Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Globalizmi dhe Antiglobalizmi
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Globalizmi dhe Antiglobalizmi

Nga Enri Hide*

Egzistojne shume arsye per tju kundervene ideve aktuale neoliberale ne te cilat bazohet zhvillimi ekonomik, politik dhe social i shoqerive te sotme ne stadin e globalizimit.
Arsyeja kryesore eshte qe te gjitha format me te cilat shfaqet globalizimi shoqerohen nga nje tendence, ne dukje e papermbajtshme, per te transformuar gjithcka – cdo veprimtari njerezore dhe cdo marrdhenie midis individeve – ne mall me nje vlere te caktuar ekonomike. Por te gjitha keto arsye s’jane aspak homogjene dhe koesive midis tyre. Nese pluraliteti i tyre perben pasuri, heterogjeniteti midis tyre perben nje pengese ne krijimin dhe gjetjen e zgjidhjeve te pranueshme, me baze dhe me jetegjatesi.
Pra nevojitet qe gjithsecili prej nesh te pyese veten: Cila eshte ajo gje, brenda ne kontestimin qe i behet procesit te globalizmit, qe nxjerr njekohesisht ne pah dhe nje utopizem relativ per nje bote sic do te donim te ishte, sic do te ishte e drejte te ishte… Dhe, nga ana tjeter, cilat do te ishin kushtet paraprake ne baze te te cilave mund te perqendrohej dhe te fitohej mbeshtetja e pjeses me te madhe te njerezimit, te cilat mund te arkitektonin – esencialisht dhe jo vetem duke dale neper protesta masive rruge – konfiguracionin e nje bote tjeter, e nje bote ndryshe.
Ajo qe e ben teper te veshtire pershkrimin e nje “Globalizmi ndryshe” eshte fakti qe ai proces presupozon nje sere masash specifike, si ne nivel lokal ashtu dhe ne nivel global, masa te cilat jane teper te komplikuara si nga ana e perpunimit teorik te tyre, ashtu dhe nga ana e realizimit praktik.
Paralelisht globalizmi, i cili sic e dime lindi nga nje nevoje e neoliberalizmit fiktiv per nje shtrirje globale te tregjeve, karakterizohet nga thjeshtesia e mesazhit qe percon: “shnderroni te gjithe marrdheniet njerezore ne marrdhenie ekonomiko-tregtare dhe cdo gje do te shkoje me se miri nepermjet funksionimit te lirshem te ekonomise se tregut”. Nje teori kjo, te cilen duket se e kane perqafuar fuqishem disa prej demokracive me te perparuara perendimore, me qeverite e tyre neoliberale.
Procedurat e Globalizmit, sic verejne dhe disa prej studiuesve me ne ze, kryesisht te shkolles franceze dhe gjermane te marrdhenieve nderkombetare, kane arritur ne piken e moskthimit mbrapa (The point of no return – Alen Kafe, Toni Negri, Zaki Laidi, etj). Sistemi politik, i cili u lind dhe u rrit ne gjirin e kesaj idelogjie te globalizimit ekonomik pa vlera te shtuara sociale dhe pa ndjesira per shumellojshmerine e qyteterimeve, traditave, etj, ka pervetesuar nje fuqi gjithnje ne rritje. Ne te njejten kohe do te perbente nje gabim esencial ti jepnim Globalizimit ngjyrat e nje Globalizimi Politik dhe kjo per arsyen e thjeshte qe, pas renies se Bllokut Lindor dhe kristalizimit ne arenen ndekombetare te nje Superfuqi te vetme, perballemi me nje supremaci llogjike te menyres perendimore te organizmit shoqeror, ekonomik dhe politik. Ne kete kuptim, dhe duke patur parasysh qe humnera e zhvilllimit dhe prosperitetit midis vendeve te zhvilluara dhe atyre qe jane ne zhvillim eshte rritur disa here me teper se c’ishte ne dhjetevjecaret 1970 – ’80, duhet te pranojme qe ne vend te Globalizimit te vlerave, te qyteterimit humanist paqedashes, jemi duke u perballur me Globalizimin e ekonomise se tregut mentaliteti i te cilit eshte ai qe krijon de facto mbizoterimin e neokolonializmit ne formen e kontrollit te plote ekonomik te te zhvilluarve ndaj vendeve te Botes se Trete.
Kryesorja eshte gjetja e menyrave efektive te reagimit te organizuar te shteteve qe ndodhen ne nje pozicion teper delikat persa i perket zhvillimit te tyre ekonomik, proceseve demokratike e sociale te institucioneve tyre nga njera ane dhe te shoqerise se tyre nga ana tjeter, ne menyre qe tu pergjigjen sfides se zhvillimit ne agim te shekullit te 21te, duke pasur parasysh sferitetin e procesit te zhvillimit te nje shoqerie, i cili s’mund dhe s’duhet te bazohet vetem ne persiatjen e rritjes ekonomike, qe perben vete njerin prej parametrave te zhvillimit.
Instucionalizimi i veprimtarise se vendeve ne zhvillim e siper ne kuadrin e nje Globalizimi vertet global (ne kuptimin e perfshirjes se gjithe parametrave sociale ne kete proces) nepermjet organizmave nderkombetare globale (sic eshte Organizata Boterore e Tregtise, OKB-ja dhe organizmat qe rrjedhin prej saj), nepermjet modernizmit te procedurave te prodhimit dhe te industrializmit, nepermjet persuatjes te perfitimit te masave ligjore ne kuader te se Drejtes Nderkombetare me lehtesime te tregtise se vendeve te pazhvilluara, jane vetem disa prej rrugeve nepermjet te cilave duhet te kaloje procesi i Globalizmit, qe te mund te quhet i drejte dhe i barabarte ne kuptimin e mundesive qe duhet ti jepen te gjitha shteteve per nje zhvillim real dhe te gjithanshem te tyre.


