Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Me ne fund.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Ne nje situate kur miqte e tu prishen per fushate elektorale deri leket e ndihmes ekonomike dhe arka e shtetit eshte bosh (te ishte bosh do ishte mire, por eshte me qindra milione euro borxh QE NE NJE FARE MENYRE DUHET SHLYER) pergjigju ti me pare pyetjes sime:

A ke ti ndonje recete tjeter?

Pastaj te pergjigjem une (s'ka nevoje te presim fundin e 2014)

Ja te shohim sa do prishin per fushate keta qe kemi ne pushtet arturm qe te jap nje gjykim te plote. Edhe mos harro ishte vit elektoral, me buxhet te zmadhuar dhe serish ja arriti te dilte me rritje ekonomike. Pa harruar se ne çdo vit ka pasur rritje rrogash e pensionesh ka pasur indeksime ne fund te viti, rroge te 13 per AP- administraten publike. Ka bere vepra monumentale si tunelin e Elbasanit, investime ne infrastruktura me rruge te asfaltuara dhe ura. Normal qe keto gjera ju nuk i shihni, sepse nuk ju pelqejne ju verbojne e pastaj tallni bythen me kete popull duke i thene na ka zhyt Sala ne borxh. Neser arturm neser . Kjo neser eshte fundi i 2014, 2017 dhe hajde me nje bilanc e diskutojme. Megjithese nje gje e di mire se per ju fajin e kane gjithmone te tjeret sa te keni mundesi te tallni bythen me kete popull.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2013 19:03
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Keto jane budallalleqe Piktor. Borxhi nuk merret ne fillim te vitit.
Jane te gjitha parashikime (sic eshte edhe PBB-ja).
A nuk ndodh e njejta gje edhe me buxhetin e shtetit? Si mund te flitet per buxhet te 2014 tani ne fund te 2013? Behen llogaritje/parashikime/plane nga ekonomistet. Natyrisht ne nje moment te vitit qe vjen nevoja te rishikohet (+ ose -) dhe e njejta gje duhet bere edhe me borxhin.

Llogjika e do qe te besohet me shume Rama QE THOTE marr kaq borxh per te shlyer (lexo rinis ekonomine) huate e shtetit me bizneset, se FAKTI qe Berisha ka marre 1 miliarde e 200 milione dollare borxh per te shtruar 50 km rruge (kombi). Nuk te pashe te zemeruar atehere.

Quhet llogjike Piktor, une s'jam ekonomist.

Borxhi nuk merret ne fillim te vitit thote! Mos na çudit tani. Mire qe e pranon qe nuk je ekonomist. As une nuk jam ekonomist, ama dy gjera i kuptoj. Matematiken dhe bilancin. Edhe nje here se po themi te njetat gjera por nuk po merremi vesh.
Kur merret borxh, ai duhet shlyer pasi ndryshe ka konsekuenca. Nga nje % e caktuar kalon ne ngritje. Pavarsisht shumes qe ke borxh. Normal se sa me i madh te jete borxhi aq me shume shtohen rreziqet. Shqiperia per kete arriti shkallen max B1 sepse me ate rritje ekonomike ne mund te merrnim edhe B2.
Fakti qe kishim nivel te larte te borxhit nuk na jepte kete luks mirpo rritja ekonomike te pakten na mbante ne ekuiliber. Normal qe qeveria e atehershme beri te gjitha politikat e mundeshme per ta bere kete vend sa me aktraktiv si me nivel te ulet taksash, perjashtim nga taksat per kategori te caktuara biznesi qe rrisnin punesimin e njerezve etj etj pa harruar asnjeher traret qe vinte ne rrota opozita e atehershme. Opozita e bilbilave, tambureve, gomave te djegura bojkoteve, rrethimeve te institucioneve, greva urish, protestave masive etj. Vetem me nje qellim marrjen me çdo kusht te pushtetit. Diten qe do na jepej statusi i antarit me te drejta te plota ne Nato ata nuk nguruan te protestonin ne menyre origjinale duke mbyllur gojen me shamite e zeza. Po keshtu diten qe do jepej vendimi per heqjen e vizave per shqiptaret e varfer ky kryeminister nuk ngurroi te deklaronte se europa do ta paguante shtrjte kete me 1 milon te papunet shqiptare. Votimi i tre ligjeve qe kerkohej nga Be dhe ky nuk i votoi ato derisa nuk garantoi bythen e vet ne ate karrike. Mirpo ja qe europa nuk ta fal, tani i ka thene ne qershor pastaj do i thote ne dhjetor e keshtu i behen tre jo Rames per t'ja mbyllur porten e Be. Tani thote qe qenka faji i europes qe nuk do myslymane. Ta kishim ditur me kohe kete pune nuk do kishim shpenzuar gjithe keto energji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2013 20:02
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Jo moj xhane se shume shtete te perparuara kane borxhin publik me te larte se pbb. Ndersa Fmn dhe Bb jane dy shoqata qe kane pare boll dhe duan fitim te sigurte. Ti nenshtrohesh FMI do te thote te mos rritesh kurre dhe te punosh per te. Ata aq e pane te arsyeshme aq na dhane borxh.


