Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Akuza te renda mbi Edvinin e Bashkise
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Akuza te renda mbi Edvinin e Bashkise

Kryetarja e Forumit te grave socialiste hodhi akuza mbi kryetarin e PS.Ajo e quajti votimin e ashtuquajtur nje anetar nje vote nje farse e damagogji te edvinit.Ai ka perjashtuar si inekzistente Forumin e Gruas Socialiste dhe Fresh-n.Ne Parti tha ajo jane futur 16 vjecare per te votuar ,gje e cila eshte e palejueshme.Njerezit e bashkise tha ajo i jane futur nje pune te etheshme ne mbrojtje te kryetarit te tyre ne menyre abuzive.Keta njerez kane lene jashte listave plot anetare te te cilet jane nder krijuesit e PS.Ajo tha se edvini eshte i perfshire ne korrupsion politik ne zgjedhjet per kreun e PS.Se shpejti tha ajo ne qe mendojme ndryshe do te veprojme.Kjo eshte nje shenje, qe tregon se sa fluide jane pozitat e edvinit.Mendoj se do te jete e afert shkeputja e grupit pro Nano nga PS.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2007 16:50
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Kush e ka thene kete Fatos Nano?

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2007 17:39
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

Citim:
Po citoj ato që tha juve
Kush e ka thene kete Fatos Nano?


loll... hahahahahahhaa ua ka then baba :p

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2007 19:22
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

hajde lerini keto te Edvinit dhe votimin po shiqoni ato qe kan dal per 97ten,atyre jepini ndo nje koment se keni pllot per te then,shendet te gjitheve,IQvlora have nice dream

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 05:12
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

Citim:
Po citoj ato që tha ypsiloni
hajde lerini keto te Edvinit dhe votimin po shiqoni ato qe kan dal per 97ten,atyre jepini ndo nje koment se keni pllot per te then,shendet te gjitheve,IQvlora have nice dream



ore qe do ta haj ndonje nga ata mos te them ne numrin shumes... do ta haj ore.. po eshte puna qe do e haj me vones :p

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 05:33
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha juve
Kush e ka thene kete Fatos Nano?


Nuk e ka thene autori i shker.....kracise,por kryetarja e Forumit te grave socialiste dhe njekohesisht anetare e kryesise se PS-s ne nje interviste eksluzive per nje tv kombetar.

Besoj u sqarove.

Ypsyllon

Same to you!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 12:16
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA


Nuk e ka thene autori i shker.....kracise,por kryetarja e Forumit te grave socialiste dhe njekohesisht anetare e kryesise se PS-s ne nje interviste eksluzive per nje tv kombetar.Zonja quhet Majlinda Keta. 

Besoj u sqarove, juve.

Ypsyllon Same to you!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 13:17
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

--------------------------------------------------------------------------------




Dossier

Raporti: Milionerët e rinj: "burri i shtetit", ministrat socialistë, "Zoti 10%", prokurorë, komisarë dhe gjykatës


Lidhjet e Ramës me "Hakmarrjen për Drejtësi"

Roli i Sollakut tek klanet mafioze

Pas rikthimit me dhunë në pushtet, socialistët qeverisën sëbashku me organizatat kriminale. Aq e përsosur ishte kjo marrëdhënie, sa raporti i shërbimeve perëndimore në fushën e inteligjencës e ka të vështirë të bëjë ndarjen mes tyre. Pasi të njëjtët njerëz që u ulën në karriget e pushtetit ishin njëherësh edhe në krye të shumë prej organizatave kriminale që u forcuan si asnjëherë gjatë tetë viteve të qeverisjes së majtë. Brenda pak vitesh shumë ministra u shndërruan në milionerë, duke kombinuar fitimet nga trafiqet kriminale me monopolet që vendosën në shumë sektorë jetikë të ekonomisë, përmes abuzimeve të pafund. Milionerë u bënë edhe disa drejtues të kompanive shtetërore, përmes grabitjes së fondeve publike, përmes tenderimeve, sikurse është edhe rasti i një prej ish-drejtuesve të lartë të KESH-it.

"Modeli mafioz shqiptar, përsa i përket fuqisë, është më lart se ai italian, kinez apo japonez. Në fakt, pushteti mbi shtetin që ushtronin klanet mafioze, të paktën deri kur u zgjodh Berisha, nuk ushtrohej nga një presion i jashtëm mbi vendimmarrësin politik: drejtuesit e politikës shqiptare e vinin vetë shtetin në shërbim të mafias. Dhe këtë e bënin për arsyen më të thjeshtë: sepse ishin kuadro drejtues. Ndërkohë, që paga mujore mesatare e një ministri varion nga 2500 deri në 3000 euro, punimet e komisionit nxorën në dritë se tre ministrat kryesorë të qeverisë së Nanos kishin një pasuri prej dhjetëra milionë eurosh", thuhet më tej në raport.

