Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Rreth konceptit " Qendrueshmeri "
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Rreth konceptit " Qendrueshmeri "

 
"Çdo brez duhet të zgjidhë detyrat e tij pa ua lënë ato barrë brezave pasues – kjo është ideja bazë e zhvillimit të qëndrueshëm. Këtu përfshihet shprehimisht edhe perspektiva globale."    Gerhard Schröder


 
Rreth konceptit Qëndrueshmëri

Koncepti i qëndrueshmërisë e ka origjinën në ekonominë pyjore dhe nënkupton menaxhimin e pyjeve, në mënyrë të tillë që fuqia prodhuese e pyjeve dhe prodhimi përkatës në dru të jenë në harmoni me njëra-tjetrën, që të mundësohet në mënyrë afatgjate një prodhim druri sa më i lartë i mundshëm dhe njëkohëisht toka dhe zona përreth të mos dëmtohen. Kështu p.sh. gjithmonë pritet një sasi e caktuar drurësh në mënyrë që të jetë i mundur ripyllëzimi. Si tezë teorike mund të formulohet: të jetojmë me prodhimet, jo me substancën e tyre!

Përkufizimi i Komisionit Brundtland

Ky parim ekologjik mund të jetë i vlefshëm për resurse dhe eko-sisteme nga më të ndryshmet deri te atmosfera e tokës, dhe gjithnjë bëhet fjalë për një shfrytëzim burimesh me të ardhme. Parimi i qëndrueshmërisë është përkufizuar në vitin 1987 në mënyrë shumë të përgjithshme dhe deri më sot me shumë efekt nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara nën drejtimin e ish-Kryeministres norvegjeze Gro Harlem Brundtland: "T’u përgjigjesh nevojave të brezit të sotëm, pa rrezikuar mundësitë e brezave të ardhshëm, për të përmbushur nevojat e tyre."
Në këtë përkufizim mbështeten të gjitha përpjekjet e mëpasshme të politikës ndërkombtare për mjedisin, pikërisht procesi i iniciuar në Konferencën e Rios në vitin 1992 dhe i vijuar në konferencat, që ndoqën pas saj, së fundmi në Konferencën në Johannesburg 2002.

Shtrirja e konceptit

Në këtë proces ideja e qëndrueshmërisë shënoi një shtrirje të gjerë në drejtimin e një "trekëndësh të magjishëm qëndrueshmërië", i cili përfshin krahas ekuilibrit ekologjik edhe këndet e "sigurisë ekonomke" dhe të "drejtësisë sociale". Në mbrojtjen e mjedisit në nivele të ndryshme  - duke nisur nga lokali deri te globali – ka objektiva të ndryshme. Kjo ka ndikuar shumë keq në qartësine e konceptit, gjë që e shty Drejtorin Ekzekutov aktual të Programit të OKB-së për Mjedisin (UNEP) njëkohësisht ish-Ministër Gjerman për Mjedisin, të thoshte: "Kur nuk të bie më asgjë tjetër ndërmend flet për ,zhvillimin e qëndrueshëm'."

 



nga UNESCO

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2007 18:30
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Si veproj une ne menyre te qendrueshme ?

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re nachhaltig_handeln.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 52 herė.

Disa prej mundësive të veprimit përmendur në diagramë janë vetë të qarta. Natyrisht, që është më mirë (si për ne ashtu edhe për mjedisin), nëse do të përdornim biçikletën dhe jo makinën.

 

" C'fare mund te bej une! " eshte shpesh pergjigja e nenshtruar ndaj problemeve globale si ndryshimi i klimes ose varferia. " Sigurisht qe mund te besh dicka! " i pergjigjet kesaj koncepti Qendrueshmeri. Sepse qendrueshmeria prek jo vetem nivelin global e ate lokal por mbi te gjitha ate individual. Pa perpjekjet e secilit individ s'mund te arrihet asnje ndryshim.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2007 18:34
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Konsum i qėndrueshėm


"Qëndrueshmëria si parim përcakton bashkëveprimin e tre dimensioneve, ekologjik, ekonomik dhe social ... Si i lidhur ngushtë me sjelljen e konsumatorit, dimensioni ekologjik i qëndrueshmërisë ka përparësi. Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia janë të mundshme në mënyrë afatgjatë vetëm brenda  një kuadri të integruar, i cili vlen si bazë e jetës për natyrën. Por nga ana tjetër aspektet ekonomike dhe sociale shërbejnë për 'realizimin' e ekologjisë: Prodhimi ekologjik dhe konsumi mund të realizohen vetëm atëherë kur ato janë të pagueshme nga konsumatori … dhe atëherë kur si konsumi ashtu edhe prodhimi ndodhin në rrethana të pranueshme sociale."

