Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Mos jemi gje ne komunizem akoma ???
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
_zidan_
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/08/2008
Vendbanimi: France
Mesazhe: 31

nuk e ka fajin Berishizmi apo ....................e ke ti dhe une

Mendoj qe populli shqiptar po gezon nje demokraci pefekte,nuk po shoh nuanca komunizmi.Fajin per situaten ne SHqiperi e ka pupulli se demokracia ne nje nga kendveshtrimet e sociologeve eshte 'Sundimi i popullit nga populli prej popullit'.Pra jemi ti dhe une halfgang qe nuk dime te sundojme dhe te kerkojme ate qe meritojme.Sipas atyre qe theksove me pare me pak fjale ne haritem te rezojme komunizmin dhe morem demokracine dhe tashi nuk harijme dot te rezojme keta dy ose tre individe te politkes.E keqia qendron qe shume prej nesh nuk dime te kerkojme dhe shume e shume te tjereve ju pelqen kjo gjendje se kane interesat e veta.Sa per demokracine neve, e para e punes na i 'dhuroi' Enver hoxha fatmiresisht dhe fatkeqsisht me vdekjen e tij,pastaj u ndje si nevoje e popullit.Pra ne vite populli shqiptar nuk ka ditur te ngreje fjalen por ka menduar si te shkrej armet.po afrohet shekulli qe kemi gezuar pavarsine por po shterojne shpresat per te hyre ne europe me keto vrasje ne korçe me keto shperthime ne vorre etj etj. per ta mbyllur 'Kur nuk eshte vone per te bere diçka te mire'Te uroj gjithe te mirat urime per temen.

__________________
mos dashuro ate qe eshte e persosur, por persos ate qe do

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2008 01:56
_zidan_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė _zidan_ Vizito faqen personale tė _zidan_'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: _zidan_ Shto _zidan_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto _zidan_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nga sa kam kuptuar sfida fillon brenda vetvetes, sepse ne nje menyre apo nje tjeter secili kujton se ka nje status ne Shqiperi. Nje vend pune apo nje arritje, nje rreth shoqeror qe i duhet per gjerat e perditshme. Te fillosh revolucionin shoqeror duhet te arrish te shkeputesh nga keto, por kjo eshte e pamundur.

Fjala vjen: Para ca kohesh me duhet te vizitohesha tek nje doktor veshesh. Pyeta verdalle dhe dy burime me drejtuan tek nje doktoreshe e respektuar. Te dy burimet ishin te ndryshme dhe te pakten njeri ishte i besueshem per mua. Vajta tek doktoresha dhe me beri nja dy testime. Cdo gje ishte ne rregull. 3 dite me vone zgjohem nga nje dhimbje e forte veshi dhe kthehem me vrap atje. Ishte mengjes heret por "burimet" kishin numrin e telefonit dhe e moren. Pas dy oresh e takova prape doktoreshen, kesaj rradhe kisha infeksion akut dhe mu desh te marr nje qerre ilace. Nderkohe vrava mendjen nga mund te vije infeksioni dhe shikoja cdo veprim te doktoreshes, e cila perdorte te njejtat instrumente per te gjithe pa perdorur asnje mbrojtje higjenike. Sa me shume kaloi koha aq me shume u binda qe infeksioni im erdhi nga vizita e pare tek ajo doktoreshe. Per ironi isha ne klinike private dhe me ftuan te mos shkoj ne ambulancat publike se marr infeksion.

Kthehemi tek sfida. Qe te zhvillohet Shqiperia duhet qe une, individ i vetem i ardhur nga jashte, te hedh poshte njohjet e mia klanore dhe te shpall me ze te larte se ajo doktoreshe e respektuar shkaktoi semundjen time. Si mund te hedh poshte njohjet e mia klanore kur fale tyre une bera edhe 2 vizita te tjera me doktore te ndryshem me nje telefonate "miqsh"? Nderkohe qe nje dite doktori i shtetit kishte shkuar tek klubi perballe dhe mu desh prape ta therrisja me anen e nje miku. Pra, te rregullosh Shqiperine duhet te hedhesh poshte sistemin tone klanor (qe Mustafa Nano e spjegonte shume mire). Ne Shqiperi kedo te marresh eshte i lumtur per ate qe ka arritur, per policin qe njeh, per doktorin, per drejtorin, per deputetin, per ministrin, etj etj. Jo vetem kaq, por secili mundohet ti mbaje fort njohjet e veta sepse ata do e nxjerrin nga balta ne rast nevoje. Dhe ketu nuk behet fjale per balte te jashteligjshme, por per jeten e perditshme ku mund te te bjere ne qafe cdo lloj individi ose pushtetari per gjene me te vogel. Doktore si ajo me lart njoh te tjere. Disa jane kantidate per deputete, te tjere thone se i duhet statusi i deputetit qe te marrin pronat. Te tjere marrin fame si doktore VIP-ash dhe une degjoj me vone se kane shkaterruar pacientet me paaftesine e tyre (nje infeksion te ngjashem mora 10 vjet me pare nga nje doktor i mirenjohur).