* Autori ka mbaruar studimet universitare ne degen e Marrdhenieve Nderkombetare dhe te Organizmave Nderkombetare dhe vazhdon studimet mbasuniversitare per MASTER ne Universitetin Pandeio te Athines ne fushen e “Marrdhenieve te BE-se me Vendet neZhvillim”.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2004 17:03
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

C eshte globalizimi

Ndryshimet ne sistemin kapitalist boteror ne 30 vitet e fundit qe nga koha e ekspansionit ekonomik te pasluftes (deri me fundin e marreveshjes se standarteve te arta , nga B. Woods ne vitet 70) kane nxjerre ne drite shume kendveshtrime ekonomike dhe historike rreth vlerave dhe caqeve te kapitalizmit si nje sistem ekomomik. Gjithashtu globalizimi (apo e referuar me e detajuar ne ne terma ekonomike, globalizimi i produktit kapitalist) , krijimi i tregjeve te reja boterore dhe fenomene te tjera dishendente nga keto 2 te parat kane shkaktuar situata te reja ne ekonomine boterore duke indfluencuar me pas ekonomite rajonale apo ato lokale.

Ndonese termi globalizim, eshte nje term relativisht i ri, besoj se eshte bere pak ne shpjegimin e ketij termi i cili shpesh here eshte sinonim i hegjemonise se fuqive te medha ekonomike, ne te shumten e rasteve SHBA si superfuqia kryesore ekonomike sot.

Globalizimi gjithmone e ka shoqeruar kapitalizmin. Nga pikepamja historike ndonese sot procesi i globalizimit po ndodh nen diktatin e Shba, jo me larg sesa nje shekull ka qene Anglia qe e ka udhehequr nje proces te tille dhe jo me larg sesa 2 shekuj Hollanda.

Nga pikepamja ekonomike kemi te bejme me nje dukuri ciklike, ku nje superfuqi ekonomike ja le vendin mbas permbushjes se te ashtuquajturave " cikle te akumulimit " Behet fjale per nje proces i cili ndodh ne 2 faza ku faza e pare karakterizohet nga ekspansioni material dhe investimi ne prodhim dhe faza e dyte nga ekspansioni financiar duke perfshire ketu edhe spekulimin si fenomen financiar.

