Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Me ne fund dikush ...
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

artum

po ta shpjegoj edhe nje here, dhe kuptoe se je djale i zgjuar, ISLAMI,nuk mund te quhet dhunues prone,sepse nuk shkoi ne pronen e dikujt me dhune.ate shtepi ja dha shteti,dhe ishte prone e shtetit,nqs do me thuash qe ishte kundra ligjit athere po ,edhe une do te ngre duart lart dhe do them me fal,u keqkuptova,por nuk ishte kundra ligjit,ajo shtepi ishte dhene nga shteti sepse ishte akoma ligjerisht prone e shtetit,kuptoe kete.

Edhe bathorexhinjte, te ciletmund ti quash dhunues moral ( kujdes ,jo ligjor) te prones private, nuk i kapte ligji ne ate periudhe kur ata ndertuan shtepite,sepse ligji i pronave akoma nuk eshte bere sot e lere me atehere.sic ta tha edhe parafolesi,keto gjera nuk zgjidhen me moral sic thua ti,ti jap nje kafe pronarit dhe ta njoh si pronar, keto jan liza ne boten e cudirave, te njeh vetem ligji dhe askush tjeter,ky eshte sistemi,keto jane rregullat,harroe kanunin, nqs do pronen tende mos shko tek dhunuesi i prones,shko tek ligji.
besoj se u kuptuam.shendet

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2007 23:01
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Hero

Me qe ti e rishpjegove piken tende te veshtrimit, po shpjegoj edhe une timen.

Si Islami dhe Bathorexhinjte jane dhunues prone. Po ta shpjegoj me nje shembull.

Ti banon ne shtepine qe eshte pronesi e X-it. X-i ja shet (dhuron, o si te duash ti) shtepine e vet Y-nit, i cili nuk do qe ta leje me me qera ty ate shtepi por do qe, t'ja japi femijes se tij ose ta beje dyqan ose nuk e do me qeraxhinj brenda. Te jep nje periudhe kohe si lajmerim dhe pas kesaj do qe te vihet ne zoterim te prones se tij.

Nqs ti pas periudhes se paralajmerimit (edhe te dyte edhe te trete) nuk e le ate prone, ti, per mua je dhunues prone. Natyrisht qe une nuk jam per kanunin qe te vesh ta vrasesh, por, eshte edhe absurde qe te vesh (kot se koti) ne gjykate per keto ceshtje sepse dihet apriori kush ka te drejte (dhe jo me kot familja per te cilen flet Ami fitoi deri ne Strasburg).

Zevendeso X-in me Shtetin dhe Y-in me privatin ne shembullin e mesiperm dhe del i qarte mendimi im.

Megjithate jane pika veshtrimi te ndryshme, mendoj se u sqaruam.

Psh edhe ty

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2007 12:22
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

tani e bere lemsh fare.or mik i dashur,nuk vin dot njeri ete me thot mua dil nga shpia se eshte prona ime pa pas letrat ligjore.e dyta nuk vjen ai si person e te me takoj mua te bejme muhabet,keto pune behen me ane ligjore,akoma ti??????
tjtra ta shjegova edhe njehere se nuk merrem me me ty,nuk eshte se kishte ndonje lloj konrate qe te rrinte me qira islami apo bathorexhinjte edhe ata thyen kontraten, ata jane ne shtepi te tyre mor plak,nuk e kupton ti kete??

kur te vij koha dhe te stabilizohen faktet se e kujt eshte kjo prone dhe e kujt eshte ajo prone,atehre ata familjare qe jetojne ne keto shtepi do marrin udhezime nga shteti ku do tju shpjegohet se ne baze te ketij ligji eshte gjetur pronari i tokes,dhe pastaj a do te kete kompesim nga shteti tek pronaret ,a do te kete kontrate te drejteperdrejte midis pronarit dhe ketyre familjeve eshte tjeter muhabet,por gjerrat nuk jane as ne gjysem te rruges, sot per sot nuk ben dot muhabet as te paguet ndonjefare takse e lere me te dalesh nga shtepia.sepse aty jemi nga ana ligjore.akoma nuke kupton????????????????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2007 12:54
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Arturum

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2007 16:30
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Arturum

Nuk flas per Madridin, flas per Evropen. Aty ku duam te futemi.
Me sa di une kjo teme u hap per nje familje qe e fitoi gjyqin, pra eshte aty ku doja te dilja une. Me rruge ligjore.

