Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Si jane mendimet e tuaja per mbretin Zog.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Une te ve ne dispozicion materiale me emer date e vit dhe organin qe i ka botuar.
edhe pse nuk marre mundimin t'i lexoj ato jane shkarravina te tredhetareve si Lal Krosi apo ndonje Musa Juke,te cilet historia e popullit shqipetar i ka damkosur si injorante e tradhetar te kombit.
JA CFARE SHKRUAN ''rEPUBLIKA''NR.53 5NENTOR 1931 FAQE1,2,3.
''Gjyqi''i Riedit
Qeveria reaksionare e Austrise duke j'u bindur vullnetit te Musolinit,beri ne Ried maskarallekun me te madh qe mund te beje nje qeveri;''Kurveroi drejtesine''.Kete fjale te rende e ka thene nje gazete austriake e madhe,''Arbeiter Zeitung'' ''Se si u kurverua drejtesia''austriake e kemi marre vesh.Qeveria austriake kish vendosur te hyje hapur ne mes ne kete pune dhe te denoje me cdo udhe Azis Camin e Nok Gjeloshin qe vune ne risk jeten e agjentit te Musolinit.Qeveria austriake myflize u vu ne sherbim te Italise fashiste dhe beri ashtu sic desh Musolini.''Gjyqi'' i Riedit u be nje tragjikomedi pa shembull ne historine e drejtesise evropiane.
Asnje shqipetar nuk u qas ne Ried ne kohe te gjyqit,pervec njerezve te Zogollit.Asnje deshmitar moral i anes se te akuzuarve nuk u pranua.
keshtu u realizua vullneti i Musolinit,dmth,u denuan armiqte e kolonizimit italian...........................................................................................
Azizi e Noku Flasin!
Azizi e Noku jane dy burra nga ata qe,si thote fjala, e kane ngrene barutin me grusht.Prandaj nuk u tundne fare nga masat terroriste dhe folne ashtu sic u ka hije dy luftetareve nacionaliste.Fjala e tyre mund t'i permbledhet keshtu:
ZOGOLLI KA QENE AGJENT I SERBISE DHE ME NDIHME TE KESAJ KA SHKELUR E KA SHKRETUAR VENDIN,EDHE KA MARRE FUQINE NE DORE PER TE PAGUAR NDIHMEN QE I DHA BELGRADI,ZOGOLLI MASAKROI NACIONALISTET KOSOVARE ARMIQ TE IMPERIALIZMES SERBE,DHE I FALI SERBISE VERMOSHIN E SHEN NAUMIN.
KUR I DHA ITALIA PARA ME SHUME DHE I TAKSI KUROREN E MBRETIT,ATEHERE ZOGOLLI SI MERCENAR I MIRE QE ESHTE I KTHEN KRAHET SERBISE DHE HYRI NE SHERBIM TE ITALISE.KESHTU SHQIPERIA U BE KOLONI ITALIANE.
ZOGOLLI KA VRARE GRA E FEMIJE,DHE KA RRJEPUR POPULLIN,PRANDAJ I RAME TA VRASIM.
NA VJEN KEQ QE SE VRAME.
Fjalet e Azizit e te Nokut duallne ne nje numer te madh gazetash te huaja,sidomos gjermane....lepushkat e felliqura te Tiranes,paten guximin te perpiqeshin te shtremberojne te verteten....Lame Kodra 1931