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Modifikuar nga SUNBELOVED datė 04/04/2004 ora 18:15

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Prill 2004 17:56
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SUNBELOVED Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SUNBELOVED nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

WTO-Cancun(Mexico)

Nga E...(dmth une:p )


Me 10 shtator 2003 filloi ne Cancun—Mexico—konferenca e peste e ministrave te organizates boterore WTO.146 anetaret duhet te analizonin se sa larg qendronin negociatat mbi liberalizimin e tregut te lire per te cilin para dy viteve,ne Doha,kishin bere nje agjende.

Organizata mondiale WTO eshte produkt i rritjes se kerkeses se « tregur te lire ».


Po perse ben organizata boterore konferencen e saje pikerisht ne Cancun ?


Spjegimi eshte i thjeshte :qeveria Meksikane eshte ofruar si mik dhe keshtu i takon te vendose vete se ne cilin qytet do ndodhe.E thjeshte,apo jo ?
Cancun u duk vendi ideal,pastaj Cancun eshte krenaria e tregut te lire ne Ameriken-veriore.Pastaj te mos harrojme qe dyert e kesaj parajse munde te mbyllen rehat dhe munde te lihen jashte miqet e padeshirueshem



Historia shkurt e WTO


Ne 1944 disa ministra finance jane takuar ne Bretton Woods,ne USA.Atje ato vendosen per ngritjen e 3 organizatave :bankes boterore,fondi monetar internacional,dhe organizata boterore tregtare(WTO).Nga qe kongresi amerikan nuk ishte dakort me banken boterore,WTO nuk u themelua ne 1944.Por vendet perendimore lidhen nje akord”General Agreement of Trade and Tariffs” (GATT).


Qellimi:


Qellimi I ketije akordi ishte per te bere tregetine te lire,qe te heqe barrierat e tregut dhe qe ne fund te eliminoje tarifat e eksportit dhe importit.


Structura:


Organi me i larte i WTO eshte konferenca e ministrave,ajo eshte e perbere nga perfaqesues e vendeve anetare.Konferenca e ministrave mban gjithe pergjegjeshmerine ne forme totalitare per WTO dhe eshte e pergjegjeshme per marrjen e vendimeve multilaterale te akordeve tregtare.Keshilli I Pergjithshem,eshte gjithashtu I perbere nga perfaqesues te vendeve anetare,eshte I pergjegjeshem venien ne praktike e detyrave te WTO ne periudhen ne mes te mbledhjeve dhe konferencave te ministerve.Keshilli I Pergjithshem ka mbi te gjitha detyren e drejtimit te tre keshilla tregtare te specializuara-per mallera,per sherbime dhe aspekte te relativuara me tregun e pasurise intelektuale.Akordi I WTO parashikon keto gjera ne komisione:
Biznes dhe zhvillim,biznes dhe ambient,kufizime taksash dhe buxhet,
Finance dhe administrate.Drejtimi I WTO-se eshte en duart e sekretariatit te saje,I udhezuar nga drejtori gjeneral.



Deri tani jane mbajtur 4 konferenca ministrash:

-Ne Singapore(dhjetor 1996)

-Genčve(maj 1998)

-Seattle(dhjetor 199)

-Cancun,Mexico


Vendet qe jane ne zhvillim nuk figurojne si bleres ne treg por jane kunder negociatave sepse mbas akordeve te para ato thone qe ekonomia e tyre ka shkuar mbrapa ne perfitim te vendeve te zhvilluara ekonomikisht.


Por pse ka prostesta kunder ketyre konferencave?


Treg i lire nuk eshte mire as per fshataret dhe as per konsumentet ne Europe e Afrike,multinationals te medha do zene vendin e fshatareve te vegjel duke pare qe ato munde te prodhojne me lire.Ne termin te gjate do beje qe sigurimi ushqimor te jete ne rrezik,por dhe siguria e ushqimeve dhe puna ne agrikulture.


Por pse duan vendet e pasura te bejne WTO-akorde mbi disa tema ?