Meqe flisni per Madridin.

E dini qe ketu nese nje shtepi private, qe banohet nga te zotet dhe per nje kohe nuk jane aty brenda per aresye te ndryshme ( pushime, banim ne shtepi tjeter etj,) mund te "pushtohet" nga te pastrehe dhe nuk ka zot qe i nxjerr jashte pa ju garantuar shteti nje strehe? Dhe flas per nje shtepi qe nuk eshte e braktisur, as e pabanuar, por nje shtepi ne zoterim te plote te fjales. E me duket se ketu dhe ne France apo Danimarke ku kane ndodhur dhe po ndodhin keto gjera jane demokraci te "konsoliduara", apo jo?

Gjithe te mirat dhe shikoni pak se ç'fare ka shkruar dhe HERO.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2007 16:39
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mbas vitit 1992 disa ish pronar bene gjyqe per te fituar kryesisht shtepi ose prona te tjera brenda qyteteve.Disa me te drejte disa me makinacione i fituan keto prona.Qeveria e atehereshme beri nje ligj qe ish pronaret do t'i merrnin shtepite e tyre te shtetezuara nga kuqaloshet,vetem atehere kur shteti do t'i strehonte ne banaesa te cilat do te ndertoheshin posacerisht per kete kategori.Dikush qe pati mundesite i bleu banesat nga pronaret dhe te tjeret paguajne a nuk paguajne nje qira simbolike pronareve.Dhe une mendoj qe ky ligj eshte i drejte per njerzit e zakonshem.Ndersa per liliputin K islami i cili zoteron miliona nuk eshte aspak i drejte.Ai duhet nxjerre per bythe dhe te shkoj te bleje shtepi se ka pare plot.Bile pronari bene gabim qe nuk i nxin jeten.
Sinqerisht me vjen keq per ata te vobeket qe u ndodhen ne shtepi te tilla.Edhe ata duhet te perfitojne dicka,sepse ne te tjeret i bleme shtepite tona per nje cope buke.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2007 18:30
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Miqte e mij

Po nderhyj per te saktesuar disa gjera qe mua me duken te qarta por qe mesa shoh nuk jane kapur ne thelb nga disa prej bashkebisedueseve.

Kjo shtepi eshte njohur dhe kthyer si prone qe ne vitin 1992 dhe nuk ka perse te kalohet ne dyert e gjykates per ta njohur si prone per te dyten here.

Ligji dhe dhunimi i kesaj shtepie eshte bere qe ne vitin 1945 kur eshte shtetezuar pa te drejte dhe eshte uzurpuar nga barinjte si Kadri Hazbiu me shoke, dhe vazhdoi deri ne uzurpimin e fundit te shokut Islami.

