Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Me ne fund dikush ...
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

I nderuar Hero

Besoj nuk je aq naiv sa te mendosh se kenaqesia nje pronari mund te jete aq makabre sa te pranoje te reduktimin e fitimit nga nje prone vetem me kenaqesine qe te hedhe ne rruge nje kundershtar politk. Kete veti e kishin komunistet, ne nuk duam tu ngjajme atyre dhe menyures se tyre te pallogjikshme.

Kastriot Islami ka qene eksponent i Partise se Punes dhe me pas i asaj socialiste dhe minister apo zv/kryeminister disa here me rradhe. Nuk besoj qe ai te ishte aq i varfer sa pronaret e vertete te asaj shtepie qe kishte zaptuar. Kij parasysh qe dy gjeneracione te familjes sime nuk e kane pare me sy ate shtepi. Kij parasysh qe ajo shtepi u shit vetem sepse kishte pjestare ne prone qe ishin nga 70-80 vjec dhe qe ato para i donin per mbijetese apo per te martuar kalamajte e per te lene pas vehtes nje varrim dinjitoz.

Pa llogaritur ketu parate e harxhuara nga kjo familje per te marre ne fund te fundit ate prone qe i ishte marre me perdhune dhe burgimet e internimet qe kishin ngrene vetem per shkak te pasurise se tyre shekullore.

Per te bere nje krahasim, po te tregoj nje rast te ngjashem me kete tonin.

Pronari i nje prej shtepive botuese me te njohura ne Shqiperi banonte bashke me te vellane ne shtepine e tjeterkujt prej nja 50 vjetesh dhe kishte te njejtin problem me pronarin sic kishim neve me Islamin. Biem ne diskutim nje dite dhe ky po me ate mentalitet si tuajin me lart, po me thonte se nuk ishte e drejte qe ai pas kaq vjetesh t'ia leronte shtepine pronarit te ligjshem. Natyrisht qe shtronte nje sere motivesh sipas tij dhe juve llogjike.

Une i rreshtova para syve gjendjen. Ju keni nje biznes shume te fuqishem i thashe une, femijet e tu nstudjojne jashte shqiperise, vellain e keni ambasador, femijet e tij studjojne po jashte. Imagjinoni se si mund te jete gjendja e pronarit. I burgosur ne kohen e diktatures, i internuar me gjithe familje ne ate kohe dhe ndaj ju keni shfrytezuar shtepine e tij. Me nje kembe ne varr e pa aktivitete private etj.

Pra edhe nga ana humane pronaret e ligjshem jane te dhunuar sepse shohin te bejne parate me thase vjedhesit dhe dhunuesit te prones se tyre.

Kete shembull nuk e bera me kot. Ky ishte nje provokim ndaj triumfalizmit te nisjes se kesaj teme ku Arturm me shume te drejte kishte shkruar ME NE FUND DIKUSH, dhe ku me te drejte shtronte problemin e kompesimit. Ju do te ishit dakort qe familja ime te kompesohet me parate qe shteti do te duhej te shtronte rrugen perpara shtepise suaj?

Zoteri, nese ju deshironi t'i krijoni kushte nje prej eksponenteve te partise qe simpatizoni, mblidhni ndihma dhe ndertojini nje shtepi sepse nuk eshte e drejte qe per te te paguaj une qe kam vuajtur gjithe jeten prej dhunes komuniste. Ka mbaruar ajo kohe dhune ose me sakte ajo menyre dhune.

i nderuar Arturm!
Me vjen shume keq per ate cka i ka ndodhur shtepise se gjyshit tuaj sepse jam i mendimit qe te pakten qendra duhet te ruaje njefare identiteti dhe pallatet le te zhvillohen tjeterkund. Nuk besoj se mund t'ia dish per nder vajzes se Enverit qe ndertoi ate piramide duke na shtrenguar edhe me teper tollonin ne ato vite te zeza diete te detyruar te popullit tone per te ngritur permendore diktatorit. Duhet te kuptojme qe nese nuk rrespektohen te drejtat themelore te njeriut te gjithe hubim edhe pse mund te kemi idene qe triumfojme karshi dikujt. Historia na e tregon kete qe po bere pazar gjithmone humbja eshte ne krahut e me te dobetit.

pershendetje

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2007 07:15
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

[QUOTE]Po citoj ato që tha Ami-


Zoteri, nese ju deshironi t'i krijoni kushte nje prej eksponenteve te partise qe simpatizoni, mblidhni ndihma dhe ndertojini nje shtepi sepse nuk eshte e drejte qe per te te paguaj une qe kam vuajtur gjithe jeten prej dhunes komuniste. Ka mbaruar ajo kohe dhune ose me sakte ajo menyre dhune.