Po te kesh pak tru ne koke e nxjer vete konkluzionin qe une jam nje antikomunist ekstremist por edhe regjimin e kopukut Ahmet zogj nuk e kam mburrur ndonjehere,por si gjithe pjesa me e shendosh e vendit e urrej sepse i solli shqipetareve vuajtje e mizerabilitet te skajshem me apoteoza misri.
Njehere nje i majte me akuzonte se une mendoja vetem te merrja pronat,prandaj ishe kunder alternatives se majte.
Nuk dua ta mohoj qe do te kisha qef te na ktheheshin pronat sepse na i kane lene trashegim te paret tane te cilet nje pjese i kane te trasheguara nje pjese i kane blere me flori.
Eshte e vetmja pike ku uine e kundershtoj politiken e Berishes,sepse ai lejoi hordhi te shumta injorantesh te pushtonin pronat e te tjereve sikur ua kishte lene baba.Baba atyre nuk ju kishte lene asgje vetem kujtimet e tyre kur ktheheshin ne shtepi me torben bosh,pa kallamoq ne kohen e merhumit zogj.
Jam krenar qe keto mbeturina te kombit i kam kundershtar ,kjo tregon se i perkas asaj pjese te shqiptareve patriot,te cilet nuk e kane shitur ndonjehere as tek fashistet italiane as te sllavo-komunistet.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga Klodel datė 15/11/2005 ora 18:43

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2005 17:45
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

IQVLORA,

Nje here na the se fisi juaj ka qene i varfer dhe tani na del me prona qe i keni blere dhe me flori.
Revolicioni i Nolit ka qene revolucion komunist kete e ke thene dhe Enveri yt. Ti je me ate revolucion dhe me te Enverit me pase...
Juve keni te pakten qe nga 1913 qe ja keni shitur mollaqet grekut. Kete e treguat ne vitin 1997 kur dogjet Shqiperine dhe u perpoqet ta ndani jug e veri ne bashkpunim me grekun per Vorio Epirin.
Ky eshte fakt. Apo do ta mohosh dhe do thuash jane shpifje Zogolliane.
Edhe nje here theksoje se une nuk jam me asnje parti, mbret etj., por une jame me cdo parti, mbret, qytetar te thjesht qe punon ne dobi te kombit.
Sinqerisht
Petriti

P.S Tek faqja ime personale http://everteta.myblogsite.com do te shkruaj dicka apostafat per ty. Hdhi nje sy se do kenaqesh....

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2005 18:08
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

Hera e fundit qe merrem me te mbaruarit zogollian

Asnjehere nuk e kam thene qe rrjedh nga shtresat e varfera,por as nga te pasurat.keto jane idiotesite e tua.
Njehere nje putane filloi te shante nje grua te ndereshme duke i hedhur pislleqet e saja,por nuk e besoi njeri.Kete gje ke kohe qe po e bene edhe ti.Ne vlonjatet nuk i jemi shitur askujt por kemi qene te paret qe armikut i kemi treguar gjoksin dhe gryken e pushkes.
Ne nuk vrasim njeri tjetrin per nje gartdh ose per nje vije uji dhe pastaj marrim malet apo ngujohemi ne shtepi si lepuj.
Do te kujtoj ty more i lajthitur menderisht se cfare bene djemte e Mekes shqipetare qe quhet Vlore ne provokacionet e grekeve ne Himare ne zgjedhjet e pushtetit lokal.
Mijra djem te ketij djepi trimash te pushkes dhe te penes,sterniper te Ali Pash Tepelenes,Rrapo Hekalit,Zenel Gjolekes,dhe te te madhit Ismail bej Vlores dhe u nisen drejt Himares per te perdhosur flamurin e armiqeve tane.
Ne ato qindra makina e kamione te drejtuara per ne Himare, te ndaluar nga policet e PS ne qafen e Llogorase kishte qindra flamuj shqipetar dhe nga kolona e gjate e makinave qe e kishte fundin ne dalje te Vlores bucista kenga Vlora-Vlora bjeru qenerve greke me te lumte dora.
Kjo pra eshte djaleria e kesaj krahine te lavdishme te truallit shqiptar.Zemrat e tyre kane qene teper te ndjeshme kur vendi eshte ndodhur ne momente te veshtira dhe ata ja kane bere fora kunder armikut dhe jo duke u vrare per gerdhenje e vija uji me njeri tjetrin.
Nuk mund te lahet m... me shurre thote populli si c'bene ti.
Nuk mund te mohosh dot se kane qene mollaqet e Zogjit dhe zogisteve ato qe jane shitur tek serbet dhe italianet.
Populli nuk ka patur besim dhe nuk do te kete kurre besim tek ju sepse i frikesohet te shkuares suaj te palavdishme.
Nuk mund te merrem me me pseudo patriote me.
Ta kam thene jeni te deshtuar dhe ti je nje deshtak.
Rrofte Shqiperia!
Rrofte flamuri shqipetar i Skenderbeut!
Rrofte poulli shqiptar pa tradhetaret!
Rrofte MEKA shqipetare djep i patriotizmit qe quhet Vlore!
Rrofte Kosova martire dhe me 2006 u befte e pavarur!
Poshte komunizmi!
Poshte tradhetaret.
Fitore mbi korrupsionin dhe te korruptuarit para drejtesise!
Lavdi demokracise!
Fund nga ana ime ketij debati,sepse e arriti qellimin.
Pershendetje te gjitheve!Edhe ty buzequmesht
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Nëntor 2005 14:33
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