Sa per ju qe tregoni me insistim dyert e gjyqit dhe strasburget, po ju paraqis nje skenar. Nje skuader partizanesh (kini parasysh filmin RADIOSTACIONI) paraqiten me nje leter hallvaxhiu ne dore dhe arrestojne te zotin e shtepise dhe perzene antaret e tjere te familjes pa u lene kohe qe te marrin as rrobet e trupit. Pas kesaj barinjte shkelin ne tapetet qindravjecare dhe habiten me librat e biliotekave dhe flene ne krevate qe as ne enderr nuk i kishin pare (kujto filmin KREVATI I PERANDORIT). Kjo familje perzihet me perdhune dhe shkon e ze vend ne bodrumet e ndertesave te tjera derisa sistemohet me forcat e veta duke shitur edhe kujtimet shume shekullore te familjes. Partizanet e kesaj skuadre te 44-tes fillojne e behen hetuese, police, sigurimsa etj. fillojne e gjurmojne, trillojne e burgosin ish pronaret dhe u nxjerrin shpirtin sepse vec shtepive donin dhe florinjte dhe kujtimet e tyre. Kalon koha, gjerat qetesohen, ish pronaret kthehen ne epoklen e gurit dhe pasardhesit e tyre mendojne se kujtimet me gjysem zeri te prinderve te tyre jane thjesht fantazi e perralla. Kur babai me fliste per cifliqet, sherbetoret, jeten qe bente para clirimit. Kur halla dhe xhaxhai me thonin se kishin studjuar jashte edhe pse ne ate kohe punonin mesues neper fshatra, kujtoja se me tregonin thjesht perralla te bukura per te me vene ne gjume.

Vjen dita dhe demokracia lind edhe ne Shqiperi, me ne fund drejtesi morale per ata qe ngriten zerin kunder padrejtesive si para ashtu edhe pas ardhjes ne pushtet te zise komuniste.

Por ne dyert e gjykatave padronet shkojne si lypsare ndersa pas tyrezave me titullin gjyqtare jane ish hetuesit dhe bijte e tyre (me thoni nese sot ka ndonje ish te perndjekur gjykates, aq me pak ne vitin 1992) te cilet studjojne formula qe te vjedhin dhe te mbajne favoret qe kishin te paret e tyre. Secili prej nesh kerkon trashegimi, por pronaret ate te ligjshme, ndersa gjykatesit qe nderkohe jane dhe hajdute, mbrojne trashegimine e paligjshme dhe te perdhune.

Ju me keshilloni te shkojme ne Strasburg. Shihni pak, nuk mjaftojne 50 vjet padrejtesi por duhet te harxhohen parate dhe vitet e fundit te jetes edhe per te marre ate qe duhej qe te kthehej menjehere me te gjitha respektet.

Ju nuk shihni asgje te keqe ne zgjatjen e ketyre procedurave dhe nderkohe doni qe te jetoni ne shtepi te rehatshme qe nuk jane ndertuar per juve.

Shoku Islami iku me vrap kur e mori ne dore ambasada e huaj sepse nuk manipulonte dot as ligje e as gjykates ne perballje me ambasaden, sepse do te ishte ne kushte te barabarta pa mbrojtje shoqerore apo institucionale.

Eshte e thjeshte per nje njeri qe nuk ka gje te jape mendime mbi pronen e tjetrit po e njejta llogjike ishte edhe kur u be reforma agrare kur njerezit u bene tape sepse po dhunonin pronen e tjeterkujt sepse pa te drejte nuk kishin me pronar. Ligji te denon edhe po te vjedhesh nje molle e jo me pasuri e toka te tera. Pra ju qe flisni per ligj shtriheni mendimin tuaj edhe ne te shkuaren per te pare se ku eshte thyer dhe shartuar ligji qe ekziston sot.

Mos i ironizoni te perndjekurit sepse ata jane ajka e kombit doni apo nuk doni juve. sepse kur te tere ulnit koken si dele, dolen disa burra e gra te mencur dhe me dinjitet qe u sakrifikuan vete dhe me gjithe familjet e tyre ne emrin e drejtesise dhe idealeve.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2007 13:43
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

I dashur Hero

Eshte hera e fundit qe nderhyj per kete teme se u konsumua

Citim:

tani e bere lemsh fare.or mik i dashur,nuk vin dot njeri ete me thot mua dil nga shpia se eshte prona ime pa pas letrat ligjore




Po pse nuk i lexon me kujdes ato qe shkruaj o Hero, NE ASNJE VEND NUK TE KAM THENE QE TE TE VIJE PRONARI PA LETRA LIGJORE.

Ma merr mendja se per kete u sqaruam.

