Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Si erdhi Ahmet Zogu ne pushtet?
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Zogu...,

Mehdi Beu: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
« në: 31 Tetor, 2005, 23:44 »

--------------------------------------------------------------------------------
nga Dashnor Kaloçi

"Madhni, gëzohem që M.J. e familja jeni mirë nga shëndeti: ne për fat të keq akoma Nejren e kemi të sëmundë, me gjithë që ka ba disa përmirësime. Mësoj me kënaqësi të madhe që M. J. keni fillu shkrimin e kujtimev. Jam i bindun se këto janë të domosdoshme për historinë e Shqipnisë: do të drejtojnë shumë gabime të këtyne dyzet vjetëve të fundit. Këtu do të gjeni gjegjjet e pyetjeve që M.J. me drejtuet. Shpresoj të Ju jenë të një utiliteti. Sido qoftë un jam këtu, çdo herë që do të paraqitet nevoja me dhanë çka dijë, në këtë vepër eksepsionalisht me randësi që M. J. keni fillue. Në numrin pesë vramjen e Gjeneral Tellinit e kam përmbledh në veprimet e Komisjonit të Deltimitacioneve, kësisoj gjegjet e mija përbajnë vetëm pesë numra. Tue ju drejtua M. J., ndigjoj nevojën t'i hedh një sy të shkurtën situatës. Jam akoma i mendimit se Shqipnija, e izolueme n'a Rusija nuk ka si të mos gjej herët a vonë një konjukturë politike ndërkombëtare të favorshme, ******* t'i lejojë shqiptarëve me hedh këtë zgjedhë, që nga të gjitha çka parë, asht sigurisht ajo ma e tmershmja. Mbetem me nderimt e mija ma të thella për M. e J. dhe gjithë familjen Mbretënore, në të cilat shoqnohet një familje e jeme.

E vërteta e Shën Naumit
Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: "Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: "jusu'a Shën-Naum", nuk thotë "y compris Shën Naaum". Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t'i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen "jusqu' a Shën-Naum" ç'kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë.
Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës. Kjo Gjykatore vendosi: "Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t'i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t'ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria
Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit. Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej. Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t'i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i
Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat. Ky katund po t'i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m'anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T'arratisunit politik nga
injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës. Tash të vimë tek çështja e Vermoshit Konferenca e Londrës duke e përshkrue kufirin nordik shqiptar, thoshte : "Territori de Klemendi", mirë-po me këtë shprehje shumë i pa-caktue
nuk kuptohej Vermoshi, pse Klemendi përbahet nga 6 Bajrakët, të cilët kufizohen me vallatën e Lumit Cen, Vermoshi mbetej jashtë, si kullotë. Në kohën e Turqisë malazezët sulmojshin Vermoshin dhe malsorët shqiptarë e kundërshtojshin me armë. Qeveria otomane në një faqe të Luginës së Vermoshit, për të ndalue grindjet që thamë, kishte ba një karakoll tue vendos
ushtri. Ujnat e Vermoshit vejnë në Danub e jo n' Adriatik. Unë Mehdi Frashëri kur shkova në Vermosh, një mbrëmje mblodha bajraktarët shqiptarë të asaj xone dhe i pyeta se si mbas mendimit të tyne, qysh mund të provohej se Vermoshi asht shqiptar. Midis këtyre malsorëve ishte një far Uc Turku, i cili nga përpjekjet që kishte ba me kohë me malazezët ishte plagosë dhe kishte mbetë sakat, gjith-ashtu, në këto grindje të ma parëshme, të vramit shqiptarë kishin varre katolike në vend. Kur erdhi Komisjoni i Kufinit me pyet palët, malsorët t'onë me Uc Turkun dhanë arsyetimet që i kisha porositë unë, (Mehdi Frashëri) kurse, serbët, ndër të cilët një ishte avokat, njani oficer, dhe tjetri
gazetar, dhanë argumentet qesharake, pa logjikë. Komisjoni vendosi në bazë të anketit, që Vermoshi t'i mbetej Shqipërisë. Mbi këtë vendim, malsorët okupuan Luginën e Vermoshit dhe filluan të ngrehin shpija. Mbas disa kohësh atje u ngrehën 600 shpija shqiptare, duke prfitue nga qetësija që mbretënonte në Shqipninë e Lirë. Me gjithë këtë t'arratisunit politikë shqiptarë botonin të kundërtën duke thënë se Mbreti Zog Vermoshin ja la Serbisë, një rrenë kolosale".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2005 02:15
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

