Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Shqiptare,duajeni me shume veten!
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Shqiptare,duajeni me shume veten!

Ismail Kadare: Shqiptarë, duajeni më shumë veten!
28 Nëntor 2007

Në këtë intervistë shkrimtari Ismail Kadare flet për situatën në të cilën po kalojnë shqiptarët, për problemet që po kalon Shqipëria në luftën kundër korrupsionit dhe thellimit të reformave, për pavarësinë e Kosovës dhe grindjet ndërshqiptare.
Shekulli Blog
Sapo jeni kthyer nga Shqipëria, ku keni qenë, veç të tjerash, në Panairin shqiptar të Librit. Në Panair u prezantuan dy vëllimet e para të Veprës suaj komplete. A mund të na thoni përshtypjen tuaj për gjendjen në Shqipëri dhe përshtypjen për këtë festë të librit?
Mendoj se shumë shqiptarë përjetojnë shpesh një gjendje kundërthënëse kur vijnë në vend. Unë nuk bëj përjashtim. Shqipëria të gëzon, por edhe të pezmaton. Një ditë të ngre nervat, e tjetrën të prek me diçka. Një ditë thua, sa mirë që erdha, e tjetrën, ç’m’u desh që erdha. E pastaj prapë sa mirë, e kështu me radhë. S’kemi ç’bëjmë, ky është vendi ynë e, tani për tani, kështu do jetë. Shpresojmë megjithatë se diçka ndryshon për mirë. Por, me sa duket, në sfond të padurimit tonë të drejtë, për një përmirësim rrënjësor të gjërave, e mira nuk bije në sy. Shkurt, kjo e mirë që kryhet kaq ngadalë, pushon së qëni e tillë, ndaj nuk duhet të ngushëllohemi me të. Për Panairin e Librit m’u duk se interesimi për librin nuk ka rënë, siç thuhet me këmbëngulje. Por e pranoj se mund të jem subjektiv. Në disa orë që kam qenë atje, kam nënshkruar një sasi të madhe librash, disa qindra.
Janë të pashmangshme pyetjet për politikën, për gjendjen e saj. A ka ndryshim në mentalitetin e politikës shqiptare?
Në zonën e opinionit publik e të vetë publikut ka një interesim të madh, një ambicje dhe agresivitet pozitiv lidhur me politikanët dhe politikën. Njerëzit janë të pakënaqur prej saj. Kërkojnë shumë më tepër. Ka një ndjesi të brendshme, të natyrshme, të shëndetshme, për thellimin e demokracisë. Një lloj paralajmërimi se, ç’është lejuar prej politikës, nuk do të lejohet më. Një pjesë e madhe e opinionit publik, një pjesë e njerëzve të thjeshtë, e intelektualëve, e analistëve, me një këmbëngulje të admirueshme janë vënë në mbrojtje të vlerave demokratike. Ata kanë shpallur se nuk do të bëjnë kompromis për këto vlera, se do t’i mbrojnë ato me çdo kusht, dhe kjo është për t’u përshëndetur. Ka një kërkesë për moralitet në të gjitha fushat e jetës. Shpresa e një pjese të politikës , pjesës më të ndotur të saj, dhe bashkë me të, shpresa e pjesës më të ndotur të shoqërisë, se Shqipëria do të mësohet me mungesën e moralit dhe do ta shpallë atë si flamur të ri të saj, duhet të bjerë. Shqipëria duhet të vejë në gjunjë ndotjen e saj, ndryshe ajo nuk mund të ekzistojë. Shqipëria nuk mund të durojë imoralitetin si normë dhe korrupsionin si fatalitet. Kërkesat e larta të shoqërisë ndaj shtetit, që duhet t’i shërbejë asaj, ndaj institucioneve e ndaj mediave, janë shenja që ky popull kërkon shumë më tepër dinjitet. Dhe kur një popull e kërkon dinjitetin, ai do ta gjejë se s’bën.
Shqiptarët e diasporës kanë interes të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë shqiptare. Ju keni folur shpesh për të dhe kemi prapë dëshirë të dëgjojmë mendimin tuaj…Unë kam folur dhe kam acaruar jo pak njerëz. Por ky nuk është një argument se duhet të hiqem mënjanë e të mos them atë që mendoj. Ju e dini se kam qenë kritik për diplomacinë, diplomatët, dhe sidomos për ministrat e jashtëm të vendit. Ky nuk ka qenë asnjëherë një farë trilli, apo nga pozitat e njeriut që flet kaluar, por thjesht se, ashtu si juve, kam qenë pranë këtij problemi. Diplomacia shqiptare ka qenë përgjithësisht e dobët, qoftë e djathta apo e majta. Ambasadat tona, në një pjesë të madhe janë gjysëm të shkreta. Telefoni ngrihet rrallë në to, sikur Shqipëria të ketë rënë në gjumë. Disa kryeqytete kryesore të botës, si p.sh. Parisi, një vit mbeti pa ambasador. Kjo ka qenë një turp për Shqipërinë. Dhe kjo ndodhte në kohën më të ethshme të diplomacisë europiane e botërore për Ballkanin dhe Kosovën. Përdora fjalën “turp”, si më të lehtën në këtë rast. Por mund të jetë diçka më e errët. Një pjesë e ministrave të jashtëm kanë qenë të paaftë, vanitozë e disa herë, me vese të palejueshme, sidomos për këto poste. Të gjitha këto kanë rënduar mbi shpinën e Shqipërisë. Shpresojmë se përpjekjet e ministrit të Jashtëm të tanishëm, për të përmirësuar gjendjen do të gjejnë mirëkuptim.
