Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Armėt, ja biseda sekrete mes Nanos e Abdiut nė 1997 Vlerėsimi i Temės: 18 votime, mesatarja 4.67.
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Armėt, ja biseda sekrete mes Nanos e Abdiut nė 1997

Nikollë Lesi lexon në Kuvend tekstin e përgjuar të dialogut në hotel "Rogner"

"Dhjetra abuzime me pronat, vjedhje e shpërdorime"

Botohet procesverbali i transkriptit të përgjuar në Tiranë më 15.12.1997 ndërmjet Kryeministrit Fatos Nano dhe deputetit të PS Fehmi Abdiu, rregjistruar në Rogner në tavolinën A 20. Eshtë rregjistruar nga ora 17.40 deri në 18.05. Biseda ka të bëjë me shfuqizimin e disa neneve në Kodin Penal, të miratuara nga Kuvendi me ligjin 8175 të datës 23.12.1996. Pas bisedës së bërë mes Nanos e Abdiut, këto ndryshime u rrëzuan në datën 15 janar 1998. Nikollë Lesi ishte ai që paraqiti dje në Kuvend një doumkent sipas tij, ofruar nga një ambasadë e huaj, e cila jepte një bisedë të përgjuar mes Nanos dhe Fehmi Abdiut. Nikollë Lesi në fillim ka lexuar ligjin e ndryshuar nga ana e Kuvendit. Më pas ai ka bërë një prezantim të dokumentit që do të lexonte duke thënë se këtë dokument dhe mikrofilmin e ka prokuroria e përgjithshme dhe shërbimi informativ. Ndërsa vetë Lesi e ka siguruar nëpërmjet një ambasade. Lesi ishte përgatitur me një çantë ku mbante dokumentat dhe faktet që do paraqiste në Kuvend. Ai pasi vendosi përballë një kasetë video dhe një kasetë audio, nisi të bënte mbrojtjen e tij. Ndërsa nuk dha asnjë shpjegim për kasetën video ai paraqiti edhe një dokument të dytë, dëshminë e një oficeri policie, të cilën tha se e kishte të shoqëruar edhe me kasetë audio. Ndërsa dokument i përgjimit të bisedës mes Nanos dhe Fehmi Abdiut ai e paraqiti vetëm të zbardhur duke e lexuar vetë fjalë për fjalë para deputetëve.

Fehmi Abdiu: Sidoqoftë bëre shumë mirë zoti kryeministër. Ai shtangu kur të pa, siç duket kujtoi se do ta shaje.
Fatos Nano: E kush e çan bythën për atë. Më shumë i fola prej teje plehrës. Do t'ia tregoj mirë se kush jam, pasi s'i ka ardhur rradha, kam hesape të tjera tani....
Kmarierja: Mirëmbrëma. Do porosisni tani apo të vj më vonë.
Fatos Nano: Jo jo, tani se nuk kam kohë. Për mua një ujë, xhin tonic dhe një kafe të mirë, kështu siç je ti bukuroshe.
Kamarierja qesh
F.Abdiu: Për mua një lëng portokalli dhe një kafe.
Kamarierja: Si urdhëron.
F.Abdiu: Zoti kryeministër, kot u munduat, e kishim lënë për nesër.
F.Nano: Jo jo. Nuk ka problem, ti ke ardhur apostafat me urgjencë dhe mua më intereson shumë kjo çështje.

Si ia bëre, e gjete zgjidhjen?

