Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Bush, Me 10 Qershor Ne Tirane
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

"Bush larg duart nga Shqiperia"

"Une mendoj qe Bushin ta presim me protesta dhe me keto parrullaoshte imperiallizmi amerikan.Imperializmi amerkan eshte tiger prej letre.Bush kthehuni ne shtepine tuaj.Nuk kemi nevoj per imperialistet te na bujtin ne Shqiperi.Lavdi M-L ngadhnjimtar.Rrofte kujtimi i sh enver dhe byros politike.
Ne hedhim valle ne gojen e ujkut.Celsat e Otrantos i kemi ne.Sazani e Karaburuni jane hekur e beton".

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2007 19:26
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Nuk e marr vesh pse jemi kaq te leshte ne shqiptaret.

More zoterinj, ketu flitet per nje vizite te nje presidenti amerikan, pikerisht ne nje moment shume te rendesishem per kombin tone si ai i Pavaresise se Kosoves.

Nuk e marr vesh se c'vend kane ne kete mes verejtje per presidence te mire apo te keqe te tij, per difekte apo jo te tij, per politika te mira apo te keqija qe ai ka ndjekur. Kjo eshte pune e amerikaneve apo shteteve qe "u ka shkelur ne kallo" amerika, jo e jona (dhe te jeni te bindur qe atyre shteteve as qe do u binte nder mend per ne) . Per sa i perket interesave tona Amerika ka bere vetem mire. KAQ.

NE SHQIPERI VJEN PER VIZITE PRESIDENTI I AMERIKES NE NJE MOMENT QE PO VENDOSET STATUSI I KOSOVES NE OKB.

KAQ DUHET TE NA MJAFTOJE NE SI SHQIPTARE PER TE QENE TE KENAQUR.

Nuk po them qe te dalim ta presim me lule ne dore, por te pakten te mos ta kontestojme (si po bejme ketu virtualisht).

BOLL MOR DJEMA BOLL

Psh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2007 23:06
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

edhe une i njejtit mendim jam,te mos hapemi si (PURTHA NE DERRASE) TE bejme si beme me xhaims beker,qe i puthem dore e kembe...

ta presim me dinjitet

por qe te dyja palet bashke si e majta dhe e djathta

por te majtet sic e dime kane slloganin per HIRE TE SIME VJERRE DO SHKOJ TE FLE ME MULLIXHIUN

mos te fillojne te hedhin terma kot me kote te behemi lolo perpara botes sic jemi bere gjithmon

sepse duhet te jemi te bashkuar se kemi perpara nje moment shume te rendesishem qe kemi shekuj qe e presim..ate nte kosoves

po kujt ti thuash ??

pelivaneve politikan qe merren me politik shterpe..

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2007 23:44
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

ari ke te drejt ,ta presin si president i amerikes dhe jo si shpetimtari i shqiperis sic hapen b***** shumica e ktyre...

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Modifikuar nga Lela_Dr datė 06/05/2007 ora 22:44

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Maj 2007 04:16
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Nuk e marr vesh pse jemi kaq te leshte ne shqiptaret.

More zoterinj, ketu flitet per nje vizite te nje presidenti amerikan, pikerisht ne nje moment shume te rendesishem per kombin tone si ai i Pavaresise se Kosoves.

Nuk e marr vesh se c'vend kane ne kete mes verejtje per presidence te mire apo te keqe te tij, per difekte apo jo te tij, per politika te mira apo te keqija qe ai ka ndjekur. Kjo eshte pune e amerikaneve apo shteteve qe "u ka shkelur ne kallo" amerika, jo e jona (dhe te jeni te bindur qe atyre shteteve as qe do u binte nder mend per ne) . Per sa i perket interesave tona Amerika ka bere vetem mire. KAQ.

NE SHQIPERI VJEN PER VIZITE PRESIDENTI I AMERIKES NE NJE MOMENT QE PO VENDOSET STATUSI I KOSOVES NE OKB.

