Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Gjendja e planetit sot Vlerėsimi i Temės: 5 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Gjendja e planetit sot. (nga BBC.co.uk)

Po hedh disa materiale interesante te marra nga:
http://www.bbc.co.uk/albanian/dispo...net/index.shtml


***********************
Pse duhet të kushtojmë vëmendje?

Popullsia e botës po pëson një bum rritjeje të jashtëzakonshme, por burimet nuk janë të pafundme. A mundemi ne të sigurojmë ushqim, ujë, energji - dhe televizione, makina e pushime - për të gjithë dhe t'u lëmë brezave të ardhshëm më shumë se një planet të mbushur me plehra?
Ndërsa udhëheqësit e botës debatojnë për të ardhmen në takimin e nivelit të lartë në Johanesburg, BBC News Online sjell se çfarë thonë peshkatarët nga Mozambiku, nënat nga India apo punëtorët e riciklimit nga Kina në një rubrikë të posaçme prej gjashtë pjesësh për zhvillimin e qëndrueshëm.

Një pamje më e gjerë
Nga Aleks Kërbi BBC News Online

Mundësitë për të zgjedhur njerëzimi po pakësohen dhe zgjedhja po vështirësohet. Që nga viti 1950 popullsia e botës është dyfishuar ndërsa konsumi është rritur akoma më me shpejtësi. Duhen bërë disa llogari. Një pjesë e popullsisë është tashmë atje.

Edhe për sa kohë nuk do t'i lagen këmbët të pasurve? Konsumi i naftës është rritur 7 herë në 50 vitet e fundit. Ndërkohë prodhimi i mishit, gjuetia e peshkut dhe emetimet e karbonit nga karburantet janë katërfishuar. Përdorimi i ujit të freskët u rrit gjashtëfish shekullin e kaluar.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, gjurma ekologjike e njerëzimit në planet është 20% më shumë se sa mund të ofrojë toka. Raca njerëzore konsumon burimet natyrore të 1,2 Tokë-ve.

Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është rritur më shumë dhe është bërë më i dukshëm. Afro 30% e popullsisë së botës vuan nga një formë apo një tjetër e të kequshqyerit dhe rreth dy të tretat e njerëzimit jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë.

Të varfërit e botës nuk mund të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm.

Një familje, së cilës i duhet të sheshojë një pyll për të prodhuar ushqimin e vet dhe siguruar karburantin për ta gatuar atë, nuk ka mundësi të zgjedhë një jetë të garantuar.

Më të varfrit kanë më pak forcë për t'u mbrojtur nga pasojat e problemeve të mjedisit global siç është ndryshimi i klimës.

Dhe, ndërsa një-përqindëshi i pasur në popullsinë e botës konsumon aq sa 44-përqindëshi i varfër, ne do të na duhej të përdornim shumë më shumë burime nëse të varfërit do të jetonin ashtu si të pasurit.

Çfarë është zhvillimi i qëndrueshëm?

Në parim, zhvillim i qëndrueshëm do të thotë që të mos përdoren burimet më shpejt sesa është mundësia e Tokës për t'i zëvendësuar ato - "ta trajtojmë Tokën sikur të kishim ndërmend të jetonim përgjithnjë."

Në praktikë, çdo gjë, duke filluar nga bioteknologjia e fuqia bërthamore tek vegjetarianizmi e udhëtimi me tren, inkurajohet në emër të zhvillimit të qëndrueshëm - deri në atë pikë saqë disa veprimtarë thonë se termi tani nuk ka kuptim.

Më optimistët thonë se nuk do të ketë asnjëherë katastrofë pasi zhvillimi nuk ka kufi.

Ata argumentojnë se zgjuarsia njerëzore gjithmonë do të gjejë një zgjidhje. Shoqëria do të gjejë materiale të reja të papërpunuara, do të zhvillojë teknologji më të pastra dhe do të administrojë burimet ujore në pakësim, në mënyrë që humbja e burimeve dhe ndotja të mos përbëjnë më problem.

