Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!
Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kadare: Mungesa e dritave dhe e ujit, barbare

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare flet për situatën në Shqipëri dhe çështjen e fesë


T'i kthehemi pak ngjarjeve në Shqipëri. Po mbushen pothuajse dy dekada që nga përmbysja e komunizmit dhe ende nuk mund thuhet se tranzicioni atje ka mbaruar. Shpeshherë, vihet re një ndjenjë pesimizmi për mundësinë e përmirësimit të gjendjes. Nga ana tjetër Shqipëria sot është pranë marrjes së një ftese për anëtarësim në NATO. Si do t'i komentoni ju këto zhvillime në Shqipëri?

Natyrisht, unë e kuptoj gjithë atë ligështimin që përmendët ju, e kuptoj fare mire dhe kjo nuk do të thotë që ne të harrojmë dhe të mos marrim parasysh atë çka ndodhur, kanë ndodhur edhe gjëra të mira në këtë kohë, psh ne, vetë fakti që ne, nga një vend që prisnim të na sulmonte NATO-ja, ja kishim mbushur mendjen vetes se do të na sulmojë NATO-ja dhe bënim gati disa shtiza dhe disa maja gjilpërash çative, që të mbroheshim prej saj, kurse tani presim ftesën që të hyjmë, kuptohet çfarë ka ndodhur, në botë edhe në Shqipëri; por unë e kuptoj edhe padurimin shqiptar, sepse ky tranzicion, siç thatë ju, zgjati shumë, dhe po kthehet në një fare ngecjeje, ngecje historike; se gati 20 vjet që po bëhen, nuk është më fjala tranzicion që i përshtatet. Problemi që kemi, është se ka disa probleme bllokuese në Shqipëri, që duken nganjëherë banale nga ana e jashtme, por s'janë banale, janë shumë të thella, ai që është problemi i dritave dhe i ujit. Na vjen turp të gjithëve, që duhet të flasim, të merremi me këtë problem.


Mirëpo, nuk di si të mos merremi, sepse kjo është sikur të na ketë ardhur një gjë që nuk ndodh sot në botë, ose në një pjesë të madhe të planetit, të jetë kthyer, ta zëmë një sëmundje e Mesjetës, Murtaja, dhe ne të kemi punë me të. Mungesa e ujit dhe dritave, është barbare, është jo e epokës tonë, prandaj na acaron ne fakt, na bllokon në çdo gjë, paralizon vullnetin në këtë vend, krijon ligështim moral; dhe në këtë mënyrë, mungon ai që është normaliteti i jetës; në këtë mënyrë, Shqipëria s'mund të jetë një shtet i lire dhe sovran, duke pasur këtë problem kaq të rëndë, që në pamje është banal dhe mua më vjen tashti pak zor, që detyrohem të flas për të, kështu na vjen zor të gjithëve, është uji dhe dritat. Uji ka qenë një mjet shtypjeje, historikisht është njohur, mjet dhune; madje ekziston një terminologji, një term që quhet, "diktatura hidrike", diktatura të bazuara mbi sundimin e ujit, pra diktatura që bazoheshin më tepër se në burgje dhe në polici, në mungesën e ujit, në ndërprerjen e ujit, Natyrisht, që nuk dua të bëj krahasim, pa dyshim, por ne na ka mbetur pra nëpër këmbë, një gjë, një relike e kohërave barbare, e epokave të vdekura. Prandaj, kështu, shpjegohet që në Shqipëri krijohet ky ligështim, me të drejtë, si të thuhet, sepse duke mos zgjidhur disa probleme madhore, ato bllokojnë të tjera dhe bllokimi kalon në zinxhir dhe krijohet ajo që thashë, ngecja.

Marrë me shkurtime nga "Zëri i Amerikës"

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2007 09:16
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Policia shpėrndan me dhunė protestuesit, 50 nė komisariat

DËSHMIA NGA QELIA

Biznesmeni Robert Alliaj ka dëshmuar dje me telefon nga qelia për presionet e ushtruara nga policia e Vlorës

I shoqëruari: Policia ka rrahur gra e fëmijë të vegjël

Një prej të shoqëruarve të djeshëm në policinë e Vlorës ka mundur që të dëshmojë me telefon nga qelia e paraburgimit për atë që ka parë dhe provuar vetë. Robert Alliaj, biznesmen ndërtimi, ka dalë së bashku me qindra vlonjate të tjerë duke kërkuar referendum për projektin e Petroliferës por është marrë forcërisht në polici.

Çfarë po ndodh me ju në këto momente?

Na kanë mbyllur në komisariatin e policisë së Vlorës dhe po na trajtojnë si kriminelë. Ata na kanë izoluar dhe na marrin shenjat e gishtave. Na bëjnë presione duke na thënë kush ju shtyn, kush ju organizon, kush ju paguan.

Si ju morën në polici?

Unë jam biznesmen dhe kur erdhi policia nuk protestova, nuk kundërshtova por ata nuk pyetën për asgjë dhe më morën forcërisht në komisariat. Disa prej nesh janë rrahur kur u morën dhe disa të tjerë janë rrahur në komisariatin e policisë. Janë rrahur gra fëmijë. Na kanë poshtëruar duke na shtrirë barkazi me duart pas koke sikur të ishim zvarranikë. Edhe makinat që kishim na i ka marrë policia dhe na i ka sekuestruar.

Gjatë kësaj kohe që jeni në komisariat, ju kanë dhënë ndonjë shpjegim apo ju kanë thënë se sa do ju mbajnë?