KAQ DUHET TE NA MJAFTOJE NE SI SHQIPTARE PER TE QENE TE KENAQUR.

Nuk po them qe te dalim ta presim me lule ne dore, por te pakten te mos ta kontestojme (si po bejme ketu virtualisht).

BOLL MOR DJEMA BOLL

Psh.



Plotesisht dakort.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Maj 2007 05:06
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Letėrkėmbimet tona me xhaxhanė, Qirjako Tenet"

Letërkëmbimet tona me xhaxhanë, Qirjako Tenet"






Quhet Koço Koka ose ndryshe Koço Teneti, dhe është djali i xhax hait të George Tenet, ish-shefit të CIA-s. Ia përkëdhel sedrën ajo çfarë i kanë thënë shpesh, se ngjan me shqiptaro-amerikanin e famshëm, të cilin ai e thërret Jorgo. "Nuk e kam takuar asnjëherë, por me të vëllanë, Uilliamin, kam folur në telefon", rrëfen 77-vjeçari për "Tirana Observer". Në një intervistë ai tregon letërkëmbimet e babait të tij me të vëllanë Qirjakon, i cili është i ati i George Tenet. Përse familja ka dy mbiemra, Koka dhe Tenet. Cila është origjina e familjes së tyre, si u njohën prindërit e ish-shefit të CIA-s, kontaktet me familjen dhe letrat që qeparioti ia dërgonte vëllait të tij. "Kam hapur zinë në shtëpinë time. Kam tri ditë që pres patriotët që më vijnë për ngushëllim", i shkruante nga Amerika babai i George Tenet të vëllait, për vdekjen e atit të tyre.