Kjo është pjesë e politikave neo-liberale, sipas të cilave, që të kemi një botë më të mirë duhet që ne të gjithë të shpenzojmë dhe konsumojmë më shumë për të krijuar pasuri për të gjithë, dhe industrializimi ngadalëson rritjen e popullsisë dhe rrit standartet mjedisore.

Por, nëse "zhvillim" do të thotë që çdo person në planet të dëshirojë të ketë një makinë, të fluturojë rreth gjysmës së botës për pushime dhe të blejë një celular çdo vit, ndoshta nuk do të kemi shpresë, thonë skeptikët. Ne nuk kemi Tokëra sa duhet për këtë lloj kapitalizmi konsumi.

Diskutime

Kjo përplasje perspektivash është në zemër të negociatave ndërkombëtare shpesh të zemëruara dhe me përçarje mbi konservimin dhe zhvillimin - duke filluar me traktatin Kiotos për ndryshimin e klimës e deri tek takimi i nivelit të lartë për ushqimin e më pas në takimin e nivelit të lartë në Johanesburg për Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Industria do tregje të hapura dhe marrëveshje vullnetare. Veprimtarët kanë frikë se ekonomia e globalizuar nuk mund të kontrollohet nga kapaciteti i institucioneve politike.

Të dyja palët flasin për zhvillimin e qëndrueshëm si rruga për të arritur objektivin, megjithëse jo gjithmonë ajo ofron zgjidhje të lehta, dhe ndonjëherë nuk afron asgjë.

Dhe kriza lidhet si me brezin e tanishëm ashtu edhe me të ardhmen.

Ndërsa autoritetet qeveritare, përfaqësuesit e industrive, shkencëtarët, deputetët dhe veprimtarët vazhdojnë të debatojnë për të ardhmen e planetit, më shumë se 30 mijë fëmijë të moshës nën pesë vjeç vdesin çdo ditë nga uria ose nga sëmundje që mund të parandalohen lehtë.

Eksperienca për administrimin e mendimit tonë për të ardhmen është varfër. Profesori Xhejms Lavlok ka thënë se kualifikimi i njerëzve për të qenë shërbëtorë të Tokës është një i llojtë me aftësinë e dhive për të qenë kopshtare.

Dhe ne nuk kemi 1,2 Tokë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2003 20:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re population_brief243.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 1193 herė.

Fakte: 6 miliardë dhe po shtohen

Popullsia e botës nga viti 1 i Erës Sonë
Miliardë

Burimi:Engelman/OKB
Në vendet më të varfra të botës popullsia po rritet me shifra të papara. Ndërkohë që kanë më shumë gojë për të ushqyer, burimet e tjera kombëtare do të shtrydhen edhe më tej, gjë që do të çojë në mungesa ushqimore, keqësimin e shëndetit dhe përkeqësimin e mjedisit.

Sipas një parashkimi mesatar të Kombeve të Bashkuara në vitin 2001, popullsia pritet të shkojë deri në 9,3 miliardë në vitin 2050, me një rritje prej 97% në vendet në zhvillim.

Megjithatë, në botën e industrializuar është vënë re një rënie e numrit të lindjeve. Shkalla e mbarsjeve në botë është përgjysmuar në 40 vitet e fundit dhe demografët tani parashikojnë se popullsia e botës do të arrijë kulmin në 8,4 miliardë.

Por kjo shifër përsëri përbën një rritje të popullsisë me më shumë se dy miliardë njerëz në vendet që kanë më pak mundësi për ta përballuar. Bota e pasur ndodhet para vendimesh shumë të vështira: A duhet të mbyllë dyert e saj dhe të lejojë numrin e popullsisë të zvogëlohet, apo të mirëpresë emigrantët ekonomikë?

Ne foton e meposhtme: Popullsia e botës nga viti 1 i Erës Sonë
ne miliardë

Modifikuar nga Fajtori datė 19/01/2003 ora 20:53

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2003 20:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re food_brief243.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 1187 herė.

