore hajne mish vetem diten e ditlindjes se Kimit......

Dhe mos u merr me stacione franceze se tregojne genjeshtra,Franca e se majtes Franca e Rusise...

Ti per Pinochetin sdin asgje se kush ka qene dhe se si erdhi ai ne pushtet,dhe se sa i eger ishte ai flasin dokumentaret..nejse

Fajtor po nuk i pe te arsyeshme fshiji se skan lidhje me temen ishte thjesh pergjigje Kote

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Modifikuar nga AIR-FORCE-ONE datė 10/03/2007 ora 09:18

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2007 09:09
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Artum!

Qenka e veshtire qe te besh nje debat pa perfshirje personale dhe pa ekspozime te panevojshme.

Ne rradhe te pare ne te dy nuk njihemi personalisht dhe nuk ka perse te me percaktoni profilinj tim duke u bazuar ne hipoteza pa nje baze llogjike. Mua ketu ne forum me njohin personalisht disa nga personat qe marrin pjese edhe ne kete teme. Me njohin aq nga afer sa mund te deshmojne nese po genjej apo jo. Megjithate une e kam theksuar edhe ne shkrimet e meparshme diskutimet e mia i shoqeroj me emer dhe fotografi duke marre tere pergjegjesine e lejueshme ne kete ambjent virtual.

Per t'iu pergjigjur profilit tuaj po bej nje paraqitje te prejardhjes sime.
Stergjyshim im ka qene rilindes ne baze te nje certifikate te dhene nga Presidenti i Republikes. Gjyshi im ka qene prefekt ne kohen e Zogut si ne Durres ashtu edhe ne Kukes pasi kishte mbaruar Universitetin agrar ne Napoli dhe ate juridik ne Vjene. Me pushtimin e Shqiperise u terhoq nga te gjitha detyrat dhe nuk mori pjese ne asnje formacion politik. Pas lufte merret nga komunistet qe ditet e para, mbahet nje vit e gjysem ne burg pa motiv dhe pa njoftuar familjen ne ishte gjalle apo vdekur, dhe sillet ne shtepi ne gjendje te rende ku vdes 3 dite me vone.
Vec kesaj djali i xhaxhait te gjyshit tim ishte njefare Tajar Zavalani qe ka qene nje nder demaskuesit me te madhenj te pushtetit komunist. Me tej akoma gjithe farefisi i Babait tim kishte lidhje te drejtperdrejta fisnore me figurat e paraluftes, psh, familja Frasheri.

Ndaj edhe pse asnjehere nuk kemi aplikuar si familje per te marre statusin e ish-te perndjekurit politik, jemi prekur jo pak politikisht nga pushteti komunist. Natyrisht eshte banale te permend ketu kufizimet rutine qe dilnin nga roberia politike.

Statusin e ish-pronarit e kam si nga gjyshi ashtu edhe nga gjyshja. Gjyshi ka cifliqe ne Selanik (edhe pse nuk jam Cam) te cilat jane me tapi te rregullta neper kadastrat greke.

Nga gjyshja me mbiemer Beshiri, pas kthimit te pronave vec gjerave te vogla, nga parku i autobuzave te Tiranes e deri ne kombinat ne nje siperfaqe prej 390.000 metrash katrore. Ndersa ne Durres vec disa pronave te gjendura aty ku sot shtrihet shetitorja kryesore andej nga plazhi i currilave kemi nja 30.000 metra katrore bregdet sepse dikur kemi patur peme frutore ne ate vend.

Nese deshiron te ta vertetoj edhe me tej si ne rastin e tabeles se rezultateve te njesise nr 10 te cilen nuk kuptoj se perse nuk e merr per baze, mund te te postoj tapite apo hartat e pronave, te skanuara.

Pra sic e shikon une i perkas si shtreses se ish te perndjekurve ashtu edhe atyre te pronareve, madje te pronareve te medhenj.

Si pjestar i ketyre dy kategorive nuk kam se si te jem i kenaqur me zgjidhjet qe berisha u ka dhene ketyre problemeve, megjithate per arsye ekonomike une nuk mund te mbeshtes copetuesit e prones, xhelatet e kaluar te ketij populli, dhe mbytesit e cdo vlere morale dhe kombetare qe kishte shqiperia, KOMUNISTET.

