Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Armėt, ja biseda sekrete mes Nanos e Abdiut nė 1997 Vlerėsimi i Temės: 18 votime, mesatarja 4.67.
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Ish nën-drejtori i SHIK: Transkriptimi, vetëm në raste urgjente brenda ditës
Ish -drejtori i Shërbimit Informativ, Bujar Rama, tregon për gazetën "Shekulli" procedurat e transkriptimit të dokumenteve sekrete të punonjësve të Shërbimit Informativ në rastet kur bëhen përgjime bisedash. Sipas zotit Rama, zbardhja e bisedës bëhet brenda ditës vetëm kur kemi të bëjmë me raste urgjente ku informacioni i dhënë flet për rrezikshmëri kombëtare. Rama tregon se ka ndjekur me vëmendje dokumentet e bërë publike nga deputeti Nikollë Lesi ku bëhet fjalë për një bisedë të incizuar ndërmjet kryeministrit Fatos Nano dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu. Sipas tij ky dokument duhet parë nga specialistët por që vetë z Rama falë eksperiencës së tij në këtë zanat, thotë që ka versionin e tij mbi këtë çështje.

Z. Rama, ç“do të thotë një dokument i transkriptuar?
Një dokument që mban mbishkrimin i transkriptuar do të thotë zbardhja e një bisede të bërë nga persona që kanë qenë nën objekt përgjimi. I gjithë dialogu i incizuar zbardhet në letër nga personat e autorizuar ose që kanë kryer përgjimin e bisedës?
Në transkriptimin e bisedës shënohet data e incizimit apo e zbardhjes së saj?
Si rregull shënohen të dyja. Domethënë edhe dita kur është incizuar dhe data e transkriptimit por ndodh që të shënohet edhe kjo e fundit?
A ka afate ligjore ose rregullore të brendshme se kur duhet të bëhet transkriptimi i një dokumenti dhe si ndodh zakonisht?
Nuk ka procedura fikse, por është informacioni i marrë që imponon në një farë mënyre transkriptimin e bisedës.
Kjo do të thotë që?
Domethënë nëse bëhet fjalë për një informacion urgjet ai zbardhet brenda ditës. Nëse kemi të bëjmë me një informacion që përcjell rrezikshmëri kombëtare, transkriptimi i tij mund të bëhet edhe brenda ditës.
Z. Rama, e keni ndjekur publikimin e dokumenteve të bërë nga z. Lesi në Parlament?
Po.
Cili është mendimi juaj?
Kam versionin tim mbi këtë çështje, por më duhen edhe fakte të tjera për të folur.
Sipas jush, kush mund ta ketë incizuar këtë bisedë?
Ju thashë që duhet studiuar nga ekspertët, por kam dëgjuar që e ka bërë policia. Pa patur prova të tjera nuk mund të them versionin tim.

(Shekulli)

http://www.albedu.net/ang/wmview.php?ArtID=5619


SHISH: Regjistrimin nuk e kemi bërë ne
Shërbimi sekret tha dje se përgjimi i bisedës mes kryeministrit Fatos Nano dhe zotit Fehmi Abdiu i lexuar dy ditë më parë në Parlament nga deputeti Nikollë Lesi nuk është kryer nga ky institucion. Nënkryetari i Shërbimit Informativ Shqiptar Ylli Alushi tha dje se asnjë dokument i tillë nuk ka qenë dhe nuk ndodhet në arkivat e shërbimit sekret. Alushi tha se pretendimi se ai dokument është një incizim i transkriptuar nga ky institucion është i pavërtetë: "Deklarojmë zyrtarisht dhe me përgjegjësi ligjore se asnjë kopje e dokumentit në fjalë nuk ka qenë dhe nuk ndodhet në SHISH. Pretendimi se SHISH ka marrë kasetën e incizuar nga të tretë dhe e ka transkriptuar atë, është i pavërtetë. SHISH nuk mund të pranojë dokumente të paligjshme apo që janë produkt i një veprimtarie të paligjshme, siç janë përgjimet nga struktura të paautorizuara. Ai zbardh vetëm materiale të siguruara në mënyrë ligjore nga strukturat e tij dhe mbi bazën e miratimeve përkatëse".
Sipas zotit Alushi, "asnjëherë dhe në asnjë rast kryeministri, deputetë apo persona të tjerë me imunitet nuk janë vënë në kontroll të këtij institucioni". Ai saktësoi se "dokumenti i publikuar nuk është në formatin që përdor Shërbimi Informativ Shqiptar".