Përse familja juaj ka mbajtur dy mbiemra, Koka dhe Tenet?
Në mëhallën tonë, në Qeparonë e vjetër, janë 80 shtëpi që kanë ardhur nga Korfuzi. Bëhet fjalë për vitet 1680. Fisi ynë Koka ose Tenet e kemi origjinën nga Korfuzi, nga Kërshadhëza. I pari ynë erdhi në Qeparo, pasi vrau një njeri në Korfuz dhe për hasmëri erdhi këtu dhe bëri shtëpinë lart në Qeparo Fshat. Stërgjyshi, Xhorxhi, la vetëm një djalë, e la të vogël në djep se e vranë. Djali, Mino Koka, që ishte gjyshi ynë, u rrit dhe ai u bë me tre djem, babanë tim, Sofo Tenet dhe babanë e Georges, Qirjako Tenet, ndërsa djali i tretë vdiq shpejt.
Kur u rrit gjyshi dhe nuk i vinte mirë të dëgjonte mbiemrin Tenet, se kishin vrarë, e ndërroi atë në Koka. Janë rritur me të keq. Në vitet 1924, gjyshi Minua dhe të dy djemtë, Sofua, babai im dhe Qirjakoja, babai i Georges, shkuan në Francë dhe punuan në minierë. Por Qirjakoja nuk desh të punonte shumë në minierë dhe iku shpejt.
Si shkoi në Amerikë xhaxhai juaj?
E rregulloi me një kapiten vapori që të shkonte në Amerikë. Ishte viti 1928, mori hua dhe iku në Amerikë. Ai që i dha lekët i tha: "Ik, o djalë, po vajte mirë kujtohu për këto që të kam dhënë, në se nuk shkove mirë, hallall t'i kam bërë. Por xhaxhai brenda dy muajve pasi shkoi në Amerikë ktheu borxhin. Në vitin 1929, babai u kthye në Qeparo dhe në 1931 linda unë. Qirjako, xhaxhai që kur iku nga Franca, nuk erdhi më në Shqipëri. U martua fillimisht me një amerikane, bëri dhe një vajzë dhe ia vuri emrin Geraldina, në emër të mbretëreshës së Shqipërisë. Geraldina rron në Amerikë dhe ka katër djem. Evangjelia është gruaja e dytë e xhaxhait. Me gruan e dytë, Evangjelinë, xhaxhai ka dy djem binjakë. Ai kur u martua shkonte në kondismë dhe thoshte: O perëndi më bëj të lind një fëmijë me këtë grua dhe zoti ia dha që të bënte dy djem të mirë.
Si u njoh me Evangjelinë xhaxhai juaj?
Evangjelia ishte në Shqipëri. Në kohën e luftës iu vra vëllai nga ballistët se qe doktor i famshëm ai dhe kuronte partizanët. Vranë partizanët Aziz Sharrën, kreu i ballistëve në Vlorë, dhe në hakmarrje të tij ballistët vranë doktorin, pra e kanë vrarë fare kot. Doktori e kishte gruan italiane dhe e shoqëroi Evangjelia për në Itali. Ndodhi që u mbyllën kufijtë dhe nuk u kthye dot më. Xhaxhai pasi e ndau amerikanen u martua me patrioten e tij.
A ka ardhur ndonjëherë xhaxhai juaj apo edhe të bijtë këtu tek ju?
Jo, asnjëherë nuk kanë ardhur. Ndërsa nëna e Georges, Evangjelia, ka ardhur tek ne.
Çfarë lidhjesh keni pasur me xhaxhanë dhe familjen e tij, je njohur me ta?
Jo. Sa ishte xhaxhai gjallë ai dërgonte gjithmonë dhe e ndihmonte babanë, edhe djemtë e tij sa ishin në shkollë kishin lidhje me ne, na dërgonin letra dhe fotografi shpeshherë. Kur mbaruan shkollat dhe shkuan në detyrat e tyre, nuk na dërguan më. I vogli, Uilliami, është doktor. Ndoshta ruan të vëllanë dhe nuk kanë lidhje fare me ne. Më vjen keq shumë që nuk kemi lidhje, se edhe ne nuk jemi njerëz të këqij. Me ata të Himarës kanë lidhje, ndoshta se kanë nënën e tyre gjallë. Ata të Himarës kanë shkuar në Amerikë dhe janë takuar me Gerogen (Jorgon) dhe Uilliamin (Vasilin si i themi ne), ne asnjëherë. Mirë do të na vinte të ishim të lidhur me ta.
Çfarë pasurie kishte në Amerikë Qirjako, babai i Georges?
Një restorant ku punonte bashkë me gruan e vet Evangjelinë dhe kishte 14 punëtorë që punonin tek ai. Në një letër xhaxhai nga Amerika i shkruante babait: Turp të të vijë që një djalë të vetëm e bëre shofer. Ti pse nuk më kërkove mua të të ndihmoja për të vazhduar djali shkollë". Por unë jetën si shofer e kalova më mirë nga të gjithë. Rrita fëmijë të mirë dhe me shkollë të lartë.
Në çfarë gjuhe i shkruante xhaxhai juaj letrat?
Xhaxhai shkruante edhe shqip, edhe greqisht në letra. Një miku i xhaxhait, Vasil Voda, i thoshte shpesh atij kur ishin në Amerikë: Dua të shkoj e të vdes në Piqeras të më qajnë gratë piqerasiote. Dhe vërtet, erdhi e vdiq në Piqeras. Kjo e bënte që xhaxhai shpesh në letra na shkruante: Ishte i lumtur Vasil Voda që shkoi e vdiq në Piqeras. Unë i shkreti do vdes pa njeri pranë. Xhaxhai im kishte mall të madh për vendin e tij dhe ishte shumë bujar. Në krizën e pas luftës gjithë farefisit të vet në Qeparo u dërgoi nga dy thasë miell dhe ndihma të tjera. Dhe kush ishte i sëmurë po t'i dërgoje recetë për ilaçe ua dërgonte.
Ju kujtohet ndonjë letër e tij?
Kur vdiq gjyshi xhaxhai na dërgoi një letër shumë mallëngjyese, ku shkruante: Kam hapur zinë në shtëpinë time. Kam tri ditë që pres patriotët që më vijnë për ngushëllim.
Edhe kur vdiq gjyshja shkroi. Edhe kur më vdiq gruaja e parë më shkruan dhe më ngushëlluan edhe djemtë e xhaxhait. Pas asaj nuk kemi pasur më letërkëmbim. Në telefon kam folur vetëm një herë me Uilliamin, me të voglin, ndërsa me Georgen jo. Kemi folur greqisht. I thashë që gjyshi dhe babai e kanë pasur merak që nuk u panë njëherë juve. Edhe unë po plakem, mos vallë edhe unë atë fat do kem. - Jo, - mu përgjigj nga matanë telit. - Do takohemi. - Kanë kaluar kaq shumë vjet dhe ende nuk shihemi me njëri-tjetrin. Megjithatë, shpresojmë.