I kemi pyetur policët herë pas here por nuk na thonë asnjë gjë. Na marrin veç e veç për të na çorientuar. Momentalisht (ora 21.15) jemi mbi 35 vetë brenda në polici. Na kanë shpërndarë në qeli të ndryshme. Na thanë që na morën për verifikim. Unë kërkova një avokat mbrojtës por nuk më kthyen përgjigje. Nuk është normale që të më mbajnë në këtë mënyrë. Unë jam biznesmen. Ne kërkojmë vetëm referendum dhe asgjë tjetër.

VLORË

Dita e 9-të e protestës së qytetarëve vlonjatë në kërkim të një referendumi është njollosur nga ndërhyrja brutale e policisë. Rreth 200 policë dhe forca të RENEA-s kanë rrahur dhe shoqëruar në komisariat protestuesit

Policia shpërndan me dhunë protestuesit, 50 në komisariat

VLORË- Policia e Vlorës dhe RENEA shpërndan përdhunisht protestën e nisur nëntë ditë më parë për të ndaluar ngritjen e TEC-it në gjirin e Vlorës. Uniformat blu të policisë lokale, të ndihmuara edhe nga forca të tjera shtesë të dërguara nga kryeqyteti, kanë hyrë me forcë në turmën e protestuesve dhe duke përdorur shkopinj gome e sende të tjera të forta, kanë arritur që t'i "neutralizojnë" ata. Më pas janë shoqëruar forcërisht në komisariatin e policisë edhe rreth 50 protestues. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan dje se edhe në komisariatin e policisë këta protestues janë përballur me dhunën policore.

Të dhënat e para që mbërrijnë nga qyteti i Vlorës flasin për një numër të madh protestuesish në marrë forcërisht në polici. Sipas dëshmitarëve okularë që ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentin që ka ndërhyrë policia, gjithçka ka nisur rreth orës 16 e 30 minuta. Në këtë moment qindra protestues po qëndronin për të nëntën ditë në rrugën hyrëse për në kantierin e firmës italiane. Ata kishin ndërtuar një barrikadë që më datë 26 dhjetor të vitit të kaluar duke mos lejuar hyrjen e makinave të rënda në kantierin e ndërtimit. Kërkesa kryesore e protestuesve ishte zhvillimi i një referendumi lokal në mënyrë që qytetarët e Vlorës të kishin mundësinë të thoshnin fjalën e tyre në lidhje me ngritjen apo jo të një projekti me bazë nafte në bregdetin e tyre.

Nga ana tjetër, policia lokale, kishte planifikuar operacionin për shpërndarjen e protestuesve. Blutë e Vlorës kanë kërkuar edhe ndihmë nga kryeqyteti dhe atyre u kanë mbërritur mëngjesin e djeshëm disa furgona me forcat speciale të RENEA-s. Sapo kanë mbërritur në vendin ku ndodheshin protestuesit, forcat e policisë nuk janë vonuar aspak që të përpiqeshin që të flisnin por kanë ndërhyrë forcërisht. "Nga të dy anët kanë ardhur rreth 200 forca speciale të pajisura me antiplumb dhe shkopinj gome. Kanë nisur të bërtasin aty kanë krijuar dhe panik. Të gjithë njerëzit që kanë qenë atje, gra, studentë dhe gjithë të tjerët i kanë ulur në shesh dhe kanë nisur të qëllojnë nënkryetarin e Aleancës dhe disa qytetarë të tjerë. Ishin shumë më tepër së ne. Kanë ardhur me fjalët me të ndyra. Më pas disave iu janë vënë prangat dhe i kanë shoqëruar me forcë në polici",- rrëfen një nga protestuesit që ka mundur të dalë nga komisariati, Besmir Lulo. Edhe persona të tjerë, të cilët kanë arritur që të shpëtojnë pa u marrë forcërisht në polici rrëfejnë se janë përballur me dhunën e uniformave blu. Sipas tyre, policia ka nisur të godasë me shkopinj gome këdo që i ka dalë përpara. Më pas protestuesit janë detyruar që të shtrihen përdhe ku u janë vënë edhe prangat. Më shumë nga të gjithë është dhunuar Besnik Lula, i cili ka përfunduar më pas në spital me këmbën e thyer. Dëshmitarë në vendngjarje kanë pohuar se ndaj Lulës është ushtruar dhunë fizike, duke e tërhequr zvarrë dhe goditur në këmbë nga policia. Një orë më pas Lula është dërguar në komisariat.

Pas kësaj situata e nxehtë është transferuar në policinë lokale. Qindra banorë të qytetit të Vlorës kanë shkuar përpara komisariatit të policisë dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve. Ata janë përkrahur edhe nga anëtarë të këshillit bashkiak, studentë dhe mbështetës të tjerë të Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. "Lironi shokët tanë. Vlora nuk i do veprat e naftës" dhe parulla të tjera janë hedhur në ambientet para komisariatit. Pas presioneve të shumta të banorëve të Vlorës policia ka bërë edhe lëshimet e para duke lënë të lirë dy prej protestuesve. E para që është lënë të dalë është Laura Ferhati, një studente, dhe pas saj Besmir Lulo, vetëm 17 vjeç. Deri në orët e vona të natës përpara komisariatit të policisë kanë qëndruar rreth 100 banorë të Vlorës, duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve. Por ndërhyrja e policisë nuk ka frikësuar aspak qytetarët e Vlorës pasi dhjetëra prej tyre janë kthyer sërish në vendin ku ishin ngritur barrikadat për të vazhduar protestën e tyre paqësore në kërkim të referendumit popullor


Besmir Lulaj, një prej të liruarve dëshmon tmerrin e orëve të qëndrimit në polici nën dhunën fizike e presionin psikologjik

Dëshmia: Si na rrahën në policinë e Vlorës

VLORË- Njeriu i dytë që ka mundur të dalë nga komisariati i policisë së Vlorës është 17-vjeçari Besmir Lulaj. Ai është marrë forcërisht nga policia dhe është dërguar në komisariat ku më pas ka provuar edhe dhunën. "Kur kemi ardhur në komisariat unë jam qëlluar nga dy efektivë të policisë. Pa shkak.Me pretekst pse qesha. Më pas kam parë njerëzit më të afërt të familjes sime që tërhiqeshin zvarrë.Më qëlluan në hundë dhe në kokë. Pastaj më kanë futur në dhomë",- rrëfen djali 17-vjeçar.