Citim:
e dyta nuk vjen ai si person e te me takoj mua te bejme muhabet,keto pune behen me ane ligjore,akoma ti??????




Po vjen o Hero, qe c'ke me te. ESHTE PRONARI AI.

A e kupton qe jane paradoksale keto qe po shkruan? Ti NDERTOVE PA I MARRE LEJE ASKUJT (ne rastin e Bathorexhinjeve) apo E MORE NE PERDORIM ATE SHTEPI FALE DETYRES QE KISHE (dhe tani nuk e ke me) DHE UNE PRONARI NUK PASKAM TE DREJTE TE VIJ TE TE THEM QE ESHTE PRONA IME?

"Ligjorja" qe thua ti Hero, duhet te behet mbas nje komunikimi midis paleve. Nqs ato pale nuk merren vesh, eshte e natyrshme qe ajo pale qe ka te drejte do ti drejtohet ligjit (ne kete rast hyn ne mes "ligjorja" qe thua ti). Shune persona e kane zgjidhur personalisht me pronarin problemin, pa pritur "nderhyrjen" e shtetit. JANE SHUME ATA QE KANE VEPRUAR KESHTU (sidomos jugoret).

Po te tregoj nje bisede qe pata me nje farefisin tim, dembabadem tiranas. Ai nuk shifte dot me sy "maloket" per problemin e pronesise dhe, pas pyetjes sime "po a nuk ka shume edhe nga Jugu qe kane vepruar keshtu?", mu pergjigj:

Ka nje ndryshim rrenjesor midis Jugoreve dhe Verioreve ne kete fenomen. Eshte e vertete qe kane ardhur shume edhe nga Jugu dhe kane ndertuar ne pronat e te tjereve, POR ATA NE PERGJITHESI I KANE ZGJIDHUR PROBLEMET ME ISH-PRONARET. Dmth, ne momentin qe ju eshte paraqitur pronari ne dere, per ti thene qe eshte ne prone te tjeterkujt, ka rrene ne UJDI me te dhe, duke e njohur si pronar, KANE GJETUR PAZARIN. Edhe pronari, ne kete rast, i ka bere nje aktshitje te truallit, duke lene "pezull" ne kete rast vetem ndertimin pa leje, per te cilin eshte kompetence e shtetit qe ta "legalizoje". Por me kete rast Jugori gjendet perballe shtetit si nje person qe ka bere nje ndertim te paligjshem ne prone te veten (sepse sic e thashe me lart e bleu ate nga pronari).

E KUNDERTA NDODH ME VERIORET - vazhdoi farefisi im - Ata vijne ketu, dhe thone ESHTE E JEMJA. Nuk te njohin si pronar, dhe thone "do ta zgjidhi shteti ate pune" (pa harruar se shteti mund te zgjidhi vetem punen e legalizimit te ndertimit pa leje, por asnjehere ate te pronesise mbi truallin).

Nga shpjegimi i mesiperm i farefisit tim del se, ne rastin e pare shtetit i ngelet vetem te legalizoje ndertimin pa leje (sepse "pronaret" e vjeter e te rinj jane dakort me njeri tjetrin) ndersa ne te dytin shteti DUHET TE NDERHYJE midis pronarit te vjeter dhe atij "te ri" si per token dhe per ndertimin.

Citim:


tjtra ta shjegova edhe njehere se nuk merrem me me ty,nuk eshte se kishte ndonje lloj konrate qe te rrinte me qira islami apo bathorexhinjte edhe ata thyen kontraten, ata jane ne shtepi te tyre mor plak,nuk e kupton ti kete??




po ti mos u merr me mua po nuk deshe, por kjo s?do te thote qe kjo qe thua nuk eshte absurde.

1) Islami e morri ate shtepi per arsye detyre. Mbaroi detyra duhet te ikte (perndryshe, sipas kesaj llogjike,  i bie qe, po te doje, Moisiu mund te mos iki nga Pallati i Brigadave kur ti mbaroje mandati "sepse nuk ka ku te shkoje").

