Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Si jane mendimet e tuaja per mbretin Zog.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

[QUOTE]Po citoj ato që tha BlendiC

Nejse une nuk dua ta zgjas kot pot te rekomandoj te besh ca lexime per Zogun dhe jo nga librat e politikuara por nga burime te huaja si americane dhe italiane dhe pastaj ndofta mund te me ndrosh dhe mua mendjen



Sa per burimet italiane o blendi e ke tamam, c'do thone italianet qe nuk ishte i mire zogu? Zogu u shit koke e kembe te italiani dhe Ducja. Kaq shume e deshin sa i vune drune ne 39.
Edhe Zogun e kemi manget tani, te paguajme taksa dhe per naltmadhnine tani. O jimmy po ketu qenke ore? Papapa si je andej ketej leviz neper forum hahaha, po ku mi ke gjetur keto krahasime more se me shkrive se qeshuri. Ore po e keni pare ate filmin Gjeneral gramafoni se mua me pelqen. Hajt shendet se nuk ia vlen te flasesh per naltmadhnine

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2005 14:19
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
durrsak
INXHINJER LULESH

Regjistruar: 17/11/2004
Vendbanimi: USA Arizona
Mesazhe: 1455

Po Sala nuk na e mushi menjen, as Tosi jo atehere pse mos te bojm prova me jeten ton, fundja fare ja kemi mar doren per udhehqes.
Puna eshte se ke ky Zogu ka rreth vetes dmth te besh kanditat Pullum Berishen qe e hoqa Sala meqe nuk ju nigju zani ne parlament dhe te pretendosh se ai do te jet zeri i nje komuniteti te tere nuk me mbush mendjen se ai (Zogu) do te bej shtet. Plus qe personalisht me duket i lodhur .

__________________
The game of life is hard to play, I'm gonna win anyway....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2005 18:25
durrsak nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė durrsak Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me durrsak (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: durrsak Shto durrsak nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto durrsak nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Per IQVLOREN...

Mehdi Beu: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
« në: 31 Tetor, 2005, 23:44 »

--------------------------------------------------------------------------------
nga Dashnor Kaloçi

"Madhni, gëzohem që M.J. e familja jeni mirë nga shëndeti: ne për fat të keq akoma Nejren e kemi të sëmundë, me gjithë që ka ba disa përmirësime. Mësoj me kënaqësi të madhe që M. J. keni fillu shkrimin e kujtimev. Jam i bindun se këto janë të domosdoshme për historinë e Shqipnisë: do të drejtojnë shumë gabime të këtyne dyzet vjetëve të fundit. Këtu do të gjeni gjegjjet e pyetjeve që M.J. me drejtuet. Shpresoj të Ju jenë të një utiliteti. Sido qoftë un jam këtu, çdo herë që do të paraqitet nevoja me dhanë çka dijë, në këtë vepër eksepsionalisht me randësi që M. J. keni fillue. Në numrin pesë vramjen e Gjeneral Tellinit e kam përmbledh në veprimet e Komisjonit të Deltimitacioneve, kësisoj gjegjet e mija përbajnë vetëm pesë numra. Tue ju drejtua M. J., ndigjoj nevojën t'i hedh një sy të shkurtën situatës. Jam akoma i mendimit se Shqipnija, e izolueme n'a Rusija nuk ka si të mos gjej herët a vonë një konjukturë politike ndërkombëtare të favorshme, ******* t'i lejojë shqiptarëve me hedh këtë zgjedhë, që nga të gjitha çka parë, asht sigurisht ajo ma e tmershmja. Mbetem me nderimt e mija ma të thella për M. e J. dhe gjithë familjen Mbretënore, në të cilat shoqnohet një familje e jeme.