Çfarë ndodhi sot gjatë protestës suaj?

Ka qenë dita që mund të quhet më e qëndrueshme e protestës sonë, ose siç mund ta them ndryshe, pikën më të fortë të aksionit, pasi nuk kemi lejuar asnjë mjet që t'i drejtohej Petroliferës. Kemi qenë dhe të mbështetur nga djemtë e Nartës. Por që prej paradites kemi parë që 50 metra më tutje nesh të ishte një mjet policie, i cili ka qëndruar bashkë me përfaqësues të Petroliferës. Kemi pasur dhe provokime. Unë kam qenë prej darkës atje, dhe provokimet i kemi pasur nga përfaqësues të firmave. Por i kemi shmangur me qytetari.

Ku ka ndërhyrë policia?

Ka qenë ora rreth 16.30 kur nga të dy anët kanë ardhur rreth 200 forca speciale të pajisura me antiplumb dhe shkopinj gome. Kanë nisur të bërtasin aty kanë krijuar dhe panik. Të gjithë njerëzit që kanë qenë atje, gra, studentë dhe gjithë të tjerët i kanë ulur në shesh dhe kanë nisur të qëllojnë nënkryetarin e Aleancës dhe disa qytetarë të tjerë. Ishin shumë më tepër së ne. Kanë ardhur me fjalët me të ndyra. Më pas disa na janë vënë prangat dhe jemi shoqëruar me forcë në furgon. Në furgon pastaj kanë vijuar të godasin Sadritin, si dhe të tjerë. Mua më futën në furgonin e dytë dhe gjatë gjithë kohës na thoshin, uluni poshtë sediljes, sikur ishim dele. Dukeshin që donin të na poshtëronin.

Po në komisariat ju kanë dhunuar?

Kur kemi ardhur në komisariat unë jam qëlluar nga dy efektivë të policisë. Pa shkak. Pa shkak, me pretekst pse qesha. Më pas kam parë njerëzit më të afërt të familjes sime që tërhiqeshin zvarrë.Më qëlluan në hundë dhe në kokë. Pastaj më kanë futur në dhomë. Përveç kryesisë së Aleancës ne na futën të gjithë në një dhomë. Atje na bënin presion psikologjik. "Çfarë ju duhet ju me punët e qeverisë, ato që i vendos i madhi ju nuk duhet t'i diskutoni". Ata kanë rrahur edhe gratë, pasi zvarrë e tërhoqën dhe Laurën. Pastaj në pyetën një nga një. "Kush janë drejtuesit, kush i ka vënë gomat. Një nga shefat tha që të lirohesha. Unë makinën time nuk e di ku e kam tani. Edhe celularët që na i morën, na i kthyen të prishur. Nuk na japin asnjë informacion ku i kemi gjërat tona. Është një tmerr i vërtetë që e përjetoj për herë të parë. Na kanë bërë dhe presione të tjera. "Keni rrugë të gjatë për të bërë këtu brenda" Kam një mesazh. Nëse mendojnë qeveritarët dhe kushdo tjetër se me këto metoda mafioze dhe çnjerëzore do të arrijë të frenojë të rinjtë e Vlorës, apo qytetarët, të kërkojnë të drejtat e tyre themelore, gabohen. Ne të gjithë jemi të vendosur të mbyllim këtë çështje vetëm me referendum.

Dëshmia e Studentes: Mua personalisht më ka goditur një prej policëve dhe pasi jemi futur në fuoristradë

Policia na dhunoi pa na dhënë asnjë shpjegim

Laura Ferati, është personi i parë që është lënë i lirë nga policia lokale. Ajo është mbajtur disa orë në polici dhe më pas është lënë e lirë. Pas daljes nga komisariati, vajza ka treguar gjithçka që ka ndodhur pasditen e djeshme në vendin ku ishin mbledhur protestuesit nga Vlora.

Ju jeni e para që keni dalë nga policia. Mund ta na shpjegoni çfarë ndodhi gjatë protestës suaj...

Ishim duke ndenjur pas drekës, vetëm kur pamë përjashta që nga të dy anët e rrugës, vinin një numër i madh policësh. Nuk na thanë as një lloj komunikate pse na akuzonin, por thjesht u vërsulën mbi gjithë qytetarët duke i shtrirë sheshit dhe duke i goditur në mënyrë makabre dhe më pas i fusnin nëpër furgona. Mua personalisht më ka goditur një prej policëve dhe pasi jemi futur në foristradën që na shoqëroi drejt komisariatit, na kanë sharë dhe na kanë goditur sërish. Këto pamje i kemi parë vetëm në filma. Por është e sigurt që ne do të fitojmë dhe kjo ata i tremb.

Keni pasur presione më parë nga policia?