2) Mire Bathorexhiu qe qenka ne shetpi te vet, po shtepia ku gjendet? (duke qene se jeton jashte shtetit ma merr mendja se e njef diferencen midis ndertimit dhe truallit)

Citim:


kur te vij koha dhe te stabilizohen faktet se e kujt eshte kjo prone dhe e kujt eshte ajo prone,atehre ata familjare qe jetojne ne keto shtepi do marrin udhezime nga shteti ku do tju shpjegohet se ne baze te ketij ligji eshte gjetur pronari i tokes,dhe pastaj a do te kete kompesim nga shteti tek pronaret ,a do te kete kontrate te drejteperdrejte midis pronarit dhe ketyre familjeve eshte tjeter muhabet,por gjerrat nuk jane as ne gjysem te rruges, sot per sot nuk ben dot muhabet as te paguet ndonjefare takse e lere me te dalesh nga shtepia.sepse aty jemi nga ana ligjore.akoma nuke kupton????????????????


Kjo quhet REFORME AGRARE o Hero. E beri dikush qe quhej Enver DHE SHIF KU NA COI.

Psh, mendoj se u sqaruam. Secili ngelet ne pozicionin e vet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2007 14:22
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ami

Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Kjo shtepi eshte njohur dhe kthyer si prone qe ne vitin 1992 dhe nuk ka perse te kalohet ne dyert e gjykates per ta njohur si prone per te dyten here.
Ligji dhe dhunimi i kesaj shtepie eshte bere qe ne vitin 1945 kur eshte shtetezuar pa te drejte dhe eshte uzurpuar nga barinjte si Kadri Hazbiu me shoke, dhe vazhdoi deri ne uzurpimin e fundit te shokut Islami.



Deri tani (me te drejte) na fole (rastesisht?) VETEM per shokun Islami.

Perderisa:

1)  e keni marre njohjen e prones qe ne 1992,

2) (shoku) Islami (ma merr mendja) mund te kete hyre ne ate shtepi vetem nga fundi i vitit 97

3) ne periudhen 92-97 ka qene ne fuqi antikomunisti me i madh shqiptar i te gjitha koherave Sali Berisha

Pse nuk na tregon pak se cfare ka ndodhur me ate prone ne vitet 92-97?

P.s. Kalimi (pa dashur ma merr mendja) ne demagogji (shif me poshte) me detyron te te bej kete "pyetje".

Citim:

Sa per ju qe tregoni me insistim dyert e gjyqit dhe strasburget, po ju paraqis nje skenar. Nje skuader partizanesh (kini parasysh filmin RADIOSTACIONI) paraqiten me nje leter hallvaxhiu ne dore dhe arrestojne te zotin e shtepise dhe perzene antaret e tjere te familjes pa u lene kohe qe te marrin as rrobet e trupit. Pas kesaj barinjte shkelin ne tapetet qindravjecare dhe habiten me librat e biliotekave dhe flene ne krevate qe as ne enderr nuk i kishin pare (kujto filmin KREVATI I PERANDORIT). Kjo familje perzihet me perdhune dhe shkon e ze vend ne bodrumet e ndertesave te tjera derisa sistemohet me forcat e veta duke shitur edhe kujtimet shume shekullore te familjes. Partizanet e kesaj skuadre te 44-tes fillojne e behen hetuese, police, sigurimsa etj. fillojne e gjurmojne, trillojne e burgosin ish pronaret dhe u nxjerrin shpirtin sepse vec shtepive donin dhe florinjte dhe kujtimet e tyre. Kalon koha, gjerat qetesohen, ish pronaret kthehen ne epoklen e gurit dhe pasardhesit e tyre mendojne se kujtimet me gjysem zeri te prinderve te tyre jane thjesht fantazi e perralla. Kur babai me fliste per cifliqet, sherbetoret, jeten qe bente para clirimit. Kur halla dhe xhaxhai me thonin se kishin studjuar jashte edhe pse ne ate kohe punonin mesues neper fshatra, kujtoja se me tregonin thjesht perralla te bukura per te me vene ne gjume.