O IQVLORAAAAAAAAAAAAAA....

http://www.forumihorizont.com/showt...64219#post64219

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2005 02:27
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Pyetje per Historianin

1)Ju lutem a mund te me sqaroni ne lidhje me problemin e Shen Naumit,dhe nje pjese te veriut te Shqiperise ne Vermosh te cilat ju dhane Jugosllavise mbasi bajonetat e ushtrise se saj e risollen ate ne pushtet?
2)Cfare politika te suksesehme ekonomike ka ndjekur ky i ashtuquajtur shtet modern.Cfare mund te na thoni per politikat e tij skllaveruese me Italine fashiste?
3)Cfare mund te me thoni per Vargjet e Lira te Migjenit?
.A mos genjen ky njeri ne pershkrimet artistike te mjerimit popullor?
4)Ky shtet modern cfare politikash ndoqi ne drejtim te arsimimit te shqipetareve?
5)Mos valle varja e kundershtareve te tij neper trekembesha tregon se ai ndertoi nje shte modern?A jane huri dhe litari politika moderne per nje shtet modern?
6)Gjyshja dhe te tjere bashkkohes me kane treguar se Zogolli i premtoi popullit me dt 5 pril l'39 se do te mbathte opingat dhe do te luftonte se bashku me popullin,por beri te kunderten.
Me dt 6 prill ai u largua fshehurazi nga shqiperia si nje lepur duke mashtruar popullin.
Te gjithe armeve u ishin sabotuar mekanizmat ne menyre qe ato te ishin te pa perdoreshme.
Cfare mund te me thoni per kete veprim te drejtuesit te ketij shteti modern.pra te ketij mashtruesi?
Kam shume pyetje rreth ketij njeriu i cili nuk ka gezuar piken e respektit nga populli i thjesht i jugut te Shqiperise,por as edhe nga bejleret.
Kujtoj ketu kryengritjen e Fierit.
Faleminderit!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2005 16:05
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

IQVLORA...

Do ti pergjigjem une te gjithave po na shpjegove per sa me poshte vijon"-

: Tërhiqen grekët, do të rishihen edhe pronat e çamëve
« Përgjigjja #5 në: 05 Nëntor, 2005, 15:33 »

--------------------------------------------------------------------------------
Mos haroni qe edhe Ismail Qemali iu premtoi disa "gjera" grekerve perpara se ai te shpallte pavaresine e Shqiperise ne 1912 ne shkembim te "ndihmes" se fqinjit per te shporur turqit nga jugu i vendit.Nga kjo u krijua edhe legjenda e "vorio epirit".Krijimi i nje minishteti brenda shtetit shqiptar me karakter teresisht shovonist dhe aneksues nga ana e grekerve.Sigurisht qe keto mareveshje asnjehere nuk u vune ne jete dhe kjo iu ka mbetur si hale ne fyt "fqinjeve " tane te "nderuar".Ne 1999 u krijua edhe qeveria ne ekzil e "Vorio Epirit".Synimi dihet aneksimi i plote i jugut te Shqiperise nga na e grekerve.
Pra faje ne degjenerimin e kesaj situate deri ne kete pike kane pothuajse te tere figurat historike politike te historise Shqipetare.Problemi eshte si do te arihet ne nje zgjidhje te drejte dhe afatgjate qe te mund te plotesoje deshirat dhe aspiratat e te te tere shqipetareve qe jetojne ne rajonin e trazuar te Ballkanit.

Modifikuar nga i/e paregjistruar datė 08/11/2005 ora 02:08

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2005 21:48
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