Ditët e mëparshme, protestat kanë qenë shumë paqësore. Policia ka qenë në anën tonë dhe ka pasur dhe nga ata që vinin pinin kafe me ne. Kemi qenë të palëvizur, duke qenë me turne në vendin ku kishim ngritur barrikadën. Gjithçka ka qenë shumë paqësore dhe brenda kuadrit që lejon demokracia. Është e drejta jonë të protestojmë. Por ndërhyrja e sotme ka qenë një formë totalisht kriminale. Megjithatë ne nuk do të ndalojmë në protestën tonë, në të mirë të Vlorës dhe të ardhmes së saj. Ne do gjejmë format dhe mënyrat gjithmonë brenda kuadrit demokratik për tu thënë Jo veprave të naftës në Vlorë

Çdo të bëni tani që u liruat?

Unë i bëj thirrje kryetarit të Bashkisë, mirë që te protesta nuk erdhi të na mbështeste, se ishte e paligjshme, por tani që na kanë goditur në mënyrë makabre, e ka për detyrë të mbrojë komunitetin që e ka zgjedhur. Qytetarë, lufta është e gjatë, ne nuk kemi për tu mposhtur dhe për këtë të jeni të bindur. Ne do të fitojmë, bashkohuni me ne. Sot Vlora ka nevojë për ndihmë dhe ne jemi ata që do e shpëtojmë. Me zërin e një studenteje ju bëj thirrje studentëve të tjerë, që ne të gjithë se bashku arrijmë të thyejmë këto kontrata të turpshme.

Policia izolon vendin ku ndodhi rrahja e protestuesve

VLORË- Pas asaj që ndodhi pasditen e djeshme ka qenë shumë e vështirë t'i afroheshe vendit ku ishte vendosur protesta e Aleancës. Rreth një km para zonës ishin vendosur efektivë të qarkullimit si dhe ata të grupit të gatshëm. Në zonën që njihet si ish-soda kaustike mjete ndodheshin mjete policore, si dhe një mjet i rëndë në mes të tyre që po zhvendoste gomat të cilat kishin rrethuar për ditë të tëra vendin e protestës. Efektivë të policisë nuk lejojnë t'i afrohesh zonës dhe as të kalosh nga ana tjetër e saj, për efekt të operacionit që po kryhet. Rreth orës 18.00 ka mbërritur dhe një karroatrec, i cili ka hequr mjetet e tjera që bllokonin rrugën. Efektivët që kanë rrethuar zonën nuk kanë lejuar qarkullimin e mjeteve, ndërsa nuk kanë dhënë asnjë informacion sa do të vijonte pengesa në qarkullim.


Drejtori i policisë pohon se i vetmi që është rrahur është Besnik Lula dhe mbi të tjerët nuk është ushtruar dhunë

Bushati: Kemi vepruar vetëm konform ligjit

Në orët e mbrëmjes pas shoqërimit ka dalë në një konferencë për shtyp dhe drejtori i drejtorisë së qarkut Vlorë Vehbi Bushati. Ai e ka vlerësuar protestën të paligjshme dhe tha se është vepruar konform të gjitha rregullave.Për sa i përket dhunës së ushtruar ai tha se ka qenë vetëm një pretendim, dhe ka lënë të hapur rrugën gjithë ankesave të qytetarëve të cilët kanë pasur thjesht pretendime, tu drejtohen instancave të caktuara për të faktuar pretendimin e tyre. Sipas drejtorit të policisë së Vlorës policia ka të drejtë të shpërndajë protesta të tilla të cilat janë të paligjshme. "Në vijim të informacioneve të grumbulluara nga shërbimet e policisë kriminale rezulton se midis protestuesve ndodhen njerëz me precedentë kriminalë e policore si dhe midis subjekteve te cilat realizojnë punimet në territorin ku do të montohet Petrolifera mund të konfrontohen me pjesëmarrësit në proteste. Për këtë qëllim nga ana e strukturave të drejtorisë së policisë janë bërë përpjekje për të kontaktuar me drejtues apo organizator të protesta me qëllim për ti vënë në dijeni për këto veprime të mundshme por këto përpjekje janë refuzuar nga ana e drejtueseve të saj",- tha dje Bushati. Sipas tij, policia e Vlorës, e ndihmuar nga forcat F.N.SH-së 752 Fier dhe reparti "Delta Force" ka ndërhyrë konform ligjit duke zhbllokuar situatën. Ndërkohë Bushati është përpjekur që të minimizojë veprimet e dhunshme të policisë duke deklaruar se i vetmi person ndaj të cilit është ushtruar dhunë është Besnik Lulo, të cilin policia po e procedon edhe penalisht. Sipas kreut të policisë së Vlorës, në komisariat janë shoqëruar vetëm 26 persona dhe jo 50.


Specialisti Sazan Guri shpjegon veprimet e kryera për të lidhur me një tubacion nafte këto dy projekte

"Zbulohet lidhja mes Petroliferës dhe TEC-it"

Specialisti Sazan Guri ka rrëfyer dje për "Shekullin" se tashmë është zbuluar një projekt që do të lidhë shumë shpejt dy veprat me bazë nafte që do të ndërtohen në Vlorë, Petroliferën dhe TEC-in. Edhe pse prej kohësh është dhënë se TEC-i nuk ka lidhje me Petroliferën, tashmë lidhja mes tyre është fizike. "Midis tyre po përgatitet një urë lidhjeje fasho ku po priten pemë pishash dru në këmbë për t'i hapur rrugë kësaj ure. Ura do të jetë një tubacion furnizues nëntokësor dhe mbitokësor që do të lidhë Petroliferën me TEC-in. Pra Petrolifera do të furnizojë TEC-in e Vlorës me naftë. Nafta do të vijë e do përpunohet në Petroliferë e më pas do të kalojë tek TEC-i i Vlorës",- tha Guri. Sipas tij, ështëabuzuar edhe me standardet e ndërtimit të projektit. "Brenda kontureve të rrethuara prej Petroliferës ështëzhveshur korja e tokës e përbërë nga mbetje të rrezikshme industriale e historike. Ato janë bërë gati për tu hedhur pranë dhe brenda detit në një kohë kur duheshin trajtuar. Kjo vë në dyshim të gjitha standardet e punës së saj",- tha Guri. Sipas tij, protesta e qytetarëve të Vlorës është një akt heroik që synon të mbrojë qytetin dhe Shqipërinë nga një e keqe e madhe që po i kanoset.

