Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha duhet larguar nga pushteti dhe drejtimi i PD
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha back4ever
Mir e ke po me thuaj ku ta gjejm ate film ne qe jetojm shume larg,kur e kerkoj ne LimeWire me dalin ca pislliqe clips,


Kerko ketu:
www.movietvonline.com

Kujdes reklamat dhe viruset dhe mos prano instalime.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2008 14:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Ciao miku im piktor!
Eshte e paimagjinueshme i dashur.Nuk kam degjuar e lexuar askund per nje dyndje kaq barbare mbi pronat e dikujt tjeter.Edhe komunistet me reformen agrare nuk u sollen ne kete menyre kaq barbare me token me 1946.Ata behe shtetezimin e gjithe tokes se rrembyer,por komunistet nuk i la kush te benin shtepi ku t'ju tekej meqe kishin luftuar.Ajo kohe e ndyre i la njerzit atje ku ishin dhe per ata qe me pune erdhen neper qytete u veprua ne baze te ligjeve qe u bene.Po ne kohen e gjoja demokracise na u torrkan njerzit taborre,taborre e zaptokan pronen privare.Na ngrihet nje Sali Tropoja e ju thote o burra rrebeni tokat e te tjerve.I mbillni me bime qe ju interesojne vetem sa nuk u tha shqip;i mbillni me droge.Lejoi piramidat dhe ato pare qe fituan njerzit i lane ne to.Dikush shiti edhe shtepine dhe ngeli ne mjerim.Si rezultat i falimentimit te piramidave,njerzit ju turren dhe shkaterruan shtetin e tyre.I vetmi njeri pergjegjes per keto ''mrekulli'' eshte S Berisha.Faktoret e jashtem nuk po i marre parasysh.Kjo katrahure e shkaktuar prej tij na coi gati ne lufte civile.Te pakten nja 3 mij djem nenash hane dhe sot.Pra ku ishte personi qe i nderseu ata mjerane,te cilet u turren e zaptuan tokat e te tjerve.Me e keqja eshte se ata ishin edhe te armatosur gjer ne dhembe tani.Me vjen keq kur thua se une them qe 95% jane cecen.Une kam thene per ate pjese qe ka zaptuar'' pronat qe ua kane lene baballaret me tapi''.
Duhet te dish dicka;se po nuk ishe i mire per vellain tend nuk je i mire per askend.I ligu motres e i miri botes -themi ne vlonjatet.
Une flas keshtu e tregohem i ashper.sepse kontaktoj shpeshhere me ta ketu ku jetoj.Te neveritin me arsyetimet e tyre.Ish toke e beut,prandaj e zume me tha nje hasian.Mire regjimi i palacove komunist i persekutoi bejleret,por edhe regjimi demokratik po ua vjedh pronat.A eshte normale kjo?Pjesa me e madhe e tyre kane qene krenaria e kombit tone.Kane qene familje qe kane punuar e sakrifikuar per fatet e vatanit.Thosh mire ushtari i Afganistanit,zogolliani Petrit Kola qe PS dhe PD jane pjella te PPSH-s.
Edhe njehere te them se une nuk jam nga ata qe i fus te gjithe ne nje thes e pastaj i mbyll gryken.E kam fjalen per ata trimat e shkurtit 1997 dhe shtatorit 1998.Ata nuk jane gjithe njerzit e ndershem qe shikojne punen e tyre dhe punojne nga mengjezi gjer ne mbremje.
Pastaj fjalen cecen nuk ua kam ngjitur une.Bile keshtu i quajti njehere edhe komandanti i tyre Saliu.
Te uroj nje mbremje sa me te kendeshme!
Respekte

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2008 18:57
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

ish Miku im IQVLORA

Pershendetje IQVLORA t'u drejtova me Ish sepse miku im virtual ishte tjeterkush dhe jo ju qe shkruani tani. Nuk e di nese ish mikut tim i kane vjedhur identitetin virtual apo ka ndodhur dicka ne mendjen e tij.

