Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Si mendoni per kete shkrim.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Si mendoni per kete shkrim.

Po lexoja tek Balkanweb dhe vure re nje titull qe flitet per urdherat qe jan dhen ne 97 dhe nga kush ishin dhene,si mendoni do jet shpifje e gazetes apo eshte e vertet,na flitesh per data dhe transkripte,ju qe merni vesh me shum nga politika dha gazetat ju lutem na thoni dicka po pa kaluar ne ofendime se pastaj ju mer lumi dhe na mbilin temen,hajt shendet dhe rroft shqiperija me shqiptaret e ndershem....

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2007 04:59
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Nuk do shume mend. Ata qe e bene te gjithe katrahuren dhe katastrofen ne '97 as u degjuan, as u zbuluan, as do degjohen dhe zbulohen ndonjehere.
Ne qe paguam, do vazhdojme te paguajme "taksat" se jemi pa tru. Kur i ngreme nga bataku dhe u japim shkopin, çuditem perse na vjen hidhur kur i shohim perseri mbi koke.

Ypsilon, nga politika nuk merr vesh njeri dhe te gjithe jemi politikane, e kemi ne rrace ne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2007 20:24
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Me duket se po zbulohen kadal kadal,e verteta vonon po nuk haron,dikush menefund do ta hapi sqepin,do ti dali frika....

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2007 22:50
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Ypsiloni, me terhoqi dhe mua vemendjen kjo gje. Ja cfare lexova sot. Gjera te tilla njerezit i flisnin kafeneve, por me vjen mire qe i qenkan futur dosjeve e arshivave per te nxjerre ne drite te verteten, sado e hidhur qofte.






Ish-anëtari i komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e ’97-s rrëfen në një intervistë për “GSH”, detajet e punës tremujore të deputetëve. Sipas tij, komisionerët janë shokuar nga faktet që kanë dalë në dritë nga hetimi. Braho pohon se prapa atyre ngjarjeve të tmerrshme, kanë patur dorë shërbimet e huaja inteligjente.

Zoti Braho, ju keni qenë pjesë e hetimit parlamentar të ngjarjeve të ’97. A mund të na tregoni diçka rreth eksperiencës tuaj të punës së bërë gjatë këtij hetimi parlamentar?
Duke lexuar këtë raport, të cilit i kanë kaluar tashmë 9 vjet dhe duke e krahasuar me një botim të një libri që kanë bërë dy analistë anglezë, “Riformësimi i Ballkanit”, kuptohet që hetimet dhe vetë përmbajtja e raportit, me gjithë devocionin, kanë prirje politizimi të theksuara. Natyrisht, mua më vjen mirë që konkluzionet pak a shumë janë të njëjta. Ajo që kujtoj, është impresioni i thellë negativ dhe llahtaria që kryetari i komisionit, Spartak Ngjela ndjeu gjatë hetimeve. Ne konstatuam aty destruktivitete, makabritet të veprimtarisë së SHIK-ut, ku në mënyrë evidente raportohej për dhomat e torturave, për udhëheqjen e operacioneve ndëshkuese të gjeneral Gazidedes, të ndjekjes së opozitës dhe përgatitjes së dosjeve për të goditur përfaqësuesit më në zë dhe ajo që ishte më e çuditshmja, ishte dosja voluminoze me materiale komprometuese për Azem Hajdarin dhe persona të tjerë që kishin qëndruar në krahë të Sali Berishës për shumë vite.
Përfundimisht, në komision u konkludua se përgjegjësit kryesorë të ngjarjeve të ’97, ku përfshihej Sali Berisha dhe një pjesë e mirë e drejtuesve ushtarakë dhe të SHIK-ut, të kalonin në hetim të mëtejshëm të organeve të Prokurorisë. Tërë materiali, relacioni si dhe dokumentacioni shoqërues, iu dërguan Prokurorisë në atë kohë. Ironia e përfundimeve dhe qëllimeve të komisionit, është se asnjëherë Prokuroria nuk e nisi punën për të hetuar mbi ato materiale. Ato humbën në kuptimin figurativ dhe nuk pati më asnjë iniciativë ligjore, të cilën ky organ e kishte për detyrë.