Nuk kam nevoj per pergjigjet e tua P.Kola

Petrit kola ti nuk me intereson me per asgje.
Ti nuk ke hequr akoma pelenat.
Rritu pastaj sqaro te tjeret.
Meso si te sillesh se je pa pike edukate.
Une sqarimet i dua nga njerez qe kane tru ne koke dhe jo nga ata qe ne ne Vlore i ndrrojme me nje thes me krip.
HISTORIANI NQSE KENI MUNDESI ME SQARONI PER PYETJET QE UNE I KAM JO FORT TE QARTA,SEPSE UNE HISTORINE DUA TA MESOJ NGA DOKUMENTE TE VERTETA E TE PAANESHME.
Pseodohistorine po ja le Petrit Koles.
Sa per Ismail Qemal bej Vloren do te thosha se nuk i ka bere gabime te tilla.
Keto i shpikin mendje te fandaksura si ajo e haxhi Qamilit i cili thoshte <<Dum Baben>>.
Keto jane shpifje te ulta nga njerez te deshtuar qe shohin endrra me sy hapur,per kthimin ne pushtet te viktimes Leka Zogji.
Ti e shan Berishen ,por ai Berishe i keq i ktheu atij ish pallatin e pionereve sepse ishte prone familjes se tij;i ktheu koleksionin e armeve te sekuestruar nga socialisto-komunistet etj gjera.(Ne fakt gjithe jeten Leke Zogolli eshte marre me trafik armesh).
Per 8 vjet komunistet e dhane Lekes brrylin deri sa e detyruan te jetoj ne nje katund larg Tiranes.
Po te me pyesninmua une atij nuk i jepja asgje,jo se jam si komunistet,por ai institucion i sherbente me mire edukimit te brezit te ri te Shqiperise.
Cfare te mirash pret vendi jone nga fosile te tilla?
Asgje.
Ai pra do lene ne harrese si nje relike e kohes se perenduar.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Nëntor 2005 13:38
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

IQVLORAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Ahmet Zogu

Jam i urdheruar nga Kongresi i Lushjes, i cili me ka zgjedh M.P.Mbrendshme te Shqiperise qe te arrije me doemos ne Tirane; une jam nje ushtare, dhe prandaj gjalle ose vdek, duhet qe te kryej detyren qe me eshte ngarkuar. Ju ne doni qelloni me pare mbi gjoksin tim".

Nje heshtje varri ra aty. Komandanti i huaji e pa qe ky djale kaq i ri dhe kryelarte nuk ka ndermend me u m’brapesuar, dhe i leshoi rrugen per te mos be nje krim.

Zogu me te 25 trimat e Tij hyri ne kavaje, emeroi nje nenprefekt dhe nenpunesa te tjere per administrimin e qytetit, refuzoi kategorikisht propozimet e Qeverise se Durresit me anulluar vendimet e Kongresit te Lushnjes, dhe u nis per ne Tirane.

Ne Shijak prap nje natalion ushtarak i kishin zene rrugen dhe ishin gati te hapnin zjarr. Komandanti i batalionit te huaji e urdheroi qe te kthehej prapsht, dhe ketu qe pergjigja e vendosur, pergjigja e Shqiptarit "gjalle ose vdekur do t kaloj". Atehere komandanti i tha ushtrise qe te pergatitej per te hapur zjarr, po ashtu dhe Zogu u tha trimavete vet qe te ngrenin mauzeret por te mos qellojne pa qelluar ushtrija e huaji. Kur Zogu shtriu kemben e djathte ne prag te ures pa u trembur nga grukat e gatshme te mitralozave, atehere ngrihet kamandanti nga pozicioni luftarak barkas, i afrohet Zogut dhe i shterngon doren ne sheje miqesije. Ushtari i huaji e kishte kuptuar vullnetin e celnikte te Zogut dhe vendosmerine me e derguar nje urdher te shenjte ne vend.

Rruga per ne Tirane qe shume e veshtire per Ministrin e Puneve te Mbrendshme per kete 25 vjecar qe ia kishte kushtuar rinine dhe jeten vec Shqiperise.

Qeverija Kombetare u vendos ne Tirane dhe minjihere i deklaroi te gjtha qeverite e tjera qe sundonin ne Shqiperi te rrezuara dhe proklamoi pamvaresine e Atdheut me kufinjt politik te 1913. Kjo qeveri u njoft shpejt nga shume vende.

