Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Si erdhi Ahmet Zogu ne pushtet?
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
uragani
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 08/10/2003
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 92

Si erdhi Ahmet Zogu ne pushtet?

Nuk e di pse me mungon ne biblioteken e "pasur" te mendjes time historia e Zogut, mbretit te mbreterve.
Si u gjend ne politiken shqiptare?
si u be kryeminister?
Kush ishin kundershtaret politike?
A ka eleminuar ndonje kundershtare politike?
Si u njoh me gruan dhe a mendonte se gruaja duhet te ishte patjeter e virgjer?!
Si u be mbret?
A ka vjedhur floririn e shqiptareve sic thoshte diktatori Hoxha?

__________________
..nga ferra e vogel del lepuri i madh...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2003 18:24
uragani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė uragani Kėrko mesazhe tė tjera nga: uragani Shto uragani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto uragani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

ne mos gabohem Classics edhe Fan noli erdhi me grusht shteti ne pushtet
sa per Bajram Currin, dihej qe te gjithe bajraktaret dhe bejleret ne ato kohera kundershtonin nje pushtet qendror sepse donin te sundonin vete.

por ne ato kohera ne vitet 20 kur ishte ne pikepyetje zhdukja e Shqiperise, nje pushtet qendror ishte e vetmja menyre qe te krijonte stabilitet dhe te mund te hidheshin bazat e pare te shtetit shqiptar. dhe thoni cfare te doni por Ahmet Zogu hodhi themelet e shtetit te pare shqiptar.

sa per eleminimin e kundershtareve politike ka qene tradite e kohes. ate e ke dhe sot, vetem se likuidimi fizik eshte relativisht me i kufizuar meqe jemi ne shekullin e 21. megjithate ne respektimin e kesaj tradite nuk u kufizua fare Enver Hoxha qe i eleminoi te gjithe kundershtaret e tij politike madje shume prej tyre edhe pa gjyq. nen pretekstin Armiq te popullit.

tung

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2004 17:40
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

uragani ka plot libra mbi zogun. nese di anglisht kam sjelle tek nenforumi i historise Albania a political experiment, aty te shpjegohet mjaft mire si erdhi zogu ne pushtet.

nese do dicka me shume ke valixhen diplomatike te pietro Kuaronit, diplomacine e mbretit zog, si dhe libra ne anglisht.

http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=4871

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2004 17:42
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Zogu....

Per mendimin tem Ahmet Zogu,Mbret i Shqiptareve ka qene njeri shum i zgjuar dhe me nje Akademi Ushtarake te mbaruar ne Austri,ishte i pari qe u mundua te modernizonte mentalitetin e shqiptarit,kishte nje kundershtim te forte nga turkoshaket shqiptare qe sulltanin hala e quanin BABE,bani aq sa mujti,sa per arin ne nuk dim hakla ku shkoj ky ari ne ditet tona e jo ma me dite per arin para 70vjetesh,me sa di une ari i shqipnise asht ne duart e Anglezeve,pra Zogu duhet te kete marr veq per nevojat familjare,dhe nuk besoj qe ka qene kaq shum ar sa e bajm te madhe na.

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2004 18:57
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
historiani
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 83

Per uraganin

Do te pergjigjem shkurt dhe sipas pyetjeve


Si erdhi Ahmet Zogu ne pushtet?

Ahmet Zogu erdhi ne pushtet si pasoje e rrethanave historike te kohes ku ai tregoi zgjuarsi dhe prakticitet . Ai u be pjese e politikes qe ne 1912 por roli i tij kryesor eshte ne 1920ne Kongresin e Lushnjes ku ai u afirmua dhe mandej u be figura kryesore e politikes . Gjithshka e fitoi nuk ia dhuroi njeri .

Si u gjend ne politiken shqiptare?
ne politike u gjend normalisht pasi duhet theksuar se politiken e mryenin familjet e medha ashtu dhe disa bajraktare se politika ishte ne fillim shpenzim jo fitimprurese prandaj politike benin vetem bejleret dhe njerezit e pasur ka dhe perjashtime .

si u be kryeminister?
U be normalisht pasi partia e tij (grupimi i i tij )fitoi ne zgjedhjet e kohes

Kush ishin kundershtaret politike?
Kundershtaret politike ishin Fan Noli ,Bajram Curri .Hasan Prishtina ,Luigj Gurakuqi etj .

A ka eleminuar ndonje kundershtare politike?
Po dhe eshte normale pasi do ta eleminonin ata edhe sot ka eleminime por nuk jane deri ne vrasje .Historiografia zogiste i mohon keto por une i pranoj qe jane kryer duke perjashtur ndoshta Bjram Currin qe e ka vrare Ceno bej Kryeziu pasi gjendet dhe nje dokument ku ai ka thene "qe tani qe vrava currin me ngelet zogu ti le motren e ta vras apo ta vras dhe me vone ti le motren "me fjalet e mia .