Në shtëpitë e prindërve të George Tenet

Nga e dErguara jonE nE HimarE
Mira Zenati

Historia e jetës së ish-shefit të CIA-s fillon në faqet 10-11 të librit të tij me kujtime "Në qendër të stuhisë". Ndërsa jashtë tij, ajo nis buzë detit të kthjellët të Himarës, në shtëpitë e prindërve të tij, nënës Evangjeli Kacelano e të atit, Qirjako. Në Himarë pushon edhe kërkëllitja e makinës që na ka shoqëruar që nga Tirana. I pari himariot që takojmë është Irakliu, që menjëherë "punësohet" si udhërrëfyesi ynë. Sapo e pyesim nëse njeh ndonjë nga fisi i George Tenet, ai na drejton për nga djali i hallës së tij, i cili ka një restorant në qendër të Himarës. Edhe halla e tij, Evangjelia, e ëma e ish-shefit të CIA-s, kishte hapur me të shoqin një restorant në Amerikë. Sakaq mbërrijmë në restorant "Piazza" që është vetëm 40 metra larg nga deti dhe përshëndetemi me kushëririn e parë të George Tenet. Ai quhet Zaharia Kacelano. Është 65-vjeç dhe kapelja që mban në kokë nuk ia mbulon krejtësisht thinjat e shumta. "Do të më pëlqente që djali i hallës sime të vinte këtu e të hanim një peshk bashkë", thotë ai për kushëririn e tij të parë, duke na hequr përfundimisht dyshimet se George Tenet ka qenë në Shqipëri. Po sipas tij, atij do t'i pëlqente të vinte tek shtëpia ku i kishte lindur e ëma, atje ku jeton aktualisht edhe Zaharia. "Shtëpia është vetëm 500 metra larg nga këtu", thotë 65-vjeçari i cili na shoqëron me shumë respekt.
Në shtëpinë e nënës së George Tenet
Përpara na shfaqet një shtëpi e vjetër guri 107-vjeçare. Ajo është ndërtuar në vitin 1900, ka tre kate që ndahen me mur guri të trashë 80 cm. Në krah të shtëpisë ndodhet kisha. "Këtë e ka ndërtuar Vasili, gjyshi i George Tenetit, me kursimet e tij në kurbet", tregon Zaharia. Me dhimbje nxjerr nga xhepi një fotografi të vjetër, baraka ku e shpunë familjen e tij, pasi e nxorën nga shtëpia, sepse i ati qe dënuar në burgun e Burrelit për arsye politike. Në foto dallohet gjyshja e tij dhe e George, Amalia, e cila ka vdekur në vitin 1963. Po në këtë shtëpi Amalia ka lindur edhe Evangjelinë, nënën e ish-shefit të CIA-s. Sipas Zaharisë, halla e tij njihej si një grua shumë e zonja dhe bujare. Ajo ishte nisur për në Itali, duke shoqëruar për tek të prindërit nusen italiane të vëllait të saj që ishte vrarë një vit më parë nga ballistët. "Vëllai i Evangjelisë, që është xhaxhai im, ishte doktor i njohur dhe kishte ardhur nga Italia bashkë me të shoqen për të ndihmuar partizanët", shpjegon Zaharia, ndërsa na tregon dhomat e shtëpisë. "Ishte viti 1944. Halla ishte 35 vjeçe në atë kohë dhe ngaqë u mbyllën rrugët për të ardhur në Himarë, ato mbetën atje". Pikërisht në Itali, nëna e George Tenet është takuar edhe me Qirjakon, që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj. Me një shkesi alla shqiptarçe, që ish-shefi i CIA-s e shpjegon mjaft mirë në librin e tij, duke thënë se “babai i erdhi rrotull mamasë për dy javë”, ata martohen dhe nisen për në Amerikë. Për