Edhe pse Konferenca e Paqes pati caktuar kufinjt prap se prap si Greket ashtu dhe Jugosllavet mundoheshin me shkeput dhe me nga toka jone. Kurse Vlora ishte ne duart e Italianeve, Korca Republik ne vehte me Francezet si sundues. Jugosllavet gjeten nje shkak tjeter me marre nje pjese te madhe. Ata kishin strehuar Marka Gjonin dhe me pretekst se gjoja qeverija Shqiptare po sillet keq kunder katolikeve ngriti Mirditen me shpall edhe ata nje Republik me Markagjonin si kryetar. Ishte tetor 1921. Fqinjet u munduan me cdo menyre me perca dhe sundua. Ata paguanin agjenta me shti faren e luftes dhe te vllavrasjes. Bajraktaret nuk ishin mesuar me iu bind nje qeverije legjitime. Ata deshen me vazhduar si ne kohen e turkut te percare me tarafin dhe trimat e tyre. Ne mars 1922 u ngrit Dibra dhe i pari i saj Elez Isufi gati e mori Tiranen. Zogu ishte akoma minister i mbredshem. Katastrofa e madhe qe shume afer. Zogu mori vete komanden dhe njehere tregoj trimerine dhe vendosmerine me mbrojt qeverine legjtime. Ai i dha afat Elez Isufit deri ne oren 12, qe te dorzohej se ndryshe do te hapte zjarr. Konsulli Anglez nderhyri dhe Elez Isufi u lejua te largohej per ne Diber me te 500 luftetare te tij bile dhe me armatim. Ketu shihej shpirti i Zogut. Nje shqiptare nuk carmatosej kur jepte fjalen.

Elez Isufi e kuptoi se Qeverija e Tiranes luftonte per gjithe Shqiperine dhe Zogu ishte garanti i saji.

Shqiperia qe krejt e shkaterruar nga cdo pikepamje. Qeverija e dinte qe pa shkolla nuk kishte asnje shans. Deri ne fund te 1922 u happen 54 shkolla neper qytete e katunde, 50 prej tyre per 3 deri ne shate vjet, Liceu i korces. Ishte nevoje e ngutshme me nxjerre mjeke, agronome, jurista dhe administratoreme shkolle te larte perendimore.

Per kete arsye qe nga Kongresi i Lushnjes u krijuan bursa shteterore dhe me se 100 shqiptare ishin derguar ne universitetet e Frances, Italise, Austrise dhe Gjermanise.

Nje dite kur Zogu po ngjitej shkalleve per ne Kuvend, iu be nje atentat nga studenti Matjan Beqir Valteri. Zogu u plagos ne kembe e ne dore. Ai tregoi nje gjakftohtesi te jashtezakonshme dhe hyri ne salle pa dhene asnje shenje alarmi. Keshtu evitoi nje gjakderdhje fatale.

Herman Berstein, minister i SHBA ne Oborrin Mbretor Shqiptare e ka pershkruar kete fakt, ket skene, ne kujtimet e tij:

"Nje i ri budalla, Beqir Valteri nga Mati, u shti te vere ne zbatim kete plan te kundershtareve dhe te armiqeve politik te Zogut. Beqirit ja mbushen mendjen se po te bente kete pune ai do te konsiderohej Hero Kombetar dhe se emri i tij do te kalonte ne histori si ai qe shpetoi vendin e tij. Me 23 shkurt te 1923, ndersa Zogu ngjitej shkalleve per te hyre brenda ne sallen e Asamblese, Beqir Valteri ju vu dhe shtiu dy here nga prapa kunder Zogut. Zogu, i goditur dy here ne dore dhe ne kofshe, u fut, sic ishte nisur ne sallen e Asamblese. Delegatet e Asamblese shikuan me sy te caroditur, kur Ai me ngadale u ul me gjakftohtesine me te madhe ne vendin e sekretarit. Zedhenesi i Parlamentit, i frikesuar ishte larguar dhe shume te tjere ishin ne pikun e panikut te pergjithshem. Trupi i Zogut qe mbushur me gjak, po ai u ngrit ne kete cast dhe nisi te flase:

"Keto gjera, - u tha ai delegateve me qetesi, - shpesh here ngjajne, ne nuk i

dijme se jur dhe ku: pra merreni kete gjendje me qetesi dhe rregull".

Ne kete menyre ai i zbuti delegatet. Pastaj u nis per ne shtepine e vet, kur te dy plumbat ia hoqen nga trupi dhe u mjekua. Per se shpejti Ai u sherua fare dhe pas atentatit doli ne skene".