"Ne do të aplikojmë mosbindjen civile nëse nuk i hapet rrugë referendumit për ngritjen apo jo të projekteve"


Aleanca: Arrestimet nuk do na ndalojnë të protestojnë

VLORË- edhe pas ngjarjeve të djeshme aleancistët janë shprehur sërish të vendosur për të vijuar kundërshtimin ndaj veprave me bazë nafte në Vlorë. Pas veprimeve të policisë ata kanë dalë me një njoftim për shtyp ku shpjegohet se arrestimi i drejtuesve të protestës është një hap tepër i gabuar i policisë së Vlorës. "I kërkojmë policisë të bëjë menjëherë lirimin e drejtuesve të protestës qytetare. Protesta është e paralajmëruar disa herë. Ne do të aplikojmë mosbindjen civile nëse nuk i hapet rrugë referendumit. Qytetarët e Vlorës me këtë protestë vetëm se kërkojnë që të zbatohet kushtetuta, e cila është dhunuar nga vendimmarrësit e këtij vendi. Në nenin 108 të kushtetutës pika 4 thuhet se vetëqeverisja realizohet nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur dhe me referendum vendor. Protestuesit kërkojnë referendum. Asnjë nuk mund t'iu heqë të drejtën kushtetuese shtetasve shqiptarë. I bëjmë thirrje popullit të Vlorës të bashkohet me Aleancën për Vlorën për të liruar menjëherë djemtë e saj, të cilët po kërkojnë të mbrojnë të ardhmen e fëmijëve tanë, po kërkojnë që shteti të respektojë ligjin. Protesta do të vazhdojë cilido që të jetë reagimi i policisë. Slogani ynë: Rezistencë deri në referendum",- thuhet në njoftimin e Aleancës.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2008 12:15
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Pse Berisha e shikon me frike Ismail Kadarene?