Besoj keni prova te mjaftueshme per mua qe nuk jam as Cecen dhe as Lab keshtu qe mund te jem jashte betejes se perjetshme midis gjoksgropeve dhe kokexhungave. por per te qene korrekt me traditat e popullit shqiptar dhe me doket e zakonet, Veriu eshte shume me korrekt sesa Jugu. Per te qene korrekt duhet thene se kur mesjete ne Jug sundonte kusaria dhe kacaket qe vidhnin, prisnin, perdhunonin dhe jetonin ne kurriz te atyre qe punonin, ne Veri nese vidhje nje pule te shkonte koka dhe kjo bente qe njerezit te ishin korrekte me njeri-tjetrin. Nese ne Jug hynte ushtari i huaj dhe shfrynte epshet me ke ti tekej, ne veri pa u vrare edhe burri i fundit i katundit nuk guxonte t'i afrohej nje gruaje. E per te ecur me tej me arrogancen tipike labe apo vlonjate ne 1997, nese verioret u kthyen mbrapsht, labet qe mbeten aty dhe qe nuk ishin pjese e bandave, u rrahen, vrane, vodhen dhe perdhunuar. Pa pyet njehere se sa vlonjate jane poshteruar ne '97? sa bij nenash kane mbytur vlonjatet neper skafe? pa pyet njehere se imazhin e zi qe kemi ne bote e kemi dhurate nga labet dhe vlonjatet qe trafikonin klandestine, arme dhe droge.

Ju thashe me pare qe une jam mbi palet dhe po ne te njejten menyre do i isha pergjigjur dikujt nga veriu qe do te shante Vloren apo ndonje krahine tjeter. Cecenet erdhen ne Tirane per te kerkuar nje jete me te mire as nuk i solli dhe as nuk i ndalonte dot njeri. Ashtu si shume prej nesh kane emigruar dhe nuk ka te drejte njeri t'i ktheje mbrapsht ashtu edhe ata duhet te qendrojne aty ku jane, natyrisht duke iu pershtatur rregullave, si te gjithe ne te tjeret.

IQVLORA mos m'u pergjigj edhe mua me termin bathoras se une jam aq autokton e me toke ne Tirane sa s'ka, por nuk ka lezet qe shqiptaret te diskutojne me njeri-tjetrin me kete ton.