Kur kishte kalur nje muaji, ne nej rruge te Tiranes u vra Avni Ruetemi, I kishte vrare ne Paris tradhetarin e Shqiperise Esat Pashe Toptanin. Opozita ja ngarkoi fajin qeverise. Fan S. Noli ishte kryetar i opozites dhe shpalli se varrimi i Avniut do te behej ne Vlore. Atje u mblodhen te gjithe kundershtaret e qeverise. Atje Noli me nje fjalim te zjarrte kerkoi zgjidhjen e gjendjes se vajtueshme te Shqiperise me revolucion.

Nje komision me 10 prefektura vendosen me pergatit nje kryengritje dhe me rrezuar qeverine legjitime te Tiranes. Keshtu qe me 10 qershor te 1924 kryengritesit u futen ne Tirane pa gjakderdhje. Qeverija dhe Zogu menduan me e lene me aq se me kundershtuar do te behej nje lufte vlavrasje dhe do te ishte ne dobi te shteteve fqinj qe nuk linin gur pa luajtur me e shkaktuar trubullira te tilla.

Zogu me nje grup qeveritaresh shkuan ne Jugosllavi, kurse nje grup tjeter ne Itali, me shprese se vendi do te gjente bnje zgjidhje politike dhe ekonomike, me qe per keto arsye u nis kjo kryengritje. Ky puc shteti eshte quajtur padrejtesisht Revolucioni i Qershorit te 1924. Revolucioni eshte kur nje popull ngrihet ne kembe dhe ndryshon krejt nje sistem shoqeroro-politik, ndryshon arsimin, kulturen, administraten, sistemin ekonomik, industrine dhe te ndrurit e pasurise etj. Edhe sipas gjournalistit, historianit dhe perjetuesit te asaj kohe te ndierit Tajar Zavalanit, thuhet ae qe nje grush shteti dhe ilegal. Per sqarim (Zavalni qe vete folenist dhe antizogist deri pas Luftes se dyte Bterore).

Ne krye te qeverise u vu Bishkop Fan Noli. Asgje nga se u premtua nuk u be. Prape po citoj Tajar Zavalanin:

"Rralle ne histori shpresat e nje populli u tradhetuan me nje menyre kaq te plote dhe kaq shpejt. Duel ne shesh menjehere se opozita radikale ishe nje grumbull politikanesh qe vepronin se bashku pse ishin kundra disa gjerave, dhe jo pse deshen me zbatuar nje program konstuktive reformash administrative, ekonomike dhe shoqerore".

Sulejman Delvina qe beri pjese edhe ne kabinetin e Fan Nolit e permblodhi qendrimin e qeverise keshtu:

"Ne luftuam per te debuar partine e Ahmet Zogut sepse kishim jeten ne rrezik. Reformat qe kerkoni ju te rinjte jane gjepura".

Deshperimi me i madh erdhi kur ai qe hodhi parrullen e revolucionit mbi varrin e Avni Rustemit u tregua me pak revolucionar se te gjithe. Noli e tregoji vehten se ishte nje dashnor dhe nje mjeshter i letersise por nje diletant i politikes.

E ashtuquajtura Qeveria Revolucionare e Qershorit ishte nje barke pa timon ne mes te tallazeve te furishme. Qeverija Noliane nuk zgjodhi asnje rruge qe duhej ne ate situate: ose me zbatuar reformat qe duheshin me urgjence ne disa dekrete revolucionare: ose ne legalizuar pushtetin e ri duke bere zgjedhje te reja parlamentare. Qeverija e Nolit nuk beri vec gabime fatale ne politiken e mbrendshme, por edhe ne ate te jashtmen qe i kushtoi shtrejt jo vetem atij por edhe Atdheut. Ai shkoi ne Gjeneve per te lypur nje hua. Dikur Lidhja e Kombeve e kishte pranur dhe perkrah Shqiperine, kurse tani ai u pa si nje uzurpator deri sa nuk kishte provuar legalisht se ishte i zgjedhur nga populli. Prandaj qeverite e botes nuk e njihnin si kryetar qeverije, por me i dhene hua jo se jo.

Nuk munden me lene pa permendur fjalet e zjarrta thumbuese te ketij briljanti te gojes qe kete here qene fatale per te e per popullin. Aty Noli tha:

"Demokracia eshte mashtrimi hiprokit i popujve, parlamenti nje mortaje, zgjedhjet e lira nje komedi; buokracija e Gjeneves, me komisione, i mbulojne merimangat….."

