Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Zgjedhjet Parlamentare mė 28 qershor 2009
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti


Nejse, llogjika me sa kuptova une kjo ishte... shume e komplikuar, po dobicat nuk kane publikuar gjekundi per popullin metoden e sakte.



Tungi.



Domethene do dalin te kerkojne votat pa informuar njerezit sa vlere ka vota e tyre? Se jo per gje, por ne te shkuaren shpeshhere vota e 40% te popullsise ka shkuar dem, pasi mjaftonte 60% e votave per te bere gallate gjithe legjislaturen. Pa llogaritur sistemin e Dushkut ne 2005 fale te cilit Sala tani i ben ligjet sipas qejfit dhe Meta (qe sado mund te shahet) do kishte 16% te parlamentit dhe do ishte pengese e rendesishme e PD-se.

Sidoqofte, pyeta per sistemin sepse po mendoja te votoja kete vit. Po nese sistemi s'merret vesh s'besoj te caj koken me votime.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2009 22:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Qeveria ka publikuar listėn e plotė tė ZAZ-ve dhe numrin pėrkatės tė zgjedhėsve

Qeveria përcakton zonat e administrimit zgjedhor, mbi bazën e të cilave do të bëhet dhe organizimi i procesit të ardhshëm zgjedhor. Me hyrjen në fuqi të Kodit Zgjedhor, ekzekutivi ka nisur përgatitjet për realizimin e infrastrukturës së duhur zgjedhore, në mënyrë që të gjitha etapat e procesit të realizohen brenda afateve të përcaktuara.


Në funksion të këtij qëllimi, puna ka nisur me ndarjen e zonave Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ-ve). Kështu, në Fletoren Zyrtare, krahas Kodit Zgjedhor është botuar edhe lista e plotë e njësive vendore, të cilat janë ndarë në 66 zona të administrimit të zgjedhjeve.


Zonat
Për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2009, zonat e administrimit zgjedhor janë përcaktuar në aneksin 1 të këtij Kodit Zgjedhor, të cilat janë parashikuar të mbeten në fuqi edhe pas zgjedhjeve parlamentare, pasi sipas këtij kodi është sanksionuar se ato ngrihen dhe funksionojnë për çdo lloj zgjedhjeje dhe referendumi. Në bazë të një dispozite të tillë, i gjithë territori i vendit është ndarë në 66 zona.


Ndarja e të 66 ZAZ-ve është bërë mbi logjikën e ruajtjes së një numri të përafërt zgjedhësish për çdo njësi të tillë, si dhe duke iu përmbajtur filozofisë që një ZAZ të mos bëj pjesë në dy qarqe.


Kështu, ndarja e numrave rendorë për çdo ZAZ është bërë duke filluar nga qarku i Beratit, i cili ka dy zona të tilla dhe për të vijuar me Tiranën, e cila falë numrit të madh të zgjedhësve ka dhe numrin më të madh të zonave, plot 16 të tillë. Një ZAZ do të ketë qendrën edhe në Bashkinë e Himarës, e cila duket se ka fituar rivalitetin me Bashkinë Orikum, me të cilën është në të njëjtën njësi.


KZAZ-të
Ndarja e ZAZ-ve nuk përbën thjesht një ndarje të organizuar territoriale, pasi referuar ligjit të ri zgjedhor, ato marrin një rëndësi të veçantë për vetë partitë politike, të cilat tashmë llogaritë e tyre do të duhet t'i bëjnë mbi bazën e një organizimi të tillë.


Kjo pasi mbi bazën e ZAZ-ve do të bëhet më pas dhe ngritja e Komisioneve të Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve, që për garat e ardhshme elektorale do të kenë një rol deciziv, pasi do të jenë pikërisht këto institucione, të cilat do të bëjnë dhe administrimin e gjithë procesit zgjedhor në ZAZ.


Kështu, Kodi i ri Zgjedhor u jep KZAZ-ve një vlerë të veçantë, pasi do të jenë ato komisionet që do të bëjnë të gjithë administrimin e procesit për njësinë e tyre, duke filluar që nga administrimi i bazës materiale dhe deri tek përpilimi i listës së rezultateve dhe shpallja e fituesve.


KZAZ-të do të përbëhen nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas formulës dy anëtarë nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare, ndërkohë që anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare.