IQVLORA

Natyrisht qe Vlora eshte patriotike. Kjo nuk ka diskutim. Por pyll pa dera nuk ka dhe une e kame fjalen per ata.

Mendimet e mija per Zogun jane :- Per hire te se vertetes dua te them se ne kohen e A. Zogut ndryshe nga ajo e Dulles Enver kishte pluralizem partiak, mendimesh dhe mediatik. Ekonomija ishte ajo e tregut.

Po te mos ishte Ahmet Zogu me shtetin qe krijoj Shqiperia dhe munde te mos egzistonte sepse do qe ndare midis serbise dhe greqise. Keto ishin shancet historike te Shqiperise se asaj kohe.

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Modifikuar nga Klodel datė 15/11/2005 ora 18:45

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Nëntor 2005 22:51
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

atehere Petrit KOla dhe IQ vlora do merrni nje jave pushim.

Faleminderit per mirekuptimin. u rilexofshim se shpejti pasi te jeni clodhur pak.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2005 18:46
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Pak politike sociale...

Një udhëtim me reportazhet e viteve ’30. Materniteti dhe pavijonet që s’kanë krahasim me ditët e sotme

Historia e ndërtimit dhe rëndësia e shërbimit shëndetësor

Ka qenë një shtëpi private ajo që deri në vitin 1929 “zgjidhte” të gjitha problemet e popullit me shëndetin.

Pjesa e Durrësit dhe zonat kënetore në përgjithësi vuanin përditë humbjen nga malaria. Dyndjen në Tiranë e justifikonte jo vetëm zhvillimi i kryeqytetit, por edhe ruajtja nga vdekja. Megjithë pamundësitë financiare, në vitin 1929 nisi të ndërtohej spitali “Zogu I”, që sot njihet si Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Tentativat nisën që në vitin 1927, kur u ngrit një komision shtetëror për mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e spitalit. Nevoja e njerëzve për mjekë dhe spitale bëri që brenda një kohe të shkurtër të grumbulloheshin 132.937.25 franga ari. “Në mbarim të rrugës “Xhemal Pasha Zogu”, kah fushat e gjata, ku eshte vendi më i naltë i Tiranës qi ka ajër të kulluet e të freskët, u çpronsuen kopshte e ara dhe filloi ndërtimi i spitalit”, shkruan Osman Myderizi në librin “Tirana 1604-1937”. Zona e spitaleve nuk ka ndryshuar, por kryeqyteti është zgjeruar aq shumë sa duket se janë në qendër dhe shumë larg ajrit të pastër dhe të kulluar. Në shtypin e kohësh shkruhej se spitali i Tiranës ishte një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Ai kishte 300 shtretër dhe Institutin Biokimik pranë, ku bëheshin analiza e vaksina nga më të ndryshmet. Ky spital përfundoi në vitin 1934, por vit pas viti shtoheshin pavijone të reja. Në artikullin e datës 16 maj të vitit 1937, në revistën e përjavshme “Java” u bëhej apel mjekëve në këtë mënyrë: “Mjekët tanë nuk duhet ta marrin mjekësinë si një profesion, i cili t’u rezervojë vetëm fitime materiale. Ndër ne, mjekët duhet të jenë shkencëtarë, të dhënë me mish e me shpirt në shërbim të popullit dhe të kërkojnë më tepër sadisfaksion moral. Mjekët tanë duhet të përpiqen që shifrat e tmerrshme të insalubritetit dhe të mortalitetit të pakësohen në minimum. Po mos vepruan drejt këtij qëllimi mjekët, atëherë çdo shpenzim dhe çdo plan do të shkojë më kot”.

