Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Urime zoti Nishani
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Urime zoti Nishani

Banalizimi final i Presidencës


Nga Mero Baze



Për shkak të mos marrjes seriozisht të Presidentit Nishani, media ka anashkaluar lajmin për stafin e ri të Presidentit dhe cilësinë e tyre. Por një vështrim i shpejtë mbi emrat që do të jenë pjesë e kabinetit të Presidentit të ri, të japin një pamje më të qartë dhe më të plotë për nivelin banal të Presidencës Nishani dhe standardit vulgar që po fiton qytetari në institucionet tona.

Për aq sa unë i njoh, shikoj tre kategori të punësuarish. Një pjesë janë njerëz mediokër të nivelit më të ulët të mundshëm të shoqërisë sonë, një pjesë janë kleptokratë të administratës, me të cilën familja Nishani ka bërë paratë vitet e fundit, dhe një pjesë janë aq të panjohur sa as në Google nuk u del emri.

Tri këshilltarët kryesorë të Presidentit, ai diplomatik, politik dhe juridik, janë tre njerëz, të cilët njësoj si Presidenti nuk gjejnë dot punë po i hoqe nga zyrat e shtetit dhe partisë. Këshilltari diplomatik është një prurje mediokre në shërbimin diplomatik nga Shërbimi Informativ i kohës së Gazidedes, që ka punuar në ambasadën tonë në Beograd. Nuk di në ia mundësoi ky telefonatën me Daçiçin presidentit Nishani, por nëse e ka bërë atë, është një arsye që të mos lejohet të punojë më as në zyra shteti dhe jo më këshilltar presidenti. Nuk dua ta përgojoj publikisht për nivelin e tij mediokër si diplomat, pasi ashtu janë shumica e diplomatëve tanë të rangut të dytë e të tretë siç është ai, por guximi për të qenë këshilltar diplomatik i Presidentit, është i frikshëm.

Këshilltari juridik, që do të zëvendësojë Spiro Peçin apo Artur Metanin, është një ish gjashtëmujorësh që as administrata e Berishës nuk e ka pasur standard ta ripunësonte pas vitit 2005. Ne e kuptojmë që stafi i Presidentit nuk do ketë shumë punë me ligjin, pasi për të do të kujdeset Berisha, por standardi i përfaqësimit në atë nivel është fyes për institucionin. Që nga koha që Berisha ka qenë president e deri më sot, stafi juridik i presidencës ka pasur vazhdimësi. Nga dy ish këshilltarët e Berishës, Sollaku dhe Rusmali, njëri prej tyre vazhdoi me Meidanin, pra Sollaku. Artur Metani i Meidanit vazhdoi me Moisiun dhe Topin. Spiro Peçi, një nga ministrat më të aftë të drejtësisë dhe një kokat më të ftohta të politikës shqiptare në fushën e drejtësisë, ishte një nga peshat e rënda të presidencës Topi. I zëvendësuar me atë emër që Nishani ka bërë publik, është një poshtërim kryekëput për institucionin e Presidencës. Por dhe këtu mundimi të shkon kot, pasi të gjithë nxitojnë të të thonë se askush nuk e merr seriozisht këshilltarin juridik pasi është Berisha ai që këshillon.

Skandali vazhdon me princin trashëgimtar Leka I. Ne do të jemi republika e parë në botë, ku Presidenti i Republikës ka këshilltar politik pretendentin për fronin mbretëror, pra kundërshtarin e formës kushtetuese të vendit. Edhe pse të gjithë e dimë që trashëgimtari i fronit tonë nuk ka pretendime dhe ka plot halle private për të pasur mendjen tek froni, gjesti është poshtërues për institucionin e Presidencës. Për më tepër posti i tij si këshilltar politik është në kundërshtim parimor me principet e një republike parlamentare. Por edhe këtë nuk e merr askush seriozisht, pasi kanë në mendje Princin Leka, pafajësinë e portretit të tij për gjërat që ndodhin rrotull tij dhe në emër të tij, dhe natyrisht pafuqinë e tij për të qenë një këshilltar.