Raste të shumta ilustrojnë pushtetin e pakufizuar që zotëronin një radhë grupesh mafioze. Ata ishin në gjendje që të ndërronin edhe 18 herë shefin e Policisë së Sarandës. Grupi "Hakmarrja për Drejtësi", megjithëse ishte gjoja nën "hetime" ndryshonte prokurorët dhe gjykatësit sipas dëshirës, derisa krerët e saj me ndihmën e Sollakut ia dolën pa lagur që të lënë vendin. Po falë "gabimeve njerëzore" të Sollakut dhe veglave të tjera të krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë, drejtuesit e këtij klani - që kanë kryer edhe akte terroriste - jetojnë sot në Zvicër, si të persekutuar politikë. Drejtuesi aktual i Partisë Socialiste, ose sikurse njihet për standardet e korrupsionit me nofkën "Zoti 10%", kryebashkiaku Edi Rama, është identifikuar në publik për lidhjet e tij me organizatën kriminale "Hakmarrja për Drejtësi".

Po kështu, në raport evidentohet edhe mënyra se si socialistët dhe mafia ia dolën të qëndrojnë aq gjatë në pushtet. Diku, përdorën paratë e krimit, diku edhe dhunën dhe terrorin. Këta politikanë, thuhet në raport, në të gjitha fushatat elektorale ishin financuar nga mafia. Rasti i vrasjes së komisionerit të Partisë Demokratike, Laerton Vathit në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut, dhe "fitorja" në atë zonë elektorale e një socialisti të lidhur me krimin, është provë e argumentit të koalicionit krim-politikë që kontrollon sot Partinë Socialiste dhe vendimmarrjen e grupit të saj parlamentar.






Pushteti politik. Në tetë vitet e sundimit të socialistëve klanet mafioze depërtuan thellë në të gjithë strukturën e shtetit shqiptar


Mafia, dhunë dhe vrasje në zgjedhje


Pak kohë më parë, zgjedhjet e fundit parlamentare luajtën rolin e tyre tradicional për të treguar lidhjen politikë - kriminelë. Situatë klasike që nga 1997: pjesa më e madhe e kandidatëve për deputetë është mbështetur financiarisht nga mafia. Ky bashkëpunim duket sikur e ka gjetur zgjidhjen vetëm tek financimi i fushatës, karakteristike kjo e viteve 1990. Zgjedhja e deputetit të zonës 37 në Tiranë, u shënua nga vrasja e një përfaqësuesi të Partisë Demokratike në komisionin e zgjedhjeve.

Shtënia në dorë e forcave të rendit dhe kryesisht e doganave është absolutisht thelbësore në strategjinë e zhvillimit të mafias shqiptare






Thellësia e këtij penetrimi kriminal në jetën politike kombëtare, veç të tjerash u ilustrua me reagimet zyrtare ndaj vdekjes së Vajdin Lames, kryetarit të njërit prej klaneve të përmendura më lart. Kur u dha lajmërimi i ekzekutimit të tij, Parlamenti shqiptar mbajti një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij dhe qyteti i Tiranës i dha emrin e tij një shkolle.

Pak kohë më parë, zgjedhjet e fundit parlamentare luajtën rolin e tyre tradicional për të treguar lidhjen politikë-kriminelë. Situatë klasike që nga 1997: pjesa më e madhe e kandidatëve për deputetë është mbështetur financiarisht nga mafia. Ky bashkëpunim duket sikur e ka gjetur zgjidhjen vetëm tek financimi i fushatës, karakteristike kjo e viteve 1990. Zgjedhja e deputetit të zonës 37 në Tiranë, u shënua nga vrasja e një përfaqësuesi të Partisë Demokratike në komisionin e zgjedhjeve.


Funksionarët


Kriminaliteti në funksionet e larta publike shqiptare i kalon dukshëm stadet e një korrupsioni të thjeshtë. Lidhjet me mafian janë mjaft të thella. Niveli i pagave, i pjesës më të madhe të disa funksionarëve të lartë, largon dyshimet mbi këto lidhje.

Kështu, si shpjegohet pasuria prej dhjetëra milionë eurosh e një prej drejtuesve të KESH-it në një kohë që paga e tij mujore mezi i arrin 2000 euro?