(shekulli)
http://www.albedu.net/ang/wmview.php?ArtID=5612

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2004 22:41
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Kryeministri, gati te perballet me akuzat e deputetit Lesit -11.11.2004

TIRANË - Dy ditë pas akuzave të botuesit dhe deputetit Nikollë Lesi në Parlament për implikimin në trafikun e paligjshëm të armëve, Kryeministri Fatos Nano në reagimin e tij të parë publik ditën e mërkurë tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.
Në aktivitetin dytësor të takimit të Forumit Rinor Eurosocialist, Nano hodhi poshtë se këto akuza mund ta kenë vendosur Partinë Socialiste në një qëndrim të vështirë politik.
"Unë dhe drejtësia jemi të gjithë përballë akuzave të Lesit në Parlament", tha Nano.
Media e vendit bëri të ditur se Nano i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, me qëllim nisjen e menjëhershme të hetimeve mbi të gjitha deklarimet e Lesit në Kuvend. Ai i kërkoi Sollakut ndërmarrjen e të gjithë veprimeve ligjore dhe instituiocionale të Prokurorisë për kryerjen e hetimeve të plota dhe të gjithanshme lidhur me përmbajtjen dhe rrethanat e tjera që kanë të bëjnë me thëniet dhe materialet e bëra publike nga Lesi të hënën.
Deputeti dhe botuesi i gazetës "Koha Jonë", i akuzuar nga bashkëshortja e Kryeministrit, Xhoana Nano, për shpifje, gjatë një seance plenare që do të vendoste për heqjen e imunitetit të tij, mes të tjerash bëri publike një bisedë të transkriptuar mes Nanos dhe ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, e cila daton më 15 dhjetor të vitit 1997.
Në këtë dokument Kryeministri dhe Abdiu diskutojnë për çështje të ndryshme, mes të cilave për trafikun e paligjshëm të armëve si dhe gjetjen e rrugëve parlamentare për reduktimin e masave ndëshkruese të personave fajtorë për këtë shkelje penale.
Në letrën e dërguar Sollakut, Kryeministri Nano i ka bërë gjithashtu thirrje këtij intitucioni të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore dhe institucionale për zhvillimin e hetimeve të plota mbi përmbajtjen dhe rrethanat që kanë lidhje me deklaratat dhe materialet e Lesit.
Gjithashtu, media e vendit bëri të ditur se Nano iu drejtua gjithashtu Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH) që ky institucion të ushtrojë kontroll për zbatimin e procedurave ligjore në mbledhjen e informacionit dhe përdorimin e teknikave për kontrollet teknike dhe fizike të kryera nga SHISH-i gjatë periudhës 1997-'98.
http://www.albedu.net/ang/wmview.php?ArtID=5607