Ato duan te bejne akorde ne lidhje me investimet me jashte.Per krijim pune,shperndarjen e teknologjise dhe te kontakteve me tregjet e jashtme te cilat munde te ndihmojne investimet.
Shume vende ne zhvillim vene kushte fabrikave:

-detyrojne qe te investojne nje pjese te fitimin ne vete vendin “mik”

-kerkojne qe nje perqindje e personelit te jete e vendit “mik”

Keto kushte mund te shihet si kufizime te tregut te lire.Per kete duan vendet perendimore qe ta ndalojne.


Pse jane disa vende ne zhvillim kunder?

-Kane frike qe nga akordet e mesiperme do investohet me pak ne vendin e tyre
-Shumica e vendeve ne zhvillim kane shume pak kapacitet per te ndjekur agjenden e WTO dhe keshtu s’munde te mbrojne mire interesat vetjake.
-Vendet ne zhvillim kane perfituar me pak se pritej nga akordet e WTO-se
-Ato duan ne fillim te permiresojne akorden tashme te bera te WTO-se para se te bejne te reja.


Ku qendroi problemi tek deshtimi i Cancun ?


Pjeserisht i vihet faji struktures te procesit te negociatave.U quajt si strukture mesjetare.Por kjo ngelet akoma e gjitha per tu verifikuar
Donin vendet e pasura(EU/USA)ne te vertete negocime apo donin thjeshte te « shtypnin » agjenden ?

Modifikuar nga amor alucius datė 04/04/2004 ora 19:20

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Prill 2004 18:49
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Anti-globalistet jane per mendimin tim nje lloj Neo-komunista,nje lloj i ri Closharesh te cilet mendojne se mund te ndryshojne boten kapitaliste me ane te demonstratave tipike komuniste.

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2004 22:11
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Citim:
Po citoj ato që tha Enri
Po Globalizimit te vlerave!
Po Globalizimit te kulturave dhe respektimin dhe ruajtjen e shumedimesioneve te shoqerive dhe te vlerave te tyre!
Jo Globalizimit te Shoqerive Multinacionale shfrytezuese te vendeve te pazhvilluara te Globit!
Jo Globalizimit te Varferise dhe te ndarjes se Globit ne Zona te pasura dhe te varfera!
Jo Globalizimit te kapitalit!



Enri pershendetje. Ne pamje te pare keto thenie mu duken terheqese, te verteta, plot ideale le te themi. Po kur u mendova pak me linden shume dyshime. Se pari kush i jep shtysen globalizimit, per mua eshte fitimi. Por nuk ka fitim pa kapital apo jo? Po shtrohet pyetja kush e zoteron kete kapital? Pa dyshim vendet perendimore e USA. Bashke me kapitalin qe po vershon ne vendet e varfra (kuptohet per fitim) po hyjne edhe vlerat perendimore dhe kultura e saj, qe propagandohet si me zhvilluara dhe si bartesja e nje qyteterimi te larte. A duhet te heqim dore nga kultura jone per hir te zhvillimit ekonomik ose me sakte si mund ti ruajme vlerat tona dhe njekohesisht te zhvillohemi ekonomikisht? Shoqerite Multinacionale qe po shfrytezojne vendet e pazhvilluara. Si mund te veprojne politikanet perballe presionit gjithnje e ne rritje te popujve qe kerkojne rritje ekonomike dhe presionit te qeverive perendimore le te themi qe kerkojne te fusin kapitalet e tyre te keto vende? Thike me 2 presa. Jo ndarjes se globit ne zona te varfera e te pasura, me duket nje ide revolucionare egalitare, komuniste, e drejte dhe ideale. A eshte e realizueshme? Mendoj se jo, megjithate kjo nuk do te thote se duhet te heqim dore nga kjo ide, nese nuk mund te jemi te barabarte te pakten te jemi afersisht te tille. Nese heqim dore nga keto ide do te thote te rritim disnivelin mes te pasurve e te varferve.
Amor laucius e lexova qellimin e krijimit te wto. Kujt i intereson ai qellim, pra hapjes se dyerve? Sigurisht vendeve te zhvilluara, te hapesh dyert para kapitalit te tyre eshte shkaterrim i prodhimit vendas, vendet e varfra kthehen ne vende importuese pra ne gjysemkoloni. Kush eshte i varur ekonomikisht eshte i varur politikisht dhe e kunderta. Ndoshte per vende te vogla si Shqi kjo mbase nuk eshte problem, po cfare ndodh kur te varura politikisht dhe ekonomikisht behen vende te medha me nje potencial dhe resurse te medha ekonomike?