Edhe pse ne pamje te pare duket "i pakontestueshem" arsyetimi i mesiperm, nuk mund te gjykohen ne kete menyre kaq "te thate", me studiues jashte shtetit dhe fshatare/barinj ato evente historike. Sepse, po te nderojme pak aktoret i njejti arsyetim mund te behet edhe (psh) me revolucionin francez (me plebej qe vrasin/denojne/burgosin aristokratet) .

Perseris, nuk eshte se nuk ke te drejte, por e ke shkruar shume thate (ose ke kaluar ne demagogji).

Citim:

Por ne dyert e gjykatave padronet shkojne si lypsare ndersa pas tyrezave me titullin gjyqtare jane ish hetuesit dhe bijte e tyre (me thoni nese sot ka ndonje ish te perndjekur gjykates, aq me pak ne vitin 1992) te cilet studjojne formula qe te vjedhin dhe te mbajne favoret qe kishin te paret e tyre. Secili prej nesh kerkon trashegimi, por pronaret ate te ligjshme, ndersa gjykatesit qe nderkohe jane dhe hajdute, mbrojne trashegimine e paligjshme dhe te perdhune.



Jo mor Ami, mos u qaj shume per gjykatesit "e trasheguar". Ju kane dhene ate qe ju takonte dhe ne ndonje rast edhe me teper (duke u shperblyer natyrisht). Mos e shif problemin tek gjykatesit "e trasheguar", shife tek politika (tek 7501 psh).

Citim:

Ju me keshilloni te shkojme ne Strasburg. Shihni pak, nuk mjaftojne 50 vjet padrejtesi por duhet te harxhohen parate dhe vitet e fundit te jetes edhe per te marre ate qe duhej qe te kthehej menjehere me te gjitha respektet.



ABSOLUTISHT DAKORT

Citim:

Mos i ironizoni te perndjekurit sepse ata jane ajka e kombit doni apo nuk doni juve. sepse kur te tere ulnit koken si dele, dolen disa burra e gra te mencur dhe me dinjitet qe u sakrifikuan vete dhe me gjithe familjet e tyre ne emrin e drejtesise dhe idealeve.


Jam dakort edhe me kete. Do te te kujtoja vetem qe shpeshhere te perndjekurit kane ironizuar veten duke futur ne mes te tyre edhe hajdute te thjeshte pulash. Per mendimin tim kjo i ka penalizuar mjaft ne opinion.

Akoma sot e kesaj dite nuk dime se kush dhe si ka qene i perndjekur. Jo nga shteti, se aq mund te presesh, por nga vete shoqatat tuaja. Per fat te keq nuk keni bere asnje seleksionim midis jush.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2007 17:22
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

I dashur miku im Ami

Po beje nje saktesim ne lidhje me Kadri Hazbiun.Ai dhe shoket e tij kane bere krime dhe kjo nuk diskutohet.
Ndersa persa i perket fjales tuaj se ai ishte nje bari nuk eshte e vertete.Origjina e tij eshte nga nje familje e fisme dhe e pasur nga fshati Mavrove i Vlores.Ka qene shtepi agallaresh.Ai kish mbaruar Shkollen Tregetare ne qytetin e Vlores kur shkoi partizan,gje qe nuk ishte gje e paket per kohen.Me vone ka mbaruar nje universitet ne ish BRSS.
Gjerat duhet thene ashtu sic jane,sidomos ne kete kohe.Mos te bejme edhe ne si komunistet e cpifur.Te kishe thene per ndonje Lenka Cuko,Hekrin,pal sharrokun hajde de.Ndofta ju nuk keni informacionin e duhur i dashur mik
Me artin ja vlen te diskutosh Ami
Respekte

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2007 20:00
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Me ne fund dikush ...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.