Kuvendi, hetim Nanos për trafikun e armëve
Biseda mes Nanos dhe Abdiut, ku sipas një dokumenti të paraqitur në Kuvend nga deputeti Lesi, flitet për trafik armësh do të bëhet objekt i një komisioni hetimor parlamentar. Idenë e hedhur nga Lesi e kanë mbështetur institucionalisht edhe demokratët, të cilët për të realizuar sa më shpejt nisjen e hetimeve për trafikun e armëve të bazuar në bisedën Nano –Abdiu do të nisin sot në Kuvend mbledhjen e firmave me qëllim dorëzimin e kërkesës në byronë parlamentare. PD tha dje se të gjitha faktet që paraqiti në Parlament deputeti Lesi do të administrohen në komisionin hetimor parlamentar, ku do të thirren të dëshmojnë për këtë bisedë: kryeministri Fatos Nano, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, ish-kryetari i SHISH Fatos Klosi, kryetari aktual i SHISH, Kujtim Hysenaj, kryetari i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi dhe ish-funksionarë apo funksionarë aktualë shtetërorë.
Deputeti Olldashi tha dje se "kërkesa për ngritjen e komisionit parlamentar hetimor e cila do të ketë brenda edhe objektin së bashku me të gjitha dimensionet e tij, do të jetë diçka publike që do të paraqitet përpara mediave". Pro ngritjes së komisionit hetimor të kërkuar nga deputeti Lesi ndaj kryeministrit Fatos Nano janë edhe republikanët. Krahas kërkesës për mocion mosbesimi, kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu shtoi se komisioni hetimor duhet të asistohet nga përfaqësues të Bashkimit Europian dhe SHBA. "Pas seancës parlamentare për heqjen e imunitetit të deputetit Nikollë Lesi dhe dokumenteve të paraqitura prej tij, Partia Republikane shqiptare mbështet fuqimisht ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me trafikun e armëve dhe përfshirjen në të, të krerëve më të lartë të shtetit. Partia Republikane beson se ngritja e një komisioni të tillë, jo vetëm do të zbardhë përfundimisht të vërtetën ndaj opinionit publik tashmë të tronditur, por e vlerëson si një detyrim moral dhe ligjor ndaj opinionit dhe organizmave ndërkombëtare. Partia Republikane kërkon që ky komision të asistohet edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe SHBA-së në Tiranë për vetë rëndësinë e çështjes, që do të hetohet", - tha dje Mediu.
Akuzat
"Kryeministri Fatos Nano po përpiqet që të fshijë dhe të zhdukë provat ku vërtetohet implikimi i tij për trafik armësh". Deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Sokol Olldashi, u kërkoi dje organeve kompetente që të ndërhyjnë për të zgjidhur situatën e krijuar. "Përpjekja për të zhdukur provat është po aq kriminale sa akti dhe sa vetë përzierja e kryeministrit në trafikun e armëve, dhe në platformën e tij për trafikun e armëve, të drogës, prostitucionit dhe klandestinëve",- tha dje Olldashi. Ky i fundit kërkoi dje ndërprerjen e menjëhershme të ndërhyrjeve që, sipas tij, po bëhen në institucionin e SHISH, Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucioneve të tjera. "Ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të terrorit, që po ushtrohet në institucionin e SHISH, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nga kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano në përpjekjen e tij për të manipuluar dokumentacionin dhe provat shkrimore dhe audio",- tha Olldashi, duke shtuar se të fshehësh provat është njësoj si të rikryesh të njëjtin krim. Tre ditë më parë në seancën plenare, deputeti dhe botuesi i gazetës "Koha Jonë", Nikollë Lesi, deklaroi se kryeministri Fatos Nano ishte i implikuar në trafik armësh. Deklaratën në fjalë, deputeti Lesi e mbështeti në disa prova shkresore dhe audio, që bënin fjalë për një bisedë të zhvilluar në vitin 1997 mes kryeministrit Fatos Nano dhe Fehmi Abdiut i cili asokohe ishte kryetar i komisionit të Ligjeve.


(Shekulli)
http://www.albedu.net/ang/wmview.php?ArtID=5614

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2004 22:49
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Blindohet qelia e Sokol Koēiut

