robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Cilat janë alternativat për zgjidhjen e problemit Kosovë - Serbi
Mendoj se të shkruash për alternativat më të mira, pra ato që do pëlqeheshin më shumë nga palët në Ballkan, duhet të mos i përkasësh ndonjërit popull të këtij gadishulli. Mirpo, ky kusht kaq neutral dhe i domosdoshëm përmban gjithashtu rrezikun, që alternativa më e mirë për këtë të jashtëm të mos kuptohet nga këta ballkanas.
Të shikojmë shtrirjen e etnive, kombeve dhe popujve në këtë territor prej disa shtetesh, vështirë të gjejmë njërin prej tyre që nuk ankohet me të drejtë për padrejtësinë që i është bërë. Sejcili komb do akoma dhe ca nga toka e tjetrit. Diçka më mirë duket Rumania, por dhe kjo ankohet për toka rumune nën Serbinë, nën Ukrainën, apo Moldavinë e ndarë. Pra, sejcili shtet ka ankesat e tij. Mund të mbushësh një libër të tërë vetëm me pretendimet e shteteve ballkanikë apo ato europianë.
Duke u përqëndruar shkurt vetëm në çështjen kosovare, shpresoj të shtroj në fund sa më i paanshëm alternativën më të arsyeshme dhe më të pranueshme nga shumica e njerëzve, shqiptarë apo serbë këta. Po më parë të shohim disa nga këto alternativa.
Po e nis me një ide utopike, të cilën unë e kam paksa për zemër, ndoshta sepse ajo vjen nga një fëmijë, ky një fëmijë serb 12 vjeçar, ide e hedhur prej tij para nja dy-tre vjetësh, pra tani ky fëmijë duhet të jetë 14-15 vjeç. Ideja e tij është që të gjithë popujt të heqin dorë nga kombësia, pra të mos quhen më serbë, bullgarë grekë, shqiptarë, italianë, amerikanë, rusë, kinezë, etj., por thjesht të quhen aq sa dhe si janë: njerëz. Kështu, sipas kësaj mëndje të çiltër fëminore, emulsohen edhe problemet dhe konfliktet nacionale.
Paradoksi i kësaj teorie është se ajo vjen nga vendi më nacionalist i Europës, pra edhe i Ballkanit, Serbia. Popullariteti i kësaj teorie patjetër gjen më tepër vend në emisione të ndryshme televizionesh perëndimore se sa në ato të vendit ku ka dalë. Dhe ky popullaritet kuptohet që është si një flakë e shkurtër dhe e dukshme, nga vetë fakti se kjo teori është një dëshirë utopike për kohën. Ndoshta pas disa shekujsh etnitë dhe kombet europiane e kanë realizuar këtë utopi të sotme, por sot për sot kjo është jashtë llogjikës dhe mundësive së këtyre popujve ballkanikë.
Duke mos u marrë shumë me këtë ide utopike për kohën, kalojmë tek mundësitë e tjera. Një nga këto është hyrja në Bashkimin Europian (EU-në), dhe zhvillimi i mëtejshëm në të gjitha drejtimet i kësaj bashkësie. Kjo mundësi ka gjithashtu disa kleçka, ku më e para është se kjo bashkësi gjindet akoma në një fazë fillestare, pra në atë fazë ku shetetet brenda saj ekzistojnë me gati po ato funksione dhe të drejta si para hyrjes në këtë bashkësi. Pra, në rastin e shteteve të Ballkanit, edhe Serbia dhe Kosova do të hyjnë në këtë bashkësi si shtete të caktuara. Shtete të caktuara d.t.th. të kenë të caktuara edhe kufinjtë e tyre ndarës, të njohura këto si nga këto dy shtete ashtu dhe nga bashkësitë e tjera ndërkombëtrare, si EU-ja dhe UNO.
Pas kësaj kleçke, të tjerat pasojnë vetvetiu. Në rast mosqartësimi të këtij kufiri ndarës, hyrja e përbashkët në këtë bashkësi të madhe çon brenda saj mosmarrveshjet e këtyre dy popujve-vendeve-shteteve, pra mund të ndodhë që brenda asaj bashkësie të madhe të shpalosen kontradiktat e këtyre dy popujve-vendeve-shteteve ballkanikë. Kjo d.t.th. ngecje e zgjidhjeve të problemeve të ndryshme që ka dhe do ketë Europa e bashkuar, kjo d.t.th. edhe shpalosje mëtejshme e kontradiktave të vjetra ndërshtetërore europiane, kjo d.t.th. të dish qysh tani se fuqi të tjera do fusin në të ardhmen hundët në Europë. Këtë nuk e dëshiron asnjëri prej shteteve pjesmarrës të kësaj bashkësie.