E vërteta e Shën Naumit
Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: "Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: "jusu'a Shën-Naum", nuk thotë "y compris Shën Naaum". Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t'i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen "jusqu' a Shën-Naum" ç'kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë.
Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës. Kjo Gjykatore vendosi: "Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t'i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t'ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria
Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit. Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej. Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t'i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i
Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat. Ky katund po t'i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m'anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T'arratisunit politik nga
injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës. Tash të vimë tek çështja e Vermoshit Konferenca e Londrës duke e përshkrue kufirin nordik shqiptar, thoshte : "Territori de Klemendi", mirë-po me këtë shprehje shumë i pa-caktue
nuk kuptohej Vermoshi, pse Klemendi përbahet nga 6 Bajrakët, të cilët kufizohen me vallatën e Lumit Cen, Vermoshi mbetej jashtë, si kullotë. Në kohën e Turqisë malazezët sulmojshin Vermoshin dhe malsorët shqiptarë e kundërshtojshin me armë. Qeveria otomane në një faqe të Luginës së Vermoshit, për të ndalue grindjet që thamë, kishte ba një karakoll tue vendos
ushtri. Ujnat e Vermoshit vejnë në Danub e jo n' Adriatik. Unë Mehdi Frashëri kur shkova në Vermosh, një mbrëmje mblodha bajraktarët shqiptarë të asaj xone dhe i pyeta se si mbas mendimit të tyne, qysh mund të provohej se Vermoshi asht shqiptar. Midis këtyre malsorëve ishte një far Uc Turku, i cili nga përpjekjet që kishte ba me kohë me malazezët ishte plagosë dhe kishte mbetë sakat, gjith-ashtu, në këto grindje të ma parëshme, të vramit shqiptarë kishin varre katolike në vend. Kur erdhi Komisjoni i Kufinit me pyet palët, malsorët t'onë me Uc Turkun dhanë arsyetimet që i kisha porositë unë, (Mehdi Frashëri) kurse, serbët, ndër të cilët një ishte avokat, njani oficer, dhe tjetri
gazetar, dhanë argumentet qesharake, pa logjikë. Komisjoni vendosi në bazë të anketit, që Vermoshi t'i mbetej Shqipërisë. Mbi këtë vendim, malsorët okupuan Luginën e Vermoshit dhe filluan të ngrehin shpija. Mbas disa kohësh atje u ngrehën 600 shpija shqiptare, duke prfitue nga qetësija që mbretënonte në Shqipninë e Lirë. Me gjithë këtë t'arratisunit politikë shqiptarë botonin të kundërtën duke thënë se Mbreti Zog Vermoshin ja la Serbisë, një rrenë kolosale".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2005 02:20
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

O IQVLORAAAAAAAAAAAAAA....

http://www.forumihorizont.com/showt...64219#post64219

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2005 02:41
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

O Petrit kur iu dhane Serbise Shen Naumi dhe nje pjese e Vermoshit? Pse u be i ashtuquajturi shkembim? A ishte ky "shkembim" ne favor te Shqiperise?

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2005 11:26
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Nuk e di a e ka lexuar njeri "Mergata e Qyqeve" e Nasho Jorgaqit? Per ata qe nuk e kane lexuar po e them me dy fjale: Nje agjent i sigurimit "arratiset" ne Greqi dhe qe andej shkon ne Belgjike ku futet ne Partine e Legalitetit dhe arrin te behet kryetar i deges se partise per Belgjiken. Pas shume vjetesh ky miku kthehet ketej dhe behet edhe Hero Populli. Duhet thene qe pervec nje pjese te vogel legalistesh ne Paris pothuajse te gjithe legalistet e tjere ishin pikerisht ne Belgjike.

Para ca kohesh personazhi i vertete (s`ja mbaj mend emrin) i kesaj ngjarje dha nje interviste ne gazete ku sqaroi shume gjera qe libri i le ne mjegull. Por pika me interesante ishte kur gazetari i ben nje pyetje:

Gazetari: Po pasi iket ju, kush u be kryetari i Deges se Belgjikes?

Ky tipi: Kryetar u zgjodh nje shoku im qe une e kisha rekrutuar qe me pare. Dhe biles jo vetem pasi ika une por qe atehere e deri tani ne krye te kesaj partie kane qene njerezit "tane".

Komentet po ja le secilit sipas deshires.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2005 18:29
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Citim:
Po citoj ato që tha Hektori
O Petrit kur iu dhane Serbise Shen Naumi dhe nje pjese e Vermoshit? Pse u be i ashtuquajturi shkembim? A ishte ky "shkembim" ne favor te Shqiperise?


Rri mer urte ti aty. Shen-Naumi, Shen-Naumi. Ashtu deshi "zogu" Zogut ashtu e beri. He kishe gje ti? Pastaj a do shperblyer miku apo jo? Si i thone atij llafit "Miku i mire ne dite te keqe". Ata si miq te mire qe ishin i dhane ushtrine e tyre qe te hiqte qafe ata tradhetaret si Fan Noli e Luigj Gurakuqi me Hasan Prishtinen. Dhe Zogu c`eshte e verteta e mbajti fjalen. Tani per gjithe keto ndere a nuk duhet shperblyer miku apo jo? Dhe Zogu u dha ca toka. Pse beri gabim thua ti? Po e harrove ti qe ne shqiptaret e nderojme shume mikun apo jo? Biles mikut i jepet oda me e mire.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2005 18:36
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

O IQVLORAAAAAAAAAAAAAA....dhe te Tjeeeeeeeeer....