Ju keni thene se une mund te kem interesa personale.
Qe prej vitit 1990 jetoj ne Itali ku kam formuar jeten time me djersen e ballit dhe nuk kam ndonje interes te perfshihem ne ndonje strukture apo administrate per te vjedhur leke apo grabitur favore (sic bejne shtetaret). Si nga ato qe kam trasheguar si nga ajo cka kam nxjerre me punen time, kam nje jetese modeste por te sigurt dhe nuk kam perse t'ia di per ndokujt per kete.

Pra ndryshe nga c'keni shpjeguar ju me hipoteza, profili im eshte krejt ndryshe. Por trashegimi me i madh qe me kane lene te paret e mij jane dinjiteti dhe vlerat e ndershmerise te cilat perpiqem ti ruaj pa menduar t'i shes ne kembim te perfitimeve te cfaredolloji qofshin.

Vijme tek e kunderta e profilit tim.
Ka njerez ne kete forum apo ne pergjithesi ne sferen shqiptare qe jane pasardhes te hetueseve, oficereve te kufirit, punonjesve te sigurimit, dhe veglave te tjera te pushtetit komunist. Keta pasardhes kane perfituar favore, sepse sa me teper njerez te vriteshin denoincoheshin, internoheshin apo garbiteshin, aq me teper rriteshin kreditet e paraardhesve te tyre. Pra per rrjedhoje bijte e tyre merrnin poste ne baze te besnikerise se baballareve apo gjysherve ndaj regjimit. Beheshin me shkolle, beheshin drejtore e drejtues etj.

Keta qene ata qe i shiten cdo fije bari ketij vendi te vogel. Madje edhe Edi Rama i biri i deputetit dhe besnikut te Partise Komuniste Kristaq Rama, ka shitur sa ka dashur ikona te vjetra shqiptare duke vjedhur historine e varfer te popullit tone. Kjo akuze eshte bere nga ish kryetari i PS Fatos Nano dhe eshte e dokumentuar nga televizionet.

Pra njerezit me kete profil qe kane perfituar ne menyre direkte apo indirekte nga pushteti i meparshem, nuk mjaftohen me favoret e padrejta por duan te na bejne si veten dhe mendojne qe dikush nuk mund te kete ideale apo mendime te palidhura me interesa meskine.

Une nuk dua t'ju edukoj me frymen time, por perderisa debatojme mbi baza te faktueshme diskutimi duhet te jete ne nivele faktuese edhe pse mund te jemi te bindjeve te ndryshme.

Sa per Vloren mund te them se ne Vlore jane bere krimet me makabre ne historine e ketij vendi duke hedhur nga skafi gra, femije e kedo qe prishte pune. Nje nga plaget kryesore se perse denohemi nga Evropa eshte ky trafik qe behej nga vlonjatet. Apo mos dopni te thoni qe erdhi tropojani dhe u be drejtues skafi. Mund te me thoni se si i beri Vlora ato 800 milione dollare qe jane humbur ne firma? Mund te me thoni se sa njerez vdisnin ne vit ne Vlore nga trafiku? Mund te me thoni se sa prostituta kane nxjerre rrethinat e Vlores, Beratit, Fierit, e te tjera bastione te PS-se?

E thashe me keqardhje ne shkrimin e mesiperm se Vlora e di se sa ka vuajtur nga ata elemente te krimit qe me pas u bene kaloresit e revolucionit te ardhjes se PS ne pushtet.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2007 16:41
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ami

Citim:

Ne rradhe te pare ne te dy nuk njihemi personalisht dhe nuk ka perse te me percaktoni profilinj tim duke u bazuar ne hipoteza pa nje baze llogjike. Mua ketu ne forum me njohin personalisht disa nga personat qe marrin pjese edhe ne kete teme. Me njohin aq nga afer sa mund te deshmojne nese po genjej apo jo. Megjithate une e kam theksuar edhe ne shkrimet e meparshme diskutimet e mia i shoqeroj me emer dhe fotografi duke marre tere pergjegjesine e lejueshme ne kete ambjent virtual.