Per sa kohe ti besojme me shume klanit sesa institucioneve do mbetemi ne te njejtin nivel. Per kete aresye nje pjese te fajit e ka mentaliteti yne. Dhe pjesen tjeter e ka politikani qe ka bere te humbasim besimin tek institucionet.

Ne konkluzionin tim jetojme ne nje shtet teatral, qe kemi krijuar per sy te botes. Vendosim ligje sipas direktivave europjane vetem per ti bere qejfin dhe per te marre ndonje ndihme ekonomike. Shumica jane dakort te vendoset denimi me vdekje, por askujt nuk ja mban te shpalle referendum. Me pak fjale nuk jemi ne kontakt me interesat dhe nevojat tona si popull dhe perfundojme te hapim dhe mbyllim celesin e ligjit vetem kur na intereson. Dhe kjo pa llogaritur qe morali i cdo shqiptari eshte i lekundur nga shume shume histori njerezish qe lekun e nxjerrin pa kaluar nga ndergjegjia e vet morale. Dhe kur ligji behet e vetmja pengese midis te moralshmes dhe te pamoralshmes atehere nuk mjaftojne gjithe ligjet e botes per te ngritur nje shtet, sepse nje ligj nuk mund te zevendesoje kurre moralin personal te nje veprimi te padrejte. Kete e them nga disa raste imoralitetesh te fresketa te njerezve qe njoh dhe pervecse ti transmetoj distancimin tim nuk mund ti detyroj per gje tjeter. Fundja ata jetojne atje, jo une. Dhe besoj tek ata do mbeshtetem kur te kem nevoje, me shume sesa tek ligjet dhe gjykatesit e Shqiperise.

E kupton tani pse eshte e pamundur ti veme shqelmin sistemit? Sfidoj cdo njeri te shkoje ne Shqiperi dhe te distancohet nga padrejtesite qe shikon. O do mbyllesh syte qe te vazhdosh perpara, ose do izolohesh nga shoqeria per te jetuar ne iluzionin tend. Dhe prape, une jam fajtori i gjendjes ku jetoj vete.

