Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Me ne fund dikush ...
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Me ne fund dikush ...

Fitoi gjyqin
Qeveria, 126 mijë euro për familjen Beshiri

Qeveria ka lëvruar dje 126 mijë euro për të dëmshpërblyer për familjen Beshiri. Kjo e fundit fitoi më datë 28 tetor të vitit të kaluar gjyqin në Gjykatën e Strasburgut për kompensimin e tokës së pakthyer nga shteti. Ky është precedenti i parë, ku ish-pronarët marrin të drejtën e shpërblimit financiar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Familja Beshiri kishte hedhur në gjyq qeverinë e Shqipërisë. Në vendimin e qeverisë theksohet se autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave dhe afati, brenda të cilit duhet kryer ky ekzekutim, është data 12 maj 2007. Shuma prej 126 000 eurosh do të depozitohet në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve “Beshiri dhe të tjerë”, dhe të konvertohet në lekë, me kursin e këmbimit të bankës, ku është depozituar shuma, në datën e çeljes së llogarisë. Shuma e depozituar do të përballohet nga Ministria e Financave, nga fondi i shpronësimeve në llogarinë speciale, përkundrejt paraqitjes të së gjithë dokumentacionit ligjor, të nevojshëm, për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit. Zbatimi i vendimit të djeshëm të qeverisë pritet t’i hapë rrugë gjyqeve të tjera të ish-pronarëve në Gjykatën e Strasburgut.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2007 13:54
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

SHUME MIRE...

126.000 euro X nja 2000 ankues te tjere (minimumi) = 252.000.000 euro minimumi
hajde ta falimentojme shtetin tani

edhe nuk mund tu faturosh keto shuma femijeve te Enverit e Co qe ua hengren  pasurite atyre, se po vdesin nga uria te gjoret....

 

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2007 14:34
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Tresh

Ne shqiptaret e kemi zakon ti biem njeri samarit dhe tjetri gomarit, por nejse.

C'pune kane djemte e Enverit dhe Enveri ketu.

Ketu flitete per nje gjyq per nje kompensim toke (dmth pas Enverit). Nuk thuhet se kur eshte bere dhe si eshte bere gjyqi (ne kohen e Sales apo ne kohen e Tosit).

Po kapim nje shembull. Gjykata (e perseris ne baze te legjislacionit ne fuqi dhe jo ne baze te ligjeve te Enverit) i ka njohur te drejten e kompensimit nga ana e shtetit kesaj familjeje per nje prone te caktuar dhe Ministria e Financave (Bode o Malaj o Angjeli, c'rendesi ka)  nuk i ka levruar keto para per nje arsye apo per nje tjeter.

Eshte kjo shkelje e te drejtave te kesaj familje nga ana e shtetit qe "denohet" nga ana e Gjykates se te drejtave te njeriut.

Po te kete edhe 2000 ankues te tjere DO BEJNE SHUME MIRE TE ANKOHEN. Te mesoje keshtu shteti shqiptar (kushdo qofte ne qeveri) te respektoje qytetaret e tij dhe te drejtat e tyre.

Edhe nje here komplimentet e mia kesaj familjeje.

P.s. Do isha kurioz te dija, nqs do te te kish ty borxh shteti o Tresh, a do ti qaje hallin se po falimentonte apo do kerkoje hakun dhe djersen  tende?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2007 09:09
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Ti mire e ke po nuk besoj se do prekej ne seder ndonje qeveritar, per sa kohe nuk paguan nga xhepi i vete. Megjithate me behet shume qejfi qe ai robi ka fituar, sepse e kam thene dhe me pare (edhe tek diskutimi mbi Kakomene) se ne qofte se ke letra te rregullta per pronat, mund te behet ndonje padrejtesi tani, po do vije koha qe do i dale boja. Them se duhen inkurajuar veprime te tilla qe e kerkojne te drejten ne gjykata.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2007 15:33
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
atiola
Veteran ne forum

Regjistruar: 19/09/2006
Vendbanimi: Aty ku ti te jesh shiko gjithnje dy here aty jam dhe une mjafton vetem te me mendosh
Mesazhe: 1875

sa vite ka qe ka vdeke enveri ishte ne 85 apo gabohem dhe acoma eshte me mendjen tuaj lereni ate njerez ka plot te tjere te vazhdoni me ta
dhe spe e di qe per shqiptaret enveri ne kohen e tij ka qene zot kur degjoj te fletet si pritej ai dhe si kane qare njerezit ne kohen qe ka vdekur me vjen te qesh ]
po mos me thoni qe ka mbetur acoma ne mendjet tuaja