Fakte: Miliona ende vuajnë nga uria

Qindra miliona njerëz ende nuk marrin ushqimin e duhur, megjithëse në të gjithë botën sasia e ushqimit është mëse e mjaftueshme. Plehërat kimike, pesticidet, farërat me cilësi të lartë dhe mekanizimi kanë rritur prodhimin. Prodhimi i mishit dhe peshkut është katërfishuar.

Por statistikat e zymta që flasin për erozion të tokës, rënie të stoqeve të peshkut, çpyllëzime, ndotje me nitrate dhe diversitet gjenetik shtojnë frikën për të ardhmen.

Dhe bota është ende larg objektivit të Kombeve të Bashkuara për të përgjysmuar numrin e të uriturve deri në vitin 2015.

Si mund të marrim më shumë nga toka e degraduar dhe detet që po boshatisen për të ushqyer milionat e njerëzve që nuk kanë lindur ende?

Si mund të garantojmë ushqimin për një afat të gjatë për ata që nuk kanë burime për të blerë apo për të prodhuar ushqimin e tyre? Gara kundër rritjes së popullsisë vazhdon.

Ne foton e meposhtme: Rritja e prodhimit ushqimor në botë
Kalori/ për person/ në ditë
Vija kafe lart tregon: Vendet në zhvillim
Vija blu e dyta tregon: Vendet e zhvilluara
Vija portokoalli horizontale tregon: Kërkesa nga vendet e zhvilluara
Vija blu e hapur poshte portokallise tregon: Kërkesa nga vendet në zhvillim

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2003 20:49
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re cities_brief_growth243.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 1177 herė.

Fakte: Popullsia e qyteteve shumëfishohet

Pothuajse gjysma e popullsisë së botës tani jeton në qytete dhe ky raport pritet të rritet. Qytetet janë vend i mirë për të jetuar - janë të gjalla, dinamike dhe plot mundësira. Por ato mund të jenë edhe të mbipopulluara, plot krime dhe të pista. Varfëria në qytete është në rritje dhe më shumë se gjysma e popullsisë jeton në ndërtesa të vjetëruara dhe të papërshtatshme.

Qytetet përbëjnë më pak se 2% të sipërfaqes së Tokës, por përdorin 75% të burimeve që ne i marrim Tokës. Me fjalë të tjera, ato lënë shumë gjurmë ekologjike.

Gjurma ekologjike e Londrës është 120 herë më e madhe se madhësia e qytetit dhe përdor burime nga fushat e grurit në Kansas, kopshtet me çaj të Asamit dhe minierat me bakër të Zambias.

Por a i justifikon pasuria që krijojnë gjurmët e tyre kaq të mëdha ekologjike dhe a mundet që politikat e zhvillimit ta ulin atë?

Ne foton e meposhtme: Numri i personave qe jetojne ne qytete dhe fshatra ne miliarde. Pjesa kafe tregojne fshatrat, pjesa blu qytetet.

Modifikuar nga déją-vu datė 26/10/2003 ora 00:42

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2003 20:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re waste_brief_243.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 1172 herė.

Fakte: Kultura e të hedhurit

Sa më "të zhvilluar" që bëhemi, aq më shumë hedhurina krijojmë. Sasia mesatare e hedhjeve të një amerikani është dyfishuar në 40 vitet e fundit.

Në të gjithë botën grumbujt e mbeturinave po shtohen ndërsa vendet industrializohen. Në mes të viteve '90 vendet e OECD-së prodhonin rreth dy ton mbeturina shtëpiake dhe industriale për person në vit.

Afrikanët krijojnë më pak, por më shumë se dy të tretat e mbeturinave nuk përpunohen.

Nivelet e riciklimit në vendet në zhvillim po rriten, por nuk shkojnë paralel me prodhimin në rritje. Dhe uria jonë për mallrat më të fundit të konsumit po le pas varreza me mbetje komplekse dhe të rrezikshme si kompjuterë dhe televizorë.

Ndërkohë ne po humbim duke hedhur në grumbullin e mbeturinave lëndë të parë të vlefshme dhe po harxhojmë energji për të bërë produkte të tjera.