Si u njoh me gruan dhe a mendonte se gruaja duhet te ishte patjeter e virgjer?!
Gruaja ishte me teper nje martes politike nga e cila mbreti donte te permisonte qenien e tij mbret ne europe .Martesa per fatin e tij i doli me sukses pasi pervec qe realizoi disa ide ai mori dhe nje grua te shkelqyer nje shqiptare me e mire se ne .Per kohen virgjeria ishte nje tabu akoma dhe tani eshte per disa ,nuk ka te dhena per kete fakt por nuk i ul vlerat kjo gje

Si u be mbret?
Mbret u be duke vepruar ne menyre qe ana ligjore te ishte ne rregull .Nuk jam dakort por me mire se shqiperise i mungonte nje dinasti mbreterore jo per trashegimi por per te pasur edhe ne nje dinasti

A ka vjedhur floririn e shqiptareve sic thoshte diktatori Hoxha?
Per kete mund te them se te gjithe pushtetaret qe ikin marrin me vete thesarin per te mos ia dorezuar pushtuesve apo rivaleve .Edhe Fan Noli mori thesarin por nuk eshte kjo per tu theksuar ne vepren e ketij figure apo dhe te zogut .Ai mori nje pjese te floririt ndoshta pjesen e vet qe ai i kishte fituar me menyra te ndryshme por koha komuniste nuk tregoi asnjehere ndonje dokument ku te thuhej kishte kaq kg ne 39 kur iku ai kishte ngelur kaq apo skishte ngelur asnje .Pra nuk ka pasur dokumenta pasi dhe banka nuk ishte shqiptare por italo-shqiptare dhe ruhej nga italianet apo te tjere .Nuk ka dokumenta por une jam i mendimit qe ka marre nje pjese pasi edhe me vone italianet moren nga shqiperia biles edhe kur erdhen gjermanet kishte akoma dhe ai flori qe moren gjermanet ishte i tille qe kam harruar sa ka qene por u mor nga anglezet dhe akoma se kemi marre pra ka psur shume ne banke.

une mund te shkruaj dhe me shume por po te duash mund te kerkosh nme pyteje dhe une te pergjigjem .
me respekt historiani
__________________

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2005 08:59
historiani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė historiani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me historiani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: historiani Shto historiani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto historiani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

historiani

nqs e di mund te me thuash se cfare ndodhi midis mbretit zog dhe luigj gurakuqit dhe pse mbreti zog ka pas gjithmone probleme me rilindasit dhe pikerisht me ata qe ngriten flamurin ne vlore?me aq sa di une mbreti zog e kuptoi shume vone se sa i duheshin shqiperise rilindasit qe po i ekstradonte , persekutonte dhe i vriste,ne vitet e fundit te jetes me duket se ishte shume vone apo jo?

__________________
VINI VIDI VICI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2005 11:08
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spartacus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spartacus Shto spartacus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spartacus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
historiani
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 83

per spartacus

Pershendetje!
faleminderit per pergjigjen dhe interesimin .
Mardheniet e Zogut me Luigj Gurakuqin kane qene mardhenie te nje karakteri antagonist .
Arsyet e ketij antagonizmi kane qene pikpamjet e ndryshme ne lidhje me shtetin .Luigj Gurakuqi ishte per nje shtet me demokratik e ndoshta me liberal dhe sipas nje teorie te re dhe nje shteti me protektorat italian (une nuk jam dakort me kete teori ) .Zogu ne fillimet e veta ishte pak a shume ne nje mendje me luigjin pasi ne fillimet e veta Zogiu ishte ne grupin liberal . Me vone koha tregoi se ne vendosjen e shtetit Luigji deshtoi kur e provoi qeverisjen ne periudhen e qeverise se Fan Nolit kurse kur zogu erdhi ne pushtet tregoi se dinte te qeveriste.Ndonse ne nivel intelektual Luigji ishte me lart Zogu ishte njeri praktik dhe qe njihte shume mire mentaltetin e shqiptareve.
Per teorine q

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2005 08:36
historiani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė historiani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me historiani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: historiani Shto historiani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto historiani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
historiani
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 83

Per spartacus

me fal per nderprerjen .

