Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Ramize Gjebrea, viktima e pushtetit komunist
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Ramize Gjebrea, viktima e pushtetit komunist

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re dossier-1.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 163 herė.

Ramize Gjebrea, viktima e pushtetit komunist
*************************************

Nga Edmond Prifti


Misteri i ekzekutimit të partizanes së Brigadës së V-të sulmuese, Ramize Gjebrea, dhe akuzat vrasëse të “dashurisë” së 21- vjeçares me Zaho Kokën


“Atë vit edhe pranvera erdhi e ftohtë. Ishte 5 marsi i vitit 1944. Atë ditë mungonin vetëm dy udhëheqësit (?), Komandanti i Brigadës së V-të, Shefqet Peçi, dhe Komisari Hysni Kapo, ndërkohë që organizohej vrasja për akuzën e pabesë, në shtabin partizan...”, - rrëfen ish- partizani i Brigadës së V-të Sulmuese, Mato Hasamataj.
21 –vjeçarja, përgjegjësja e rinisë së brigadës së V-të Sulmuese, Ramize Gjebrea, pushkatohet në 5 mars të vitit 1944, pa asnjë provë por me urdhër nga lart që kurrë nuk u mor vesh nga cili nënshkruhej.
Të vërtetat e kësaj vrasjeje janë në varr por nuk është bërë asnjë përpjekje edhe për të gjetur autorët e këtij ekzekutimi megjithëse, një vit më vonë u Zhvillua gjyqi i Gjykatës së Lartë.
Ramizeja u akuzua se ishte e dashura e fshehtë e Komandantit të batalionit të Brigadës së V-të, Zaho Koka, e ndërsa ishte zyrtarisht e fejuara e Nako Spirut. Gabim ky i pafalshëm, (dashuritë e fshehta) për “partinë” dhe Ramize Gjebrea meritonte ekzekutimin e pabesë prapa shpine…!
Por pse jo, shkaqet këtij ekzekutimi lidheshin me luftën personale për karrierë që në ato vite kishte shpërthyer ethshëm.
Me këtë akuzë, pra imoralitet, gjykata e Brigadës së Pestë e dënon Ramizenë me pushkatim.
Ramizea do të ishte ende gjallë, në qoftë se letra e korrierit, e nisur nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të mbërrinte tri orë më parë në Ramicë të Vlorës, e cila kundërshtonte vendimin e Gjykatës së Brigadës së V-të, për ekzekutimin e saj.
Por ishte tepër vonë, Ramizesë nuk i rikthej më jeta edhe pse e drejta për të jetuar i jepej edhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.

Ekzekutimi!
Përtej maleve, në Ramicën e vetmuar, në afërsi të Vlorës, vranë pabesisht vajzën 21- vjeçare, partizanen gjirokastrite Ramize Gjebrea. Nga kujtimet e asaj kohe, Mato Hasemataj, partizan në Brigadën e V-të, shkruante në kujtimet e tij diku në fillim të viteve të demokracisë, “...Atë mëngjes me cikmë marsi, me fjolla resh si të përhirme, tek çelte sytha në zall, bajamja e lajthia, Mesaplikut i ndrinte nuri e bardhësia...mos kishe faj që e doje jetën e që s’gëlltite dot gënjeshtrën. Dy sytë e tu që fort e deshën çdo gjë të bukur, të vërtetë. E që s’do mundem t’i harroj, sa të kem frymë edhe jetë!”. Pas ekzekutimit prapa shpine, nga Gjykata e Brigadës së V-të, Gjykata e Lartë, në vitin 1945, kreu një gjyq formal, ku u hetua rreth pafajësisë apo jo të fajit të saj, por jo për fajtorët e vërtetë të krimit. Ndërkohë që gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, për publikun, Nako Spiru- i fejuari i saj- e mbështeti figurën e saj gjatë gjithë kohës.
Sipas të dhënave të fundit arkivore, ka qenë Dushan Mugosha (Dusan Mugosa), delegati i Partisë Komuniste Jugosllave (asajkohe ndihmonte partizanët, në Ramicë të Vlorës) së bashku me anëtarë të tjerë të Gjykatës së Brigatës së V-të Sulmuese, ata, të cilët kanë dhënë urdhrin për ekzekutimin e Ramize Gjebresë. Kjo e fundit mësohet nga Nijaz Dizdarevic, konsulenti jugosllav në ndihmë të rinisë shqiptare, gjatë kohës së luftës, i cili në vitin 1988 boton një libër në gjuhën serbo-kroate të titulluar “Albanski Dnevnik” ( e botuar nga tipografia “Globus” në Zagreb të Kroacisë).
“Ramize Gjebrea nuk është vrarë pa dijeninë e Dushan Mugoshës!”.
Megjithëse, Ramize Gjebrea u pushkatua, ngelet ende enigmë fakti, sesi arriti ta ekzekutonte Gjykata e Brigadës një anëtare të sajën, kur dihet që urdhrat për ekzekutime vinin vetëm nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë- thotë Ali Gjebrea, njeriu i afërt i familjes së Ramizesë. Sipas tij, ky ekzekutim s’kishte të bëntë me një histori dashurie por me eliminimin e personave që nesër, (pas luftës) mund të kishin një të ardhme në pushtet. Po ashtu Aliu tregon se Nako Spiro është shprehur se edhe nëse kjo histori dashurie e saj me Zaho Kokën të ishte e vërtetë, kjo ishte një çështje e tij personale dhe jo e partisë. Këtë mendim ka ruajtur deri në fund të jetës së tij, duke u shprehur gjithnjë me konsiderata për të fejuarën e tij.

