Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Jep Doreheqjen Ministri I Jashtem Mustafaj
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kumbulla
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/03/2007
Vendbanimi: tirana
Mesazhe: 120

Ne fakt s'ka lidhje doreheqja nga qeveria e Berishes me skizofreni te E.Rames. e para s'kishte as lidhje te drejtperdrejte me Ramen si person.

z.Mustafaj e tha qarte se "Jam i lodhur " dhe nje njeri eshte lodhur ne shume aspekte  per me teper nje letrar e di sa nenkuptime ka nje fjale. ky ishte nje mesazh per shume e shume gjera eper shume e shume individe. Prandaj ai i percjell keto per ata qe punon e per me teper po te kete lidhje me ramen ai s'do lere ne balte as qeverine e as bashkepunetoret e tij.

e keshtu iqvlora mos u keqkupto, s'ka sens fare cdo gje ka qene brenda llojit e jo jashte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Prill 2007 10:08
kumbulla nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kumbulla Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kumbulla (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kumbulla Shto kumbulla nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kumbulla nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Lidhja eshte e bere shume bukur.Edhe ty te kuptoj shume mire se ku te pikon catia.
Bye,Bye!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Prill 2007 16:35
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

IQ

Duke pare pasojat, per mua duhet te vinin Xhuvelin ne ate post. Ai po, nuk eshte lodhur si nga opozita e Sales qofte nga ajo e Rames.

Eshte shkemb graniti Xhuvja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Prill 2007 20:16
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

arti

Lere Xhuven e shkret se ai i ka bere llogarite shume mire.Ai do te dali ne pension minister i gomve te djegura.
respekte

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Prill 2007 22:12
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

sa qeverri e paturpshme.. sa njerz pa pik dinjiteti qe jane kabineti asaj qeverie qe na kryeministrie ne krye...


une kam then dhe me pare edhe sic i thone qe fshati qe duket sdo kallauz... Besnik mustafa dhe Bamir Topi jan ata qe kan vlera ne ate parti... te tjeret jan vari trastat.. njerz pa pik dinjiteti.. si lagnej jane...

dhe me sa mora vesh un.. ate thenje "jam i lodhur" e kishte ne kuptimin... jam i lodhur duke folur me gojen e berishes.. sjam i till burre.. kam personalitetin tim.. keshtu nuk vazhdohet me, se po na urren populli.. edhe pse mundohej i shkreti te fliste me gojen e tije ndonje her.. bravo i qofte e beri si burrat.

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Modifikuar nga lezhjani-82 datė 30/04/2007 ora 23:30

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2007 05:02
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

he pra pse e dha dorheqjen Besniku????.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2007 19:02
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

IQ

Une nuk e di nese Lezhjani eshte i majte apo jo, dhe sinqerisht nuk me intereson kjo. Ai ben punen e vet si moderator dhe faleminderit per kete. Une bej punen time si anetar. Secili duhet te respektoje tjetrin.

Ky eshte nje liber i hapur ku une, ti, te gjithe ne shkruajme ate qe mendojme dhe nuk duhet te biem ne nivele te tilla sa te na shkasi goja me epitete ndaj njeri tjetrit. Ti e di me mire se une qe shpesh gjuha pret me shume se shpata.

Mendoj qe do jete nje gjest shume i bukur nga ana jote, edhe si me i madh qe je, ti japesh nje shtrengim dore virtual Kota_97-es. Jemi shqiptare dhe per me teper ju jeni edhe nga i njejti qytet. Nuk ja vlen te arrijme ne kulme te tilla ne qytetaret e thjeshte per faj te disa politikaneve mjerane te cilet nuk e meritojne pasionin tone.