Personalisht nuk kam vene ne dyshim ne asnje shkrim vertetesine e fakteve qe ti sjell ne kete teme, dmth nuk kam thene qe ato qe dhuna nuk ka ekzistuar (debat per kete ke pasur me Shenjetorin dhe jo me mua) sepse, mbi te gjitha, nuk kam qene prezent personalisht. Gjthashtu nuk kam vene ne dyshim tabelen e sjelle ketu nga ty (dhe s’kam pse ta bej) por  akuzen tende qe KQZ e atehershme “ka vjedhur voten e popullit” ne kete rast.
Te nisesh nga ekzistenca e kesaj tabele (qe perseris nuk e ve ne dyshim si te vertete) per te akuzuar te tjeret si vjedhes te votes se popullit, pa patur (duke qene se ka kaluar jo vetem ne KQZ por edhe ne Kolegj Zgjedhor) asnje element tjeter se si mund te kete arsyetuar/gjykuar pala tjeter me duket ne rastin me te mire si populizem “alla Berisha” dhe ne me te keqin si tendencioz.
E pra, duke qene se, te pakten nga ana virtuale (sic the ti nuk njifemi personalisht), te konsideroj intelektual, u mundova te te ofroj elemente shpjegimi per “cudine” e fitores se Veizit ne 2003.
Kam fatin te njof mire disa persona qe benin pjese ne ate KQZ dhe mu duk detyra ime qytetare ti mbroja nga kjo akuze (nga ata qe kam njohur une nuk eshte Celibashi, sa per sqarim). Jane njerez, te siguroj, te thjeshte, puntore, te ndergjegjshem, qe kane marre persiper te bejne nje detyre shume te veshtire institucionale duke pare se ne cfare ambienti behen zgjedhje ketu tek ne. Dhe per kete me duket e padrejte te akuzohen si “vjedhes” te votes se popullit. Vjedhesit e votes se popullit i dashur Ami kerkoi ne politiken shqiptare e cila krijon keto kushte/kode zgjedhore per votime. Ne fund te fundit KQZ duhet te jete vetem nje numerues i thjeshte votash ose me mire «grumbullues tabelash zgjedhore ». Eshte politika ajo qe e ka cperfytyruar kete institucion.
Tjeter:
Kam pare shume here qe e permend faktin e “emrit dhe fotografise” tende. Nuk ma merr mendja qe eshte kjo qe te ben te besueshem i dashur Ami por ato qe shkruan (ne fund te fundit edhe Petriti ka vene emer dhe mbiemer). Ne te tjeret qe duam te ngelemi virtuale nuk eshte se e bejme per frike apo per dicka tjeter. Kujtohu, po te vije puna per “pergjegjesi” asnjeri ne internet ngelet “anonim”.
 
Citim:

Per t’iu pergjigjur profilit tuaj po bej nje paraqitje te prejardhjes sime.
Stergjyshim im ka qene rilindes ne baze te nje certifikate te dhene nga Presidenti i Republikes. Gjyshi im ka qene prefekt ne kohen e Zogut si ne Durres ashtu edhe ne Kukes pasi kishte mbaruar Universitetin agrar ne Napoli dhe ate juridik ne Vjene. Me pushtimin e Shqiperise u terhoq nga te gjitha detyrat dhe nuk mori pjese ne asnje formacion politik. Pas lufte merret nga komunistet qe ditet e para, mbahet nje vit e gjysem ne burg pa motiv dhe pa njoftuar familjen ne ishte gjalle apo vdekur, dhe sillet ne shtepi ne gjendje te rende ku vdes 3 dite me vone.
Vec kesaj djali i xhaxhait te gjyshit tim ishte njefare Tajar Zavalani qe ka qene nje nder demaskuesit me te madhenj te pushtetit komunist. Me tej akoma gjithe farefisi i Babait tim kishte lidhje te drejtperdrejta fisnore me figurat e paraluftes, psh, familja Frasheri.
Ndaj edhe pse asnjehere nuk kemi aplikuar si familje per te marre statusin e ish-te perndjekurit politik, jemi prekur jo pak politikisht nga pushteti komunist. Natyrisht eshte banale te permend ketu kufizimet rutine qe dilnin nga roberia politike.


Zakonisht jane labet (sidomos ata te Kucit thone) qe, kur i pyesje „cfare pune ben“ te pergjigjeshin „dhenderi im punon ne ministri“. Me fal per batuten por me doli spontane.
Citim:

Statusin e ish-pronarit e kam si nga gjyshi ashtu edhe nga gjyshja. Gjyshi ka cifliqe ne Selanik (edhe pse nuk jam Cam) te cilat jane me tapi te rregullta neper kadastrat greke.