Gjygji falls
Një vit pas vrasjes, zhvillohet gjyqi mbi vrasjen e Ramize Gjebresë, i cili mori në shqyrtim vetëm faktin nëse Ramizeja kishte apo jo marrëdhënie me Zaho Kokën. Në përfundim të këtij hetimi, Gjykata e Lartë me kryetar Frederik Nosin, deklaron të pafajshme Ramize Gjebrenë, duke i dhënë asaj titullin “Dëshmore e Kombit”. Me tej kjo gjykatë nuk mori në shqyrtim se cilët ishin autorët e vrasjes as dhe kush urdhëroi ekzekutimin e Ramizesë, por thjesht historinë e dashurisë së saj me Zaho Kokën e konsideroi si thashethem të thurur në emër të pushtetit.
E vërteta e asaj dite krimi, u fundos përfundimisht, atje ku prehen eshtrat e Ramize Gjebresë, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, që nga zhvarrimi i saj nga vendi i pushkatimit në maj të vitit 1945!.

Vajza beratase me gjak Kaçaniku
Ramize Gjebrea lindi në qytetin e Beratit në 20 prill të vitit 1923, në një familje me tradita patriotike. E ëma, Safia ,ishte nga Kaçaniku i Kosovës. Ndërkaq në kohën e luftës me zgjedhën turke, u njoh me Rustem Gjebrenë, me të cilin shumë shpejt u martua. Ramizeja, që në fëmijëri, u frymëzua nga origjina e familjes së saj, dhe u kthye në një patriote të flaktë për çështjen mbarëshqiptare. Sikur ta imagjinonte fatin e Shqipërisë të pasluftës, ajo i drejtohej Agllai Zotos, - veprimtares së gruas në Bregdet, - në datën 29.08.1943, me fjalët : “...ne jemi për luftën Nacional Çlirimtare dhe jo për të prurë rusin ose grekun me sërbin këtu...”.