Psh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2007 12:35
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Me sa degjova ministri hoqi dor se ai duhet te priste bushken po kishte filluar nje xhelozi nga Sala se duhet ai te merresh me Bushin,dhe ky zgjodhi kete rrug te shpifur te dorheqjes,koto qe shkruajta i kam me te degjuar prandaj se di a jan te verteta apo jo,

ps:ju te tjeret mos u zini per pun leshi se do ti shikoj ndo nje minister keto shkrime dhe do japi ndo njeri dorheqje per te miren e forumit

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2007 15:37
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Dorëheqja, letra sekrete e Mustafajt

Arben Rrozhani
01-05-2007

Dokumenti: Zbulohet korrespondenca diplomatike e ish-ministrit të Jashtëm me ambasadorin e Shqipërisë në Greqi

Letra e 16 marsit 2007: Probleme skandaloze në ambasadën shqiptare në Athinë. Ambasadori injoron Ministrinë e Jashtme

Ambasadorët e Berishës nuk përfillnin autoritetin e ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, dhe ata e injoronin atë, duke komunikuar me Kryeministrin apo ministra të tjerë. I përfolur si njëri prej shkaqeve që çuan në dorëheqjen e bujshme të ministrit Mustafaj pak ditë më parë, ky është një fakt i konfirmuar, i mbetur edhe në korrespondencën diplomatike mes ish-ministrit të Jashtëm, Mustafaj dhe ambasadorëve. E tregon edhe "posta përvëluese" Tiranë-Athinë dhe konflikti i ashpër mes ish-ministrit Mustafaj dhe ambasadorit të Shqipërisë në Greqi, Vili Minarolli. Këtë konflikt që gazeta "Shekulli" e renditi pak ditë më parë, si njërin prej shkaqeve për dorëheqjen e Mustafajt, e zbulon njëra prej letrave që Mustafaj i dërgonte mëse një muaj më parë ambasadorit, dhe që e disponon edhe gazeta "Shekulli". Është njëra prej dhjetëra korrespondencave që ish-ministri Mustafaj ka patur me ambasadorët e rinj, që u emëruan pas ardhjes në pushtet të PD-së në shtator 2005. Dhe sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme, është njëra prej letrave më "përvëluese" që tregon raportet shumë të vështira mes ministrit dhe ambasadorëve politikë që dolën nga radhët e PD-së, për të përfaqësuar Shqipërinë nëpër botë.

***

Në letrën e nisur më 16 mars 2007 nga ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në adresë të ambasadorit të Shqipërinë në Athinë, Vili Minarolli, rroket e gjitha problematika në njërën prej përfaqësive më të mëdha të Shqipërisë në botë, situata alarmante në stafin e selisë diplomatike, problemet me shumë prej anëtarëve të personelit dhe më e rëndësishmja, injorimi që diplomatët e kryeministri Berisha i bënin ministrit të Jashtëm.

Në pjesën e dytë të letrës, ministri i Jashtëm, Mustafaj i drejtohet ambasadorit në Athinë: "Më duhet po ashtu t'ju kujtoj, se zbatimi i kuadrit ligjor e normative të Shërbimit të Jashtëm është detyrë parësore e çdo nëpunësi, në radhë të parë e titullarit. Neni 20 i ligjit për shërbimin e jashtëm, pika 3, përcakton se "Shefi i Misionit përgjigjet drejtpërdrejt përpara ministrit të Punëve të Jashtme, për zbatimin e politikës së jashtme të të Republikës së Shqipërisë në shtetin pritës dhe vepron në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e dhëna nga ky ligj, si dhe me drejtimet dhe udhëzimet e dhëna nga strukturat përkatëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme".

***

Citimi i një pjese të ligjit për shërbimin e jashtëm, sipas burimeve nga Ministria e Jashtme, është tregues i durimit të sosur të ministrit Mustafaj ndaj ambasadorëve që komunikonin direkt me Kryeministrin apo ministrin e Brendshëm, duke injoruar shefin e tyre, ministrin e Jashtëm, Mustafaj.

Këtë fakt e pranon vetë ministri në vijim të letrës drejtuar Minarollit, që e cilëson "shkelës ligji", në të cilën shkruan: "Kjo nuk ju autorizon, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, që të komunikoni me institucionet e tjera, për më pak me ato përgjegjëse për zbatimin e ligjit, duke anashkaluar Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ju duhet ta dini se është Ministria e Punëve të Jashtme ajo që do të gjykojë, mbasi të verifikojë faktet sipas procedurave në fuqi, nëse ka arsye të mjaftueshme që kërkojnë impenjimin e strukturave të tjera shtetërore. Sipas ligjit, shkeljet e rënda shqyrtohen nga Komisioni i Gradave dhe Disiplinës, i cili merr vendimet që i gjykon të arsyeshme, në bazë të provave, procedurë e cila është gjerësisht e parashikuar nga kreu X i Rregullores për Shërbimin e Jashtëm. Duke bërë kallëzim të drejtpërdrejtë pranë Policisë së Shtetit, pa pritur verifikimin e thënieve tuaja, qofshin ato edhe të drejta e të cilat nuk mund të jenë të vetmet, ju keni shkelur ligjin dhe keni vënë në vështirësi Ministrinë e Punëve të Jashtme".