Masa të forta sigurie për të garantuar jetën e tij

Personeli i shërbimit të brendshëm në burgun e sigurisë së lartë 302 në kryeqytet, ka marrë masa të forta sigurie për të parandaluar çdo lloj incidenti që do të kishte për objektiv cënimin e jetës së ish-kolonelit Sokol Koçiu. I dënuari me 15 vjet heqje lirie si organizator i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës, u kthye në një protagonist kryesor pas një dokumenti sekret që paraqiti botuesi dhe kryetari i Partisë Demokristiane Nikoll Lesi në parlamentin shqiptar gjatë ditës së hënë. Transkiptimi i rregjistrimit të një bisede konfidenciale midis kryeministrit Fatos Nano dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, i paraqitur nga deputeti Lesi, mbante poshtë çdo faqjeje të tij firmën e ish-shefit të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme Sokol Koçiu.
Vigjilenca
Publikimi i transkiptimit nga deputeti Lesi ka shkaktuar aq shumë reagime në jetën politike të vendit, sa i ka detyruar autoritetet e burgut 302, që të përforcojnë masat për të siguruar jetën e të dënuarit Koçiu. Dëshmia e Koçiut në lidhje me origjinalitetin e këtij transkiptimi merr tashmë vlera të paçmuara. Pikërisht ky fakt ka ndikuar që ndaj tij të rritet në maksimum niveli i vigjilencës. Një funksionar i lartë i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deklaroi dje në mbrëmje se "janë marrë masa të posaçme për të parandaluar çdo lloj incidenti që mund të kishte si objektiv të dënuarin Sokol Koçiu. Ai është vendosur në një qeli të sigurtë. Është përforcuar shërbimi i rojes në zonën ku ndodhet qelia e tij. Po ashtu është rritur niveli i kontrollit në të gjitha ushqimet apo çdo lloj produkti që mund të sillet nga jashtë prej familjarëve apo të njohurve të Koçiut". Burime nga burgu 302 në kryeqytet i konfirmuan këto masa, duke deklaruar se një veprim i tillë u ndërmor menjëherë sapo emri i Koçiut u lakua nga mediat si personi që kishte bërë transkiptimin e përgjimit sekret në ambjentet e hotel "Rogner". Burime zyrtare nga burgu 302 pohuan se nuk ka patur ndonjë urdhër të posaçëm në lidhje me Koçiun nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, por masat janë marrë nga vet personeli i sigurisë së brendëshme të këtij institucioni të sigurisë së lartë.
Takimi
Njeriu i fundit që ka realizuar një takim në ambjentet e burgut 302 me të dënuarin Sokol Koçiu është bashkëshortja e tij, Filjana Veizaj. Ish-koloneli 44-vjeçar ka një vajzë në klasën e parë me Veizajn. Personeli i burgut 302 ka mundësuar një takim special të Koçiut me bashkëshorten, ditën e martë, 24 orë pasi deputeti Lesi publikoi në parlament transkiptimin e firmosur prej tij. Në momentin që Filjana Veizaj ka hyrë në dhomën speciale të burgut 302, rreth orës 16.00 të së martës, ende nuk ishte bërë publik fakti se ishte pikërisht Koçiu ai që kishte firmosur poshtë faqeve të transkiptimit. Administrata e burgut 302 ka protokolluar takimin special që ka nisur rreth orës 16.00 të ditës së martë dhe ka zgjatur deri në orën 7.00 të ditës së mërkurrë. Nuk dihet nëse takimi ka qenë i paracaktuar qysh më parë apo është kërkuar paraditen e së martës nga Koçiu.

Nga hetimet për Urën Vajgurore, kafeja dhe kërkesat për Lidia Cestarin
Koçiu, oficeri që gjente kënaqësi pas përgjimeve dhe kurtheve

TIRANE - Vetëm ai mund ta ketë bërë", të gjithë, duke filluar nga krerë apo ish-krerë të shërbimit sekret shqiptar, ndalen dhe aprovojnë, kur përmendet autorësia e Sokol Koçiut në përgjimin e bisedës Nano-Abdiu. Në pak vite aktivitet (1997-2000), ish-shefi i Komisariatit të policisë së Kuçovës, ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe kreu i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, ka mundur të formojë në mendjen e atyre që e njohin, një bindje të tillë. I veshur shik, gjithmonë në humor, i rrethuar nga njerëz që ishin dikushi dhe me xhepin plot, ai vërtet injektonte atë modelin e njeriut optimist, që mund të zgjidhte gjithçka. I njohur u bë prej Beratit të vitit 1997. Nuk dihet se si, por edhe pse polic, ai udhëhoqi hetimet tamam si një prokuror, për masakrën e Urës Vajgurore, ku gjatë një përplasjeje me armë, humbën jetën të djegur brenda në blind, 4 policë. Mendohet se aty ai ka nisur të shprehë pasionin e tij për përgjimin. Disa fashikuj në dosje përmbajnë dialogjet e përgjuaara të të kërkuarve të tij Pa pyetur për pengesat (rrëmujat në Shkodër) ai shpesh binte për të fjetur në Kuçovë dhe zgjohej në Shkodër, duke gjurmuar të dhëna për të implikuarit në vrasjen e policëve. Pikërisht në këtë periudhë, njerëz pranë tij, kishin mësuar për një miqësi të fortë të Koçiut me kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Rakipi.
Kurthet e Koçiut
Ndërsa ishte kryepolici i Kuçovës, Sokol Koçiu u vu re se kishte një nuhatje të rrallë, për të ngritur kurthe. Ish-spiuni i kohës së diktaturës (kishte mbaruar akademinë e sigurimit) të parin futi në kurth një hetues të prokurorisë së Beratit, që merrte rryshfete nga të arrestuar të akuzuar për armëmbajtje pa leje. Numrat e serive të kartmonedhave të marra nga arka e Komisariatit u regjistruan dhe kurthi çoi në arrestimin e të parit funksionar të drejtësisë, pas vitit 1997. Një tjetër punë e tillë e famshme e Sokol Koçiut ishte përgjimi i aferës së kondrabandës, që godiste një ish-ministër të njohur të financave. Përgjimi gjeti dritën e botimit pikërisht në kohës kur Koçiu ishte shpallur në kërkim për çështjen "Kokaina" dhe kërkohej në vrimë të miut nga policia e Tiranës. Nikollë Lesi pohoi se do ta bënte publik, madje ish-televizioni i tij nxori edhe titra anunçimi, ndërsa gazeta Tema e botoi. Koçiu njihet gjithashtu si personi, kurthet e të cilit shpallën në kërkin Kryetarin e Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri dhe ish-funksionarin e lartë të Ministrisë së Rendit, Dilaver Bengasi. Por me kalimin e viteve do të kishte një akuzë të fortë ndaj ish-shefit të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Koçiu. Sipas saj, Koçiu, i përfshirë në tentativën për trafik në sasi të mëdha të narkotikëve, i kishte kërkuar një anëtareje të kësaj linje në Itali, të quajtur Lidia Cestari, mjete speciale përgjimi. Po sipas akuzës ndaj Koçiut, këto mjete të sofistikuara do t'i shërbenin të vinte në përgjim vetë kryeprokurorin apo persona të tjerë pranë tij. Një fund, të cilit po ti besosh, rrumbullakos në mënyrë perfekte performancën e një njeriu, të dashuruar marrëzisht pas çudisë së përgjimeve.fe. de.