Ramizeja, nusja që kaloi shtetrrethimin
Vajza beratase që arriti të bëjë famë me intelektin e saj, u radhit ndër të parat femra “rebele”, të Institutit Femëror “Nëna Mbretneshë”, në Tiranë. Në 1935-1941 ajo u shqua për një përgatitje shkollore, prirje letrare dhe organizatore, duke u bërë udhëheqësja e demonstratave, veprimtarive antifashiste dhe shpërndarjes së këngëve patriotike. Karriera si gjimnaziste u mbyll për shkak të bindjeve të saj proshqiptare, duke u shënuar në histori si femra e parë shqiptare, e cila u vu në krye të demonstratës së 28 Tetorit ’41, kur rrëzoi nga kali oficerin fashist të karabinerisë, i cili tentoi të griste flamurin shqiptar.Vera Malo, ish- shoqe e Institutit Femëror, shprehet për të se ajo “lexonte shumë, sidomos libra të ndaluar, të cilat kishte dëshirë t’i diskutonte me ne- deri sa një ditë- një thirrje e të rinjve, ra në duart e Këshillit Pedagogjik, dhe e përjashtuan atë, shtatë ditë”. Për atë dhe shoqet e saj, kishte ardhur koha të hidhej në ilegalitet. Që nga viti 1942 ajo punon në fshehtësi, - arrestohet, dhe për mungesë provash lirohet pas katër ditësh, - duke u lidhur sakaq me Shejnaze Jukën në Shkodër, (ndodhet një artikull i shkruar nga Taras Begeja, në Muzeun Historik Kombëtar) dhe në mars të po atij viti, bashkëpunon me Qemal Stafën në qarkun e Gjirokastrës. Rikthehet në Tiranë në vitin 1943, ku caktohet përgjegjëse e rinisë së Beratit dhe mbledh sakaq Konferencën e Rinisë të Shqipërisë, në Zaloshnje (Skrapar). Së bashku me Mihal Durin dhe Misto Mamen ajo organizon rrëmbimin e shtypshkronjës “Gutenberg”, si dhe atë të kalimit të postobllokut armik, e maskuar si nuse. Punon në Elbasan, Sulovë, Mallakastër, Lubonjë, Treblovë, Kuç dhe së fundi në Ramicë të Vlorës.

Kujtime, vetëm kujtime...fajtorët?
Veterani i Brigadës së V, Andon Cane Xhaka nga Vlora, tregon se pas plumbit të parë që nuk e zuri, Ramizeja e habitur kishte thënë : “Uaa, ç’ndodhi kështu?”. Por i paramenduar dhe kriminal, ky pushkatim u krye. Janë bërë shumë komente për këtë akt dhe për fajtorët e vërtetë...E vërteta është se Ramizeja u bë viktimë e injorancës dhe inkuzicionit komunist”.
Shkrimtari Shefqet Musaraj, në Revistën Shqiptarja (Nr.11, viti 1973) shkruante:”...Nga gratë që kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar gjatë luftës, ka qenë Ramize Gjebrea...”.
Liri Belishova rikujton edhe njëherë dy momente të cilat i kanë mbetur në memorje : I pari, kur kemi kënduar në kor në Institut këngën, “Mjaft në robëri, Kosovë e Çamëri...”, dhe së dyti, aksioni i rrëmbimit të shtypshkronjës “Gutenberg”, ku diktatori Enver Hoxha nuk e përmendi fare emrin e saj”. Liria tregon më pas për Ramizenë e bukur dhe të zgjuar, dhe pse ishte e tillë, atë e zgjodhi për të fejuar Nako Spiru.
Të vdekurit jetojnë me ne, ata vetëm fizikisht nuk janë me ne, - kujton Liria thënien e Viktor Hygosë, duke shtuar – se kjo është shumë e vërtetë, pasi atë e kemi ndier vazhdimisht pranë...ashtu siç foli në 20 janar 1944, në themelimin e Brigadës së V-të Sulmuese, para më shumë se 3000 partizanëve, në luginën e Bramyshnjes”.
- “...hakmarrje për çdo pëllëmbë tokë të shkelur nga armiku, hakmarrje për gjakun e shokëve! Armiku do ta paguajë çdo pikë gjaku me një kokë ushtari...”, pati thënë ajo ato ditë dimri...

Veterani i Brigadës së V, Lefter Kasneci
E kam njohur Ramizenë në dhjetor të ’41, atëherë kur punonte ilegalisht. Ishte vajzë e zgjuar. Zotëronte shkëlqyeshëm italishten, frëngjishten dhe turqishten (të cilën ia kishte mësuar e ëma). Ishte interesante, ashtu siç kishte pseudonimin, ashtu siç u pa gjatë fjalimit të saj para Brigadës me 3000 partizanë.