Funksionimi
Mes një reportazhi interesant të vitit 1937 në revistën “Java”, bëjmë një udhëtim në spitalin “Zogu I” dhe maternitetin i cili u inaugurua në po këtë vit. Eshtë larg asaj që ndodh sot në Qendrën Spitalore Universitare, që është pasardhëse e spitalit të ndërtuar nga Zogu. “Porsa të hyjë njeriu në spitalin “Zogu I”, ajo që do t’i heqë vërejtjen është pastërtia. Por, pastërtia këtu nuk do të thotë vetëm të mos shohë njeriu tozëra dhe fëlliqësira. Kjo pastërti është në ekstrem, ideale”. Kështu e nis reportazhin gazetari i “Javës”, duke vijuar se aq shumë e ndjente këtë gjë saqë kishte frikë të mos e bënte pis atë vend. Në ato vite spitali kishte rreth 500 pacientë çdo ditë dhe me gjithë këtë lëvizje sërish kishte pastërti. Për ta mbajtur këtë rregull, drejtori i spitalit, Sabri Teufik, kishte zgjedhur këtë mënyrë. Në orën 6 të mëngjesit fillonte puna. Personeli, sapo të hynte duhej të nënshkruante prezencën e tij në librin përkatës. Kryeshërbëtori, që sot është përgjegjësi i sanitareve, bënte një kontroll të personelit të tij. Në orën 6:30 vinin motrat, të cilat në vitin ’37 ishin 16. Në orën 8:30 pastrimi duhej të kishte mbaruar dhe çdo gjë të ishte gati për ditën e gjatë. Pikërisht në orën 8:30 fillonin dhe operacionet e paracaktuara. Nga ora 9 deri më 11 mjekët kishin orarin e vizitave dhe pas kësaj, ata largoheshin për në ambulancat e tyre, për të kryer vizitat për banorët e lagjeve të Tiranës. Gjithçka ishte e saktë. Në orën 12:15 të mesditës, drejtori i spitalit, Sabri Teufik, vizitonte të gjithë pacientët që ishin sjellë nga ambulancat për t’u shtruar në spital. Ata që ishin në gjendje të rëndë shtroheshin menjëherë, ndërsa më pak të sëmurët. Nëse nuk kishte vende, u caktohej një datë për t’u paraqitur. “Por vetëm drejtori i spitalit inspekton? Eshtë edhe drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë, z. dr. Qemal Jusufati. Pa dijtur njeri gjë, dr.Qemali i hypën automobilit dhe fap në spital, inspekton të tëra imtësisht, por më së fundi e ndjen veten të detyruar të përgëzojë personelin për pastërtinë dhe rregullin që mbajnë”, shkruan gazetari më 1937-n.

Mjekët e specializuar
Mbreti Zogu I, në momentin e fillimit të punimeve për spitalin, mblodhi të gjithë mjekët më të mirë të vendit dhe i nisi me specializim në Evropë. Dhe në momentin që godina përfundoi ne kishim një staf profesionistësh. Në fillim, në spital kishte vetëm 5 pavijone dhe dy godina, njëra për mjekët kurse tjetra për personelin. Në godinën e parë ishin vendosur zyrat, seksioni i radioterapisë, radiognostikës dhe fizioterapisë. Në fillim spitali kishte këto specializime: kirurgji, patologji, otorinolaringologji, oftalmologji (kurimi i sëmundjeve të syve), dentologji, radiologji dhe kapaciteti në fillim ishte për 175 të sëmurë. Vit pas viti spitali plotësohej jo vetëm me shtesa godinash, por edhe me aparatura nga më të mirat e kohës. Në vitin 1936 u krijua dhe pavijoni i antituberkulozit, ku mjekoheshin rreth 56 të sëmurë. Ky pavijon kishte dhe verandën ku të sëmurët mbi shtretërit e shtruar me çarçafë të bardhë bënin banja dielli. Tenda e cila i mungonte verandës u mundësua me ndërhyrjen direkte të kryeministrit Kostaq Kota. Ndërkaq, nga Gjermania erdhi elektrokardiogrami dhe sipas shtypit, do të sillej edhe një aparaturë për metabolizëm bazal. Spitali në vitin 1937 ishte i kompletuar dhe çdo muaj pasurohej edhe me mjete të reja.