KZAZ-ja që emëron kryetarin, zëvendëskryetarin, anëtarët, sekretarët e KQV-ve, dhe anëtarët e grupeve të numërimit, të përfshira në juridiksionin e ZAZ-së, afishon në një vend të dukshëm listat përfundimtare të zgjedhësve, dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe të dhëna të tjera, që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve në zonë, merr në dorëzim nga KQV-të materialet e votimit dhe kutitë e votimit, përgatit dhe miraton tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për çdo subjekt zgjedhor në ZAZ dhe ia dërgon atë KQZ-së, së bashku me materialet e tjera të nevojshme, regjistron subjektet zgjedhore dhe kandidatët për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, si dhe shpall kandidatët fitues për kryetar të njësisë vendore.


Anëtarët e KQZ-së nuk duhet të kenë qenë në pesë vitet e fundit anëtarë të ndonjë force politike

PS, kandidaturat për KQZ diskutohen nesër në grup

Shpallja nga Presidenti i Republikës i dekretit për datën e zgjedhjeve, ka bërë të detyrueshme jo vetëm nga ana ligjore, por edhe nga ajo kohore ngritjen sa më parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucion i cili do të rikompozohet nga e para, sipas formulës 3+3+1, proces i cili, duke iu referuar ligjit zgjedhor duhet të përfundojë brenda datës 28 janar.


Koha e pakët në dispozicion që mbetet për të realizuar këtë proces, i cili nuk pritet të jetë i lehtë jo vetëm për shkak të procedurave të gjata që duhen ndjekur, por edhe për pretendimet që kanë forcat e vogla për të patur një anëtar në këtë institucion, ka hapur tek dy partitë e mëdha një debat të brendshëm, objekt i të cilit është përzgjedhja e kandidatëve përkatës.


Kështu, burime pranë Partisë Socialiste bëjnë të ditur se janë përcaktuar disa kandidatura, por pa bërë të ditur emrat respektivë. Pritet mbledhja e grupit parlamentar të ditës së nesërme për të diskutuar së bashku me deputetët, se cili prej tyre do t'i propozohet Kuvendit për t'u votuar.


Ndërkohë që, disa emra që janë diskutuar ditët e fundit në media si kandidatura të mundshme, siç është rasti i ekspertit të PS-së për Kodin Zgjedhor, Damian Gjiknurit, apo edhe i juristit tjetër socialist, Ylli Manjani, duket se nuk kanë shanse që të jenë kandidatë, kjo për shkak se figurat e tyre bien në kundërshtim me Ligjin Zgjedhor.


Kjo pasi Kodi përcakton që një anëtar KQZ-je duhet të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit, ndërkohë që të dy emrat e përfolur janë anëtarë të strukturave të larta të PS-së, si anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së.


Ndërkohë, Kodi i ri Zgjedhor përjashton mundësinë që të dy propozimet të jenë të së njëjtës gjini, duke bërë të detyrueshme që një nga dy kandidaturat që do të përzgjidhen nga secila prej forcave të mëdha, duhet të jenë femra.


Kuvendi i Shqipërisë zgjedh anëtarët e KQZ-së sipas kësaj procedure: 2 anëtarë propozohen nga partia, që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës parlamentare, që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë. Subjektet propozuese, në fazën e përzgjedhjes, paraqesin jo më pak se dy kandidatura për secilën vakancë.


Në bazë të kësaj dispozite dy forcat e mëdha politike duhet të paraqesin në procesin fillestar katër kandidatura për dy vende. Ndërkohë, kryetarët e grupeve parlamentare të subjekteve propozuese përzgjedhin kolegjialisht 4 kandidatura.


Anëtari i pestë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të shumicës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të grupimit të shumicës.


Anëtari i gjashtë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës. Grupimi propozues paraqet një listë me jo më pak se dy kandidatura për vakancën përkatëse.


Kuvendit i paraqitet për votim lista e kandidatëve që ka siguruar numrin më të madh të nënshkrimeve mbështetëse të deputetëve të grupeve respektive parlamentare të shumicës dhe opozitës parlamentare, përfshirë edhe deputetët e dy partive më të mëdha të secilit grupim.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2009 19:30
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Se kisha degjuar ndonjehere kete sistem. Kush e shpiku? Dmth si zgjidhen deputetet nese Ilir Meta ka ta zeme 10% te votave ne Tirane?



Nqs Ilir Meta ka 10% te votave ne Qarkun e Tiranes merr 10% te deputeteve te Qarkut te Tiranes (dmth merr, pak a shume 3 deputete nga 30 qe nxjerr gjithe Qarku).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2009 10:26
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Flm.

Po cfare ndryshimi ka me proporcionalin e paster? NEse ne gjithe vendin secili merr deputetet me perqindje pse behet kjo ne rang lokal dhe jo ne rang vendi?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2009 11:12
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Flm.