per teorine qe ai ishte per nje protektorta Italian biles ishte dhe agjent i tyre i paguar nga ata koha tregoi se ai ishte per nje orientim italian por kurrsesi i paguar nga ata .Kur e vrane ne Bari ju gjet nje sasi shume e vogel te hollash me vete gje qe hodhi poshte teorine se ai ishte i paguar nga ita .Une e kam vizituar dhe vendin ku ai eshte vrare ne Bari .Duhet dalluar dhe nje gje thelbesore :Ai ishte nje shqiptar i madh njeri i kultuiraur dhe qe ndihmoi ne shume aspekte vendin e vet por ne drejtimin e qeverisjes nuk kishte aftesi dikush tjeter ishte me i zoti .Kete e thekson dhe Faik Konica kur i drejtohet Nolit ku i thote qe ta pranoi humbjen dhe te mbeshtese kete shtet qe ishte formuar nga Ahmet Zogu .
Nuk duhet ngritur ne piedestal Zogu ai ka gabimet e veta ashtu dhe te mirat e tij .Beri shtet per here te pare ne kete vend .Nuk ja fal Vrasjet politike por per kohen jane normale se edhe kundershtaret donin ta vrisnin si rasti i Avni Rustemit qe me ane te Valtetr Beqirit i beri atij atentat .
Edhe tani dhe ka vrsaje politike e jo me atehere .
Nuk e di por po te kesh pyetje te tjera me shkruaj .
Me respekt historiani

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2005 08:45
historiani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė historiani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me historiani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: historiani Shto historiani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto historiani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

historiani

flm per pergjigjen.
kisha edhe nje pyetje tjeter, sipas mendimit tuaj dhe me aq sa keni degjuar nga historia , a mendoni se luigj gurakuqin e vrane agjentet e zogut?
dua te them se edhe une mendoj se luigj gurakuqi nuk mund te kete qene kurre nje njeri i paguar , sepse ishte nje njeri me vlera dhe nuk e cmonte shume kapitalin, dhe rethanat e vdekjes te tij e bejne me se te qarte kete gje , sepse ai vdiq ne varferi te skajshme , pa mbrojtje dhe pa privilegje nga qeveria italiane , biles ne mund te mendojme qe italia nuk e donte luigjin , sepse luigji donte nje shqiperi europiane gje qe shume italianeve nuk u pelqente sepse kishin interesat e tyre qe shqiperia te mbetej mbrapa , dhe kjo u vertetua mbas nja 15 - 20 viteve.Eshte e vertete qe zogu ishte nje lider teper karizmatik ( nuk na kane munguar kurre lidera te tille ne shqipetareve , enver hoxha dhe sali berisha te permendim disa) dhe meriton dicka per ngritjen e shtetit te pare shqipetar , por edhe une nuk ja fal kurre vrasjet e rilindasve dhe largimin nga shqiperia para luftes.

__________________
VINI VIDI VICI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2005 11:53
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spartacus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spartacus Shto spartacus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spartacus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
historiani
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 83

Per spartacus

faleminderit per pyetjen .
Historiografia zogiste e mohon vrasjen e Luigj Gurakuqir duke nxjerre si alibi se ate e vrau nje cun i tezes per probleme personale etj ,biles nxjerrin dhe argument qe vellai a nena pranuan kete version.
Mendimi im eshte qe ai eshte vrare nga Ahmet Zogu. Kjo eshte nje minus per te . sa i perket qenies se tij pro nje politike italiane une dua te konfirmoj qe ka qene dhe kjo nuk ka ndonje gje te keqe .ashtu si dhe afrimi i Zogut me italine nuk kishte ndonje gje te keqe pasi ajo ishte nje fuqi e madhe e kohes dhe akoma ishte demokratike te pakten ne syte e opinionit eyropian .Deri ne 1939 Anglia kishte marrevesgje me te ashtu dhe Franca .po te jap dhe nje shembull se qe Musolini ai qe pengoi Hitlerin ne 36 (nuk jam shume i sakte )qe te merrte austrine .
Tani ne ishte Zogu karizmatik per kete nga sa kam une lexuar nuk me duket i tille .Ai sipas mendimit tim ishte fjalepak dhe aspak karizmatik.Fan Noli psh ishte nje karizmatik .
Zogu ishte nje figure qe duhet vleresuar maksimalisht per ate qe ka bere ne lidhje me krijimin dhe konsolidimin e shtetit.
Figura tjeter Luigj Gurakuqi ka vleresime te tjera ne lidhje me shpalljen e pavaresise dhe ne krijimin dhe ne konsolidimin e arsimit ne shqiperi .ka qene dhe minister financash por nuk kam te dhena per kete aspekt .
Per vrasjet e zogut qe per mua jane dy ajo e Luigj Gurakuqit dhe e Hasan Prishtines une e denoj .
Une dua qe te bej nje vleresim sa me real qe une mundem te figurave ne shqiperi me te mirat e tyre dhe keqet e tyre.Se edhe keta njerez kane qene shqiptare si ne dhe kane dhe gabime dhe te mira .
Ps. Zogun e ri (Lekek)nuik e vleresoj pasi nuk i ngjan fare atij te madhit .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2005 14:47
historiani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė historiani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me historiani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: historiani Shto historiani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto historiani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Si erdhi Ahmet Zogu ne pushtet?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.