ta vazhduar historinë, neve na duhet të nisemi për në Qeparo, në fshatin ku lindi babai i George Tenet, Qirjako. Zaharia na vjen në ndihmë edhe në këtë "nismë-marrje". E njeh mirë fisin e burrit të hallës dhe na drejton për në Qeparo. Fshati ku Ali Pasha ndërtoi tri shtëpi për veten e tij, vetëm nga bukuria e natyrës, duket si një ballkon me pamje nga deti. Shtëpitë trekatëshe në mes agrumeve duken si kështjella të vogla prej guri. Vetëm 3 kilometra nga Qeparoi i Ri, në atë që quhet Qeparo Fshat ndodhet edhe shtëpia e babait të George Tenet. Ose ndryshe Koka. Edhe Zaharia na shpjegon se përse ky fis mban dy mbiemra, por ai na thotë se më mirë mund të na e sqarojë vetë pinjolli i familjes, Koço Tenet-Koka.
Në shtëpinë e Qirjako Tenet-Kokës
Ajo është një shtëpi e vjetër, e ndërtuar në vitin 1870. Ka dy kate dhe një haur, katër dhoma të shtruara me dhoga dhe një ballkon. Për në shtëpinë e vjetër të Kokajve na shoqëroi vetë Koço Koka, i cili edhe pse 77-vjeç nuk nguron të vijë me ne që nga shtëpia e tij dhe të na shpjegojë ato çfarë di për xhaxhanë e tij dhe djemtë binjakë, George dhe Uilliam Tenet. "Këtu tashmë nuk jeton njeri", thotë ai me lot në sy, duke kujtuar të atin që vdiq me peng në zemër për të vëllanë, Qirjakon, me të cilin u nda që në vitin 1928 dhe nuk e pa më me sy. "Xhaxhai bashkë me babanë dhe gjyshin, në vitin 1924 shkuan në Francë dhe punuan në minierë. Por Qirjako katër vjet më vonë, me një hua shkoi në Amerikë", rrëfen nipi i Qirjako Tenet. Ndërsa i ati u kthye në Qeparo edhe pse vëllai i tij ia kishte bërë dokumentet për në Amerikë. "Gjyshi nuk donte që babai të ikte në Amerikë", shpjegon Koço. Kështu pas kësaj ndarjeje, ajo çfarë i bashkonte ishin vetëm letrat që vinin që nga larg dhe fotografitë që xhaxhai i tij i dërgonte vazhdimisht. Vet Qirjako Tenet nuk arriti të kthehej në shtëpinë e tij. Ndërsa e shoqja, Evangjelia, po. Ajo e ka vizituar shtëpinë ku "ka vajtur nuse", gjatë vizitës së saj në vitin 1987, një kënaqësi shumë e madhe për familjen qepariote me dy mbiemra. Historia e mbiemrit Tenet-Koka nis e përfundon në një histori hasmërie. 77-vjeçari na tregon se të parët e tij ishin zhvendosur nga Korfuzi për në Qeparo në vitet 1680, pas një vrasjeje. Pas disa kohësh, gjyshi i George Tenet e ndryshon mbiemrin nga Tenet në Koka, pasi i vinte turp të etiketohej si familje vrasësish. Pikërisht për këtë arsye, kjo familje mban dy mbiemra. "Kur vdiq gjyshi, xhaxhai na dërgoi një letër shumë mallëngjyese", kujton nipi i Qirjako Tenet, duke shtuar se letrat vinin edhe në shqip edhe në greqisht. "Bashkëbisedimet rridhnin lirshëm në greqisht dhe në anglisht. Kur mamaja dhe babai nuk donin që unë dhe vëllai të dëgjonim atë që ata flisnin, ato e kthenin muhabetin në gjuhën shqipe", thotë në librin e tij, George Tenet. Më pas pak flet për Shqipërinë. Por duke u larguar nga Qeparoi e Himara, kuptojmë se shtëpitë e gurta memece ku lindën prindërit e tij, thonë më shumë

