Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Piktor, sac ke deklaruar ti se ke pikepamje te majta, aq jam shprehur dhe une se kam bindje te djathta.
Nuk ke pse ben nje lidhje me partine socialiste, Muc Nanon, dhe atyre qe shpreha. Nuk ka ndonje lidhje te vecante, sidomos me PS. Kurse Muc Nano ka mendime qe deridiku i mbeshtes dhe i marr per baze, por vetem aq.
Ceshtja, Piktor, eshte se jeta eshte teper e shkurter dhe vdekja teper afer, po te mendosh te ardhmen ne perspektive. Nuk kemi pse jetojme ne nje bote te lodhur ne pritje te ndryshimeve te avashta te kohes. Te vetmit qe bejne hajer ne ate bote jane kriminelet e zhdervjellet qe e dine se bota nuk do ece aq shpejt sa ti kape. Ne kemi 100 vjet shtet dhe vazhdojme te duam te ikim nga Shqiperia sepse nuk kemi krijuar dot nje ambjent te pershtatshem. Ti je emigrant, une jam emigrant, 90% e formusitave ketu jane emigrante. Ne jemi te tille sepse na kane degdisur ata kriminele qe ne kemi shoke ose familjare ose forumiste. Dhe ne mes te gjithe dramave qe ka pesuar kombi shqiptar, ti po mbron idene se duhet te presim pasi kriminelet bejne krime nga varferia. Argumenti im eshte se ky veshtrim eshte socialist-komunist. Dhe kete nuk e them per ofendim ose mllef por per domethenien e vet tekstuale. Po dhe ne i befshin krimet nga varferia ca problemi ka. Varferia tregon se vendi s'mund te mbaje aq shume popull, pra populli duhet te reduktohet. Pse ta redktoje emigracioni popullin dhe mos ta reduktoje denimi me vdekje. Pse jo te dyja xhanem, je i varfer ik jashte vuaj rrugeve, po ndenje brenda shtetit do zbatosh rregullat.
Po e perseris, jeta jone eshte shume e shkurter, per 30 vjet do ikim per lesh dhe nuk po leme asgje ne kete bote, po leme te njejtin shtet idiot qe gjetem. Ai shtet eshte idiot se ka nje popull te paedukuar dhe te pamotivuar. Edukimi behet avash avash, por nese nuk zhduken kriminelet me eliminime fizike, apo nese nuk krijohet nje sistem drejtesie qe te mos lejoje trashgeimin e privilegjeve te fituara me krim, nuk do kete asnjehere edukim.
Po e mbyll vetem me dy ide qe kane shqiptaret ne pergjithesi. E para se nuk ka rendesi nga vjen leku, rendesi ka te vije. Kjo ka qene moto e pasurimit ne vitet 90 dhe kjo lexohet akoma neper komentet e shqitpareve online. E dyta se vrasjet qe kryhen ne Shqiperi jane pozitive sepse kriminelet vrasin njeri tjetrin. Ne te dyja rastet shqiptaret nuk kuptojne se zgjidhjet qe mendojne jane te falimentuara. Paret e krimit ndertojne nje familje kriminale dhe prosperitet kriminal, kurse vrasjet qe nuk behen nga shteti e fuqizojne krimin ne vend qe ta dobesojne. Prandaj vrasjet duhet ti beje shteti. E mira madje do ishte qe te behej me llotari. Kur ben nje krim te rende hidhet shorti, po te ra numri merr denim me vdekje. Do thuash ti po prit se kshu se ashtu, kjo eshte jeta Piktoro, po mos te kapnin do dilje i fituar, po te kapen mund te vrase shteti me nje te hedhur zari. Me qorre se kaq drejtesia s'behet.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|