Requiem
Një gjë me sa duket ka ngjallur xhelozi dhe armiqësi kundra Ramizesë. Sipas fakteve, ajo ishte me bindje antijugosllave, ç’ka bëri që ajo të mos pajtohej me prishjen e marrëveshjes së Mukjes nga Enver Hoxha – duke thënë se (gusht 1943): “ Tani do të fillojë një vëllavrasje e madhe midis Shqiptarëve, dhe Jugosllavëve do t’ju bëhet qejfi...”. Kështu është shprehur Ramizeja pas Konferencës së Mukjes duke thënë haptazi mospajtimin e saj ndaj rrjedhës së mëtejshme së çështjes Kosovare.
Akuza e njollosjes së moralit të saj, nuk ishte e vërtetë, ç’ka u hodh poshtë edhe nga seanca gjyqësore e Gjykatës së Lartë, në 1945. Sipas veteranit Xhaka, “inkuizitorët komunistë u penduan që e vranë, pasi disa orë pas pushkatimit, kishte ardhur urdhri i anullimit, por ishte tepër vonë...”.Ramize Gjebrea nuk ishte dakord me trajtimin që i bënte Partia Komuniste Shqiptare dhe udhëheqja e saj prosllave, çështjes së Kosovës- historinë dhe tragjedinë e copëtimit të saj, të cilën ajo e njihte mjaft mirë, - pasi ishte mbesë nga Kaçaniku i Kosovës.
Ndoshta fati nuk ka qenë me të!. Akuzat shumëllojëshe, të hedhura ndaj saj, që çuan më pas në pushkatimin, nuk patën të njëjtin fat edhe për Zaho Kokën. Ai u shpall “Hero i Popullit”, duke rënë në betejë kundra gjermanëve në Vuno të Himarës, në 08.06.1944. Ndërsa i fejuari i Ramize Gjebresë, Nako Spiru, vite më vonë pas ekzekutimit të saj, u martua me Liri Belishovën. Ai u konsiderua si agjent i komploteve nga emisarët e Titos në Shqipëri, në prag të Plenumit II, të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, në Berat”. Vrau veten në 1947.
Flitet se disa nga filmat siç janë “Nusja dhe shtetrrethimi” dhe “Vajzat me kordele të kuqe” subjektin e skenarit të tyre e kanë marrë nga veprimtaria e Ramize Gjebresë.


Shënim: Dokumentet u shfrytëzuan nga arkivat personale të fisit Gjebrea. Dorëshkrime origjinale, komente, intervista, botime, dekorata dhe fotografi

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2004 22:29
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kete histori e kam degjuar me detaje nga nje person qe eshte ende gjalle dhe mund te ndihmoje ne zbardhjen e ketyre fakteve.

Para se te shkruaj cfare kujtoj nga kjo histori qe kam degjuar vite me pare desha te them se ndjej anshmeri ne artikullin e mesiperm. Sipas meje lart mungojne faktet per te inkriminuar shtabet komuniste dhe ngrihet ne piedestal nje vajze, e cila mbase sot do shahej po te kishte mbetur gjalle e te kishte drejtuar shtetin bashke me Enver Hoxhen.
Une dua ti mesoj te vertetat por duke u bere sa me objektiv. Prandaj Edmond, do te ndihmoj me ndonje interviste te nje deshmitari te afert te ceshtjes.

Ajo qe me eshte treguar (dhe qe mbaj mend) nga kjo histori eshte kjo:
Ramizeja ishte e fejuara e Nako Spiros, por ate dite Nako nuk ishte me batalionin, sa ku kishte skhuar. Ramzeja mesa duket kishte pak shoqeri me Zahon dhe ne nje cader (apo shtepi) po flisnin te dy koke me koke. Nuk e di per cfare po flisnin por di gje Ramizese i kishin ardhur menstruacionet. Keshtu qe carcafet ishin bere pis...
Dikush hyn ne dhome dhe shikon carcafet e gjakosur dhe mendon menjehere se Zaho me Ramizene...
Kjo ishte dhe akuza qe beri te merret vendimi i pushkatimin per kolegen e partizaneve. Kur e degjova si histori mu ngjeth mishi pasi nuk mendoja se partizanet mund te vrisnin njeri tjetrin. Edhe personi qe ma tregoi shprehu keqardhjen e tij, por me spjegoi se keshtu eshte ligji i luftes.

Teoria e komploteve po ecen shume keto kohe. Une mendoj se ketu nuk ka vend per komplot, sepse situata rreshkiti aq papritur sa askush nuk do kishte kohe te organizonte komplot. Nuk mbaj mend nga erdhi vendimi i pushkatimit, por di qe ky vendim kishte per qellim te mbronte nderin e Nakos dhe figuren e partzaneve si te ndershem.

Sidoqofte me kontakto dhe do te organizoj nje interviste te mire me nje deshmitar direkt te ngjarjes. Qe te kuptojme pse pushkatohet nje kolege dhe sa e veshtire eshte dicka e tille per gjithe shoket e saj qe pane te shuhet, duhet te hyjme ne psikologjine e luftes dhe te gjyqesise ushtarake.