SHISH: Përgjimi jo i formatit tonë
Dokumentat e përgjimit Nano - Abdiu, paraqitur nga deputeti Nikollë Lesi në parlament, nuk ishin në formatin që përdor SHISH". Ky ishte argumenti kundër, i paraqitur dje nga zëvendësdrejtori i SHISH, Ylli Alushi, gjatë leximit të një deklarate për shtyp, ku ishte prezent edhe shefi i kabinetit të këtij institucioni, Bahri Shaqiri. Alushi pretendoi se dokuementat e lexuar në kuvend, nuk kishin dalë nga institucioni i tyre. Sipas tij SHISH asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ka lejuar përgjimin e qytetarëve shqiptarë, pa miratimin përkatës dhe sipas kritereve ligjore. Duke folur konkretisht për kryeministrin, deputetë apo persona të tjerë me imunitet, Alushi pohoi se nuk janë vënë kurrë nën kontrollin e institucionit të tyre.

marre nga gazeta Shqiptare

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2004 22:56
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Unstoppable
My way...

Regjistruar: 13/09/2004
Vendbanimi: Florida
Mesazhe: 429

Citim:
Po citoj ato që tha analistja

pervec kesaj ambasadat e huaja pergjokan politikanet tane, atehere ne kete rast nuk kemi shkelje te sovranitetit e pavaresise? mbi bazen e cfare te drejtave nej ambasade e huaj i dorezon nje politikani shqiptar nje transkript te tille?

koken le te hane po thjesht po flas per konceptin.


Analiste , kur ke ujkun perballe , mos kerko gjurmet
Shumica juaj po flet per aktin dhe jo permbajtjen e aktit , ku Nano paraqitet si nje kontrabandist armesh , shfrytezues posti , hajdut i pasurise te atij vendi qe kishte marre persiper ta drejtonte , i inkriminuar , i korruptuar , me nje fjalor rrugacesh....etj etj !
Nuk ka shume rendesi se si arriti dokumenti te zbardhej aq sa ka rendesi se cfare ka brenda ai dokument qe na e tregon ftyren e vertete te nje kryeministri mafioz dhe fatkeqesine e atij vendi te jete nen drejtimin e tij dhe te veglave te tij !!!
Nikolle Lesi sigurisht qe do kete qene ne dijenni me kohe per kete dokument por e ka mbajtur si gur rezerve per te mbrojtur vehten ...teorikisht jo-etike per nji politikan por realisht e pranueshme pasi dy duar per nji koke jane ..!!
Filmimi do kete kaluar dore mbas dore nga shqiptaret tek te huajt dhe anasjelltas qe sigurisht ke si baze vleren e madhe qe ka pase ky dokument pasi sic dihet politika eshte si kurva prandaj nji dokument i tille me potence te madhe inkriminuese eshte mjaft i perdorshem si arme mbrojtese kur je i sulmuar !
Ne nje klase politike te inkriminuar dhe te korruptuar , sigurisht qe secili mendon per interesat e veta dhe jo per interesat e Shqiperise , prandaj edhe kemi kete skandal qe i kaloi permasat e konflikteve personale mes Lesit dhe Nanos !
Ky ishte thjesht nje epilog i jetes mafioze te nje krye-politikani mafioz qe Shqiperia pati fatkeqesine ta kishte dhe ta kete ne krye !