Po cfare ndryshimi ka me proporcionalin e paster? NEse ne gjithe vendin secili merr deputetet me perqindje pse behet kjo ne rang lokal dhe jo ne rang vendi?



kjo eshte nje pytje llogjike qe e kam bere edhe une. un do isha dakort me nje sistem proporcional te paster nacional dhe me nje prag prej 4%. Ma merr mendja se ndryshimi qendron tek "presjet". dmth qe disa vende ne parlament matematikisht duhet t'ju jepen qarqeve qe kane "presjet" me te larta (>0,5). natyrisht ato do jene pak vende, por po ti heqesh edhe 2-3 deputete me kete dhjavoli PSI-se apo ndonje te vogli tjeter, nuk jane pak apo jo.

pak me praktikist. nqs jane 4.000.000 zgjedhes n Shqiperi, pjestohet me 140 deputete dhe del nr i votuesve per te caktuar nje deputet. Nqs tirana ka 800.000 zgjedhes, po ta pjestosh kete me rezultatin e pjestimit te meparshem veshtire se del numer i plote por del numer me presje. tek presjet fillon "loja".

natyrisht ky sistem ne Spanje behet per arsye gjeografike/etnike dhe jo per "lojra" te tilla sic duan te bejne keta tanet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2009 12:06
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mua nuk me pelqen fare ky proporcionali.Elektorati nuk e di se per ke rronxhobonxho voton.Saliu apo Edvini mund te vendosin per deputet nje person qe nuk ka piken e reputacionit apo aftesite e duhura.Nje deputet qe di te thote vetem yes sir eshte teper i papershtatshem.Une e kam thene edhe me pare qe pragu duhet te jete 5% ose me shume,ne menyre qe konet te tilla si Gjinushi,Ceka,Milo,Mediu,Xhuveli etj te elemenihon,sepse na jane bere si mizat cece.Megjithate keto miza cece te besdiseshme kane filluar te futen ne bythen e kalit qe tani.
Do te me pelqente nje mazhoritar i paster,sepse do t'ju mbyllej goja hijenave,kockaxhinjve qe ju vjen oreks i madh me vone dhe bile kercenojne partite e medha duke kerkuar poste.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2009 18:29
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Ministri i brendshem ka ngritur ne detyra per policine elektorale te gjithe ata polic qe njihen si me aktivistet e PD ne kohe zgjedhjesh! Polic namekeq e me precedente penale qe jane akoma duke bredhur gjyqeve per shkak shkaktim trazitash ne periudhe zgjellore nder vite!

Sme besohet qe sala po mundohet ti vjedhe edhe kto zgjedhje!
Kshu sdo ecim kurr perpara!

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2009 16:08
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Opozitat ne pergjithesi kritikojne mazhorancat ne pushtet,por keto partite shqiptare kur jane ne opozite llomotisin edhe shume te paverteta.Ato thone mbase zene vend ne mendjet e votuesve te pavendosur.E bejne kete sepse vetem llafet kane ne dore.
Nga nje sondazh i bere nga nje organizem nderkombetar,i cili kagabonuar shume me diferenca te vogla kur ka patur zgjedhje ne disa vende,ka publikuar nje sondazh te dhjetorit te kaluar.
PD kish fituar me shume se gjithe partite e majta te marra se bashku,por jo aq sa per te formuar qeverine e vetme.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2009 14:48
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Ministri i brendshem ka ngritur ne detyra per policine elektorale te gjithe ata polic qe njihen si me aktivistet e PD ne kohe zgjedhjesh! Polic namekeq e me precedente penale qe jane akoma duke bredhur gjyqeve per shkak shkaktim trazitash ne periudhe zgjellore nder vite!

Sme besohet qe sala po mundohet ti vjedhe edhe kto zgjedhje!
Kshu sdo ecim kurr perpara!



Polici elektorale? Para ca ditesh nje gazetar qe shkruan gjithmone editorialet thoshte: sa me shume Sali Berisha siguron opinionin per zgjedhje te lira aq me shume duhet te na hyje frika se s'do te jene te tilla ... iku ajo kohe kur dhe ne Shqiperi u bene zgjedhje te lira.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2009 15:07
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672



Faqja e gazetes Koha jone thote se sondazhi jep fituese PD me 48% te votave, tek faqja e Top Channel thote qe PS fiton zgjedhjet me 38% te votave ............. Sa vjec eshte mashinisti????????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shkurt 2009 03:51
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Zgjedhjet Parlamentare mė 28 qershor 2009

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.