Të gjithë i kemi sytë dhe veshët tek çështja e Kosovës. ǒshikoni ju në horizont?
Kosova është e lirë në thelb. Është fjala për gjetjen e kostumit të saj politik, shtetëror, institucional, i cili nuk duhet të bjerë ndesh me lirinë, por t’i përshtatet asaj. Kjo është e detyrueshme dhe këtë nuk ka asnjë forcë ta pengojë. Liria e Kosovës mbrohet nga vullneti i popullit të Kosovës. Por ajo mbrohet gjithashtu nga qytetërimi i sotëm botëror, nga pjesa më e përparuar e tij. Ajo mbrohet nga bota perëndimore dhe aleanca atlantike. Shkurt, ajo mbrohet nga moraliteti i njerëzimit. Duhet shkelur me këmbë mbi të gjitha këto, për të shkelur mbi Kosovën. Ka forca që nuk e duan lirinë e Kosovës. Që do të përpiqen ta pengojnë. Kjo nuk është e re. Çdo liri ka një kundërforcë, që rreket ta pengojë. Por vendet që duan një gjë të tillë, kanë vetë ato probleme me lirinë. Dhe në vend të lehtësohen, duke hapur rrugë për lirinë e Kosovës, me veprimet e mbrapshta që bëjnë, rëndojnë në radhë të parë vetveten.
A ka diçka që Kosova duhet ta kishte bërë më mirë?
Natyrisht, gjithmonë, për gjithçka ka diçka që mund të bëhet më mirë. Por unë nuk i jap të drejtë vetes të gjykoj për këtë. Ndoshta do të thoshja veç për diçka, që profesioni im si shkrimtar, ma ka bërë më të kuptueshme: çështja e krimeve. Ne, shqiptarët, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, e kudo në botë, më shumë mund të kishim bërë për t’i njohur njerëzimit krimet e kryera në Kosovë. E kuptoj fare mirë se mund të ketë patur një kërkesë për këtë, një frenim, me gjasë për të mos nxitur urrejtje e konflikt. Ky është një komoditet të menduari, por unë kam bindjen se në thelb dhe me një afat të gjatë kjo nuk shërben për asgjë. Përkundrazi, bota duhet të çlirohet nga krimi, duke e dënuar atë. Serbia përfitoi nga kjo, për t’u shpallur vetë viktimë, ose së paku, të bëjë një simetri krimi. Me propagandën e saj të palodhur, ajo arriti të trullosë një pjesë të opinionit, kurse pala jonë ka qenë e fjetur. Në propagandën serbe, ndihmësit e saj kryesorë, le të kemi guximin ta themi, kanë qenë shpesh rimohuesit (renegatët) shqiptarë.
Lidhur me probleme të tilla, shpesh kombëtare, është vënë re se energjia shqiptare harxhohet më shumë me grindje të brendshme. Si e mendoni këtë problem?
Për fat të keq, është sëmundje e vjetër e kombit tonë. Pa këtë sëmundje Shqipëria, Kosova, gjithë shqiptarët do të ishin tjetër gjë. Për fat të keq, kjo murtajë vazhdon. Shqiptarët vazhdojnë t’i nxjerrin sytë njeri-tjetrit. Natyrisht në çdo popull ka grindje , madje kacafytje të brendshme, por rrallë ka tjetër shembull, ku edhe në rastet ku është e qartë se grindja duhet të fashitet për hir të interesave të epërme, ajo vazhdon, si tek ne. Më lejoni të jap një shembull të thjeshtë nga përvoja ime. Statusi im i shkrimtarit më ka dhënë mundësinë që qysh prej 30 vitesh të ndërhyj në shtypin botëror me dhjetëra, për të mos thënë me qindra herë, për çështjen e Kosovës. Që janë përpjekur, natyrisht, të më pengojnë për këtë rrethet antishqiptare, kryesisht serbe, është e kuptueshme. Por që shqiptarë këmbëngulës, nga Shqipëria, Kosova e ndonjëherë nga diaspora, të kenë bërë këtë, ka qenë për mua e pakuptueshme. Fatkeqësisht ka qenë kështu, e fatkeqësisht vazhdon të jetë kështu. Meqenëse ju, ashtu si shumë shqiptarë të New York-ut, keni qenë në një konferencë që kam dhënë një vit e ca më parë në Universitetin e Columbia-s, po ju kujtoj episodin, ku keni qenë i pranishëm, që na habiti të gjithëve. Tre shqiptarë, u ngritën kinse për të bërë pyetje, e në të vërtetë, u kuptua se donin të krijonin një farë çoroditje. Bënin sikur s’kuptonin anglisht, pastaj shqip, pastaj, ngaqë u trembën, si rrugëzgjidhje gjetën të hiqeshin si budallenj. Përshtypja tek publiku amerikan, i cili e mori vesh se ishin shqiptarë, ishte tejet e keqe. Në mbarim të takimit, disa shqiptarë m’u afruan për të më thënë se tre kinse budallenjtë s’ishin aspak ashtu, por ishin, sipas tyre, njerëz të dyshimtë. Ca i quanin spiunë të Sigurimit shqiptar , të tjerët, të atij serb. Ngaqë ka shumë abuzime me akuza të tilla, nuk i quajta serioze, me fjalë të tjera besova në versionin e budallallëkut. Nuk do ta përmendja kurrë këtë rast, në qoftë se kohë më pas, një miku im të