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2005 15:45
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

jo globalizmit

Kush po perfiton nga globalizmi?
Vetem Kina me Indine! Vendet afrikane po varferohen me shume. Jam kunder globalizmit por s'shikoj asnje shenje se po bien. Papunesimi ne Amerike po rritet se korporatat po ikin larg vendit, Gjithashtu Amerika s'eshte me Manufacturing country, na u nxi jeta duke i pa te gjith produktet Made in China. Sa keq!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2005 23:01
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Re: jo globalizmit

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq
Kush po perfiton nga globalizmi?
Vetem Kina me Indine! Vendet afrikane po varferohen me shume. Jam kunder globalizmit por s'shikoj asnje shenje se po bien. Papunesimi ne Amerike po rritet se korporatat po ikin larg vendit, Gjithashtu Amerika s'eshte me Manufacturing country, na u nxi jeta duke i pa te gjith produktet Made in China. Sa keq!



Kalores po USA ka 100 vjet qe po shfrytezon boten apo nuk quhet kjo? Kush po e shfrytezon Afriken? USA dhe perendimi.

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2005 13:44
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

made in china

e kam fjalen qe ke globalizmi ekonomik Kina me Indine po perfitojne me shume se vendet e tjera te botes se trete. Si psh lesotho edhe bangladesh ka industrine e veshjeve me te rendesishme qe puneson shumicen e punonjeseve. Kur Amerika hoqi quotat e saj per produktet kineze, kina permbyti marketin amerikan me veshje shume me te lira, prandaj fabrikat e ketyre vendeve u mbyllen edhe vendet po varferohen edhe me shume.
Perfitimet me te medha amerika do i marri se ajo i ka korporatat gjigande.
Gjeja qe sme pelqen ke globalizmi eshte se qeveritaret kerkojne te jete e lire edhe pa rregulla, po duhet te vehen ca kufizime qe abuzime nga ana e te pasurve te mos ndodhe edhe vendet e treta ne bote te mos lehen menjane e te varferohen me shume.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2005 20:40
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
katia
Under Investigation

Regjistruar: 07/10/2005
Vendbanimi: Atje ku ka njerez dhe kafshe
Mesazhe: 89

Kur nje perandori ndien fundin per shkak te artificit dhe shum faktoreve te tjere, atehere shpik teori te formave te mbijeteses ne maska gjithperfshirje dhe uniteti.
Natyra nuk e do barazine dhe jeta dhe bota jane te bukura se ka larmi ne te.
Psh: Anglishtja eshte gjuhe bukur po une mendoj ne shqip dhee nderroj ne shqip. hegjemonia, diktati ekonomik dhe ushtarak eshte sibioze e frikes qe kerkon te nenshtroje me teknika qe jane shume prej kale troje per te qene te besueshme sot....ne kohen tone ku dikush merr taksi per ne hene nje anije kozmike dhe diku tjeter vdesin mijra foshnja nga uria.

Poshte globalizmi dhe globalizimi.

respekte per teme krijuesen

__________________
Oh, baba i katėr puhive, fryji velat e mija pėrmes deteve tė viteve

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Tetor 2005 22:53
katia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė katia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me katia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: katia Shto katia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto katia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

globalizimi?
Ai thjesht do te thjelloje diferencen mes vendeve te varfra dhe atyre te zhvilluara per me teper kur rregullat i vendosin keta te fundit...
Globalizimi eshte nje amerikanizim global dhe eshte SHBA nismetarja kryesore e ketij procesi...
Une jam kundra dhe i bashkohem mendimit te disave ketu qe me globalizim humbet identiteti kulturor, social dhe ekonomik i cdo vendi...

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2006 11:31
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Globalizmi dhe Antiglobalizmi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.