Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Identitet shqiptar (me fakte video)
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Diabolic, ne vitin 1994 Gianni Amelio beri filmin "L'America", ku nje italiani i vidhnin gjthe pjeset e makines andej nga Burreli. Menjehere nacionalizmi shqiptar ju hodh ne fyt, sepse po nxirrte shqiptaret keq. Tani kane kaluar 14 vjet dhe shumica mund te pranojne se shqiptaret ishin EDHE ashtu.

Ne vitin 2008 Spike Lee nxjerr filmin "Miracolo a Sant Anna" ku tregon vec te tjerash disa veprime jo te hijshme te partizaneve italiane ne 1944. Edhe kesaj rradhe opinioni publik italian i hidhet ne fyt per te treguar se partizanet nuk ishin te gjithe ashtu.

Eshte e natyrshme qe shqiptaret (apo italianet) nuk jane te gjithe keshtu ose ashtu, por keto gjera jane pjese e identitetit tone kombetar dhe duhen folur. Nderkohe qe shpesh vogelsia e kombit tone nuk lejon te flasim per difektet tona. Krejt ndryshe me Ameriken, ku madhesia dhe variacioni lejon reflektime qe cojne perpara. I tille eshte dhe filmi tjeter i Spike Lee "Do the right thing" (1989), i cili spjegon konfliktet raciale ne SHBA ne menyre te ngjashme me konfliktet e 97-es ne Shqiperi. Do thuash ku qendron paralelizmi? Eshte e thjeshte, mjafton te lexosh komentet e shqiptareve tek video me lart. Disa thone "U be jevgu", te tjere thone "Obobo", dhe te tjere akoma e dine mire se vendi ishte nje hap larg luftes civile veri-jug. Armet qe shperndau PD ne Tirane u bene pikerisht qe veriu te pergatitej per lufte me jugun rebel. E perderisa historikisht vlonjatet/jugoret nuk shkojne fjolle me shodranet/verioret, ka shume per te mesuar nga rreziqet e 97-es dhe jevgjit qe "guxojne" te behen kriminele pa i marre doren races ariane.



Fajtor une nuk thash te mos flasim per difektet tona , perkudrazi te kam thene qe duhet te mesojme nga difektet tona. L*america nuk perfaqsonte ne teresi realitetin shqiptar te asaj kohe keshtu qe edhe mund te kete pasur protesta per ate film , sepse smund te nxjerresh vetem anet negative te nje vendi , duhet te shikosh edhe pertej syrit kritik.Ne mos gaboj investuesit italia qe erdhen te paret i paguanin shqipataret me 60 mije leke ne dite dhe i shfrytezonin nga mengjesi deri ne darke.Kete realitet nuk e pasqyronte l*america e Amelios.
Ti cdo gje e merr nga ana politike miku im, thua Pd shperndau arme , jo konflikti veri jug etj etj.
Ishin propagandat e te majtes qe thonin jo do vijne maloket te na vrasin jo kendej jo andej. Kete e di se nga vlora kam babane dhe gjithe fisin nga ana e babait e kam ne vlore.Por meqe ka edhe njerez te zgjuar vlora edhe shqiperia nuk arriti ne konflikt. Mesa kujtoj ne qytetin tim te lindjes ne elbasan ishte ps dhe neritan ceka qe shperndau armet per te vrare leka zogun dhe njerzit e tjere.Nuk ja arriten se nuk ishin aq burra por nejse se edhe shqiperia ka plehra nuk e tha njeri qe jemi vend i kulluar.
Une skam aspak probleme qe jevgu a i ziu u be president , po ashtu si une jane shume te tjere , fakti qe jemi nacionalist sdo te thote qe je rracist.
Ndryshon puna kur flitet per greket, aty jam rracist ne kulm.
Gjithsesi cdokush flet sipas kendveshtrimit te tij , mjafton qe te respektojme mendimet e njeri tjetrit.

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2008 11:58
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ndoshta duhet te limitoj pak shkrimin ne forum, sepse s'po kuptohem dot. Ketu nuk eshte as ceshtje ministrash, kryeministrash e partish. Shqiperine e shoh si shoqeri ne teresi dhe politikanet si shprehje e saj.

Tani, ajo qe ndodh eshte nje mungese homogjeniteti dhe vlerash te perbashketa. Ketu hyn racizmi, etnia, qenia "malok", "laluc", etj. Nese keto diferenca nuk zhduken dhe populli nuk behet nje i teri nuk ka si te kete zhvillim. Per kete aresye korrupsioni apo racizmi nuk jane "mendime" qe duhen respektuar, por vlera qe duhen ndare njehere e mire cilat jane. Dhe jo thjesht ne teori sic ndodh shpesh, por ne praktike duke shtyre turmen te perballet me problemet e veta. Per kete aresye para syve duhet perplasur '97 ashtu si korrupsioni sot, racizmi qe vazhdon etj etj. Eshte jashtezakonisht demtuese qe neve nuk dime nga vijme dhe nuk kemi identitet historik. Secili interpreton '97 sipas ideve te tij, secili behet racist ose antiracist sipas mendjes se tij, secili njeh komunizmin nga pikeveshtrimi i tij, secili shikon politikanet sot sipas mendjes se tij. Puna eshte qe interpretimi personal eshte i pavlere nga ana kombetare, sepse le te vaket identitetin shqiptar. Ideja e temes eshte thjesht tregimi i aspekteve te ndryshme qe perbejne identitetin tone. Mesa duket Shqiperia ka dhe jevgj, ka dhe '97, ka dhe drejtore, edhe diktatore, edhe mesues, edhe te varfer, edhe te pasur, etj etj. Ne amulline morale dhe dialektike duhet te qartesojme cilet jemi dhe duhet te pranojme qe keto gjera i kemi bere ne, ashtu sic jevgjit jane pjese e vendit tone.

Marredhenia me greket eshte aspekt problematik perderisa kemi nje marredhenie kaq perverse me Greqine. 600 000 shqiptare jetojne atje dhe ekonomia shqiptare varet shume nga Greqia, por kjo nuk mjafton qe keta dy popuj te dalin nga mentaliteti ballkanik i racizmit reciprok. Sidoqofte mendoj se pozicioni yne do ishte me i favorshem nese njohim me shume veten dhe identitetin tone.

Modifikuar nga Fajtori datė 08/11/2008 ora 12:54

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2008 12:44
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:06 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Identitet shqiptar (me fakte video)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.