Xhan xhani spo flasim per shtete te perparuara por per vende ne zhvillim me ekonomi te brishte.

FMN BB sjane shoqata por organizma nderkombetare qe nxisin zhvillimin ekonomik, stabilizim monetar marveshje dhe bashkepunime te shteteve anetare nepermjet projekteve/huave dhe asistences teknike etj etj.

Te pranosh keshillat e tyre do te thote zhvillim, jo me kot huate qe japin ata kane te bejne me investimet pra te udhezojne ne rrugen e duhur. Nese huate i perdor per investime qe i sjellin te ardhura ketij vendi do te thote rritje ekonomike.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2013 20:24
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Jo moj xhane se shume shtete te perparuara kane borxhin publik me te larte se pbb. Ndersa Fmn dhe Bb jane dy shoqata qe kane pare boll dhe duan fitim te sigurte. Ti nenshtrohesh FMI do te thote te mos rritesh kurre dhe te punosh per te. Ata aq e pane te arsyeshme aq na dhane borxh.


Piktoro, nuk po te marr vesh, eshte mire apo keq te marresh borxh?

Para se te vazhdojme, kush eshte receta jote?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2013 22:48
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Per te pasur nje ide me te qarte

Buxheti i 2014-ës përballë atij të 2012-ës

NGA EDUARD ZALOSHNJA

Plot 24 orë zgjati debati i detajuar rreth projekt-buxhetit të shtetit për vitin 2014, paraqitur në Kuvend nga qeveria aktuale. Të cilin opozita e quajti draft të shkatërrimit, ndërsa mazhoranca e quajti një draft që vë në lëvizje ekonominë shqiptare. Mbi 30 amendamente të atij drafti, të propozuara nga opozita, do të debatohen kur të bëhet diskutimi i buxhetit nen për nen në Kuvend në datën 28 dhjetor. Por, që të kemi një tablo të përmbledhur të kleçkave tw ndryshme buxhetore, le të krahasojmë zërat kryesorë të projekt-buxhetit të 2014-ës me atë që u votua në Kuvend për vitin 2012, kur opozita aktuale ishte në pushtet dhe mazhoranca aktuale ishte në opozitë (2013-ën nuk po e marrim në konsideratë sepse ishte një vit gjysmagjel nga pikpamja e pushtetit).

Që krahasimi mes dy viteve të ketë kuptim, duhet ta bëjmë në përqindje ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), i cili përfaqëson vlerën e re të krijuar nga aktiviteti ekonomik në vend gjtatë një viti (PBB-ja parashikohet të jetë rreth 14 miliard dollarë vitin që vjen).