Zoti ju falte

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Tetor 2008 14:05
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Pershendetje ish miku im.Edhe une po te drejtohem me te njejten menyre.
Te jesh i sigurt se askush nuk ma ka vjedhur identitetin tim,por mendoj se duhet te jemi realist ne gjykimet tona.
Besoj se nuk jeni as cecen e as nga ne qe e kemi gjoksin me grope,por jeni nga mesi i Shqiperise,ndoshta me origjine nga ata qe na mbajten te pushtuar per 500 vite.
Me sa kuptoj nga shkrimi juaj e ditkeni gabim historine e Laberise ose ta ka qefi ta shtremberosh qellimisht.Pushtues vertete kane ardhur ne Laberi si ne gjithe vendin,por eshte e ditur boterisht nga te gjithe shqiptaret se ne krahinen tone ka ngrene dhe ha miza hekur.Besoj se ushtaret e huaj i kane shfryere epshet atje ku ka patur njerez te dobet e te pazemer.Ata i kane shfryre epshet vetem atje ku i kane pritur me lule me 7 prill 1939.Sa per dijeni,ne Vlore dhe ne Durres pipinot u priten me plumba jo me lule.Besoj e ke pare edhe nga dokumentaret e asaj kohe se ne Tirane ushtaret e Duces u priten me lule
vetem ne Tirane.I huaji bene ashtu si i do menderja kur gjen njerez te dobet e frikacak.Ne qe e kemi gjoksin me grope, nuk na karakterizojne keto veti.Edhe verioret qe ti i quan kokexhungs e kane pritur te huajin me plumba e jo me lule.Revolta ime eshte kunder nje njeriu,i cili votoi per Ligjin 7501 dhe ju beri thirrje veriorve,qe ju ne Tirane i therrisni cecen,te turreshin e te zaptonin tokat e te tjerve.Meqe ju keni kete mendje, te me falesh,por mire jua kane bere qe i kane zaptuar toket tuaja,sepse ju nuk jeni te zot te mbroni as pronen tuaj.Ne me gjksin grope nuk kemi probleme me verioret.Problemet qe po zbulohen,jane grabitja e pronave ne bregdet nga njerez te pushtetit dhe ish pushtetare.
E vertete eshte se Lebet kane vjedhur dhe cfarosur karvanet e ushtrise turke,ndersa zona nga jeni ju i ka ndihmuar dhe dashur pushtuesit turq.Me 1915 H Qamili pelliste si gomar:''Dum baben''.Ne kurre nuk e kemi dashur ate baben tuaj.I jap shume te drejte shkrimtarit tone te madh Kadare per ato qe ka thene per Shqiperine e mesme e kryesisht per Tiranen.
Me vjen keq qe flet ne numrin shumes ish miku im.Sa per '97-n po ja fut kot.Ne nuk ju tremben asnjehere bandave dhe banditeve,por po te kujtoj se ju ne Tirane ju kish hyre frika ne palce se mos krimineli Zani Caushi vinte ne Tirane.Ato dite te zeza kam qene ne Tirane tek shtepia e nje mikut tim verior,i cili nuk rron me, i cili me tha:"Tiransit po i mbushin breket se i tremben nje ardhje te kriminelit ne kryeqytet".Keto fjale i degjova edhe nga doktoret dhe infermieret e Spitalit NR 1 ku solla per vizit nje njeriun tim.Ata habiteshin se si mund te dilje nga Vlora e te vije ne Tirane.Sa per dijeni banditet luftuan me njeri tjetrin e jo me qytetaret vlonjate.Cdo familje kishte nje ose disa arme ne shtepi dhe ishte i vendosur t'i perdorte ato,qofte burrat apo grate,nqse banditet do te benin ndonje shaka qe do t'ju kushtonte koken.Asnjehere nuk ndodhi ajo qe mendon ti.Ato arme u perdoren me vone nga verioret per te grabitur rrugve te Shqiperise me maska.Qindra kosovare kane rene pre e ketyre ''trimave'' me maska e plot qytetar te tjere.Bile aty kety dalin edhe ne keto kohe qe po shkembejme keto mendime une dhe ti.Dihet qe per ta ka qene gzim i madh hapja e depove te armve,sepse nuk llogariten se sa hasmeri e gjaqe te reja jane bere e do te behen ne te ardhmen.
Sa keq qe shprehesh ish miku im kur i bene gjithe vlonjatet skafiste.Skafistet e kane patur dhe e kane bazen aty ne Tirane;nga Nano,Gjinushi,A Malaj & Co.Kane ndodhur qe edhe jane mbytur njerez se bashku me skafistin,por jo se eshte bere qellimisht.Jane shume pak ata qe jane mbytur ne det,por jane me qindra e mijra ata qe po bejne nje jete perse mbari dhe i falenderojne ata qe ju bene te mundur kalimin ne perendim.Ata tani rrojne si njerez,njekohesisht ndihmojne te afermit e tyre dhe ekonomine e Shqiperise.Tregohu i arsyeshem dhe gjyko si realist.Sot nuk po te kuptoj,sepse je kapur vetem pas disa gjerve te vogla negative dhe ke harruar pozitivet qe jane shume me te medha.Perseri po gabon kur thua se vlonjatet qenkan fajtore per imazhin e shqiptarve.Jo i dashur miku im.Ti nuk e beson as vet kur e shpreh ate fjale.E verteta e per imazhin tone ka qene dhe eshte shteti jone i mbytur nga kontrabanda dhe korrupsioni,nga MAFIA me nje fjale.Kur shteti bashkpunon me krimin,ky quhet krim i organizuar.Une e kuptoj "zhgenjimin" tend me mua,por une kam nxjerre konkluzione qe nga Gerdeci,kontrabanda e armve te organizuar nga qeveria e sotme e plot skandale te reja ku jane perfshire qeveritaret e sotem.Kengen do ta degjosh pak me vone;kur do t'i dali tymi kesaj maskarade.Jam teper i zhgenjyer.Sali Berisha duhet te largohet sa me pare.U largua Tony Blair nga pushteti e jo me nje i korruptuar.Largimi i tij do ta shendoshi jeten ne PD dhe ajo do te behet e besueshme per elektoratin.Ndryshe,me Berishen ne krye PD nuk do te rrije me 8 vjet ne opozite por18 vjet.
Une jam shprehur pak ashper dhe kam te drejte.Po te kujtoj opinionin e ambasadorit britanik i cili tha para disa diteve:Me pyesin se pse investitoret britanike nuk vine ne Shqiperi? Pergjigja ime eshte se ju duhet te zgjidhni problemet e pronesise dhe ata do te vijne,ndryshe eshte e pamundur.
Kompesimin per pronat pronaret e ligjshem nuk kane per ta marre as femijet e femijve te tyre jo ata vete.Besoj e kupton se sa dem i ka beri ky njeri Shqiperise!!!!
Zoti e bekofte shpirtmadhesine tende, e cila eshte ne dem te te ardhmes se gjithe shqiptrve!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2008 14:20
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