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Maj 2007 17:36
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrebesh
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/07/2005
Vendbanimi: In a Cell
Mesazhe: 122

Statusi i Kosoves nuk ka te bej me mardheniet bilaterale mes nesh dhe amerikes drejt per drejt.
Statusi qe presim dhe lufta qe u be, ishte vetem ne interesin e amerikes. Dhe statusi final qe mund te marre kosova do ta marre vetem per kete arsye.

Eshte keqkuptim i situates te mendosh se amerika po na dhuron lirine e kosoves sepse na do shume apo se Teneti eshte pe Korce, apo fale mardhenjeve te mira shqiperi amerike.

Interesi yne si popull ka qene dhe eshte pavarsia e Kosoves dhe bashkimi i trojeve shqiptare. Erdhi nje moment ne histori ku e drejta jone e natyrshme ose nje pjese e saj, u perputh me interesin dhe planet amerikane per kosoven dhe ballkanin.
Interesi yne nuk ishte per lufte me serbine pasi nuk kishim as ushtri e as force te perballonim serbine, dhe as qe kemi dhe sote. Interesi yne ishte zgjidhja e situates e asaj kohe ne kosove, forcimi i shtetit ame, dhe me pas kembengulja per pavarsi te kosoves.

Amerikanet ishin ata qe kerkonin lufte dhe qe si pasoje kane ndezur zjarre ne ballkan qe zor se shuhen me.
Nje gje eshte e qarte pasojat e asaj lufte ne ballkan do te na kushtojne ne rast se ballanci aktual politik ne bote ndryshon.

Vizita e Bushit vjen ne momente ku amerika eshte ne dekadence, dhe ku Kina dhe Rusia te cilet jane kunder pavarsise se kosoves jane ne ngritje e siper per te zevendesuar ameriken si superfuqi te vetme ne bote.
Presidenti amerikane qe viziton Shqiperine eshte sote njeriu me i urryer ne bote, amerika vete eshte shndrruar nga vendet me te padeshiruara ne bote. Cdo vend qe ka vizituar eshte pritur me demostrata, ato popuj qe kane demostruar bushin kane interesin e tyre sic kemi dhe ne, ama kane kurajon te demostrojne kunder padrejtesive dhe genocidin amerikan ne Irak, sepse nje ceshtje e tille si luta ne irak meriton perqendrimin e cdo shoqerie te shendoshe pavarsisht interesit te mirefillte te gjithsecilit.
Sikur Ducja te vizitonte Shqiperine ne ate kohe a mund te thonim qe nuk na intereson se cben ducja me te tjeret ne kemi intresin tone???

Normal me qe vjen nuk them ta perzejme apo ta presim keq, por ama te shprehemi si kodra mbas bregut qe ardhja e bushit do te na integroje ne institucjone qe jane jetike per mbijetesen e shqiperise, apo eshte fundi i halleve tona, me duket teper irrealiste dhe me shume per te ushqyer trurin me shpresa te kota, vetem per ty zhgenjyer me pas sic u zhgenjyem me bekerin Rummin etj.