[nga: Bundestag-u gjerman (bot.), Raporti përfundimtar i Komisionit të Anketimit "Globalizimi i ekonomisë botërore, f. 381 shënimi 119

 

"Veçanërisht në vendet industriale të ashtuquajtura të pasura mbizotërojnë zakone konsumatore, të cilat karakterizohen nga konsumi i tepërt dhe burime, të cilat nuk mund të merren në konsideratë në mënyrë të vazhdueshme. Ndërsa në pjesë të caktuara të botës konsumohet në mënyrë të rregullt deri në shpërdorim, pjesët më të varfëra të popullsisë (së botës) shpeshherë nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat e tyre më themeltare. Për këtë arsye ndryshimi i mostrave të konsumit dhe prodhimit ka për parakusht një strategji, që të marrë parasysh para së gjithash mungesën e ekuilibrit të këtyre mostrave.

 

  Ndryshimi i zakoneve të konsumit

Ndryshimi i zakoneve të konsumit presupozon fillimisht një shndërrim të thellë të sistemit të vlerave dhe stileve të jetesës. Megjithatë, ndryshimet në të menduarit dhe vepruarit e konsumatorit nuk mund të imponohen nga qeveria.

Ndaj realizimi i stileve të reja dhe të qëndrueshme të konsumit kërkon së pari një punë voluminoze informative, sqaruese dhe këshilluese … Për konsumatorin duhen bërë më transparente produktet dhe rrugët e transportit të tyre si dhe duhen demonstruar çmimet, 'që thonë të vërtetën ekologjike', dhe alternativat për mbrojtjen e mjedisit.

Plehrat 

Mbështetja e Recycling në nivel konsumatorësh 
Përdorimi i sistemeve shumëpërdorimshe dhe rimbushëse 
Shmangia e përdorimit të ambalazheve të shtrenjta 
Favorizimi i importit të produkteve të pajtueshme me mjedisin 
Ndarja e plehrave të shtëpisë/ asgjësimi i plehrave sipas llojeve 
Blerja e produkteve jetëgjata

Konsumi i energjisë dhe i ujit

Përhapja … e teknologjive të pajtueshme më mjedisin
Mbështetja e kërkimeve shkencore dhe zhvillimit në fushën e energjive të pajtueshme me mjedisin
Përdorim (edhe më i fuqishëm) i energjive të rigjenerueshme
Pakësim i konsumit dhe rëndimit të ujit
Përdorim (edhe më i madh) i aparaturave që kursejnë energjinë dhe ujin

Lëvizshmëria


Përdorimi i mjeteve të qarkullimit me konsum të vogël
Përdorimi i mjeteve të qarkullimit publik

Të ushqyerit

Rritja e përdorimit të produkteve rajonale
Favorizimi i produkteve ushqimore nga kultivimi ekologjik dhe kultivimi  kafshëve sipas llojeve përkatëse
Blerja e produkteve të tregtuara fair
Tregtimi i produkteve të stinës


Sig
urim i jeteses në pajtim me mjedisin


Përcje
llja e produkteve të përdorura
Preferimi i produkteve me vulë ekologjike
Ofertat për qera, secondhand (dorë e dytë) dhe shkëmbime ('merr hua në vend që të zotërosh', rrathë shkëmbimesh)
Përdorim i përbashkët i të mirave materiale jetëgjata ('Car Sharing')"


[nga: Ministria Federale për mjedisin, mbrojtjen e natyrës dhe sigurinë ndaj reaktorëve bërthamorë (bot.), Politikë mjedisore. Axhenda Lokale 21 dhe zhvillimi i qëndrueshëm në komunat gjermane, 10 vjet pas Rio-s: Bilanc dhe Perspektiva, Berlin 2002, f. 127-129]

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2007 18:35
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Qendrueshmeria

"Të jetosh në mënyrë të qëndrueshmee do të thotë të jetosh mirë, shëndetshëm, në partneritet dhe me tolerancë, t’u japësh gjërave vlerën e tyre, të shijosh në mënyrë të vetëdijshme, dhe të konsumosh me shije. Kjo do të thotë gjithashtu  të bësh kujdes për cilësinë, të mos ndjekësh çdo lloj mode por edhe të mos i përbuzësh të gjitha – kjo bën pjesë në cilësinë e jetës. Të konsumosh në mënyrë të qëndrueshme do të thotë, të mos harrosh se armiku i së mirës është më e mira  por jo më e lira; që ndjenja e komunitetit dhe individualizmit janë të lidhura shumë ngushtë, njësoj si partneriteti dhe pavarësia. Stilet e një jetese të qëndrueshme janë arti i sjelljes së drejtë në struktura të gabuara. Për këtë arsye ajo ka nëvojë për të dyja – Politikë nga lart dhe veprim nga poshtë. Vetëm  duke qenë të dyja mund të lindin  struktura të qëndrueshme prodhimi, konsumi dhe ekonomie."

Joachim H. Spangenberg/Sylvia Lorek, Aspektet social-ekonomike në shndërrimin e konsumit orientuar për nga qëndrueshmëria; në: Nga politika dhe historia bashkëkohore 24/2001, f. 29

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2007 18:37
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Rreth konceptit " Qendrueshmeri "

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.