Le të nisim me shpenzimet e buxhetit, të cilat parashikohen të shtohen me 4.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës. Më në hollësi, në projekt-buxhetin e 2014-ës parashikohet se:

Shpenzimet për personelin e administratës shtetërore do të shtohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Pagesat e interesave të borxhit të akumuluar deri më sot do të pakësohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet operative dhe mirëmbajtjes do të shtohen me 0.4% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Subvencionet do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Sigurimet Shoqerore do të shtohen me 0.8% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Sigurime Shendetesore do të shtohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Politika te Reja Pensionesh do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet per Kompensimin ne Vlere te Pronareve do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet per Buxhetin Vendor do të shtohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Pagesa e Papunesisë do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Ndihma Ekonomike do të shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Kompensimi për ish të përndjekurit politikë do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Kompensimi per energjine elektrike do të shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Fondi Rezerve dhe Kontigjenca do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet Kapitale (investimet publike) do të pakësohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura (tatimore, infrastrukturore etj.) do të shtohet me 2.5% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Duke përmbledhur, shtesa prej 4.1% e PBB-së në totalin e shpenzimeve, krahasuar me buxhetin e 2012-ës, vjen kryesisht nga shpenzimet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura tatimore, infrastrukturore, etj. (rreth 350 milion dollarë), që do t’u shkojnë bizneseve dhe që do të financohen nga FMN-ja e Banka Botërore. Një kontributor tjetër i rëndësishëm i shtesës së shpenzimeve është zëri “Shpenzimet për Sigurimet Shoqerore”, që do të shtohen me 0.8% të PBB-së ose rreth 110 milion dollarë dhe do të mbulohen pjesërisht me rritjen e kontributeve për Sigurimet Shoqërore në raport me PBB-në.

Në llogari të fundit, mund të thuhet se shpenzimet e parashikuara në buxhet ndjekin pak a shumë kurbën e PBB-së. Përjashtim bën vetëm shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve, që përbën një shpenzim të veçantë të këtij viti.

Le t’i hedhim tani një vështrim të ardhurave të parashikuara të 2014-ës. Së pari, të ardhurat jotatimore dhe ndihmat do të jenë në nivelin 2.1% të PBB-së, nga 2.2% të PBB-së që ishin në buxhetin e vitit 2012. Pra, do të mbeten praktikisht në të njëjtin nivel relativ.

Nga ana tjetër, barra tatimore në 2014-ën parashikohet të jetë 24% (të ardhurat tatimore pjestuar për Produktin e Brendshëm Bruto), ndërsa ishte 23.4% në buxhetin e 2012-ës. Pra, vjelja e pemës ekonomike nëpërmjet taksimit parashikohet të shtohet me 0.6%, krahasimisht me 2012-ën. Duke analizuar zërat një nga një, për të parë sesi kontribuon secili në këtë rritje 0.6%, konstatojmë:

Tatimi mbi Vleren e Shtuar pakësohet me 0.6% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Fitimin shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Akcizat shtohen me 0.4% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi te Ardhurat Personale pakësohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Nacionale dhe të tjera (ku përfshihet edhe taksa e karburantit) shtohen me 1.0% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Doganore pakësohen me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Lokale pakësohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Pasurine (ndertesat) shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Biznesin e vogël pakësohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat e Sigurimeve Shoqërore, Sigurimeve Shendetesore, etj. shtohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Siç tregojnë këto shifra, rritja e barrës tatimore prej 0.6% të PBB-së (rreth 84 milion dollarë), krahasimisht me buxhetin e 2012-ës, vjen kryesisht nga rritja e taksave nacionale të qarkullimit prej 1% të PBB-së (rreth 140 milion dollarë). Rritje kjo që balancohet me pakësimin agregat prej 0.4% të PBB-së në zërat e tatimeve dhe taksave të tjera (rreth 56 milion dollarë).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2013 22:53
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Thumbs up

Po







FMN BB sjane shoqata por organizma nderkombetare qe nxisin zhvillimin ekonomik, stabilizim monetar marveshje dhe bashkepunime te shteteve anetare nepermjet projekteve/huave dhe asistences teknike etj etj.

Te pranosh keshillat e tyre do te thote zhvillim, jo me kot huate qe japin ata kane te bejne me investimet pra te udhezojne ne rrugen e duhur. Nese huate i perdor per investime qe i sjellin te ardhura ketij vendi do te thote rritje ekonomike. [/B][/QUOTE]



__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2013 20:45
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Xhan xhani spo flasim per shtete te perparuara por per vende ne zhvillim me ekonomi te brishte.