__________________
asgje nuk esht5e reale ne kete jete nuk ka dicka tjeter per lojes genjeshtres urrejtjes thashethemeve ja kjo ehste jeta qe jetojme

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2007 15:38
atiola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė atiola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me atiola (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: atiola Shto atiola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto atiola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Juve

Mendoj se pak nga pak qeveritareve do tu "djegin" veprime te tilla edhe pse nuk paguajne nga xhepi i vet. Si do qe te behet, Bode (ose kush do te jete ne vend te tij here tjeter) do duhet ti gjeje keto para per ti paguar sepse shteti nuk eshte si ai gomari qe pjell flori.

Megjithate s'do te thote qe nuk mund te jete edhe faji i gjyqesorit ne kete mes (dhe jo i Qeverise). Ne kete rast nuk do ishte keq qe qeveria t'ja hiqte keto leke nga buxheti per drejtesine. Secili le te marre pergjegjesite e veta.

Me qe ra fjala, njohurite e mia per ceshtjen Kakome ngelen akoma tek vendimet e Tosit, ka ndonje te re aktualisht?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2007 17:25
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Nuk e di se cfare behet, filloi puna e ndertimit apo eshte lene per gjymes. Nuk jam kompetent per punen e pronesise atje, po jam i mendimit qe resorte te tilla i duhen shqiperise, shume madje. Kane shume benefite, jo vetem ekonomike. Te humbe kot nje bregdet i tille si jugu i shqiperise.... eshte krim. Dhe e verteta eshte qe ne shqiptaret nuk kemi potenciale per t'a zhvilluar. Maximumi qe mund te bejme eshte te ndertojme infrastrukturen.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2007 01:56
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Pershendetje Miq
Rastesisht pashe kete teme, ku jam i perfshire direkt si pjestar i familjes Beshiri (gjyshja ka mbiemrin Beshiri). Une nuk jam i perfshire direkt ne kete gjyq por i kam kusherinj personat e mesiperm. Ju falenderoj qe e keni sjelle si shembull dicka qe shkon ne favor te kundershtareve tuaj virtual (ne kete rast jam une) por qe natyrisht nuk mund te qendroje jashte nuancave politike. Arturm e ka permendur ca me lart se i kujt mund te kishte qene faji.

Natyrisht qe per te mberritur ne Strasburg kjo ceshtje konflikti me qeverine shtrihet ne periudhen e qeverisjes socialiste.

Pra problemet ne kete rast jane qeveria e meparshme dhe mbi te gjitha gjykata jone e korruptuar deri ne kocke (flas per eksperienca personale) qe e para e shtyjne ceshtjen kaq shume vite duke lene pa zgjidhje shume probleme dhe konflikte qe nderkohe mund te ndodhin ne zhvillimet dinamike te nje prone.

Mendoj se gjykates qe vertetohet se ka kryer shkelje duhet jo vetem te shkarkohet dhe t'i hiqet licenca e juristit por edhe te denohet me burg, se jo rralle nga vendimet e padrejta te gjykates jo vetem jane shkaktuar deme ekonomike por ndonjehere edhe viktima ne njerez.

Gjithsesi te dashur familjes BESHIRI i jane bere shume padrejtesi, te cilat nuk eshte vendi ketu per ti analizuar, por qe une si person i perfshire ne keto konflikte kam informacion te mjaftueshem dhe te hollesishem per te treguar rrenjet e korrupsionit dhe goditjes qe persona te caktuar politike i kane bere kesaj familje. Do ju jap nje shembull qe perfshin direkt z. Kastriot Islami, deputet qe sa nuk mbahet mend dhe z. Shkelqim Cani (ish guvernator i bankles se Shqiperise.

Familja Beshiri zoteronte nje vile ne nje nga rrugicat qe bashkon rrugen mbrapa Piramides apo Inimes me rrugen e Elbasanit ne qender te Tiranes. Shtepi e sekuestruar nga shteti komunist, ku me pas kane banuar ministra te diktatures si Kadri Hazbiu e nuk e di kush tjeter.

