Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Korce, vdes Kosta Trebicka
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Korce, vdes Kosta Trebicka

Aksidentohet per vdekje ne Korce, Kosta Trebicka, personi qe denoncoi aferen e shitjes se municioneve.

Kosta Trebicka, po kthehej nga gjuetia ne fshatin Lekas, kur automjeti i tij tip Nissan doli nga rruga.

Megjithese policia nuk ka bere nje njoftim zyrtar, burime te larta te policise lokale dhe burime diplomatike, konfirmuan lajmin per Top Channel.

Trupi i Trebickes u gjet nga fshataret ne Lekas bashke me dokumentat e tij.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2008 15:36
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Sipas ketyre makina e tij nje Nisan Patrol me targa Tirane sipas dy deshmitareve ka bere disa rrotullime ne ajer dhe e ka zene Trebicken poshte ne makine i eshte gjetur nje arme gjahu dhe nje zog qe kishte vrare .Eshte shume i  cuditshme nje aksident i tille pastaj per gjah sikur nuk shkohet vetem shkohet me miq!!!!!

Ngushellime familjes

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2008 15:53
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ia futen thuaj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2008 21:11
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
akrepi2008
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 02/06/2008
Vendbanimi: .
Mesazhe: 335

Sa keq per te. Po me e kobshme kur ca njerez hamendesojne mbi tragjedine e tjetrit.
ndjese paste

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2008 21:20
akrepi2008 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė akrepi2008 Kėrko mesazhe tė tjera nga: akrepi2008 Shto akrepi2008 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto akrepi2008 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA  
... pastaj per gjah sikur nuk shkohet vetem shkohet me miq!!!!!



Tan Hoxha incident me makine, Kosta Trebicka po ashtu.

Do jete per faj te rrugeve te keqia qe ka Shqiperia.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2008 22:05
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

C“fare koinsidence.
Nejse ndjese paste.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2008 07:36
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Vdekja e Trebickės, ekspertė amerikanė nė vendin e ngjarjes

Lindita Çela
Shtune, 13 Shtator 2008 13:01:00



Korçë- Ne vendin e ngjarjes, ku u gjet pa jete biznesmeni Kosta Trebicka kane mberritur vetem pak me pare eksperte amerikane. Ekspertet, mberritur pas kerkeses per asistence nga vendi yne, mesohet se do te bejne matje ne vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Ata sapo kane mberritur ne Korçe, jane takuar me drejtuesit e policise dhe personat qe po merren me hetimet ne vend. Dy ekspertet do te bejne matje, per te mundesuar rindertimin e skenes se asaj qe deri tani eshte cilesuar si nje aksident misterioz.

Nderkaq, mbyllja e ekspertizes mjeko-ligjore nuk eshte shoqeruar me ndonje deklarate zyrtare nga ana e policise. Ajo insiston ne hetimin si piste kryesore te nje aksidenti automobolistik, duke theksuar se plaget e gjetuar ne trupin e viktimes, ne koke dhe ne pjesen e kraharorit kane ardhur si pasoje e goditjes me mjetin.


Bllokohet dhoma ku fjeti Trebicka
Korçë- Merret në pyetje personeli i hotelit ku ka kaluar natën, para se të gjendej i vdekur biznesmeni Kosta Trebicka, dëshmitari kyç i Gërdecit. Sipas burimeve nga policia mësohet se në komisariat janë duke dëshmuar dy kamarierët që i kanë shërbyer dhe roja.

Dhoma ku ka fjetur Trebicka është bllokuar. Mësohet se në të janë gjendur sende personale të tij, të cilat gjithashtu janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Është konfirmuar se ai në hotelin ku ka qëndruar në Voskopojë nuk është regjistruar me emrin e tij.



***
Trebicka, ekzekutim apo aksident?

Dyshime dhe të dhëna kontradiktore nga vendi i ngjarjes. Policia e klasifikon si aksident automobilistik

Denoncuesi i skandalit të armëve gjendet i vdekur, me një plagë në kokë në fshatin Lekas të Korçës

KORÇË- Trupi i gjakosur, i veshur me rroba gjuetie është gjetur i plandosur ndanë një rruge fshati. Çiftja e gjuetisë, fare pranë tij. Makina e kuqe, një “Nisan” kabriolet, e dëmtuar vetëm në xhamin e parmë qëndronte më këmbë, metra të tëra larg trupit të pajetë. Kosta Trebicka, denoncuesi i skandalit të armëve drejt Afganistanit ka ndërruar jetë në këto rrethana të mistershme, rreth orës 14.00 të mesditës së djeshme, larg syrit të dëshmitarëve, në rrugën rurale Voskopojë-Lekas. Shqiptari me nënshtetësi amerikane, i cili me denoncimin e tij zbuloi një nga skandalet më të mëdha të tregtisë së armëve, aferë kjo që nxorri në pah korrupsionin në tragjedinë e Gërdecit është nisur drejt Korçës të enjten, ndërsa nga komunikimi që ka patur me të afërmit e tij u ka thënë se do të shkonte për gjah.