(Simpatizant partish je ti, sepse e ke thene vete qe nuk te intereson politika dhe parimet idealiste te nje partie ,te intereson vtem ajo parti qe paraqet interesin tend personal,une nuk jam i tille.ndoshta jam budalla ,por nuk jam i tille, nuk shkoj dot nga fryn era,para pasurise personale,para pushtetit personal e para idealeve dhe principeve te mija une ve drejtesine dhe miresine,kiji parasysh keto kur te debatosh me mua.)



UNE QENKAM SIMPATIZANT I PARTISE SOCIALISTE??????????KETE NGA E NXORE? E KUPTOVE VETE APO TE NDIHMOI NJERI?
TE RIKTHEHEM TEK TEMA TANI.

une jam dakort 100% me rikthimin e pronave ose kompesimin,ose cfaredo zgjidhje te drejte,une thjesht dua nje zgjidhje te problemit te pronave ,dhe dua qe zgjidhja te jete jete e drejte.Ke shkruajtur ne mesazhin tend sikur une te isha kunder vendimit te gjyqit, nuk jam dhe nuk jam shprehur kunder.
Tani ceshtja Islami,leri dallaveret ,jo ka qene i partise te punes e jo ka qene i partise socialiste,clidhje ka? te drejte banimi kane te gjith qytetaret shqipetar.Kjo nuk provon aspak qe ai eshte aq i pasur sa te dal nga shtepia dhe te blej nje tjeter kur ti teket,biles kur ti teket dikujt tjeter dhe jo atij.
Te varfer jane shumica e shqipetareve dhe jo vetem ish te perndjekurit politik.Te gjith kan vuajtur ne kohen e diktatures (perjashto disa familjare te kokave ne tirane,biles edhe atyre u dridheshin leqet perdite,jete ka qene ajo????)

degjo mua dhe leri inatet politike,vullneti i shumices gjithmone sundon,dikur ishim ndryshe ,dhe sot jemi ndryshe,po te mos ishte vullneti dhe rebelimi i shumices te varfer te popullit tone kunder diktatures,familjet e pasura qe ishin te internuara dikur akoma do te ishin te internuara sot.Tani le te vij nje pronar dhe te rrimare token qe i takon qe e ka trrashegimni nga te paret, por jo te me nxjerre mua apo ndonje tjeter nga shtepia.kete e them ne parim,kuptohet qe rasti yt eshte pak ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2007 15:39
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Hero

Nuk gjykon drejt ne kete rast, ose me mire po perzien raste te ndryshme qe duhet te kene zgjidhje te ndryshme.

Qeraxhnjte per te cilet po flasim ndahen ne dy grupe:

1) grupi ku ben pjese Islami apo ai i shembullit te Amit, te cilet kane mindesine qe te mos krijojne probleme artificiale me pronarin SEPSE BIZNESMENI QE FLET AMI APO KASTRIOT ISLAMI QE MERR NJE RROGE PREJ ME SHUME SE 1000 EURO NE MUAJ SI DEPUTET KA TE GJITHA MUNDESITE QE TE MARRE NJE SHTEPI TJETER ME QERA DHE T'JA LESHOJE PRONEN PRONARIT. Ose mund ti kerkoje pronarit qe te bejne nje pazar per ti paguar nje qera atij.

Ne fund te fundit keta e dine qe eshte ceshtje kohe dhe do t'ja leshojne pronen tjetrit. C'kuptim ka qe ta zvarrisin ate pune?

2) grupi ku bejne pjese familje normale qe i kane pasur ato shtepi qe ne kohen e Enverit, dhe qe, efektivisht, me rrogat qe marrin (nqs marrin) nuk mund ti lejojne vetes marrjen e nje shtepie tjeter me qera (si mund t'ja lejonin ata te mesipermit). Per keta eshte ndryshe problemi dhe jane vertet ne nje situate te veshtire, si ata edhe pronaret.