Ne foton e meposhtme: SHBA: Hedhjet ditore për person në qytete (Kg/ për person/ në ditë)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2003 20:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re tourism_brief243.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 1162 herė.

Fakte: Një industri në lulëzim

Udhëtimi nëpër botë asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë. Çdo vit bëhen rreth 700 milionë udhëtime jashtë.

Vendet në zhvillim po i drejtohen gjithnjë e më shumë dollarit të turistit si mjet për të rritur të ardhurat kombëtare dhe për të krijuar vende pune.

Por kërkimi i vendeve "të virgjëra" po sjell vizitorë në disa prej mjediseve më delikate dhe më të bukura të botës.

Sigurimi i lehtësirave si banja me ujë, ajër i kondicionuar, pishina dhe fusha golfi përbën një barrë të madhe për rajonet ku uji dhe energjia elektrike janë me pakicë.

Transporti ajror është një nga burimet që po rrit më shpejt se çdo gjë tjetër sasinë e gazrave që krijojnë efektin serë, të cilat shkaktojnë ndryshimin e klimës.

Mund të thuhet se turizmi është një nga industritë më të mëdha të botës. Por nga ana tjetër është edhe një nga industritë më pak të rregulluara.

Si mund t'i shpërndajmë përfitimet dhe të mbrohemi nga rreziqet e oreksit tonë gjithnjë në rritje për pushime?

Ne foton e meposhtme: Vizitat e turistëve të huaj (ne milione)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2003 21:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re energy_brief243.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 1145 herė.

Fakte: Rritet shumë konsumi i energjisë

Çdo vit ne lëshojmë më shumë se gjashtë miliardë ton emetime karboni në ajër nga djegja e karburanteve, megjithëse në përgjithësi pranohet se kjo kontribuon drejtpërdrejt në ndryshimin e klimës.

Karburantet ende sigurojnë 80% të nevojave për energji në botë. Dhe me industrializimin e vendeve dhe rritjen e popullsive të tyre, ashtu rritet edhe konsumi i energjisë së tyre.

Por në vendet mbi një nivel të caktuar pasurie, efikasiteti i përdorimit të energjisë përmirësohet nëse zbatohen politikat e duhura.

Sot në të gjithë botën prodhohen më shumë produkte të naftës krahasuar me 30 vjet më parë. Por nafta një ditë do të mbarojë dhe furnizimet një ditë do të shterojnë. Shumë ekspertë besojnë se hidrogjeni, era dhe fuqia diellore do të sigurojnë pjesën më të madhe të energjisë në 50 vitet e ardhshme.

Ne foton e meposhtme: Skenaret e ndryshimit të klimës dhe ndryshimet globale të temperaturës.
Linja kafe: Emetime të CO2
Linja blu: Emetimet stabilizohen në rreth 1.5x1990
Linja e verdhe: Emetimet stabilizohen në rreth 2x1990

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2003 21:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Vapa, nė Zvicėr shkrijnė akujt nė male

Temperaturat gjithandej Evropës sërish kanë thyer rekordet, ndërsa vala e të nxehtit, që shkaktoi zjarrin e pyjeve dhe më shumë se tridhjetë të vdekur, po vazhdon. Londra u përfshi nga një valë e nxehtë me temperaturë prej 35.5 gradë celsius, që shënohet të jetë dita më e nxehtë që nga viti 1959. Në Portugali, e cila po përjeton zjarret më të rënda në historinë e saj, temperaturat arritën deri në 40 gradë celsius. Vala e të nxehtit ka shkaktuar rënien e nivelit të ujit në disa lumenj, kurse ekspertët zviceranë thonë se në male ka filluar shkrirja e akujve. Meteorologët parashikojnë që vala e të nxehtit të vazhdojë dhe rekorde të reja do të thyhen, meqë nuk ka shenja të lëvizjes së dy sistemeve të motit, që po sjellin ajrin e nxehtë nga Afrika e Veriut.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2003 18:43
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Post

Sigurimi i ujit tė pijshėm- sfidė globale

Sipas statistikave të OKB-së miliarda njerëz në botë jetojnë pa ujë të pijshëm dhe të paklorifikuar


Si dhe sa duhet të investojnë qeveritë e vendeve të ndryshme mbi ujin e pijshëm që të shmangen mungesat dhe sëmundjet


Uji i pijshëm mbetet një nga sfidat e së ardhmes.