F.Abdiu: Po, besoj se ia kam gjetur për të gjitha ato që më ke thënë, vetëm po qe se me kundërshton Thimio (e ka fjalën për Thimio Kondin).
F.Nano: Vazhdo se nuk ka bythë ai të të kundërshtojë.
F.Abdiu: Po flas më shkurt meqenëse nuk kemi kohë. Unë e kam gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe e kam gati materialin. Si fillim duhet të shfuqizojmë një ligj të Saliut.
F.Nano: Akoma me atë kafshën ti?
F.Abdiu: Nuk mund të veprojmë dot ndryshe, është shumë e rëndësishme kjo çështje dhe përbën rrezik për nesër. Vjet në dhjetor, parlamenti ka miratuar disa shtesa në kodin penal ku janë shtuar dhe ndryshuar 40 dispozita. Eshtë shtuar trafiku i njerëzve me konfiskim të mjeteve, si për shembull makina që transportojnë klandestinët, gomonet, skafet etj. Eshtë shtuar shkelja e pasurisë së vënë nga krimet dhe kjo me konfiskim të pasurisë nëse provohet. Është shtuar trafiku narkotikëve.
F.Nano: Në ç'kuptim, pse deri para këtij ligji nuk ka patur dënim për trafikantët?
F.Abdiu: Jo, sipas ligjit tonë, import- eksporti dhe tranzitimi nuk dënoheshin.
F.Nano: Vazhdo, vazhdo.
F.Abdiu: Janë shtuar dispozitat për doganat, konfiskimet lokale, prostituta etj,etj.
Kamarierja: Më falni doni gjë tjetër?
F.Nano: Ik ore pirdhu.
F.Abdiu: Por ajo që është më e rëndësishme, ka ndryshuar në nenet 280 të kodit penal dhe e ka trajtuar si dispozitë të veçantë vetëm për trafikun e armëve. I ka futur një sanksion deri në 15 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë (për trafikun e armëve). Prandaj duhet t'a shfuqizojmë këtë ligj dhe mundësisht menjëherë, që çdo gjë të jetë e sigurtë, sidomos për problemin e armëve, që ato je i interesuar zoti kryeministër.
F.Nano: Çfarë inventar leshi, depot janë të shpërthyera në të gjitha anët.
F.Abdiu: E di, e di. Por të gjitha janë me numër të stampuar dhe shumica janë nëpër depo që nuk janë prekur. Le pastaj që Gramshi nuk është prekur fare.
F. Nano: Po ke të drejtë. Hë për hë, për Gramshin nuk do ta ngacmojmë derisa të gjejmë një zgjidhje. Kemi qenë boll në opozitë, na duhen ca para.
F.Abdiu: Meqënëse është shfuqizim i ligjit, që të paktën po ndodhi gjë, askush të mos mbajë përgjegjësi penale, por të mbetet histori gazetash e shoqëruar me ndonjë kokë turku.
F.Nano: Bukur, ateherë çfarë do nga unë?
F.Abdiu: Dua vetëm që të mos ketë ndonjë reagim nga deputetët socialistë.
F.Nano (qesh): Kaq pak kërkon?
F.Abdiu: Për mua është kryesorja.
F.Nano: Deputetët e mi? Nuk ua mban bytha atyre, po të dua i tredh të gjithë, dakord. Na vaftë mbarë. Nëqoftëse do të funksionojë siç duhet edhe nëqoftëse nuk do të na përzihet ndonjë.... nëpër këmbë, vë bast që do ta mbajmë 50 vjet të tjera ushtetin. Po për doganat si ia bëre?