mos më dërgonte një adresë interneti, ku gjendej shkrimi i njerit prej tre shqiptarëve, që u përpoqën të prishnin konferencën. Në atë shkrim ai shpjegonte ngjarjen, natyrisht me një mburrje për veten, që e vuri „në pozitë të vështirë“, sipas tij, shkrimtarin e vendit të vet. Ky njeri është një farë Nik Leshai, që kishte shpallur me krenari se kishte dhjetë vite që bënte këtë punë, domethënë shkruante kundër Kadaresë. Që shkruan kundër Kadaresë, natyrisht që hyn në të drejtat e tij, por që të marrë rrugën për Columbia University, me qëllim që të sabotojë një konferencë të I.Kadaresë, kjo është tjetër gjë. Ju e dini se konferenca e shkrimtarit shqiptar ishte shpallur disa muaj përpara dhe ajo bënte pjesë në një program special të Institutit Harrimman, sipas të cilit një herë në vit, një personalitet botëror, filozof, shkrimtar ose njeri i politikës mban një konferencë-debat përpara studentëve dhe profesorëve të Universitetit Columbia. Në vitet e mëparëshme kishin folur, ndër të tjerë Dalai Lama, Presidenti Gorbaçov e kryeministri i Serbisë. E dini gjithashtu se Instituti Harrimman është tepër i rëndësishëm, sidomos për rolin e veçantë që ka luajtur për rrëzimin e komunizmit. Takimet vjetore të tij e ruajnë këtë rëndësi. Siç e dini, në konferencën dhe bisedën që mbajta, ishin të pranishëm veç personaliteteve të kulturës, njerëz të politikës , si Richard Hollbrook etj. Një vit më parë, në të njejtën sallë kishte folur kryeministri i Serbisë. Tani do të dëgjohej një zë nga Shqipëria. Ju e dini se përpara takimit u hapën fjalë se do të ketë provokime serbe. Ju e dini se provokime serbe nuk pati, por provokime pati, megjithatë, nga ajo anë që nuk pritej, nga ana shqiptare. Një pyetje del, në këtë rast, për shqiptarin Nik Leshai: kur një vit më parë ai dëgjoi se Koshtunica i Serbisë do të mbante konferencën , ku dihej që do të fliste kundër Kosovës e shqiptarëve, i shkoi ndër mend të merrte rrugën e të nisej për në Columbia University, në mënyrë që , me ndërhyrjen e tij të sqaronte diçka për publikun amerikan? Natyrisht që shqiptarit Nik Leshai as që i shkoi ndër mend për një gjë të tillë, përderi sa nuk pati asnjë zell të shkonte. Kjo shpjegohet se meraku dhe mllefi i tij nuk ka qenë kundër Koshtunicës së Serbisë, por kundër Kadaresë së Shqipërisë. Serbët nuk patën nevojë të bënin provokime në Columbia University sepse, në vend të tyre, i bëri tjetër kush. U zgjata për një ngjarje, ku kanë qenë të pranishëm shumë shqiptarë të New York-ut, rrjedhimisht lexues të gazetës suaj, për të kuptuar se si funksionon sot një nga dukuritë, që rilindasit tanë i ka dëshpëruar aq shumë, e që, aq fort e dëshpëron ende kombin shqiptar: zelli i një pjese të shqiptarëve, për të punuar kundër vendit, kulturës e popullit të vet.
Meqë prekni çështjen shqiptare, ç’mund të thoni për gjendjen globale të shqiptarëve në Ballkan?
Bota shqiptare në gadishull është sot më e pranishme se kurrë. Është i pranishëm , në radhë të parë, njeriu i lirë shqiptar e, bashkë me të kultura e tij, historia, arti dhe gjuha e tij. Kjo prani shqiptare, që sa vete plotësohet, nuk e ndërlikon, por e pasuron dhe e shëndosh gadishullin ballkanik. Kjo nuk është Shqipëria e Madhe, e kthyer prej disave në një fantazmë frikësuese. Kjo është thjesht Shqipëria. Shqipëria e njëmendtë, natyrale, ajo që prej kohësh duhej të ishte e që ende pengohet të jetë. Asnjë liri nuk bezdis lirinë e të tjerëve. Është mungesa e lirisë që sjell tragjeditë në botë. Është thënë edhe më parë se është fat i madh që prirja e shqiptarëve sot, rrugëtimi natyral shqiptar përkon me atë të qytetërimit europian e të aleancës atlantike.
Do të donit të jepni një mesazh për shqiptarët?
Nuk parapëlqej dhënien e mesazheve, por, meqë ma kërkuat, do doja t’u thoshja që më shumë ta duan vetveten. Nuk është këshillë për egocentrizëm kombëtar. Përkundrazi. Fatkeqësitë e botës fillojnë nga mosdashja e vetëvetes. Shikoni për shembull terrorizmin: nis nga mohimi i vetes, për të përfunduar te mohimi i të gjithëve. Dashja e kombit tënd është rruga më normale nëpërmjet së cilës kalon natyrshëm luajaliteti për kombet e tjerë, për kontinentin tonë europian dhe për gjithë familjen e popujve.
Paris, 26 nëntor 2007
Mare nga Peshku Pa Uje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Nëntor 2007 17:23
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Re: Shqiptare,duajeni me shume veten!