FMN BB sjane shoqata por organizma nderkombetare qe nxisin zhvillimin ekonomik, stabilizim monetar marveshje dhe bashkepunime te shteteve anetare nepermjet projekteve/huave dhe asistences teknike etj etj.

Te pranosh keshillat e tyre do te thote zhvillim, jo me kot huate qe japin ata kane te bejne me investimet pra te udhezojne ne rrugen e duhur. Nese huate i perdor per investime qe i sjellin te ardhura ketij vendi do te thote rritje ekonomike.

Po te ishte kaq e lehte shtete si Italia apo Usa nuk do te kishin nje borxh publik kaq te larte.
Pa harruar se Usa dhe Italia jane dy shtete me te drejte veto ne keto shoqata apo quaji si te duash.
Imagjino te marresh keshilla dhe borxhe nga dy vende qe jane ne borxh mbi 120%
Mos harro edhe se keta jane perfituesit kryesor dhe direkt nga keto truste. Pothuajse te gjitha vendet qe kane kerkuar ndihmen dhe asistencen e Fmi ose jane te zhytur me thelle ne borxh ose i kane percjedhur nga dera.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2013 21:15
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Piktoro, nuk po te marr vesh, eshte mire apo keq te marresh borxh?

Para se te vazhdojme, kush eshte receta jote?

Mire eshte te mos merret. Por nese merr borxh, me mend ne koke pasi borxhdhenesi eshte me i fundit qe te do te vdekur - nese ke parasysh ate telefilmin me Ceken e Beratit.
Pasi shpiket kufirin e 60%, per te tjeret, nuk nguroi aspak kjo qeveri ta thellonte edhe me tej kete borxh. Justifikimi se do shkelmojme borxhin e trasheguar nuk mjafton nese ne fund te vitit je serish ne borxh.

Modifikuar nga Piktor datė 30/12/2013 ora 21:50

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2013 21:25
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Re: Per te pasur nje ide me te qarte

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Buxheti i 2014-ës përballë atij të 2012-ës

NGA EDUARD ZALOSHNJA

Plot 24 orë zgjati debati i detajuar rreth projekt-buxhetit të shtetit për vitin 2014, paraqitur në Kuvend nga qeveria aktuale. Të cilin opozita e quajti draft të shkatërrimit, ndërsa mazhoranca e quajti një draft që vë në lëvizje ekonominë shqiptare. Mbi 30 amendamente të atij drafti, të propozuara nga opozita, do të debatohen kur të bëhet diskutimi i buxhetit nen për nen në Kuvend në datën 28 dhjetor. Por, që të kemi një tablo të përmbledhur të kleçkave tw ndryshme buxhetore, le të krahasojmë zërat kryesorë të projekt-buxhetit të 2014-ës me atë që u votua në Kuvend për vitin 2012, kur opozita aktuale ishte në pushtet dhe mazhoranca aktuale ishte në opozitë (2013-ën nuk po e marrim në konsideratë sepse ishte një vit gjysmagjel nga pikpamja e pushtetit).

Që krahasimi mes dy viteve të ketë kuptim, duhet ta bëjmë në përqindje ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), i cili përfaqëson vlerën e re të krijuar nga aktiviteti ekonomik në vend gjtatë një viti (PBB-ja parashikohet të jetë rreth 14 miliard dollarë vitin që vjen).

Le të nisim me shpenzimet e buxhetit, të cilat parashikohen të shtohen me 4.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës. Më në hollësi, në projekt-buxhetin e 2014-ës parashikohet se:

Shpenzimet për personelin e administratës shtetërore do të shtohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Pagesat e interesave të borxhit të akumuluar deri më sot do të pakësohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet operative dhe mirëmbajtjes do të shtohen me 0.4% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Subvencionet do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Sigurimet Shoqerore do të shtohen me 0.8% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Sigurime Shendetesore do të shtohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Politika te Reja Pensionesh do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet per Kompensimin ne Vlere te Pronareve do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet per Buxhetin Vendor do të shtohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Pagesa e Papunesisë do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Ndihma Ekonomike do të shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Kompensimi për ish të përndjekurit politikë do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Kompensimi per energjine elektrike do të shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Fondi Rezerve dhe Kontigjenca do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet Kapitale (investimet publike) do të pakësohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura (tatimore, infrastrukturore etj.) do të shtohet me 2.5% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Duke përmbledhur, shtesa prej 4.1% e PBB-së në totalin e shpenzimeve, krahasuar me buxhetin e 2012-ës, vjen kryesisht nga shpenzimet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura tatimore, infrastrukturore, etj. (rreth 350 milion dollarë), që do t’u shkojnë bizneseve dhe që do të financohen nga FMN-ja e Banka Botërore. Një kontributor tjetër i rëndësishëm i shtesës së shpenzimeve është zëri “Shpenzimet për Sigurimet Shoqerore”, që do të shtohen me 0.8% të PBB-së ose rreth 110 milion dollarë dhe do të mbulohen pjesërisht me rritjen e kontributeve për Sigurimet Shoqërore në raport me PBB-në.

Në llogari të fundit, mund të thuhet se shpenzimet e parashikuara në buxhet ndjekin pak a shumë kurbën e PBB-së. Përjashtim bën vetëm shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve, që përbën një shpenzim të veçantë të këtij viti.

Le t’i hedhim tani një vështrim të ardhurave të parashikuara të 2014-ës. Së pari, të ardhurat jotatimore dhe ndihmat do të jenë në nivelin 2.1% të PBB-së, nga 2.2% të PBB-së që ishin në buxhetin e vitit 2012. Pra, do të mbeten praktikisht në të njëjtin nivel relativ.

Nga ana tjetër, barra tatimore në 2014-ën parashikohet të jetë 24% (të ardhurat tatimore pjestuar për Produktin e Brendshëm Bruto), ndërsa ishte 23.4% në buxhetin e 2012-ës. Pra, vjelja e pemës ekonomike nëpërmjet taksimit parashikohet të shtohet me 0.6%, krahasimisht me 2012-ën. Duke analizuar zërat një nga një, për të parë sesi kontribuon secili në këtë rritje 0.6%, konstatojmë:

Tatimi mbi Vleren e Shtuar pakësohet me 0.6% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Fitimin shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Akcizat shtohen me 0.4% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi te Ardhurat Personale pakësohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Nacionale dhe të tjera (ku përfshihet edhe taksa e karburantit) shtohen me 1.0% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Doganore pakësohen me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Lokale pakësohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Pasurine (ndertesat) shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Biznesin e vogël pakësohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat e Sigurimeve Shoqërore, Sigurimeve Shendetesore, etj. shtohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Siç tregojnë këto shifra, rritja e barrës tatimore prej 0.6% të PBB-së (rreth 84 milion dollarë), krahasimisht me buxhetin e 2012-ës, vjen kryesisht nga rritja e taksave nacionale të qarkullimit prej 1% të PBB-së (rreth 140 milion dollarë). Rritje kjo që balancohet me pakësimin agregat prej 0.4% të PBB-së në zërat e tatimeve dhe taksave të tjera (rreth 56 milion dollarë).

I ke lexuar keto shifra arturm, i ke kuptuar? Lexo njehere çfare shtohet e çfare hiqet ku shtohet dhe ku hiqet dhe pastaj del ne konkluzione me te qarta sesa socialiste eshte kjo qeveri qe duhej te kishte nje program socialist.
Pa harruar se llogaria behet me 2012 dhe jo 2013 qe eshte nje vit hibrid. Qe do te thote borxhim e llogarisim me 2013 ndersa buxhetin me 2012.
Kjo do te thote qe edhe rritjen ekonomike duhet ta krahasojme me kete vit dhe natyrisht pa harruar rritjen e rrogave, pensioneve, plus indeksimet ne rroga e pensione, rroga e 13-te etj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2013 21:47
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

Mos harro edhe se keta jane perfituesit kryesor dhe direkt nga keto truste. Pothuajse te gjitha vendet qe kane kerkuar ndihmen dhe asistencen e Fmi ose jane te zhytur me thelle ne borxh ose i kane percjedhur nga dera.


Na e nxorre FMN-ne organizate terroriste o Piktor.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2013 21:50
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Me ne fund.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.