F.Abdiu: Aty janë të gjitha. Po u shfuqizua ligji, hapim dyert për gjithçka dhe mbyllen kur të duam ne.
F.Nano: Kuptoj. Edhe ti ke frikë nga një pederast që i shpëton shurra kur më shikon mua?
F.Abdiu: Nuk është puna aty. Thimio i ka të gjitha. Egoist, grindavec, inatçi dhe do të dali ai para teje si shpëtimtari i situatës.
F.Nano: Mo çfarë ti bëj se është spiun... dhe ti e di mirë që më detyruan ta bëj kryetar, por po të ishte për mua ai do të kishte marrë arratinë, qeni.
F.Abdiu: E di, e di. Tani jam i qetë dhe e quaj këtë punë të mbaruar.
F.Nano: Meqë këtë punë e quan të mbaruar, quaje të mbaruar edhe punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, që nuk do të ketë bir kurve që do të të bëjë pordhë, jo Thimio bytha por as Bill Klintoni. Vetëm shiko që të zgjedhësh ushtarët që .... nënën, se ndryshe nuk të thonë baba. Nuk bëhet shaka aty. Ndodhi një gjë në Parlament, të paktën të kemi një siguresë në Gjykatën Kushtetuese. Boll kemi mbajtur koqet në opozitë. Tani të fitojmë para o Fehmi se një jetë kemi.
F.Abdiu: Ta them këtë se aty e kam pak vështirë që ti vë njëherë dhe pastaj ti heq. Nuk është njësoj si me këta të tjerët që janë një laps plumbi.
F.Nano: Mos u bëj merak se nuk do të zhgënjej, por për pak desh harrova. Kam dëgjuar se ato të Bukoshit janë lidhur me Saliun, kështu që mund të na prishin pazaret.
F.Abdiu: Për çfarë e ke fjalën?
Kamarierja: A do porosisni diçka tjetër?
F.Nano: Ik ore pirdhu ti. Na bëj llogarinë.
F.Abdiu: Do paguaj unë se kam sebep.
F.Nano: Unë e kam lajmin më të mirë se ti. Do fitojmë para.
Mbaji, mbaji ti kamariere. Për çfarë e kishe fjalën Fehmi?
F.Abdiu: Mendoj që do përzihen dhe ata në lojën e armëve dhe me siguri që do na prishin pazaret, ose akoma më keq mund të na bëjnë gjëmë të madhe.
F.Nano: Faktikisht në një farë mënyre t'i ke të drejtë. Por jo për atë kafshën. Dikush tjetër është përzier në këtë histori. Ai shkërdhatë më bën të mendohem pak. Klosi më ka thënë se kanë bërë një lidhje me një deputet të PD-së, por akoma nuk di gjë të saktë. Sipas tij, bëhet fjalë dhe për një lidhje për Ahmet Krasniqin. (Ahmet Krasniqi ka qenë ministër i mbrojtjes i qeverisë së Bukoshit dhe është vrarë në Tiranë- thotë Lesi).
Por Klosi është kurvë e keqe, intrigë e gjallë. Sidoqoftë deri tani, çdo gjë është në kontroll, por nuk jam plotësisht i sigurtë. Prandaj ia kam lënë në dorë këtij pisi që edhe po ndodhi gjë, ta çoj në të s'ëmës. Nejse ku e lamë?
F.Abdiu: Mbaruam. Unë jam gati që në janar të paraqes në Kuvend, kërkesën për shfuqizimin e ligjit.
F.Nano: Jo, jo më shpejt.
F.Abdiu: E kam vështirë.
F.Nano: S'ka problem. Më mirë kështu, shikoje edhe njëherë me kujdes. Kemi gjë tjetër?
F.Abdiu: Kisha një kërkesë të vogël.
F.Nano: Vetëm mes nesh kërko, se do të kesh mundësi të fitosh ti dhe yt bir.

F.Abdiu: Jo, jo. Bëhet fjalë për të rregulluar në një vend pune një juriste. E kam porosi nga miku im i ngushtë.
F.Nano: ...etj, etj, (nuk e them dot)
F.Abdiu: Ç'është ajo fjalë, jam burrë i vjetër, nuk e bëj dot.
F.Nano: ... (pasi thotë emrin e juristes) ububu çfarë katundareje. Për në Ministrinë e Drejtësisë, kur të duash më thuaj. Për andej nga gjykatat mundohu vetë tani, ose kur të fillosh në Gjykatën Kushtetuese. Unë vetë nuk i them atij legenit se nuk ia rris vlerat.
F.Abdiu : Jo, jo. Për Xhepin s'ka probem se flas vetë.
F.Nano : Kujdes me atë Rexhep trapin, është koqe po merri anën.
F.Abdiu: E rregulloj unë me atë.
F.Nano: Megjithatë kujdes që të mos kuptojë gjë, se është strikt ai, koqe është, një mut janë si ai, si Serveti, dhe Namiku. Me këto të dy mos fol.