Modifikuar nga Fajtori datė 18/09/2008 ora 10:12

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2008 09:47
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Politika i jep drejtim e mire ose te gabuar ecjes dhe perparimit ekonomik te nje vendi.Si ndihet,si kuptohet,si perceptohet nga populli te qeverisurit e nje vendi nga nje parti qe vet populli sjell ne fuqi?
1-Mendoj se kjo shihet se a ka pune te pakten per 85% te popullsise se afte per pune?
2-Si ka ndihmuar qeverisja me politikat e saj ne drejrim te permiresimit te gjendjes ekonomike te popullsise?
3-Cfare ka bere qeverisja per permiresimin e infrastruktures ne qendrat urbane dhe ato rurale?A e dini se ne disa fshatra te Kuksit kalben me mijra tone patate,sepse fermeret nuk kane rruge per t'i transportuar ne drejtim te qyteteve? Me kuaj e gomere nuk mund te behet.Patatja eshte produkti i tyre dhe po nuk u shit ajo do te kalbet dhe ata do te jetojne sic i pershkruan Migjeni ne vitet 30.
E kam thene edhe here te tjera qe keta laro politikane nuk i kane siguruar per 18 vjet as uje e drita, dy produkte te domosdoshem jetesor.Sikur ndonje qeveri te siguronte keto elemente baze per popullin do te quhej kryeveper nga populli.Ne qytetin tim,populli te majte e te djathte thoshin,thuaj cfare te duash por, S Berisha nuk na ka lene pa drita. O zot thashe,shikoni sa pak kerkon ai mjeran popull!
Po te shikoje cmimet e ushqimeve,mishit etj ishte skandal.Cilesia e tyre e dobet dhe cmimet me te larta se ne kryeqytetin me te shtrenjte te Europes,Londres.Nje kg vaj kushtonte 2 Euro,ndersa une e bleje ketu 1 Euro dhe te nje cilesie me te mire.
Cmimet e naftes ne te gjithe boten jane ulur.Po ne vendin tone?Jo,ato vazhdojne te jene njesoj si ne pikun e ngritjes se cmimit edhe ne keto momente.Pse?Sepse shteti duke qene rregulltari nuk leviz as gishtin.
4-Siguria per jeten.
Jane shume per te thene,por vrasja e K Trebickes tregon se shteti eshte i kapur nga MAFIA dhe Kamorra.Jeta atje eshte e pasigurt per kedo.Ajo vrasje e ka zhvleresuar komplet qeverine dhe Saliun me spotin e llafeve kunder korrupsionit.
5- A jane te gjithe njerzit te barabarte para ligjit? JO!A i duhet dhene mbrojtje krimit dhe korrupsionit?
Shteti ka dashur ta mbroje te dyshuarin kryesor per Gerdecin dhe aferen e shitjes se armve e municioneve,ish ministrin Mediu,duke i bere presion prokurores se pergj e duke e zvarritur heqjen e imunitetit te tij.U desh nderhyrja e vrazhde e ambasadorit amerikan ne Tirane qe te zhbllokohej situata.
6-Uzurpimi i institucioneve te pavarura nga mazhoranca.
A duhet te uzurpoje gjithe institucionet e pavarura nje mazhorance(kupto Saliu)?
Shikoni cfare mendon mendja perverse e doktorit per te penguar prokurorine e pergjitheshme te kryej detyren e te zbardhe krimin e Gerdecit dhe zbardhjen e financave per rrugen Durres -Kukes.Kerkohet me ane te nje ligji te ri te kufizojne kompetencat e prokurores se pergjitheshme dhe surrat parruari E Alibeu kerkon te kontrolloj punen e nje organi te pavarur,pra ekzekutivi ta kete nen hyqem prokuroren e pergjithshme.Duke e pare se nuk mund ta kishin ne krahun e tyre,mazhoranca po mundohet ta bllokoje prokuroren e pergjitheshme.
7-Opozita jone e percare ne luften per kryetarin e qeverise nqse do fitoje!
Nqse opozita jone,opzita e grenjarve dhe e pazareve te pushtetit,e cila eshte e percare, do te lejoje Berishen te beje veprime te tilla,tregon se ajo nuk eshte me e mire se mazhoranca.Duke u fokusuar ne ngjarjet e ketyre 3 viteve mendoj se Saliu u corr sa ju mberthye gryka per te larguar Dh Sollakun nga karrigja e prokurorit te pergj, vetem e vetem se e ka ditur qe ai nuk do t'i linte atij dore te lire per korrupsion.Ai i trembej vendosmerise se tij per ta kryqezuar ate nqse do te futej ne afera te tilla. Ai shfrytezoi edhe veprime e mosveprime te tij dhe e hoqi ate/Nuk e kam kuptuar kete hile te tij,sepse mendoja qe ai njeri i mbrapsht kish ndryshuar.Por jo,ai ka ngelur po ai malok me ndjesi e veprime bajraktariste.Presidentit ja hoqi disa kompetenca,prokurorise po mundohet,ne KLD ka vendosur disa nga dora e tij, ne Gjykaten e Larte gjithashtu,po ashtu edhe ne kushtetuese.Shtoji kesaj edhe percarjen e opozites,per te cilen fola me poshte.