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Ismail Kadare: Shqiptarë, duajeni më shumë veten!
28 Nëntor 2007

Ky njeri është një farë Nik Leshai, që kishte shpallur me krenari se kishte dhjetë vite që bënte këtë punë, domethënë shkruante kundër Kadaresë. Që shkruan kundër Kadaresë, natyrisht që hyn në të drejtat e tij, por që të marrë rrugën për Columbia University, me qëllim që të sabotojë një konferencë të I.Kadaresë, kjo është tjetër gjë. ...... E dini gjithashtu se Instituti Harrimman është tepër i rëndësishëm, sidomos për rolin e veçantë që ka luajtur për rrëzimin e komunizmit...... Tani do të dëgjohej një zë nga Shqipëria. Ju e dini se përpara takimit u hapën fjalë se do të ketë provokime serbe. Ju e dini se provokime serbe nuk pati, por provokime pati, megjithatë, nga ajo anë që nuk pritej, nga ana shqiptare. Një pyetje del, në këtë rast, për shqiptarin Nik Leshai: kur një vit më parë ai dëgjoi se Koshtunica i Serbisë do të mbante konferencën , ku dihej që do të fliste kundër Kosovës e shqiptarëve, i shkoi ndër mend të merrte rrugën e të nisej për në Columbia University, në mënyrë që , me ndërhyrjen e tij të sqaronte diçka për publikun amerikan? Natyrisht që shqiptarit Nik Leshai as që i shkoi ndër mend për një gjë të tillë, përderi sa nuk pati asnjë zell të shkonte. Kjo shpjegohet se meraku dhe mllefi i tij nuk ka qenë kundër Koshtunicës së Serbisë, por kundër Kadaresë së Shqipërisë. Serbët nuk patën nevojë të bënin provokime në Columbia University sepse, në vend të tyre, i bëri tjetër kush. ................