Një kategori e dytë e rrezikshme përveç të paaftëve, është ajo e shefit të kabinetit. Nëse keni qenë të vëmendshëm vitet e fundit ndaj këtij emri, keni parë disa greva urie për pronat në Vlorë, disa ish pronarë që u rrëmbehen pronat dhe vilat dhe parullat e tyre të mëdha ku shkruhet “Hajduti Florian Nuri…”. Është fjala për njeriun që ka qenë vazhdimisht shef kabineti i Bujar Nishanit kudo që ai lëviz dhe që i ka përdorur si policët dhe gjyqtarët për afera pronash dhe presione mbi ish- pronarë. Kjo shpjegon faktin pse familja e gruas Nishanit fare papritur ka mundur të marrë çdo pronë dhe ndoshta më shumë se sa i takojnë dhe se si pronarë të vjetër në Vlorë grabiten nga gjyqtarë dhe policë pas të cilëve shfaqet gjithmonë emri i këtij tipi.

Nuk dua të flas pastaj për një kategori të tretë emrash, të cilët nuk i njeh askush, por ndoshta janë lidhje personale dhe familjare të Nishanit, e vetmja mendësi që funksionon për një tip turkoshak kur ndërton një staf. E sigurt është se ky staf presidence përmbledh në vetvete gjithë tiparet e kësaj presidence të padobishme edhe për vetë pushtetin. I vetmi i deleguar serioz i pushtetit aty, është Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Bardh Spahia, i cili do të jetë mëkëmbësi real i kryeministrit në Presidencë, kurse pjesa tjetër e stafit është një tufë njerëzish pa asnjë sistem vlerash, përveç faktit që disa i njeh Bujari, disa familja e tij dhe të gjithë bashkë do marrin rrogat dhe do sillen rrotull me paret tona në emër të institucionit të presidencës. E di që do thoni përsëri se nuk ka rëndësi pasi ne e dimë kush është president, por kur t’i njihni, do ndërroni mendje. Kurrë s’ka për të qenë më keq se kaq, më poshtë se kaq, më banale se kaq, më e turpshme se kaq dhe më fyese se kaq për atë institucion.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2012 21:47
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Lene rehat presidentin e ri ma ti zotni BAZE,se keshilltaet i ka kot sa per nr,se president,kryeminister,monark asht vetem SALI BERISH BEJ TROPOJA.Ti duhet te hapesh letrat tjera kund,ku monarkis deshtake shqiptare MATJANE,e vetshpallun dikur ti kerkoj MRETERESHES SE BRITANISE ELIZABETH 2,ato anijet me FLORI qe kurr spo din te na i kthejne iher......e per kete ky princi i i holl si bishtaj asht neper koridoret e politikes shqiptare,ku ai vetem mbulon hilet e gjyshit te tij dhe babas te tij ku deri ne PRETORIA kan jetu me paret tona te grabituna dikur e nji pjes ja lanen grabiqarve londinez.Po as nuk ka shance ma me pas monarki n shqipni ,kur te bahet edhe ihe ritalia fashiste me muso linin,ateher edhe shqipnia bahet monarke ku akoma sot ne nuk e pranojm se me krijimin e monarkis kosova mbeti jahst kufijve ton,e nji ane me pa ftyrsi monarkia pretendon per nji SHQYPNIE ETNIKE gjoja.....qe ska ken kurr e bahskume.
PRESIDENTIT I UROJ PAQ MEND E BASH HAJR EDHE TI E BAN 1 DOR LEKE E MAS NIJ KTO GAZETART QA LLAPIN KOT.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Korrik 2012 20:47
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Urime edhe per dekretin e pare zoti President.