Nga gjyshja me mbiemer Beshiri, pas kthimit te pronave vec gjerave te vogla, nga parku i autobuzave te Tiranes e deri ne kombinat ne nje siperfaqe prej 390.000 metrash katrore. Ndersa ne Durres vec disa pronave te gjendura aty ku sot shtrihet shetitorja kryesore andej nga plazhi i currilave kemi nja 30.000 metra katrore bregdet sepse dikur kemi patur peme frutore ne ate vend.

Nese deshiron te ta vertetoj edhe me tej si ne rastin e tabeles se rezultateve te njesise nr 10 te cilen nuk kuptoj se perse nuk e merr per baze, mund te te postoj tapite apo hartat e pronave, te skanuara.

Pra sic e shikon une i perkas si shtreses se ish te perndjekurve ashtu edhe atyre te pronareve, madje te pronareve te medhenj.


Ti hash dhe ti pish me niper e me mbesa gjithe keto pasuri, qejfi me behet.
Citim:

Si pjestar i ketyre dy kategorive nuk kam se si te jem i kenaqur me zgjidhjet qe berisha u ka dhene ketyre problemeve, megjithate per arsye ekonomike une nuk mund te mbeshtes copetuesit e prones, xhelatet e kaluar te ketij populli, dhe mbytesit e cdo vlere morale dhe kombetare qe kishte shqiperia, KOMUNISTET.


Pavaresisht nga batutat e mesiperme (shpresoj qe i pranon pa qejfmbetje) dole tek llafi im dhe nuk kuptoj gjithe kete “sqarim” te mesiperm. Vota jote pra, nuk eshte PRO PD-se por KUNDER PS-se. Te njejten gje thosha edhe une, lexoje pergjigjen qe i kam dhene Tonia-s, qe nuk mund te identifikohet PD-ja me elektoratin qe e voton (ish te perndjekur, pronare, cam etj) sepse ata e votojne nga e keqja. E kunderta ndodh me te majten dhe elektoratin e vet, jemi dakort?
Citim:

Ju keni thene se une mund te kem interesa personale.
Qe prej vitit 1990 jetoj ne Itali ku kam formuar jeten time me djersen e ballit dhe nuk kam ndonje interes te perfshihem ne ndonje strukture apo administrate per te vjedhur leke apo grabitur favore (sic bejne shtetaret). Si nga ato qe kam trasheguar si nga ajo cka kam nxjerre me punen time, kam nje jetese modeste por te sigurt dhe nuk kam perse t’ia di per ndokujt per kete.
Pra ndryshe nga c’keni shpjeguar ju me hipoteza, profili im eshte krejt ndryshe. Por trashegimi me i madh qe me kane lene te paret e mij jane dinjiteti dhe vlerat e ndershmerise te cilat perpiqem ti ruaj pa menduar t’i shes ne kembim te perfitimeve te cfaredolloji qofshin.


Shpresoj qe te mos mendosh qe je i vetmi.
Citim:

Vijme tek e kunderta e profilit tim.
Ka njerez ne kete forum apo ne pergjithesi ne sferen shqiptare qe jane pasardhes te hetueseve, oficereve te kufirit, punonjesve te sigurimit, dhe veglave te tjera te pushtetit komunist. Keta pasardhes kane perfituar favore, sepse sa me teper njerez te vriteshin denoincoheshin, internoheshin apo garbiteshin, aq me teper rriteshin kreditet e paraardhesve te tyre. Pra per rrjedhoje bijte e tyre merrnin poste ne baze te besnikerise se baballareve apo gjysherve ndaj regjimit. Beheshin me shkolle, beheshin drejtore e drejtues etj.