I dashur Ami

Se pari

Tashme jemi mesuar me stilin tend “mordi e fuggi” (“kafshoje dhe futja me vrap”). Kjo nuk eshte korrekte. “Deklarata” te tilla ne drejtim te kujtdo anetari te forumit, e per me teper drejt dikujt qe deri dje e quaje mik (virtual) jane impenjative dhe nuk mund ti besh ne kete menyre. Ato, ose behen duke i dhene mundesine tjetrit te pergjigjet, ose nuk behen fare dhe flitet vetem per argumentin. Dhe ti, Miku im, duke qene se do shkruash prape ketu VETEM pas ndonje muaji, nuk i jep mundesine IQ-se qe te te pergjigjet duke debatuar me ty.

 

Se dyti

Pak i cuditshem ky koncepti yt per „mik-un“ (edhe pse e kuptoj qe vjen nga formimi yt partiak). Miqte e tu jane vetem ata qe e mendojne si ty? Nje miku yt nuk ka te drejte te nderroje mendim per dicka, ne te mire o ne te keq? Kaq vlera “bindjesh” ka miqesia per ty? E te mendosh qe ketu flasim per miqesi “virtuale”, ku nuk ndahen as prona, as interesa, as ndjenja apo ku di une dhe nuk e imagjinoj dot se si mund te ndodhi me miqesine reale qe ke ti.

Ne te njejtin shkrim ku fton (asnjanshmerisht) per ndjenja vllazerie e miqesie, po aty deklaron se nuk ke me mik (virtual) dike, vetem sepse ti mendon se ai ka “kaluar nga krahu tjeter”. Te kam zili per kete koerence, komplimente.

Personalisht mund te te them se, pavaresisht se kam bindje te kunderta me te, IQVLORA eshte miku im me i mire ketu brenda. E respektoj nder te tjera sepse i thote te bardhes se bardhe dhe te zezes e zeze ne te gjitha rastet dhe per te gjitha ceshtjet, pavaresisht nga bindjet partiake qe ka. Dhe ne nje shoqeri te militantizuar si ajo shqiptarja kjo eshte nje vlere shtese.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2008 15:03
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Per shkrimin e Ami-t

Pasi shkruan:

 

Citim:

por per te qene korrekt me traditat e popullit shqiptar dhe me doket e zakonet, Veriu eshte shume me korrekt sesa Jugu…..



thua:

Citim:

Ju thashe me pare qe une jam mbi palet dhe po ne te njejten menyre do i isha pergjigjur dikujt nga veriu qe do te shante Vloren apo ndonje krahine tjeter.

 

A nuk jane kontradiktore keto dy thenie me njera tjetren? Mah …. paske marre stilin e te shkruarit te Bogdanit me duket

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2008 15:07
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Per temen mbi "cecenet"

Per sa i perket debatit per “cecenet” desha t’ju tregoj nje bisede qe me ka bere te reflektoj shume:

 

Une e kam nusen denbabaden tiranase. Te gjithe ne fisin e saj jane tiranas e po ashtu edhe krushqite i kane bere me tiranas (perjashto vetem rastin tim). Nje dite po pinim nga nje gote me nje cun daje te nuses dhe doli muhabeti i “ceceneve”. Natyrisht ai “i shante” ata. Duke qene se une jam me origjine nga jugu i thashe qe cecenet kane ardhur ne Tirane njelloj si ne jugoret.

 

Ai mu pergjigj:

 

Po, ke te drejte, keni ardhur edhe ju “apashet” e jugut por ka nje diference te madhe midis jush. Kush eshte kjo diference?