8-Reforma zgjedhore dhe paisja e shqiptarve me dokumenta te rregullta identifikimi.
Ai thote qe edhe zgjedhjet e reja do t'i fitoje perseri.Ruajna zot!Nuk e imagjinoj nje gjeme te till!I friksohem shume kesaj katastrofe! Opozita do te beje nje gabim fatal nqse degjon klithmat e I Metes per largimin e Saliut.Largimi i tij eshte me me pasoja se sa qendrimi edhe disa muaj.Shqiptaret nuk duhet te votojne me me certifikata ,sepse partia e saliut do t'i vjedh perseri votat.Mendoj se Rama ka te drejte qe nuk bie dakort ne kete pike.Bashkpunimi per reformat e medha me interes kombetar duhet te vazhdoje,se sa te braktiset parlamenti.Kjo na kthen ne kohet e vjetra dhe bllokon ecjen e vendit drejt synimit te madh. Nuk duhet ta shtojme skepticizmin e europianve me sjellje te tilla te politikes se vjeter.
Qeverise se doktorit nuk i duhen mohuar edhe disa suksese(paraardhesit nuk bene asgje te mire,vetem vodhen e krijuan monopole per vete).Per kete ai ka marre pergezime edhe nga org nderkomb,bile ai nuk shihet me sy te keq edhe ne Bruksel.Ndersa E Rama nuk ka fare simpati ne politiken e EU.
Te dalim tek ju te rinjte.Ju jeni si ne baballaret tuaj.Ndryshoni shume pak nga ne.Ngjajme si dy pika uji.Edhe ju mendoni se si te pasurohen sa me shpejte e pa u lodhur.Per ata qe banojne ne Shqiperi jam kategorik,sepse ardhjen ne pushtet e shikojne si nje mundesi per te vjedhur.Askush nuk mendon per te ardhmen e shumices.Shume nga ata qe kane studiuar ne perendim,apo studiojne jane djemte dhe vajzat e atyre qe i kane derguar ata universiteteve te Europes dhe Amerikes me pare korrupsioni.Jane nje pakice ata qe me punen e prinderve dhe mundin e tyre kane arritur disa suksese ne edukimin e tyre.Kjo pakice jane teper pesimist,nqse i futen politikes per te miren e vendit,sepse nuk i lejne baballaret e korruptuar dhe femijet e tyre me grykes se baballaret.Eshte e paimagjinueshme e ardhmja e atij vendi dhe atij populli.Ju garantoj se vendi jone do te jete i fundit qe do te jete antar i BE,bile mbrapa Turqise.Si perfundim dua te bashkohem me mendimin e shume forumistave se fajin e kemi ne si popull qe nuk dijme,nuk kemi kulturen e duhur demokratike.Sa te jemi gjalle ne te vjetrit ju djemte dhe vajzat e reja e keni te veshtire te cani.
Populli ne vendin tone eshte nje turme e ndare ne dy pjese,teper injorante.Ajo ka shkuar nja 10 here ne kutite e votimit ne mos gaboj dhe nuk ka nxene mend,por vazhdon e voton qorrazi.
Ne te vjetrit te pakten duam edhe 20-25 vjet te ikim nga kjo bote.Me vjen keq per ju qe keni fatin e keq te qeveriseni nga mendjet tona te ndryshkura!Ne jemi te pandreqshem.Mendoni dhe gjeni zgjidhje qe te na veconi ne,sepse po ju pengojme shume.
Me shume anoj nga pesimizmi se sa nga optimizmi.
I pari vdekte Ramizi, Saliu,Gjinushi,Ceka e gjer tek Edvini e pas tij ne te tjeret!Ndryshe nuk ka prosperitet per ju!
I deshperuar per ato qe ndodhin ne vendin tone, ngrita disa probleme me aq sa mundem e sa ma pret rradakja ime.Te me ndjeni nqse kam gabuar!
Ju pershendes dhe ju dua te gjithve!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2008 11:28
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nga sa kam kuptuar sfida fillon brenda vetvetes, sepse ne nje menyre apo nje tjeter secili kujton se ka nje status ne Shqiperi. Nje vend pune apo nje arritje, nje rreth shoqeror qe i duhet per gjerat e perditshme. Te fillosh revolucionin shoqeror duhet te arrish te shkeputesh nga keto, por kjo eshte e pamundur.