Ajo thenia "Bujari ju degjon" qenka e vertete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Gusht 2012 13:58
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I kapi gjithe pushtetet Sala, presidentin, Tiranen, parlamentin, kryeministrine. Tani po shtyn me vrap ligjin e imunitetit ne periudhe pushimesh, para se te nderroje prokurorin e pergjithshem dhe te fillojne gjyqet politike ndaj deputeteve qe i dalin kunder.

Vecse ky referendumi imunitetit me ngjan shume si ai i kushtetutes ne 1995. Vetem idiotesia e nje populli mund te justifikoje kete rrjedhje ngjarjesh. Nje shprehje thote: Populli qe harron te kaluaren eshte i detyruar ta perserise ate.

P.s. Me kete kapje pushteti te gjithanshem tani dhe Amerikanet se hedhin dot me nga pushteti. Sado ta bjere ka lene zara ne poste kyce qe i sigurojne pushtet indirekt.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Gusht 2012 22:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

Jan hapur fjale qe ata deputetet e skraparit do kerkojne referendum qe sala te behet mbret I shqiptarve dhe fronti te jet I trashgushem.


Hajd mos u merzisni se me ndonje vrasje makabre shqiptaret kalojne javen, ua ka gjet sala me ca tmerren.

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2012 14:37
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petter Shto Petter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sado ta bjere ka lene zara ne poste kyce qe i sigurojne pushtet indirekt.

Appunto!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2012 21:46
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Citim:
Po citoj ato qļæ½ tha Petter
Jan hapur fjale qe ata deputetet e skraparit do kerkojne referendum qe sala te behet mbret I shqiptarve dhe fronti te jet I trashgushem.


Hajd mos u merzisni se me ndonje vrasje makabre shqiptaret kalojne javen, ua ka gjet sala me ca tmerren.



Deputetet e SKRAPARIT?cilet te majte ta po djathtet?te gjithe se bahsku nga partia me tre antar deri ajo ps e pd?Berisha tentoi ne 1996-67 me referendumin pe rmonarki apo republike,por deshtoi dhe arrit te dorezohej pa kushte me humbjen e thelle dhe shume te turpshme per PD.Te gjith ne shqiptaret mire flasim,te gjithe dime gjoja politike,te gjith ehiqemi sikur sejcili nga ne kemi bindje politike por realisht jemi vetem te mjegullosur e sja kemi indene se cfare do thote DEMOKRACI!Demokracian ne shqiperi konsiderohe tvetem BLU,e kjo eshte qeshtje vertet serioze per shoqerin tone,sepse skemi akoma pjekuri ne rrugen e gjate ne ndertimin e demokracis dhe shtetit te se drejtes.Me dy pallate e nje rruge te re nuk erdhi demokracia,perkundrazi jini pak koshiente se cfare u be qe nga viti 2007 deri me tani normale do ishin bere ne vitet 1991.jemi dhe 22vite mbrapa ne zhvillim pervec 50vite diktatur ku ti llogarisesh se bashku ne jemi sot ne rangun e italise se viteve 1950.eshte europa qe po na qeveris e as berisha e askush tjeter....sot ka nevoj europa te zgjerohe te jo shqiperia te integrohet...integrim drejt europes eshte term i gabuar,pervec se ndryshe eshte detyrim ne bashkjetes me kushte ne familjen e kompozume europiane.Pra me nji fjal berisha, nishani, rama,nano e ctr jan vetem mini kryetar komunash te thella malore rrurale (shqiperi avend malor)ne kontinentin e vjeter europian se shpejti.....e mreteri ska shance te krijohet n shqipni se na bertet plaka e vjeter ne angli(elisabeth 2)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Gusht 2012 16:44
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Urime zotit Nishani.
Megjithese keto urime do kisha dashur se pari ti shkonin zotit Zaganjori ose edhe zotit Hoxha. Mirpo dihet se keta dy te fundit duhej te ishin konsensuale.
Kjo eshte politika.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Gusht 2012 18:11
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Urime zoti Nishani

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.