Mbreti Zog në sytë e Faik Konicës

Nga një bisedë në “Radio Washington Times” e ambasadorit të Shqipërisë, transmetuar në janar të vitit 1932

Një Monark i thjeshtë

Faik Konica

Zonja dhe zotërinj
Washingtoni, si kryeqytet i një vendi të madh, ka përfaqësuesit diplomatikë nga të gjitha vendet e botës. Unë jam njëri nga këta përfaqësues dhe prezantoj një Mbretni të vogël të quajtur Shqipëri. Gërmëzohet: A-L-B-A-N-I-A, ka gati të njëjtën sipërfaqe si Zvicra apo Belgjika, me shumë më pak banorë dhe është vendosur në bregun lindor të detit Adriatik përballë Italisë, me të cilën Shqipëria është historikisht e lidhur dhe tani kohët e fundit dhe me traktatë. Por nuk do t’ju mërzisë as me statistika, as me politikë. Unë e marr me mend se tani çdo njeri është i lodhur nga figurat dhe sikutimet politike, kështu që do t’ju bëj një bisedë të shkurtër mbi jetën dhe personalitetin e Mbretit të Shqipërisë.
Mund të keni dëgjuar apo lexuar diçka herë pas here për Mbretin Zog. Por mund t’ju them sigurisht janë vetëm supozime dhe fjalë të kota (marrina) dhe ato të ngjyrosura nga propaganda e ligë armiqësore. Kjo propagandë e keqe duke supozuar se ka pasur origjinën në disa kombe fqinjë, të cilët janë xhelozë për faktin se Shqipëria, falë kapacitetit për të qeverisur të Mbretit Zog, është vendi më i rregullt dhe i qetë në Evropën Juglindore.
Do të dëshiroja të filloja me një tregim romantik për një djalë të varfër i cili ngrihet nga rrugicat e pluhurosura në fron, sepse njëherë kam lexuar një gazetë, por, faktet nuk më lejojnë të flas kështu:
Mbreti Zog është udhëheqësi trashëgimtar i një province malore në Shqipëri – diçka në linjat e të parit të fisit në Skocinë e vjetër. Ai ka udhëtuar shumë dhe flet pesë gjuhë të huaja. Ai është i gjatë, i hollë, bjond me sy blu (ngjyrë qielli). Sportet e Tij të preferuara, janë kalërimi, gjuetia dhe noti. Ka një sens të hollë humori, dhe megjithëse është punëtor i madh, serioz dhe i ashpër gjatë orëve të pushimit, Ai inkurajon një argëtim të kulturuar dhe shaka gjatë orëve të pushimit.
Më kujtohet një ditë një shkencëtar amerikan kishte një audiencë me Mbretin. Unë e shoqërova këtë amerikan, duke qenë prezent gjatë bisedës e cila zgjati mbi gjysmë ore. Kur u larguam nga audienca amerikani shprehu kënaqësinë e tij por njëheri edhe habinë e tij për faktin që Mbreti ishte njeri kaq bisedimor, krejt ndryshe nga ç’priste të gjente tek Mbreti, pasi kishte lexuar informacione të papërgjegjshme.
Unë e pashë Mbretin Zog për herë të parë në vitin 1913. Atëherë Ai ishte djalosh 18-vjeçar, por me një reputacion të madh personal, për patriotizëm, kurajo të jashtëzakonshme dhe mendjehollësi. Në këtë moshë në krye të 2000 trimave Ai ka luftuar për Pavarësinë e Shqipërisë, duke qenë gjithmonë i pari atje ku është rreziku.
Pak vite më vonë e takova në Viena. Pothuajse çdo ditë shkonim ose në shtëpinë perandorake ose në koncertet sinfonike. Kjo dashuri për muzikën e udhëhoqi Atë
për të pasur një orkestër të vetën. Ajo orkestër tani është: Orkestra e Pallatit Mbretëror, është e përbërë nga 30 muzikantë profesionalë, disa nga ata nxënës të formuar në konservatorët e muzikës të Anglisë së Re. Kjo orkestër jep tre herë në javë koncerte me muzikë klasike.
Mbreti Zog është një njeri me thjeshtësi madhështore. Ai urren salltanetet. Dhe ceremonitë e Oborrit ishin reduktuar në minimum. Ai është një njeri nobël i lindur. Idetë e Tij janë demokratike dhe vetëm presioni me anën e njerëzve të cilët ishin lodhur nga zënkat dhe jo stabiliteti e detyruan atë të pranonte zyrën e mbretit. Format e qeverisjes janë natyrisht një çështje e temperamentit kombëtar. Forma republikane kaq e suksesshme në disa vende ka dështuar në Shqipëri dhe e ka çuar në një shtet të anarkisë mizerabële.
Do t’ju japë një shembul, të thjeshtësisë së admirueshme të Mbretit Zog. Tre vjet më parë, duke qenë në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, m’u besua një punë e veçantë nga Mbreti dhe i raportoja Atij progresin e punës sime çdo ditë. Një ditë i kërkova leje që të mungoj nga puna ditën tjetër. Mbreti mirësisht më pyeti për arsyen. I thashë se dëshiroja të shkoja në Durrës me qëllim që të vizitoj në lagjen e atij qyteti Skenën e betejës së famshme midis Çezarit dhe Pompeut në vitin 48 Para Krishtit. Për kënaqësinë time, Mbreti më tha se edhe ai vetë do të dëshironte të vizitonte përsëri atë fushë beteje historike. Kështu që mëngjesin tjetër u nisëm me automobilin e Oborrit së bashku, vetëm me dy oficerë që na shoqëronin. Në kthim lajmi ishte përhapur për vizitën e Mbretit në Durrës dhe nga fshatrat fqinjë kishin dalë mbi 15 mijë njerëz për të përshëndetur Mbretin. Kur Mbreti i pa, urdhëroi ndalimin e automjetit dhe doli duke biseduar me kënaqësi me shumë njerëz nga kjo turmë. Unë besoj se kjo tregon thjeshtësinë e Tij demokratike, trimërinë dhe popullaritetin e Tij në Shqipëri.
Një moment më parë deklarova se nuk do të thosha asgjë për politikën. E mbajta premtimin, por me lejen tuaj, para se ta mbyll do ta thyeja këtë për të theksuar se Shqipëria duke qenë si thonë nga ato vende në pozicionin kyç, stabiliteti dhe rregulli qeveritar është një kontribut i paqes në botë, dhe ky kontribut është tërësisht falë aftësive dhe talentit administrativ të Mbretit të Shqipërisë të cilin kam nderin ta prezantoj në kryeqytetin tuaj të bukur.

