robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
...(vazhdim)... kur vjen Daltoni me indianët pranë qytetit, duket sikur indianët kanë ardhur të sulmijnë. Qytetarët ngrenë barrikadat dhe presin me pushkët gati. Daltoni bën përpara me vëllezërit e tij debilë, indianët presin në vend mbi kuajt e tyre, sepse nuk e kuptojnë çkërkon Daltoni në të vërtetë. Padashur dëgjohet një, dy, tre krisma nga qytetarë të friksuar, duket sikur një luftë po fillon, sepse nga ana tjetër janë dhe nja dy indianë të irrituar. Mirpo për fat, në këtë film nuk ndodh siç ndodhte dikur në realitet, ku indianët provokoheshin nga ndonjë incident gjoja i rastësishëm dhe Xhorxh Kuteri real, (apo të tjerë gjeneralë), fillonin sprastimet dhe masakrimet me ushtritë e tyre. Në këtë film shikuesi vetëm sa dëgjon fjalët e Daltonit thënë sherifit Luki Luk, i cili ky i fundit gjithashtu ishte i hutuar dhe nuk po e kuptonte gjithë atë lëvizje të kotë të qytetarve dhe, nga ana tjetër, të bandës së Daltonit dhe indianëve, -këta të fundit e kishin sherif Lukin mik të tyre, ndaj nuk do të bënin diçka pa i thënë atij më parë. Këto fjalë të Daltonit janë ato mësime me të cilat ishin mbushur faqet e librave tanë të shkollës, jo vetëm me rastin e indianëve të Amerikës, por edhe të konflikteve të tjera, të nxitura nga kapitali i madh dhe të provokuara nga laskarët e këtij kapitali. Daltoni i tha gjithë ankim Lukit, se ai nuk po bënte gjë tjetër por vetëm atë që kërkonte kapitali, mundësinë për tu investuar, që në fund të fundit edhe indianët të kishin punë. Ai po krijonte një konflikt që të mundësonte shkatërrim dhe largim të indianëve që do luftonin, pra atyre të prapambeturve që nuk e kuptonin zhvillimin, pastaj investim të kapitalit dhe jeta do zhvillohej, do kishte fabrika, rrugë të gjëra për karrocat dhe mjetet e tjera, hekurudha për trenat
e kështu nëpërmjet pamjeve të shkurtëra filmike të arritjeve të sotme teknollogjike, vazhdojnë fjalët ironike të Daltonit. Pra, jepet nga regjizori ai mësim i predikuar qysh në shekullin e 19, nga socialistët kryesisht, mbi provokimet e kapitalit për konflikte të ndryshme, në mënyrë që kapitali të investohet më tej pa pengesa nga autoktonët e prapambetur. Këto mësime, këto ide i shohim dhe sot, ndonëse sot këtij lloj provokimi konfliktesh me piksynimin e investimeve të kapitalit i kanë dalë lakrat me kohë, sepse media dhe interneti bëjnë punën e tyre. Është e vërtetë se një i ri i sotëm ka disa herë më pak njohuri nga një i ri i viteve gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë, ose tetëdhjetë, por sot dija përhapet më shpejt. Prandaj sot është edhe mundësia më e madhe të parandalohen këto skenarë të vjetër investueshis dhe shfrytëzuesish. Kot sa për muhabet, i tregojmë lexuesit një projekt kinez për shndërrimin e një lugine të madhe natyrore në Nepal, në një qytet madhështor, projekt ky i zbuluar nga disa gazetarë dhe dhënë në televizor, e pas të cilit shohim sa bukur kapitalet e mëdha kanë laskarët e tyre kudo, si p.sh. në Nepal lëvizjen maoiste, apo gjetkë të tjerë, (në Afrikë, bie fjala), me emra të tjerë.
Tani vimë tek patrioti ynë, Koço Danaj, për të parë anallogjinë e tij me Daltonin e filmit. Koçoja ynë ka vënë një plan për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, ky duhet të jetë viti 2012, me rastin e 100 vjetorit të panvarsisë. Pas kësaj, në vitin 2015 bashkimi me këtë shtet shqiptarësh edhe të shqiptarëve të Maqedonisë. E më pas edhe ato zona në Mal të Zi dhe Greqi, që banohen me shqiptarë. Pra, plani i Koços është sa patriotik aq dhe
praktik, -nuk gjetëm një herë për një herë fjalë tjetër.
Ndërkohë që patriotë të tjerë i bëjnë petullat me ujë, Koçoja i bën pa ujë fare. Ai thotë se fuqitë europiane duhet të mblidhen edhe një herë në Londër e të pranojnë gabimet e tyre të 1913-ës. Ne, pa hyrë shumë në histori, i kujtojmë shkurt Koços se, përafërsisht këto kufinj të sotëm ballkanikë u ravijëzuan qysh në shek. e XIX pas traktateve të Shën-Stefanit e të ratifikuara në kongresin e Berlinit (1878), pra këto, duke përfshirë edhe Maqedoninë e sotme e ca pjesë nga Greqia e sotme, i ngelën perandorisë osmane, ndërsa të tjerat, i kaluan Malit të Zi, Serbisë, Greqisë. Këto vazhduan zgjerimin e territoreve të tyre edhe më pas, në mbarim të luftës së parë botërore, kryesisht me territore të Maqedonisë, derisa kjo republikë e shpallur hyri së fundi nën Jugosllavinë e Titos. Dhe më 1991 apo 1992 u shpall e pavarur dhe e njohur nga Serbia dhe Bullgaria, biles edhe nga OKB-ja (UNO), në mos gaboj. (vazhdon)
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|