Shtënia në dorë e drejtuesve politikë


Modeli mafioz shqiptar është më lart përsa i përket fuqisë, se ai italian, kinez apo japonez. Në fakt, pushteti mbi shtetin që ushtronin klanet mafioze, të paktën deri kur u zgjodh Berisha, nuk ushtrohej nga një presion i jashtëm mbi vendimmarrësin politik: drejtuesit e politikës shqiptare e vinin vetë shtetin në shërbim të mafias. Dhe këtë e bënin për arsyen më të thjeshtë: sepse ishin kuadro drejtues. Ndërkohë që paga mujore mesatare e një ministri varion nga 2500 deri në 3000 euro, punimet e komisionit nxorën në dritë se, tre ministrat kryesorë të qeverisë së Nanos kishin një pasuri prej dhjetëra milionë eurosh.


Origjina


Ndonëse ka mundësi të ketë ekzistuar që prej vitit 1992, është e sigurt që pushteti kriminal mbi klasën politike është bërë masiv pas kryengritjes së vitit 1997. Zhdukja e shtetit pati dy pasoja të mëdha: emergjencën e grupeve kriminale të plotfuqishme në territorin e tyre, sidomos në Vlorë; dhe nevojën logjike dhe të mbështetur nga komuniteti evropian, që t'u jepej fund pushimeve të pushtetit me organizimin e zgjedhjeve legjislative në qershor të vitit 1997, të destinuara për të sjellë në pushtet pasardhësin e Sali Berishës dhe qeverinë e quajtur "qeveria e stabilitetit". Pikërisht në këtë kuadër, lidhja politikë-kriminelë u zbulua në sensin fotografik të termit. Në fakt, si mund të sigurosh financimin e fushatës zgjedhore në një vend të varfër, përveçse, duke përdorur të vetmin financim të mundshëm: atë të klaneve kriminale? Kjo lidhje qe shumë e qartë në Vlorë, ku Fatos Nano, gjatë fushatës zgjedhore për t'u bërë kryeministër, u "mbrojt" gjatë shumë javëve nga Myrteza Çaushi "Zani", kryetari i klanit kriminal që dominonte në Vlorë, në atë kohë. (Policia dezertoi qytetin në 11 shkurt).


Teknikat


Dy teknika kryesore u përdorën nga klanet mafioze për të zotëruar politikat shqiptare, njëra prej të cilave është krimi i organizuar. Eshtë e rëndësishme të citojmë se monopolet e importit që janë në dorë të mafias, drejtohen nga politikanë të rëndësishëm, të cilët përfitojnë në mënyrë reciproke nga njëri-tjetri. Ish-ministrat e qeverisë "Nano" janë në krye të monopoleve kryesore të sektorit agro-ushqimor. Këto privilegje mjaft fitimprurëse sigurisht që i kanë përfituar gjatë kohës që ishin në pushtet. Dyshime të forta rëndojnë gjithashtu mbi zotërimin e monopolit të birrës që është nën pronësinë e një burri shteti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka vënë vetes nofkën ndjellëse "Zoti 10%".

Unioni mafia - politikë nuk varet vetëm nga korrupsioni, por edhe prej përkatësisë.

Politikanët më të afërt me Fatos Nanon janë padyshim anëtarë të klaneve kryesore shqiptare, roli i të cilëve në strukturimin e kupolës së përmendur më lart ka përparuar në një mënyrë ngulmuese në Durrës dhe Tiranë. Njerëzit e disa prej qeveritarëve aktualë nuk ngelen

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 14:20
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Leri pallavrat more derzi,hakmarja dhe Aldo Bare kan qen ne hasmeri me njeri tjetrin,si ka munci Edi na qenka me te dyja palet,kaq gje nuk kupton qe keto behen per ti hequr vemendjen popullit (ose bagetis) per ato fakte qe kan dal per 97ten,behuni realista dhe denoni poshtersit ,krimet qe jan ber dhe behen nga plerat qe jan ne qeveri,shendet dhe zoti te kthefte mendjen mbrapsht se keshtu nuk shtyhet..

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 15:46
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

lol ypsylon... ca ua kujton 97ten a derbadh.. se shef si i anashkalojne ato fakte... se kan qen vet shik-sa e kan pasur njerzit e tyre.. qe kan masakruar njerz te pa fajshem... po qe do e han disa do e han ore... cik me vonese po do e hane.. .

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 17:36
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Akuza te renda mbi Edvinin e Bashkise

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.