Te perziesh personazhet e grupit te pare me ata te grupit te dyte, duke i futur te gjithe ne nje thes, eshte nje gabim i madh Hero.

Prona eshte e shenjte, perndryshe eshte e kote qe derdellisim dhe hajt te kthehemi prape tek Enveri. Politikat sociale mund ti pretendosh nga shteti, por privati, do e ben, s'do se ben.

 

P.s. Mundohu te jesh edhe pak koherent me veten tende se je nder me te flaktit ketu brenda (bashke me mua) qe flasim per problemin Bathore. A nuk jemi ne qe, kur ata thone "nuk kemi leke ti paguajme token pronarit", u pergjigjemi - "gjithe ato vila qe keni bere dhe nuk paskeni aq leke sa per te blere truallin"?

Eshte e njejta gje me Kastriot Islamin, nuk paska 200 mije leke me ate rroge qe merr (si deputet merr rreth 1.200.000 leke ne muaj) per te paguar nje shtepi tjeter me qera?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2007 19:39
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Artum

Dihet qe heret a vone pronaret e tokave do marrin tokat qe me te drejte u takojne,vetem disa mendjetharre mund te mendojne ndryshe.Psh ketu ku banoj une edhe nqs nuk paguan qerane tek pronari,akush nuk te nxjerr dot me dhune nga shtepia, pra gjithmone ne parim,pastaj ka menyra te tjera ligjore qe e bejne gati te pamundur qendrimin e dikujt ne nje shtepi pa paguar qerane nqs pronari di ti shfrytezoje ato menyra,se sa i pasur eshte ai person apo jo, eshte tjeter muhabet.

Mbi subjektin ISLAMI,do te thosha ate qe kam thene me lart, pa dashur te shfajesoj nje person qe mund te kete faj ne kete mes ( ISLAMI PRA),qe vendimi i tij per mos ta lene shtepine me preteksin se SKAM KU SHKOJ, Sic ka shpjeguar AMI, nuk mund ta emeroje ate person automatikisht si te korruptuar, nuk mund te supozosh kot qe hajt mo se ka lek ai,ka qen me partine e punes dhe tash eshte me PS--ne dhe eshte minister i jashtem,menjefjale ky lloj llogjikimi bie poshte menjehere besoj,pa pasur ndonje prove konkrete ose dijeni te ndonje bisnesi te deklaruar nga i lartpermenduri.Kemi edhe llogjikimin tend ARTUM qe hajt mo se merr lek ai,paguhet 1000 euro ne muaj,spaska lek te marr nje shtepi me qera?po ca jan 1000 euro ne muaj?????me 1000 euro ne muaj ti pret qe dikush te paguaj qerane ne qender te tiranes,te ushqeje,te vesh e te mbath nje familje dhe nevojat e domosdoshme te nje funksionari te larte? Liza ne boten e cudirave, e para llogarin e tjetrit nuk e ben dot edhe sikur te mjaftonin keto para ne shqiperi, si i thone E di i zoti ku i pikon catia. E dyta , thjesht nuk dalin.


AMI, te kerkoj falje qe jam nxituar duke bere nje gjykim shume te shpejte te situates dhe duke aluzionuar mbi qellimet e te afermve te tu,e para nuk mund ti di ,dhe e dyta nuk me takon.Shpresoj qe shume shpejt te zgjidhet problemi i pronave ne shqiperi,dhe i uroj mbaresi kesaj familje per fitoren ne gjyq.
respekte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2007 00:54
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Te nderuar miq
Ju falenderoj per mirekuptimin edhe pse nuk ishte qellimi im ne detajimin e kesaj teme. Une thjesht tregova disa fakte te cilat i njoh fare mire nga rrethanat ne te cilat jam gjendur.

Z.Islami nuk e kam quajtur te korruptuar por dhunues te prones. Ju thoni se nuk mjaftojne 1000 euro ne muaj per te jetuar ne qender te tiranes. Po babait tim i mjaftokan 100 mije lek te vjetra pension ne muaj? Perse im ate qe ka fatin te kete trasheguar dicka nga te paret e tij nuk duhet te gezoje ditet e pleqerise?. Neper toka kane zbritur zaptuesit te cilet per arsye sociale nuk duhen prekur po edhe neper shtepija per te ruajtur ballancat sociale duhet te mos perfitojme, gjithashtu edhe trojet ku kane qene ngritur objekte shteterore nuk mund te perdoren sepse jane privatizuar nga ish punonjesit? Pse pronaret duhet te paguajne per amortizatoret sociale? Pak kane paguar me ekzekutime, burgje dhe internime dhe fyerje e perbuzje?