Berisha: Pas kësaj do të hetojmë Nanon
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar dje pas votimit të imunitetit të Lesit largimin nga qeveria të kreut të saj Fatos Nano. "Kjo është një fitore e madhe mes fjalës së lirë dhe krimit të organizuar. Do të ndërmerret një hetim intesiv për të gjitha dokumentat e publikuara nga Lesi. Nga nxjerrja e këtyre dokumentave del edhe zanafilla e gjithë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ju duhet të merrni në dorë të 40 sanksionet e shfuqizuara nga Fehmi Abdiu. Me këto dokumenta u tregua qartë që Nano ishte arkitekt i trafikut të armëve, drogës e prostitucionit. Nano u përpoq të mposhtë mediat, por nuk ia arriti dot qëllimit" tha Berisha.

Reagimi i kryeministrit
Nano: Prokuroria e SHISH të hetojnë
I menjëhershëm ka qenë reagimi I zyrës së shtypit pranë kryeministrit Nano. Zëdhënësi Dalipi ka hedhur poshtë pretendimet e deputetit Lesi, ndërkohë që ka bërë prezent disa vendime të marra nga kryeministri pas kësaj deklarate:
1- Kryeministri Nano i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë fillimin e një hetimi të plotë shtetëror dhe të procesit penal për vlerësimin e të gjithë elementeve të përmendur nga deputeti Lesi në respekt të kushtetutës dhe ligjit, të marrëdhënieve midis institucioneve, të interesave të sigurisë kombëtare dhe të aleancave ndërkombëtare të Shqipërisë.
2- I kërkon Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror që, nën përgjegjësine ligjore dhe kujdesin e tij të drejtpërdrejte institucional të administrojë të gjithë dokumentacionin e pretenduar të periudhës në fjalë, që lidhet me aspekte mjaft sensitive të çështjes dhe interesave kombëtare dhe të Kosovës, të verifikojë respektimin e ligjit apo shkeljen e tij në veprimtarinë e SHISH apo në administrimin e informacionit të klasifikuar shtetëror dhe të bashkëpunojë tërësisht me Prokurorin

e Përgjithshëm për vlerësimin e të gjitha pasojave që mund të kenë rrjedhur prej këtej.
3- I kërkon të gjitha strukturave dhe institucioneve shtetërore dhe parlamentare të përfshira në vazhdimësi në kontrollin dhe monitorimin e veprimtarisë së shërbimit informativ që të bashkëpunojnë në përputhje me detyrimet e ligjit për zbardhjen e gjithë të vërtetës në lidhje me çështjen e pretenduar.
4- U kërkon të gjithë personave që për shkak të funksionit shtetëror të asaj kohe (ish-Prokuror I Përgjithshem, ish-drejtor I SHISH, ish-funksionarë të lartë të shtetit, etj) të bashkëpunojnë në hetimin shtetëror për zbardhjen e së vërtetës apo të abuzimeve me të.

MARRE NGA GAZETA SHQIPTARE e dates se sotme

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Modifikuar nga tresh datė 09/11/2004 ora 10:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2004 09:57
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Pas zbardhjes se bisedes, Lesi deklaron: Po me ndodhi gje, Nano te beje gati arkivoli