Pra ngelet edhe në këtë rast ndarja e kufirit më parë, e pastaj edhe të drejtave/detyrimeve të tjera karshi njëra-tjetrës ose vendeve të tjerë, apo dhe juridiksioneve ndërkombëtare. Kështu, edhe në rast dështimi dhe shpërndarje të EU-së, apo largimit të njërës ose dy prej këtyre shteteve nga kjo bashkësi europiane, nuk kemi rindezje të konflikteve të vjetra territoriale.
Ndarja e kufirit në formë fakultative dhe atë më demokratike vështirë të arrihet. Sepse po të pyeten për këtë të gjithë njerzit e thjeshtë që jetojnë apo kanë jetuar në Kosovë, dëshirat e tyre janë aq të kundërta, sa kjo formë demokratike dhe fakultative nuk sjell rezultate.
Pra ngelet: 1.ose një shtet kosovar me etnitë shqiptare, serbe, etj. brenda këtij shteti, ose 2. një ndarje e detyrueshme me (patjetër) lëvizje etnish. Mundësia e parë nuk pranohet nga shteti serb dhe shumica e serbëve të Kosovës, mundësia e dytë e zgjidh problemin për disa dekada e shumta. Por mundësia e dytë ka një favor, (biles disa favore), të cilat sjellin mundësinë e një zgjidhje përfundimtare. Me pranimin e kësaj mundësie të dytë nga shumica e dy komuniteteve kryesore të Kosovës, asaj shqiptare dhe asaj serbe, (e para aty tek 83-87% e gjithë popullsisë gjatë gjithë shek. 20, e dyta aty tek 10-15 %, pjesa e mbetur prej 2-5 % janë disa etni të tjera), kemi vërtet një zgjidhje të përkohshme disa dekadëshe, por pjesmarrja e dy shteteve të ndarë mëpastaj në bashkësinë europiane do sjellë edhe për shekujt e ardhëm interesa të përbashkët, gjë që do i emulsojë pretendimet e mbetura të së kaluarës.
Kjo më duket mua, sipas kaplloqes time, një zgjidhje paqësore nga ana teknike, -e territorit, të paktën. Sepse pas kësaj ane teknike do ketë edhe shumë e shumë marrveshje për zgjidhje të tjera, si ato në fushën ekonomike dhe tregëtare, ato të bashkpunimit në shumë fusha të ndryshme, ato të njohjes së të drejtave të ndryshme ligjore për pakicat që mund të kenë mbetur andej dhe këndej, ato mbi të drejtat familjare (raste martesash, vdekjesh, trashëgimie, etj.), ato mbi kulturën, artin, të drejtat e autorit, shërbimin informatik të ndërsjelltë, bashkpunimin juridik, ekzekutiv (policor p.sh.) brenda të drejtës europiane mbi këto raste, etj. zgjidhje problemesh të ndryshme midis dy vendeve, apo edhe në raport me vënde të treta. Pra, pa zgjidhjen kryesore vështirë të arrihen edhe të tjerat. Se si dhe ku do ta bëjnë ndarjen, ky është një problem që duhet ta zgjidhin vetë qytetarët e Kosovës, serbë, shqiptarë etj. Bashkë-sia europiane mund të ushtrojë presion për këtë mundësi.
Rastin e zgjidhjes së problemeve territoriale të vendeve të Ballkanit nëpërmjet luftës, nuk e marrim në trajtim, pasi trajtimi i kësaj forme zgjdhjesh problemesh është jashtë kuadrit të llogjikës. Ai rast pason atë të llogjikës, por nuk përbën zgjidhjen paqësore llogjike të problemit në fjalë. Ai rast duket se vendos paqen, por kjo paqe është, (siç edhe ka qenë në të kaluarën), vetëm kalimtare. Ndaj kjo formë zgjidhje merret shpesh në konsideratë nga ata që e kanë të vështirë llogjikimin.
So. 19. 02. 2012
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|