***

Askush nuk mund të të thotë arsyet pseTrebicka ndodhej në Lekas, zonë e largët malore e rajonit juglindor, pasi zona më e preferuar e gjahtarëve është ajo e Voskopjës.Trupi i pajetë i tij u gjet në një të pjerrët të butë, zonë aspak e preferueshme për gjueti. Policia e Korçës, e cila ka mbërritur e para në vendngjarje ka rindërtuar ngjarjen, duke bërë me dije se Trebicka ka qenë jashtë makinës dhe pasi ka hipur në të, ka hasur probleme në sistemin e drejtimit. Ai është përpjekur të kryejë një veprim tjetër për të shkuar indietro, por nuk ka mundur ta realizojë, ndërsa mjeti ka kryer në mënyrë të pavullnetshme disa salto në ajër, duke dalë nga rruga. Nga ajo çka kuptohet nga këqyrja e vendit të ngjarjes, Kosta Trebicka ka përfunduar shumë metra larg makinës, me një plagë kryesore në pjesën e pasme të kokës. Në fakt, policinë lokale mësohet ta kenë njoftuar për ngjarjen dy punëtorë që merren me mirëmbajtjen e rrugës. Ata kanë pohuar se nuk e kanë parë momentin e të ashtuquajturit aksident prej policisë, por trupin e viktimës e kanë gjetur ende të ngrohtë, në momentet e fundit të jetës.Trebicka konfirmohet të ketë vdekur fill pas disa çastesh në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij i pajetë ka mbërritur pas më shumë se 6 orësh në morgun e spitalit të Korçës, ku i është nënshtruar autopsisë.

***

Gjetja në makinë e dokumenteve me emrin e Kosta Trebickës ka ngritur në këmbë jo vetëm policinë e Korçës, por edhe Ministrinë e Brendshme e Prokurorinë e Përgjithshme. Të parët në vendngjarje kanë mbërritur punonjës të policisë së Korçës dhe prokurori i rrethit, ndërsa një helikopter me specialistë të Ministrisë së Brendshme dhe një përfaqësues të organit qendror të akuzës është ulur rreth orës 16.30 në fshatin Lekas. Mobilizimi i strukturave të shtetit për hetimin e vdekjes së dëshmitarit Kosta Trebicka ka qenë i madh, ndërsa elementët e kësaj ngjarjeje kanë ndryshuar orë pas ore. Fillimisht është deklaruar se në mjetin e viktimës është gjetur një armë gjahu dhe një thëllëzë, që sipas policisë ishte vrarë nga Kosta Trebicka, në xhiron e tij të fundit të gjuetisë. Pak orë më vonë, këto elementë të vendit të ngjarjes kanë ndryshuar vendndodhje, ku zyrtarët e policisë kanë pohuar se në makinë gjendeshin dy zogj, ndërsa çiftja kishte “fluturuar” në të njëjtën gjatësi vale me viktimën. Të dhënat kontradiktore nga grupi i hetimit lidhen edhe me vendndodhjen e trupit. Fillimisht nga zyrtarë të policisë së Korçës është deklaruar se trupi i Kosta Trebickës ndodhej poshtë makinës, ndërsa më pas u saktësua se ai ndodhej metra të tëra larg makinës. Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të mistershme po kryhen nën drejtimin e prokurorit të Korçës.

Ministri i Brendshëm: Njoftuam kryeministrin, kërkoi hetim të shpejtë

Nishani: Hetimet po drejtohen nga prokurori

TIRANË- Edhe pse vartësit e tij deklaruan për mediat se Kosta Trebicka vdiq në aksident, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, është treguar i kujdesshëm për të përcaktuar shkakun e vdekjes. “Në orën 14:00,në policinë e Korçës është administruar një informacion nga banorët e fshatit Lekas se në rrugën Voskopojë- Lekas, në vendin e quajtur “Kulat e Gjergjevicës” është parë një makinë e batuar nga rruga dhe një shtetas i vdekur.Specialiste të policisë së Korçës kanë identifikuar dokumentet e automjetit, ku kanë konstatuar se i përkisnin Kosta Trebickës. Policia e Shtetit ka kontaktuar me Prokuroren e Përgjithshme dhe në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur grupe ekspertësh kriminalistë, mjeko-ligjorë dhe autoteknikë, si dhe një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme”,-bëri me dije, në një konferencë për shtyp ministri Bujar Nishani. Ai ka shtuar se në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit jane vënë ekspertë të të gjitha fushave për të kryer ekspertizën e plotë të kësaj ngjarjeje. “Me marrjen njoftim mbi këtë ngjarje, është njoftuar kryeministri i cili ka kërkuar angazhimin e të gjithë ekspertëve më të spikatur të të gjitha fushave për hetimin e shpejtë, të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje”,-deklaroi Nishani.