Materniteti
Shtëpia e jetës u inaugurua në maj të vitit 1937. Lindjet deri në ato vite bëheshin nëpër shtëpi, me mjete të dala jashtë kohe dhe me kushte higjienike jo normale. Këto lindje e rendisnin vendin tonë në krye të listës së vdekshmërisë së foshnjave. Të alarmuar nga shifrat, u vendos ndërtimi i maternitetit, por mungonin fondet dhe vendi. Princeshat, shoqata “Gruaja Shqiptare” dhe shtypi u hodhën në sulm për mbledhjen e fondeve. Komisioni i zonjave dhe zonjushave, i ngritur për këtë qëllim, kishte mbledhur si fillim vetëm 115 napolona floriri. Në spitalin “Zogu I” kishte një pavijon që përdorej për banjë dhe një dhomë morgu. Banjat ishin për burra e gra bashkë, një gjë jonormale. Nisur dhe nga nevojat për ndërtimin e maternitetit, u pa zgjidhja. Pavijoni u transformua në maternitet, ndërsa morgu dhe banjat e ndara u ndërtuan në një godinë tjetër. “Kemi maternitetin me një sallë pritjeje, një sallë për pjellje, 2 salla për lehonat, një dhomë për maminë dhe infermieret me dy banja dush dhe këto krejtësisht të kompletuara”, shkruhet në të përjavshmen “Java”, ndërsa thuhet se morgu u ndërtua larg spitalit për vetë arsyet higjienike dhe kishte një dhomë ekzaminimi, një dhomë për ceremonitë fetare dhe një tjetër për rojet. Një kuzhinier vjenez gatuante për të sëmurët e spitalit “Zogu I”. Ushqimi ishte i kontrolluar dhe i bollshëm, në darkë kishte tri gjellë të ndryshme. Krahasuar me sot, diferenca është shumë e madhe. Ky është udhëtimi ynë në kohën e Zogut, pikërisht atëherë kur u hodhën bazat e shëndetësisë shqiptare.

Statistikat e vitit 1936

Kapaciteti i shtretërve 300
Për një vit u mjekuan 3505 vetë
Në kirurgji 1723
Patologji 940
Tuberkulozë 220
Dermatologji 327
Oftalmologji 272
Otorinolaringologji 114.
Janë bërë 1115 operacione kirurgjikale
172 operacione në Oftalmologji
114 operacione otorinolaringologji
Kanë vdekur 232
Janë mjekuar në ambulanca 8447 veta
Në repartin e radiologjisë janë kontrolluar 8648 persona

Degradimi i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”

Zgjerimi i Tiranës me rreth 700 mijë banorë ka bërë që Qendra Spitalore Universitare, edhe pse zgjeruar këto vitet e fundit, të mos përballojë më kërkesat e gjithë popullatës. E njëjta gjë ndodh edhe për Spitalin Neurologjik apo Spitalin nr.5. Fluksi i madh i pacientëve ka sjellë edhe mungesë shtretërish. Mungesa e ilaçeve, çarçafëve, pastërtisë, shërbimit... janë problemet që has çdokush që prej hallit duhet të përballet me spitalin. Një spital lokal për Tiranën. Kjo ka qenë një ide e hershme, e cila ka mbetur thjesht në letra. U diskutua një herë që spitali i ri në Laprakë të ishte lokal, por edhe kjo tentativë u ndërpre. Ndërkaq, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që i hap portat gjithë vendit, po shkon drejt degradimit, mungesat janë të shumta.