Sipas statistikave, rreth 1.1 miliardë njerëz jetojnë pa ujë të pijshëm. Rreth 2.4 miliardë njerëz jetojnë pa ujë të paklorifikuar. OKB ka premtuar se do ta zgjidhë këtë problem, por e vërteta është se në çdo 15 sekonda në botë vdes një fëmijë nga sëmundjet që kanë lidhje me ujin e pijshëm. Çfarë duhet të bëjnë vendet e pasura që të arrijnë ato që kanë premtuar dhe sa do të kushtojë kjo sfidë? Këto pyetje ngrihen në një artikull të gazetës britanike “The Guardian”, e botuar ditën e djeshme. Artikulli ngre 10 pyetje të cilave duhet t’u përgjigjet Perëndimi. Janë bërë një sërë samitesh, ku janë përfshirë edhe problemet e ujit të pijshëm. Kryesisht janë vendet e varfra ato që kanë edhe mungesat më të mëdha të ujit të pijshëm.

Mungesa e dëshirës politike

Shumica e qeverive kanë firmosur qëllimet e zhvillimit të këtij mijëvjeçari, dhe kanë përcaktuar një sërë objektivash ambicioze për mjedisin, shëndetin dhe arsimin. Këto objektiva përfshijnë edhe përgjysmimin deri në 2015 të njerëzve që nuk kanë ujë të pastër të pijshëm. Vitin e kaluar në samitin e tokës në Johanserburg (afrika e Jugut) liderët e botës ranë dakord që të përgjysmonin në të njëjtin vit edhe numrin e popullsisë që nuk ka prani të ujit të klorifikuar ose higjienikisht të kontrolluar. Por ka pak shenja që qeveritë t’i arrijnë këto objektiva. Edhe vendet e pasura të botës përballen me problemet e ujit. Nëntë shtetet më të pasura kanë bërë publike tashmë planet e tyre të veprimit mbi ujin, por asnjë burim ekstra nuk është investuar për ujin e pastër apo higjienizimin e tij.

Burime të pashfrytëzuara?

Sipas OKB-së, rreth 20 % e popullsisë së botës në 30 shtete përballet me kufizime të mëdha të ujit të pijshëm. Ky numër pritet të rritet deri në 30% të popullsisë së botës në 50 vende deri në 2025. Ndërkohë, 1 miliard njerëz nuk kanë ujë vetëm 15 minuta në ditë. Disa rajone, si Azia juglindore, ka ujë të bollshëm në disa periudha të vitit dhe shumë pak në periudha të tjera. Rajone të tjera furnizohen me pak ujë gjatë gjithë vitit. Marrja e më shumë uji nga lumenjtë mund të shkaktojë probleme për bujqësinë; marrja e sasisë më të madhe të ujit nga burimet e nëndhenshme mund të mos jetë një zgjidhje afatgjatë. Në shumë zona të Kinës dhe Indisë niveli i ujit bie në mënyrë alarmante dhe nuk zëvendësohet me të njëjtat ritme.

A mund të përmirësohet cilësia e ujit?

Mundet, por me një farë çmimi. Uji i pijshëm i pakontrolluar është vrasësi numër një në botë, që çon sipas OKB-së në afërsisht 250 milionë raste sëmundjesh që kanë lidhje me ujin çdo vit dhe nga këto në 5 milionë deri 10 milionë vdekje në vit. Të dhënat e OKB-së gjithashtu tregojnë se në çdo kohë, më shumë se 50 % e gjithë njerëzve në botën e zhvilluar vuajnë nga një ose më shumë prej 6 sëmundjeve kryesore, që lidhen me furnizimin e ujit dhe klorifikimin e tij (si: diarreja, askaris, drakunkuliasis, hukuorm, skistosomiasis dhe trahoma). Është e lehtë të filtrosh ujin, por mund të jetë financiarisht e pamundur në një numër të madh vendesh.