Dhe ti ke na mbeshtet ketu, ate parti qe ka si pronar absolut njerin nga keto personazhe qe i kane sherbyer atij regjimi? Jo Ami, nuk me duket koherent arsyetimi jot. Pse ti ke gjithe te drejtat te besosh se Sala (qe e perseris ka qene pjese aktive e atij rregjimi, aq i besushem sa te behej nje nga doktorat e udheheqesve te atij rregjimi duke mos permendur faktin qe ka qene nje i teseruar i thjeshte i PPSH-se por kryetar i organizates baze) na paska prishur urat me ate etape te jetes se tij dhe tjeret nuk paskan te drejte te besojne tek nje njeri si Edi Rama i cili ka te vetmin faj sepse ka qene bir komunisti? Nusja ime e ka pasur ne shkolle gocen e Sales dhe me thote qe c’do perfundim viti shkollor shkonte jashte shtetit per probleme shendeti. Po punen tek UMNIKU, jo me ne ate kohe por ne kohet e sotme, si rrjedhoje e cfare e gjeti e bija dhe dhenderi Sales?
Citim:

Keta qene ata qe i shiten cdo fije bari ketij vendi te vogel. Madje edhe Edi Rama i biri i deputetit dhe besnikut te Partise Komuniste Kristaq Rama, ka shitur sa ka dashur ikona te vjetra shqiptare duke vjedhur historine e varfer te popullit tone. Kjo akuze eshte bere nga ish kryetari i PS Fatos Nano dhe eshte e dokumentuar nga televizionet.


Jo mor Ami flet gabim. Pikerisht ti qe thua qe ke vuajtur nga biografite nuk duhet ti gjykosh djemte per fajet e baballareve (nqs ka pasur faje Kristaq Rama). Edi Rama nuk ka pasur asnje lidhje personale me ate rregjim bile kontributi i tij ne protestat e dhjetorit ka qene i konsiderushem (deshmoj personalisht). Ti do thuash, sic the “mund ta bente se ishte i mbrojtur nga prejardhja”. Po Ami, eshte e vertete. Ate rregjim vetem bijte e komunistave vete mund dhe munden ta rrezonin. Nuk kish si te ishte ndryshe. Kush do ta rrezonte tjeter, te persekutuarit ishin, jo pa hak, te terrorizuar deri ne palce, fshataresia po me injorancen ku kish mbetur ishte uji ku notonte rregjimi. Klasa punetore priste nje shkendije, dhe kete shkendije e dhane studentat qe, ne shumicen e rasteve ishin bij komunistash. Kjo eshte e verteta Ami.
Sa per akuzat per vjedhje, ti qe preferon gjoja te flasesh “me fakte” ne vend te permendesh ndonje vendim gjykate (ose te pakten ndonje denoncim ne gjykate) na vjen me fjalet e Tosit dhe Sales.
Citim:

Pra njerezit me kete profil qe kane perfituar ne menyre direkte apo indirekte nga pushteti i meparshem, nuk mjaftohen me favoret e padrejta por duan te na bejne si veten dhe mendojne qe dikush nuk mund te kete ideale apo mendime te palidhura me interesa meskine.


Pavaresisht se nuk po e kuptoj ne cfare profili hyj une (por kjo s’ka edhe rendesi) asnjeri nuk te thote te mos kesh ideale Ami, por une insistoj qe, duke pare edhe “profilin” qe ti na sjell ketu per veten tende, eshte kontradiktore qe PD-ja te paraqese/reflektoje idealet e tua. PD-ja nuk eshte e djathte i dashur Ami. Kam pasur fatin te njof nje nga ekonomistat me ne ze te PD-se, rafmet paste, dhe me thoshte « pavaresisht se kontriboj ne PD une nuk mund te jem i djathte mor bir, sepse une jam rritur e formuar ne ate rregjim, nuk mund te jem josocial“. Po te shikosh programet, PS eshte me e djathte se PD dhe duke qene se ke kohe qe jeton ne Itali duhet ta kuptosh kete. Nje parti qe i afrohet pak te djathtes (ne kuptimin perendimor te fjales) eshte PR, sidomos per qendrimin ndaj prones.
Citim:

Une nuk dua t’ju edukoj me frymen time, por perderisa debatojme mbi baza te faktueshme diskutimi duhet te jete ne nivele faktuese edhe pse mund te jemi te bindjeve te ndryshme.