Do të donit të jepni një mesazh për shqiptarët?


Nuk parapëlqej dhënien e mesazheve, por, meqë ma kërkuat, do doja t’u thoshja që më shumë ta duan vetveten. Nuk është këshillë për egocentrizëm kombëtar. Përkundrazi. Fatkeqësitë e botës fillojnë nga mosdashja e vetëvetes. Shikoni për shembull terrorizmin: nis nga mohimi i vetes, për të përfunduar te mohimi i të gjithëve. Dashja e kombit tënd është rruga më normale nëpërmjet së cilës kalon natyrshëm luajaliteti për kombet e tjerë, për kontinentin tonë europian dhe për gjithë familjen e popujve.


Paris, 26 nëntor 2007
Mare nga Peshku Pa Uje



 

Sikur ti lexonin te gjithe shqiptaret me vemendje keto thenjet e medha te Ismailit, shqiptaret do te ishin dyfish me te lumtur edhe brenda atdheut edhe jashte atdheut.

Mu kujtua edhe mua thenja e madhe e Faik Konices:  " Armiku i Shqiptarit eshte vete Shqiptari"

Edhe une kur jetoj ketu jashte Shqiperise, aq sa shume dua te jem prane shqiptareve, aq frike kam dhe mundohem te rri edhe larg ne te njejten kohe.

Kjo eshte fatkeqesi per ate qe e ndjen me te veretete kete ndjenje, pa fallcitete dhe pompozitete patriotike dhe bombastike politike

 

Pikerisht vetem ketu ne forum plotesoj ate ndjenjen time kontradiktore, qe te jem edhe afer edhe larg me Shqiptaret e mij te mire.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2007 16:32
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Kadare eshte kolloz i kombit tone.Mos e merzitni Kadarene  kete ikon te kultures sone kombetare,o funderrina,o qelbesira o te shitur per nje dore paresh.Mendoj se Kadareja nuk do te perkulet nga keto mikrobe te ndyra te haleve shqiptare,por si zgalem do t'i sfidoje keta krimbi te tipit Nik leshi.Ai eshte shembull dhe busull,yll karvani per gjithe shqiptaret.Ne kraharorin e tij rreh nje zemer e madhe qe dashuron kombin e vet.Keto rreshta ku shprehet revolta ime do t'i shoqeroj me disa vargje nga nje poezi e patriotit vlonjat Dalan Luzi:

 

                           Qente

         Qene rrugesh,zgjebe ngrire

          rene dhembet,apo thyer

          te kromosur te peshtire

Mrs Janulla, me cfare qellimi e keni sjelle kete interviste te Kadarese ketu?A mund te na sqarosh ju lutem sepse nuk po te kuptoj?Ta kish sjelle dikush tjeter mund t'i shkonte,por juve jo,sepse ju hyni ne kallepin e Nik leshit. Me kete rast ju e keni lartesuar figuren e tij dhe ja keni futur vetes.

Flm

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2007 16:07
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Per mua KADARE eshte shqiptari i madh, qe di te beje shume mire dallimin midis ATDHEUT dhe REGJIMIT.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2007 16:24
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Kadare eshte kolloz i kombit tone.Mos e merzitni Kadarene  kete ikon te kultures sone kombetare,o funderrina,o qelbesira o te shitur per nje dore paresh.Mendoj se Kadareja nuk do te perkulet nga keto mikrobe te ndyra te haleve shqiptare,por si zgalem do t'i sfidoje keta krimbi te tipit Nik leshi.Ai eshte shembull dhe busull,yll karvani per gjithe shqiptaret.Ne kraharorin e tij rreh nje zemer e madhe qe dashuron kombin e vet.Keto rreshta ku shprehet revolta ime do t'i shoqeroj me disa vargje nga nje poezi e patriotit vlonjat Dalan Luzi:

 

                           Qente

         Qene rrugesh,zgjebe ngrire

          rene dhembet,apo thyer

          te kromosur te peshtire

Mrs Janulla, me cfare qellimi e keni sjelle kete interviste te Kadarese ketu?A mund te na sqarosh ju lutem sepse nuk po te kuptoj?Ta kish sjelle dikush tjeter mund t'i shkonte,por juve jo,sepse ju hyni ne kallepin e Nik leshit. Me kete rast ju e keni lartesuar figuren e tij dhe ja keni futur vetes.