Vizita e Putinit nga ana tjeter eshte me me rendesi per ne, gjithnje duke patur parasysh se Rusia ka ne dore shume per sa i perket kosoves, dhe duke ditur se sateliti i vete serbia eshte ne prag te deres me shqiperine. Pra interesi yne eshte akoma me i madh me rusine.
Por cfare ndodhe ketu.... vizita e putinit zhvleresohet si vizite nga komunisti putinka i KGBse etj etj.
Ketu diskutohet me shume ideollogji dhe teori partiake se sa diskutim me fakte per interesin e shqiperise.

__________________
Beloved corpses, you that once
Were the hope of my Homeland,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Maj 2007 22:17
Rrebesh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrebesh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrebesh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrebesh Shto Rrebesh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrebesh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Rrebesh

1) Jemi dakort qe Amerikanet e bene luften ne Kosove ne rradhe te pare per interesat e tyre. Por, sic e thua ti vete, per here te pare interesat e tyre u perputhen me tonat. Cfare te keqe ka qe te sillemi ne menyre te tille qe te vjelim MAKSIMUMIN nga kjo perputhje. Kur do na vije me valle nje rast i tille ne dore?

Vertet amerikanet do fitojne 90 dhe ne 10, por eshte me mire keshtu se sa ata 100 dhe ne 0 (dhe ne nuk e kemi ne dore ta ndalojme qe ata te marrin 100).

Ky arsyetimi yt eshte njelloj sikur ne te mos ta ekstradiojme Dondollakun dhe ta denojme edhe ketu ne Shqiperi nga inati se nuk e kapem dot vete por e kapen italianet.

2) Ne tre muaj lufte amerikanet zgjidhen gjithe ato perpjekje 20 vjecare te kosovareve me menyren Ghandi-ane (te cilen ti thua qe ishte ne interesin tone).

3) Eshte popullariteti i Bushit ne dekadence dhe jo amerika. Jane dy gjera krejt te ndryshme. Amerika ngelet, me rrenien e murit, potenca e pare mondiale.

4) Se kuptoj se si mund te kete interes nje vizite e Putin tek ne???!!! Mos do ti nderrojme mendjen per Kosoven? Do ta bindim qe te mos mbeshtese vellezerit e gjakut ortodoks serb per te na mbeshtetur ne???!!!

5) Me thuaj nje vend qe ka interesat qe kemi ne (te varura nga politika amerikane), qe ka peshen 0 politike qe kemi ne, qe ka peshen 0 ekonomike qe kemi ne, qe ka peshen 0 ushtarake qe kemi ne, DHE NA PASKA PRITUR ME DEMOSTRATA BUSHIN SEPSE KA BERE GJENOCID NE IRAK. Nuk me rezulton (dhe me intereson) qe populli irakian paska denuar ne menyre kaq te rrepte masakrat e Milloshevicit ne 99-en. Ne nuk mbajme dot veten tone o Rrebesh, tani do fillojme ti japim edhe leksione "shoqerie te shendoshe per te drejtat e njeriut" Bushit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2007 11:37
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

e perdorim shume ke te fjalen "amerika e ben per interesin e saja"

pa e thene me ironi ose me keqkuptim

mund te jemi me objektiv ne diskutimet tona dhe te themi cili eshte interesi i amerikes???????

se dyti

do te ishte normale qe te behej manifest kunder bushit per nje maj ne shqiperi???????

po pse nuk munde te jemi pak dinak dhe te shikojme te heqim sa me shume UJE NE MULLIRIN TONE

POR BEHEMI O DHE PERCAHEMI NE DITET ME KRITIKE

nuk mund ti kalojme ne plane te dyte interesat partiake dhe private te pakten deri sa te marre udhe statusi ikosoves??????

oh zot sa te neveritshem ....
po shkaterrojne gjithe shqiperine

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2007 21:08
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Miresevjen-BUSH.

"Hajde bujrum" e ka zakon Shqiptari.

"Buk e kryp e zemer te bardhe"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2007 21:34
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Bush, Me 10 Qershor Ne Tirane

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.