TË AFËRMIT

Dyshime dhe paqartësi në shtëpinë e Trebickës

TIRANË- Vetëm pak njerëz kishin mbërritur në banesën e Kosta Trebickës, në pritje të trupit të tij. Vila e biznesmenit shqiptaro-amerikan që ndodhet pranë rrugës së Elbasanit kishte hapur dyert e mortit. Nëna e bashkëshortes së biznesmenit priste njerëzit, ndërsa vajza e saj bashkë me një mikun e familjes mbërritën në Korçë për të bërë identifikimin e kufomës. “U njoftuan për ngjarjendy fëmijët e Kostës, djali dhe vajza të cilët ndodhen në Amerikë. Gjithashtu u lajmërua edhe motra e tij që ndodhet në Amerikë. Ata pritet të mbërrijnë sot në Tiranë”,- tha për “Shekullin” një mik i familjes Trebicka. Sipas tij, biznesmeni kishte shkuar vetëm në Korçë për gjueti. “Gjuetia ishte hobi i tij. Ai shkonte shpesh për gjueti”,- shtoi më tej miku i familjes. Të afërmit që ndodheshin mbrëmë në banesën e biznesmenit pothuajse nuk kishin të qartë asnjë detaj për vdekjen e Kosta Trebickës. Të gjitha detajet i kanë mësuar nga mediat, ndërsa presin me ankth zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Në kërkim dy shoqëruesit e Trebickës në Voskopojë. U regjistrua në hotel me emër të rremë, sekuestrohet dhoma

Miqtë e Kosta Trebickës: Vdekja nuk ishte aksident

Nga e dërguara jonë Lindita Çela

KORÇË- Dukej e pabesueshme deri dje sesi mundi Kosta Trebicka t’i rikthehej jetës normale, pasi shkaktoi një “tërmet” të tillë skandalesh, në një vend si ky i yni. Po aq e pabesueshme dukej dje policia shqiptare, teksa rrekej të bindte se fatkeqësia e djeshme nuk ishte veçse një aksident. “ Me një mijë për qind që Kosta nuk ka pësuar aksident. Ju e dini më mirë se ne atë që mund t’i ketë ndodhur”,-thotë njëri prej miqve të tij, që ndodhej me një grup burrash të brengosur pas portës së morgut të Korçës. Miqtë e Kosta Trebickës sapo kanë mbërritur në Korçë, për t’iu gjendur pranë bashkëshortes së të vdekurit, Brunildës e mundohen të marrin vesh detaje nga rrethanat e vdekjes, por asgjë nga ato që dëgjojnë nuk ua ndryshon mendjen. Për ta, Kosta Trebicka është viktimë e denoncimit të tij.

***

Kosta Trebicka e ka kaluar natën e fundit të tij në dhomën 107, në një hotel në Voskopojë. Megjithëse pakkush mund të mos e njohë atë për fytyrë, ka preferuar të tregohet i kujdesshëm, siç e kishte bërë zakon të sillej muajt e fundit. Sipas burimeve nga policia e Korçës, Trebicka ka fshehur identitetin e tij të vërtetë dhe është regjistruar në hotel me emrin Artan. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia i ka zhvendosur hetimet në Voskopojë, për të zbuluar nëse Trebicka ka qëndruar vetëm gjatë 24 orëve si gjuetar anonim apo ka qenë i shoqëruar. “Nga dëshmitë që kemi marrë në fshat kemi mësuar se ai ka qenë i shoqëruar nga dy burra të tjerë, por nuk dimë asgjë për identitetin e tyre. Jemi ende në kërkim”,-bëjnë me dije zyrtarë të policisë së Korçës, të cilët po hetojnë ngjarjen. Ndërkohë, dhoma ku ai ka kaluar natën është sekuestruar nga policia dhe deri në mesnatë i ishte nënshtruar kontrollit të punonjësve të policisë.