Pse ambasaden e huaj nuk e solli verdalle kreu i diplomacise shqiptare? do te thote qe ne kishim te drejte por ai shfrytezonte postin dhe poziten e tij politike qe ne te mos merrnim pronen tone. Sapo kete prone e mori nje pronar qe dinte ti mbronte te drejtat e veta edhe ne shkalle nderkombetare atehere u hap rruga dhe cuditerisht Islami gjeti leke te ndertoje ndonje barake apo kasolle.

Ketu qendron e keqja qe ata qe bejne ligjet kerkojne te perfitojne prej tyre.

Une vendimin e ketij gjyqi nuk e quaj te gezueshem por shume te trishtueshem, per faktin se per te patur nje te drejte themelore kushtetuese duhet te harxhosh kohe, para, nerva dhe energji e pastaj ti kerkosh keto ne Evrope. e me keq akoma ata zyrtare qe te kane sjelle verdalle deri tani ulen te qete ne vendet e tyre dhe ate shifer qe ti e merr me drejtesi e rropatje ata e marrin vetem duke vene nje firme ne tendera e ne sa pushtelliqe te tjera.

Ne ceshtjen e prones nuk duhet diskutuar te majte apo te djathte po ashtu edhe per korrupsionin, sepse po nuk pati stabilitet prona asnjehere ne shqiperi nuk do te kete zhvillim.

Pershendetje

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2007 05:51
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Hero

Citim:
Po citoj ato që tha HERO
Mbi subjektin ISLAMI,do te thosha ate qe kam thene me lart, pa dashur te shfajesoj nje person qe mund te kete faj ne kete mes ( ISLAMI PRA),qe vendimi i tij per mos ta lene shtepine me preteksin se SKAM KU SHKOJ, Sic ka shpjeguar AMI, nuk mund ta emeroje ate person automatikisht si te korruptuar, nuk mund te supozosh kot qe hajt mo se ka lek ai,ka qen me partine e punes dhe tash eshte me PS--ne dhe eshte minister i jashtem,menjefjale ky lloj llogjikimi bie poshte menjehere besoj,pa pasur ndonje prove konkrete ose dijeni te ndonje bisnesi te deklaruar nga i lartpermenduri.Kemi edhe llogjikimin tend ARTUM qe hajt mo se merr lek ai,paguhet 1000 euro ne muaj,spaska lek te marr nje shtepi me qera?po ca jan 1000 euro ne muaj?????me 1000 euro ne muaj ti pret qe dikush te paguaj qerane ne qender te tiranes,te ushqeje,te vesh e te mbath nje familje dhe nevojat e domosdoshme te nje funksionari te larte? Liza ne boten e cudirave, e para llogarin e tjetrit nuk e ben dot edhe sikur te mjaftonin keto para ne shqiperi, si i thone E di i zoti ku i pikon catia. E dyta , thjesht nuk dalin.



1) Une nuk e akuzova Islamin si te korruptuar, por si shkeles prone dhe abuzues pushteti (ne kete rast). Dhe nuk ka rol as PS-ja ne kete mes.

2) Te thuash qe ne nje shtet ku rroga mesatare mujore (po i leme fare pensionistet) eshte rreth 150-200 mije leke ne muaj dhe ku qerate brenda unazes se Tiranes jane rreth 300-350 mije leke ne muaj, ISLAMIT NUK NA I DALKAN 1000 euro per te jetuar (+ rrogen e gruas), me fal por eshte lajthitje (nuk ka te beje llogaria ne xhep te tjetrit ketu, flasim per parametra standart te nje shteti dhe mbi te gjitha per perdorimin e llogjikes).