Pasi "maloku" Sali e ktheu kete prone tek pronaret e ligjshem u perballem me zaptuesit e kesaj prone Kastriot Islamin dhe Shkelqim Canin qe banonin ne te dy katet te kesaj shtepie (5 dhoma per cdo kat). "zoterinjte" e mesiperm paguanin vetem 600 leke te reja ose 6 mije lek te vjetra ne muaj nja 3 vjet pasi u njoh pronari i shtepise ku banonin madje nuk na lejonin as qe ta vizitonim shtepine e te pareve tane, te cilen une nuk e kisha pare kurre dhe babai im e kishte pare vetem ne femijeri. Madje edhe per ti takuar duhet te prisnim me muaj te tere edhe pse atehere ishin ne periudhen me te erret te opozites.

Diku nga viti 1996 na vjen nje oferte nga z. Ekrem Bardha (miljarder shqiptar ne U.S.A.) qe deshironte ta blinte kete shtepi e qe na ofroi 350 mije dollare. Por kishte nje problem, zoterinjte e mesiperm jo vetem qe nuk dilnin nga shtepia, por Kastriot Islami na tha qe nese donim qe ai te leronte shtepine tone ne duhet t'i blinim nje apartament se ai nuk kishte se ku te shkonte.

Alternativa e vetme per ne ne ate kohe ishte vetem shitja e shtepise personave te rendesishem se ndryshe mund te mos e merrnim me kurre. Kur erdhen ne pushtet socialistet nuk ka nevoje ta shpjegoj se sa u thyen shpresat qe te vinim dore ne pronen tone. z. Shkelqim Cani u largua nga shtepia duke u sjelle sipas ligjit, Kastriot Islami nuk na lejonte as te hynim ne katin e lene bosh sepse nderkohe Islami ishte bere nje nga figurat me te larta minister i jashtem nese nuk gaboj dhe rojet tek dera nuk na lejonim te shkonim tek prona jone sepse cenohej siguria e "personalitetit te larte".

Me ne fund ne gjetem menyren per te perfituar nga prona jone duke ia shitur ate nje ambasade te huaj te ciles z. Islami nuk kishte kellqe t'u bente numrat qe i bente familjes Beshiri. Shtepia u shit nen vleren e saj te vertete sepse ambasada mori persiper zhbllokimin e kesaj situate dhe e flaku jashte personalitetin me te larte te diplomacise shqiptare ne ate kohe.

Shpesh here flitet per zaptimin e tokave nga "te ardhurit", per te cilin natyrisht nuk mendoj se eshte nje fenomen pozitiv por akoma me e thelle eshte zaptimi qe persona te veshur me pushtet ose se paku me influence dhe me shoqeri neper gjykata jane shume me te demshem per shoqerine.

Duke e pare nga plani personal kjo qe tregova me lart ishte derrmuese per familjen tone. Imagjinoni se cfare mund t'i kete bere shtetit ky njeri qe per perfitim personal jo vetem qe shkel ligj e parime por kerkon te perfitoje para prej kesaj.

Konfliktet e familjes Beshiri per ceshtje te tilla jane te pafundme disa prej tyre perfshijne edhe vete Edi Ramen dhe sekseret e tij por ne kohen e duhur do ua bej te ditur.

Faleminderit per solidaritetin miqte e mij te majte.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2007 07:56
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

ajo qe mud te kete ndodhur me kastriot islamin,mund te ndodhte me cdo njeri,qofte me pushtet apo jo.natyrisht qe shteti nuk ka te drejte te sekuestroj edhe te perfitoje nga prona private edikujt tjeter,por ama as nje pronar toke nuk ka te drejte morale,biles as ligjore te nxjerr nga shtepia nje familje qe nuk ka ku shkon.Kjo nuk provon aspak kastriot islamin te koruptuar sepse nuk dilte nga shtepia,perkundrazi mendoj se e provon te varfer, dhe kete familje te paskrupullt, qe e shiti ate toke me vlere shume te ulet ,vetem me deshiren te nxjerre ne rruge nje familje qe eshte e krahut tjeter politik.
kush humbi ne kete mes? te gjithe.

Kush fitoi ne kete histori? ambasada e huaj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2007 11:32
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ami

Gjyshi im ka banuar perballe asaj vile, ngjitur me ish ambasaden Vietnamese. Por keto shtepira u prishen per te ndertuar Piramiden.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2007 12:44
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Me ne fund dikush ...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.