Ai i vuri nje damke te zene Lidhjes se Kombeve te Bashkuara me frazen e famshme:

"Keshilli dhe Assambleja jane duke ardhur rrotull me nje qerthur pa fund dhe jane duke prodhuar flluska sapuni".

Kjo shkoi kunder qellimit te tij, dhe ishte krejt e padrejt, se Lidhja e Kombeve e kishte shpetuar Shqiperine tre vjet me pare nga agresioni jugosllav. Ate e kishte peskuar miza e hakmarrjes shqiptare dhe menjehere sapo u kthye ne Tirane njhti Bashkimin Sovjetik dhe lidhi me ta marridhenie diplomatike.

Me krijuar ne qender te Europes nje qender propogante komuniste, ne ate kohe kur Europa jetonte nen tmerrin e Revolucionit Bolshevik, ishte nje sfide qe vuri Europen ne levisje.

U dha kushtrimi ne kancelarite e Evropes per rrezimin e qeverise se Fan Nolit, bile qe diten qe zbarkuan ne Durres 18 perfaqesuesit e Bashkimit Sovjetik.

Njohja e Bashkimit Sovjetik dhe kritika e rende ne OKB, e ndryshuan poziten nderkombetarete Shqiperise ndryshe c’ishte tre vjet me pare. Dhe kete ne disfavor te saj.

Ahmed Zogu me shoket e tij ne Beograt, ndegjonin me keqardhje se si u kandadis vendi i tyre. Edhe shtetet perendimore u befasuan per ngjarjet, dhe keshtu erdhen ne kontakt me shqiptaret per te bere dicka si per vehte dhe per neve. Zogut ia lane duart e lira te pregatitej nese mund ta ndryshonte situaten politike te vendit te Tij qe ishte ne shkaterrim.

Politikanet qe kishin shkuar me Zogun ne Beograt kishin luajtur nje rrol te madh dhe ishin te ngritur. Atje ishte Xhaferr Ypi, Shefqet Verlaci, Koco Kota, Selaudin Blloshi, Ceno Kryeziu, Leon de Gilardi e te tjere.

Me forca te emriganteve shqiptare mbrenda kufinjve te 1913 dhe jashte saj, u pregatit nje plan aq gjenial sa qe dhe luftetaret e sprovuar dhe te vjeter u mahniten nga kjo stragjeti e kolonel Ahmet Zogut. Ai porositi kryetaret e forcave qe ti shmangen cdo perpjekje sa te kene mundesi qe te mos vritnin ushtare dhe popull se mjaft gjak ishte derdhur.

Shkelja e Shqiperise nga cetat e armatosura filloi me 13 dhjetor te 1924. Luftetaret nuk gjeten ndonje rezistence me perjashtim te Elez Isufit ne Peshkopi dhe Bajram Currit ne Malesi. Nuk kaluan 10 dite dhe qeverija e Nolit u shpartallua, disa u bashkuan me cliruesit, po keshtu bene dhe populli dhe ushtrija, Ahmed Zogu hyri ne Tirane ne krye te 9000 burrave te armatosur me 24 dhjetor te 1924, qe u proklamua si dita e "Triumfit te Legalitetit".

Per me e pershkruar kete ngjarje tragjike por te pa anshme ja japin fjalen z. Swire qe mori mendimin e Fan Nolit per fatin qe pesoi "revolucioni" i tije. Ne nje leter qe shkruan Noli me dore te vet, tregohej fare sinqerte:

"Duke ngul kembe qe te behej reforma agrare, bena kunder vehtes pronaret e medhenj; duke mos zbatuar reformen agrare humba besimin dhe perkrahjen eturmave katundare". "Kthimi i Ahmet Zogut dhe Triumfi i Legalitetit, tregoi se ai kishte me shume kuptim politic se te gjithe kundeshtaret e tij vue se bashku". (sipas Zacalanit).

Sapo erdhi Zogu u proklamua kudo qe te mos hakmerrej askush dhe te zbatohej rregulli dhe qetesija, nenpunesit qe ishin te qendronin ne detyrat e tyre, po ashtu dhe oficeret e ushtrija qe ishte te mos trembeshin se nuk do te kishin pasoja edhe pse kishin sherbyer nen Fan Nolin.