Sipas jush, Prokuroria ka marrë një urdhër politik, apo ishte vullneti i saj për të mos hetuar mbi raportin e komisionit hetimor?
Përpos të tjerave, pati edhe një mungesë të vullnetit politik nga drejtuesit e asaj kohe të PS-së, ku përgjegjësia kryesore i bie edhe Nanos, i cili padyshim duhet të ketë ndikuar edhe mbi Prokurorinë për të mos vepruar në atë kohë. Fakti që nuk pati asnjë veprim dhe fakti që mbetën pa u hetuar nga organet e specializuara emrat e vërtetë të fajtorëve për shkatërrimin e shtetit dhe të pasojave të tjera të dhimbshme që pati populli shqiptar në atë periudhë, është njësoj si thuash që në Shqipëri asnjëherë nuk janë dënuar seriozisht krimet e udhëheqësve komunistë. Gjithsesi, ka shumë arsye të tjera që lidhen me frenimin e hetimeve të mëtejshme duke bërë analizën këtyre ngjarjeve sot. Nisur edhe nga përfundimet e dy analistëve anglezë, unë bindem plotësisht se ’97 ishte e nxitur edhe nga shërbimet e huaja që ishin të interesuara të krijonin këtë katrahurë, edhe shërbimet greke, edhe shërbimet serbe si edhe të tjera, si franceze apo amerikane, të cilat kërkonin që për interesat e tyre, të shkatërronin shtetin shqiptar. Ata synonin të realizonin largimin e klikës së Berishës, e cila tashmë ishte bërë e rrezikshme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për demokracinë në Ballkan, qoftë edhe për një çështje që sapo kishte lindur, siç ishte çështja e Kosovës.


Mendoni se qeverisja e atëhershme ishte një pengesë për çështjen e Kosovës?
Padyshim që ishte pengesë, sepse Berisha ishte furnitori kryesor, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë, i makinës ushtarake të Milosheviçit. Komenti që lejoi trafikun e karburantit për të mbrojtur kosovarët, është qesharak. Plus kësaj, lëvizja për pavarësi e kosovarëve në atë periudhë nuk gjeti asnjë mbështetje shqiptare, madje mjaft drejtues të lëvizjes për pavarësi të Kosovës që janë edhe liderë aktualë, u ndoqën dhe një pjesë e tyre u burgosën nga Berisha.
Gjatë analizës së atyre ngjarjeve, ju deklaruat përfshirjen edhe të shërbimeve të huaja, gjë e cila është thënë edhe nga kreu SHIK-ut, Gazidede në një fjalim që ai ka mbajtur në Parlament. Ju personalisht, gjatë punës hetimore, keni konstatuar ndonjë fakt konkret që të mund të justifikohen deklarata të tilla?
Jo. Domethënë, fillimi jonë për hetim në atë periudhë nuk na krijoi mundësinë që ne të krijonim një përfundim të tillë, tek-tuk në imazh kishte mjaft gjera që nuk shpjegoheshin, por që nuk arrinim dot tek ky përfundim. Më pas, duke i vlerësuar edhe deklarimet e Gazidedes ,që ishin tendencioze në një farë mase, por veçanërisht duke u mbështetur në analizat që bëjnë dy analistët anglezë, të cilët kanë hyrë thellë në dokumentacionin përkatës të kohës, unë bindem edhe për faktin se tradicionalisht dy shërbimet kryesore, ai grek dhe ai jugosllav kanë qenë më të interesuar për të nxitur, jo përmbysjen e pushtetit të Berishës, se sa shkatërrimin total të shtetit shqiptar dhe të strukturave të tij, ekonomisë, ushtrisë etj., pra themeleve që ka një shtet dhe këto u interesonin këtyre dy vendeve.
Bisedoi: E. Murati

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 04:00
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Me duket se bera gabim qe hapa kete teme se PDistave te forumit i eshte fikur llamba e zerit :p ,dhe un jam demokrat po ama ne nje shkall tjeter jo ne ate te krimit dhe te korrupsionit,po pres me shum reagime nga forumistat aktiv dhe te shikojm si do reagojn per shkrimet,e di qe ata si besojn shum gazetave he he he he ,peace per te gjithe shqiptaret e ndershem...