Sic te pyeta edhe me lart (por e anashkalove) sipas kesaj llogjike, kur i "qajme hallin se nuk i del" Islamit, duhet tu qajme hallin edhe gjithe Bathore-xhinjve qe kane bere vila dhjetramijera dollareshe dhe nuk i kane dhene te pakten nje kafe ne lokal pronarit te tokes (te pakten per ta "njohur" si pronar).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2007 12:12
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

artum

se je dhe burr me mend,cja fut kot tani.clidhje ka bathorrja me kete muhabet?jo se e anashkalova, por nuk me duket njesoj, ne bathore njerezit i ndertuan vete shtepite,me djersen e tyre,kurse kjo shtepi ka qene e ndertuar nga kjo familje dhe e sekuestruar nga shteti,e shikon ndryshimin????
Besoj se bathorexjinjte duhet te paguajne taksa per token ku kan ndertuar shtepi pa leje,por jo nga deshira, nga ligji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2007 22:35
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Ami , pershendetje.

Desha vetem te shkruaja diçka mbi shembullin qe dhate per Kastriot Islamin.

Pasi shteti , e ritheksoj , shteti dhe jo Sala, as Tosi, e kthyen shtepine tek ish pronaret e ligjshem, e strehuan diku zotin Islami apo e nxorren ne rruge te madhe se ishte "komunist"?
Shume prej nesh e dine qe nese shtepia ku banon nje familje, me qera apo e "rrembyer" banohet nga dikush, para se te nxirret ne rruge, shteti ose Maliqi duhet te sigurojne banimin e ketij personi ose kesaj familjeje qe banon aty.
Me duket se nuk eshte kjo demokracia qe kerkojme. Jeni ish pronari, dakort, kaloni çeshtjen ne gjykate dhe le te hidhet perpjete Kastrioti apo Kastriotet. Nuk ta jep gjykata, ne apel, as aty?, me lart atehere. Deri ne Strasburg. Nese nuk fiton dhe ke te drejte, atehere po, dakort jam qe duhet levritur pak.
Ndryshe nuk behet. Me duket se u rikthye Sali Berisha dhe u rikthyen prape perfituesit e statutit te te perndjekurve. Komunistet qe ishin komuniste ne shpirt,jane perseri me partine komuniste, perfituesit dhe maskarenjte kaluan ne titull tjeter se ju vinte turp nga fjala "komunist".Mos te kalojme ne epitete qe ndoshta as kane te bejne fare me personin.
Nuk dua te vazhdoj me gjate, se me duket sikur kaloj ne inate personale, por me duhet te them se nese ne te vertete duam te behemi shtet ligjor, atehere te zbatojme ligjin. Bashke me komunistet, duam apo s'duam.

Gjithe te mirat.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2007 14:48
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Hero

Ne PARIM, sjellja e Islamit me ate te Bathorexhinjeve eshte e njejte.

TE DYJA PALET NDODHEN PA TE DREJTE NE NJE PRONE QE NUK ESHTE E TYRJA.

Te dyja palet i "apelohen" shtetit nderkohe qe gjeja e pare qe duhet te bejne eshte te "bien dakort" me pronaret legjitim te atyre pronesive.

PRONA ESHTE E SHENJTE, shpresoj te jesh dakort me mua per kete.

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2007 21:57
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

I pafajshem

Citim:


Shume prej nesh e dine qe nese shtepia ku banon nje familje, me qera apo e "rrembyer" banohet nga dikush, para se te nxirret ne rruge, shteti ose Maliqi duhet te sigurojne banimin e ketij personi ose kesaj familjeje qe banon aty.



Une nuk e di si funksionon andej nga Madridi, por ketu ku jam une shteti nuk do t'ja dije fare se si do ta rregullosh ti problemin e banimit (nuk po flasim per politikat sociale, natyrisht). Ti ke nje kontrate me pronarin, ai te lajmeron ne baze te skadencave te parashikuara ne kontrate, si rrjedhoje duhet te dalesh. Sic ke marre ate shtepi me qera do gjesh nje tjeter, apo jo?

UNE SE MARR VESH PER CFARE DEMOKRACIE "qe kerkojme" FLET TI!!! KJO NA QENKA DEMOKRACIA, QE TI FUTESH ME FORCE (OSE DUHET TE DALESH) NE PRONEN TIME DHE UNE NUK KAM ME TE DREJTE MBI ATE PRONE PO NUK ZGJIDHE PROBLEMET E TUA TI? Po jo mor cun, ky eshte ligji i me te fortit, jo ligji i te drejtes ku bazohet c'do demokraci e konsoliduar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2007 22:07
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Me ne fund dikush ...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.