Me tu qetesuar vendi kolonel Ahmed Zogu tregoi fisnikerine e tij, patriotizmin, bindjen para ligjit, dhe pas 10 ditesh sundimi si komandant i pergjithshem i operacionit ushtarak dhe fitues pa gjak, xhveshi rrobat ushtarake, dorezoi shpaten dhe pushken, dhe ia leshoi fuqine ne dore Keshillit te Larte te Rengjences me 4 janar te 1925.

Xhafer Ypi si anetar i Keshillit te Larte ja ngarkoi barren kabinetit te ri Ahmet Zogu, ketij shpetimtari dhe ringjallesit te shpresave kombetare.

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2005 02:22
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Ai i zhgenjeu shpresat e patrioteve shqipetar

Ai per interesat e tij personale dhe te motrave te tij dhe te nje sere bejleresh dallkauke anadollake dhe te shpures se injoranteve e tradhetareve qe e lepinin ai e beri Shqiperine rrush e kumbulla ,pra doja te thoja e shiti ate tek fashizmi italian.
Per keto bema emri i tij do te jete ne altarin e tradhetise kombetare.
Do te thoja qe Shqipetaret nuk duan t'i degjojne as emrin jo ta votojne partine e zogjit.As njerezit e tij ne veri nuk e duan ate,pa le ne jug.
Gjyko vete kur ai morri zero vota ne Burgajet.
duhet te qendrosh me kembet ne toke PK jo me koke poshte.
Une harxhoj kohen kot me ty sepse pergjigjen ty dhe gjithe zogjisteve ja ka dhene populli shqiptar,i cili ju ka shumzuar ma zero.Nuk e kuptoni jeni inekzistente.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga Klodel datė 15/11/2005 ora 18:28

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2005 18:03
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

IQVLORA...

Ti vete pranove se tamam kur ishte referendumi per formen e qeverisjes ne vitin 1997 shumica e shqiptareve votuan per te, Mbreterine.
Sa per votimet e ketije viti shiko tek http://everteta.myblogsite.com se do te gjesh plote shkrime...

Sinqerisht
Petriti

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Modifikuar nga Klodel datė 15/11/2005 ora 18:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2005 18:20
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Zogu ka qene me i mencuri budallanjeve

Do t'ju beja nje transformim vargjeve te Naimit.

Kur bere derr dhe arin
C'deshe qe bere zogjin dhe gjirhe tradhetine

Eshte e vertet , qe shqipetaret ne ato kohe cmundurie mund ta kene quajtur si nje zgjidhje te mundeshme per te dale nga ajo gjendje shume e rende,
Por duhet te dish se ky ishte nje lajm i dhene nga nje agjensi lajmesh e huaj qe nuk u konfirmua asnjehere ne Shqiperi sepse askush nuk mund ta besonte.
Ti e di se sa te jemi ne gjalle, qe e dijme mire se kush ka qene ai tradhetar do tua tregojme edhe femijeve tane qe kur te degjojne zog t'i heqin vize dhe te vazhdojne me tutje.
Do te kujtoj nje fakt kur u pyet Doris Pak pergjegjese ne Parlamentin Europian per Shqiperine per problemin e formes se qeverisjes,mbas votimeve te '97, tha nuk kam dijeni dhe as e kemi ne konsiderate kete gje.
Ne fleten e votimit me insistimin e dr Berishes ishte nje kuti ku shqipetaret te shpreheshin per formen e qeverisjes,republike ose monarki.
Ishte koha kur Leka doli ne menyre groteske i veshur si ushtar e me kobure,edhe nqse ne kemi thene ndonje fjale te mire per te e kemi bere per inat te komunisteve dhe te te majteve ne pergjithesi.
Zogj ,sepse e di qe kam perkrahjen e 99,99999999999999999% te shqipetareve.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga Klodel datė 15/11/2005 ora 18:30

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Nëntor 2005 13:52
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Re: IQVLORA...

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Ti vete pranove se tamam kur ishte referendumi per formen e qeverisjes ne vitin 1997 shumica e shqiptareve votuan per te, Mbreterine.



??????????

Po tani me sa deputete perfaqesohen partite qe jane per monarkine ne Shqiperi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Nëntor 2005 15:25
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:04 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Si erdhi Ahmet Zogu ne pushtet?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.