Thursday, 21 February 2008

Nga Kastriot Myftaraj -

Në qëndrimin e Sali Berishës ndaj Ismail Kadaresë pas vitit 1990, nuk është e vështirë që të konstatosh frikën e Berishës nga Ismail Kadare.Qëndrimi i kujdesshëm i Berishës ndaj Kadaresë shkon shumë përtej atij takti që kanë treguar ndaj Kadaresë të gjithë politikanët dhe qeveritarët shqiptarë, të pas vitit 1990, duke heshtur edhe kur Ismail Kadare i sulmon. Në rastin e Berishës, më tepër se me kujdes kemi të bëjmë me frikë. Pse Berisha ka frikë nga Kadare? Frika e Berishës nga Kadare reflekton frikën e Berishës nga e kaluara e vet, dhe nga njerëzit që mund t’ ia zbulojnë këtë të kaluar. Berisha e di mirë se Kadare i njeh të gjitha skutat e errëta të karrierës së tij. Berisha e di mirë se Kadare ka pasur akses në arkivat sekrete të ish-regjimit komunist. Atje Kadare ka pasur akses dhe në dosjen e Berishës. Dikush mund të thotë se përse duhet të interesohej Kadare për një mjek si Berisha, kur Kadare u largua nga Shqipëria në tetor 1990, dy muaj para se Berisha të bëhej lider politik. Por gjërat janë më të komplikuara. Ismail Kadare ka qenë së bashku me Sali Berishën në takimin e intelektualëve që bëri Ramiz Alia në gusht 1990, para se të zbatohej skenari katovician i ndryshimit të sistemit politiko-ekonomik. Por Kadare dhe Berisha kanë qenë dhe në një mbledhje tjetër intelektualësh, shumë më konfidenciale dhe në një rreth shumë më të ngushtë, ku Ramiz Alia foli hapur dhe tha se pluralizmi do të bëhej shumë shpejt dhe ata që ishin atje do ta zbatonin skenarin. Sigurisht që në këtë mbledhje të dytë Kadare e kuptoi se Berisha do të ishte një nga liderët kryesorë të opozitës së re. Kështu që Kadare, si gjirokastrit dinak, kishte shumë interes që të dinte të fshehtat e njerëzve të rëndësishëm të politikës shqiptare në dekadat e ardhshme. Dhe Kadare kishte mundësi ta siguronte këtë informacion. Kadare kishte miqësi Bujar Hudhrin, nipin e ministrit të brendshëm të asaj kohe, Hekuran Isait, i cili ishte rikthyer në këtë detyrë pas ngjarjeve të korrikut 1990, duke zëvendësuar Simon Stefanin, që qëndroi disa muaj në postin e ministrit të brendshëm. Bujar Hudhri ishte një nga ata letrarët e rinj nga rrethi i familjeve të bllokut të udhëheqjes komuniste, që kishin një joshje të madhe ndaj figurës mitike të Kadaresë. Kadare ua ushqente këtë joshje për interesat e tij. Me anë të nipit të ministrit Kadare u bë mik edhe me vetë ministrin e brendshëm, Hekuran Isai, shefin e Sigurimit të Shtetit, i cili në atë kohë ishte një figurë e frikshme, që kishte drejtuar spastrimet e përgjakshme të «grupit» të Mehmet Shehut dhe atij të Kadri Hazbiut. Në vitin 1990, pas rënies së Çausheskut, edhe pushtetarët komunistë të Tiranës filluan të bëjnë secili llogaritë e veta, për të shpëtuar veten. Nuk bënte përjashtim as «Lala», siç e quanin Hekuran Isain. Edhe pse nuk ishte intelektual, ai e kuptoi me urtësinë e njeriut të thjeshtë, se duhej të merrte disa masa për të mbrojtur veten, sa kishte në dorë të bënte diçka. Dhe kjo diçka në mendjen e tij lidhej me dosjet sekrete të arkivave. Në gusht 1990 shumë gjëra kishin ndryshuar dhe në nivelet e larta nuk ekzistonte më frika e mëparshme nga diktatori. Kështu që Ismail Kadare i përcolli një mesazh ministrit të brendshëm me anë të cilit i thoshte se koha që po vinte kërkonte marrjen e disa masave sigurie afatgjata. Ajo që propozonte Kadare ishte që Hekuran Isai t’ i jepte kopje të disa dosjeve të Sigurimit të Shtetit, që më pas do të fitonin vlerë të madhe dhe që do të shërbenin si garanci për ta. Një nga këto ishte sigurisht dosja e Sali Berishës. Kadare do t’ i mbante këto dosje në një vend të sigurt në Paris, dhe do t’ i nxirrnin vetëm në rast se do të ishte e nevojshme për ato të dy, pra do t’ i përdornin për shantazh. Kjo ishte pikërisht zgjidhja e problemit të «Lalë Hekrit». Ai ishte dakord me të dy duart dhe bëri ashtu siç i tha Kadare. Më pas Kadare do ta shpërblente nipin e Hekuran Isait, duke i dhënë Shtëpisë botuese «Onufri» të Bujar Hudhrit, botuesin ekskluzivitetin e botimit të librave të tij në Shqipëri, gjë që e ka dhe sot. A doni një provë të «Katovicës»? Ja ku e keni! Shkrimtari kryesor zyrtar i regjimit komunist, në periudhën paskomuniste ka si botuesin e vet ekskluziv nipin e ministrit të brendshëm të diktaturës komuniste! Dikush mund të thotë se përse Kadare nuk i nxori këto të dhëna kur Berisha e futi në burg Lalë Hekrin. Duket se ishte Hekuran Isai ai që nuk ia kërkoi këtë gjë Kadaresë me anë të Bujar Hudhrit, se Lalë Hekri u tremb se mos tërhiqte mbi kokën e tij zemërimin e qëndrave ndërkombëtare që do të shikonin t’ u komprometohej përfundimisht pluralizmi në Shqipëri, si i dalë nga Plani i Katovicës. Këtë gjë nuk e donin as perëndimorët se pastaj duhej të ndryshonin krejt skemat e tyre në Shqipëri. Prandaj Lalë Hekri, me urtësinë e tij fshatareske, e gjeti më me vend të heshtte dhe të bënte disa vite burg, se të tërhiqte, mbi krye zemërimin e zotave të «Olimpit» ndërkombëtar. Të njëjtën llogari duket bëri edhe Ramiz Alia, kur Berisha e futi në burg. Sigurisht që këtë lloj frike e ka edhe Kadare dhe Berisha e di këtë gjë. Por Berisha di dhe atë tjetrën se Kadare ka një gen bizarr gjirokastrit që mund ta çojë në veprime të paparashikueshme, që janë më tepër marrëzi se trimëri. Prandaj Berisha, duke iu trembur Kadaresë, kujdeset që mos ta cënojë Kadarenë deri në atë pikë sa ai të bëjë veprime realisht të dëmshme ndaj Berishës. Berisha ka frikë se mos Kadare vihet në rolin e Stefan Cvajg dhe ashtu siç bëri Cvajg për Fushe, shkruan një libër për të (Berishën), ku të paraqiten dhe të dhëna nga dosja e Berishës si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Berisha e di mirë se Kadare ka një joshje të madhe për ta shkruar këtë libër, pasi ky do të bëhej një bestseller në botë, duke konsideruar famën, në shpërpjesëtim me përmasat e Shqipërisë që mori Berisha në botë, me ngjarjet e vitit 1997 në vendin tonë. Prandaj Berisha kujdeset që ta mbajë Ismail Kadarenë «nën kontroll», duke i ngjitur atij pas njerëz si Fahri Balliun, i cili dikur ka qenë dhe mik i ngushtë me botuesin e sotëm të Kadare, Bujar Hudhrin, nipin e Hekuran Isait. Fahri Balliu dikur e ka shfrytëzuar miqësinë me Bujar Hudhrin, të krijuar që në shkollën e mesme, për t’ u bërë mik me Hekuran Isain, të cilit i ka shkruar dhe fjalime, kur ishte ministër. Misioni që Berisha i ka ngarkuar Fahri Balliut pranë Ismail Kadaresë, është arsyeja kryesore që Berisha i toleron Fahri Balliut abuzime të mëdha me pushtetin, si ministër informal që përcakton tenderët e rrugëve dhe tenderë të KESH (në kohën e Andi Belit), në një kohë që abuzimet në përmasa të mëdha, për hir të së vërtetës, ia ndaloi Mero Bazes, i cili ka dhënë në media për PD shumë më tepër se Fahri Balliu. Marrëdhëniet e Berishës me Kadarenë dukej se do të precipitonin pas emërimit të Besnik Mustafajt si minsitër i jashtëm, por kjo nuk ndodhi. Kadare e di se marrëdhëniet e tij me Berishën tentojnë drejt atij që në kohën e Luftës së Ftohtë quhej ekuilibri i frikës dhe që vinte nga shkatërrimi i sigurt i ndërsjelltë i dy blloqeve të pajisura me armë bërthamore. Kadare mund ta shkatërrojë Berishën, por edhe Berisha mund ta dëmtojë Kadarenë, ndonëse nuk mund ta shkatërrojë atë, se Kadare është vetëm shkrimtar dhe jo politikan. Berisha me të ardhur në pushtet në vitin 1992 urdhëroi që të gjendej në arkiva çdo gjë kompromentuese që ishte për Kadarenë. Dhe në arkiva kishin mbetur jo pak gjëra kompromentuese për Kadarenë. Një nga arsyet që Kadare i urren shumë Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën është se nuk pranuan kërkesën që u bëri kur e lejuan të ikë nga Shqipëria në tetor 1990, me gjithë familjen, kundër rregullave të regjimit. Atëherë Kadare u kërkoi që në arkiva të pastrohej çdo gjë kompromentuese për të. Ramizi dhe Nexhmija i dhanë fjalën për këtë, por më pas Kadare e kuptoi se e kishin gënjyer, kur i erdhi fjala se edhe Berisha bëri dosjen e tij «Kadare» për të kundërbalancuar dosjen «Berisha» që ka ka Kadare. Kështu që Berisha dhe Kadare qëndrojnë sot përballë njëri tjetrit si dy përbindësha, produkt i «Katovicës». Tashmë, me largimin e Besnik Mustafajit nga posti i minstrit të jashtëm, Kadare është distancuar dhe nga Edi Rama, dhe marrëdhëniet e Kadaresë me Berishën kanë kaluar nga periudha e luftës së ftohtë, në kohën kur Mustafaj ishte ministër, në atë të paqes së ftohtë, me dorëheqjen e Mustafajt.