Në fund të letrës, duke i kërkuar ambasadorit ndryshimin e atmosferës në përfaqësinë shqiptare në Athinë, ministri Mustafaj nuk i kursen kërcënimet për të ndëshkuar shkaktarët e gjendjes skandaloze në ambasadën tonë në Athinë. "Në mungesë të këtyre përmirësimeve, në ushtrim të kompetencave që më jep ligji, do të shqyrtoj marrjen e masave të tjera".

***

Problemet e mosmarrëveshjeve mes kryeministri Berisha dhe ministrit të Jashtëm, Mustafaj, për përplasjet mbi ambasadorët politikë, ishin një prej shkaqeve të dorëheqjes së papritur pak ditë më parë. Largimi i tij dhe emërimi i ministrit të ri, Lulzim Basha, nuk ka ndryshuar asgjë, sepse ambasadorët politikë, deri dje zyrtarë në selinë blu, vazhdojnë të përfaqësojnë Shqipërinë.

Ata do të vijojnë mënyrën e deritanishme të prezantimit të Shqipërisë, veçanërisht me një ministër që nuk asnjë të shkuar në krye të diplomacisë dhe me një të shkuar aspak të lavdishëm në krye të Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.

Skandalet në ambasadë

"Minarolli, marrëdhënie problematike me personelin e selisë diplomatike"

Shqipëria prej vitesh ka në Greqi përfaqësinë më të madhe diplomatike, kjo për vetë faktin se atje është një komunitet prej rreth 800 mijë shqiptarësh, emigrantë ekonomikë që prej 16-vitesh punojnë dhe jetojnë në shtetin grek.

Por, sipas njoftimeve që ka marrë me rrugë diplomatike, ministri i Jashtëm, Mustafaj nuk ka qenë aspak dakord me mënyrën se si është drejtuar selia diplomatike, prej fillimvitit 2006, kur në krye të saj u emërua si ambasador Vili Minarolli. Mustafaj i drejtohet Minarollit: "Ministria dhe unë personalisht u kemi kushtuar vëmendje të posaçme krijimit të kushteve sa më të përshtatshme të punës, në përfaqësinë që ju drejtoni. Ne u kemi kushtuar po ashtu të njëjtën vëmendje, të gjitha çështjeve të ngritur nga ju si titullar. Ne kemi ndjekur me përparësi dhe u jemi përgjigjur në vijimësi sugjerimeve tuaja për lëvizje në personel, kemi bërë adaptimet e nevojshme, me qëllimin e vetëm për t'u dhënë juve sa më shumë lehtësira në përmbushjen e detyrës që keni marrë përsipër.

Por konstatoj me keqardhje se, me gjithë këto masa, situata ka shkuar në përkeqësim. Nga shqyrtimi i vëmendshëm i saj, rezulton se marrëdhëniet tuaja me një pjesë të madhe të personelit të ambasadës janë shumë problematike dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e aktivitetit të përfaqësisë. Jam i bindur se në një situatë të tillë normale, i takon titullarit të marrë vetë masat për të ndërtuar në përfaqësi marrëdhëniet e punës dhe ato njerëzore të tilla, që krijojnë një atmosferë të përgjithshme pozitive. Jam po aq i bindur se kur titullari nuk është në gjendje t'u bëjë ballë problemeve që has, kur veprimet e tij nuk zgjidhin problemet, por i acarojnë ato më tej, i takon Ministrisë së Punëve të Jashtme të gjejë zgjidhjet që ajo i gjykon si më të dobishmet për mbarëvajtjen e punës".

Marre nga "Shekulli"

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2007 14:14
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ujku qimen e nderron por zakonin se harron

Kjo eshte metode pune e njohur e Sales. Edhe Agim Shehu ne kohen e tij i jepte llogari direkt Sales duke anashkaluar Ministrin e Brendeshem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2007 17:25
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Jep Doreheqjen Ministri I Jashtem Mustafaj

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.