***

E ndërsa agjentët e policisë janë shpërndarë nëpër Voskopojë dhe Lekas, për të mbledhur sa më shumë dëshmi për Kosta Trebickën, drejtuesit e policisë së Korçës dhe të Tiranës janë përqendruar në morgun e Korçës, prej nga presin t’u japin përgjigje dyshimeve të tyre. “Pa dalë ekspertiza nuk mund të themi asgjë të saktë”,-bëri me dije një tjetër zyrtar policie, që gjithsesi nxiton të të thotë se nga këqyrja e vendit të ngjarjes mendon se vdekja ka ardhur nga aksidenti rrugor. Deri në orët e vona të mbrëmjes, shumë dyshime dhe hipoteza janë hedhur për vdekjen e mistershme të denoncuesit të njërit prej skandaleve më të mëdha në vend. E vërteta pritet të zbulohet sot në mëngjes me autopsinë, por edhe me dyshimet që njerëzit e afërt të Kosta Trebickës mund t’i tregojnë organeve të hetimit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2008 13:07
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mendoj se keto ngjarje nuk jane koincidenca.Une e kam pritur te ndodhte kjo vrasje e tij edhe me pare.Ishte nje kurajo dhe guxim i teperuar nga ana e zotit Trebicka,te cilin une e kam simpatizuar per denoncimin e korrupsionit ne prestigjozen New York Times.Mbasi kam degjuar deshmine e tij edhe pse e bere nga prekja e interesave te tij personale,kam arritur se fundmi t'i jap te drejte atij,sepse me denoncimin e tij ai hodhi ne ere themelet e kalbura te qeverisjes. Ai beri ate qe po kerkon doktori ne spotin e tij televiziv dhe rezultati ishte zhdukja e tij fizike.Jeta e atyre qe guxojne te denoncojne korrupsionin eshte e rrezikuar,prandaj ik pirdhu z Berisha.Fjalet e tij jane fallco.Cifuti amerikan Diveroli eshte shprehur ne biseden me Trebicken se :''Animals are out of control''.Nuk mund te luftoj dot kunder kesaj mafie e cila eshte e shtrire nga djali i kryeministrit e gjer tek kryeministri vet.Ai me cdo cmim donte sigurimin e municioneve ,per te qene korrekt me PENTAGON-in.
Ky rrjet korruptiv mendoj se i ka metastazat nga USA ne disa shtete europiane plus qeverine shqiptare.Keshtu qe per elemenimin e tij kane qene te interesuar shume VIP-a ,ku eshte thurur ky rrjet merimange.Kqyrja e vendit te ngjarjes edhe nga dikush qe nuk ka haber nga kriminalistika,tregon se vdekja e Trebickes nuk eshte aksidentale.Menyra se si ishte vendosur trupi ne mez te rruges,kr makina ishte shume metra me lart kufomes ,te bene te dyshosh.Une jam gjahtar vet dhe di qe, asnje gjuetar nuk ndjen kenaqesine e atij sporti pa pasur nje shok ose mik me vete.Aq me teper ai qe e ndjente kercenimin ne cdo moment,sepse e dinte me cfare ujqerish kish te bente.Nje nate nje shok i imimi me tha ne nje lokal ne Radhime:''Ketyre ******hatave kur i shane nga grate,nenat dhe motrat nuk e kane problem,ama po i preke te korrupsioni(tek paret pra) te heqin qafe''.Dhe kishte te drejte.Dyshoj shume ne zbardhjen e kesaj ngjarje,sepse pervec kupoles shqiptare,ne tave jane edhe mafioze kalibri matan Atlantikut dhe perketej tij.Edhe prokurorise se pergjitheshme, ata qe gjoja e mbeshtesin,do ta mesojne se si t'ja vere emrin ketij krimi shtetror.
Opozita tani,nuk duhet te lere gur pa levizur qe te diskreditoje kete qeveri te korruptuar e kriminele.Une dhe shoket e mij e duam PD,por jo kriminelet e te korruptuarit qe vegjetojne brenda saj.Jam pesimist ne zbardhjen e se vertetes!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2008 14:02
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

(Shum profesioniste vrasja)

Si i thon asaj shprehje -mos e kruaj me gjethe fiku se te djeg byt**,dhe ky gjynahqari u kruajt kote me te (fortin) qe kemi ne qeveri,tani do bejne gam gam,jo do gjejm vrasesin po qe se e kan vrar,jo do ndryshojn hetuesit se smblodhen provat e duhura e blla blla blla,mjer familja thuaj po kjo pun ska per te mbaruar ndonjeher,tamam vrasje e ber nga ndyresira,nga njerez te korruptuar ,me kete qeveri dhe keta politikan shqiperija hale ka per te ngelur dhe fole e krimit te organizuar nga (kokat) e qeveris,e di qe eshte shpejt ti vesh fajin ndonje njeriu te vecant si Sala po ishalla e kapin me presh ne dore dhe e heqin dhe ate qafe po te ket direkt dore....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2008 15:39
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Edhe po e kapen me presh ne dore Salen, nuk e heqin dot........

Keto ka komunizmi, fol sa te duash se ne fund, komandoj une!

Duhet ta heqim kete hipookrit! Kemi koka me te mira se ai. Ndoshta jo aq popullare, por Sala me te mire apo me te keq duhet hequr!

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shtator 2008 11:27
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Korce, vdes Kosta Trebicka

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.