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 05:08
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

e di ti mor cun kush eshte ky z.braho apo jo?
te marresh te mirreqena ato qe thote ai eshte me keq se te lexosh zerin e popullit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 05:13
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

apo te rd-se me shume.. .

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 05:31
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Një çështje e cila përbën objekt analize të komisionit, është edhe problemi i domosdoshmërisë së vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Në qoftë se do ta shohim këtë çështje nën një prizëm strikt juridik, konstatojmë se në Kushtetutën aktuale, ajo përmendet vetëm një herë dhe vetëm në kompetencat e Presidentit neni 28, pika 17. ....
Të gjitha këto çështje nuk marrin asnjë përgjigje të saktë nga strukturat juridike dhe konstitucionale të shtetit aktual. Por në anën tjetër, është pikërisht kjo paqartësi e plotë juridike e cila solli miratimin e ligjit nr. 8195, datë 3.3.1997, që nxori Kuvendi Popullor “Për disa masa për gjendjen e jashtëzakonshme”.
Brenda kësaj inkonseguence dhe paqartësi juridike, si dhe brenda defekteve konstitucionale që përmendëm më lart në lidhje me kompetencat e Parlamentit, shoqëria është ndodhur përballë këtij fakti juridik të pamotivuar.
Komisioni disponon një bazë të gjerë dokumentare, të përbërë nga plane e karta operacionale luftarake, nga urdhra për mobilizim të pjesshëm, zhvendosje trupash, dhe armatim të lehtë dhe të rëndë luftarak drejt Jugut të Shqipërisë nga ana e ushtrisë, urdhra për armatosjen e strukturave të Ministrisë së Brendshme, Gardës dhe SHIK-ut me armatim të rëndë, si raketa e topa, transportues të blinduar, mitralozë, granata etj.
Të gjitha këto urdhra të dhëna nga drejtuesit e ushtrisë, si Safet Zhulali, Adem Çobani, Leonard Demi, Halit Shamata, Asllan Bushati etj, u shoqëruan me veprime goditëse luftarake kundër popullsisë së qyteteve kryesore në Jug, duke filluar nga mitralime e goditje me raketa nga ajri, e deri tek përgatitjet për goditje me lëndë helmuese për shkatërrimin e urave kryesore të vendit, si ajo e Rrogozhinës e Mifolit etj.
Pa dashur të zgjatemi këtu, mjafton të përmendim shkurt sa për ilustrim, se gjatë periudhës 25.1.1997-9.3.1997, vetëm S. Zhulali ka lëshuar 22 urdhra për përdorim të aviacionit, për bombardimin dhe goditje të tankeve dhe mjeteve të transportit deri mbi burgun e Bënçës dhe urdhra për hedhjen në erë të urës së Mifolit.
Janë 42 fonograme dhe telegrame të Adem Çobanit për mobilizimin dhe kompletimin e rretheve Kukës, Pukë, Burrel, Shkodër, me synim marshimin drejt Jugut. Janë dhjetëra urdhra të Sheme Kosovës për marrje në ruajtje të objekteve nga ushtria dhe synimin e lëvizjes së lirë në rrugëkalimet e gjithë Shqipërisë, për lëvizjet e trupave, të tankeve e forcave komando, në drejtim të Fier-Vlorë. Po kështu, janë dhënë dhe disa urdhra jashtë çdo kompetence të Leonard Demit, siç është ai me nr. 42 të datës 5.3.1997, për t’i dorëzuar SHIK-ut kompaninë e raketave kundratanke (kjo kërkohet nga reparti 8800 Tiranë). Urdhri 55, datë 6.3.1997 për vënien në gatishmëri dhe përdorimin e aviacionit, urdhri luftarak nr. 2, datë 5.3.1997, drejtuar forcave detare për vënien në gatishmëri dhe për të bashkëvepruar me forcat e SHIK-ut dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe për të realizuar veprime luftarake me një çift avionësh (për të goditur portin e Sarandës). Radiogrami nr. 5, datë 2.3.1997 i L. Demit drejtuar komandantit të rep. 7799 Shijak, për t’u përgatitur me materiale e mjete për hedhjen në erë të urës në Qafën e Sokolit në Rrogozhinë (këtu kemi dhe urdhrin e pushtetarëve lokalë të Kavajës, që nxitën forcat rezerviste të zinin prita në Qafën e Sokolit për të pritur vlonjatët që gjoja po vijnë në drejtim të Kavajës). Duket qartë se kemi të bëjmë me pragun e një lufte civile, për kundërvënien e një krahine ndaj një krahine tjetër.
Jo pak urdhra, fonograme, telegrame kanë lëshuar dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sheme Kosova, për lëvizje mjetesh e trupash dhe për kalimin e tyre në dispozicion të SHIK-ut dhe të Ministrisë së Brendshme, siç është urdhri nr. 34, datë 28.2.1997, për lëvizjen e trupave nga Tirana për në Fier (trupat komando) dërguar rep. 8800 Tiranë dhe pritës rep. 6600 Fier, po ashtu urdhri nr. 35, datë 1.3.1997, për lëvizjen e brigadës së tankeve të Zall Herrit për në Fier (janë gjithsej 19 urdhra, nga 3-12, datë 13-22.1.1997, për sigurimin e lëvizjes së lirë të forcave).
Safet Zhulali e Sheme Kosova informojnë Sali Berishën me shkresën nr. 250, datë 8.2.1997, për zbatimin e detyrave të dhëna Ministrisë së Mbrojtjes, ku theksohet se “sipas detyrave tuaja verbale, kemi marrë në ruajtje dhe disa objekte private në Fier (Gjallicë) në Vlorë e Gjirokastër. Të shtohen në urdhrin tuaj, sepse janë pronë private”.
Ekzistojnë 10 urdhra të kundërligjshëm që ka lëshuar Bashkim Gazidede me cilësinë e komandantit të operacionit, që shkojnë deri në arrestimin e kuadrove që nuk ju bindën urdhrave të tyre, siç është rasti i shefit të Shtabit të Brigadës së tankeve Zall Herr, z. Bajram Hamzallari dhe komandanti i Brigadës së Tankeve Laç, z. Pëllumb Lame. Këto janë urdhrat respektivë nr. 28, datë 4.8.1997 dhe nr. 30, datë 4.1997, të firmosura dhe nga Adem Çobani. Urdhri tjetër urgjent, nr. 82, datë 9.3.1997 dërguar rretheve Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Burrel, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, ku thuhet: të gjithë rezervistët të përgatiten, të vishen, të armatosen dhe të paraqiten urgjent në Shkollën e Bashkuar.
Në rast se do ta shohim me vëmendje situatën shoqërore brenda revoltës së saj, në momentin e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, në datën 3.3.1997 dhe precipitimin e ngjarjeve më pas, konstatojmë se menjëherë pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe përplasjen midis SHIK-ut dhe popullit në Vlorë, vërejmë se në mënyrë të rrufeshme në territorin jugor të Republikës së Shqipërisë shpërthehen depot ushtarake dhe popullsia civile armatoset në mënyrë krejt spontane dhe të pakontrolluar me qindra mijëra armë automatike të kalibrit të lehtë dhe të rëndë, armë antitank, mortaja etj. Pikërisht në këtë sfond politik të tensionuar duhet parë në sensin e saj të kundërvënies, edhe veprimi për rizgjedhjen e Sali Berishës President nga Parlamenti. A ndikoi në qetësimin e situatës ky veprim? Zhvillimi kronologjik i ngjarjeve që rrodhën më pas, dëshmuan pikërisht se situata me rizgjedhjen e sforcuar të Berishës President jo vetëm nuk u qetësua, por u acarua më tej.