Me duket pak si predikimi i priftit ky o Ami, « beni si them une dhe mos beni si bej une ».
Nuk me duket se me akuzat p.sh. per vjedhje ikonash te Edi Rames flet me baza te faktueshme perderisa, e perseris, nuk ka asnje vendim gjykate ose te pakten nje denoncim ne gjykate per kete gje.
Citim:

Sa per Vloren mund te them se ne Vlore jane bere krimet me makabre ne historine e ketij vendi duke hedhur nga skafi gra, femije e kedo qe prishte pune. Nje nga plaget kryesore se perse denohemi nga Evropa eshte ky trafik qe behej nga vlonjatet. Apo mos dopni te thoni qe erdhi tropojani dhe u be drejtues skafi. Mund te me thoni se si i beri Vlora ato 800 milione dollare qe jane humbur ne firma? Mund te me thoni se sa njerez vdisnin ne vit ne Vlore nga trafiku? Mund te me thoni se sa prostituta kane nxjerre rrethinat e Vlores, Beratit, Fierit, e te tjera bastione te PS-se?


Situaten ne ’97 dhe Vlore e komentova ne shkrimin tim te mesiperm (shpresoj ti kesh hedhur nje sy).
Po shtoj qe te gjitha ato qe thua ketu kane ndodhur vertet ne Vlore, por nen udheheqjen e Saliut i cili sipas teje eshte i vetmi i pafajshem i situates. Pastaj, pavaresisht se si i vuri Vlora leket kjo justifikon qe duhet ti humbiste ashtu sic i humbi? Kesaj Luftar Paja do i pergjigjej: “po aman ore, po ai qe i vodhi nuk pati faj fare?”
Citim:

E thashe me keqardhje ne shkrimin e mesiperm se Vlora e di se sa ka vuajtur nga ata elemente te krimit qe me pas u bene kaloresit e revolucionit te ardhjes se PS ne pushtet.


Nje nga ata eshte shef  i kabinetit te kryeministrit aktualisht, sa shpejt harrohen gjerat.
 


 

 

Me fal qe u zgjata dhe qe tu drejtova me Ti (nuk eshte per mungese edukate por per kollajllek).
Mendoj se e ezauruam temen, Psh.
 
P.s. Ah harrova, tropojanet ndoshta s’kane vajtur te bejne skafistat ne Vlore por Shefa Policie kane bere ama. Psh.
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2007 23:15
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

Air force.. perseri po dal nga tema.. po do futem perseri nga fundi...

per shkak se xhaxhai plakes.. kishte lidhje te drejt per drejt me ysni kapon.. ju dha mundesia te bente 10 vite studim ne Bs.. dhe per sa i perket asaj qe the.. urdhrat e E.H per mos kunderpergjigje.. eshte e pavertet.. dhe po qe rasti ndonje her ne shqiperi.. takohemi.. dhe e pyesim te dy ate xhaxhon.

urdhrat athere kan qen shum te prera per kunderpergjigje pasi u mobilizua jo vetem pashalimani po gjith shqiperia.. dhe e di shum mire se jan ber muhabetet me vone, pra me ardhjen e demokracise nga xhaxhi plakes.


Fajtori.. persa i perket asaj qe shkruat ju ne lidhje me historine.. un spo them se jam krenar apo te jemi krenar qe kemi qen nje vend i izoluar.. dhe un personalisht(pra njerzit e mi.. si gjyshi etc etc..) nuk kemi pas ndonje te mire nga ai sistem.. edhe pse nga familje deshmoresh.. edhe pse nga familje me njerz te shkolluar dhe te afte etc etc.. por po flas ne pergjithesist.. si cdo sistem ka te miren dhe te ligen e tij..

per cfare kish, e kish ai sistem.. dhe e nderojme i heqim kapelen..
po dhe ca skish, se kish e per ate e shajme(dmth per ato te keqijat qe kish) .. nejse.


tashi keta kan shkruajtur.. ju ami- sju kuptoj fare me ato arsyetime.. me duken shum te pa vend.. pasi ju flisni ne intereson material personal

po flet per 97ten, me duket se po flet ca ke degjuar ne selin e pd-s zotrote.. se ne vlore sbesoj se ke qen asaj kohe?! apo e kam gabim??

ti po thua se se kish fajin saliu??

