sarandaebukur
Veteran ne forum
Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817
|
Jep Doreheqjen Ministri I Jashtem Mustafaj
Ai e ka justifikuar dhenien e doreheqjes me faktin se ndihej i lodhur nga ushtrimi i detyres. Nderkaq qeveria nuk ka asnje dijeni per vendimin me te fundit te ministrit te jashtem shqiptar Besnik Mustafaj
Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka dhene doreheqjen sot gjate nje deklarate per shtyp ne ambientet e Ministrise se Jashtme. Ai e ka justifikuar dhenien e doreheqjes me faktin se ndihej i lodhur nga ushtrimi i detyres. Minsistri Mustafaj tha se Vitet e punes si minister i jashtem kane qene eksperienca me e bukur dhe me e vecante ne jeten time. Ne deklaraten per median ai falenderoi dhe shprehu te gjithe mirenjohjen e tij te thelle per ato te cilet kane dhene kontributin e tyre te paanshem dhe te sinqerte. Ne te njejten kohe ai ka shprehur dhe falenderimet per kryeministrin Berisha. Nderkaq qeveria nuk ka asnje dijeni per vendimin me te fundit te ministrit te jashtem shqiptar Besnik Mustafaj.
Ministri Mustafaj eshte kthyer sot nga Ohri ku se bashku me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu kane diskutuar per marrëdhëniet dy palëshe Shqiperi- Maqedoni, gjate takimit qe ata paten me homolgët e tyre maqedonas, Llazar Elenovski dhe Antonio Milloshoski. Me theks të veçantë ne kete takim u diskutua dhe u shkëmbyen pikëpamje lidhur me hapat e hedhura, punën intensive që po bëhet nga të dyja vendet, si dhe bashkëpunimi drejt anëtarësimit në NATO. Ministrat u shprehën se ky bashkëpunim i frytshëm duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen si deri më sot, për të arritur objektivin e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të një strategjie të përbashkët të vendeve të Kartës së Adriatikut në disa nga kancelaritë kryesore të Evropës dhe SHBA-së, përsa i përket marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, si dhe për shpalosjen e ideve të vendeve tona për të ardhmen dhe sfidat që na presin. Viti 2007 mbetet viti i angazhimeve të mëdha të Shqipërisë dhe Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.
E.S
Balkan.
---------------------
Sa i lodhur, mos na shtrohet ne spital. Mijra bien e qindra ngrihen/
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|