Kështu, Komisioni konstatoi se në këtë kohë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, Gardës së Republikës, SHIK-ut, u janë shpërndarë armë personave civile me preferencë politike. Kemi të dhëna se një shpërndarje e tillë armësh me lista është nxitur e motivuar nga disa drejtues të pushtetit lokal, si masa “për të mbrojtur shtetin dhe qeverinë nga kryengritësit” dhe “rebelët e Jugut” nga “kërcënimi komunist” për të rrëzuar qeverinë, ku veçanërisht më aktive rezulton se janë treguar Shaban Memia në zonën e Tiranës, Sabah Jemishta në zonën e Durrësit, Ibrahim Mullaliu në Kavajë, Blerim Çela në Progonat etj.
Ne mendojmë se administrata e lartë shtetërore, drejtuesit kryesorë të shtetit e humbën ekuilibrin në këto çaste dhe me mendjengushtësi, e konceptuan revoltën që kishte plasur në Jug si një përplasje zonale Jug-Veri. E themi këtë, sepse nga materialet që disponojmë, edhe mobilizimi i pjesshëm ushtarak bëhet vetëm në zonat veriore për të goditur Jugun, ndonëse brenda soliditetit të unitetit kombëtar vetë këto zona nuk i janë përgjigjur këtij lloj mobilizimi, gjë që tregon se për këtë çështje koshienca e popullit ka qenë më e lartë se koshienca e politikës që e qeveriste atë.
6. Brenda kësaj analize faktike që i bëjmë momentit të gjendjes së jashtëzakonshme, pasi analizuam momentin defektoz të strukturave juridike, kundërvënien e shtetit ndaj revoltave paqësore të popullsisë, patjetër që shtrohet çështja, se për ç’arsye në krye të shtabit që drejtonte gjendjen e jashtëzakonshme u vendos kryetari i SHIK-ut, Bashkim Gazidede. A ishte i ligjshëm dhe i motivuar ky veprim i Presidentit të Republikës?
Në lidhje me këtë, Komisioni u detyrua që të shihte në mënyrë të përgjithshme se si ka funksionuar gjatë periudhës 1992-1997 institucioni i SHIK-ut. Me keqardhje konstatojmë se SHIK-u në veprimtarinë e tij, është lejuar të dalë jashtë strukturës ligjore që përcakton në mënyrë të prerë veprimtarinë e tij dhe pa asnjë bazë ligjore, ka ndjekur dhe survejuar opozitën në veprimtarinë politike të saj, si dhe liderë politikë që ndërkohë kanë qenë deputetë të Kuvendit Popullor.
Duke qenë se shoqëria shqiptare ka vuajtur shumë në të kaluarën nga përdorimi i policisë sekrete politike për survejime masive të shoqërisë, pa asnjë kriter dhe barbarisht, mendojmë se për funksionimin e SHIK-ut në periudhën 1992-1997, të ndërmerret një hetim serioz nga Parlamenti me pjesëmarrjen e domosdoshme të opozitës, në mënyrë që të ndërpritet njëherë e përgjithmonë momenti abuziv në institucionin e SHIK-ut, në mënyrë që të mos rëndohet edhe më tej emocionalisht psikika shoqërore, e cila ka vuajtur për një periudhë shumë të gjatë nga prezenca e policisë sekrete politike në gjirin e saj. E shohim këtë si një gjë të domosdoshme në ecurinë e konsolidimit të demokracisë dhe në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në shoqërinë tonë.
Në funksion të këtyre që shprehëm, vendosja e kryetarit të SHIK-ut si komandant i operacionit për shtypjen e revoltave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, e ka acaruar më tepër opinionin publik dhe mendojmë se është një nga shkaqet ose arsyet, që popullsia civile e rriti edhe më tepër shqetësimin e vet në lidhje me rrezikun e situatës për kundërveprim me dhunë.