Problem me kanalizimet?

Sigurisht. Rreth 2 miliardë njerëz nuk kanë tualete apo WC. Mungesa e higjienës pra e klorifikimit është shkak për mungesën e sigurisë së ujit të pijshëm. Çdo vit rreth 2.2 milionë vetë vdesin nga sëmundjet e diarresë dhe reth 90 % e këtyre vdekjeve janë mes fëmijëve, shumica në vendet e zhvilluara dhe kryesisht nëpër qytete. Një numër i rëndësishëm i njerëzve bie pre e një tipi bakteriesh të quajtur “shigella”, që shkakton dizanterinë apo diarre me gjak. Është e lehtë të kontrollohet duke përmirësuar higjienën, furnizimin e ujit dhe klorifikimin. Edhe në vendet e Mesdheut një në dhjetë persona që shtrohen në spital janë me sëmundjet e diarreve. Akti më i thjeshtë i larjes së duarve me sapun dhe ujë redukton shigellën dhe tipet e tjera të diarresë në 35 %. Edukimi i popullsisë në këtë zonë është tepër i rëndësishëm. Shumë qytete janë zgjeruar në 20 vitet e fundit, duke u mbushur me njerëz që vijnë nga zonat rurale dhe që kurrë nuk kanë ditur gjë për higjienën.

A mund të reduktohet ndotja?

Ndotja e ujit është duke u rritur në mënyrë shumë serioze dhe kushton një thesar për ta pastruar. Të gjithë shtetet janë fajtorë në një farë mënyre duke derdhur mbeturinat industriale në rrjedhat e ujit. Mikrobet, kripërat dhe ndotja nga bujqësia dhe industria kontribuojnë tek ky problem, që është ende duke u rritur në vendet e zhvilluara të industrializuara. Uji i tokës nga burimet e nëndheshme është veçanërisht më i vështirë për t’u pastruar. Ndonjëherë problemet janë të paparashikuara. Më shumë se 100 milionë njerrëz në Bangladesh, Indi, Kamboxhia dhe Laos ka mundësi të preken nga helmimi me arsenik i ujit nëntokësor, për shkak të gërmimeve që synojnë ruajtjen e ujërave të lumenjve.

A mund të kursehet uji?

Sigurisht. Shumica e ujit të pijshëm në botë përdoret në bujqësi dhe tokat e vaditura japin 40 % të ushqimit botëror. Kjo dëshirë rritet ndërsa popullsia do të vazhdojë të shtohet në vendet e varfra në 40 vitet e ardhshme. Duke bërë një krahasim, një familje mesatare afrikane harxhon 23 litra ujë në ditë, ndërsa një familje amerikane më shumë se 100. Në vendet e zhvilluara njerëzit nuk e kanë aspak idenë se sa ujë harxhojnë në ditë, dhe as se sa ujë përdoret në proceset që u garanton atyre gjithë të mirat dhe shërbimet e nevojshme. Mbushja e pajisjeve që ruajnë ujin mund të të reduktojë konsumin e ujit në shtëpi. Por nëse gjithë bota do të dinte se nuk duhej vënë dorë në tokat me ujë dhe të mos priteshin pyjet, atëherë do të kishte shumë më tepër ujë për këdo në botë.

A ka lidhje me varfërinë?

Njerëzit e varfër në Azinë juglindore dhe Afrikë paguajnë 12 herë më shumë për çdo litër se ata që janë të lidhur me sistemet publike. Një në katër persona në popullsinë që jeton në qytetet e vendeve të zhvilluara mund ta blejë ujin e pijshëm duke shpenzuar 10% deri në 20 % të të ardhurave të tyre vetëm për ujë. Të varfrit janë më të ekspozuar nga sëmundjeve që vijnë nga uji kështu që ata qëndrojnë të varfër. Ndërsa blerësit kërkojnë gjithnjë e më shumë ujë.