Flm


Une kuptoj qe kjo zonje di te vlersoje te dy anet e Kadarese.

Djalli nuk eshte aq i zi sa thuhet. Ai dikur ka qene krye engjell.

Une nuk kam shkruar shpesh tek temat e kesaj zonje sepse kam respektuar ndjenjat e saj si nene.

 Personalisht kam mendim superlativ per shkrimtarin Kadare dhe e vendos ne rolin e ambasadorit shumekombesh te Shqiperise ne bote. Edhe nje liber i tij do te ishte i mjaftueshem per ta vene ne krye te shqiptarizmes

Si njeri? Ai eshte mekatar.

Le te hedhe gurin i pari, ai qe eshte pa mekate.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2007 16:50
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

 Pergjigjja
I nderuari z.Blerim Katroshi,
  nese jetoni ne New York ju mundesojme (Free) nje takim me viktimen qe ndodhet ne Pelham Parkway Bronx New York (mund te vini me trenin 2 ose me makine) e N/Kryetarit te Frontit Demokratik te RPS Shqiperise z.Ismail Kadarese, ish deputet ne disa legjislatura te Kuvendit te Shqiperise (per me shume lexo ne intervisten me Alen Bosque mbi jeten e tij) dhe ne materialet qe ju postova pak me pare ne kete topliste. Une shtroi pyetjen: Sa Kadare ka brenda Kadarese!? Viktima e Kadarese sot eshte ne gjendje te keqe shendetesore dhe vuan nga depresioni si pasoje e perndjekjeve te idhullit tuaj te rrejshem. A do te ishte me dinjitore qe te organizojme te gjithe se bashku nje takim tjeter po ne Columbia University me disidentin Kasem Trebeshina, i cili (beri burg kur Kadare shetiste me makinat e Enver Hoxhes e i bente vizite ne shtepi)do te na sjelle fakte origjinale nga Kufoma e Kadarese qe po shetit ne te gjithe Europen e era e tij po kenaq pervec disa shqiptare edhe europiane e
maerikane, sikurse shkruan ai (lexo ne www.shkoder.net Fjala e Lire), me ato spektatore, profesore e doktore te Shqiperise se kohes se Enverit dhe me po ato profesore amerikane e perkthyesin nga frengjishtja te Ismail Kadarese, qe eshte i dashuruar pas Kadarese duke e lexuar ate nga nje gjuhe tjeter ne vend te shqipes sikurse kane bere e bejne shume albanolog si Robert Elsie, Stephan Schvarwrz, prof. Joachin etj.. Ne me miqte amerikane do t'ia mundesojme edhe mikut tone Kasem Trebeshina seshpejti nje auditor dhe ne daç hajde edhe ti ne daç mos se ne vendin tend mund te marrim edhe nja 10 amerikane te tjere, qe jane specialiste te artit dhe kritike ne revisten prestigjioze amerikane Ndew Yorker. Mund t'i besh pyetje direkt ose t'ia marresh hua Kadarese, nuk prish pune vetem beji pyetje sesi pernqiqeshin shkrimtaret e si perfundoi Bilal Xhaferri etj. Meqenese ju mendoni se thoni te drejten thoni te ATE dhe per keto qe po i ripostoj apostafat vetem per ju. Mbeci me shendet ju
dhe te gjithe admiruesit e "disidentit" qe i beni tifozllek socialrealizmit komunist. 

  E vërteta është e përshtatshme
  dhe e bukur, në çdo kohë dhe në çdo vend

List: ART_CAFE

klajdkapinova@yahoo.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2007 22:41
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

E nderuar Janulla!

Une mendoj se eshte evidente ne syte e te gjitheve qe ju jene nje lloj viktime. Desha te them se eshte bere tashme publike se ju keni vuajtur shume.
Kam krijuar pershtypjen se ju urreni shume dhe ketu nuk ka rendesi se cilit i drejtohet urrejtja. sa do te medha te jene krimet e nje individi kunder teje tashme te shkuaren ju nuk e rregulloni dot.