TIRANE (9 Nentor) -Mazhoranca humbi dje votimin ne parlament ndersa kerkonte heqjen e imunitetit te deputetit Nikolle Lesi. Me 70 vota kunder, 62 pro, 5 abstenime dhe tre deputete qe nuk ishin prezent ne salle, u hodh poshte kerkesa e Gjykates se Larte per heqjen e imunitetit te deputetit Nikolle Lesi. Ndersa ne kampin opozitar rrezimi i kerkeses per doreheqje u shoqerua me duartrokitje dhe hilaritet ne salle, ne kampin roze asnje prej socialisteve nuk reagoi ndersa mbizoteronte heshtje. Gjate votimit munguan tre deputete, Taulant Dedja, Maks Begeja dhe Arben Imami. Ndersa aleatet tradicionale te PS, sipas te gjitha gjasave, kane votuar kunder kerkeses. Gjate fjales se tij ne Kuvend, Lesi aludoi edhe per nje heqje vullnetare te imunitetit, por nese nje gje te tille do ta bente edhe Nano me ane te nje akt-marreveshjeje, sic u shpreh ai. "Tani, une nuk rrezikoj vetem imunitetin tim, por edhe veten time. Nese Nano urdheron ndonje segment te tijin per eleminimin tim, te beje gati edhe arkivolin per veten" tha Lesi ne perfundim te fjales ne Kuvend, pasi kishte deklaruar me pare se eshte ne dijeni edhe te vendqendrimit te tre personave qe bejne trafikun e droges ne Shengjin-Han i Hotit-Durres, e qe ndonjehere flene ne nje "hotel afer Pallatit te Kultures e ndonjehere ne nje hotel tek rruga e Elbasanit.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2004 10:19
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
azurro
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Per tresh

Ju sollet dy artikuj te dy gazetave te ndryshme por nuk bete asnje koment. Do te me interesonte te dija opinjonin tuaj per kete ngjarje duke ju bere edhe disa pyetje.
1 - Cfar interesi kishin sherbimet e huaja per ti dhene nje informacion te tille z N. Lesi ?
2 - Perse z Lesi priti rastin e diskutimit te imunitetit te tije per ta bere publik kete raste ?
3 - Perse ky informacion nuk ju dha nje partie me peshe ne jeten politike (PD-se) por ju dha nje njeriu qe persa i perket peshes ne jeten politike thuajse eshte inegzistent ?
4 - perse z Lesi nuk beri denancim ne gjykaten e krimeve te renda por priti nje raste te tille ?
5 - Me kete denancim qe beri i sherbeu interesave te tije te ngushta apo Shqiprise.

P.s Ne qofte se nuk deshironi nuk jeni i detyruar te pergjigjeni.
Me respekt

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2004 18:24
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė azurro Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: azurro Shto azurro nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto azurro nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

Citim:
Po citoj ato që tha azurro

5 - Me kete denancim qe beri i sherbeu interesave te tije te ngushta apo Shqiprise.



pak si naive kjo thenia jote. E kush deri tani ka bere ndonje gje per te mbrojtur interesat e shqiperise dhe jo te vetes se vet? Akoma me ideale? Me falni, por mua me vjen veshtire nga politikanet shqipetare, dhe nga asnje s'pres asgje te mire.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2004 18:46
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

BISEDA E NANOS ME ABDIUN S'KA KOMENTE pse flet shume mire e na tregon shume mire se kush eshte njeri e tjetri.
Shpresoj qe tia beje prokuroria shqiptare nqs ekziston komentet e duhuna.

Lesi ben interesat e tia pse nuk do qe ti ikin Koka si Azem Hajdarit (besoj une ) kur filloi te beje komentet mbi kasetat qe kishte.

Ka shume interes biseda e mesiperme e Nanos pse na tregon se cfare njeriu na qeveris......e cfare ndolli ne 1997

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2004 18:57
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Nanua ate dite ndodhej ne UK,si mund te ndodhej dhe ke Rogneri?

Ajo revista ne te cilen eshte publikuar thoshte qe biseda eshte regjistruar ne ate date,kurse Lesi tani thote qe eshte transkriptuar ne ate date e jo regjistruar.Hajde e merre vesh!