Fakti qe jugoret na njohin si pronare.

 

Dmth jugoret qe jane spostuar ne tirane, ne nje menyre apo ne nje tjeter e kane “zgjidhur” problemin me pronarin e tokes (dmth tiranasin dhe/ose te tjere), si ate formal edhe ate informal, ndersa verioret e kane uzurpuar pronen e tiranasve dhe nuk i njohin fare per pronare e jo me ta “zgjidhin” konfliktin me pronarin. Verioret vijne e thone “ESHTE E JEMJA” dhe nuk ke cfare tu besh.

 

Keshtu me tha ai dhe mendoj qe kishte te drejte. Konflikti me pronaret e tokave ka bere verioret te shikohen me sy te shtrember kudo ku kane vajtur ne periudhen e pas rregjimit. Ndersa jugoret, ne shumicen e rasteve, e kane zgjidhur kete konflikt, prandaj edhe "nuk kane rene shume ne sy".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2008 15:12
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Mocioni i mosbesimit, Berisha nė dorė tė Topit

IQ, besoj se po afron dita kur Berisha te largohet!


Ja si shkruan "Gazeta Shqip" sot:

Mbështetësit e Presidentit Bamir Topi brenda Partisë Demokratike janë të vetmit që mund të garantonin një rokadë kryeministrash para zgjedhjeve të vitit 2009. Kombinacionet numerike të opozitës nuk mjaftojnë për ta përmbyllur me sukses këtë "operacion", ndaj futja në lojë e krahut anti-Berisha brenda selisë blu do të ishte çelësi i zgjidhjes. Edhe pse në disa momente është deklaruar hapur ideja e mocionit, përfaqësuesit e këtij grupi brenda PD-së kanë mbetur në heshtje


Por pervecse Berisha te lere vendin e Kryeministrit dhe te kryetarit te PD-se (qe me duket e veshtire...) duhet te shkoje perpara drejtesise!!!



Artikulli i plote ketu.

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2008 15:06
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

LoL

Gjergji, ti qe jeton atje dhe akoma permend "drejtesine" me dukesh pak si cakerr. Mendon se drejtesia ne Shqiperi ka pjekurine te merret me nje personazh te kalibrit te Sales, kur as drejtesia italiane s'ka takat te merret me Berluskonin... Pfffff. Dhe te mendosh qe pushteti juridik eshte komplet i ndare ne Itali nga ai ekzekutiv. Ne Shqiperi te tre pushtetet (legjislativ, ekzekutiv, drejtesi) varen me se shumti nga krahu qe fiton zgjedhjet. Pra, se kuptoj ku e gjen kurajon morale te fantazosh per gjyqe te balancuara dhe gjakftohte ndaj nje kryeministri ne Shqiperi... Dac ta denojne, dac jo, do jete vetem nje gjyq farse dhe politik... per sa kohe politika te influencoje cdo hap te jetes.

Njoh nje person qe donte te behej deputet qe te merrte pronat. "Ohu, tha, kur s'je askush te nxijne jeten. Te pakten kur je deputet mund te mbrohesh me mire".

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2008 15:28
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Re: Mocioni i mosbesimit, Berisha nė dorė tė Topit

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
IQ, besoj se po afron dita kur Berisha te largohet!

Por pervecse Berisha te lere vendin e Kryeministrit dhe te kryetarit te PD-se (qe me duket e veshtire...) duhet te shkoje perpara drejtesise!!!







Oh kete nuk arrij ta besoj,nuk eshte nga ata burra Berisha qe jep doreheqeje,perkundrazi...ai edhe ne situata me te veshtira,nuk heq dore KURRE nga karrigia.
Ai Pd e ka prone te tijen,dhe nqs iken(gje qe me duket e pamundur) ne postin e tij,do kaloje prape nje servil i tij.....qe me rregull treshi(te me fali treshi,qe u permend )....PD ngelet prape ne duart e Berishes...
Shkurt hesapi,ne sdo shpetojme ndonjehere nga ai...dhe mbeshtesit e tij....dhe nga te gjithe te ngjashmit e tyre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2008 15:30
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:43 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha duhet larguar nga pushteti dhe drejtimi i PD

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.