Jeni nene qe ka vuajtur dhe qe nukju gezua kurre endrrave per birin e saje.

Do te ishte e virtytshme...nje sjellje prej nene shqiptare qe ju te falni... sepse nese vertete keni vuajtur shume falja juaj i ben mire shume veteve.

Pavarsisht se c"thuhet , Kadare eshte shkrimtar shume i zoti (te pakten ky eshte vleresimi im) per historite tuaja personale nuk duhet te na denigrojne ne sy te botes. A e di janulla, une kam jetuar shume vjet ne Itali dhe atje ka ende sot shume monumente dhe permendore kushtuar fashizmit dhe te reneve per kete kauze mizore. shume ushtare (tashme pleq marrin ende pensione lufte dhe ajo ka qene nje nga lufterat okupatore me gjakatare.

Mendoj se duhet te bejme diference. Ti nuk mund ta lexosh kadarene sepse e urren. nese vertete ai te ka bere sic ke thene edhe ne media eshte vertete kriminale. une te sugjeroj te falesh janulla e shumvuajtur. ne paqe dhe shpirt te qete mendohet me mire.

te uroj gjithe te mirat ty dhe djalit tend.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2007 00:24
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

Vertet Kadareja eshte i madh si shkrimtar  dhe si spiun  i regjimit komunist dhe ka mar njerzit ne qafe,kush te doj ta mbaj bustin e tij tek koka e krevatit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2007 02:24
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Mua nuk me besohet, qe ti je Janulla e vertete, se nje Nene e vertete, qe vuan me shpirt, nuk i pelqen kurre te hakmerret.

Hakmarrja u perket femijve, jo Nenave.

Fjala NENE eshte identike me fjalen FALJE.

Une jam vete Nene dhe para se te behesha Nene nuk e dija mire kuptimin e kesaj fjale te vyer Falje.

Sa me shume jetoj vitet e nje Nene, aq me shume mesoj edhe kuptimin e fjales se shenjte Falje.

Falja nuk ka te beje fare me ceshtjen Kadare, me shume ka te beje me vete paqen ne brendesi te Janulles.

Falja ne kete rast eshte identike me Atdhetarizem dhe Shqiptarizem, e kunderta do te quhej antiatdhetarizem dhe antishqiptarizem.

Te me ndjesh Janulla, jane fjale prej Nene.

Dhe tani po te pyes, si nena pyet nje nene?

Sa here i ke falur femijet e tu, po te me thuash te kunderten me genjen.........

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2007 16:03
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

kotke e dashur . .kjo teme eshte..mesazhi i Kadarese.'".Shqiptar, duajeni me shume vetveten"..Ju mund te hapni nje teme tjeter.. "Falja".. megjithate po te them ca fjale..

Kadarea ne mungese te figurave te tjera eshte  nje shkrimtar i madh me talent dhe me fame boterore(pa cka se nuk ja japin Cmimin Nobel)..qesharake eshte se ai e paraqet veten Viktim..ju mund te bleni cdo gje qe ai thote: kurse une jo..

femijve te mi une skam sec tju fal ..ata  bashke me mua jane viktim ..regjizoret e tragjedive me permasa te medha.. bishat e sgurimit dhe te policise ..

Amunden ato nena te mposhtnin ato dhembjet e vuatjet.. ato lot qe su shteruan kure per djemt.. baballaret.. vellezrit.. burat e tyre .etj...Kadarea duhet ne radhe te pare :te njoh vetveten.. e pastaj me radhe..Eshte qesharake qe paraqet veten si viktim e sistemit..Kur iku nga Shqiperia qe kerkoi azil politik ne France.. valle iku se e kishin burgosur.. internuar.. e kishin rrahur .. e kishin mbyllur me kure te detyruar ne psiqiatri.. apo e kishin kecenuar  se kishte biografi te keqe dhe i dhane postin e deputetit dhe nenkryetari i fronti bashke me ate shtigen e Enverit..

Kotke une jam Janulla e vertete dhe ti nuk munde te me nderosh emrin..dhe fjalet qe thua ti une nuk ti mare borxh..

Gezim pac ne dashuri dhe ne familje me femijt e tu..  

 

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2007 17:41
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Shqiptare,duajeni me shume veten!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.