Në kthim lajmi ishte përhapur për vizitën e Mbretit në Durrës dhe nga fshatrat fëinjë kishin dalë mbi 15 mijë njerëz për të përshëndetur Mbretin. Kur Mbreti i pa, urdhëroi ndalimin e automjetit dhe doli duke biseduar me kënaqësi me shumë njerëz nga kjo turmë. Unë besoj se kjo tregon thjeshtësinë e Tij demokratike, trimërinë dhe popullaritetin e Tij në Shqipëri.

Mbreti Zog në sytë ambasadorëve amerikanë
Dy jetëshkrime të shkurtra për Monarkun shqiptar, Zogu i I dhe kohën e qeverisjes së tij, vijnë nëpërmjet kujtimeve të dy diplomatëve bashkëkohës, në harkun kohor të një dekade. Janë ambasadorët e SHBA-së në Shqipëri Herman Bernshtain në vitet 1930-1935 dhe pasardhësi i tij Hugh H.Grant gjatë viteve 1935-1939. Janë dy botime të vogla në formatin e një libri xhepi, botuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Monarkiste dhe i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano-Britanike “Virgjinia” në Tiranë. Tek “Mbreti Zog kallxon historinë e tij” i Bershtainit, diplomati, pasi bën një parantezë të paraardhësve të monarkut shqiptarë, arrin në konkluzionin: “Me Mbretin Zog gurët themelorë të një Shqipërie të fortë, të lumtur dhe të pavarur u vunë në vend.” Ai përshkruan, mes të tjerash, rininë e Mbretit Ahmet Zog, takimin me Princ Vidin, pasojat e Luftës së Parë Botërore, Qeverinë e Tiranës, Revolucionin e Fan Nolit, kthimin e Zogut, shkëputjen me Jugosllavinë, proklamimin e Monarkisë deri tek atentati kundër mbretit dhe huatë italiane. Në këtë botim janë përfshirë edhe dokumente të pabotuara më parë, mes të cilave ky rrëfim i diplomatit të asaj kohe, publicistit dhe shkrimtarit Faik Konica. Ai rrëfen një anë tjetër të Mbretit Zog, në “Radio Washington Times”, në janar të vitit 1932, në kohën kur ishte ambasador i Shqipërisë në Uashington.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2005 21:46
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