----------------------------------

Uaaaa . sa te rrojme do degjojmee...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shkurt 2008 15:00
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Pse duhet ta besojme Kastriotin?Ai shkruan ne baze te hamendesimeve te tij pa patur asnje baza apo fakt per te na bindur.Ndoshta mund te jete edhe ashtu si thote artikullshkruesi,por a mund te besohen pa fakte argumenta te till hamendesor te tij?Jo.Keshtu po nuk foli Kadareja apo vete Berisha cdo gje qe shkruhet lart e poshte jane gjepura.
Mua me bene pershtypje vetem heshtja e Berishes ndaj akuzave qe i behen shkrimtarit te madh nga disa karagjoze ne pacavuret bloze te Shqiperise.Ketu Berisha kish nje rast per t'i sulmuar e goditur keqazi keta godoshe rjepacuke qe kane ngelur pa ndonje kocke dhe njekohesisht fitonte kredo tek miku i tij Kadare.Ky qendrim sikur i hedh poshte hamendjet e KM.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2008 16:15
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Pershendetje Miq

Po ju shkruaj nga Kosova e Pavarur, madje nga Mitrovica ku ndihet me shume tensioni dhe pasioni i Pavaresise.

Dikur ne kete Forum kam mbrojtur Berishen kur shume prej atyre qe shkruajne sot e akuzonin se e kishte futur Shqiperine ne Konferencen Islamike. Ate kohe e mbroja me bindjen qe nje popull 70% e te cilin jane te fese muslimane eshte shume e drejte te perfaqesohet edhe ne bashkesi te ketij lloji.

Shume prej jush miq te dashur, nuk e pranonit kete realitet dhe kunderargumentonit me etiketime qe mund te beheshin nga perendimi ndaj Shqiperise etj.

Fakti qe 57 shtete islamike e johen ne Bllok Shtetin e Ri te Kosoves duke i dhene nje suport te padiskutueshem ne njohjen e saj ne Bote, nuk e di se si do ta kritikonin keto njerez Berishen per antaresimin qe permenda. Fakte te tilla ndodhin vetem nje here ne jeten e nje kombi dhe ne kemi pritur shume gjate. Nuk dua ta mbivleresoj Berishen per kete antaresim sepse por fakti tregon se ku gjerat behen ne menyre te drejte edhe perfitimet dallohen ndjeshem.

Ju uroj te gjitheve nga Kosova e pavarur
GEZUAR PAVARESINE

Me respekt
Ami-

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2008 19:52
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Per Kosoven kane merita qindra e mijra kosovare te vrare e torturuar gjate nje shekulli.Cdo pellembe toke e saj eshte e lare me gjakun e djemve te saj,por merita te vecanta ka edhe S Berisha.Sigurisht ne disa momente ai ka gabuar ne gjykimet e tij te ,por ato nuk ja kane zbehur meritat.Me kujtohet ne takimin e pare me presidentin amerikan G Bush 1993 ai i shtroi atij problemin e Kosoves e cila vuante nen kolonializmin gjakatar seb.Nuk duhet harruar njohja e Republikes se Kosoves nga Parlamenti i vitit 1991Ishte propozimi i S Berishes edhe ne kete rast.Keto ishin fuqite e Shqiperise e cila nuk kish hedhur asnje hap drejt demokracise aso kohe.Ai nuk ju tha kosovareve asnjehere sekryeqyteti juaj eshte Beogradi si nje i majte qe mbahej nga kundershtaret e Saliut si me i miri aso kohe.Persa i perket 57 vendeve te Konferences Islamike vika puna qe ata jane teper te domosdoshem ne nje situate te till.Pra kritiket pesuan nje fiasko,ndersa Saliu doli se paska qene largpames.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2008 21:08
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ami

Pavaresisht se do ta lexosh, ndoshta, pas disa muajsh kete pergjigje, do te te thoja qe, te mbrosh, akoma sot e kesaj dite, futjen e Shqiperise ne Konferencen Islamike, do te thote qe te jesh driteshkurter. Edhe vete Berisha kerkon qe "te harrohet" ky fakt (perndryshe argumente si keto te tuat do te ishin percjelle EDHE nga te gjitha mediat shquptare, sidomos ato prane Kryeministrit).