__________________
Boys don't cry..!

Modifikuar nga Unstoppable datė 12/11/2004 ora 03:56

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2004 03:35
Unstoppable nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Unstoppable Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Unstoppable (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Unstoppable Shto Unstoppable nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Unstoppable nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Ku e lame e ku na mbeti...

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2004 20:16
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

unstoppable, nano eshte elokuent ne cdo drejtim, si ne te folurit me fraza super te pakuptueshme qe ta bejne koken dhalle, deri ne te folurit banal, qe gjysmen e fjaleve as qe i di mire se s'jane perdorur ndonjehere ne prezencen time. Personalisht s'e kam degjuar (sigurisht), por kam degjuar nga te tjere...

mua politikanet s'kane c'te me zhgenjejne me, jane cope cope dhe per te kunderten s'ma mbush mendjen njeri.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2004 22:04
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Zot...na ndihmo...me keto qe po me degjone veshet s'e di...vetem Zoti ka ngelur ti lutem (megjithese s'jam nga ata qe besojne shume)
Sidoqfte Analiste shkelje sovraniteti mund te ket pasur...por s'mundem dhe s'duhet te ndalemi vetem aty...

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Nëntor 2004 19:25
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Ku e lame e ku na mbeti...



Ku e lame
e ku na mbeti
fryhet kuleta
se grin mileti

ja dhe informacioni i fundit:
****

Gjyqi me gazetaret italiane, Nano fiton 200 mije euro

E Shtune, 13 Nentor 2004

Gjykata e Milanos shpall fajtore per shpifje dhe fyerje dy gazetaret italiane, Furio Kolombo dhe Klaudio Papajani, te cilet akuzuan ne vitin 2002 Kryeministrin e Shqiperise si te lidhur me klanet mafioze. Nano do te demshperblehet me 200 mije euro, si dhe me 25 mije euro per pagesen e avokateve. Te perditshmet "L'Unita" e "Corriere della Sera" ne Itali dhe "Korrieri" ne Shqiperi denohen me publikimin e vendimit

***
Kush flet e paguan mire: besoj eshte kjo motua qe ndjek gangua yne..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Nëntor 2004 23:40
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė unforgiven Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: unforgiven Shto unforgiven nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto unforgiven nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Dhe Berisha i njejti eshte

Ai gjithashtu eshte marre me trafik armesh ne Bosnje Hercegovine ne Banja Luka etj etj gjate qeverisjes se tij.

Ka ardhur koha te zgjedhin politikanet e urte besoj se me kete rast te tjeret nuk do ta kene koken ne qiell.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Nëntor 2004 02:17
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Hej, tresh, faleminderit per artikujt. Nuk do i kisha lexuar po te mos i kishe permbledhur ketu.

Per te tjeret (shumicen por jo te gjithe):
Si gjithmone secili e ndjen veten gjeni... te autorizuar te beje te diturin ne sy te te gjitheve. E keshtu jo vetem qe s'ka besim tek istitucionet brenda kufijve tane, por edhe Italia, vend qe ben pjese ne G8, qenka e manipuluar prej Nanos. Te rrime shtrember e te flasim drejt. E kupton njeri demokracine ketu ? Apo demokracia per shqiptaret ka ngecur ne vitin 90 ku secili shante secilin ? Di gje njeri pse perendimi ka vene ligje kunder shpifjeve dhe ofendimeve ? Di gje njeri pse drejtori i BBC dha doreheqjen pas raportit Hutton ?

Shqiptaret degjojne aq shume shpifje e thashetheme saqe pas pak i besojne verberisht. Kush nga ju di dicka te sakte mbi Nanon ? Pse nuk flet publikisht ketu ne forum (eshte dhe anonim) ?