po mire ridvan bodes kush ja shkruan fjalimet dhe me fjalet ekujt flet??? qe doli ne media dhe tha: firmat jan te sigurta dhe te pasterta.. dhe leket i keni te sigurta.. dhe nuk vonoi as 2 jave dhe falimentuan..
po thua qe ku i gjeten leket vlonjatet??
po te flas per veten personalisht.. 20 e kusur miljon dhrami te asaj kohe.. pune me djers ne greqi.. llac e suva e pastrim ferrash me kosor.. e lloj lloj punesh te tjera.. duke fjetur jasht ne shi e duke ngren mier te pa bere.. dhe kur them une.. nenkuptoj tim ate.. dhe si im at dhe mijera vlonjat te tjer.. po ti them keto se nuk desha.. po me preke atje ku sduhet.. mbase pa qellim... po thjesht per tu te pergjigjur po ti them.

po thua qe vlonjatet jan kriminela, jan skafista.. kan mare e cuar femra etc etc... nuk mund te pergjithsosh te gjith vlonjatet o ti shoku.. se sishte i gjith populli skafist.. se dolen 20-30 skafista... nje populli 200 mij, nuk u ve dot vulen nga 20-30 vet.

cfare thash per krahun e majt.. ska nevoj ti them me sepse jan fakte.

per mua na krahu djatht.. jan nje bamir topi qe kam respekt per personalitetin qe ka. po qe ndikohet dhe ai nga ai budalli qe eshte ne krye... dhe tjetri eshte ministri jashtem qe eshte aktualisht.

sa per dhunen.. se kuptoj perse zotria e ka hapur temen pasi eshte na krahu djatht.. dhe duhet te kritikoje krahun e tij politik pasi ata ishin te dhunshem si perher .. dhe cuan tjetrin ne koma.

ciao all... be cool ppl

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Modifikuar nga Vlonjati99Tave datė 11/03/2007 ora 06:19

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2007 06:11
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Arturm!

Pershendetje. Nuk doja qe te imponoja mendimin tim, por mu desh te sqaroja nje pozicion sepse ju me kishit profilizuar si i mosperfshire ne ato interesa te cilet deklaroja se po mbroja.

Jam shume dakort me shkrimin tuaj pervec disa detajeve te vogla. Derisa e pranojme si tabele te rregullt ate te paraqituren me lart, atehere cfare emri tjeter pervec parregullsise, manipulimit, apo vjedhjes mund ti veme. Meqe ju i njihni personat e atehershem te KQZ atehere mund ti pyesni per ate cfare ka ndodhur.

KQZ nuk eshte nje organ i papolitizuar, perkunderazi, ata njerez gjenden ne nje vend me shume pergjegjesi politike dhe perplasen ore e cast me presione e strese te cdo lloji. Kjo eshte nje arsye negative se perse nuk funksionon procesi zgjedhor. Per mendimin tim anetaret e KQZ duhet te jene juriste dhe te marrin pergjegjesi juridike per vendimet qe marrin ne perputhje me kodin zgjedhor.

Per vitin 1997 do te ishte mire te hapej nje teme me vehte dhe te analizonim pergjegjesite e seciles force politike.

Sa per faktin qe pas diktatures vetem pasardhesit e tyre mund ta ndertonin demokracine jam shume shume dakort. Vetem ata mund te kishin guximin dhe sigurine per te luftuar hapur ate pushtet dhe ndoshta marreveshjet per ta bere nje gje te tille.

Ndoshta duket si sulm i drejteperdrejte ndaj ndokujt e kunderta e profilit tim. Nuk eshte aspak ai qellimi, por doja te tregoja skajet e ekstremiteteve ne pergjithesi.

Ju falenderoj sinqerisht per debatin

P.s. Nderkohe qe po shkruaja mora vesh se procesi zgjedhor ne Shijak eshte bllokuar, madje ka patur incidente me arme. Tensioni i politikes arriti te ndeze edhe nje shkendije tjeter turpi ne ndergjegjen tone.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2007 13:31
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Turpi i radhes ne Shijak

Ne Shijak nje komisioner i PS qellon me pistolete kolegun e tij te PD ne qender te qytetit.Ky i fundit eshte shtruar ne spital.
Tensionin e ka sjelle prania e shumte e deputeteve te te dy paleve ne zonen e Shijakut.Madje thuhet se deputeti i majte eshte terhequr nga gara,ku simbas ligjit kandidati nuk mund te terhiqet nga gara para 24 oreve.Keto jane marrezi te psikopatit Edvin Rama.Ai dhe Sali Berisha ndofta kane vendosur t'i vejne flaken Shqiperise. Ne si popull nuk ua kemi borxh.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga lezhjani-82 datė 15/03/2007 ora 04:37