MA MERR MENDJA SE KOSOVA MEZI PRISTE NJOHJEN E MENJEHERESHME (ashtu sic edhe ndodhi), TE USA, ANGLI, GJERMANI, FRANCE, ITALI, DHE JO  NJOHJEN PREJ KONFERENCES ISLAMIKE.

Natyrisht kjo nuk do te thote qe nuk eshte e mirepritur c'do njohje tjeter e cfaredo vendi anetar i OKB-se, por te quash "themeltar" njohjen prej Islamikeve, me duket pak bizare.

 

Tashme edhe nga vete Berisha eshte e pranuar qe gabimet me te rendesishme POLITIKE te udheheqjes se tij ne vitet 92-97 jane:

1) Firmat piramidale

2) Dhenia e te drejtes Omonias per te kaluar nga organizate shoqerore-kulturore ne Parti Politike

3) Anetaresimi i vendit ne Konferencen Islamike.

Kaq e vertete eshte kjo e fundit sa qe vete Berisha, edhe pse ka maxhorancen e duhur, ASNJEHERE nuk ka guzuar te coje per ratifikim ne Parlament anetaresimin ne kete organizate (jam i bindur qe e ti e di qe ajo marreveshje eshte zero pa ratifikim te Parlamentit)

Per te tjerat jam dakort me IQVLOREN, ato qe shpreh ai jane disa merita te Berishes per ceshtjen kosovare, POR SIDOMOS MERITA KRYESORE ESHTE E POPULLIT KOSOVAR.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2008 10:35
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Pershendetje Arturm!

Nuk e kuptoj se perse disa prej jush nuk vleresojne arritjet e pakta te politikes shqiptare nese ato vijne nga figura qe ndoshta per arsye te ndryshme keni antipati.

Mua nuk me duket i parendesishem fakti qe 57 vende e njohen ne bllok Kosoven dhe kjo nuk ishte aq e palidhur me politiken shqiptare sepse lindja e mesme u vizitua nga kryetarja e parlamentit dhe nga ministra shqiptare, aq sa ky fakt u sulmua nga opozita e ngjirur e Braces si pushime. Topalli ne ato vende shkoi per te kerkuar mbeshtetje dhe mbeshtetjen e mori ne suksesin maksimal te saj.

Pak rendesi ka nese eshte ratifikuar apo jo apo nese Berisha turperohet per ate gje. Ne monetin me te rendesishem per kombin shqiptar ajo levizje qe shume prej jush e shajne, dhe une nuk e kuptoj perse, u be force mbeshtetese dhe percaktuese ne perpjekjet qe Kosova dhe aleatet e saj bene per kete Pavaresi. Me duket se ia ulni rendesine kesaj njohjeje duke e kufizuar vetem ne disa shtete kete merite. Amerika, Gjermania etj. ishin vertet shtetet qe drejtuan Kosoven drejt pavaresise por derisa edhe vete Amerika te drejten e njohjes e ka te njejte me Luksemburgun apo Somaline (pra nje vote), atehere mua nuk me duket aq pa rendesi kjo njohje ne bllok.

Gjithsesi, eshte nenshkruar marreveshja per antaresim ne Evrope, po marrim ftesen per ne Nato, po liberalizohen vizat me BE, Kosova mori pavaresine, ne Shqiperi erdhi presidenti amerikan, po behet rruga e Durres-Kukes e cila nuk ka vetem funksion infrastrukturor por edhe nje funksion shume te forte politik ne bashkimin e popullit shqiptar, e plot e plot arritje te tjera aq sa nuk kontestohen me seriozisht as nga kundertaret me te eger te qeverisjes demokratike.

Gjithsesi gezuar 8 marsin grave dhe shpresoj qe te debatojme serish kur te marrim ftesen per ne Nato.

Pershendetje te gjitheve

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2008 13:50
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

ami

te te bej nje pyetje???


sikur mos ta njihnte gjermania,dhe ta njihnin 50vendet islamik,kush do te ishte me me rendesi per ty?????apo si do ta shihje ti procesin e panvarsise se kosoves???

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2008 14:34
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Sa me shume miq aq me mire per Shqiperine tone te varfer. Ne fakt nuk behet fjale vetem per njohjen e Kosoves si shtet dhe mbeshtetja qe gjithaneshme qe na duhet. Mendoj se askush mund te ndihet i ofenduar a ku di une po te kemi mardhenie te shkelqyera me shume vende islamike apo arabe si Arabia Saudite ,Qatar apo Emiratet etj etj.
Rendesi ka proçesi dhe ky tashme u nis ne nje rruge pa kthim dhe kjo eshte merite siç tha dhe Iqvlora e gjakut te derdhur per liri dhe padyshim mbeshtetjes se aleateve tane amerikane dhe europiane.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2008 15:43
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:14 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.