Mgjth nje vend s'duhet te lejoje qe kokat e shtetit te behen lecke nga te huajt.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 09/11/2004 ora 21:44

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2004 21:25
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mua me behet qejfi qe ka plasur nje rast i tille sepse ne nje menyre apo ne tjeter duhet te priten koka ne arenen tone politike. Jam shume dakort te hetohet nese keto materiale jane te verteta apo jo, per cfare flasin (sepse lart nuk u kuptua) dhe kur jane regjistruar. Jam shume dakort te vihet drejtesia ne vend dhe te paguajne fajtoret. Gjithashtu jam po aq dakort qe Lesi te paguaje per shpifje nese keto materiale nuk jane te verteta.

Pra nje gje eshte e sigurte, nese puna ecen mire nje koke apo nje tjeter duhet te bjere.

Dicka ne lidhje per treshin. Une jam oponent i shume veprimeve te qeverise socialiste apo Fatos Nanos, por nuk me duket se dialogu i mesiperm provon se "nga kush qeverisemi". Ate mund ta shkruaje kushdo qe ka fantazi ashtu sic fallsifikohen dhe logjet e chatit. Ndoshta militantizmi politik vesh lajmet me ngjyra opinionale, por do ishte mire te tregohemi te kujdesshem kur faktet nuk jene verifikuar. Ne fund te fundit kush je ti (apo une) qe te thuash "Ja nga kush qeverisemi", kur ka nje popull dhe parlament te tere qe po mundohen te kuptojne dicka dhe akoma nuk duket kush po genjen, Lesi apo Nano.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2004 02:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

ajo qe me duket cudi eshte pse paraqitet tani ky procesverbal dhe jo kur ishte komisioni parlamentar qe hetoi ngjarjet e 97 i cili i nxorri te gjithe te pafajshem.

aq me teper qe ne ate kohe shik-u ishte ne duart e PD-isteve.

vertet fakte interesante por shume me vonese.

pervec kesaj ambasadat e huaja pergjokan politikanet tane, atehere ne kete rast nuk kemi shkelje te sovranitetit e pavaresise? mbi bazen e cfare te drejtave nej ambasade e huaj i dorezon nje politikani shqiptar nje transkript te tille?

koken le te hane po thjesht po flas per konceptin.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2004 18:23
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

Citim:
Po citoj ato që tha analistja

koken le te hane po thjesht po flas per konceptin.




Kete e ke thene bukur, jam e nje mendimi me ty. Po ne pergjithesi kot diskutojme ne, politikaneve shqiptare ju eshte rregjur cipa fare, as e cajne menderen gjekundi. Ta shihni, nga nje vesh do t'u hyje, nga tjetri do t'u dale, prape aty lart do jene, njehere opozite njehere pozite. Roza rozina. Ne kurrizin tone.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2004 18:31
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Fajtor.
Une jam anetar e moderator i forumithorizont. (deri tani)
Pse mos te shpreh mendimin tim edhe une thjesht pa e nise me kend....nqs dicka me pelqen apo jo.

Une e fillova me nje cut/copy te marre ne internet dhe e lashe me kaq.Mqs me pyeten, u pergjigja dhe do te pergjigjem perseri, vetem ne baze te cut/copy tim dhe qe s'eshte i shpikur nga TRESH po i marre nga gazetat.
Si duhe te thonja......cfare kafshe po na qeveris??!!
Besoj se fjala njeriu s'ishte fyese per nje politikan i cili ne baze te bisedes perdore fjale shume me te rendomta se te miat.

Kur te verifikohet nga hetusia,ashtu siq eshte kerku nga Nano,qe e mesipermja eshte fallco,une do ti kerkoj falje Nanos me nje teme ne forum.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Modifikuar nga tresh datė 11/11/2004 ora 19:23

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2004 19:05
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Armėt, ja biseda sekrete mes Nanos e Abdiut nė 1997

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.