Vendosja e kreut të SHIK-ut në detyrën e komandantit të përgjithshëm vjen në kundërshtim me ligjin nr. 7553, datë 11.12.1991, ku thuhet se “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm përgjigjet përpara komandantit të përgjithshëm dhe ministrit të Mbrojtjes, për përgatitjen dhe gatishmërinë luftarake të ushtrisë, si dhe për drejtimin dhe organizimin e operacioneve luftarake”.
Nga dokumentet që disponojmë, të bën përshtypje se ndonëse Bashkim Gazidede, komandant i operacionit, firmos nën tagrin e gjeneralit, deri tani ne nuk kemi gjetur asnjë dekret presidencial me anë të të cilit, gjithmonë sipas ligjit, ky të ketë marrë gradën e gjeneralit. Kuptohet se një fakt i tillë është tepër sinjifikativ, për të mbërritur te konkluzioni se shteti në këto momente e ka humbur sensin ligjor dhe logjik, gjë kjo që padyshim e ka çuar edhe më tej destabilizimin e vendit, ku pa dyshim përgjegjësinë kryesore për këto veprime e mban ish-Presidenti Sali Berisha si drejtues i vendit, i cili edhe në këtë rast, duke vënë në krye të operacionit luftarak kryetarin e SHIK-ut, ka shkelur rëndë kompetencat e tija, ligjin për Forcat e Armatosura dhe dispozitat kushtetuese, neni 28/1.
Në lidhje me këtë duhen analizuar edhe fenomeni i shkatërrimit të ushtrisë, që zë fill me momentet e dezertimit të forcave të operacioneve të drejtuar nga Gazidede, si në Fier, si dhe ngjarjet e Përmetit në 9 mars, pikërisht në ditën që Berisha shpalli armëpushimin, ku ushtria dhe SHIK-u goditën dhe vranë në pabesi 6 njerëz të pafajshëm për të cilat disponohen dokumente. Kështu, repartet e ushtrisë të ardhura nga Veriu, nën komandën e oficerëve Përparim Gega dhe Flamur Mello dhe forcat e SHIK-ut të drejtuara nga gjeneral Bujar Rama, goditën e vranë në Përmet 6 persona të pafajshëm (në Përmet deri një orë përpara masakrës ka qenë edhe S. Zhulali).
Në këto ngjarje zë fill edhe shpërbërja totale e ushtrisë. Realiteti i shtetit shqiptar i kësaj periudhe dëshmon qartë se drejtuesit e këtij shteti e shkatërruan ushtrinë, (forcat ushtarake, policinë, SHIK-un, rendin, gardën). Përballë këtij fakti, ne çmojmë si veprim antiligjor dhe krijimin nga ish-Presidenti Sali Berisha i një formacioni tjetër special (garda dy), në përbërje të njerëzve të rekrutuar pa kritere ish-kriminelë, veprim i cili i ka kushtuar 100 milionë lekë për ta përdorur atë për qëllimet e tij, saqë në strukturat e armatimit të kësaj garde u vendosën edhe raketa.
Krijimi i kompanisë së dytë operative prej 111 vetash si strukturë ushtarake pranë Presidentit, u bë në kundërshtim me nenin 15 të ligjit nr. 7602, datë 9.9.1992, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i cili thotë se në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme, në vartësi operative të Gardës së Republikës dhe vetëm me urdhër të komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, kalojnë njësi dhe reparte të ushtrisë, të cilat parashihen në planin operativo-strategjik të mbrojtjes së vendit”.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 12:39
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
apo te rd-se me shume.. .


pse akoma ka njerez qe lexojn rd ?????

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 15:48
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

ja pyet nje her kete trapin... dmth anijen varken... se ja thashe ne gjuhe popullore..:p

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 17:34
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Si mendoni per kete shkrim.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.