Zgjidhjet ekologjike?

Injoranca ekonologjike ka çuar në shumë probleme ekzistuese në gjithë botën. Fakti i thjeshtë është se marrja e ujit nga gjithçka – nga lumi, burimet apo rezervuarët- do të çojë në mënyrë të pashmangshme në probleme. Nëse reduktoni rrjedhjet e lumenjve, prodhimi i ushqimeve do të bjerë. Marrja e më shumë uji nga nëntoka do të rrëzojë nivelin e ujit duke e bërë më të shtrenjtë thithjen e tij dhe lumenjtë nuk do të mund të funizohen. Ndërkohë krijimi i kanaleve për disa vende që pajisen gjithnjë me ujë të pijshëm, mund të ndikojë në reduktimin e llojeve të peshqve e në probleme të tjera ekologjike.
A mundet ta shpëtojë këtë problem teknologjia?
Teknologjia mund të kontribuojë por jo si një shkop magjik. Agrokultura dhe industria duhet të modernizohen, në mënyrë që njerëzit të reduktojnë nevojat individuale me të paktën një të tretën e atyre që kanë sot. Projektet gjigante të ujit çojnë në po aq probleme sa ato zgjidhin dhe më shumë ndihmojnë të pasurit, ndërsa zgjidhjet e vogla nuk janë gjithmonë efektive nëse nuk financohen dhe menaxhohen mirë.

Nga duhet të rrjedhin paratë?

OKB llogarit se më shumë se 20 miliardë dollarë në vit nevojiten për më shumë se një dhjetëvjeçar që të sigurojnë minimumin e ujit të pastër dhe klorifikimin për të varfrit. Dhe kjo është vetëm në botën e zhvilluar. Mijëra qytete në gjithë botën janë të pajisur me sisteme të vjetra të ujit. Mbi 70% e gjithë projekteve të ujit dhe higjienizimit- dështojnë brenda pak viteve, disa prej tyre sepse nuk ka shumë para për t’i mbështetur. Institucionet globale shpresojnë se sektori privat duhet të investojë shumë, por kjo është politikisht antagoniste, pasi uji është parë gjithnjë si shërbim e investim publik. Privatizimi i ujit ka një të kaluar të hidhur, e mbushur me skandale politike dhe financiare. Sektori publik beson se ka ekspertët, por nuk ka paratë. Qeveritë e vendeve të varfra thonë se nuk mund të tërheqin fonde globale, ato ende vazhdojnë të financojnë mbi armatimin, dhe vendet e pasura që paguajnë më lehtësisht për reformat e ujit, nuk investojnë pa përfituar kompanitë e tyre. Prioritetet duhet të ndryshojnë që të përmirësohet kjo situatë krize globale mbi ujin e pijshëm.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2003 11:00
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

Kapitalizmi i ka dhene botes nje drejtim te cilin nuk e ka kerkuar askush dhe nqs ne do te vazhdojme me kapitalizem atehere duhet te pranojme qe fati i botes eshte ne duart e ushqimit te modifikuar e ujit me racion , e prishjes te familjes .Shtetet e fuqishme duhet ta kuptojne sot qe nuk jan vetem ne kete bote dhe sidomos europa e cila do te jete shume e varur nga emigrantet e botes te trete ne vitet qe vijne.Ne cancun te meksikes ku u be samiti i tokes shtetet(te ashtuquajtures bote e trete i dhane nje mesazh shume te rendesishem dhe disi kercenues shteteve te se ashtuquajtures bote e pare) i cili ishte NE JEMI KETU.Me gjithate vendet e veriut injoruan thirjet e jugut per tregeti te (ndershme) dhe me ligje qe vlejne njesoj per te gjith.Do i therasin mendjes kur vendet e afrikes dhe azise juglindore dhe amerikes latine do te mbajne samite te perbashketa dhe do tua mbyllin dyert ne fytyre fuqive te medha.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2003 14:56
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:29 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Gjendja e planetit sot

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.