O PETRIT

Ne kujtesen e shqipetareve zogji do te ngelet nje tradhetar e dallkauk. Ti nuk ja mbush dot mendjen njeriu sidomos atyre qe e kane jetuar ate kohe,me budallalleqe tradhetaresh e sahanlepiresish.
Familjet sahanlepirese jane njesoj si ai mbret idjot e dullkauk.
Populli shqiptar i ka thene Zogjit te pare dhe ketij skeletit qe ka jetuar ne shtetin e aparteidit te Piter Bothas hip ketru qe te shohesh Stambollin.
Zogjit dhe farefisit te tij te cilet kane qene marioneta ne sherbim te armiqeve te shqiperise populli ju ka dhene plumbin.
Mos harro<< sherbimet e cmuara> qe Kupet e kompani i bene popullit kur ai ndodhej ne castet me te veshtira te tij ne lufte.
Zogji I iku si lepur me 1939 dhe i biri iku si lepur me 1997.
Shqiptaret nuk merren me lepuj,
Ata jane te deshtuar Dr Berisha ka 1/2 e elektoratit ne shqiperi, por nqse neser ai do te beje thirrje per te votuar per zogjin e dyte shqiptaret do t'i tregojne brrylin edhe atij.
Po te them se nuk dua te merrem me marioneta.
Pergjigjen e ke marre si ketu ne forum edhe me mire ne mesazhin tim privat.
Me bere si vetja per nje moment.
Zogjistet jane inekzistente ne Shqiperi

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga Klodel datė 09/11/2005 ora 17:42

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2005 12:57
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mbreti ZOGJ ne shkrimet e tredhetareve si Mehdi beu

Nuk i lexova fare shkrimet e mesiperme te BUUURRGGGAAAJJJEEETTTIIIT,sepse nuk ja vlen te lexosh shkrimet e nje tradhetari si Mehdi beu.Dihet se cfare do te shkruanin per njeri tjetrin ata qe hanin corbe te helmuar ne nje sahan me kryetradhetarin e satrapin.
Nuk di cte them per Konicen e madh.
Mendoj se ne vend te emrit te ndonje sahanlepiresi kane vendosur emrin e shqiptarit te madh ose kane qene momente lajthitjeje te Konices.
Keshtu ka lajthitur edhe njehere Noli ne pleqeri,kur tha se ishte dakord qe tradhetari ai pra,. qe u kthye ne Shqiperi nen bajonetat serbe,mbasi populli e perzuri si derrin ne miser, te kthehej ne Shqiperi.
Ka qene vitet '60 ne mos gaboj.
Ai pra qe i falte Serbise Shen Naumin dhe nje pjese te Vermoshit,toka qe ja kish lene trashigim lokja prej Burgajeti te ftohej e te vinte ne Shqiperi.
Ngjarjet e pasqyruara artistikisht nga Nasho Jorgaqi ne romanin''Mergata e qyqeve''jane te bazuara ne ngjarje reale.
Ai grumbull larosh, me te drejt shkrimtari i quan qyqe se qyqe ishin mblidheshin bashke me 28 nentor te cdo viti dhe ne vend te merreshin vesh me njeri tjetrin kerciste huri e thika me njeri tjetrin dhe nje ose dy qyqe perfundonin ne morg.
Me injorantet nga te gjithe ato qyqe ishin qyqet e legalitetit,partise se mretit zog te cilet ishin te paret qe hapnin sherrin.
Nashua ju ka gjetur nje emer domethenes,duke i quajtur qyqe se ashtu ishin dhe ashtu do mbeten edhe trashegimtaret e tyre.U pa edhe ne votimet e fundit ku vertet ngelen vetem si qyqe.
Shqipetaret nuk e hane ate kokerr ulliri t'i japin pushtet Lekes ,sepse ai duke ngjare nga i jati do ta beje rrush e kumbulla vendin duke i falur fqinjeve tane copa te tjera Shqiperie.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga Klodel datė 09/11/2005 ora 17:43

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2005 13:48
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Si jane mendimet e tuaja per mbretin Zog.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.