Fjala vjen: Para ca kohesh me duhet te vizitohesha tek nje doktor veshesh. Pyeta verdalle dhe dy burime me drejtuan tek nje doktoreshe e respektuar. Te dy burimet ishin te ndryshme dhe te pakten njeri ishte i besueshem per mua. Vajta tek doktoresha dhe me beri nja dy testime. Cdo gje ishte ne rregull. 3 dite me vone zgjohem nga nje dhimbje e forte veshi dhe kthehem me vrap atje. Ishte mengjes heret por "burimet" kishin numrin e telefonit dhe e moren. Pas dy oresh e takova prape doktoreshen, kesaj rradhe kisha infeksion akut dhe mu desh te marr nje qerre ilace. Nderkohe vrava mendjen nga mund te vije infeksioni dhe shikoja cdo veprim te doktoreshes, e cila perdorte te njejtat instrumente per te gjithe pa perdorur asnje mbrojtje higjenike. Sa me shume kaloi koha aq me shume u binda qe infeksioni im erdhi nga vizita e pare tek ajo doktoreshe. Per ironi isha ne klinike private dhe me ftuan te mos shkoj ne ambulancat publike se marr infeksion.

Kthehemi tek sfida. Qe te zhvillohet Shqiperia duhet qe une, individ i vetem i ardhur nga jashte, te hedh poshte njohjet e mia klanore dhe te shpall me ze te larte se ajo doktoreshe e respektuar shkaktoi semundjen time. Si mund te hedh poshte njohjet e mia klanore kur fale tyre une bera edhe 2 vizita te tjera me doktore te ndryshem me nje telefonate "miqsh"? Nderkohe qe nje dite doktori i shtetit kishte shkuar tek klubi perballe dhe mu desh prape ta therrisja me anen e nje miku. Pra, te rregullosh Shqiperine duhet te hedhesh poshte sistemin tone klanor (qe Mustafa Nano e spjegonte shume mire). Ne Shqiperi kedo te marresh eshte i lumtur per ate qe ka arritur, per policin qe njeh, per doktorin, per drejtorin, per deputetin, per ministrin, etj etj. Jo vetem kaq, por secili mundohet ti mbaje fort njohjet e veta sepse ata do e nxjerrin nga balta ne rast nevoje. Dhe ketu nuk behet fjale per balte te jashteligjshme, por per jeten e perditshme ku mund te te bjere ne qafe cdo lloj individi ose pushtetari per gjene me te vogel. Doktore si ajo me lart njoh te tjere. Disa jane kantidate per deputete, te tjere thone se i duhet statusi i deputetit qe te marrin pronat. Te tjere marrin fame si doktore VIP-ash dhe une degjoj me vone se kane shkaterruar pacientet me paaftesine e tyre (nje infeksion te ngjashem mora 10 vjet me pare nga nje doktor i mirenjohur).

Per sa kohe ti besojme me shume klanit sesa institucioneve do mbetemi ne te njejtin nivel. Per kete aresye nje pjese te fajit e ka mentaliteti yne. Dhe pjesen tjeter e ka politikani qe ka bere te humbasim besimin tek institucionet.

Ne konkluzionin tim jetojme ne nje shtet teatral, qe kemi krijuar per sy te botes. Vendosim ligje sipas direktivave europjane vetem per ti bere qejfin dhe per te marre ndonje ndihme ekonomike. Shumica jane dakort te vendoset denimi me vdekje, por askujt nuk ja mban te shpalle referendum. Me pak fjale nuk jemi ne kontakt me interesat dhe nevojat tona si popull dhe perfundojme te hapim dhe mbyllim celesin e ligjit vetem kur na intereson. Dhe kjo pa llogaritur qe morali i cdo shqiptari eshte i lekundur nga shume shume histori njerezish qe lekun e nxjerrin pa kaluar nga ndergjegjia e vet morale. Dhe kur ligji behet e vetmja pengese midis te moralshmes dhe te pamoralshmes atehere nuk mjaftojne gjithe ligjet e botes per te ngritur nje shtet, sepse nje ligj nuk mund te zevendesoje kurre moralin personal te nje veprimi te padrejte. Kete e them nga disa raste imoralitetesh te fresketa te njerezve qe njoh dhe pervecse ti transmetoj distancimin tim nuk mund ti detyroj per gje tjeter. Fundja ata jetojne atje, jo une. Dhe besoj tek ata do mbeshtetem kur te kem nevoje, me shume sesa tek ligjet dhe gjykatesit e Shqiperise.

E kupton tani pse eshte e pamundur ti veme shqelmin sistemit? Sfidoj cdo njeri te shkoje ne Shqiperi dhe te distancohet nga padrejtesite qe shikon. O do mbyllesh syte qe te vazhdosh perpara, ose do izolohesh nga shoqeria per te jetuar ne iluzionin tend. Dhe prape, une jam fajtori i gjendjes ku jetoj vete.