Rezarta Delisula G.Panorama

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2005 14:28
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Gjepura zogiste

Ne ato vite te gjitha grate shqiptare pillnin (po perdor fjalen e shkrimit) te gjitha ne shtepi me plaka.
Mbaj mend une ne kohen time qe shume gra lindnin ne shtepi edhe ne qytet,pa le ne fshatra.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2005 17:13
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Marre nga gazeta "Legaliteti"

Ne e përgëzojmë z.Pollo për vlerësimin e figurës dhe
kontributeve të ish ministrit të Arsimit të periudhës së
Mbretërisë z.Mirash Ivanaj, për reformat e suksesshme
arsimore, si dhe për hartimin dhe zbatimin e një programi
edukativ kombëtar, thellësisht pedagogjik e shkencor, e që
dha rezultate të mrekullueshme.
Vendosja e portretit të ish ministrit Ivanaj në Ministrinë
e Arsimit, është vlerësim, frymëzim dhe model për t’u
ndjekur nga drejtuesit e arsimit.

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Dhjetor 2005 20:20
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Si jane mendimet e tuaja per mbretin Zog.

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Një udhëtim me reportazhet e viteve ’30.
Ka qenë një shtëpi private ajo që deri në vitin 1929 .......




Petrit nji diçka ,kam vene re qe kur flitet per Leka Zogun debati spostohet ne vitet 30 dhe te gjithe fillojne e flasin per ish mbretin e Shqiperise Ahmet Zogu,disa e lavderojne disa e shajne etj................neve me shume na intereson te dime diçka konkrete per Leka Zogun ,kush eshte çfare ka bere dhe si mendon ai qe do ta rregulloje Shqiperine po se sa i "zoti" ose i "pazoti" ka qene i jati i tij kjo pak rendesi ka (dhe pak peshe ngre) ne kushtet e sotme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Dhjetor 2005 08:59
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
akili
Anetar i ri

Regjistruar: 27/12/2005
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 7

SA TURP !!!!!!!!!!!!!!!!!

Sa turp per ne shqiptaret , qe mbas 80 vjetesh nuk kemi kuptuar qe shqiperine nuk do ta ndertojne bejleret por nje klase e re intelektuale!!!!

Ahmet Zogu ka kryer krimin me te larte kunder popullit shqiptar , rrezoi qeverine e pare demokratike qe lindi me ne krye FAN NOLIN

Ne kete forum shume prej jush krahasojne zogun me mbreterite e veriut
dhe qe do te ishte me mire per ne te hidhnim poshte republiken dhe te ndertonim nje mbreteri te re . Atehere po ju shpjegoj se mbreti o mbreteresha ne Angli Danimarke ,Suedi,Spanjedhe “s'di ku tjeter nuk kane asnje fuqi istitucionale por jane thjeshte simbole ...

Neqofte se ju shpresoni qe Leka Zogu nje gomar 2 metra i gjate qe u prezantua ne Tirane , ne momentin me te veshtire per popullin tone,me dy kobure ne brez , atehere une nuk di c'fare te them .......

Eshte si nje enderr e keqe me duket sikur jetoj ne romanin e Kadarese
"Viti i mbrampshte"

Vllezer dhe motra (sepse jemi te gjithe shqiptar) une kam jetuar 20 vjet nen diktature dhe kalova adoleshencen time duke enderruar "boten e lire"
mos e shkatrroni endrren e brezit tim dhe dua t'ju pergjigjem si Julius Fucek
para vdekjes "vllezer dhe motra ju dua shume jini vigjilent"

__________________
linda njeri rastesisht shqiptar

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Dhjetor 2005 11:18
akili nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė akili Vizito faqen personale tė akili't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: akili Shto akili nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto akili nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Si jane mendimet e tuaja per mbretin Zog.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.