Une kam antipatine time per politiken dhe rrugen qe ka marre Shqiperia nen hyqmin e Nanos, por me vjen turp nga vetja nese shaj e shfryj ne ajer. Tashme kam kohe ne perendim dhe me eshte futur ne gjak korrektesia ndaj tjetrit. Tek kjo korrektesi ben pjese edhe rezervimi ne sharje apo mungesa e servilizmit kur i kam para.


E meqe rastisa te shkruaj po shkruaj dhe dy rrjeshta me shume, nje reflektim te fresket.

Po diskutoja pak ore me pare me nje shok mbi Shqiperine. Une i thash mendimin tim: se shqiptaret jane njerez pa histori, qe mburren me dy doreshkrime te pasigurta te vitit 1500, kur Italia e perendimi kish universitete qysh ne vitin 1200. Per me teper qe nuk ka asnje histori te kultures sone edhe pas doreshkrimit te famshem te 1500-es. Te vetmit qe zhvilluan kulturen shqiptare ishin rilindasit, por ata erdhen teper vone, ka vecse nje shekull. Nuk kemi patur as shtet e as katandi deri ne ardhjen e Zogut apo komunizmit. Pershtypja ime eshte se konsideroheshim krahine turke dhe pikerisht prej kesaj Kosova mbeti jashte kur ju be inventari krahinave turke. E per me teper le te shikojme statusin tone sot. Kemi fatin te jemi shtet i pavarur por nuk dime te ngreme nje qeveri, nuk dime ta mbrojme kur e kemi dhe nuk dime te bejme gje tjeter vecse te shajme politikanet nga stoli i bute i perendimit.
E verteta eshte se ne si popull jemi askushi, por na kane mbushur mendjen, sidomos partia jone e lavdishme, se jemi nje popull i lavdishem. Ku jane lavdite tona? Ku? Pervec atij te shkreti Skenderbe ke duhet te citojme para vitit 1900? E pra, per mendimin tim, duhet te behemi realiste e te shikojme sa poshte jemi. Nuk mund te zhvillohemi nese iluzionohemi se jemi te avancuar, ashtu sic nuk mund te sherohet nje i semure qe nuk e kupton se eshte i semure. Kjo nuk eshte ndjenje antikombetare, perkundrazi, eshte deshire per drejtesi qe i drejtohet nje populli tolerant ndaj krimit. Apo nuk jemi popull tolerant ndaj krimit ne ?

Ja keto po i thosha atij shokut tim dhe ai me spjegoi bukur nje detaj qe s'me kish shkuar ne mend. Me tha: Populli yne ka kaluar ne faza te ndryshme ne menyre te papjekur. Psh komunizmi neper bote lindi si teori e caktuar ekonomike nderkohe qe tek ne lindi thjesht per te luftuar te huajt. Nuk kishte asnje llogjike ekonomike ne ndjekjen e komunizmit qe beme, pikerisht per kete dolem apsajt bllokut komunist, me pretendimin se "ne e aplikojme me mire". Mendojeni nje cast, a nuk eshte ndjekja dogmatike dhe utopike e fazave qe na ka bere dhe po na ben qesharake ne sy te botes ?

Keshtu pra. Me falni qe u zgjata. Shpresoj te pakten qe keto rrjeshta te sherbejne per tu menduar kur flasim, per te vleresuar veten dhe te tjeret, si popull dhe si individ. Shpresoj te vriten anshmerite qe kemi brenda vetes. E sidoqofte me habit nje detaj. Emigrante qe jetojne perhumbshem jashte shtetit rezervojne te drejten e anarshise se lire, fjales se lire apo ofendimit te lire.
Kush me njeh i di preferencat e mia dhe shikon se rezervohem kur flas pasi nuk dua te tregohem i sigurte per gjera qe s'jam. Nuk eshte veshtire te shaj e ofendoj dhe une si shume te tjere, por pse ta bej, cfare kuptimi ka, pse te shaj Saliun apo Nanon kur une degjoj vetem thashetheme rrugesh. Kjo nuk eshte delikatese prej homoseksuali, ju siguroj per kete, por eshte vetem nje zgjedhje qe une mendoj civile. Ne fund te fundit nuk me pelqen Fatos Nano, por nuk me pelqen as menyra si ofendohen njerezit rendom.

P.s. Kush flet shume harron te degjoje. Jemi ne nje moshe qe duhet te degjojme shume qe te kuptojme ku po shkojme.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Nëntor 2004 06:09
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Armėt, ja biseda sekrete mes Nanos e Abdiut nė 1997

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.