Kur isha ne itali mu mbush mendja top qe ne nje fare menyre "nuk eshte faji yne". Duke qene se shumicen e lidhjeve e kemi me italine dhe pjesa me e madhe e emigranteve eshte ne itali, dhe se lidhjen e pare me boten e patem me italine, ne kemi importuar mentalitetin e tyre. Kur keto gjera ndodhin ne nje vend te perparuar (anetare te G7) ...... thashe me vete, kot i biem me qafe katunarise shqiptare.
Just my opinion..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2008 12:28
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Interesante shkrimet ne kete faqe... makiavel me nje fjale qofte ta shikosh si nje nevoje per qendrueshmeri politike e bashkim qofte si nje ironi te historise te nje pushteti te korruptuar ku qellimi justifikon mjetin!

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2008 19:13
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
halfgang
A_N_O_N_I_M_U_S

Regjistruar: 04/06/2005
Vendbanimi: NERIELO RECORD'S
Mesazhe: 2924

Me sa kuptova une populli yne c'do qeveri qe drejton kete vend eshte si diktature per te...

Askush nuk guxon te ngreje zerin se kane frike nga policia (para dy vitesh e vertetova dhe vete me syte e mi kur kisha nje problem me pashaporten time dhe me duhej te vija tek rajoni i policise) askush nuk guxonte ti shihte policat ne sy dhe te kerkonin te drejtat qe u takonin...

Atje ne shqiperi ose u kane bere shplarje truri qe ndodhin keto gjera ose u pelqen me te vertet qe te jetojne nje jete te tere me friken brenda vetes ndaj shtetit...

Jam akoma kurioz te di pse perdor akoma saliu kete skeme neper mitingje

LIRI DEMOKRACI???

Liri prej kujt ??? kur eshte ai qe po e drejton kete vend... mos eshte akoma nje mesazh prej tij qe ai eshte nje tradhetar dhe spo e kuptojme dot???

Demokracine e kemi fituar qe ne vitin 1990 duke derdhur gjak shume persona te drejte qe mendoj se po te ishin gjalla ne te vertet do ishim shume por shume perpara, se ata njerez nuk u vune ne krye te demostratave per te zene nje karrike por si e si qe te shpornim komunizmin , fatkeqesia e tyre dihet dhe fatkeqesisht populli shqiptar ata njerez i ka harruar fare... nga levizjet e tyre shume veta perfituan dhe e gjeten rrugen te hapur per te perdorur te quajturen ''demokraci'' se ne te vertet eshte komunizmi nen saj...

Se partine tjeter nuk e zura ne goje fare... paci fatin e kaposhit...(dhe po nuk e kuptuat lexoni tek (o te hap vrime te re une ty tek tema e humorit)

__________________
R.E.S.P.E.K.T

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2008 09:53
halfgang nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė halfgang Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me halfgang (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: halfgang Shto halfgang nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto halfgang nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ēfare thua
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/05/2008
Vendbanimi: Ne shqiperi (ēeēen)
Mesazhe: 48

Sikur mos te ishin ato budallliqet e luftave te klasave e spiuanve etj, me mire ne kohen e xhaxhit te varfer por pa stres, halli me i madh me u ba brigadier ose magazinier si Jovani.

__________________
Para Laēi...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2008 13:52
ēfare thua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ēfare thua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ēfare thua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ēfare thua Shto ēfare thua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ēfare thua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
halfgang
A_N_O_N_I_M_U_S

Regjistruar: 04/06/2005
Vendbanimi: NERIELO RECORD'S
Mesazhe: 2924

Citim:
Po citoj ato që tha çfare thua
Sikur mos te ishin ato budallliqet e luftave te klasave e spiuanve etj, me mire ne kohen e xhaxhit te varfer por pa stres, halli me i madh me u ba brigadier ose magazinier si Jovani.


 

po te ishim depot e hembargos po mire do ishte ti ishim te gjithe magaziniera por mundohu te behesh magazinier me kete kohe qe jemi dhe jo me te shkuaren e hidhur qe na la 50 vjet mbas botes...

__________________
R.E.S.P.E.K.T

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2008 16:43
halfgang nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė halfgang Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me halfgang (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: halfgang Shto halfgang nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto halfgang nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Mos jemi gje ne komunizem akoma ???

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.