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2007 16:30
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Nje komisoner i djathte eshte qellua me arme nga nje i majte, ngjarja eshte shume rende sepse personi gjendet ne gjendje te rende ne spital.Ngjarja eshte enjejte me 3 korrikun 2005 kur nje komisioner i djathte u qellua per vdekje me arme zjarri,Shpresoj qe ajo struktuara paralele e paulin sterkaj te mos kete dore ne kete ngjarje te shemtuar dhe autori te pergjigjet para ligjit.Por ca me ben me shume pershtypje eshte qe ne shijak edvin rama po mundohet te perserise skenarin e 26 majit 1996 duke terhequr komisionert e mjate dhe vete kandidatin per deputet nga zgjedhjet, kjo per shkakun se zgjedhjet diet qe ishin te humbura bazuar ne ato 7000 vota para te dala nga zgjedhjet e 18 shkurtit.Eshte shume kontradiktor kryetari i saj kur tere diten cirret qe sistemi i drejtesise do te vendose per kete apo ate ceshtje zgjedhore duke u ankuar edhe ne kolegjin zgjedhir , kurse tani disa ore para se te mbykllen qendrat e votimit merr atributet e kqz dhe kolegjit zgjedhor dhe i quan zgjedhjet e pavlefshme, Do te duket shume qesharak neser evin rama kur te kerkoje respektimin e institucioneve te pavarura kur vete po i shkel me te dyja kembet ato.

Modifikuar nga lezhjani-82 datė 15/03/2007 ora 04:38

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2007 16:47
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Ne 97-n Vlora i dha nje mesim te mire politikes,dhe jo e anasjellta,nje politikan aq idiot sa Sala nuk ka se cfar mesimi ti jap vlores.Te bej nje renditje te vogel

PARA SE SITUATA TE DEGJENERONTE NE KAOS.

SHBA-te
BE-ja
FMN-ja
OKB-ja
OPOZITA
DHE MBI TE GJITHA POPULLI KERKONIN DOREHEQJEN E PRESIDENTIT DHE ZGJEDHJE TE LIRA,PERGJIGJJA ISHTE FSHATAR ME UNIFORMA RRUGEVE TE VLORES DUKE SHARRE E OFENDUAR NJEREZ QE DERI ATE DITE KISHIN PROTESTUAR PAQESISHT ME GJITH PROVOKIMET E KAFSHEVE.
REZULTATI ISHTE NJE DRU I MIRE QE I DHA POPULLI VLONJAT KAFSHEVE QE SOLLI KRYEKAFSHA NE VLOre.

O Ami ti personalisht je shume larg kultures dhe mentalitetit vlonjat,te pakten per kete je i ndergjegjshem edhe vete,sic e ke thene me lart.Ne vlore ka pas shume pak prostituta,dhe nqs ato kalonin ne vlore nuk do te thote qe ishin nga vlora.


IQVLORA mund te ta pershkruaj shume bukur origjinen e femrave qe niseshin se i shikonim rrugeve te qytetit dhe neper lulishte me flokepakrehuret e tyre perkrahu ose tek plazhi duke fjet jashte ne turma nga pese e gjashte.keta njerez ne vlore pra ishin rrefugjatet ( ashtu quheshin en vlore) dhe cdo vlonjat ta thote se nga ishin me origjine.Ne vlonjatet i shihnim nga kafenete dhe i dallonim nga 100 metra larg.


Dukeshin mu si ty AMI.Hajt tung or tej.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2007 17:39
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

O "psikopatet" dhe "idiotet" e ketij forumi. Do vini mend ju dhe te rezervoni te sharat per mamallaret dhe baballaret tuaj. Nuk jua ka njeri per borxh te lexoje pacavuret tuaja sa hyn ne forum. Fakti qe ka patur gjithmone tolerance nuk domethene se mund ti bini hasha dhe te shprehni urrejtjen ndaj politikaneve. Behuni njerez o te mjere, mesoni cfare eshte kultura dhe diskutimi.

Morre vesh IQvlora?
Morre vesh Varka?
Morre vesh Hero?

Nuk eshte hapur ky nenforum qe copa qytetaresh te paditur te shajne politikanet me cfare i vjen ne mend. Boll na e shpifet forumin me epitetet tuaja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2007 18:28
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:00 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.