Pershendetje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2004 23:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
azurro
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Kete histori e kam degjuar edhe une shume kohe me pare nga nje ish partizan i Brigades qe tani nuk jeton me.
Ai ngjarjen e pershkruante keshtu sic e thot Fajtori ne pershkrimin e tije, duke shtuar se edhe Zaho Koka qe mbas pushkatimit te Ramizes kishte ndryshuar shume dhe ishte shume i merzitur.Ai nuk ruhej fare dhe dukej sikur e kerkonte plumbin deri sa u vra ne betejen e Vunoit.
Persa i perket teorise se komplotit jam i te njejtit mendim me Fajtorin.Gjeja me e mire do te ishte qe per kete ceshtje te kontaktonit me disa antare te kesaj Brigade dhe pastaj te nxirrni konkluzionin tuaj personal.

Une ju pergezoj qe keni marre inisjativen per te zbardhur nje moment te zi te L.A.N.C dhe ju uroj qe te arrini deri ne fund

PERSHENDETJE

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2004 06:56
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė azurro Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: azurro Shto azurro nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto azurro nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Do te nxjerr disa fakte te reja...

Ne fakt nuk e di se sa e vertete qendron tek carcafet qe permendet ju
Fajtori, por ju them se keto i kam marre (shume prej fakteve jane mbeshtetur...nga ish partizane) nga Liri Belishova e cila eshte gjalle akoma. Nqs ajo do te donte te kishte inkriminuar figuren e Ramizese, ajo do te kishte qene e para (pasi , pas vdekjes se Ramizese, Liri Belishova, kolege me Ramizene ne Kolegjin nena Mbretneshe u martua me Nako Spirun). Per sa i perket thenieve te tua azzuro besoj se nuk ka asnje gje te sigurte persa i perket qe {Zaho Koka e kerkonte vete plumbin} pasi kete nuk e di askush...por e verteta ashtu sic kam shkruajtur une, ndoshta eshte varrosur perfundimisht ne varr.
Nje kolegu im ishte i idese qe ndoshta kete figure (Raize Gjebrene) te benim nje skenar filmi dhe me pas ta paraqisnim...por duhen mbledhur fakte dhe histori me interesante...Me Liri Belishoven u takova pak dite me pare dhe i thashe per idene...ajo ishte dakort dhe me tha qe po te tem edhe histori te tjera per te.
Mbaj mend se ka qene edhe nje arikull pak kohe me pare ne nje gazete, por kishte larje-shplarje te ndryshme per kete teme.
Do tju them histori te tjera...
Liria me tha te merrja pjese ne nje perkujtimore per nder te Ramize gjebrese ne 5 mars...
gjithe te mirat dhe falenderime
mayday

p.s./Inkriminimi i LANC ishte i faktuar, pasi nuk kishte askush te drejte (morale dhe "juridike" te vriste nje anetare te Shtabit pa urdherin e marre nga lart apo jo!?). Nako Spiru e mbrojti ate edhe ne gjyq, per nder te figures se saj, qe morri "Deshmore e Atdheut" (cfare krimi: e vrasin dhe i japin stimuj...), por disa pjese mu censuruan ne shkrim...(nga revista Spekter...). Plus kesaj per cfare u be gjyqi: PER te gjetur fajtoret e krimit (ne te vertete kush ishin ata, apo per ta shpallur te fajshme apo te pafajshme??????
Kjo teori e fundit mbizoteron tejembane ne gjyqet shqiptare...duke filluar qe nga Azem Hajdari, etj (qe su tha asnjehere perse e vrane...)..................................

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2004 17:00
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

Talking

Nuk eshte nevoja qe edhe bisedat ne forum te mbahen nen friken e ban-it apo jo?le te shprehen njerezit se nuk ka asnjegje te keqe nga sinqeriteti , vetm te mira ka .Une nuk e kam degjuar ndonjehere kete histori ,keshtu qe me mire te mos hidhem direkt ne konkluzione , megjithate teme interesante.

__________________
VINI VIDI VICI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2005 20:56
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spartacus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spartacus Shto spartacus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spartacus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Ramize Gjebrea, viktima e pushtetit komunist

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.